Historia shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia shqiptare

Mesazh  STINE prej Fri Aug 17, 2007 5:37 pm

Shumė kohė mė parė se Perėndia tė na hidhte nė kufijtė e Shqipėrisė, ne i kemi parė shqiptarėt, dhe kemi thėnė: Ja, njerėz me tė vėrtetė tė mirė. Mendimi i mirė qė ishte ngjizur ndėr ne, u forcua mė tej nga marrėdhėniet qė patėm me Bib Dodėn, princ i Mirditės.

Dhe, qė atėherė lindi ideja pėr tė studiuar nėn dritėn e historisė, njė popull qė nxirrte para nesh njerėz kaq tė mirė, shfaqte kaq madhėshti, dhe na ngjallte kaq nderim. Mjerisht, askush, tė paktėn aq sa ne njihnim, nuk e ka shkruar historinė e saj. Ndoshta, pėr kėtė arsye, na u desh tė shėnonim vetė me durim faktet nė lidhje me Shqipėrinė, tė cilat i gjejmė tė shpėrndara ndėr historianė dhe dokumente tė huaj.

Ēfarė doli si rrjedhim nga kjo punė e gjatė dhe e stėrmundimtė? Seria e papėrfunduar, pa dyshim, por tekembramja, njė sėrė faktesh, njė pjesė civile dhe tė tjerat fetare, qė ne sot mund t'ia parashtrojmė lexuesit.
Ndoshta, ende kėto fakte nuk do tė kishin marrė njė farė renditje kronologjike, pa njė udhėtim qė ne bėmė nė Gorēa (Guruxhe pėr turqit), nė vitin 1884, dhe kur u kthyem prej andej, ndjemė nevojėn tė pėrfitonim nga materiale tė tjera, pėrveē qė i kishim mbledhur me mundim.
Ishte njė e vėrtetė se, qysh nga pushtimi romak, Shqipėria nuk ka patur pėrkatėsi politike. Qė atėherė, pėr tė hartuar historinė e saj, nuk mund tė mbėshteteshe nė zhvillimet politike tė jetės sė saj kombėtare.

Por nė mungesė tė ngjarjeve politike, dukej se mund tė gjeje mbėshtetje nė faqet e jetės sė saj fetare. Po ashtu, vendi ka kaluar nė krishtėrim qysh nė kohėt e hershme, dhe primati i Ilirisė, pati kėrkuar strehim ndėr malet shqiptare, pas shkatėrrimit tė Justinianės nga ana e Avarėve.
Pėr fat tė keq ne nuk kishim llogaritur Greko-Bizantinėt dhe vandalizmin e tyre. Por pėr shkak tė vandalizmit tė tyre u shkatėrruan monumentet qė ne patėm filluar, jo vetėm nė jetėn fetare tė popullit shqiptar, por, pothuaj tė tė gjithė gadishullit Ilirian: Ohri-Justiniana ka qenė metropoli i tij nga viti 535 deri nė 1767.







Pėr historianin, shkatėrrimi i arkivave tė njė kryeqendre kaq tė rėndėsishme e kaq tė madhe, si Metropoli Ohėr-Justiniana, ėshtė njė humbje pėr tė cilėn nuk do tė tė vinte shumė keq, nėse veē interesit tė madh nė lidhje me tė, nuk do tė kishin shėrbyer shumė fakte fetare si pika orientimi pėr ngjarjet civile…

Nuk ėshtė e pavlerė tė theksojmė, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, tė dhunshme e shekullore, midis Romės e Bizantit, ka qenė Iliria. Ka qenė kjo nė Bizant, si rrallė diku tjetėr ku ndodhin grindjet fetare, por, shkaku pėr tė cilin ėshtė debatuar gjithherėt ishte pėr zotėrimin e Ilirisė dhe tė Ohrit, metropolit tė saj.




Pra, ēėshtja kryesore e Bizantit ishte qė, tė mbeste zotėruese e Ohrit, dhe tė mos lejonte ilirėt tė krijonin njė shtet mė vete, siē u formuan nė vende tė tjera, si dhe tė kthente nė bizantizėm atė qė Roma e kishte romanizuar, e mė tej, tė zėvendėsonte me tė folmen greke, nė fillim atė latinishte, e mė pas edhe tė folmet vendase, tė cilat u bėnė krahinore, rurale, nė krahasim me gjuhėn zyrtare tė pranuar nga tė gjithė.
Dhe tashmė, cila do tė jetė e ardhmja e kėtyre racave tė pafat dhe e kėtyre vendeve tė mallkuara? Ne nuk e dimė. Veē diēka duket e sigurtė. Ēasti pėr tė krijuar njė shtet tė madh ka humbur njėherė e pėrgjithmonė. Duhet shtuar kėtu se, sa mė tepėr grekėt do t'i imponojnė vetes sakrifica, herė pėr tė fituar njėrėn e herė pėr tė fituar tjetrėn pjesė, aq mė shumė do tė bėhen tė urryer.
Pėrsa i pėrket interesit tė tanishėm qė i bashkangjitet njohjes, jo vetėm tė Shqipėrisė, por edhe mė tej, tė gjithė Gadishullit Ilir, ne na duket pėrherė e mė tepėr se Europa e industrializuar dhe e qytetėruar, bėn kėtu po atė ēka vetė Europa barbare dhe endacake ka bėrė dikur….

Zhan-Klod Faverial (1817-1893), njė prift katolik i lindur nė njė fshat malor pranė Sent-Etienit, Francė, e qė do tė punonte nė zemėr tė njė rajoni ortodoks tė Perandorisė Otomane, nisi tė shkruajė historinė e Shqipėrisė qė nga lashtėsia e deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė, vitit kur vizitoi pėr herė tė parė kėtė vend, pra mė 1884. Ishte koha kur, gjithaq sa tani, Shqipėria pėrtej saj, pėrfaqėsonte njė enigmė e njė dije tė keqkuptuar. “Historia e Shqipėrisė” njė vepėr me shumė rėndėsi pėr historinė e popullit shqiptar, qė sipas zbuluesit tė saj albanologut Robert Elsie, ėshtė njė vepėr plot me njoftime tė reja qė nuk pėrfshihen kund tjetėr, pritet t'i vijė sė shpejti lexuesit dhe studiuesve nė gjuhėn shqipe nga shtėpia botuese “Plejad”. Botuesi i saj, Ēlirim Kulla, thotė se ėshtė njė vepėr surprizė e qė plotėson shumė boshllėqe tė historiografisė shqiptare. “Politika franceze ka pasur njė orientim tjetėr ndaj Shqipėrisė 150 vjet mė parė, ndėrsa autori i kėsaj historie sjell njė vėshtrim tė ndryshėm mbi Ballkanin Perėndimor, ku nė fokusin e Zhan-Klod…………….. Favarielit mė sė shumti ėshtė Shqipėria.”
Ishte fillimi i viteve ‘90-tė kur studiuesi Robert Elsie dėgjon pėr herė tė parė mbi njė Histori tė Shqipėrisė, njė vepėr tė konsiderueshme. Thuhej se dorėshkrimi gjendej nė Stamboll, por kėrkimet nuk nxorėn gjė nė dritė. Nė shtator tė vitit 1999 At Iv Danzhu, pėrgjegjės pėr arkivat e Strehės-Amė tė Bashkėsisė sė Misionarėve Lazaristė nė Paris sinjalizon zbulimin e veprės mė tė rėndėsishme tė Faverialit. “L'Histoire de l'Albanie” e Zhan-Klod Faverialit ishte shkruar midis viteve 1884-1889. Dorėshkrimi pėrmban 483 faqe. “Vepėr e njė rėndėsie tė madhe kulturore pėr popullin shqiptar, e para qė gjurmon historinė e plotė tė Shqipėrisė, nga lashtėsia deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė. Historia e tij ėshtė mė saktė ajo e njė treve jug-lindore evropiane me popullsinė e saj. Kjo histori ėshtė pėr mė tepėr historia e gjithė pjesės jug-lindore tė Gadishullit Ballkanik duke pėrfshirė kėtu, jo vetėm Shqipėrinė e sotme, por edhe Epirin, Malin e Zi dhe gjithė Maqedoninė”, shkruan dr.Elsie i cili ka meritėn e zbulimit tė dorėshkrimit dhe e ka pajisur pėr botim edhe mė njė parathėnie, pėrpos asaj tė vetė At Favarielit. Sipas Elsie, Zhan-Klod Favariel ka pėrdorur tė gjitha burimet e rėndėsishme tė historisė ballkanike, tė shfaqura deri nė ditėt e sotme: Aravaniti, Ami-Bue, Kanty, Dezobri dhe Bashele, Farlati, Hammer-Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Lekuje, Puarzo e Kais dhe mbi tė gjitha, tė madhin Pukėvil. Ai ishte gjithashtu nė dijeni tė veprave tė letėrsisė shqipe tė autorėve tė shekullit tė 17-tė si Budi, Bardhi e Bogdani. Pėrpos “Historisė sė Shqipėrisė”…………. Favariel, librat e botuar tė tė cilit ishin kryesisht nė gjuhėn bullgare, ndėrsa pjesa mė e madhe nuk u publikua kurrė, janė nedhe veprat “Historia Vllahe” 1891 dhe “Histori e Gadishullit tė Ilirisė”.

Marre nga 'Shekulli"

_________________
pershendetje te gjithve.rrespekte

STINE
Administator
Administator

Numri i postimeve : 360
Age : 30
Localisation : gjithandej lale
Registration date : 07/07/2007

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi