Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:12 am

Lirie - Silke BUMBACH


Born in 1970 in Gotingen (Germany). Poetess and prose writer. Nevertheless she is born German, she is devoted totally to the Albanian language and literature. She has published poetry collections in Albanian, such as Forty deaths in Saranda; The Sunk Carvel, etc. she lives and works in Saranda

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:12 am

Silke BUMBACH


E lindur mė 1970 nė Gotingen (Gjermani). Merret me poezi dhe prozė. Ndonėse me pėrkatėsi etnike gjermane, ajo tėrėsisht i ėshtė pėrkushtuar gjuhės dhe letėrsisė shqiptare. Ėshtė autore e disa librave si: Dyzet vdekje nė Sarandė, Karavela e fundosur etj. Jeton dhe punon nė Sarandė.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:14 am

DYZET VDEKJE NĖ SARANDĖ


1878

Nga Korfuzi erdhėn. Mė dhanė
njė nxehtėsi mijėra herė mė tė nxehtė
se dielli i largėt.
Kokėn dhe trupin ma humbėn
duke mė lėnė prapė vetėm
hi dhe kėngė. Kėngė dhe hi.

E leckosur do tė rilind,
fukara fshatare, zvarrė nė dhe,
e braktisur.
Thjesht do tė mė thonė
Porti, sikur nė Portugali tė isha.
Do tė rilind e vogėl. Do tė rilind

dhe nuk do tė mungojė dita
kur tė jem prapė bukuroshja e detit
me emrin e ri plot shkėlqim dhe kuptim.

E di. E di unė. Megjithatė
zgalemet e shpresės ende mbėshtillen nė tym,
qė nuk e lė diellin ta depėrtojė
pėr t'u shpėtuar. Terri vazhdon.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:15 am

Asgjė mė

Asgjė mė.
Horizonti zbardhet
prej harrimi.

Lahem shpėrlahem nė kėtė
asgjėsirė
si njė e pėrdhunuar qė

frymėmarrjen e ardhshme e blen
me harrim. Ashtu
duhet tė lahet edhe jeta

nga jetizmi.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:16 am

Ēdo kryeqytet
ka greminėn e vet

Nė njė qytet, tregohet, natėn vallėzojnė yjet bashkė me
llambat nėpėr lumė
dhe nga mėngjesi deri vonė kėndohet dashuri
nė gjuhėn qė askush nuk e kupton aq mirė sa unė
atje, ku ende nuk u ngrita lart, aq lart sa mundem
pėr t'u trembur pranė greminės poshtė qė kurrė nuk do ta
shoh

Njė kryeqytet e shkela dhe ai mė shkeli mua
se malli mė griste pėr njė qytet tė largėt
tė cilin nuk e gjeta lehtė, sikur kėndohej,
mė griste malli si qytetin ky tėrmet i hershėm
pėrreth greminės ku zilet e tramvajeve na tingėllojnė akoma

Njė kryeqytet e njoha pasi lexova pėr njė qytet tjetėr
ku emri i banorėve ėshtė sinonim me muratorė
ndėrsa nė atė kryeqytet dyert e kurorėzuara me tela me
gjemba
vetėm njė orė nė shekull hapen
pėr tė rėnė prapė nė greminėn e tyre.

Nė mbrėmjen e mijėvjeēarit e arrita dhe Tiranėn
e mbėshtjellur nė fije tė arta nga fundi i Lanės,
atje i mbusha mushkėritė me pluhur gojėn me baltė e thashė
e lumtur lumtur lumtur jam
mbulomėni kėtu nė lagjen e Alliasit pėrgjithmonė
mbulomėni
se nėnėn e greminave tė tėrė botės kėtu e paskam gjetur, mė
thellė se thellėsia, midis brinjėve tė mia.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:16 am

Dielli

Ēdo mėngjes ti lind i dashur
diell, dhe ēdo lindje e jotja ėshtė festė
pėr ne, se sytė e zemrėn e kemi tė zbrazėt
pa ty. Prandaj tė presim ēdo mėngjes,
tė kėndojmė e kėrcejmė, lozim e lusim
tė lehtėsuar.

Po ēdo mbrėmje pėrhapet ankthi nė zemrat tona
se ti na ikėn duke mos na lėnė hiē pėrveē
njė ēikė ngrohtėsi nė vijat e njė dore, ndoshta.
Por i besojmė premtimit tė kohės rreth e qark
qė nesėr do tė kthehesh. Prandaj kėndojmė e lusim
pėr t'u lehtėsuar.

Kėshtu ka qenė nė kohėn e stėrgjyshėrve,
kur koha shkonte pėr t'u kthyer
sikur dielli.
Por unė, tani, unė gjendem
nė erėn e hapave tė rėndė
nė zemėr me njė mal pa emėr.

Prandaj kur perėndon dielli, unė
dėshpėrohem gjer nė ēmenduri tė zezė
sepse pėr kthimin e diellit jetėdhėnės
nuk ekziston mė asnjė fije sigurie:
vetėm errėsirė e ftohtė
dhe amulli.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:16 am

Fėmijėt

Njė fėmijė e pashė tė cilit i mungonte goja,
saqė fliste me sytė dhe me hundėn hante,
dhe kur nisesha tė luaja me tė,
bėnte njė hap prapa dhe fshihej nė veten e tij.

Fėmijė shumė i pashė tė cilėve u mungonin vitaminat,
ata bėnin gėrmime arkeologjike nėpėr mbeturinat.
Nė monopatet e kafeve shtronin kot tym dhe
ėmbėlsira
me vetullat aq serioze sa mė vinte keq qė unė nuk pi
duhan.

Pashė ca fėmijė tė ulur mbi njė shtrat modest,
qė e rrethonin qetė t'ėmėn, e cila, siē dukej,
pėr ndonjė gjė ishte mėrzitur. Mbretėr nė ekzil.
Fėmijėt vazhdonin me buzė nė gaz, tė klasifikuar.

Po dy goca i pashė dhe i kapa pėr dore,
binjake ishin dhe binjakė mė bėnė
gėrsheta duke ngrėnė misėr tė pjekur.
Trinjake qenkemi bėrė
se me to kisha ndarė natėn e lindjes.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:17 am

Gradualisht

Gradualisht
e kalon dielli rrugėn e qiellit
gradualisht
mbushen rrugėt me pluhur dhe plehra

gradualisht
zhduket jeta nė Kosovė
gradualisht
do ta pregatitėsh divorcėn.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:17 am

Ikari 98

Bie
bie
bie

jo sikur i bie ziles
ose fyellit tė bareshės

bie
se pendė nuk kam
as sekretin e fluturimit

bie
se diellin e doja ēmendurisht
dhe detin dhe shkėmbin por diellin mė shumė
zogjtė qė e fluturojnė si mund tė gabohen

po unė bie
bie bie
bie sa do tė bie shi.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:18 am

Jon

Nga lotė ėshtė bėrė deti ynė deti Jon
pa dyshim dhe pa diskutim nga lotė
dhe, si tė jetė ndryshe, nga gjak.

Kėshtu thonė e kėshtu mendoj edhe unė
ndonėse i urrej imazhet e vjetra
si peshqit e kalbur tė Jonit qė mė sjellin
trazirat e Sarandės nė stomak
dhe tė kalbur dalin jashtė prapė nė sheshin Skėnderbej
pėr tė fundosur nė rrebeshe, sikur unė.

Po deti ynė deti Jon nga lotė dhe gjak qenka bėrė
saqė po rrjedhin lotė nė damarėt e mi
dhe gjak kuqėrron syrin e kaltėr.

Dikur pinim dallgėt e verės duke notuar nė verė
deheshim notonim derisa vera u kthye nė vaj
dimėr u bė dhe vajgur dhe jo vetėm noti u bė i vėshtirė
por edhe fluturimi me pendė tė ngjitura
tė bashkangjitura deri nė vdekje.

Mos mė pyet kur i hapa sytė pėrsėri
i hapa damarėt dhe lumenjtė
qenkam njeri i bėrė nga gjak dhe lotė
qė detin Jon e pija dhe vazhdoj ta pėrpij kot.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:18 am

Komiteti

U mblodhėn kuvenduan pleqėruan
kryeplaku me mjekėr syza dhe cigare
bashkė me nipin e fshehur nėn kalash
erdhėn shumė pushkė me gishta supe dhe ca klithma

komitetin e formuan se kjo ishte fjalė moderne
shpresėn nuk e mbytėn dot prandaj
nė komitet vendosėn ta ekzekutonin
besėn.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:18 am

Mos

mos u beso
as politikanėve as filxhanėve
as yjeve nė qiell ose nė revista
asnjė shenje lumturie mos i beso

se rrėnjėt janė rrėnjėt sepse rrejnė
dhe pėrtej detit s'gjen dot gjė pėrveē Greqisė dhe Italisė
dhe pėrtej kohės bile ato s'i gjen dot mė
as veten tėnde
as kuptim

pra edhe fluturės mos i beso as ylbereve
veē i beso mjekut kur tė thotė
se vdiq njė djalė i vogėl diku larg
me emrin e tė dashurit.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:19 am

Mumia nė bibliotekė

Nėpėr dyzet libra sytė i shėtiti.
Nėpėr dyzet libra brodhi nė kėrkim
tė ndonjė gjurme jete.

Librat i mbylli. Dyzet herė psherėtiu,
kur pa ēelėsin e dollapit
qė kishte numrin e Sarandės.

S'ka rėndėsi a fliste greqisht apo jo.
Nėpėr tė gjitha piramidat dihet
misteri i Sarandės

qė nuk gjendet nė asnjė pėrrallė
qė nuk e di mė asnjė mend i gjallė

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:19 am

Pa

Kafe pa kokrra,
rrugė pa kalldrėm.

Qartėsi pa dyshim,
ditė pa shi.

Vera pa ujė,
dimri pa dritė.

Qiell pa re,
besim pa hije.

Tualete pa karrige,
pula pa kokė.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:20 am

Rrotat e trenit

Mė tė besueshme se burrat
qenkan rrotat e trenit.
Edhe ato tė thėrrasin, tėrheqin:
"eja kėtu, le tė tė marrim me vete!
Sė tepėrmi paske vuajtur,
sa keq na vjen,
tani e tutje s'do tė vuash mė!"

Janė ato rrotat tė vetmet qė mbajnė
besėn e mprehtė tė teknologjisė.
Mirė e mbajnė premtimin. Shumė mirė:
kėtė e dėshmojnė copat e pėrgjakura
qė i derdhen nė xham lokomotivistit.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:20 am

Saranda Saranda

kėndohet nė det kėndohet nė mal
jehohet nė gjoks jehohet nė krahė
Saranda Saranda

lirinė e duam lirinė e kėrkojmė
lirinė e kapim lirinė s'e largojmė
Saranda Saranda

nė Veri pregatiten nė Veri armatosen
lirinė tė na marrin vdekjen tė na japin
Saranda Saranda

vdektė ligji qė ėshtė robėrim
vdektė besa qė ėshtė zvetėnim
Saranda Saranda

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:20 am

Shigjeta

Jo. S'do tė jem
si ata qė hakmerren
me shigjeta tė rrumbullakėta mineralesh.

Jo. Shigjetat e mia janė
herė blu, herė tė zeza, rrallė tė kuqe.
Mjerė ata qė e plagosin
shigjetaren qė qėllon me vjersha.

Mjerė. Nga ato shigjeta nuk shpėtohesh
se nė furrnaltė metaforash janė farkuar.
Nė fluturim aq bukur tingėllojnė nė vesh

sa fjalėt e tua.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:21 am

Shtojzovalle

Dridhu dridhu shtojzovalle
me sytė si puset e mbrėmjes
me flokėt si pėrrenjtė e natės!

Me flokėt si lumenjtė e natės
me emrin si lulet e errit
dridhu dridhu shtojzovalle!

Malet gjėmojnė nga hapat e tu,
u ėshtė arratisur deti kėngėve tė tua.
Ngrihu moj shtrigė me buzet si hėna:

lart tė pret dielli i zjarrtė
pėr eklipsin.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:21 am

Sirena

Dallgėt e zbritėn nė port
sikur mbeturinat nga turistėt dhe tragetet
nė portin tonė e zbritėn dallgėt.

U ngrit dhe filloi sė ecuri
sirena e vėrshuar nė portin tonė:
pėr nė qytet! nė vatėr! nė bardhėsi!

Nė portin tonė nėnqeshėn minat
nė shtegtimin e saj tė bardhė, tė lehtė
nė portin tonė minat e grisėn

nė mijėra copė
si shkėndija deti
gazetarėt i filmuan
tregtarėt i shitėn

dhe unė
fėt-fėt ia kapa syrin dhe
e futa nė xhep.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:21 am

Toka

Mė e rrumbullakėt jam se koka jote.
Vallen time e hedh ditė e natė
sė bashku me hėnėn, e cila bėn
qė detet rreth meje tė rrotullojnė.

Po mė kanė prerė ata qė veē prej miqėsie
i shėtisja nėpėr asgjėsinė e gjithėsisė.
Mė kanė lakmuar. Mė kanė prerė. Mė kanė plagosur
duke mė zbrazur nėn lėkurė.

Po jam dhe mbetem Toka, dhe ata
kurrė s’do tė mė njohin zjarrin mė tė thellė.
Do ta ruaj dhe me mllef e vrer do ta ushqej

derisa njė ditė tė qetė do te kėrcas poshtė tyre,
t’i pėrvėloj me lavė nė vorbullin e kiametit,
dhe kockat e vockla do t’ua tres.

Pastaj dielli do tė mė marrė ne orbitėn e tij,
do tė mė ngushėllojė, lotėt do tė m’i ngurosė –

por kot sė koti, se kurrėn e kurrės
as dielli i dashur s’mė bėn tė harroj.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:22 am

Varrezat

mė nė fund
ja varrezat
me pisha shqiptare dhe bredha gjermanė

varrezat e valleve dhe fluturimeve
varrezat e miqve dhe miqėsive
tė buzėqeshjes dhe shkėlqimit pa hije

Tė gjitha i kam varrosur unė.
Por unė nuk jam shtrirė. Po eci
me njė kokė tė vdekur, tjetrėn tė gjallė.

Me duart pa gishta do t'i varros
dhe dyzet vdekjet e Sarandės.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:22 am

Veē njė gjė

Sa i gjerė ėshtė horizonti i pandarė!
Sa shkėlqen rruga pa njeri –

veē njė gje ėshtė pėr t'u penduar:
ēasti i fundit
pa asnjė emėr qė tė shkon ndėr mend
pa asnjė emėr fare
pėr ta klithur

pėr t'i dhėnė ēastit tė fundit
njerėzisht dhe me pasion
edhe njė nuancė
melodramatike.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Nimfa prej Thu May 29, 2008 2:23 am

LETĖR NGA SILKE - LIRIA BLUMBACH

Gjermani

Jam njė njeri midis botėve -
njė femėr nė mes botėve tė fjalėve...!

Unė Silke - Liria Blumbach e lindur mė 13 dhjetor 1970 nė Gottingen, Gjermani.
Emigrova 32 vjet mė vonė nė Ballkanin Shqiptar,
sėpari nė Kosovė, pastaj nė Sarandė, Shqipėri ku jetoj.

Jam pėrkthyese dhe interpretuese. Ndėrtoj ura gjuhėsore midis kulturave tė ndryshme.

Qėllimi i jetės sime ėshtė tė themeloj nė Sarandė njė qendėr dhe njė bashkėsi spirituale.Njė pjesė e rėndėsishme do tė jetė ndikimi shėrues i artit dhe kriimtarisė, sidomos tė shkrimit krijimtar.

Nė Gjermani isha anėtare aktive e shoqatės letrare ''LitOff'' (Ofansiva letrare ) nė Heidelberg. Botova tregime dhe poezi nė antologji dhe revista dhe mbajta dy recitime pesonale.

Nė botėn shqiptare kam botuar dy vėllime me poezi :

Dyzet vdekje nė Sarandė, Tiranė, Naim Frashėri , 1999 dhe
Karavela e fundosur , Tetovė, Ditėt e Naimit, 2002

jam i vetmi anėtar i huaj i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė.

Jam nderuar me shpėrblimet :

2001 - Ēmimi '' Qiriri i Naimit '' nga Festivali i poezisė '' Ditėt e Naimit'', Tetovė,
2003 - Ēmimi '' Flaka e Janarit '', Gjilan, Kosovė
2005 - Ēmimi i krijimtarisė '' Naji Naaman'' nė Liban.

Shkruaj nė tė gjitha gjuhėt qė flas dhe mėsoj sidomos nė shqip dhe gjermanisht.

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QĖ SHKRUAN SHQIP

Mesazh  Sponsored content Today at 1:12 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi