Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Faqja 1 e 2 1, 2  Tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down

Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:49 am

Cikli



1. L I N D I T A



LINDITA


Se di pėrse
ēdo natė kjo vetmi
Lindita ?


A thua do tė takohemi rastėsisht
mė mėngjesin e blertė tė agimit
kur njerėzit ecin -
nė drejtim tė caktuar,
kur njerėzit ecin -
drejt fatit
dhe derdhin djersė
nė kantierėt e hapur
tė ardhmėrisė !


Lindita !

A thua do tė takoj rastėsisht
veshur thjeshtė si aksioniste
qė muzgu,
tė mos bijė kurrė -
nė trotuarė tė kėtij qyteti gri
tek u lazdruan njerėzit -
me ndėrgjegje tė vdekur,
me ndėgjegje -
tė vrarė !


Lindita !


Mes njerėzve -
sytė e mi tė kėrkojnė Ty
Lindita !


E botuar nė Bota e Re, 15.10.1978
Prishtinė

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:50 am

Cikli



2.
SHTIGJET SI TI HAP


Ferit RAMADANI


MĖ THĖRRASIN


Mė thėrrasin shtigje tė panjohura
tė shkruaj pėr njė botė
tė vjetėr,
me njerėz tė rėndomtė !


Ndėrmend e mbaj
se dikur
kanė ndodhur ēudira !


Ēysh tė shkruaj tjetėr ?

Pos shungullimave tė tokės
dhe bredhjeve tė njerėzve -
nėpėr botė !


Duke kėrkuar fatin
kanė humbur lumturinė !


Mė thėrrasin -
muzgje ,
dhe agime qė lindin
tė shkruaj -
pėr kėtė Botė !

Zėri i rinisė, 23.12.1978
Prishtinė

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:50 am

Ferit RAMADANI :

SHTIGJET SI T'I HAP

( poezisė )


Dua tė tė them dy fjalė
pėr flokėt tua tė thinjura
ngarkuar me vite -
moj loke !

Durimin e ruaj lashtėsive !

Dua tė tė puth tek sytė
qė shembėn errėsirėn
dhe i sollėn pranverėn ēdo sythi
moj loke !

Shpresat i mbaj tė gurėzuara !

Dua tė preh gjymtyrėt
trupit tėnd tė rinuar
nė blerim tė kallur -
moj loke !

Shtigjet si t'i hap ?

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:51 am

Ferit RAMADANI :

KU TA DI !


Ku ta di -
si ta pagėzoj kėtė fjalė
i ngjan herė njė klithme
pas dhembjes sė plagėve
qė e rrokin nė gjumin e parė,
kur trupi don tė prehet
pėr njė hap -
nė greminė !


Ku ta di -
si ta pagėzoj kėtė rimė !
I ngjan njė mallkimi
tė njė nėne hidhėrake
pėr birin e lazdruar nė dashuri
ndaj femrave belholla tė botės
dhe bredhjeve tė kota
nė udhėkryqe !


Ku ta di -
Si ta pagėzoj kėtė varg ?
Ėshtė helmuar nė shumė zemra poetėsh
dhe shartuar ėshtė -
mijėra herė me lustėr
qė agimit tonė tė gjakosur
unazė e zjarrtė t'i mbesė
nė gjuhėn e mbėrthyer !

Ku ta di -
ēka tė them pėr kėtė udhė !
Kozmetika dhe karmini
mashtrojnė mendimet
dhe sytė tanė - verbojnė !
Fjalė e rimė e varg ,
nė hermetizėm -
pėrmbyllen e pėrthajnė!

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:51 am

Ferit RAMADANI:



O POROSI !


Pėrse mė vini kaq tė shqetėsuara
o porosi -
tė kallura me mall
dhe mė zgjoni kohėrat
si skelete ?

Atėherė -
s'mund tė dėgjoj
rėnkimet e mia tė pėrvėluara
nė mes tė tufaneve,
kėrleshjeve...

Atėherė -
s'mund t'i gėzoj
tallazet e kėngėve
qė derdhen si dallgėt
dhe i zgjojnė tė vdekurit !


Diku - rreth meje
kėndojnė !
E shpirtėrat e kallur
mbėrthejnė eshtrat
t'i bartin -
nė betejat e blerimit !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:51 am

Ferit RAMADANI :

N Ė S E...


Nėse ne nisemi
s'do tė thotė se arrijmė
atje -
ku presin bardhėsitė
qė pėrkundin -
ėndėrrat e mėngjesit !

Nėse ne nisemi
s'do tė thotė se mbarojnė rrugėt !
Muzgjeve purpur - krrokasin
sorrat e lazdruara
mbi krahėt e plepave
bri mullirit!


Nėse ne nisemi
s'do tė thotė se braktisėm -
shpresat !
Foshnjėrinė e kaluam
dhe pas e bartim mallin -
rrugėve tė jetės !


Nėse ne nisemi
s'do tė thotė se plakemi
pėr bardhėsitė !
Nė djep druri pėrkunden
ėndėrrat e mėngjesit !

Nėse ne nisemi...!

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:52 am

Ferit RAMADANI :

DUKE KĖRKUAR TĖ VĖRTETĖN


U nisa tė hap shtigjet
ku fundi nuk dihet,
njė muzg e mbulonte
rrugėn kah kish shkuar !

Ec dhe dil jashtė vetvetes !

I kėrkova engjujt
dhe i gjeta xhindėt !
Dėshirat e tyre -
i mėsova shpejt :

- Vetėm shpirtra marrim !

Kurrkush nuk desha
gjakun tė ma mposhtė !

Pastaj hyra nė stinėn
ku pėrcėllonte flaka !

Me heshtjen nė gji
ku ta gjejė blerimin ?

A thua vdekjes -
i vura dry !

Fanar i kėsaj rruge
ka ngel vetėm guri,
nė zemrėn e tij -
gurgullon gjaku im !

Tė vėrtetėn e gjeta
vetėm tė trilluar !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:53 am

Cikli


3.

ZĖRI I L A R G Ė S I S Ė




Ferit RAMADANI :


NJĖ ZĖ !


E dėgjoj njė zė
qė m'godit nė zemėr
sot -
kur ditėt i shoh
tė thyera mė dyshė !


Toka bėhet shkrum
diku -
sytė marrin zjarr !


E dėgjoj njė zė
qė m'rėqeth nė trup
sonte -
kur pikat e shiut
u shėmbėllejnė bombave !

Dallgėt ē'do gjė bartin
lindita -
ec e ngec
veshėve tė shurdhuar !


E dėgjoj njė zė
qė vdes nga gjymtyrėt
tashti -
kur dielli lind i pastėr
ēdo gjė frymon lirė !


Bulojnė ugaret e mbjellura
me gjak -
Kosova - katarakt ,
ngritet Stat - ujė ...!

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:53 am

Ferit RAMADANI :


AGIMI I KĖNGĖS


Lėshoj shkėndija dhe ndozi
errėsirėn - shtresuar nė shekuj !
Vrulli qė i mvishej qenjes sė vdekur -
ringjalli nė zemėr - agimin e kėngės!

Nė ēast lemeria tmerronte lehonat
tek dergjeshin barkthata dhe rėnkonin,
pėr frytet qė ranė para kohe,
siē bijnė gjethet - nga bryma vjeshtore !

Binte dhe vetmia mbi trungun Cung
shterronte hapėsirėn rretheqark
s'pritej gjallėri e shpresė agimi
kėnga - s'kish kuptim nė hark!

Vetėm koha shėron plagėt e hapura
tė Gjergj Elez Alisė - tė pėrėlluar nė shkretėtirė!
Nisin bulėzat e shpirtit tiktakun,
Balozin e karpateve - e ndjek agimi i kėngės n'errėsirė !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:53 am

Ferit RAMADANI :


PRANIA E FJALĖS


Nė brendinė e shpirtit
prehet
pret
e vret
nė gjuhė merr forcė
lidh
pėrēan
e tret !

Nė sy blerimin
e ngjallė
e kallė
trondit Kėshtjellat
i ronit -
si zallė !


Nė thyqafje nuk zgjatet
s'niset
s'matet
ylberi i gėzimit
si njeh prehje -
shpatet !


Vetėm korbi
hijen shtri
n'uri
sorkadhja vallen
hedh
dhe prehet
nė mirėsi !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:54 am

Ferit RAMADANI :


ZĖRI I LARGĖSISĖ


Vjen e pushton frymėmarrjen , damarėt
nė kohė shqetėsismesh, kanosjesh nga barbarėt !


Treten e rėqethen tė kėrleshur zemėrzinjtė
sygacė presin gjahun - si arinjt !


Kush mund t'ua ndalė hovin - galopin nė revan !
Tek grijnė, tresin, presin dhe ujin n'havan !


E dita lind papritmas, njė shteg hap largėsia
kalben prangat, kėputen ! Dhe, ēon kokė liria!


Nė vargan lumenjtė nisen fushave lulegjaku
Kosova e hap zemrėn ta mbulojė bajraku !


Nė pėrqafim tė rritet e tė ngritet lartėsia
se zėri nga largėsia thotė : Rroft Iliria !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:56 am

Cikli




4.

KALOJMĖ NĖ SHEKUJ




Ferit RAMADANI :


PĖRKUSHTIM PĖR V...... !


Tė ėndėrrova qė nga lindja
por kurrė s'tė pata pranė
tashti kur tė gjeta
mė ndjekin tiranė !

Tė ndjejė ! Tė kam afėr !
Kufiri na ka ndarė !
Kushedi sa vuajte ...
Se di ! Sa kam qarė !

Prita nė kufindarje
pėr leje - pak fjalė,
ishin ciklopė pa zemėr
me: Stop ! Kishin dalė !

Kurrė nuk u zbrapsa
nisa periudhat,
thinjat nė kokė mbinė
e nė ballin tim rrudhat !


Por s'u binda kurrė
rilinda pėrsėri,
Pėrkushtim V...... !
pėr bashkim tė ri !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:57 am

Ferit RAMADANI :


SHTĖPIA E VJETĖR


Pėrballė kohėrave -
shpresėn tonė ringjalle
nė zemėr,
nė shpirt!

Shekujt -
nuk tė gjunjėzuan !

Madhėrisht e mblodhe
sigurinė,
pėr mirėqenie tė miqėve -
bijėve tė Vatanit!


Nė mijėra shembuj
planet hartove
qė ne -
t'i trashėgojmė tė parėt
nė kohėn e re !


Nga dritaret me frengji
dhe kapakė tė drunjtė
shfaqe botėn e ėndėrrave,
shfaqe diellin e artė !


E ne,
e pėrgdhelėm agimin
pėr rritėn ,
dhe rrugėn e qartė !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:58 am

Ferit RAMADANI :

LAGJA E SH E K U J V E


Buzėmbrėmja ra !
Edhe njėherė xixat e shpresės llamburisin .

Pėrrallėn pėr ujkun kryeplaku rrėfeu
dhe nė kasolla blegėrima e qingjave -
heshtjen e zgjonte nga mallėngjimi
se lagja kurrė s'mbeti e shkretė !


Analizat e gjata -
tė ekspertėve mjekrroshė ,
treguan se do tė vdesė ! Shfaroset !
Nga sėmundja e radioaktivitetit iks
nga klima polare !

Banorėt do tė mbesin mumje
reljefi - vend i shkretė !

Kafkat qė do t'i gjenė nė shekuj
do tė zgjojnė kurreshtje
pėr shkencėn e mjekėsisė !

Kronikanėt do ta sjellin shkaktarin
ta njollosin vdekjen , paradoksin
pėr vdekjen e njeriut - kipc i lagjės !

Murnajat nė dritėn e rentgenėve
do t'u shėmbėllejnė korrizorėve
qė vdesin dhe ringjallen
me tehun e thikės sė xhelatve,
por kurrė s'pėrkulen dhe thyhen !

Se : Shpirt marrin -
nga era e pranverės,
zė - nga kėnga e gjelit ,
dhe , sėrish madhėshtore ,
Lagja niset nė kujtime
tė jetojė - ndėr shekuj !

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Ferit RAMADANI : SI TĖ KUPTOHEMI (poezi )

Mesazh nga fv prej Thu May 29, 2008 12:58 am

Ferit RAMADANI :

MATANĖ DETIT

( Arbėreshėve )

Zemra piku gjak nė gjuhė
gjuha gjak e fjalė
i kaliti nė shekuj.

Malet u tundėn
e shqipja
ruajti folenė -
nė kep tė vullkanit,
ku gjuha s'tretej -
por ruhej,
zemra trokit -
dhe s'shuhej !


Ēka s'ranė mbi kokat e tyre
pėr tė fshirė gjak e gjuhė !
Kot u munduan dhe shekujt e gjatė !

-Jo!
S'numėrojmė shekujt
qė shkuan kaluar mbi ne
kalojmė nė shekuj
dhe hapat -
viganė i kemi bėrė prore
ruajmė porosinė Arbėrore,
dhe tjetėr s'kemi ētė themi :

Njė gjak e gjuhė jemi !

Matanė detit
i rreh zemra poetit !

E botuar nė Jehona Nr.7 1977, Shkup
Drita 16.04.1977 . Tiranė

fv
Moderator
Moderator

Mesazhe : 1850
Anėtarėsuar : 27 May 2008
Age : 48

Mbrapsht nė krye Goto down

Faqja 1 e 2 1, 2  Tjetri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi