Kuriozitete per Tiranen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kuriozitete per Tiranen

Mesazh  Nimfa prej Fri May 30, 2008 2:08 am

Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24o celcius dhe nė janar +7o celcius. Nė vit bie 1200 mm shi.

· Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

· Tirana u themelua mė 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.

· Ekzistojnė kater hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...

1- Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.

2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton fillimin datonne fillimin e shekullit te pare para lindjes se Krishtit, e cila mendohet te kete qene keshtjella qe historiani bizantin Prokop (shek. VI), e quan keshtjella e Tirkanit

3- Tiranė vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, nė kujtim tė njė fitoreje tė korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) nė krye tė ushtrisė turke gjatė fushatės nė Persi.

4- Njė gojėdhėnė tiranase thotė se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga njė plakė qė takoi nė vendin ku do tė ngrinte qytetin. Pyetjes sė Sulejman Pashės se ēfarė po bėnte, plaka iu pėrgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mėndafsh)

· Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.

· Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.


· Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės.

Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.

·Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.

· Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.

· Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.

· Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.

· Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.

· Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kuriozitete per Tiranen

Mesazh  Nimfa prej Fri May 30, 2008 2:08 am

· Rruga e Durresit eshte hapur me 1922 dhe quhej « Nana Mbretereshe» Per ndertimin e saj u prishen shume shtepi e kopshte.

· Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.

· Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.

· Bulevardi « Dėshmorėt e Kombit » ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.

· Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.

· Monumenti i Skenderbeut i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar

· Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.

· Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.

· Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.

· Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».

· Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. « Piramida » u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.



· Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorė.

Nė vitin 1920 – 17.000 banorė
1938 – 25.000 banorė.
1945 – 40.000 banorė.
1990 – 250.000 banorė.

Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt Metropolit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės mbi 700.000 banorė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi