RRefenja e panjohur per GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUN.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

RRefenja e panjohur per GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUN.

Mesazh  STINE prej Fri Aug 17, 2007 5:35 pm

Nė fondin e Bibliotekės Bodleiana gjendet edhe njė libėr me titull "Cento Novelle" me autor kontin Lauro Korniani D'Algaroti, botuar nė Venecia nė vitin 1858. Mes njėqint rrėfenjave qė pėrmban ky libėr, ndodhet edhe njė rrėfenjė e shkurtėr pėr heroin shqiptar Gjergj Kastrioti. Subjekti i kėsaj rrėfenje letrare trajton njė episod gjerėsisht tė njohur, atė tė shpatės dhe krahut tė prijėsit, pa pretenduar tė sjellė tė dhėna tė reja mbi tė. Por nga ana tjetėr, ajo ėshtė njė dėshmi se edhe pas katėr shekujsh emri dhe bėmat e kėsaj figure trimėrore shqiptare vazhdonin tė jetonin nė kujtesė dhe tė ngjallnin frymėzim, jo vetėm tek shqiptarėt, por edhe tek tė huajt. Duke e sjellė nė shqip nė faqet e kėsaj reviste, kjo rrėfenjė i shtohet tashmė fondit tė njohur tė krijimeve mbi heroin shqiptar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.

Dy fjalė pėr autorin

Lauro Korniani D’Algaroti i pėrket derės sė vjetėr lombarde, tė thirrur nė shėrbim tė Republikės Venedike dhe tė regjistruar nė Kėshillin e Fisnikėve nė Padova. Ai lindi nė Venecia nė vitin 1767 nė njė familje tė shtresė sė lartė, duke trashėguar titullin e kontėve nga e ėma, e cila ishte mbesė e Franēeskut, letrar dhe filozof i njohur, titull qė ishte dhėnė nga Frederiku i Prusisė dhe qė ishte njohur edhe nga Republika si i trashėgueshėm.
Qe nxėnės i pėrkthyesit tė vlertė tė vargjeve biblike, prof. Antonio Evangjelit, dhe mė pas ndjek shkallėt e studimeve me profesorėt e shquar Lovizeti dhe Pakanaro. U detyrua tė ndėrpresė karrierėn studimore pėr shkak tė rrjedhave tė reja politike tė kohės dhe vijoi detyrėn e sekretarit tė trashėguar nga i ati pavarėsisht pushteteve qė ndėrroheshin. Shkroi poezinė dhe muzikėn e Kantatės sė madhe qė u luajt nė teatrin la Fenice pėr nder tė ardhjes sė Napoleonit I. Mė pas iu kushtua studimit, kritikės, pėrkthimit dhe krijimit letrar, duke lėnė disa vepra tė shkruara, si sjellja nė italisht e sentencave morale tė Fedrit si dhe vepra origjinale ndėr tė cilat pėrmendim Ligjėrimet, Heroidat Italiane dhe Rrėfenjat. Dy tė parat u botuan nė gjallje tė tij, ndėrsa Rrėfenjat u mblodhėn dhe u botuan nėn kujdesin e tė birit nė vitin 1858. Kėto janė gjithsej njėqint dhe mbėshteten nė historinė, pėrrallat dhe traditat popullore. Ndėr to ėshtė dhe rrėfenja pėr Gjergj Kastriotin. Vdiq nė vitin 1827 nė Trevizo.


Rrėfenja XIX

Njė kreshnik shqiptar dhe njė Sulltan i madh i turqve

Lauro Korniani D'Algaroti

Ishte njėherė e njė kohė nė Shqipėri njė kryezot, i cili, edhe pse quhej Gjergj Kastrioti, pėr trimėrinė e madhe tė tij, u titullua Skanderbeg. Dhe aq ishte kthyer ai nė tmerr pėr turqit, sa t'i luftonte dhe t'i mundte ata ishte e njėjta gjė. As Murati, i cili ishte asokohe zot i madh i turqve, nuk gjente qetėsi dhe nuk arrinte tė kuptonte se prej nga buronte ajo trimėri e pamatė e Skanderbegut, i cili kėpuste krenat e muhamedanėve, ashtu siē shkundet dardha nga pema. Dhe duke folur njėherė pėr kėtė me myftiun, ky, pėr ti shtėnė xixat, i tha njė mėngjes atij se i ishte shfaqur nė ėndėrr Muhameti natėn e shkuar dhe e kishte urdhėruar tė kėshillonte Muratin se do tė siguronte fitoren ndaj tij vetėm po tė shtinte nė dorė kordhėn e Gjergjit, pasi aty qėndronte fuqia kryesore e tij; dhe si ajo armė tė binte nė ndonjėfarė mėnyre nė dorė tė turqve, prijėsi shqiptar nuk do tė mundte mė tė fitonte asnjė betejė tė vetme, ndėrsa ata, turqit, do tė ishin nė atė anė fitimtarė mė tepėr se kurrė. Murati, qė ishte njė princ bestyt dhe i padijshėm, i besoi asaj gėnjeshtre dhe dėrgoi menjėherė njėrin prej spahive tė tij tek Skanderbegu, duke i thėnė atij se e kishte fort pėr zemėr atė kordhė tė tij. Nėse dėshironte t'ia jepte bujarisht apo ta merrte atė nė shkėmbim tė gėzofėve qė i pėrgjėrohej t’i pranonte si dhuratė. Gjergji qė e kuptoi menjėherė se pėrse i kėrkohej arma e tij, duke qeshur e hoqi nga brezi dhe ia dha spahiut, dhe mori prej tij gėzofėt aq tė bukur. Turkut nuk i besohej se po ia ēonte tė zotit tė tij, dhe mendonte se nė tė qėndronte fati i Perandorisė Otomane. Murati nė tė vėrtetė e mori me tepėr ngazėllim; porse duke e vėrejtur me kujdes tė madh nuk gjeti nė tė ndonjė gjė tė veēantė qė ta vinte atė kordhė pėrmbi tė tjerat, veē faktit se ishte kaq e rėndė, sa as krahu i tij, e as i cilitdo turk tjetėr sado tė fuqishėm nuk vlente pėr ta ngritur dhe vringėlluar nė ajėr. Atėhere sulltani kujtoi se ishte vėnė nė lojė nga Skanderbegu dhe, duke ia kthyer pėrsėri mbrapsht po me tė njėjtin spahi, i dėrgoi atij njė pirg tė sharash pasi ajo nuk ishte kordha qė ai i kishte kėrkuar; pra, ose t'ia jepte atė, ose do tė pėrballej me krejt tėrbimin dhe krejt fuqinė e tij. Gjergji, duke dėgjuar kėtė, u egėrsua i gjithi nė fytyrė dhe iu pėrgjigj spahiut: - Thuaji zotit tėnd se kjo ėshtė kordha ime (dhe ndėrkaq e ngjeshi nė brez): por nėse s'i ka pėlqyer kjo, unė do t'i dėrgoj atij tė tjera dhe sa tė dojė. Por se kėtė krah (tė cilin e shtriu dhe e ngriti deri mbi krye), ah, kėtė krah, kėtė sigurisht nuk ia jap. Dhe ti qėrohu menjėherė jashtė tendės sime, nėse dėshiron qė tė qėndrojė pėrsėri koka mbi supe. - Turku nuk pa pothuaj se nga doli, dhe u largua me ngut tė madh prej andej. Kurse Murati mėsoi, pėr inat tė tij, se pėr tė luftuar trimėrisht vlen mė tepėr krahu se shpata.

_________________
pershendetje te gjithve.rrespekte

STINE
Administator
Administator

Numri i postimeve : 360
Age : 30
Localisation : gjithandej lale
Registration date : 07/07/2007

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi