Eliana Alien

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

Eliana Alien

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 6:42 am


Eliana Alien ka lindur me 28.11.1982, ne fshatin piktoresk te Bushkashit (Mat) , ku kaloi pjesen e pare te femijerise dhe kreu studimet e para. Pikerish ne kete faze e joshur nga kurioziteti per boten, per lirine, frymezuar nga liqeni qe lagte kete fshat te vogel e gati anonim, fillon te shkruaje poezite e para qe s'do lexonte askush. Ne moshen 14 vje trasferohet ne La (Kurbin) ku frekuenton Shkollen e mesme “At Shtjefen Gjecovi” kohe ne te cilen botohet (nen perkujdesjen dhe ndihmen e muar te redaktores Rina Cela) edhe vellimi i saj i pare poetik:“Rastesi Castesh” - Toena, nga ketu do fillojne trasferime te njepasnjeshme per autoren. Ne vitin 2001 trasferohet ne Tirane, ku bashkepunon me gazeten javore “Intervista”. Ne vitin 2003 me ndihmen e redaktorit Z. Luigj Tarja, boton vellimin e dyte poetik “Me pate thene” - Pegi. Ne dhjetor te vitit 2003, autorja do linte Tiranen, per tu trasferuar ne Itali, vendi ne te cilen jeton, punon e studion aktualisht.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Eliana Alien

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 6:44 am

Poezi nga vllimi ''Rastsi astesh''


POEZI MARRE NGA VELLIMI “RASTESI CASTESH”
Shtepia botuese Toena – Tirane 2002

NGJYRAT E TRISHTIMIT

Nje trendafil
i keputur nga qielli
rene ne det.
Nje enderr
nenshtruar jastekut
nje lot qe rreshqet.
Nje nate e mbushur
me ngjyra trishtimi
lendoj nje jete.

RASTESI CASTESH


Mos me shiko ashtu:
sikur te isha e huaj per ty
Me mendime te heshtura,
mos me vrit
Ti di te flasesh
S'desha te te takoja
Ishte thjesht...,
rastesi astesh

TI KE GJITHCKA

Ti ke gjithka.
Gjithka
qe une s'kam
Gjithka ,
qe me duhet
E s'mund te ta marr,
sepse eshte e jotja

IMAZH I ZBEHUR

Dikur te quaja Don Zhuan
Princi i kalter
Romeo
Sot:
S'je asgje tjeter
Vese:
Imazh i zbehur

PA TITULL

Para pasqyres
Syte me veshtruan thellesisht
“Ki besim te vetja”
Me thane
“Dhe do ja arrish”

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Eliana Alien

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 6:45 am

Poezi nga vllimi ''M pate thn''


POEZI MARRE NGA VELLIMI “ME PATE THENE”
Shtepia botuese Pegi – Tirane 2003

ZJARRI

Si ferri duket zjarr,
qe flakeron ne oxhak
Druret, si te denuar
djegin fajet ne flake

PERENDIMI

Dy pulebardha
zbriten shkallet e qiellit
preken lektas detin.
Pastaj,
fluturimthi
u ngriten ne hapsire,
te percillnin drejt perendimit
rrezen e fundit te diellit.

VALLJA E SHIUT

Shiu,
ne pisten e vallezimit
zbret nga rete si litar
Vallezon samba, pa kokarje
pa muzike, koreograf
Troket mbi gjethe pemesh
hidhet, dridhet mbi nje xham
Seriozisht
e ka marre shiu
A thua se do fitoje mim
te pare

MASKA E MASHTRIMIT

Gjithmone me genjeshtra
i gosdtita njerezit.
Te verteten lakuriq,
kurre se thashe
Te mjeret ata!
I besua brokullat e mia.
E pranuan fytyren time
te fshehur nen maske.

FTESE


Me duar bosh
kalova rruget.
Vetem plehra
letra te paderguara
hedhur andej-kendej
Asnje peme
Asnje rreze
Asnje shpend cicerues
Asnje egersire
Asnje shenje jete
Zbrazdesi fryme
I perkas kesaj bote
te zbrazet.
Me ndihmoni ta mbush!

PA TITULL

te gjithe mi pane
lotet
por askush s'me dha
nje shami
ti fshija nga syte

DEGJOJE ZERIN TIM

Duke thirrur emrin tend
lotet sbriten si skllever
te dashurise, lidhur fort
pas faqeve te zbehta.

Duke thirrur emrin tend
ndjeva zemerimin te shperthente
furishem mbi kupen e ndjenjave
qe me vodhe.

Duke thirrur emrin tend
ndjeva shpirtin te shkeputej prej meje
e shpirti me duhet akoma,
kthema.

NJEREZIT E EPOKES SE MADHE

Ne erdhem nga lindja,
bashke me rrezet e diellit
Lules nektarin i morem
Gjarperit helmin

U ushqyem me iluzione,
me endrra mekatare.
Dikujt lumturi i falem
Dikujt dhimbje te madhe

Mekatuam para zotit
U penduam dhe u falem
Teatro luajtem me jeten
Ne. Njerezit e epokes se madhe

VJESHTE

Nje ze me tha
se iken dallendyshet
e gjethet vdiqen.
Une,
veshur me te errta,
dola te kopshti.
E heshtur

I kredhur ne humnera
te zbrazta, shpirti im
si vjeshat

CASTET


Mbi kurrizin e dites se lodhur
rreshqiten astet, si masazhiere
derisa nata i gostiti
me kokteje ererash dimri
Te dehura, astet u perplasen
pas dyerve te lokaleve,
ku pianecet digjnin ne alkol
epshet deshtake
Me fyerje te dehurit andej i perzune
Dhe humben astet, se di se ku
Ah, tani i shoh, i pashe ku jane
Mbi preherin e nje nene
qe ushqen femijen e saj

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Eliana Alien

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 6:46 am

Poezi nga vllimi ''M jepni adresen e zotit''


POEZI MARRE NGA VELLIMI “ ME JEPNI ADRESEN E ZOTIT”
NE PROCES BOTIMI

KUSH ISHE TI


Kush ishe ti
Kur me le te gialle
Ne truallin e vdekur
Dhe vrullshem, u largove
(me gjakun tim ne duar)
per te ngrene, darken e bekuar
me familjen tende, i lumtur.

ASAJ QE NJEREZIT QUAJNE DASHURI


Si dy hajdute ja kemi vjedhur shikimet,
asaj qe njerezit quajne “dashuri”
Shikime,
qe mund ti kishim pa paguar
Por ne
“Lufte”
S’jemi urryer
S’kemi guzuar as as te duhemi
I jemi trembur
asaj qe njerzit quajne “dashuri”

Ishim aq afer
Sa mund t’ja degjonim njeri tjetrit
renkimin e shpirtit
Po ne...
“Ndal”
Dhunshem
Inertesisht
Ju rebeluam
asaj qe njerezit quajne “dashuri

POST MENGJES

Edhe nje, edhe dy…
Minus nje, minus dy…
i mungojne mengjesit
Deliri i kafshes qe jeton ne mua,
eshte prezenca jote, vetmise

Edhe nje, edhe dy...
Minus nje, minus dy...
i mungojne mengjesit
zhurmes qe do le pas
ikja jote e zakonte

DHJETORI I PARE KETU


Qyteti i stermadhmadh, teheq zvarre kembet mosbindese
te nje endacaku. I njoh, jane te miat

Duart shterngojne emocione te rezikshme
ne xhep ngrohet perpjekja e fundit, per te shpetuar
nga ngrica e dhjetorit te pare, ketu

Hapat jane te ngadalte
Si kurajoja qe shtyn ne mes te turmes
Merdhihur, hedh hapin e parafundit, pa pike deshperimi
Si parazit, ne epoken e evolucionit

JA SI PREZANTOHEM


Emrin ma dha dielli.
Para dhe pas lindjes
Para dhe pas eres se krishtit
Para se t’me hidhte ne preherin
e gruas

Gruaja me dha gjirin
qe ndante me burrin
burri shuplaken e mireseardhjes
mbiemrin
s’guxova te shqiptoj nga frika
e fisit
per gruan isha vajze
per burrin isha djale

Vetem per diellin isha njeri.

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Eliana Alien

Mesazh  Nimfa prej Tue Jun 03, 2008 3:05 am

IMAZH I ZBEHUR

Dikur te quaja Don Zhuan
Princi i kalter
Romeo
Sot:
S'je asgje tjeter
Vese:
Imazh i zbehur

_________________


.* )
..) .*)
(. (. . : (.*`*-->>>>
"""""""""""

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e antarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht n krye Shko posht

Re: Eliana Alien

Mesazh  Sponsored content Today at 1:15 pm


Sponsored content


Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi