Pushtimi i Durrėsit dhe survejimi britanik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pushtimi i Durrėsit dhe survejimi britanik

Mesazh  Nimfa prej Fri May 30, 2008 2:05 am

Arkiva: Shqipėria nė syrin e Shėrbimeve Sekrete Britanike dhe Amerikane, SOE dhe OSS. Njė vėshtrim i detajuar nė sekretet e arkivave tė kėtyre shėrbimeve.

Zbarkimi italian nė Durrės, mė 7 prill 1939, raporte tė panjohura arkivore pėr viktimat e para. Britanikėt ruajnė influencėn nė Greqi dhe sulmin italian nė Shqipėri e shohin si kėrcėnim serioz

Kush i solli nė pushtet komunistėt. Njė pyetje qė akoma dhe sot debatohet mjaft nė qarqet historike tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane

Pushtimi Italian dhe SIS

Invazioni italian drejt Ballkanit mė 7 Prill 1939 nuk e ndryshoi sadopak politikėn e Jashtme Britanike nė drejtim tė Shqipėrisė apo edhe vendeve tė tjera rreth saj.

Raportet e fundit tė dėrguara nga Legata Angleze nė Shqipėri tregojnė se ushtria shqiptare bėri rezistencė vetėm nė Durrės kur njė numėr ushtarakėsh humbėn jetėn nė pėrpjekje me italianėt.

Nė raportin e Atasheut Ushtarak tė Marinės Britanike me qendėr nė Romė thuhet se dėshmitarėt i kanė konfirmuar qė "italianėt kanė humbur rreth 400 vetė gjatė zbarkimit nė Portin e Durresit". Ėshtė kjo njė shifėr e ekzagjeruar apo jo akoma nuk e dimė pasi raportet zyrtare italiane konfirmojnė humbjen e vetėm 12 ushtarakėve gjatė zbarkimit nė Durrės. Gjithsesi ky raport nuk ka pėrse tė mos merret parasysh kur shikojmė se Atasheu Ushtarak i Marinės Britanike kishte ardhur vetė nė Durrės pėr tė mbledhur informacion menjėherė pas zbarkimit tė ushtrisė italiane. Ndoshta arkivat e Shėrbimit Sekret Italian do tė hedhin njė dritė mė tė qartė mbi rezistencėn e vėrtetė qė u bė nė Durres mė 7 Prill 1939.

Ėshtė e kuptueshme se nė kushtet e njė Gjermanie shumė tė rėndėsishme nė planin ushtarak, askush nė Europė nuk do tė donte tė shkonte nė luftė me aleatin e saj Italinė Fashiste vetėm pėr tė mbrojtur ēėshtjen e njė vendi tė vogėl dhe tė parėndėsishėm si Shqipėria nė atė periudhė. Megjithėse shtypi europian dhe ai britanik i kushtuan faqen e parė kėtij pushtimi pakkush kėrkoi qė Qeveria Britanike tė ndėrhynte ndaj kėtij pushtimi. Ajo nuk dėshironte nė asnjė mėnyrė tė provokonte ndjenja anti-britanike nga italianėt tė cilėt nėpėrmjet kanaleve konfidenciale kishin shpallur neutralitetin e saj ndaj njė konflikti tė mundshėm britaniko-gjerman. Britanikėt kėrkonin me ēdo kusht tė ruanin kontrollin e Kanalit tė Suezit si dhe rrugėve tė saja nė kolonitė e Lindjes sė Mesme dhe njė konflikt me Musolinin do t'i kėrcėnonte seriozisht kėto pika strategjike pasi Italia kontrollonte nė njė menyrė apo njė tjetėr rrugėt detare tė Lindjes. Pėr kėtė arsye Qeveria Britanike u kishte dhėnė urdhėr specifik tė gjitha agjencive tė saja pėrfshirė edhe Shėrbimet Sekrete se nė asnjė mėnyrė nuk duhej tė planifikohej ndonjėndėrhyrje anti-italiane nė rajonin e Ballkanit. Pėr sa Greqia ishte jashtė planeve pushtuese tė Italisė, britanikėt nuk kishin asnjė arsye pėr tė dėmtuar neutralitetin e premtuar nga italianėt. Sipas dokumetacionit tė Foreign Office, letrave private dhe dėshmive tė botuara nga njė numėr personash tė pėrfshirė nė ngjarjet e pragluftės sė Dytė Botėrore, kuptohet qartė se politika britanike pėr Ballkanin ishte ajo e ruajtjes sė njė neutraliteti sa mė tė qėndrueshėm pėr tė mbajtur larg ēdo interesi gjermanėt nė kėtė rajon si dhe mundėsinė ekrijimit tė njė fronti ballkanik i cili do t'i qėndronte invazionit tė mundshėm gjerman.

Fakti qė anglezet nuk protestuan pėr pushtimin e Musolinit nė Shqipėri nė Prillin e vitit 1939, tregon qartė se Foreign Office i kishte mbetur besnik kėsaj politike.

Interesimi serioz i Shėrbimeve inteligjente britanike ndaj Shqipėrisė e ka fillesėn e saj nė Qershor 1940 kur Franca kapitulloi pėrpara armėve gjermane. Pėr tė kuptuar interesimin e befasishėm tė SIS pėr Shqipėrinė nė radhė tė parė, duhet kuptuar politika britanike nė Balkan dhe nė veēanti nė Jugosllavi dhe Greqi. Anglezėt e kuptuan fare mirė se tashmė situata europiane po ndryshonte me shpejtėsi. Italianėt sapo kishin filluar pregatitjet pėr tė sulmuar Greqinė dhe kėto pėrpjekje tregonin qartė se Musolini nuk do tė mjaftohej vetėm me pushtimin e Shqipėrisė por me anė tė forcės do tė donte tė ndryshonte hartėn ballkanike. Britanikėt tė cilėt jo mė pak se njė vit mė parė kishin qenė pėr ruajtjen e njė neutraliteti ballkanik tashmė po mendonin ndryshe.

Nė fakt nga dokumentacionet tepėr sekrete tė cilat sapo janė hapur pėr studiuesit, shikohet qarte se nėpėrmjet pėrgjimeve telefonike dhe rrjetit tė informimit qė britanikėt kishin nė Romė, ishte bėrė e mundur qė tė kuptohej qartė se Musolini ishte gati tė mbėshteste njė konflik tė mundshėm tė gjermanėve me anglezėt. Pėr njė kohė tė gjatė liderėt e Partisė Fashiste ishin munduar me ēdo kusht qė tė ruanin njė lloj neutraliteti ndaj anglezėve duke bėrė paqe tė heshtur mbi zonat e tyre tė influencės. Por kapitullimi i Francės i dha tė kuptojė Musolinit se ai duhej tė ishte pėrfundimisht nė krahun e Hitlerit si triumfatori i njė Europe tė re. Ndryshimi i politikės italiane ndaj britanikėve bėri tė mundur qė tė ndryshonte edhe politika angleze ndaj Ballkanit.

Pėr britanikėt ruajtja me ēdo kusht e influencės sė tyre nė Greqi si pozita strategjikekyēe nė Mesdhe, i bėri qė ta shihnin sulmin italian si kėrcėnim serioz.

Po kėshtu, planet italiane pėr Jugosllavinė e bėnin tė vėshtirė ruajtjen e njė lloj koalicioni ballkanik midis Jugosllavisė Greqisė dhe Turqisė nė rastin e njė konflikti me gjermanėt.

Diplomacia britanike po punonte mjaft pėr tė krijuar njė pakt tė tillė midis vendeve Ballkanike por mesa duket politika vendase e bėnte kėtė synim mjaft tė vėshtirė.

Gjithsesi njė pjesė e politikės jugosllave e dinte se me pushtimin italian tė Shqipėrisė dhe infiltrimin gjerman nė Hungari, situata e tyre do tė ishte mjaft e vėshtirė, dhe pėr kėtė arsye njė pjesė e Shėrbimit Jugosllav bashkėpunoi ngushtė me britanikėt. Ky bashkėpunim do tė ishte edhe njė prej fillimeve tė interesimit serioz tė MI6 (SIS) ndaj Shqipėrisė duke shfrytėzuar rrjetin dhe kontaktet qė jugosllavėt kishin vendosur nė Shqipėri gjatė periudhės sė Mbretit Zog.

Me ndryshimin radikal nė politikėn europiane, lidershipi anglez kuptoi qartė se njė luftė me Gjermaninė naziste ishte e pashmangshme. Nė kėtė kohė Shėrbimet Sekrete Britanike iu nėnshtruan njė riorganizimi pėr tu pėrshtatur me situatėn e re qė pritej tė ndodhte nė Europė. () Pėr kėtė arsye Ministria e Ekonomisė sė Luftės me dekret tė posaēėm krijoi njė forcė tė re e cila do tė pėrfshinte disa seksione dhe nė veēanti Seksionin e Luftės jokonvencionale e cila do tė pėrfshinte spiunazhin, sabotimin dhe nė veēanti ndihmėn pėr popullsitė lokale nė krijimin e njė lufte guerile ndaj ushtrisė sė rregullt gjermanė. Ky shėrbim i ri i krijuar nga Ministri i Ekonomisė sė Luftės Hugh Dalton do tė hynte nė histori si e famshmja S.O.E. Operacionet Speciale Ekzekutive.

SOE qė nė fillimet e saja do tė hynte nė lojė me plane gati diametralisht tė kundėrta me politikė tradicionale tė Foreign Office. Nė krye tė saj u vendosėn oficerė tė rinj tė cilėt ishin tė etur pėr aksione nė prapavijat armike. Shumica e tyre ishin tė rinj tė dalė nga shkollat elitare angleze apo nga repartet speciale dhe lufta guerile ishte njė tėrheqje mjaft e madhe por edhe njė mundėsi pėr tu ngjitur nė shkallėt e karrierės ushtarake. Njė pjesė e madhe e oficerėve tė parashutuar nė Ballkan tė cilėt luftuan dhe jetuan me popullsinė vendase kanė lėnė kujtimet dhe ditaret e tyre tė cilat janė njė dritare e shkėlqyer pėr tė kuptuar mė mirė mentalitetin e oficerėve britanike ndaj vendeve ku ata shėrbyen. Kujtimet dhe ditaret janė gjithashtu njė kronike e detajuar e jetės sė oficerėve britanikė nė malet e Ballkanit si dhe detaje tė rėndėsishme mbi politikėn e disa prej liderėve tė mėvonshėm tė lėvizjeve komuniste apo nacionaliste nė Ballkan.

Gjithsesi nėse do tė kthehemi sėrisht nė kohėn e interesimit tė zbulimit britanik ndaj Shqipėrise do tė kuptojmė qarte se ky interesim i madh ishte nė kuader tė njė plani sekret qė SOE e sapokrijuar kishte pėr Jugosllavinė dhe Greqinė, ku Shqipėria do tė luante njė rol tė rėndėsishėm.

Kumbari i SOE, Ėinston Churchill, sėbashku me njė grup shumė tė ngushtė bashkėpuntorėsh po pėrpunonin njė politikė shumė sekrete e cila kishte si synim final krijimin e njė konflikti gjermano-rus nė Balkan si dhe mundėsinė e angazhimit tė kėtyre dy forcave nė teatrin ballkanik. Britanikėt mendonin se pėrplasja e kėtyre dy fuqive tė mėdha ushtarake do tė sillte njė ndryshim nė politikėn europianė duke i shndėrruar ata nė njė faktor serioz pėrballė kundėrshtarėve tė cilėt do tė kishin shpenzuar shumė energji nė konfliktin e tyre.

Ndoshta pakti i famshėm i mossulmimit Ribentrop-Molotov duhet parė nė kėtė kėndvėshtrim tė ri dhe duhet gjykuar nė dritėn e dokumenteve tė reja. Ka shumė mundėsi qė shėrbimet gjermane apo ato ruse janė njohur me Planin Sekret tė Churchillit dhe pėr tė shuar ēdo iluzion anglez ndaj njė pėrplasje tė mundshme gjermano-ruse dhe vendosėn tė firmosin Traktatin e famshėm tė Mossulmimit.

Megjithatė sipas dokumenteve tė kohės politika Sekrete e Churchillit ishte pėr "futjen e Jugosllavisė me ēdo mėnyrė nė teatrin ushtarak" (A K (PRO HS5/166).

Kjo politikė sekrete ishte mbajtur e tillė edhe nga njė numėr i anėtarėve tė qeverisė dhe nė veēanti nga Foreign Office.

Situata nė Jugosllavinė e kohės ishte shumė e ndėrlikuar ku njė pjesė e politikės vendase ishte pro-gjermane. Politika britanike nė Jugosllavi ishte e ndarė mė dysh pasi Ministria e Jashtme Britanike nėpėrmjet Legatės sė saj dhe Konsullatave mbante kontakte me njė elitė tė ngushtė tė politikės jugosllave me pikėpamje pro-britanike.

Sipas dokumenteve nė dispozicion, Seksioni D/SOE dhe SIS kishte krijuar njė rrjet tė gjėrė kontaktesh nė shoqėrinė Jugosllave, kontakte tė cilat pėrfshinin jo vetėm pjesė tė errėta tė shoqėrisė jugosllave por edhe grupe me pikpamje tė hapura pro-komuniste por qė megjithė pėrpjekjet e SIS "nuk kishte zbuluar dot emrat e liderve tė tyre" (AK HS5/398).

Kėto kontakte shqetėsonin seriozisht Legatėn Britanike nė Beograd si dhe Ambasadorin Anglez Ronald Cambell i cili nuk dėshironte qė njė pjesė e personelit tė tij tė pėrfshihej nė operazione sekrete apo tė mbanin kontakte me shtresa tė dyshimta tė shoqėrisė jugosllave. Sipas dokumentacionit tė SOE, nė Ambasadėn Britanike nė Beograd kishte njė tension midis SD/SOE dhe trupit diplomatik. Pėr kėtė arsye, politika e ndjekur nga Foreign Office e cila nxiste njė politikė neutrale tė Greqisė dhe Jugosllavisė binte ndesh me pėrpjekjet sekrete tė Ministrisė sė Luftės Britanike (frymėzuar nga Churchilli) e cila nė mėnyrė tė fshehtė po krijonte njė atmosferė lufte sekrete.

Por gjithsesi duhet thėnė se nė Jugosllavinė e vitit 1940 seksioni D/SOE (Sektori Ddrejtori e metodave jo konvencionale) si dhe SISkishin njohuri mė tė mira mbi gjendjen reale tė politikės dhe ekonomisė sė vendit.

Foreign Office ndėrmjet Ambasadorit Cambell udhėzonte Qeverinė Jugosllave pėr tė ruajtur me sa mundeshin neutralitetin me italianėt, tashmė fqinjėt e rinj nė Ballkan. Ndėrkohė SOE kėrkonte me ēdo kusht qė Jugosllavia tė krijonte kushtet pėr njė sulm ndaj shpinės italiane nė Shqipėri.

Se ēfarė mendonin oficerėt e SOE mbi rolin e vendeve ballkanike, shikohet mjaft qartė nė njė prej dokumenteve tė drejtuar Qendrės nė Londėr. Nga ky dokument duket qartė se vendet ballkanike e nė veēanti Jugosllavia dhe Greqia shikoheshin si pjesė e lojės sė politikės sekrete tė Ministrisė sė Ekonomisė sė Luftės pėr tė provokuar njė konflikt ruso–gjerman.

Dokument PRO HS5/938

Raporti i D/H2 nga Beogradi. 2 Gusht 1940

"SOE nė Beograd beson se ėshtė e qartė qė vendet ballkanike nuk duhet tė kenėinteresa tė veēanta, por duhet qė interesi i tyre t'i nėnshtrohet interesit tė Qeverisė sė Madherise se Tij pėr te provokuar njė konflikt midis USSR dhe Gjermanise"

Gj`ate kesaj pėriudhe MIR (MIR dega ushtarake e sabotimeve), nėn udheheqjen e Sir John Sheakishte studiuar nė mėnyrė tė gjėrė kapacitetet ushtarake Jugosllave si dhe mundėsinė e rezistencės ndaj njė sulmi italian. Ndėrkohė SIS kishte njė rrjet kontaktesh shumė tė mira nė Shtabin Jugosllav, ushtrinė, Forcat Ajror si dhe pėrdorte pėr qėllime spiunazhi konsullatat nė Zagreb, Split, Dubrovnik, Lubjanė, Shkup.

Kontaktet nė nivele shumė tė larta nė fakt inspironin jo vetėm njė lloj besimi nė influencėn britanike tė qeverisė sė Regjenti Paul por nė fakt Shėrbimet Angleze po mendonin edhe pėr pozicionin e influencės angleze edhe pas Lufte. Nė njė Memo Sekrete tė dėrguar nga George Taylor, zv/Drejtori i SO/2 , (SOE) nė raportin e tij PRO HS57912 shkruan se "kontaktet e vendosura do ta vendosnin Britaninė nė njė pozicion shumė tė favorshėm nė qeveritė e pas luftės". Ky raport i shkruar nga njė funksionar i rėndėsishėm i Shėrbimit Sekret tregon qartė se britanikėt kishin mundur tė angazhonin nė favor tė tyre njė pjesė tė mirė tė shoqėrisė politike Jugosllave".

Ndėrkohė Sektori D po pregatiste planet mbi njė lufte eventuale nė Balkan duke pėrpunuar edhe njė sėrė metodash jo konvencionale tė cilat do tė implementoheshin nga rrjeti i agjentėve tė saj sekretė. Deri nė ēfarė ekstremesh Sektori D ishte i gatshėm tė shkonte mund tė kemi njė ide nga njė pasazh i shkurter i Memorandumi Top Sekret tė Nėndorit 1940 me titull "Funksionimi dhe Organizimi i Sektorit D".

"Helmimi i burimeve tė ujit si dhe pėrhapja e bakterieve si mėnyrė sabotazhi nuk rekomandohet por pėrhapja e sėmundjeve te bagėtia, drithrat, patatet inkurajohet dhe natyrisht ēdo mėnyre sabotazhi ndaj stacioneve elektrike, rrjetit tė komunikimi si dhe qėndrave tė prodhimit" PROHS5/935.

Somario

Qeveria Britanike u kishte dhėnė urdhėr specifik tė gjitha agjencive tė saja pėrfshirė edhe Shėrbimet Sekrete se nė asnjė mėnyrė nuk duhej tė planifikohej ndonjėndėrhyrje anti-italiane nė rajonin e Ballkanit.

Gjithsesi nėse do tė kthehemi sėrisht nė kohėn e interesimit tė zbulimit britanik ndaj Shqipėrise do tė kuptojmė qarte se ky interesim i madh ishte nė kuader tė njė plani sekret qė SOE e sapokrijuar kishte pėr Jugosllavinė dhe Greqinė, ku Shqipėria do tė luante njė rol tė rėndėsishėm.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi