Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:34 am

Edmond Shallvari

ka lindur nė qytetin e Korēės mė 1957. Ka kryer studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė degėn Ekonomist pėr Industrinė. 'E megjithatė...jetojmė!' ėshtė libri i parė i tij, me shkrime e kujtime tė ndryshme, njė pjesė e tė cilave janė botuar nė shtypin gazetaresk tė Korēės. Ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1997, jeton nė Selanik, Greqi.


Edituar pėr herė tė fundit nga fv nė Sun Jun 01, 2008 2:08 am, edituar 2 herė gjithsej

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:34 am

Vargu eshte casti, por jo cdo ēast merr rrugen e vargut.
Vargu eshte ngacmim shpirteror dhe fizik, por jo cdo ngacmim i tille kthehet ne varg.
Vargu jam une, por une nuk arrij dot te jem i gjithi ne varg.
Me falni nese nuk e kam arritur, sa e si duhet, kete percjellje vargu, tek ju miq lexues.
Lutem dhe uroj te jem nje borxhli korekt, per shlyerjen e kredise tuaj.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:35 am

Diku… dikė… dikush
Poezi nga Edmond Shallvari

Nga A.Gusho

Shikoj dhe nuk besoj atė qė shikoj/
Besoj dhe nuk shikoj atė qė besoj.
Duke lexuar kėto vargje tė Mondit, nė dorėshkrim, ndala pėr njė ēast dhe i ripėrsėrita fjalėt me mendje. Edhe njėherė. Dhe u mundova t’u marr gjithė kuptimin. Po unė ēfarė shikoj, ēfarė besoj, ēfarė nuk shikoj. E humba fillin...
Nė fakt, pasi vazhdova leximin, e kuptova se poezitė e kėtij autori, qė vjen pėr herė tė parė nė shtėpinė tonė botuese, nuk janė lojėra fjalėsh. Autori vjen me librin e tij tė parė me poezi “Diku… dikė… dikush”, pasi ka kaluar sprovėn nė prozė. Vjen me poezinė e tij tė brishtė, por edhe tė fortė njėkohėsisht. Nė njė vėllim si ky autori ka mundur tė ngėrthejė nė vargje tė gjitha gjėrat qė e shqetėsojnė nė kėtė botė, fati i emigrantėve shqiptarė, fati i Shqipėrisė, tė cilėn e la pas viteve ’97 pėr tė emigruar nė Greqi, varfėria e njerėzve, edhe shpirtėrore, vese qė po i marrin frymėn shoqėrisė sė sotme, klasa e mjerė politike.
Me njė revoltė sociale autori ngre krye aty-kėtu, ironizon, bėn sarkazėm, por ėshtė edhe meditativ, filozofon pėr jetėn, pėr tė tashmen, pėr tė ardhmen, zhgėnjimet, shpresat e pashuara, fatin, tė pathėnat, iluzionet e jetės...
Poezia “Iluzion jete” ėshtė krejt e veēantė, nė stil, nė pėrmbajtje. Eshtė befasuese.
U zgjove?/ Shyqyr!/ E shojte gjumin./ Hėngre? Shyqyr!/ E shojte urinė./...Ēfarė? prapė nuk ndihesh mirė?/ Asgjė s’paske shojtur, or mik!
Por sa epik shfaqet nė disa poezi, aq lirik ėshtė Mondi nė poezinė e dashurisė, nė poezinė e ndjenjės. Ėshtė i ndjeshėm dhe i mbushur me pėrjetime nga mė tė bukurat, tė cilat ua transmeton lexuesve me vargje qė s’kanė si mos tė ngelen gjatė nė mendje.
“S’ka fund pėr mua pranėsia jote/ Sado pėrqafuar, s’arrij deri nė ngopje” (poezia “Pafundėsi dashurie”)
“Dhe tė preka pėrtej prekjes
pėrtej puthjes seē tė putha
ndjeva veten pėrtej vetes
pėrtej lumturisė ē’u mbusha!” (poezia “Pėrtej”)

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:35 am

Mall



Shoh detin e trazuar
Mė ngjan me shpirtin ti
Kush vallė i ka munguar
Qė sot nuk gjen qetsin?

Ec bregut dhe i them:
Sot jemi nė njė hall
Ti mall ke pėr pak diell
Pėr Miran un' kam mall.

Shoh detin e qetėsuar
Me shpirtin tim s'mė ngjan
Ai dallgėt ka ndaluar
Unė dallgė lotėt kam...

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:35 am

Mars 1997



Dita natės i lutej
Mė jep pak errėsirė
Dielli nė vetvete strukej
Mes zjarrllėkut tė ngrirė.

Ktheja kokėn prapa
Kish filluar shpėrbėrja
Pas mbetej hiēi
I ndjekur nga asgjėja.

Fund invazioni
Asgjėja u pushtua
Vetveten ndiqja pas
Apo vetvetja mua!?

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:36 am

Pėrtej



Rrahu zemra pėrtej rrahjes
Tej shikimit tė shikova
Shkrojta vargje pėrtej vargjesh
Pėrtej ėndrrash ėndėrrova.

Dhe tė preka pėrtej prekjes
Pėrtej puthjes seē tė putha
Ndjeva veten pėrtej vetes
Pėrtej lumturisė ē'u mbusha!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:36 am

S'mė patė!?



S'mė patė qė erdha!?
S'mė patė duke qarė!?
S'mė patė si renda!?
Si besova, s'mė patė!?

S'mė patė si u rrita!?
Si u plaka, s'mė patė!?
S'mė latė tė vdisja!
Tė jetoja, s'mė latė!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:37 am

As qiell, as toke, as dite, as nate
Shikimi devijon ekzistencen e universit
Konfiguracion i nje materieje amalgame
Pjelle hibride nga mitra e parajsferrit.

As tingull, as ze, as zhurme, as heshtje
Degjimi devijon melodite e botes
Boshllek shurdhues nga lindja ne vdekje
Simfoni pa orkester e qeshqarjes se Kohes.

As para, as prapa, as ec, as ndal
Hapat devijojne trajektoren ne hapesire
Nuk di ne ka ndodhur shperthimi i madh
Vec di qe ne ndodhte, do jete me i mire.
* * *

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:37 am

Sh-Lodhja ime

Kam dashur te shlodhem sa her
Me lodhjen kontrate te beja
Mes pikash s'u morrem kurre vesh
"S'te le", me thosh, "te behet tendja!"

Dhe timja kursesi nuk u be
Kontrate me hileqare s'kam pare
Gjekundi syri shlodhjen nuk te ze
Me lodhjen nis-mbaron cdo fjale.

As vete s'di si e firmosa
As vete vulen s'di si e vura
Me lodhjen mengjeset i zgjoja
Dhe mbremjet me lodhjen i mbyllja.

Kam dashur te shlodhem nje dite
E kote, se rastin nuk e gjeta
Vendosa, do shlodhem njeher e mire
Atehere kur te shlodhet vete jeta!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:38 am

Fshirja

Vazhdon avaz i mocem i fshirjes
Me fshesen e fshesarit ne rruge
Dhe plehrat-rebele mblidhen
Ne gojen e koves me ngut.

Aty me kot bejne naze
Kush eshte plehra me e bukur
Aty jane corba me e madhe
Ne stomakun e koves pertypur.

Ne rreze trotuaresh ca plehra
Shpetuar nga fshirja e fsheses
Miss-pleher ju duket vetja
Inatin shkarkojne ne njerez.

"S'me deshen, se barkun e ngopen
Me felat e majme te mishit
Me shtypen, me vrane, me hodhen
Me dhane vleren e hic-it!"

"Po mua, ne fundin e pjates
S'me ngjyen, s'me preken hic fare
Ata qe ngriheshin mesnates
Te shuanin urine e madhe!"

"Me mua, c'paten, aman
Cfare vendi ju zija ne veglat
Vidhushke e vockel jam
Pa mua roitin dhe nervat!"

"C'te bejme tani ne ket' bote
Askush s'na i var, s'na perfill
Me mire me shoqet ne kove
Se rreze trotuaresh-MISS!"

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:38 am

Klonimi

Sillmeni mikrocopra
Nga gjarperi, peshkaqeni
Nga me te egrat kafshe
Qe ne bote do gjeni!

Klonimin do bej
Krijese te re do nxjerr
Do permbledh ne nje
Ate qe Zoti s'permbledh!

Prisni, te paduruar
Klonimi po ndodh
Dicka ka krijuar
Po fundi s'vjen dot!

Amalgame qeniesh
Ne harmoni dhe egersi
Diku zgerdheshje dhembesh
Diku dinakeri!

Diku, s'po e marr vesh
Me trurin c'po ndodh
Eshte tru peshkaqen
Apo tru oktapodh!?

Diku c'u ngaterruan
Gjymtyret e shumte
Me thonj draperuar
Me puter-mamuthe!

Me ndalni, ju lutem
Se s'mund te duroj
Surratin s'i mbushet
Me shqisat-ciklop!

C'i hyra kesaj pune
O Zot, pse me le
Ne kondra natyre
Dhe qeniesh mbi dhe?

He, he, nenqesh Zoti
Me tej, nje psheretime
Ai, njeriun krijoi
Njeriu-cmendurine!!!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:39 am

Pertej dashurise

Humnere, apo mal
Boshllek, apo ngurtesi
Buze tyre nje prag
Ku ndal nje dashuri.

Kush ju afrua pragut
Dhe shkeli kete ndalje
Rra pre e qoftelargut
Dhe tragjedise fatale.

Atehere penat renden
Te bejne historira
Ku dashuri nuk gjeten
Trilluan tragjedira.

Atehere dhe dashuria
E zhveshi virgjerine
Se lindi cmenduria
Te haje njeiu-njerine.

Keshtu vitet kaluan
Kalojne dhe do kalojne
Homeret e verberuar
Do shkruajn' cfar' s'shikojne!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:39 am

C'u be???

C'u be pik e rendeses
Ndryshoi gje gravitacioni
U corientuan rrahjet e zemres
Roiti tokesori-Globi?

C'u be ndjesia njerezore
Ndryshoi gje ADN-ja
Mos duhet rilindur nje NOE
Apo nisur gjithshka nga asgjeja?

C'u be ajo qe s'po behet
Roiti gje gjithesia
Mos valle dhe Perendia po cmendet?
NJERI, behu vete Perendia!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:40 am

Besoj

Besoj pertej besimit njerezor
Ja qe te tille e kam besimin
Pertej kishes, Muhametin shikoj
Dhe pertej xhamise, Krishtin.

Te dy per qiellin s'mbajne meri
Ne copra me vete s'i ndane yjesite
Bashke degjojne hoxhen mbi xhami
Dhe bashke sigurisht, kembanen mbi kishe.

Te dy njelloj e kane besimin
Me njeri-tjetrin s'i shoh te grinden
Te dy njelloj leshojne renkimin
Se per njeriun, njelloj ndjejn' dhimbjen.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:40 am

Alergji...

Alergji nuk kam per mjekren
Se dhe vete mjeker mbaj
Alergji kam per genjeshtren
Kur qulloset brenda saj.

Alergji nuk kam per priftin
Prift dhe une mund te isha
Alergji kam per mashtrimin
Qe shpesh psalltet neper kisha.

Alergji nuk kam per luksin
Jete luksi kam provuar
Alergji kam vec per priftin
Fukara te pasuruar.

Alergji nuk kam per fene
Sic e predikoi Krishti
Po per ta qe vila ngrene
Mjekeroshe me rase prifti!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:40 am

Llotaria e jetes

Dikush e "fitoi" llotarin e jetes sone
Me te beri c'deshi, aq sa shpirti ju ca
Ne mbetem ne kazinon e prishur, butone
Qe gishta te tjere, te na shtypnin dhe ca.

Nga shtypja u kalluam ne dhe jo gishtat
Aq sa u mesuam cuditerisht me ket' fat
Lojtare te rinj na u duken ish-at
Ata prap fitonin, si te vjetrit lojtar.

Atehere vendim i dhame vetvetes
Te provoje fatin ne llotarine e saj
Mes kodesh pa fund, pikash e presjes
Prisnim pa fund, kombinimin e madh.

Oh, c'kombinim absurd i fituar
Trajektoresh levizese me ligj e pa ligj
Llotaria-meteor na leviz shpejtuar
Shkelqimesh verbuese, krateresh pa drit!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:41 am

Forca e dashurise

Ju luta syrit: Devijo shikimin
Ndryshe nga dashuria do mbetesh i verber!
Ju luta zemres: Kujdes me ritmin
Ndryshe do mbetesh pa zemer!

Por syri qenka me tamaqar se mua
Lakuriqesise tende, a mund t'i fshihej?
Zemra gjithashtu, per pak m'u zemerua
Mbi zemren tende, e harlisur dridhej.

Ma kthehu syri: Me mire i verber
Me imazhin e saj, erresiren do ndris!
Ma kthehu zemra: Me mire pa zemer
Se prap do rrah, nga forc' e dashuris!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:41 am

Shpirti shqiptar

Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.

Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:42 am

Aah, maska!!!

Kur e vure ne fytyrė
Zė tė njėjtė prap' dėgjova
Nuk tė morra pėr tė dytė
Tė dallova, mor, tė dallova!

Po kur shpirtit i vure maskė
S'i besova surratit tėnd
Ndryshe brenda e ndryshe jashtė
Mbamė o Zot, mos luaj mendsh!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:42 am

Ēfarė!!??

"U bė i kamur me djersėn e ballit"
Me ēfarė llogarie e nxjerr, or mik
Mos shtove gjė fuqinė e lapsit
Apo veprimin e pestė matematik?

"Kush diti e vėrtiti", mė thua
Po ē'ėshtė or mik vėrtitja
Kjo botė ėsht' pėr ty e pėr mua
Na vėrtit tė gjithve, na takon e gjitha!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:43 am

Diku....

Nuk erdhėm nga asgjėkundi
Nė asgjėkundi sigurisht s'do shkojmė
Nga diku kemi ardhur sigurisht
Sigurisht pėr diku vazhdojmė.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:43 am

Tejlodhje

Kufijte i kam harruar
Me nuk i njoh kufijte
Nuk di ku fillon lodhja
Dhe ku shteren fuqite.

Njetrajtshmeri kudo
Fillesa ne mbarese
Mbaresa c'me mundon
Fillesa c'me jep shprese!

Kufijte si labirinthe
Me labirinthojne trupin
Nuk di kembet ku shpie
O Zot, shpetome trurin!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:44 am

I dola botes

I dola botes per se prapthi
Se boll e pashe se mbari
Se prapthi prape thuhej llafi
Njelloj vazhdonte halli.

Njelloj nga syte rrodhen lotet
E qara prape njelloj
Si mbare e prape qenkan botet
Apo vec Toka jon'?

I dola botes per se prapthi
Mos ish aty e mbara
Njelloj te lodhshem hodha hapin
Njelloj te keqen shava!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:44 am

Nė guackė tė njė sistemi!


Ishim mbyllur ne guacke
Dhe nuk dinim c'ndodhte jashte
C'na servirej ne cdo vaft
Ne na bente me krenar!

Se me shpirt ne mirbesuam
Dhe kur vence e pesuam
Thoshim, fajin e ka bota
Jo Stalini dhe jo Hoxha!

Jo mani e madheshtise
Qe ne emer te Shqiprise
Barazine e cbarazoi
Ne kope njerzit bashkoi!

Prape se prape, ne brohorisnim
Per te mirat qe na prisnin
Ulnim koke e trup bashke
Ishim brenda ne guacke!

Ne guacke te nje sistemi
Bastarduar nga Enveri
Nga klonimi i "nenes" Parti
Qe krijoi "Njeriun e ri"!

Aah, krijimet e klonimit
C'u bene lanxhot e "shpetimit"
Aah, krijesat gjysmegjinore
Prape si deshet me kembore!

Dhe vazhdojne avazin e vjeter
Se nuk dine asgje tjeter
Nuk e dine se guacka
Tash ka mbetur nder perrallka!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 1:44 am

Kush je ti?

Kush je ti qe kete nate
Neper vargje me terheq?
Une ne dhome, yjet jashte
Ti si Heneze ne mes.

Gjumi iken nder te tjere
Mua qepallat nuk m'i ul
Era fryn, troket ne dere
Ti si ere vjen tek une.

Me flladit ti ne fytyre
Kete nate plot ere e yje
Era jashte le te fryje
Une te pres i ngazellyer.

Ndoshta fle ti aq e qete
Kurse une sot s'kam gjume
Shkruaj vargje neper flete
Sepse ty te dua shume!

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edmond Shallvari : Diku dikė dikush

Mesazh  Sponsored content Today at 1:13 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi