Haki Stėrmilli

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:16 am

20 Qershuer
Pėrsėri muer letėr Irena prej Shpendit. Ai prap pyeste pėr mue. Nė mes tė tjerave i shkruente edhe se, mbasi t'a mbaronte shkollėn, dėshironte me u shpėrngulė nga Shkodra e me ardhė kėtu. Ky lajm mė gėzoi tepėr, sepse do tė mundem me e pamė nga ndonjiherė dhe ndoshta do tė mundem edhe me folė me tė. Mė pėlqen t'a gjykoj si shenjė dashunije interesimin qė tregon pėr mue, por nuk mundem me e besue kryekėput. Ah sikur tė mė dashunonte me tė vėrtetė. Po t'arrijsha me u dashune prej tij e me u . . . martue me tė, kurrgja tjetėr nuk do t'i kėrkojsha Zotit. Por ah. Ndoshta ai pyet pėr mue i shtyem vetėm nga ndėrgjegja dhe pėr tė nderue regullat e etiketės apo tė kalorėsis qė tash vonė kanė nisė me i pėrvetue tė rijt e sidomos studentėt t'onė. Dhe sigurisht kėshtu do tė jetė. Oh ku kam fat un e shkreta me u bamė Mbretnesha e adhurueme e atij Mbreti tė plotpushtetshėm qė sundon mbi zemrėn t'eme. Kush e din. Tė them tė drejtėn jam me zemėr tė ngrime.

24 Qershuer
Eme njerkė asht edhe ziliqare. Po, asht edhe fort. Shumė herė e thumbon t'em atė dhe kėrkon tė dije se ku e kalon kohėn, kur qėllon tė vonohet me u kėthye nė shtėpi. Sonte, pėr shembėll, em atė i zanun me punė tė shuma nė dyqan, erdh pak vonė. Pėr kėtė shkak ajo qė tue luejt mendsh prej nakarit. Sa shkeli baba nė prak tė derės, ndeshi nė njerkėn qė e priti me turi tė mvarun dhe me nji breshėn fjalė ankimi. Ai u habit dhe, pa e kuptue shkakun e vėrtetė tė kėsaj furrejeje t'ashpėr, spjegoi se kishte qenė i ngatrruem me punė tregtije nė dyqan. Mirė, por ku i mbushej mendja asaj se! Ai vonė e muer vesh qellimin e kėtyne sauneve tė bame me nji gjuhė aq tė fortė. Atėherė nisi me i folė ma shtruem qė t'a bindėte se ai nuk ishte nga ata burra qė mund t'i vehej nė dyshim nderi. Nji copė herė, i lodhi fėlqijt tue u arsyetue dhe tue dhanė spjegime, por njerka vazhdonte t'a kėndojė kangėn e vet. Ma nė fund babės i u sos durimi dhe e msyeni me nji varg f jalė t'ashpa sa i a mbylli gojėn. E dij se zilia apo nakari nė dashuni asht si krypa nė gjellė. Gjithashtu e di se edhe dashnorėt ngucen e besdisen fort kur hanė tepėr nga kjo krypė njelmuese deri nė helmim. Tė gjitha kėto i kisha ndigjuem prej atyne qė i kanė sprovue dhe m'a merrte mendja edhe mue se, shumė herė, munde tė ngjajnė moskuptime e dyshime midis atyne qė u kanė rasė zemrave tė veta nga nji kuintal ndiesi flakruese dashunore. Por nuk m'a merrte mendja se krymbi i dyshimit e i nakarit mundet me e brejtė edhe zemrėn e nji grueje tė mplakun dhe qė disa herė asht bamė nanė. Mbasandaj prej kuj me dyshue se?! Prej nji burrit qė ka kalue tė 50 vjetėt e moshės sė vet dhe qė, deri nė fanatizmė, arrin me i respektue porosit e fes. Pėrmbi tė gjitha ai nuk asht as edhe i bukur. Nuk them se asht i shemtueshėm, por s'asht edhe I bukur. Pėr shembėll ka sy tė zij, por qepallet i ka mjaft tė rralla; ka kokė vezake e faqe tė plota, por hundėn e ka tė shtrrembėt; ka shtat tė plotė, por shalėt i ka disi tė shtrembėta si dy kiza me korriz jashtė; ka krahėnuer tė gjanė, por ka edhe do duer tė mbėdha e plot lesh. Disa thonė se leshi ndėr duer tė meshkujve asht shenjė fisnikije, por mue, pėr Zotin, nuk mė mbushet mendja se leshi mundet me e fisnikue njeriun. Pėrkundrazi kisha me thanė se leshi ndėr duar asht shenjė primitiviteti, moszhvillimi ase papėrsosmėnije nė pikpamje fizike. Un fisnikin e njerut e kuptoj nga veprat e nga sjelljet e tija e jo nga leshi i duerve. Shkurt ai nuk asht nga ata qė mund tė admirohet prej nji femne si i bukur dhe t'a trembi njerkėn se mos i rrėshqet nga dora.
Asht provue se jo vetėm njerzit por edhe kafshėt kanė zili. Gjithashtu asht vu re se femnat janė aq ziliqare sa e humbin mendjen dhe arrijnė me bamė gjithshka kur i kafshon grenza e nakarit. Por zili, them, do t'i kishte hije, deri diku, nji gocės qė dashunon ase ndonji nuses sė re e jo nji grueje tė mplakun. Veē kėsaj asht marrėzi me dyshue prej nji njeriut, si im atė, qė kur kthen nė shtėpi asht i ndragun kambė e krye me voj, me tėlyen, me uthull e me tė tjera. Prandaj kurrsesi nuk e gjej t'arsyeshėm dyshimin e saj kundrejt t'im et dhe kėtė farė zilije i a atribuoj mendjes sė sa trashamane qė nuk mbrrin me gjykue me kthjelltėsi dhe me arsyetue drejt. Me kėtė mėnyrė njerka i ndjell vetėhes hidhėnime e mėrzitje pa qenė nevoja dhe pa pasė ndonji shkak t'arsyeshėm. Kėsisoj vetė e cenon lumnin e vet. Po. Ka shumė njerės tė lumtun nė kėtė botė qė nuk e dijnė se janė tė lumtun, pse mendjes sė tyne i mungon drita e nevojshme pėr me e pamė jetėn e vet ashtu si rrjedh rithmikisht. Kėta typa, tė shumtėn e herėve, bahen manijakė tė mėrzitshėm dhe vetė kėrkojnė jetėn dhe bahen shokėt e tė mjerėve. Edhe njerka e eme hyn nė rradhėn e kėtyne mendje-lehtėve, ndoshta e shtyeme prej Destenit pėr t'i lamė mėkatet e mundimeve qė mė ka bamun mue. Ndoshta.

27 Qershuer
Irena asht e lumtun. Po. Herė mbas here asaj I vjen i dashuni nė shtėpi dhe, orė tė tana, rrijnė tue bisedue. Ah sa lakmojsha me qenė si ajo. I kam zili. Ajo u fejue me atė qė qė dashunue dhe tash projekton se si t'a ngrehi folen e lumnis. Ku ka ma mirė? Kanė vendosė tė martohen nė Vjeshtė dhe prindėt e tyne e kanė, pėlqye kėt vendim. Prandaj, qysh tash, kanė nisė pėrgatitjet pėr dasmė. S'ka dyshim se tė lumtuna janė ato qė i kėnaqin zemrat dhe tė mjera janė ato qė s'mundin me i argėtue dėshirat e tyne. Por ma tė lumtuna janė ato qė nuk gjejnė asnji pengim prej prindėrvet tė vet nė realizimin e andrrimeve tė tyne lumnuese. Edhe un andrroj nji lumni, por druej se do tė ndeshi nė pengime tė ndryshme e sidomos nė kundėrshtimin e pathyeshem tė babės, pse ai, pėr fat tė keq, nuk asht nė gjendje me e ēmue tė drejtėn e bijės sė vet.

2 Korrik
- Sihariq, Dije, se erdh Shpendi - mė tha sot Irena sa mė pa. Zemra mė rrafi me hof dhe shtatin m'a kapulloi nji hafsh i nxehtė.
- Pėrse mė thue... sihariq? - i thashė me za tė dridhshėm.
- Kot. Dishka mė shtyni. Mė fal nė tė hidhnova - m'a bani ajo e qeshun dhe tue mė shique ndėr sy.
I ula syt, pse nuk guxojsha t'a shof ma gjatė. Druejsha se mos m'a hetojė atė qė mshef mbrenda zemrės.
Dje paska ardhė bashkė me t'amėn e tė motrėn. Paska zanė shtėpi kėtu. Sot nė mėngjes kishte ardhė ke Xha Simoni pėr vizitė. E paska mbarue shkollėn tue dalė ndėr tė parėt. Qe tash filuen netėt e andrrave. Nisėn netėt qė do tė kalohen pa gjumė dhe tue i ndigjue rrafjet e zemrės sė gandueme prej tij. Mbas sodi kam pėr t'i ndimė, ma fort se kurdoherė, dridhjet e zemrės sė dehjun prej dashunis. Mbas kėndej kam pėr t'i njoftė mėngjezet e trandafilta dhe kam pėr t'i shijue agimet e ndritshme qė ka me pjellė imagjinata e dashunis vajėznore. Mbas sodi kam pėr t'a njoftė, ma sė miri, botėn e msheftė tė dashunis. Oh sa ē'qenka dashunia. Ajo t'a ambėlsueka jetėn, por tė robnueka e s'tė lanka me rrėshqitė nga prehni i saj. Qeh s'mė merr gjumi. Mendoj se ai tash asht kėtu. Vetėm disa rrugė e disa shtėpi mė ndajnė prej tij. Mbas sodi ai ka me jetue kėtu si bashkėqytetar i em.
Mbas kėndej edhe ai, si un, ka me e thithė kėt ajr qė prekin, butas, buzėt e mija tė nxehta nga ethet e dashunis. Qeh mė duket sikur jam tue e thithė at ajr qė ai ka nxjerrė nga goja e vet e pastėr. Mė gjan sikur e ndi frymėn e tij tė vokėt qė m'a lėmon fėtyrėn t'eme. Qeh syt e tij plot shkėndia gjallnije e flakėruese. Qeh fėtyra e tij e qeshun. E si mund tė flej me zemėr tė trazueme qė vlon pėrmbrenda? Natyrisht s'mundem. Nuk dij se nė cilėn lagje e nė cilėn shtėpi banon. Me gjith kėtė u krijue nė fantizin t'eme nji banesė qė tash ka marrė hijen dhe dukjen e bukur tė Qabės sė dashunis s'eme. Qeh e shof, si nėpėr vegim, se ka ramė mbi shtrat e po flen amblas tue marrė frymė lehtė si ndonji foshnje e padjallzueme dhe e njomė. Syt e zij janė tė mbyllun. Qepallet e zeza bajnė hije mbi fytyrėn e tij tė bukur dhe gjajnė si ushta tė zeza qė ruejnė thesarėt e grumbulluem n'ato dy kupa tė ndritėshme. Flokėt e zij, palė palė, i kanė ramė mbi ball. Krahėt i ka nxjerrė, jashtė mbulesės sė bardhė, ndoshta, pėr t'i a shtue asajė bukurin e bardhėnis. Dorėn e djathtė e ka livarė; tė majtėn e ka vu mbi zemėr, si tė donte me i pushue rrafjet e saja tė forta. Buzėt herė mbas here, lėvizin nga pak. Duket sikur flet pėrgjumshėm, por s'mundet me e kuptue ēdo njeri. Vetėm veshi i zemrės sė puthun prej tyne mundet me i
ndigjue e me i kuptue. Asht n'andėr e kuvendon me dikė. Ndoshta me... mue. Ah sikur t'isha un, makar n'andėrr, ajo sė cilės i flet aq ambėl. Mė dridhet dora dhe s'po mundem me shkrue, pse m'asht shkri zemra. Ajo shurgullon pėrmbrenda nga valėt e forta qė pėrplasen nė njena tjetrėn me forcė tė madhe.

4 Korrik
E pashė Shpendin. Ai kishte ardhė sot ke Xha Simoni. Ishte ulė buzė dritares sė hapun nė kthinėn e Irenės. Un nuk e pashė, pse e kisha krrusė kokėn.
- Irenė! - thirra kur u avita ke dera, pa vu re se kush ishte mbrenda.
- Dije! - gjegji ajo. - Ē'don? - pyeti.
Pa i u pėrgjegjė u futa nė kthinė. Edhe kur hyna mbrenda s'e pashė. U drejtova kah Irena q'ishte ulė kundrejt tij.
- M'ep nji libėr, Irenė, se jam mėrzitė tepėr – i thashė dhe u afrova ke bibliotheka. Kapa nji libėr dhe e hapa.
- Ē'farė libri don Dije? - pyeti ajo.
- N j i . . . nji qė tė m'a hjek mėrzin e shpirtit - thashė.
- Epi nji libėr vjershash, nji libėr qė tė dikojė gaz e harė, nji libėr qė t'a kėmbejė, me nji fuqi magjike, mėrzin nė gėzim - tha dikush.
M'u duk si zani i tij. Kur e ktheva kryet pashė se ai po mė pritte me buzė nė gaz. Ai vetė ishte libri i gjallė i porositun prej tij, libri i dėshiruem aq fort prej zemrės s'eme dhe qė ka fuqin magjike me mė lumnue pėr jetė. Por kush mund i thoshte se?...
- A! - bana e harlisun dhe e mahnitun.
Nji kahkaha e fortė e Irenės ushtoi mbrenda kthinės me tingujt e hollė tė nji kristalit qė thyhet. Bana me ikė, por s'munda. Mė ndalėn nė vend syt e tij plot shkėndia magnetike. Mė mbajtėn ata sy qė un nuk mundem me u a durue shiqimin depertues.
- Pėrse ikni Zojushė? Na jemi pamė aq herė sa e ka humbė ma vlerėn ai kuptim ase qėllim qė ju ban
me u mshefė prej meje - tha.
Un ende qendrojsha nė vend, nė kambė. Nji harė e ambėl m'a kishte pushtue shpirtin. Librin qė kisha nė dorė e kisha rrasė mbi zemėr, pse ajo mė rrifte fort. Syt e tij tė qeshun, por edhe si lutės, ishin ngulė mbi mue si dy projektorė tė fuqishėm qė t'i terratisin syt. Fėtyra e tij dalė-ngadale, mė gjajti sikur nisi me u qarkue me do rrathė rrezesh shkėlqyese. Isha mahnitė.
- Rri Dije, se s'tė shef kush - mė tha Irena tue mė kapė pėr krahu. Atėhere m'u duk sikur u shkunda jermijet. E mblodha vetėhen dhe ika me vrull. Kur u ktheva nė shtėpi u mbylla nė kthinėn t'eme pėr t'a qetsue zemrėn e trazueme dhe pėr t'i mendue fjalėt qė mė tha. Njimij kuptime u dhanė fjalėve tė tija dhe njimij spjegime u dhashė veshtrimeve tė tij pėrpise.

7 Korrik
Irena, me sa kuptoj, interesohet shumė qė t'a lidhi zemrėn t'eme me atė tė Shpendit dhe tė sigurojė mundėsit
e lumnis s'onė. Sot mbas dreke mė thirri dhe, mbassi mė futi nė shtėpi tė vet, mė njofti se kishte ardhė Mamė Hija, e ama e Shpendit, dhe se donte me mė njoftė me tė.
- Jo - i thashė - mė vjen turp.
- Pse tė vjen turp? Eja se ajo asht nji grue aq e mirė sa ke me e dashtė sa t'a shofish - mė tha dhe, tue mė tėrhekė gati rrėshanas, mė futi mbrenda.
- Hajde Dije - mė tha Mamė Gjystina sa mė pa,
Un u skuqa dhe mbeta nė kambė, nė fund tė kthinės, si t'isha gozhdue aty. M'ishte nxemė krejt shtati. Pėrshėndeta vetėm me nji tė luejtun tė kokės dhe pa mund me qitė nga goja asnji fjalė. Irena pėrsėri mė kapi pėr dore dhe, tue mė tėrhekė drejt s'amės sė Shpendit, i tha:
- Nuk e njifni Zojushėn Dije. Kjo asht shoqja e eme e dashun; asht fqija e jonė, bija e Zotni Sulė Kėrthizės.
- Gėzohem qė po tė njof moj bijė. Pėr ty mė ka folė shumė mirė Zoja - donte tė thonte pėr Mamė Gjystinėn - dhe Irena - tha tue mė shique butė e ambėl.
U avita dhe i a kapa dorėn me i a puthė, por ajo mė tėrhoq dhe mė puthi nė ball. Mbasandaj m'uli ngjat vetėhes dhe nisi me mė pyetė pėr vetėhe, pėr t'em atė, pėr njerkėn e pėr fėmijt. Ma nė fund mė tha:
- Zoja dhe Irena, me sa kam kuptue, tė dojshin fort, por ti me tė vėrtetė, qenke pėr t'u dashtė bija e eme. Kėto paskan tė drejtė qė tė lavdėruekan. Edhe un kam me tė dashtė si Fijen e si Shpendin. Dashtė Zoti qė tė bahesh e lumtun nė jetė. Tue folė kėsodore m'i lėmonte flokėt e kokės dalėnga-dale.
Mamė Hija, sikundėr do t'a thrres ase mė pėlqen t'a thrres, ishte nji grue nja 45 vjeēare, me shtat tė naltė, me kokė vezake, me flokė tė thijun, me ball tė gjanė, me vetulla tė holla, me sy tė zij, me hundė tė drejtė dhe me qafė tė gjatė. Tue i kujtue pėrpjekjet qė kishte bamė ajo me gjindarmėt me armė nė dorė tha tue u mundue t'a
mas guximin e saj m'u shtue kėrshėria pėr tė. Mora kurajė dhe nisa me e shique, ma fort pėr tė gjetė nė fėtyrėn e sajė shenjat dalluese t'amazonės Shqiptare dhe pėr t'a bindė vetėhen se ndodhesha para nji heroinės.
Shkathtėsia nė lėvizjen e duervet, xixėllimi i herėmbasėherėshėm i syvet tė zij, mrrullja e vetullave nė rasa ashpėrimi tė fjalimit dhe tė matunit nė tė shprehun tė mendimit, me nji f jalė zhdrivielltia e dallueshme nė tė gjithė gjymtyrėt, mė banė tė besoj se ajo, pėrnjimend, kishte nji vullnet tė madh, kishte nji veēanti dhe se ishte, me tė vėrtetė, nji kreshnike, nji trashėgimtare e Teutės krenare dhe se nė dejt e saj vlonte gjaku i nanave Illyriane.
Syt e saj tė butė e t'ambėl, herė herė, egėrsoheshin, shkrepshin e vetėdijshin. Atėhere tė dukesh sikur po i shef sqenat e tmershme, sikur lufton me ata qė i vranė burrin me dy djelmt e vet dhe mija e mija kreshnikė tjerė. Nė kėtė rasė, nga xixėllimet dhe fikjet e paprituna tė syvet tė saj, zbulohesh lehtas shqetėsimi qė i a mbushte zemrėn. Shkurt nė syt e saj pasqyrohesh nji mall i pambaruem dhe nji tristim i thellė. Kjo grue tė bante t'a nderojsh dhe t'a duesh. E kjo ishte e ama e Shpendit, e atij qė un e dashunoj me gjithė shpirt.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:16 am

10 Korrik
Marr vesh se nji farė Fazli Pllaja mė paska kėrkue pėr grue, por im atė, pėr fat tė mirė, nuk kishte ndigjue me mė dhanė, pse ai s'qenka i rodit tė mirė. Nė kohen t'onė e nė shoqnin t'onė tė gjithė ata qė nuk kanė nji pozitė tė fitueme me pasuhi ase me fuqi, nuk janė nga rodi i mirė. Kultura e morali ende s'kanė mundė me u ngjitė nė kikėl dhe me e fitue ēmimin e parė. Kjo ngjarje mė bani tė mendohem shumė pėr fatin t'em. Druej se mos mė martojė im atė me ndonji njeri pa me mė pyetė fare. Ē'tė bėj? Edhe un nuk dij. Kam mbetė nė mėshirėn e fatit; jam e trembun nga droja se mos mė qėllon ndonji shigjetė shituese e helmuese.

12 Korrik
Prap takova me Shpendin. Mė gjet sot tue kėndue nji libėr ke Irena. U ēova me ikė, por ai qėndroi ke praku i derės dhe tha:
- Ju, Zojushė, ishit njoftė me t'eme amė dhe ajo, menjiherė, ju kishte simpathizue. Mbassi u njoftėt me tė, pėrse nuk dėshironi me u njoftė edhe me mue? Un, ju siguroj se s'jam i egėr. Jam biri i asaj grueje qė ju
njoftėt disa ditė ma parė. E nė mos ju pėlqeu ajo, keni tė drejtė me mė pėrbuzė edhe mue.
- Jo - thirra menjiherė si t'isha shty nga nji fuqi.
- Lypset tė krenoheni. Zotni, pėr atė nanė tė mirė qė kishit dhe duhet t'a ndini vetėhen tė lumtun nė pranin e sajė - i thashė tue bėlbėzue.
- Ju falem nderit shumė pėr simpathin qė ushqeni pėr t'eme amė - gjegji dhe mandej bani nji hap pėrpara. M'a zgjati dorėn tue mė thanė: Ju lutem mė lejoni t'ju paraqitem si...
- Epja dorėn Dije - briti Irena.
U hutova. E ndiva se u skuqa, pse nji hafsh i nxehtė m'a mbuloi shtatin. Me gjithė turpin e math qė kisha, dishka mė shtynte me i u bindė dėshirit tė tij. Prandaj i a dhashė dorėn. Ai u pėrkul para meje dhe m'a shtrėngoi dorėn tue mė hudhė nji veshtrim t'ambėl e tė thekshėm. I ula syt. Veshtrimi i tij plot shkėndia e pėrcėlloi zemrėn t'eme. Nji frigė e paspjegueshme, e bashkueme me nji kėnaqėsi tė thellė, m'a trazoi shpirtin.
- Besomėni, Zojushė, se jam i lumtun nė kėtė ēas dhe lus qė tė mos m'a kurseni kėtė lumni edhe mbas sodi - tha.
- Ju....Ju.... S'munda me thanė gja, pse nuk isha e zoja t'a urdhėnoj vetėhen e tė gjej nji pėrgjigje tė pėrshtatshme. Pėr fat tė mirė m'erdhė Irena nė ndihmė dhe mė shpėtoi nga ajo gjendje kritike. Mė kapi pėr krahu dhe m'uli mbi karrike tue mė thanė:
- Rri, Dije, e mos fol, se disaherė heshtja asht shprehja ma e fortė se sa tallazi i fjalėve qė shpėrthen nga goja.
Me tė vėrtetė ashtu asht. Mbasi u ula e ngrita kryet dhe e pashė Shpendin qė mė shiqonte me buzė nė gaz dhe me nji mėnyrė tė veēantė. Oh sa i hijshėm mė dukesh! A thue se pėrnjimend, asht aq i bukur e i dashun, apo mė vjen mue pse e dashunoj? Kush e din.
- Mos u tremb! - mė tha Irena. - Rri e qetė, se un po pėrgjoj prej kėtu mos vjen kush. Po erdh jot njerkė ase ndonjeni nga kalamajt, menjiherė, kam me e mshefė Shpendin nė mėsandėr. Shpendi bani buzėn nė gaz. Irena tue e tregue me gisht mėsandrėn u ul buzė dritares qė shef kah oborri. Un dridhesha. Dojsha t'i flas dishka, por nuk dijsha ē't'i them. Pėrpiqesha me i gjetė ato f jalė qė netė e ditė me radhė kisha sajue pėr me i a thanė, por tė gjitha i kisha harrue. Isha turbullue fare. I kisha ulė syt dhe po rrijsha si ndonji pulė e squllosun prej shiut t ė . . . . djersėve. Ai i dha dum se isha hutue. Prandaj, menjiherė, nisi me folė. Mė pyeti se cilat libra mė pėlqejshin ma fort, a mė kandesh muzika dhe tė tjera si kėto. Mu atėhere kur un kisha nisė me u kthjellue, e ndiva zanin e njerkės qė m'a thirrte emnin. U ēova dhe ika mbassi i a shtrėngova dorėn. Kur i a shtrėngova dorėn, si herėn e parė ashtu edhe nashti, mė gjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike qė t'a pershkon krejt shtatin me forcė dhe tė
ban tė dridhesh. Pa dyshim ishte fuqia e dashunis ajo qė m'a rrėqethi trupin me nji tė prekun tė dorės. Oh sa fort e dashunoj! Mė duket se po shkallis prej ngucjeve tė parreshtuna qė mė ban zemra. Oh sa i ambėl e i dashun qė asht! Oh sikur tė mė dashunonte e tė bahesh i emi.

13 Korrik
Meti asht i squet e i dashun. Un at e due ma shum se tė tjerėt dhe mė duket se kam tė drejtė, pse ai ban disa lodra qė tė kėnaq dhe tė tėrhek. Qeh nji shembėll: I ishte shqy sot topi i llastikut dhe s'kishte me se me luejtė. I kėrkoi s'amės nji koron qė tė blente nji tjetėr, por ajo s'i dha. E pashė se u pezmatue shum. U ul nė nji kand tė kthinės dhe nisi me shfry tue true me vetėhe. M'u dhims. U afrova dhe i hudha nji koron. Kur e pa koronin nė prehėn, menjėherė, brodhi nė kambė dhe m'u hudh nė qafė. Mė puthi e mė shtrungoi me dashuni.
- T'a kthej neser - mė tha mandej.
- S'e due. T'a kam falė - gjegja.
- Ani se m'a ke falė. Edhe un t'a fal - m'a bani tue mė shique me sy xixėllues.
- Mirė, por ti s'ke ku merr se...
- I marr tatės.
- Ai s'tė nep pėr ditė.
- Kam me e bamė qė tė m'api - gjegji mbassi u mendue pak dhe fluturoi pėr me blemė top. Mbas darke, kur po rrijshim mbi rrogosa tė shtrueme n'oborr, i u avit Meti babės dhe, mbassi e veshtroi me buzė nė gaz, i tha:
- A bahemi shokė tatė?
- Si thė? - pyeti em atė qė s'kish mundė me e pėrfshimė kuptimin e propozimit qė i bahesh prej tė birit.Tė gjithė u habitėm.
- A bahena shokė po tė them - pėrsėriti Meti.
Nji habi e bashkueme me nji nėnqeshje tė hollė u duk nė fėtyrė tė t'im et.
- Me ty me u ba shok a?... - i a priti.
- Po - gjegji Meti me tė shpejtė.
- E ēfarė shoqnije mund tė baj me ty? - i tha em atė me nji farė pėrbuzje.
- Pse? A s' t'a mbush syn a?..... - i a bani Meti i prekun nė sedre.
- Jo. S'po them gja, por nuk marr vesh se si don me u bamė shok me mue - spjegoi im atė.
- Njashtu ma! Si bahen gjith bota - tha Meti.
- Si? M'a thuej!
Tė gjithė pritshim me padurim e me veshė tė ngrehun se ē'farė pėrgjigje do t'epte.
- Qeh se si: Ē'tė kem un kam me tė dhanė ty e ē'tė kesh ti ke me mė dhanė mue. Kush tė tė ngasi ty kam me tė dalė zot une kush tė mė ngasi mue ke me mė mprojtė ti - spjegoi me serjozitet.
Tė gjithėve na snpėrtheu gazi. Meti e ktheu kryet kah un dhe m'a shkrepi syn.
- Po ti s'ke kurrgja mor hor - i tha im atė.
- Si s'kam? Eh se ē'kam un! Por ti s'din gja.
- Ndoshta. Por ty, veē kėsaj, tė rref jot amė, yt vėlla e motrat, kurse mue nuk guxon kush me mė prekė me dorė.
- E pėr kėto tė mira deh due me u bamė shok me
ty - i a priti Meti.
Gazi shpėrtheu pėrsėri.
- Hajt, pra, po bahemi - i tha baba i kėnaqun nga pėrgjigja.
- M'a ep dorėn - tha Meti dhe e zgjati tė vetėn.
- Pėrse me t'a dhanė dorėn?
- Tė m'a napish besėn se nuk do tė m'a bajsh me hile dhe se nuk do tė luejsh prej f jalės.
- Mirė pra - gjegji em atė dhe ia shtrėngoi dorėn.
Mbassi mbaroi lidhja u ul Meti ngjat babės dhe zu me na shique me kreni pėr fitimin qė kishte pasė. Ndėrkohe prap m'a shkrepi syn, por unė pėrsėri s'kuptova gja. Nuk kishin kalue as edhe pesė minuta qysh nga ēasti i lidhjes sė shoqnis, kur i a bani Meti:
- M'ep nji koron tate.
- Shka don.
- Nji koron.
- Thyej qafėn!
- E! Po na u bamė shokė!... - tha me buzė tė mvarun dhe shtoi: A kėshtu e mban besėn?
- Uh ke paskam harrue mor Met - gjegji im atė si i turpnuem.
- Mos harro tjetėr herė - verejti Meti tue e shikue me kujdes se mos tallet tata me tė.
Na qeshėshim.
- Na, se e ke hak - tha im atė dhe i dha nji koron.
- Tė falem nderit or shok - i tha Meti dhe, me koronin nė dorė, erdh pranė meje.
- A tė thashė? - m'a bani kadal dhe me sy tė qeshun.
- Tė lumtė! - i thashė dhe e putha me nji dashuni tė dyfishueme.
- Menre - mė tha mbas pak tue m'a rrasė dorėn nė prehėn.
- S'e due. Mbaje se t'a kam falė.
- Po e mbaj, por mos gabojsh me m'a kėrkue pėrsėri - gjegji dhe u ēue. Kėrceu nja dy herė prej gėzimit dhe iku tne flejtė tue na e urue natėn e mirė. Sikur t'edukohesh mirė kjo fėmi e squetė kush e din se ēfarė shėrbime tė ēmueshme do ti bante Shqipnis e njerėzis.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:17 am

16 Korrik
Tė Mėrkurėn erdh Fahrija e Dajė Dautit dhe mė muer pėr tė shkue ke Dajė Haxhiu. Un s'dojsha me shkue se....se mė dukesh sikur do tė largohem pėr gjithmonė prej Shpendit, por ajo nguli kambė dhe mė muer. Ndejta tri net. Sot u ktheva. Dajė Haxhiu u gėzue shum kur na pa. E porositi tė shoqen qė tė na bante dreka e darka tė mira. Mbasandaj u kthye kah Fahrija dhe i dha tė kuptoje se asaj i takonte me mė zbavitė me lojna e hoka.
- Lueni si nė fėmini - tha tue u drejtue kah un.
- Besoj se ju pėlqejnė lodrat e vogjėlis, mbassi ato ju a kujtojnė jetėn e ambėl e pa brenga qė keni kalue dikur.
- Ke tė drejtė pėrgjigja un me buzė nė gaz.
- Nashti s'kujtoj tė jeni, si atėhere, tė patrazueme nė shpirt - shtoi mbassi na shiqoi gjatė ndėr sy, si tė donte me hetue e me zbulue dishka.
- S'dij - gjegja un e prekun nė shpirt dhe pak e hutueme.
I mrulli vetullat me nji farė dhimbje, si ajo qė tregohet pėr ato qė lypset tė mėshirohen, dhe tha:
- Lueni, gėzoni, qeshni, jetoni.
U largue, mandej, si t'ishte i pezmatuem prej gjendjes s'onė tė vajtueshme. Un, mahnitshėm, e shiqojsha at plak t'adhuruem qė na nxitte t'a gėzojmė e t'a shijojmė jetėn. Mė dukej sikur e ēmonte gjendjen t'onė plot mungesa dhe e zbulonte t'ardhmen e shėmtueshme qė na pret.
- Po na s'jemi tė vogla qė tė luejmė si fėmijt - i tha Fahrija kur ai po largohesh.
U kthye. Na kundroi dhe tha:
- Oh sa mirė do t'ishte sikur tė ishit tė vogla apo tė mbeteshit foshnje, tė pakėn, pėr nja 10-15 vjet.
- Pėrse?! - pyeti Fahrija e ēuditun.
- Pėrse?! Sepse....
E kėputi dhe e kapėrdini fjalėn. E tundi kryet si me zemrim dhe shtoi mbas pak me nji za t'egėr:
- Na....na jemi fajtorė dhe dėnimin, sigurisht, do t'a vuejmė.
Iku mbasandaj si ata qė nuk duen me e pamė mjerimin e tė dashunve tė vet.
- Ē'thotė xhaja kėshtu Dije? Ai shpesh flet kėsodore, por un nuk e kuptoj - tha Fahrija naive qė sė kishte marrė vesht gja.
- Ku dij un - gjegja si ndėr dhambė, pse sė kisha nge.
Po. S'kisha nge, se mendja e eme po pėrpiqesh me i spjegue fjalėt e tija enigmatike. Ma nė fund solla besim se atij i vinte keq pėr fatkeqėsin t'onė.
- Pse dėshirove tė mbetemi tė vogla edhe pėr disa
vjet? - e pyeti Fahrija kur u kthye nė mbrame.
- Pėrse? - Sepse sot shumica e mashkujve nuk i shofin punėt t'ueja edhe me syt e femnės. Ata gjykojnė sikundėr u pėlqen pa i pėrfillė tė drejtat t'ueja. E mbrenda 10-15 vjetve, sigurisht, do tė ndrrojnė mendim dhe do t'arrijnė me i ēmue tė drejtat t'ueja - spjegoi Dajė Haxhiu tue folė me nji farė nxehtėsije qė tė bante tė kujtojsh se asht tue nxjerrė lav nga goja e jo frymė.
- Beson se pėr 10-15 vjet mund tė ndrrojė kjo mendėsi? - pyeta.
- Po, besoj. Mbrenda kėtyne vjetve, me doemos, do tė shembet bota e vjetėr e do tė krijohet bota e re - gjegji tue e thithė cigaren me aq forcė sa tė dukesh sikur don me i pėrpimė krejt hidhėsit e shoqnis sė sotme pėr me mos i a lanė trashėgim asajė sė nesėrmes.
- Po mbulesa ē'asht Dajė Haxhiu? - pyeta un mbas nji heshtjeje tė shkurtun.
- Mbulesa? - bani tue i mrrullė vetulat. - Ajo asht... shpikja e pėrēudėshme e disa fanatikėve qė i a kanė ulė vlerėn fės s'onė. Asht nji zakon i mbetun prej mija vjetsh dhe qė mprohet prej turmave fanatike si ligjė fetare.
- A nuk urdhėnon feja me u mshefė e me u mbulue?
- Jo. Feja nuk robnon, por liron. Vetėm duhet tė nderohet porosia fetare e morale qė ban Kurani pėr t'i mbulue pjesėt e turpėshme tė shtatit.
- Asht e dijtun.
- A t'i hjekim, pra, ēarēafėt? - pyeeti Fahrija.
- Jooo.
- Pėrese?
- Sepse ju grijnė fanatikėt; sepse duhet tė vijė koha qė tė hudhen tej ata llome qė i a kanė ngjitė fės - gjegji.
- Q'u thue gocave ashtu mor burrė? - i tha e shoqja qė kishte ardhė pak ma parė dhe i kishte qėndrue mbas shpine.
- Tė vėrtetėn moj grue - pėrgjigj, mbassi e kthei kryet mbrapa dhe e pa.
- Si? Don me i qitė jashtė pa ēarēaf?
- Jo, moj e urueme, jo. Un nuk i qis pa ēarēaf, por feja, ajo fė qė disa fanatikė thonė se e urdhėnon mbulesėn - gjegji.
- Hej! - bani e shoqja e harlisun.
- Po tė kishje pasė gocė ti Dajė Haxhiu a do t'a mbulojshe? - pyeta.
- Do t'a lijsha tė lirė tė vendoste vetė e t'a zgjidhte njenėn dysh: lirin ase robnin - i a bani dhe u ngrit me dalė.
- E! A e ndigjove se si tha xhaja? - tha mbas pak Fahrija tue e thye heshtjen qi kishte plakosė.
- E ndigjova.
- Ē'mendon nashti?
- Nashti? Nashti mendoj sikur t'isha djalė.
- Sikur t'ishje djalė?! - bani e habitun.
- Po.
- Ē'do tė bajshe?
- Do t'i shpallsha luftė botės fanatike dhe do tė vazhdojsha derisa tė ngadhnojsha ase tė mbarojsha.
- Ke tė drejtė - tha dhe heshti. Duket se edhe atė e rrėmbyen mendimet.
Tasht qė po i shkruej kėto rrradhė prap mendoj mbi gjendjen t'onė tė mjerueme. Ata qė kanė mend, qė kanė ndėrgjegje tė pastėr dhe shpirt tė dlirėt, pa dyshim, e shofin me tmer se sa tė vrazhdėt, se sa tė ndytė e tė shėmtueshme e kemi jetėn na sot. Jeta e jonė asht e zbrazėt, e kotė, mėrzitėse dhe pa asnji ngjyrė. Ajo ma fort i gjason vdekjes se sa rrojtjes. Jemi burgosė dhe na asht mohue ēdo e drejtė. A ka ēarēafi bazė morale dhe a urdhėrohet prej fės? Jo. Atėhere ē'asht kjo bolbė pėr na tė mjerat? A asht ēarēafi, me tė vėrtetė, kėshtjelli i papushtueshėm qė ruen nderin e femnės? A asht ēarēafi nji shtėrrak midis nderit e turpes? Pa dyshim jo. Nderin e femnės e ruen karakteri i sajė i fortė dhe jo ajo pece e bardhė ase e zezė qė i a mbulon shtatin. Para mburojes sė patro nditshme tė karakterit, pa tjetėr, qėndron e pacenueshme virgjinia e pastėrtia e femnės. Ajo qė asht mbrujtė me nji edukatė tė shėndoshė dhe asht pajue me vlerat morale tė trashėgueme bres mbas brezi prej stėrgjysheve, e ruen nderin si nji pasuni tė vlershme qė e ban krenare, por jo si nji teshė tė futun nė thes.
Prandaj mbulesa, sikundėr tha edhe Dajė Haxhiu, asht nji shpikje qė nuk i shėrben qėllimit t'atyne qė e porosisin. Pėrkundrazi asht nji pengesė e pakapėrcyeshme pėr zhvillimin dhe naltėsimin e femnės Muslimane.
Po tė kqyret shoqnia e jonė me synin e pagabueshėm tė nji studjozit, lehtazi, do tė konstatohet se demoralizimi
e korrupsioni asht ma shum ndėr qytete se sa ndėr katunde, ku femna nuk asht futė nėn zgjedhėn e ēarēafit. Nuk kujtoj se mund tė guxojė kush me pretendue se fusharaket ase malėsoret tona janė ma pak fetare dhe ma pak tė ndershme se na qytetaret. Brezat e ardhėshėm, pa dyshim, do tė ēuditen se si e kemi durue kėtė robni qė na asht impozue me pėrdhunė. Nė nji kohė kur bota mundohet me i kapėrcye kufijt e stratosferės pėr t'i kolonizue planetet dhe pėrpiqet me zgjidhė probleme me randėsi kryesore, na qajmė hallin e ēarēafit dhe e vrasim mendjen se a duhet t'a hjekim apo jo? Oh tė mjerat na. Un, po t'isha djalė, do t'i tregojsha botės mashkullore se dora qė pėrkund djepin asht ajo qė e rrotullon boshtin e fatit tė njerzis, sepse ajo dhe vetėm ajo e drejton jetėn kah horizontet e ndrituna ase t'errta. Por mjerisht s'jam djalė dhe si femėn nuk mundem me e nxjerrė zanin.
Sot nė mėngjes, mbassi ika nga Dajė Haxhiu, bashkė me Fahrijen shkova ke ajo, ku qėndrova nja nji orė. Ndėrkohė erdh Bedrija, nji e njoftuna e Fahrijes. Kjo ishte nji vajzė nja 16 veēare, sy e vetull zezė, shtat hollė, buzė trashė, dhambė bardhė, hundė drejtė dhe qafė gjatė. Me nji fjalė ish mjaft e bukur. Kishte ardhė me marrė do figura lulesh pėr me qėndisė dishka. Mbas pėrshėndetjes dhe mbassi i a dha figurat e pyeti Fahrija:
- Hej Bedrije! Si i ke punėt nashti me at djaloshin qė rrin nė shtėpi t'ande?
- Mirė - gjegji ajo mbassi shiqoi kah un pak si me droje.
- Kjo asht kushrina e eme - tha Pahrija tue mė tregu mue.
- Mos druej! Fol!
- Mirė pra - pėrgjigji Bedrija me buzė nė gaz dhe tue u spėrdredhė.
- Nashti ka filue me mė folė ambėl e...
- Beson se tė don? - pyeti Fahrija tue i a premė fjalėn.
- Po. Dje i dhashė nji letėr dhe kėrkova tė takohem me te.
- Po pse i shkrove letėr, kurse ti e ke nė shtėpi dhe e takon pėr ēdo ditė?
- Nė letėr i kam shkrue edhe dishka tjetėr. Mbarsandaj mė vinte turp t'i thom me gojė.
- A!. Po a shpreson se ka me t'u pėrgjigjė?
- Me doemos, se... mė don.
- Hej! - bani Fahrija dhe, mbassi u mendue pak, pyeti: A e more vesh se nga asht?
- Po. Asht Kosovar. Ka vetėm nji nanė plakė dhe nji motėr.
- Po emnin a i a mėsove?
- Po. Shpend e quejnė, por un e thrres veshshpuem, pse e ka tė shpuem veshin e majtė.
- A! - bani Fahrija si e topitun dhe e mpime. Sikur tė mė kishte ramė pika apo tė mė goditte rrėfeja, nuk do tė tronditesha ma fort se sa kur ndigjova prej gojės sė Bedrijes se dashnori i saj qenka Shpendi, ai djaloshi qė pak ditė ma parė mė foli me nji gjuhė qė shprehte kėnaqėsin e zemrės pėr njoftjen e bame me mue. M'u dridhėn leqet e kambėve dhe qeshė tue u rrėzue pėr dheu pa pikė fryme. Sedreja, ajo krenari qė ka femna dhe qė nuk e lejon me u pėrulė edhe para shoqeve tė saja, mė mbajti nė kambė. Po tė mos mė vinte turp prej asajė Bedrijes qė nuk e njifsha, sigurisht, do tė kisha thirrė me shkul tė zemrės dhe do t'isha pėrplasė pėr tokė si e vdekun. Dėshprimi m'i mveshi syt me nji hije tė zezė dhe nga thellėsia e zemrės ndiva tė ngjitet pėrpjetė nji valė pėrvėluese pėr t'u shprazė nga syt e mij si nji lang i nxehtė e helmatues. Prandaj i ula syt. Po, i ula se nuk dojsha tė mė diktojė ajo qė un tash e urrejsha si shemrėn t'eme. Me gjithė atė nuk qava, dhe tue i kafshue buzėt, e frenova furin. Kur i ngrita syt pashė se edhe Fahrija ishte zbemė fare.
- Ē'ke - e pyeta pa dashas.
- Kurrgja - gjegji me nji za tė mpakėt.
Kuptova se edhe ajo kishte qenė shitue prej veshshpuemit. Ika pa e zgjatė ma dhe e tronditun, pse edhe me
Fahrijen qenkemi shemra. Kur ktheva nė shtėpi, shfreva tue derdhė lot pėr dashunin e humbun e pa fat qė
e ka pushtue zemrėn t'eme tė shkretė. Thonė se femnėn e mundon shum nakari. Po. Kjo qenka e vėrtetė, por qenka e vėrtetė edhe ajo qė kur dashunueka femna arrika me e sakrifikue edhe shpirtin. Ma mirė t'i kisha thye kambėt e tė mos kisha shkue ke Fahrija, se sa shkova dhe vrave vetėhen.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:17 am

17 Korrik
Sot nė mėngjes erdh Irena ke ne. Mbassi mė pėrshėndeti m'u ankue se pse nuk shkova t'a shof kur u ktheva dje nė shtėpi. Ma nė fund e shfaqi ēudin e vet se si kisha ndejtė tri ditė e tri net larg . . . shtėpis. Mė duket se ajo e ka hetue se shka asht grumbullue nė zemrėn t'eme qė flet kėsodore, me gjith qė pak mbylltas. Ajo, natyrisht, habitesh se qysh kisha ndejte tri ditė larg Shpendit e jo larg shtėpis, por kėtė nuk e tha. Tė them tė drejtėn un s'dojsha me ndejtė, por mė mbajtėn. Dhe u mėrzita aq shum sa qeshė tue plasė. Me gjithė kėtė, me mend e me zemėr, jetova kėtu, pranė atij qė e dashunoj me tė gjitha fuqit e mija tė shpirtit e tė zemrės. Si thashė edhe ma naltė, kuptohet se Irena e ka pikasė dashunin t'eme, atė dashuni qė Shpendi shpirtazi kėrkon t'a shfrytėzojė me lajka dhe mandej tė m'a kthejė shpinėn. Oh mizuer! Kush e din se sa Bedrije, Fahrije e Xhevrije ka si un nėpėr skutat e Tiranės qė i lajkaton pėr me i futė nė kurthin e poshtnimit. Sido qė tė ngjajė mue nuk mundet me mė pėrulė, pse un do t'a ndryej nė zemėr atė dashuni dhe s'do t'a shfaq edhe sikur tė pėlsasi prej kėtij lėngimi. Irena e pastėr, natyrisht, nuk dinte gja pėr sa kam marrė vesh mbi at djaloshin e rrezikshėm. Prandaj ajo flitte shkoqun dhe ankohesh pse nuk kisha shkue me e pamė. Ku t'a dinte ajo se un nuk shkova nga droja se mos hasem me Shpendin ke ajo. Kam vendosė qė tė mos e shof ma dhe zemrės me i vu nji gur tė randė.
- Ti shkove ke Daja, Dije, por Shpendi m'a lodhi kokėn me pyetje tė parreshtuna qė mė drejton pėr ty - tha ajo mbas pak.
- Ē'pyeste? - thashė me mėllef.
Ajo nuk i dha dum zanit t'em qė duel jo nga gėrmazi, por nga thellėsit e zemrės sė plasun.
- Gjithshka: ku asht? Ku ka shkue? Pse ka shkue? Sa do tė qindrojė dhe nji varg tė gjatė si kėto. Ai gjithnji pyet pėr ty dhe tash besoj se tė njef fare mirė - gjegji Irena.
- Nga mė njef?
- Tė njef prej meje, se un i kam thanė.
- Ti? Ēudi! Pėrse i flet atij pėr mue?
- Sepse mė pyet.
- Nė tė pyet, ti mos i u pėrgjiq.
- A mundem se?!
- Pse s'mundesh?
- Pse mė vjen keq.
- Tė vjen keq?. Pse?!...
Dojsha t'a shpraz vėnerin e zemrės tue i kallzue se sa djalė i lig ishte Shpendi, por e mbajta vetėhen, se s'dojsha me e pezmatue.
- Pse at e kam si vėlla dhe ty si motėr. Ndoshta ai... - tha dhe u hudh e mė rroku pėr qafe.
Nji copė herė mė shtrėngoi e mė puthi me nji dashuni shum ma tė madhe se atė qė ushqen pėr mue. Mue m'ishin mbushė syt me lot, pse e ndijsha dashunin e pastėr tė saj dhe se pse zemra e eme, e plagosun randė nga marrdhanjet e Shpendit me Bedrijen, vėlonte prej dėshprimit. Mbas pak ēastesh u zhgreha nė vaj dhe qava mirė e mirė, plotsisht si ato qė duen tė shfrejnė e tė shpaguhen nė vetėvetėhe pėr gabimin trashanik qė kanė bamė tue i dhanė llas zemrės. Irena m'argėtoi dhe u pėrpoq tė mė qetsojė. Kėrkoi t'a marri vesht shkakun e kėtyne lotve tė derdhun me aq furri, por nuk i a thashė. Po, nuk i thashė, se due t'a ndryej mbrenda zemės atė tinėzi qė deri sot pėr mue qė ma se e shenjtė dhe mbas sodi ka me qenė si nji plagė vdeksuese e trashėngueme nga nji betejė e humbun... Eh jetė. Qofsh shue! Eh dashuni... Qofsh mallkue!

21 Korrik
Qysh atė ditė qė ktheva nga Dajė Haxhiu nuk kisha shkelė nė shtėpi t'Irenės, me gjith qė ajo mė ishte ankue dhe mė kish ftue. Nuk kisha shkue, por me e thanė tė drejtėn ky vendim mė kushtoi shum shtrehjt, pse e pagova me disa mij hofkėllime dhe me ca litre lot. Me nji anė drojsha se mos e ndeshi a t . . . – ah atė – dhe m'anė tjetėr dojsha t'a shof, tė paktėn, pėr sc largu. Shpesh mė kapshin rrebet dhe e dėshprueme, qajsha tue e mallkue vetėhen. Disa herė bahesha fare foshnje: Kėrkojsha t'a mbys por me kusht qė t'a ngjall rishtazi!...
Mamė Gjystina dhe njerka qysh dje kishin vendosė me shkue sot diku nė vizitė. Njerka pėrpara se tė nisesh
mė porositi t'a mbylli portėn prej mbrenda. Me qenė se edhe fėmijt nuk ishin nė shtėpi, sa duel ajo, e mbylla portėn dhe u ula nė lulishtė, kur kujtojsha se do t'i qetsoj nervat tue lexue nė nji libėr. Pa kalue shum kohė erdh Irena dhe mė ftoi me shkue nė shtėpi tė sajė pėr me mė diftue dishka interesant. Refuzova dhe nji copė herė nuk i u binda, por ma nė fund u pėrkula nga lutjet e saja. I shkova mbrapa. Kur hymė nė kthinė tė saj pashė se aty, ngjat bibliotekės, qėndronte nė kambė Shpendi. Sa e pashė bana tė zbrapsem, por mė pengoi Irena tue mė kapė pėr dore e tue mė thanė:
- Ku shkon Dije?
- Liromė, se do tė shkoj nė shtėpi - gjegja tue i hudhė Shpendit nji veshtrim t'egėr dhe plot mėllef e duf.
- A prej meje ikni Zojushė? - pyeti ai me za, qė tregonte se ishte shqetsue.
- Po prej teje - thirra me mėllef.
- Pėrse? - pyeti i premė.
- Sepse ti je katil.... - thirra me tė tanė forcėn e urrejtjes qė mė kishte grumbullue zilia nė zemėr.
- Ē'thue Dije? - m'a bani Irena tue mė shkundė pėr krahu.
- Rri ti Irenė - i thashė asaj dhe i dola para Shpendit me nji hof tė guximshėm qė epte tė kuptohet se dojsha tė matem me tė pėr t'u shpague. Fėtyra e tij, menjiherė, u zbe. Mbasndaj u mbulue prej nji hijes melankolike. Edhe syt e mij ishin errėsue prej lakmis sė shpagimit kundrejt atij qė kishte qenė idoli i zemrės s'eme. Prandaj po e shifsha turbull, si t'ishte rrokulluem prej reve tė zeza.
- Un qenkam katil!? Cilin vrava? - pyeti i turbulluem.
- Tė tanė botėn - i thashė tue u dridhė prej nervozitetit.
- Gaboheni Zojushė. Un i due njerzit - gjegji me za tė kėputun.
- Po. Tregohesh sikur i don qė t'i mbytish mbasandaj tue i pėrqeshė mbas shpine - i a bana me
qesėndi.
- S'asht e vėrtetė. Mė thoni se cilin vrava?
- Mue, mue, or i pashpirt? - brita si e tėrbueme.
- Un ty tė kam shpirt - thirri dhe mė rroku pėr duersh.
- Shporru! - klitha dhe u rrėzova ndėr krahėt e tij.
Tė gjitha femnat janė sensibėl, por un jam ma fort se ēdo tjetėr. Menjiherė pėrshtypem dhe e humb fuqin e qėndresės. Edhe kėsajė rradhe mė dėrmoi dobsia e nervave dhe u vilanisa. Kur i hapa syt pashė se Shpendi dhe Irena qajshin ke kryet t'em.
- Hej! Si je Dije? - mė pyeti Irena me za tė pėrvajshėm dhe tue m'a fėrkue ballin me dashuni.
- Hof! - i a bana dhe e ktheva kryet kah muri pėr t'u mshefė prej Shpendit.
- Shif, Dije, se si qan Shpendi pėr ty - mė tha Irena.
- Qan pėr Bedrijen i . . . poshtmi - gjegja me zemrim, por me za tė kėputun.
- Pėr cilėn Bedrije? - pyeti ajo e habitun.
- Pėr atė qė ka nė shtėpi - thashė dhe bana tė ngrihem pėr me ardhė nė shtėpi.
- Pėr shpirt tė babės e tė vėllazėnve nuk due tjetėr veē teje o engjėll - thirri Shpendi me za tė pėrvajshėm
dhe mė kapi pėr duersh.
- Gabohesh, Dije, se Shpendi s'don njeri tjetėr veē teje. Tė betohem se ai prej kohėsh m'a ka hapė zemrėn dhe mė ka thanė se tė don si i marrė – shpjegoi Irena.
- Kam me t'a provue se nuk e due Bedrijen e marrė dhe mėrzitse - tha ai me dėshpėrim.
Ai dridhesh si thupėr dhe qante me dėnes. Ai djalosh qė kish luftue, me pushkė nė dorė, kundėr gjindarmėvet, ai qė nuk ishte pėrkulė edhe para vdekjes, tash qante para meje dhe betohesh se nuk dashunonte njeri tjetėr veē meje. Nji flad sigurije e argėtoi zemrėn t'eme tė pėrvėlueme dhe shpirti nisi me u lehtėsue nga ajo peshė e madhe qė randonte mbi tė. E ktheva kryet dhe e pashė. Syt e tij, tė mbushun me lot, shprehshin pėrvujtnin e atij qė kėrkonte mėshirė tue thanė:
- Besomė se tė due o shpirt! Kij dhimė pėr mue, Thonė se femna pezmatohet ma shpejt e ma shum se mashkulli. Un, sikundėr duket, e kam ma tė zhvillueme ndiesin e dhimės se menjiherė ndrydhem para atyne qė qajnė.
- Mjaft ma Dije! - mė tha Irena dhe u shduk.
- Mjaft ma! - mė beson? A mė don? - tha Shpendi me za tė pėrvajshėm dhe i krrusun mbi kokė t'eme. Lotėt e tij pikojshin mbi mue. M'u sos durimi.
- Poh - thashė dhe i mbylla syt.
- O shpirt! - thirri ai mė nji za qė gjante sikur dilte nga megjet e nji zemrės sė zhuritun prej flakėve shkrumnuese tė dashunis. Buzėt t'ona ishin bashkue dhe lotėt ishin pėrziem me tė njeni tjetrit. Gjithė dyshimet ishin avullue nė ēas dhe ret e zeza ishin zhdavaritė nga Qielli i mendjes s'eme. Kishte lemė Dielli i lumnis dhe buzėt t'ona kėndojshin kangėn e dashunis pėr t'a pėrhirue ngadhnimin e zemravet t'ona. As Leka i Madh qė e pushtoi botėn, as Napoleoni qė i mundi gjeneratat ma tė mėdhej tė kohės sė tij, nuk ngadhnuen sa un, pse ata fituen tokė e kėshtjej tue derdhė gjak, kurse un tue derdhė lot, pushtova nji zemėr qė vlen ma shum se mbretnit e tyne.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:18 am

27 Korrik
Tash gati ēdo ditė takohem me Shpendin. Ndihma e Irenės, nė kėtė mes, ka luejtė rolin kryesuer. Ajo, sikundėr e lehtėsoj afrimin dhe e pėrgatiti sheshin e bashkimit t'onė, nashti vazhdon tė na pėrkrahi tue na dhanė lehtėsina tė ndryshme pėr me u takue me njeni tjetrin. Ajo asht e kėnaqun pse arrini me na pamė tė marrun vesh nė mes t'onė dhe tė dehjun nga dashunia. Na rrėfen se si e ka zbulue dashunin t'onė, si asht kujdesue qė tė mos hetohemi prej tjerve dhe, ma nė fund, si asht pėrpjekė qė tė na bashkojė. Mbassi mbaron kallzimi, nis me na pėrqeshė tue i shkėrbye sjelljet e gjeset t'ona. Atėhere na shpėrthejmė nė gaz dhe qeshim me tė madhe. Ven nė shpoti ma fort dobėsin e nervave tė mija dhe tallet me krizat qė kam pasė tue u vilanisė. Oh sa cytanike asht bamė Irena nashti! Ajo tash ban njimij lodra pėr tė na tallė, por edhe pėr tė na afrue ma tepėr. Jam e lumtun qė kam nji shoqe kaq tė mirė. Tash atė e due ma fort se pėrpara, pse asht edhe shoqja e tinėzive tė mija. Tė gjitha ret e dyshimit e tė mosbesimeve, qė rrijshin vjerrė e pezull mbi kokėn t'eme, tash janė
zhdavaritė. Shpendi e ndrroi shtėpin. Iku prej Bedrijes, prej asaj qė me rrenat e saja qė tue mė ba me luejtė mendsh. Ai mė dashunon me gjith shpirt dhe ndoshta ma fort se sa meritoj. Ai tash mė duket ma i ambėl, ma i shoqnueshėm dhe ma i afėr ke zemra e eme. Disa herė orė tė tana kalojmė tue u fjalosė vetėm e vetėm pėr t'a matė dashunin e njeni tjetrit. Tash ma jetojmė bashkė, pse edhe nė gjumė andrrojmė pėr shoqi shoqin. Un e ndjek dhe e pėrcjell, me mend, nė te gjitha orėt e ditės. Sigurisht edhe ai si un asht. Ēdo punė e ēdo mendim kėrkojmė t'i a pėrshtatim dashunis s'onė. Ajo qė nuk pajtohet me natyrėn e dashunis s'onė, pėr ne, nuk ka vlerė, nuk ka jetė. Oh se ē'qenka njeriu qė dashunon. Ai qenka nji pus i pashterrun ndiesish dhe goja e tij nji kovė shprehjesh dashunije. Se ku gjinden gjitha ato fjalė! Edhe un ēuditem se nga burojnė gjitha ata dėshira e lakmi qė pėr ndokend do t'ishin foshnjarake, por pėr ne janė tepėr tė ēmueshme dhe t'arta.Sa shpejt ik ora se?!. Ajo nuk ndihet fare dhe; kundėr dėshirit t'onė, fluturon me krahė tė lehta dhe krahas me rrezet e shpejta tė Diellit.

30 Korrik
Befas u hap sot mbas dreke porta e shtėpis dhe hyni mbrenda Rizai bashkė me nji katundar qė kishte sjellė nji kalė tė ngarkuem me qymyr... Un, njerka dhe Hallė Hatixheja, asokohe, ndodheshim t'ulun mbi nji rrogosė nė lulishte. Hallė Hatixheja, menjiherė, e mbuloi fėtyrėn me dorė dhe, tue u kthye kah ne, thirri:
- Uh u shoftė! Na pa... dreqi.
Un u ēova nė kambė dhe mbeta e habitun, me gjith qė halla mė bėrtite:
- Ik e mshifu moj qyqe!
Njerka vrapoi kah gjelltorja qė tė mshifesh, por tue ngamė u pengue dhe u rrokullis si ndonji tinar. Sa turp dhe punė e shėmtueshme asht kur rrėzohet femna me - kambė pėrpjetė. Kėtė e provova sot me njerkėn. S'munda me e mbajtė gazin dhe qesha me tė madhe kur pashė se njerka u plandos dhe qė tue e thye qafėn. Katundari ishte nji plak nja 70 vjeē, me shtat vigani, me mustaqe tė mėdha dhe pak i krrusun. Brekushet e zeza i kishte tė grisuna dhe aty kėtu t'arnueme. Xhoken e vjetėr e kishte hudhė mbi kalė. Kėsula e tij, dikur e bardhė, ish nximė prej pluhunit tė qymyrit dhe ish zhulosė rreth e rrotull prej djersės. Plokėt e thijun tė kokės kund kund ishin nximė prej pluhunit tė qymyrit. Duert dhe fėtyrėn i kishte tė murme e tė nxime prej Diellit dhe prej qymyrit. Djersėt e fėtyrės, herė mbas here, i mshinte me pėllmbėn e dorės ase me kindin e mangės. E shkarkoi qymyrin dhe u largue pa verejtė n'asndonji anė si t'ishte njeri i pangacmuem prej kėrshėris dhe si i mpinė prej brengjeve tė jetės. Kush e din se ku e kishte mendjen i ngrati kur na shkėpurdheshim me ikė e me u mshefė prej tij. Kush e din se ē'vlonte nė trut e tij tė lodhun nga vuejtjet e jetės kur njerka dhe halla po shfrejshin tue truem e tue shamė. E pse e pėrbuzshin dhe e mallkojshin tė ngratin? Sepse i kishte pamė. Ēudi! Ndoshta syt e tij nuk panė kurrgja, mbassi mendja e tij, sigurisht, do tė ketė qenė e grabitun prej halleve tė sigurimit tė jetesės sė fėmijve.
Ndoshta ai nuk ndigjoi gja, pse mendja e tij pa dyshim, do tė ketė qenė pėrpjekė me e bamė llogarin e atyne sendeve qė do tė blente me tė hollat e qymyrit pėr kalamajt e vet tė zveshun, tė zbathun dhe ndoshta edhe t'unshėm. I shkreti katundar! Njerkėn zijoshe apo hallėn e rregjun nga mosha do t'a shifte qyqari? Fytyrėn e zezė tė njerkės apo fėtyrėn rumbullake tė hallės qė asht plot rrudha, taman si nji... sahan sutlash?... Oh sa fanatike janė kėto plakat t'ona.
Kur u mbyll porta tue kėrsitė me zhurmė mbas shpinės sė tij, krisi poterja mbrenda shtėpis. Njerka e rroku Rizanė dhe i a zbuti shpinėn, pse ai kishte hymė mbrenda me burrin e huej pa lajmue fare. Po!... Mbasandaj u kthye kah un dhe nisi me mė shamė, pse nuk isha mshefė, menjiherė, prej katundarit. Edhe halla u bashkue me tė. Nji copė herė mė shanė dhe mė paralajmuen se do tė digjesha nė flakėt e pashueshme tė Xhehenemit, mbassi mė kishte pamė ai katundari. Vall ē'do tė thoshte nji shoqe e qytetnueme Europjane po t'a shifte kėtė sqenė dhe po t'i ndigjonte kėto pėrbuzje e kėrcnime? Kush e din. Ndoshta ajo nuk dp t'u besonte syvet e veshėvet tė vet dhe do tė kujtonte se ka parnė nji... andėrr tė keqe.

2 Gusht
Dje Meti, tue u zanė me Feriden, kishte thye nji xham. Pėr kėt shkak njerka e rrafi, ashtu si mė rrifte mue dikur, tue i ramė me grushta krės dhe tue e pėrplasė pėr muri. M'u dhims djali qė ulėrinte. Prandaj shpejtova me e shpėtue, por ajo nuk e leshonte, se donte te shtrejė e tė ngopet nė tė. Fjalėt e lutjet e mija nuk mundėn me e zbutė. Vazhdonte t'i sjelli. Ma nė fund e kapi djalin pėr fyti, me tė dyja duert, dhe nisi me e shtrėngue.
Metit i u kėput zani dhe i u zgurdulluen syt. Ė pashė se asht tue e mbytė fėmin e vet kjo shtrigė. Prandaj e rroka pėr duersh dhe, tue e tėrhekė me tė tanė fuqin t'eme, e shqita prej ēunit.
- Hiqu! shporru! - bėrtitte kjo arrushė e egėr dhe vėrsulesh t'a kapi djalin qė u struk nė nji ēip tė kthinės.
Foshnja dridhesh prej tmerit dhe cingėronte nga dhimbja e grushtave. Turijt i ishin pėrlang nga gjaku qė i kishte shpėrthye nga goja e hunda. Gjendja e tij ishte aq e dhimshme sa me t'a coptue zemrėn, por ajo bishė, qė e kishte pjellė kėtė fatzi, nuk ndinte dhimė pėr tė. Pėrkundrazi e urrente dhe donte me e shqye. Trupi i em delikat, natyrisht, nuk mund tė kishte fuqi pėrballuese e penguese pėr nji kohė tė gjatė kundrejt atij shtati prej viganesh. Prandaj i thirra djalit:
- Ik Met! Ik e shko ke tata nė dyqan!
Djali i trembun, nė fillim, u mat dhe nuk guxoi nga droja. Mbasandaj, mbas porosis sė pėrsėritun, u ēue dhe, tue shique trembshėm, iku e shpėtoi. Atėhere njerkėn e kapėn rrebet ma fort dhe nisi me m'u kėrcnue.
- Pse s'mė lė t'a mbytsha? Ē'ke ti? Kush je ti qė mė pengon? - thoshte si nė tė pėrēartė e me zemrim tė madh.
Pėrpiqesh tė mė mposhti pėr tė shfry nė mue.
- Ē'ke ti? Pse m'a shpėtove? - briti pėrsėri si e luejtun mendsh.
- Mė dhimset se e kam vėlla mori shtrigė – i thashė ma nė fund me tė tanė dufin e urrejtjes qė m'ishte grumbullue nė zemėr. Mbasandaj bana tė shqitem. E pėrmblodha krejt fuqin dhe, mbassi e shtyna me hof, u tėrhoqa mbrapsht. Pa humbė kohė u vuna nė tė ikun, por ajo m'u turr, si nji bishė e egėrsueme pėr sė tepėrmi dhe mė kapi mu nė prak tė derės.
- Ku shkon mori dosė? - mė thirri me nji za tė vrazhdėt tue mė kapė pėr zverku me dorėn e sajė tė madhe si ndonji shputė arrushe. Mė mėshoi me tė tanė forcėn e vet dhe mė pėrplasi pėr dheu. Un klitha e lemerisun dhe mbeta si gjysmė e vdekun. Ndėrkohė arrini Mamė Gjystina dhe Irena. E larguen njerkėn dhe qėndruen ke kryet
t'em. Tė dyja mė shiqojshin me dhimbje tė thellė. Mė ndihmuen me u ēue e me e lamė fėtyrėn qė m'ishte ndragė, pse edhe mue mė kishte shpėrthye gjaku nga goja e nga hunda. M'i ndrroi robet Irena dhe, bashkė me Mamė Gjystinėn, mė ēuen nė shtėpi tė tyne. Em atė as mė pyeti se si ndodhi ngjarja. Mė hudhi disa veshtrime t'egra dhe zu me hofkėllue nė shenjė zemrimi. Me kaq muer fund ngjarja, por ua jam e dobėt dhe vazhdoi tė nxjerr gjak. I thashė t'im et qė tė mė sillte nji mjek, por s'e ēau kryet fare. Sonte kam ethe, dhimbje koke dhe jam e raskapitun fare. Veē kėsaj kam qitė edhe mjaft gjak nga goja. Mė duket sikur po me shkatrrohet krahėrori. Shkaktarja e kėtij lėngimi asht eme njerkė. Dhe pėrse? Sepse dojsha me e shpėtue tė birin nga vdekja e sigurt q'ajo vetė donte me i shkaktue. Kėsajė grueje, qė s'ka dhimė e mėshirė pėr fėmin e vet,asht e dijtun se nuk i vjen keq pėr mue. Tue mendue se sa fort kam vuejtė prej saj, ēuditem se si kam shpėtue pa vdekė ndėr duert e saja.



6 Gusht
E kishte marrė vesh Shpendi ngjarjen qė u zhvillue nė mes t'em e tė njerkės disa dltė ma parė. I a kishte thanė Irena me tė tana hollėsinat dhe i a kishte kujtue detyrėn qė tė vraponte me mė shpėtue sa ma parė nga thonjt e njerkės. Ai ishte pezmatue jashtė masės. Kur e pashė sot mė gjajti sikur qante me syt e zemrės dhe i lėngonte shpirti. Mbas shumė mendimesh qė u kėmbyen, tue qenė gati edhe Irena, martesa u zgjodh si mjeti ma i mirė pėr shpėtimin t'em nga njerka. Pėr t'i a mbrrimė qellimit vendosėn qė ma parė tė merret leja e s'ames
sė Shpendit me anėn e Mamė Gjystinės dhe mbasandej tė shkojė Xha Simoni ke im atė si mesit. U ngarkue Irena qė tė fjaloset me Mamė Gjystinėn dhe mandej me Xha Simonin. Shpendi ka vendosė me shkue n'Itali pėr me i ndjekė mėsimet nė nji shkollė ushtarake. Prandaj asht i mendimit qė martesa tė bahet sa mė parė dhe kur tė vijė vjeti shkolluer tė shpėrngulemi n'Itali. Un jam turbull. Jam e shtangun nga droja se mos na dalin pengime.

7 Gusht
Mamė Gjystina ishte takue dje me t'amėn e Shpendit dhe kishte folė me tė rreth ēashtjes sė martesės s'onė. Ajo e kishte pėlqye dėshirėn e Shpendit dhe ishte gėzue kur kishte marrė vesht se na e dashunojmė tjetrin. Tash Mamė Gjystina do tė kuvendojė me Xha Simonin qė t'a ēojė ke im atė pėr me kėrkue pėlqimin e tij pėr bashkimin e Shpendit me mue. Zemrėn, s'dij se pse, e kam tė ftofėt dhe mė duket sikur do tė ngjasi ndonji e papritun.

9 Gusht
Kushrini i em Hamit Kėrthiza asht hidhnue me t'em atė qysh asokohe qė ai mė hoq nga shkolla dhe mė futi nė ēarēaf. Qysh atėhere kamba e tij nuk ka shkelė nė prakė tė portės s'onė. E shof vetėm kur i shkoj nė shtėpi tinės t'ime ėti. Hamiti zotnon nji kulturė mjaft tė gjanė, ka nji gjykim tė mprefėt e tė kthjellėt, karakter tė fortė, ndėrgjegje tė pastėr dhe asht idealist. Mbi tė gjitha ka edhe nji veēanti qė e ban tė dallohet ndėr shokėt: asht
njeri i sakrificit dhe e ndin detyrėn kundrejt tjerve. Po tė duhej me bamė nji farė krahasimi midis njerėsve tue marrė sr bazė zhvillimin menduer e kultural tė tyne, sigurisht em atė kishte me i pėrkitė shekullit 15 e Hamiti atij qė vjen. Nė kėtė ndryshim rolin kryesuer, pa dyshim, e ka luejtė, bashkė me natyrėn, edhe shkolla. Natyra kapricioze pėr njenin asht tregue koprace e pėr tjetrin bujare. Edhe shkolla njenit i a ka hapė dyert dhe tjetrit i ka mbyllė fare. E dij se Hamiti mė don shum dhe se pėr mue arrin me bamė edhe therorina tė mėdha. Prandaj shkova sot t'i lutem tė pajtojė me t'em atė qė mandej tė pėrpiqet me e bindė pėr martesėn t'eme me Shpendin.
Por m'erdh turp e s'munda me i thanė gja. Ai mė priti, si pėrherė, me buzė nė gaz dhe tue mė shfaqė dashuni prej vėllau. Mė pyeti edhe se pse isha zbemė pak dhe si shkoj me njerkėn. Nuk i thashė gja mbi sa kisha pėsue prej njerkės, pse e dijsha se do tė pezmatohesh shum. I thashė se kisha ardhė kot, sa me e pamė e me u shmallė. Ika pa i folė gja mbi qėllimin e vėrtetė tė vizitės.
Irena, sė cilės i a rrėfeva ēashtjen, u zotue tė shkojė e tė flas me Hamitin nė vend t'em. M'anė tjetėr vendosėm
qė tė mos shkojė Xha Simoni ke im atė pėrpara se Hamiti tė jetė pajtue me tė. Tė shofim se si do tė zhvillohen ngjarjet.

11 Gusht
Razijen e kanė zanė ethet. Njerka i a lagu fėtyrėn me fijnjė dhe dje mbrama e ēoi dhe e la kėmishėn e sajė Ke vorri i Dervish Hatixhes qė t'i a mveshi pėr t'u shėrue!.... Veē kėsaj sot i lidhi nė dorė edhe nji pė me shumė nyje, tė fryem e tė bekuem prej nji plake qė ka pėr mjeshtėri me ishtė ase me kushitė. Un e kundėrshtova, por ajo s'u bind. Lufton bota e re me tė vjetrėn, por fiton ajo qė duhet shembė nji orė e ma parė nė daēim tė rrojmė
si njerės.

12 Gusht
U takue Irena me Hamitin dhe ai u pajtue me t'em atė. Neser, nė nji kohė tė caktueme, do tė shkojė Hamiti
nė dyqan tė babės dhe mbas pak do tė vejė Xha Simoni me mė kėrkue n'emėn tė s'amės sė Shpendit. Pėrgatitjet e planet janė bamė mirė, por nuk dij se a do tė kemi fat me ngadhnue. Sa e largėt mė duket dita e nesėrme. Mė gjan sikur nuk do tė vijė kurrė e nesermja e kėsaj dite plot shqetsime.

14 Gusht
Nuk u bind im atė qė tė martohem me Shpendin.
- S'mundem me i a dhanė gocėn nji muhaxherit - kishte thanė.
- Ai asht prej nji familje fisnike dhe ka mjaft tė holla - i ish pėrgjigjė Xha Simoni.
- Sikur tė jetė edhe bir Pashai dhe sikur tė ketė nji thes me flori, nuk i a nap t'eme bijė nji djaloshit qė asht shkulė nga vendi i vet, se guri, miku i em, asht i randė nė vend tė vet - kishte vėrejtė im atė. Nė vend qė ai tė shfaqte nji dashuni e stimė tė veēantė pėr ata tė shkretė qė i kanė lanė trojet nė duert e armiqve dhe kanė ardhė kėtu pėr t'a shpėtue nderin e jetėn, nė vend qė tė ndinte dhimė pėr ata tė mjerė dhe t'i ngushullonte me mirpritjen Shqiptare, po i pėrbuz si t'ishin anmiqt t'onė. Sa keq! Sa turp! As gjykimet e Xha Simonit as arsyetimet e Hamitit nuk kishin bamė efekt. Pėr kėt shkak jam e dėshpėrueme. Edhe Shpendi nuk asht ma mirė se un. Irena sajoi me e lajkatue njerkėn dhe me e krye punėn me anėn e saj, por un nuk e lashė, pse e dij se ajo nuk e dėshiron lumnin t'eme. Jemi turbullue fare. S'jemi nė gjendje me marrė nji vendim pėr me mundė me i a mbrrimė qellimit. Hof moj nanė! Jam tue plasė. Do tė mė lehtėsohesh shpirti ndopak po tė mundesha me shfry tue qamė. Por, sikundėr duket, edhe burimet e syvet janė shterrė. Oh sikur t'a kisha gjallė nanėn dhe, tue e mbėshtetė kryet nė krahnorin e saj, tė qajsha derisa tė qetsohesha. Oh fatkeqsi!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:18 am

7 Shtatuer
Gjumi m'asht prishė. Gati gjith natėn rrij me sy hapėt. Edhe shija e bukės m'asht prishė dhe gjellėt mė duken tė zbarta. Sot pata ethe dhe volla pak gjak. Kanė nisė me m'u qarkue syt prej nji rrethit tė zi dhe fėtyra m'asht
zbemė. Prandaj i thashė t'im ėt qė tė mė sillte nji mjek pėr me mė vizitue, por ai bani sikur nuk mė digjoi.

10 Shtatuer
U martue Irena. Sot erdh Zefi vetė, bashkė me krushqit, dhe e muer. E ēuen Irenėn nė shtėpin e atij qe dashunon. Un nuk e pashė. Kėrkova tė shkoj me e takue dhe me e pėrshėndetė pėr herėn e fundme, pse atė e due si nji motėr.
Dalė-nga-dale po kėputen vargjet e lidhjes qė kam me Shpendin. Mbas sodi nuk ka kush t'interesohet pėr
me na mbajtė nė marrėdhanėje me njeni tjetrin. Tash e ndi vetėhen, me tė vėrtetė, tė shkretė, si nji bonjake
tė mjerė qė nuk i qesh njeri. Oh fat'i zi.

14 Shtatuer
Tash nuk druej se mė hidhnohet baba po tė shkoj nė shtėpi tė Hamitit, mbassi ata janė paqtue. Prandaj, sa herė qė tė due, mund tė shkoj pa u drashtė. Sot shkova kinse pėr tė bamė nji vizitė, me gjith qė vojta pėr t'u pamė me Hamitin, me shpresė sė mos m'epte ndonji lajm tė mirė mbi fatin t'onė. Mamė Sybja, e ama e Hamitit, ashtu edhe gocat e djelmt mė pritėn me gėzim. Fėmijt e vegjėl tė Hamitit, si pėrherė, mė duen fort. S'dij se pse simpatizohem kaq shum prej tė vegjėlve. Mamė Sybja u ēudit e u pezmatue kur mė pa te dobsueme dhe tė zbeme nė fėtyrė. Nuk u mbajt pa me mė pyetė se pse isha ligėshtue. Hamiti s'ishte aty dhe, me gjith qė prita shum, nuk erdh. U ktheva nė shtėpi e dėrmueme moralisht.

16 Shtatuer
U shemb e u gremis pallati i lumnis s'eme qė kisha ndertue nė zemėr me duert e Shpendit. Tash u shdukėn tė gjitha shpresat dhe u pėrmbysėn tė gjithė kėshtjejt e andrrave t'ona. Andrrat e lumnis, si tė ishin re tė lehta, u avulluen dhe u zhdavaritėn prej nji murranit tė egėr. Po, tė gjitha mbaruen, vdiqėn. Po. Sot mė vloi em atė me nji farė Qazim Krandja, tregtar nė shkallė tė parė. Im atė kishte shkue sot nė zyrėn e Sheriatit dhe, si pėrfaqsuesi i em fuqiplotė, kishte dhanė pėlqimin pėr kunorėzimin t'em me at farė tregtari. Dhe kadiu, pa pamė nevojė qė tė mė pyeste mue se a e pėlqej kėt kunorėzim, i ban formalitetet tue e bekue bashkimin t'onė.
Hallė Hatixheja dhe disa plaka tjera tė fisit kishin ardhė ke na sot qysh nė mėngjes heret. Mue nuk mė thanė gja. Edhe mue, natyrisht, s'mė shkoj mendja kund. Kur u kthye em atė nė shtėpi, aty pak para mesdite, i duelėn para plakat dhe e pėrgėzuen. Fėtyrat e tyne tė qeshuna dhe pėrhirimet e urimet qė i bajshin t'im et tue i thanė „ndjefsh edhe nė tjerėt", mė futėn nė dyshim, por nuk mund tė pyetsha. Prandaj u tėrhoqa me nji anė dhe nuk bėzana. Mbas pak plakat, bashkė me Hallė Hatixhen, erdhėn pranė meje dhe, mbassi mė pėrqafuen, m'uruen dashuni e lumni me burrin, tė cilin nisėn me m'a lavdėrue tue thanė se asht tregtar i madh, shum i pasun, i rodit tė mirė dhe nji varg tė gjatė....
Un, nė fillim, shtanga dhe u mpina fare. E humba fuqin e gjykimit dhe nuk qeshė e zoja me e ēmue shkallėn e fatkeqėsis qė mė kishte kapėrthye. Syt m'u turbulluen dhe m'u mveshėn prej nji rės sė zezė. Plakat I shifsha tė zhytuna nė nji dendėsi tymi, si t'ishin sokullue prej turma mjegullash ase si t'ishin sorra tė strukuna pranė meje. Tamthat mė rrifshin me forcė dhe veshėt mė gugullojshin. E vuna dorėn mbi zemėr pėr me e ndalue hovin e rrafjeve tė forta e tė paregullta. Nji copė herė mbeta e hutueme dhe e harlisun. Mbasandaj shpėrtheva nė vaj dhe qava me tė madhe tue bėrtitė se nuk e dojsha at njeri pėr burrė. Mbas asajė shtėrgate lotsh e britmash u plandosa nė nji kand si gjysmė e vdekun. Vajin t'em ato e kujtuen tė natyrshėm dhe si tė gjithė atyne qė qajnė nė rasa tė tilla nga njomėsia e ndiesive e nga foshnjėria e gjykimit, por jo si shenjė hidhnimi e dėshpėrimi. Sa pėr gjysmė zalisjen qė pata besuen se ajo m'u shkaktue nga dobsia e shėndetit qė u trondit nga k y . . . gėzim
i papritun, me gjith qė un protestojsha kundėr asajė padrejtėsije qė m'ishte bamun. Edhe tash qė po i shkruej kėta rreshta jam tue derdhė lot. Syt e mij mė duket se mbas sodit nuk do tė shterrin ma veēse kur tė mbyllen pėr t'u hapė nė jetėn tjetėr. Em atė duket i kėnaqun qė arrini me e fejue tė bijėn. Pėr at, natyrisht, nuk ka randėsi as edhe vlerė zemra. Ai i fut asajė nji thikė dhe s'e ēan kryet fare. Zemra, simbas mendjes sė tij, pa dyshim asht si nji lodėr fėmijsh qė mund tė pėrdoret pėr ēdo loje simbas dėshirit tė zotnuesit dhe dashunia nji kanisqė qė mund tė pėrftohet ase mund tė fitohet lehtazi. Pėr tė ka randėsi personi i dhandrit si tregtar ase si arkėtar i nji shume tė hollash. Vlera morale mandej, nė syt e tij, ka tjetėr dukje, tjetėr trajtė dhe tjetėr ngjyrė.
Nji i pasun, simbas tij, asht i ndershėm, i mendshėm, i dashun, i pėlqyeshėm dhe i nderueshėm. Sa pėr dashunin qė asht themeli i lumnis, ai s'don me dijtė gja dhe nuk e ven at ujė nė zjarm.
Prindė, si em atė, ka shumė Shqipnia. Kėta njerės, me mendėsin e tyne prapanike, vetė e ndjellin rrezikun
dhe mjerimin e fėmijve tė vet. Kėta janė skllavėt e primitivitetit e tė zakoneve t'egra qė janė nė kundėrshtim
tė rreptė me konditat e me rrymėn pėrparuese tė kohės sė sotshme. Kėta kanė qėndrue nė vend dhe as qė duen me shkue pėrpara pėr t'i pamė ndryshimet qė impozon shekulli i sotshėm. Me fjalė tė tjera kėta i pėrkasin shekullit tė kaluem dhe nuk mund tė pajtohen me frymėn e re tė kohes s'onė plot hafsh gjallnije. Em atė e dha pėlqimin qė tė martohem me at njeriun e panjoftun prej meje dhe kadiu e bekoi n'emėn tė Sheriatit. Kėtė poshtėrsi shembėllore e bani baba kundėr fėmis sė vet dhe kadiu e aprovoi n'emėn t'asajė ligje hyjnore qė quhet Muslimanizmė. Me kėtė mėnyrė kadiu veproi kundėr dispozitave tė Sherijatit dhe e njollosi fėn qė pėrfaqėson, pse ajo, sikundėr thotė Dajė Haxhiu, nuk lejon martesė pa u marrė, tri herė me radhė, hiri i tė dy palėve qė do tė kunorėzohen. Me gjith kėtė ky turp u krye dhe im atė asht i kėnaqun pėr fitimin qė pat. Por ai nuk mendon se e ka vramė tė bijėn me dorė tė vet dhe se e ka futė nė vorr pėr sė gjalli. Ai nuk e gjykon se pėrfundimi i kėtij mashtrimi apo i kėsaj trathtije ka me qenė i kobshėm pėr tė bijėn dhe nuk i shkon ndėrmend se dikur do tė pendohet plotsisht pėr kėtė padrejtsi qė i bani pjellės sė vet. Dikur dhe ndoshta shum shpejt ka pėr t'a kuptue gabimin. Atėhere do t'i bijė kokės me grushta, por kot se do tė jetė shum vonė. Atij nuk i a merr mendja se nji copė femėn, si un, mund tė ketė guximin me e rrokė pėr qafe ma lehtas vdekjen shtrigė se sa at burrė qė i nepet pėrdhunisht si shok jete. Do tė vijė dita e kėsajė prove tė hidhėt dhe ai ka pėr tė pamė se
si mbaron dashunia e asajė fatzeze qė shtrėngohet t'a ndrydhi zemrėn pėr hur tė t'atit.
Na, femnat Shqiptare, jemi krijesa tė vorfėna qė tue kėngėtue, si tė trenueme, shkojmė symbyllazi drejt
greminės, drejt vorrit qė na pėrgatisin tjerėt dhe na shtyjnė me u pėrplas mbrenda. Po. Na duhet tė jemi tė qeshuna e gastore pėr t'i kėnaqė kapricjet e burrave, lypset tė jemi pa zemėr e pa shpirt pėr t'i ngopė dėshirat e atyne qė na kanė monopolizue. Por edhe nė paēim zemėr e shpirt, kėta lypset tė funksionojnė simbas andjes s'atyne qė na kanė robnue e jo pėr ata qė na mund tė dashunojmė. Oh fatkeqsi. Sa e sa breza femnash, qė erdhėn para nesh, u banė viktimet e kėtij zakoni t'egėr dhe flija e asajė mendėsije qė kish pėr tė vetmin qellim tė kėnaqi kapriejet e nji turme injorante, sunduese mbi fatin dhe jetėn e atyne femnave tė mjera. Kurrkush, deri mė sot, s'pat guximin me marrė pėr sipėr nji pėrgjegjėsi pėr me i operue e shėrue plagėt e kėsaj shoqnije qė
lėngon prej shekujsh. Toka e jonė, pėr fat tė keq nuk polli nji gjeni qė t'u epte hof gjallnije turmave tė mbetuna nėn thundrėn e zakoneve primitive pėr t'u hudhun tej me forcė; qė t'i udhėhiqte pėr t'u vėrvitė jasht kaosit t'errėt tė fanatizmės; qė t'i naltėsonte moralisht e intelektualisht tue i shpėtue nga robnia shpirtnore e disa qinda shekujve. Nuk duel nji Titan qė t'a ngrente grushtin e tij tė fortė kundėr atyne qė e pengojnė zhvillimin t'onė natyrel e historik, kundėr atyne qė nuk na lanė t'ecim drejt rrugės sė madhėshtis, tė liris e tė lumnis. Ah sikur t'isha djalė e t'a merrsha pėr sipėr kėt mision kaq delikat dhe t'i sherbejsha shoqnis njerzore. Na do t'i a puthim dorėn me respektin ma tė madh dhe do t'a deklarojmė shenjt at njeri qė tė na shpėtojė nga kjo robni shekullore tue e grisė edhe peēen qė t'i nepen femnės Shqiptare e Muslimane mundėsit pėr me i pamė rrezet e arta tė...
qytetnimit.
Un, sa pėr vetėhe, kam vendosė me e vulosė jetėn t'eme me gjakun t'em. Me kėtė mėnyrė besoj se do t'u provoj kundėrshtarėve tė liris s'onė se na kemi vendosė me vdekė, por me mos u pėrulė.

17 Shtatuer
Em atė pret e pėrcjell njerės qė vijnė me e pėrgėzue e urue. Eme njerkė fluturon prej gėzimit, natyrisht, jo pse u vlova, por pse u forcova me nji njeri qė s'e dashunoj dhe pse do tė mė shporri sysh. Mora vesh se kushrini i em Hamiti ishte zanė keq me t'em atė pėr shkak tė fejesės s'eme. Pėr pak kishin qenė tue u rrafė. I shkreti Hamit! U pėrpoq shum qė tė mė bante tė lumtun, por nuk mundi me e mposhtė t'em atė qė mundohesh me mė mjerue.
Eh fat'i zi, fat kobar!
Ata qė nuk e pėlqejnė tė bukurėn janė tė vdekun. Ēdo njeri qė ka nji farė ndiesije pjerr kah e bukura. Edhe njeriu primitif e pėlqeu dhe e dashunoi tė bukurėn. Ata qė nuk kanė dashunue ase nuk dashunojnė janė kafshė pa shqise, pa zemėr, pa ndiesi dhe pa as ma tė voglėn rreze hyjnore. Kėta kanė vorfėni apo vobėsi shpirtnore. Janė kėrma tė lėvizshme qė enden nė mes t'onė si fantoma ase lugetėn qė kėrkojnė t'a ulin vlerėn e jetės, qė pėrpiqen t'a hjekin shijen e rrojtjes. Edhe ata qė e pengojnė zhvillimin e dashunis, t'asajė dashunije qė shtjellohet mbrenda caqeve tė nji moralit relatif e logjik, janė shokėt e kėtyne tė verbėve qė s'e njofin dritėn, qė s'kanė fuqi e pajė natyrale pėr me u ngjitė nė sferat e nalta e tė ndritshėshme tė bukuris mendore e shpirtnore. Kėta mėkatarė meritojnė tė mėshirohen, se nuk e kuptojnė se shpirti e mendja ushqehen me tė bukurėn e jo me tė shėmtueshmen, pse kjo i vret e i mbyt. Edhe em atė, pėr fat tė keq, ban pjesė nė kėtė turmė tė vorfnish e tė verbėsh qė formojnė ballin pengues nė zhvillimin dhe pėrparimin e shoqnis s'onė. Kėta janė si ferrat ndėr lule, si njollat ndėr pėlhura tė bardha dhe si plagėt nė zemėr. S'dij se a e ka marrė vesh Shpendi kobin qė pėsuem. N'e ka marrė vesht kush e din se sa fort do tė jetė pikėllue dhe sa lot do tė ketė derdhė. Sigurisht do
tė mė paksohesh hidhnimi dhe do tė mė lehtėsohesh shpirti i brengosun, po tė mundesha me e pamė nga ndonjiherė. Por s'ka mundėsi dhe un do tė vdes, ndoshta, pa e pamė edhe njd herė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:19 am

20 Shtatuer
Ai, me tė cilin mė kanė kunorėzue, qenka i vejė. Grueja e parė, me tė cilin paska jetue shtat vjet, i paska vdekė gjashtė javė ma parė pa i lanė asnji fėmi. Qenka nji burrė nja dyzet vjetsh. Pse sikur t'ishte i ri a do t'a pėlqejsha? Jo, kurrė! Pėrveē Shpendit, edhe nji engjėll po tė kishte marrė trupin e nji mashkullit, nuk do t'a pranojsha e nuk do t'a dashunojsha. Por ai tregtari le t'a shėnojė, qysh tash, nė pllakėn e trunit tė vet se edhe grueja e dytė ka me i vdekė sa tė shkeli nė prak tė derės sė tij. Kurrgja s'kam marrė vesht prej Shpendit. Due t'i
shkruej, por me cilin me i a dėrgue se?.... Mė mungon ēdo mjet. Shkurt jam e shkretė dhe e mjerė nė ēdo pikpamje. Ah un korba!

23 Shtatuer
Dasma e eme do tė baheshka shpejt. Prandaj po bahen pėrgatitje. Ditėn e kunorėzimit qenka caktue edhe nji afat i shkurtun. Sot m'i njoftuen kėto hollėsina. Don me thanė se edhe pak jetė mė mbetet. Kur mendoj se jam vlue me nji tė panjoftun e tė padashunuem prej meje, mė rrėqethet shtati dhe mė kapin rrebet. Mėrzia mė dyfishohet dhe dėshprimi mė shtohet kur e mendoj pikėllimin qė do tė ketė Shpendi, sidomos mbas martesės s'eme me....tokėn e zezė. Kush e din se sa do tė helmohet i ngrati mbas tragjedis s'eme. Kush e din se sa do tė mė qajė. Shpirti i em do tė jetė i ngushulluem vetėm pse ka pėr tė lanė mbrapa nji zemėr qė ka me e qamun me tė tanė fuqin e sajė. Mirė por atėhere kush do t'a ngushullojė Shpendin? Kurrkush. Oh i shkreti djalė!
Tash gjumi m'asht prishė fare. Netėt i kaloj tue u mendue dhe tue qamė. Krejt trupi m'asht raskapitė. Mjerimi po mė pėrpin dalė-nga-dale pėr me mė pėrplas mandej nė humnerė.

25 Shtatuer
Kola i vogėl, vėllau i Irenės, ishe futė sot nė kurt tė shtėpis s'onė dhe sillesh rreth e rrotull.
- Ē'kėrkon mor Kolė? - e pyeti njerka kur e pa.
- Kėrkoj topin mori; mė ra kėtu - gjegji ai tue ardhė vėrdallė dhe tue hudhė shiqime andej e kėndej.
Asokohe un isha naltė, nė kthinė t'eme dhe po e shifsha nga dritarja.
Kur mė pa mue ma shkrepi syn dhe nisi me fėrshėllye kangėn „Sa bukur neve jetojmė, nė male nė Shqipėri". Mbasandaj e futi dorėn nė xhep dhe e tundi. E kuptova se dishka kishte. Zbrita poshtė dhe i u avita dalė-nga-dale.
- Eh mor Kolė! Tė ka humbė topi? - i thashė.
- Po moj Dije - gjegji tue m'a shkrepė syn rishtazi.
- Kėrkoje se e gjen! - i a bana tue e shique me nji sy shqyrtues.
- Po moj. Tash e ka mshefė dreqi, por do t'a gjej - bani dhe kėrceu e u hudh pranė meje.
- Qeh, e gjeta - thirri mandej.
Ndėrkohe e kishte nxjerrė nga xhepi dhe vu mbi tokė topin, tė cilin e muer tue u krrusė dhe tue brohoritė. Kur u drejtue pashė se edhe dishka tjetėr kishte nė dorė.
- Merre, se m'a ka dhanė Shpendi. Tash vij ma vonė me marrė tė gjegjun - tha tue mė futė nė gji, nji letėr tė bamun shuk.
Un u habita. Ai u largue tue e kėndue kangėn:

Nji motmot e disa muej
Kena pas miqsi nTiranė
Tash do t'i kallzoj gjithkuj
Se vet ke ik e m'ke lanė.

Fjalėt e kėsaj kange, s'dij se pse, mė banė pėrshtypje tė madhe dhe mė gjajti sikur Kola i vogėl mė thoshte nė vend tė Shpendit, se e kam trathtue. Ēdo fjalė mė binte nė true me forcėn e nji ēekanit dhe nė zemėr si nji plumb. Shumė herė e kisha ndigjue kėtė kangė, por kurrė nuk mė kishte lanė vragė sa sot. Pėr pak qeshė tue bėrtitė e qeshė tue i thanė Kolės, se un nuk e kisha lanė dhe nuk do t'a lijsha kurrė Shpendin t'em. E hutueme shkova dhe u mbylla nė kthinė t'eme. E kėndova letrėn. Ai e pėrshkruente dėshpėrimin qė kish pasė qysh at ēas qė e kishte marrė vesht fejesėn t'eme dhe ma nė fund mė propozonte qė tė aratisemi n'Itali.
E bana gati pėrgjigjen dhe i thashė se jam gati me shkue, me te, edhe nė fund tė Ferrit. Gjithashtu i thashė se edhe un, nė mos mundshim me u aratisė, kam vendosė t'a vras vetėhen mu n'at ēas qė do tė shkel nė prak tė derės s'atij tregtarit dhe nuk do tė pranoj me u bamė grueja e tij. Letrėn e dėrgova aty pak para se tė perėndonte Dielli.
Kam vendosė t'aratisem. S'ka tjetėr mjet shpėtimi. Fajin e ka im atė e jo un. Mė pastė nė qafė!

26 Shtatuer
Dje mbrama gati gjith natėn u pėrpusha nė shtrat. Fare pak flejta. Shum mendova dhe tepėr qava. Mendojsha
se si do t'aratisem, si do tė largohem nga gjini i familjes, nga far' e fisi dhe ma nė fund nga Atdheu. Ndiesi tė paspjegueshme mė ngufmojshin nga zemra dhe mė mbushshin me mall, mė pezmatojshin dhe ne fund mė bajshin tė derdh lot dėshpėrimi. Jo nji herė, por shumė herė u zhgreha nė vaj dhe qava me dėnes tė madh.
Sot gjith ditėn mbeta ramė nė shtrat se isha e drobitun fare. Mbas dreke mė shpėrtheu gjaku nga goja si t'ishte nji shė mali. Kėsajė rradhe edhe im atė u shqetues se demede Hallė Hatixheja i a ka bamė tragjike sėmundjen t'eme. Erdh e mė pa. Mė tha se nesėr nė mėngjes do tė mė sjelli nji mjek. I thashė se nuk e due mjekun, por besoj se ka me e sjellė. Ndoshta don me mė ngjallė, se do tė mė ēojė ke ai.... tregtari.
Nuk e due mjekun, pse po tė jem sėmunė nuk munden me mė martue. Me kėtė mėnyrė fitoj kohe pėr me u pėrgatitė pėr aratisje ase, nė rasė tė kundėrt, e zgjas jetėn.
Edhe sonte kam ethe dhe dhimbje krahėrori.

27 Shtatuer
Nė mėngjes mė vizitoi nji mjek qė kishte sjellė im atė. Mbassi mė shiqoi iku pa me mė thanė gja. Mbas nji ore u kthye i shoqnuem edhe prej dy mjekve tė tjerė. Dukej se sėmundjes i kish dhanė randėsi.
- Shifeni - u tha shokėve Frengjisht mjeku qė znė kishte vizitue ma parė dhe u tėrhoq me nji anė. Tė dy mjekėt mė panė me kujdes tė veēantė dhe znė banė nji varg pyetje.
- Merr frymė! Mos merr frymė! Kollu! Mol u koll! - mė thanė nja 20-30 herė.
- Sėmundja asht e randė dhe ka pėrparue shumė - tha njeni kur mbaroi vizita.
- Mė duket se asht nė shkallė tė dytė. Mushkėnit i ka nė shkatrrim e sipėr - i a priti tjetri.
- Un besoj se asht nė shkallė tė tretė dhe mjekimi asht i padobishėm - vrejti i treti.
Doktorėt flitshin Frengjisht. Kuvendojshin nė mes tė tyne, tė shkujdesun se mos i kuptojsha. Nuk u a merrte mendja se un, pėr bela kam mėsue pak Frengjisht dhe se mundesha me i marrė vesht bisedimet e tyne. Kur pashė se ata ishin nė kundėrshtim pikpamjesh pėr mjekimet qė duhej tė mė bajnė, sa me m'a zgjatė afatin e rrojtjes nė kėtė jetė, u fola Frengjisht dhe u thashė:
- E kuptoj se sėmundja e eme asht e pashėrueshme, mbasi jam tyberkuloze nė shkallė tė tretė, por ju mos u lodhni fort me i zgjedhė barnat qė do tė m'epni as edhe mos u shqetsoni nga gjendja e eme, se un do tė jem ma shum e kėnaqnn nga vdekja se sa nga rrojtja.
- Oh! - i a bani njeni nė shenjė dhimbjeje tue i ramė ballit me shėpullėn e dorės.
- Dini Frengjisht Zojushė? - pyeti mandej si i hutuem e i harlisun.
- Fare pak. Sa t'ju kuptoj Zotni Doktor - gjegja,
Dy tjerėt kishin shtangė, pse nuk e kishin parashikue se mund tė zbulohesh sėmundja prej meje. E humbėn fare dhe s'dijshin se si me e ndreqė gabimin.
- Fjalėt t'ona mbėshteten vetėm nė dysbime, Zojushė, dhe nuk mund tė kenė bazė derisa tė mos jetė bamė diagnoza e sėmundjes me mjetet e shkencės - spjegoi njeni tue dashtė t'a meremetojė atė qė kishin prishė tė tre sė bashku.
- S'asht nevoja me u lodhė pėr me e bamė diagnozėn e sėmundjes me mjetet e shkeneės, pse gjaku qė kam nxjerrė, dhimbja e krahnorit, kolla e vazhdueshme, ethet e herė-mbas-hershme si dhe tė tjerat, janė, sikundėr e pohuet dhe Z. e juej pak ma parė, symptomet e pakundėrshtueshėm tė tyberkulozat. Mbasandaj duhet tė dini se kjo nuk asht e para ditė qė jam sėmue. Prej kohėsh lėngoj dhe nxjerr gjak - u thashė.
- Jo Zojushė - i a priti njeni - s'duhet t'a smadhoni punėn aq shum, sa tė kujtoni se lėngoni nga nji sėmundje e pashėrueshme.
- Un e dij dhe e kuptoj se jam dėnue me vdekė, por nuk e dij se kur. Do t'ju isha mirnjoftės sikur tė kishit mirėsin me m'a caktue afatin qė mė ka dhanė mordja pėr me u zvarnisė nė kėtė botė hipokrizish, gėnjeshtrash, padrejtėsish dhe poshtersish - u thashė sikur tė dojsha me e shfry nė ta tė tanė pakėnaqėsin e femnės sė martyrėzueme.
- Pėrse flitni me kaq dėshpėrim Zojushė? Nuk asht e vėrtetė se jeni aq e sėmunė. Nuk duhet t'a bumbni kurajėn se fundi do tė shėroheni e nuk do tė vueni gjatė - tha njeni me nji za qė tregonte se ishte pėrshtypė mjaft nga f jalėt e mija.
- Po, po. E dij edhe un se nuk do tė vuej nji kohė tė gjatė. Sidoqoftė nuk do tė shkojė shum kjo – thashė si me qesėndi, por edhe e trishtueme. Tė tre mjekėt kishin qėndrue nė kambėt si tė mpimė dhe po mė shiqojshin me dhimje tė thellė. Ndoshta pėr tė parėn herė nė jetėn e tyne dhe gjatė karijerės kishin hasė nė nji tė sėmunė qė po u flitte kėsodore. Dukeshin tė habitun aq ma shum nga mospėrfillja, me tė cilėn u flitsha pėr vdekjen.
Natyrisht atyne nuk mund t'u shkonte mendja se un kisha nji zemėr qė dashunonte nji yll dhe qė mbas shkėputjes prej tij nuk dėshirojsha me jetue. Ata sigurisht kujtojshin se gjuha e eme e thekshme ishte rrjedha e natyrshme e atij dėshpėrimi qė shkakton afrimi i vdekjes dhe jo nji shprehje apo shfrymje e asajė zemre qė i u mohue gėzimi i tė drejtave tė saja. Em atė kishte qėndrue nė kambė dhe verente i habitun, mbassi nuk kuptonte se ēpo flitej nė mes t'onė. Kur pa se u kėput f jala, u drejtue kah un e tha:
- E?!...
- Kurrėgja.
- A s'tė thashė se s'ke gja.
- Pooo - gjegja tue i kafshue buzėt - por do tė bajshe ma mirė sikur tė m'i kishe sjellė kėta Zotnij Doktorėt qysh nji mot ma parė, kur tė kėrkova mjek, se do tė m'a hiqshin merakun qysh atėhere.
- Ama po tė marrim doktor sa herė qė t'a zanė ethet njeriun, duhet me ndejtė me qese nė dorė moj bijė! - tha im atė dhe i shiqoi mjekėt pėr tė marrė edhe aprovimin e tyne. Ata e shiquen me nji farė habije tė trazueme me mėshirė e pėrbuzje.
- Ke tė drejtė - pėrgjigja dhe nuk u zgjata ma shum, se nuk dojsha tė baj fjalė me tė para mjekėve. Mė pėrshėndetėn mjekėt tue mė porositė qė tė mos dėshprohem dhe tue mė sigurue se do tė shėrohem.
- Un prap do tė vij me ju pamė Zojushė – tha njeni ndėr ta.
- Ju falem nderit, Z. Doktor, por s'ka nevojė, Mos u mundoni kot - gjegja.
- Jo, jo; do tė vij - pėrgjegji dhe iku bashkė me tjerėt.
Mbassi shkuen doktorėt mora dhe i shkrova Shpendit. I thashė se s'ishte nevoja me u aratisė pėr shkak se un, simbas konstatimit tė mjekėve, jam dėnue me vdekė si tyberkuloze dhe, edhe nė mė martofshin me at tregtarin, do t'a vras vetėhen atė ditė qė tė mė shpijnė ke ai, pse nuk do mundem me e durue makar edhe pėr pak ditė. I spjegova edhe se sikur tė shduken gjithė pengimet un nuk mund tė martohem me tė, sepse mund t'i a rrezikoj jetėn me qė jam tyberkuloze. E jeta e tij si pėr mue ashtu pėr t'amėn plakė asht e nevojshme dhe e shtrenjtė. I thashė t'a harronte atė femėn qė e dashunoi me tė tanė forcat e shpirtit tė vet, mbassi ajo asht e dėnueme me nji vdekje qė nuk i nep afat tė gjatė nė kėtė botė. Ma nė fund i u luta tė mė dėrgonte nji fotografi qė tė shmallesha tue e pamė.
Letrėn e dėrgova me anė tė Kolės, i cili ishte futė nė shtėpi tue pretendue se prap e kishte humbė topin.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:19 am

30 Shtatuer
Mora pėrgjigje prej Shpendit. Oh se ē'mė shkruente! Qava kur e kėndova letrėn e tij. Dėshpėrimi i tij pėr sėmundjen t'eme kishte arri kulmin. Por m'anė tjetėr mė siguronte se mund tė shėrohem fare lehtė po tė baj nji kurrė tė regullt dhe pa u mėrzitė, gja tė cilėn m'a kshillon nė mėnyrė tė veēantė. Sa pėr pengimin qė formon sėmundja e eme pėr martesėn t'onė, ai s'e merr para sysh fare dhe thotė se, sikur t'ishte e mundun, do tė mė pritte me kėnaqėsi e me krahė hapet edhe sikur t'i a shpijsha mordjen me puthjen e parė. Prandaj insiston nė mendimin e parė dhe kėrkon qė tė bindem me u aratisė. Gjithashtu mė lutet tė mos e zbatoj vendimin e vetvrasjes edhe nė mos u gjetė mundėsia e aratisjes. N'asht se jeta e eme asht e domosdoshme pėr t'eme amė, sikundėr mė shkruen ti, edhe jeta e jote asht ngushullim, kėnaqėsi dhe gėaim e burim lumnije pėr mue, mė thotė. Mbasandaj mė kėrcnohet tue mė thanė se edhe ai ka pėr t'a vramė vetėhen at ēas qė t'a marri vesh kobin t'em dhe pret pėrgjigje qė t'a siguroj se nuk do t'a vej nė veprim at mendim. Ma nė fund mė siguron se,
sido qė tė ngjajė, nuk do tė mė zavendėsojė me asnji femėn nė botė dhe zemra e tij, sa tė jetė gjallė, ka me rrafė vetėm pėr mue. Edhe fotografin qė i kėrkova m'a kishte dėrgue tė mbėshtjellun nė nji shami tė mundashtė. U kėnaqa tue e shique dhe tue e puthė.
Tash gjykoj se sa gabim kam bamė qė e lajmova se kam vendosė me e vramė vetėhen ditėn e martesės.
Ai, natyrisht, nuk e don vdekjen t'eme dhe ma mirė pranon tė bahem grueja e atij tregtarit se sa prona e tokės sė zezė. Mirė, por si do tė mundem me e durue torturėn e pėrditėshme qė ka me mė shkaktue martesa? Jeta e martesės, me at tregtarin e neveritshėm, ka me qenė e padurueshme dhe munduese. Prandaj ma mirė do t'ishte vdekja qė bahet nė ēas, se sa mbas shumė vuejtjesh. Pėr mue ma e ambėl do t'ishte vdekja se sa martesa. Ē'me bamė pra? Ai thotė se do t'a vrasi vetėhen posa t'a marri vesh vetėvrasjen t'eme. Atėhere si i bahet halli i s'amės, i asaj sė gjorės qė asht pėrvėlue me vdekjen e tmershme tė burrit e tė dy djelmvet tė vet, i asajė sė ngratės qė ka vuejtė si kurrkush? A mė vetėvrasjen e tė birit do t'i a shpėrblej sympathin qė shfaqi pėr mue dhe qė, me gėzim tė madh, pranoi tė mė bante ren e vet. Kush do t'a ngushullojė tė mjerėn po t'i vritet edhe djali i tretė dhe i vetėm? Si do t'i lėbyri ditėt e zeza tė pleqnis, tė kalueme larg vendlindjes sė shkretnueme prej gjindarmėve dhe me shumė klagė nė zemėr? Ē'faj mė ka ajo e shkreta qė t'i a nduk zemrėn mizorisht tue i a futė nė tokė edhe dritėn e syvet dhe shtyllėn e vetme tė jetės sė vet? Jo. Kėtė nuk e duron zemra e eme. Prandaj duhet tė hjek dorė nga mendimi i vetėvrasjes; lypset tė rroj qė tė rrojė edhe Shpendi i em i shtrenjtė,
ai qė m'a ambelsoi jetėn tue ma falė zemrėn e vet, A nuk asht mėkat qė tė vdesi ai farė djali nė moshėn ma tė mirė tė jetės sė vet? Pėrse t'a tėrhek rrėshanas e t'a fus nė gropėn e zezė, ku nuk ka pėr t'a pamun e ama? Me vdekjen e tij pėr mue shuhet ylli i dashunis, por pėr t'amėn perėndon Dielli i jetesės dhe i lumnis.
A nuk asht mėkat?
Pėr kėto arėsye mė duhet tė hjek dorė nga mendimi i vetėvrasjes dhe tė pranoj me vuejtė shpirtnisht nėn regjimin e ri qė ka me mė sjellė martesa me atė tregtarin. Lene qė un mund tė vdes ma parė se tė vijė dita e martesės. E po vlen tė baj nji sakrific qė t'a shpėtoj Shpendin nga vdekja dhe t'amėn nga mjerimi. Sa pėr propozimin e aratisjes qė m'a pėrsėrit, do t'a refuzoj, sepse bashkimi i tij me mue i ndjell vdekjen dhe nji vdekje tė dhimshme.
Po i shkruej, pra, dhe po e njoftoj se hjek dorė nga mendimi i vetėvrasjes me konditė qė edhe ai tė m'api besėn se nuk do tė marrė nji masė tė tillė t'egėr n'asht se un pėsoj nji vdekje natyrale. Gjithashtu po i them se nuk mund t'aratisem.
E shkrova letrėn, tė cilėn e mbylla tue i thanė qė mbas sodi tė kėnaqemi me andrrimet e argėtimet e nji dashunis ideale, e cila pėr ne qė dhe mbet e pastėr, e pafajshme dhe e papėrlyeme.

3 Tetuer
Mjeku qė mė pat premtue se do tė vinte me mė pamė, erdh sot. Mė pyeti se a kam pasė ethe, a kam qitė gjak, a kam flejtė dhe a kam apeti. Kur i thashė se vazhdoj tė mos flej e tė qis gjak u pėrshtyp dhe i rrudhi vetullat. Bani nji reēetė pėr do barna dhe iku tue mė dhanė shpresa shėrimi. Pėrnjimend dėshiron tė mė shėrojė mjeku. Pėrpiqet tė mė mbajė edhe ma nė kėtė jetė. E pėrse? Ē'tė gėzoj? Natyrisht kurrgja tė mirė e asgja tė kandshme. Nė qoftė se rroj disa ditė ma shum, kjo nuk do tė mė kėnaqi veēse kur tė mendoj pėr Shpendin. Koha tjetėr asht dhe do tė jetė e pashijeshme, e zbrazėt dhe mėrzitėse. Pėr kėt shkak jeta pėr mue e ka humbė kuptimin dhe vlerėn.

5 Tetuer
Pėr shkak tė sėmundjes s'eme dasma u shty pėr mė 20 tė kėtij mueji. Don me thanė se edhe dy javė mund tė rroj me nji farė shprese qė xixėllon nė qiellin t'em tė vranėt si nji yll i mekėt. Kush e din. Ēdo gja mund tė ngjajė mbrenda kėsajė kohė; shumė ndryshime e ēudina mund tė bahen mbrenda nji nate e jo ma gjatė kėtyne ditėve. Por ah! Fati i em i lig asht nopran, asht shterp. Ai nuk mė buzėqesh dhe as qė e ka mendjen me ndrrue drejtim. Prandaj, sido qė tė bahet gjendja e eme nuk mund tė pėrmirėsohet. Kot shpresoj si foshnjė. Vetėm aratisja asht mjet shpėtimi pėr mue, por asht e rrezikshme pėr Shpendin. Prandaj nuk mundem me e pranue. Po tė mos kisha qenė e sėmunė, me kėnaqėsin ma tė madhe, do te hudhesha nė krahėt e tij dhe do tė shkojsha me tė tej maleve e fushave, andej lumejve e detnave pėr tė gjetė vendin, ku tė preheshim, t'argėtoheshim, tė gėzoheshim dhe tė shijoheshim me ambėlsit qė na ka dhurue natyra. Por qeh se jam e sėmunė dhe si e tillė nuk jam e pėrshtatshme pėr kurrgja.

9 Tetuer
Dje, nė kohė tė zamrės, mora pėrgjigje prej Shpendit. Mė betohet se nuk do t'a neverisi jetėn e vet nė qoftė se nuk e vras vetėhen dhe mė kėshillon t'i bindem fatit qė na ka premtue desteni. Mė njofton edhe se e ama, me qėllim qė t'i a pakėsojė pezmatimin, e kshillon me shkue n'Itali. ku do t'i ndjeki mėsimet nė shkollėn ushtarake. Kėrkon t'a largojė nga Shqipnia me shpresė se do tė mundet me e largue edhe nga brengjet dhe pikėllimet e parreshtuna qė e msyejnė dita-ditės. Ai thotė se nuk don me u largue nga Shqipnia pa me mė marrė me vetėhe edhe mue. Por nė qoftė se ti s'do tė bindesh me u aratisė dhe do t'i shtrohesh fatit tė martesės, thotė ai, mund tė shkoj n'Itali pėr me kėrkue jo prehje e gėzim shpirti, por qetsimin e nervave tė ndezuna prej kobit qė pėsuem. Por edhe nė shkofsha duhet t'a dijsh se zemrėn kam me e lanė kėtu, ke ti o engjėllushka e me, shton ma andej Shpendi nė letrėn e tij.
E dij se mė dashunon pėrnjimend dhe e kam provue se ka karakter tė fortė, por zilin m'a bren zemrėn dhe mė ban tė dyshoj se mos dashunojė ndonji tjetėr po tė largohet tej detit. Oh, po ē'them kėshtu? Me gjith qė jam me nji kambė nė vorr, kėrkoj me i a monopolizue zemrėn Shpendit tė ngratė. Oh sa e marrė qė jam! Oh se ē'qenka dashunia! Qeh e dashunoj Shpendin dhe dėshiroj qė tė jetė i lumtun, por ajo fatbardhėsi due qė tė jetė pjella e eme dhe jo e tjetėr kuj. Due qė burimi i lumnis sė tij tė jetė goja e eme dhe magjeja e dashunis sė tij tė jetė zemra e eme. Due qė ai tė jetė vetėm i emi e i kurrkuj tjetėr. Nuk mund tė duroj qė zemra e tij tė dashunojė ndonji sylaroshe tjetėr. Shkurt s'due shemėr.
- Po ai si duron qė tė martohesh ti me nji tjetėr? - mė tha zani i ndėrgjegjės.
M'u rrėqetė shtati, me tmer, prej kėsajė thirrjeje qė m'u ba nga gjykata e naltė e vetėhes s'eme. U zbrapa dhe pranova se ai, me tė vėrtetė, asht ma i naltė se un. Pėr hir tė jetės s'eme pranon tė rrėnkojė gjithė jetėn nga dhimbjet e plagėve tė randa qė do t'i hapen nė zemėr prej martesės s'eme me nji tjetėr. E un? Un jam kopraoe, bobozare dhe nuk jam aspak bujare pėr me e dorovitė zemrėn e tij me dashuni e lumni. Ah Shpend! Mė fal qė jam e padrejtė kundrejt teje. Un tash vetė duhet tė tė lejoj qė tė dashunojsh nji tjetėr e tė bahesh i lumtun. Dhe kėtė farė koncesioni lypset tė m'a impozojė ndėrgjegja, pse orėt e paka tė gėzimit e tė lumnis qė shijova nė kėtė jetė, ty dhe vetėm ty t'i detyroj. Por.... por nuk mundem. Po, nuk mundem me tė dhanė liri dashunimi, se tė due me gjith shpirt, se ti duhet tė jesh vetėm i emi. Dhe pėr kėto arėsye po vendos t'aratisem me ty dhe tė shpėtoj nga tortura e zilis.
Vendosa t'aratisem me te, se s'mundi t'i duroj dhimbjet e ndryshme e tė forta tė zemrės, se vetėm tue qenė ngjat tij do tė jem e qetė, e kėnaqun dhe e lumtun. Sa pėr shėndetin e tij do tė kem kujdes tė mos e rrezikoj tue i qėndrue larg. Mjafton t'i kaloj pranė tij kėto tė paka ditė jete qė mė kanė mbetė dhe tė vdes ndėr krahėt e tij. Me kėtė mėnyrė do tė jem e kėnaqun dhe ma se e lumtun.
Po i shkruej.

11 Tetuer
Gjėmon shtėpia prej atyne qė hyjnė e dalin, pse po bahen pėrgatitjet e dasmės. Me gjith qė dasma asht caktue pėr 20 tė kėtij mueji, disa nga hallat e tezet, nga kushrinat e mbesat qysh tash janė grumbullue kėtu pėr tė pėrgatitė nevojat dhe pėr tė marrė pjesė nė gėzimin e dasmės s'eme, Ato qeshin e gėzojnė. Un qaj e rrėnkoj. Por mė duket se edhe Fahrija e Xhevrija vuejnė, sepse tė dyja e dashunojnė veshshpuemin - Shpendin - , por
nuk kanė pasė fat me i a fitue zemrėn. Ē'pėrfitova un qė e fitova zemrėn e tij? A nuk po vuej edhe un si ato dhe ndoshta edhe ma keq? Po, por tė pakėn jam e kėnaqun, mbassi ai mė dashunon, mbassi zemra e eme asht argėtue prej tij.

13 Tetuer
Mora pėrgjigje prej Shpendit. Asht gėzue e enthuzjazmue tepėr nga pėlqimi qė shfaqa me u aratisė me tė. Mė njofton se e ka regullue punėn qė mė 17 tė kėtij mueji kah mesnata t'aratisemi me nji barkė tė pajtueme nergut pėr kėt qėllim. Do tė shkojė n'Itali si t'aratisun dhe kontrabandisht, pėr shkak se s'asht e mundun me nxjerrė pasaport pėr mue. Mė 17 tė kėtij mueji, m'ora nandė mbas darke, thotė Shpendi se ka me mė pritė nė cep tė rrugės s'onė me nji automobil qė ka me na ēue nė Durrės.
Tash mė duhet me i numėrue orėt dhe ditėt nėn ethet e padurimit pėr tė ngrysė dita e 17 e kėtij mueji. Oh sikur tė mundesha me flejtė katėr ditė e katėr net pėr mos me ndi mėrzin pėrvėluese tė pritjes. Ajo natė ka me qenė e bardhė dhe ma e shėnueshmja nė jetėn t'eme, pse qysh atė natė kam me e fitue lirin tue i kėput verigat e robnis dhe tue u bashkue pėr jetė me Shpendin t'em tė dashun. Po. Atė natė, kah mesnata, kur tė nisi me lundrue anija mbi valėt e gjelbėrta t'Adriatikut, un do tė derdh lot gėzimi mbi krahėnorin e Shpendit t'em dhe ai do tė m'i lėmojė butė e butė flokėt e kokės. Rrezet e Hanės. asokohe kanė me e prarue bujarisht anijen pėr t'a festue bashkimin t'onė tė pėrjetshėm. E kur t'agojė mėngjezi i asajė nate tė paharrueme, un do tė mundohem me e derptue hapsinėn e largėt pėr me i dallue brigjet e Italis, ku kam me e ngrehė folėn e lumnis s'eme tė andrrueme prej kaq kohesh dhe me aq dėshirime. E atje, sigurisht, do tė shėrohem, pse liria e fitueme dhe dashunia e pazavendėsueme e Shpendit do tė jenė barnat ma tė dobishėm pėr me mė pėrtrimė nė fuqi. Por edhe nė vdeksha nuk do tė mė vijė keq, mbassi do t'a kem shijue sadopak, lumnin e lakmueme.

16 Tetuer
Nuk lejova tė mė venė kėna dhe tė mė bajnė nuse simbas zakonit tė vendit. Pun'e madhe nė mos u zbukurofsha tue u mertisė dhe tue u lye e ngjye. Dhantė Zoti tė mos mė pėlqejė ai tregtari qė mė ka blemė.
Por ē'them kėshtu? Un kam vendosė me u aratisė me Shpendin dhe ai tregtari nuk do tė ketė fat me m'a pamun as gishtin e dorės e jo ma fytyrėn. Me qenė se jam e dobėt nga shėndeti edhe kėto nuk ngulėn kambė pėr me mė nusėnue simbas zakonit, pse druejnė se mos zemėrohem e sėmuhem. Vetėm kėtė shėrbim mė ka bamė sėmundja.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:20 am

17 Tetuer
Dita e sotshme qė ma e gjatė se ēdo tjetėr dhe muzgu i mbramjes dukej sikur nuk donte me plakosė mbi kėtė anė tė Dheut. Darka u hangėr midis gazit qė shpėrthente shpesh ndėr ato qė kanė ardhė ke ne qysh prej kohesh me mė nusėnue e me mė ēue ke ai tregtari. Un, me gjith qė pėrpiqesha me e mshefė shqetsimin e mbrendshėm, herė herė turbullohesha dhe humbsha ndėr vegime tue e soditė aratisjen dhe jetėn e ardhėshme. Natyrisht edhe buka nuk mė shkonte. Kafshatat mė ngecshin nė fyt dhe nuk kapėrdiheshin.
Ishte darka e fundme qė po hajsha nė shtėpin t'eme. Ky mendim i hidhėt m'a pėrvėlonte trunin dhe s'mė linte me hangėr. Mosngranja e eme atyne nuk u a tėrhiqte vėrejtjen, sepse prej kaq kohesh janė mėsue tė mė shofin tė sėmunė. Mbas darke u tėrhoqa nė kthinėn t'eme kinse pėr t'u prehė dhe qetėsue. E mbylla derėn dhe nisa meshkrue nė librin e jetės s'eme. Kėtė libėr do t'a marr me vetėhe, pse asht shok i tinėzive, i ndiesive dhe i
shfryemjeve tė mija. Po, do t'a marr me vetėhe pėr t'i vazhdue shėnimet, tė cilat mbas sodi, pa dyshim, kanė me qenė tė kėnaqshme.
Deri m'ora nandė, kohė e caktueme prej Shpendit pėr t'u ndeshė me tė nė skaj tė rrugės, duhet me pritė edhe nji orė e disa minuta. Em atė, njerka, fėmijt, emtet, kushrinat dhe mbesat janė mbledhė nė kthinėn e bukės poshtė dhe po qeshin e prrallen, tė shkujdesun nga ēdo e papritme. Tingujt e qeshjeve tė tyne arrijnė deri kėtu dhe, me forcėn ngacmuese, rrasen nė zemrėn t'eme pėr t'a ēue peshė, nė tallaze ndiesish. Qeh mė duket sikur i shof tė gjithė tufe kuvendue amblas: Em atė thith duhan pa rreshtun dhe herė-herė i aprovon, me nji fjalė tė vetme e me nji nėnqeshje, mendimet e shfaquna prej Hallė Hatixhes, prej njerkės ase prej Mamė Sybes. Grat flasin pa u lodhė dhe me aq shpejti, sa ndigjuesit shqyrtues do t'i dukesh se ato nxitohen me u shprehė sa ma parė pėr tė nisė mandej nji punė me randėsi tė madhe! Tė rejat, ēupat, rrijnė me nji anė kokė-mė-kokė dhe bisedojnė me njena tjetrėn me za t'ulėt e krejt buzėqeshje. Vetėm kur kėputet fjala, e ngrejnė kryet me shique
kah tė tjerėt dhe u venė veshin f jalėve tė tyne. Shkurt n'atė kthinė pėrdheske fryn nji erė kėnaqėsije dhe zotnon gazi e hareja. Oh sa dėshirojsha qė edhe un t'isha aty nė mes tė tyne me zemėr tė kėnaqun dhe tė gėzueme. Oh sa e lumtun do t'isha sikur t'isha fejue me Shpendin e jo me at tregtarin dhe tash, nė netėt e
pėrgatitjes sė dasmės, t'a ndigjosha zanin kumbues e tė kjartė t'urimeve qė do tė mė bajshin ato pėr nji fatbardhėsi tė paperėndueshme. Nė mes tė gjithė atyne njerėsve qė janė grumbullue nė kthinėn e bukės ndodhet nji njeri qė un kam lidhje tė ngushta me tė dhe m'asht ma i afėr se tjerėt. Ky asht im atė. Po, em atė, nė mes tė gjithė atyne, fizikisht asht ma i afėrt ke un, por shpirtnisht asht tepėr larg, pse ai m'a dėnoi me vdekje zemrėn dhe tash po mė dėbon edhe nga shtėpia.
Eh fat' i zi! Zemra m'asht ēue peshė dhe don tė shfrejė tue qamė, pse ajo s'don me u largue nga shtėpia, ku leu, ku u mojt, ku u rrit dhe ku ndiu. Tė pakėn ky largim duhej bamė edhe me hirin e t'im et dhe t'isha pėrcjellun prej urimeve e bekimeve tė tij. Por mjerisht po ngjan e kundėrta. Do tė pėrcillem e do tė pėrmendem me namė e me mallkime, me fyemje e poshtnime. Ē'tė baj? Kėshtu qenka thanė ase kėshtu u desht bamė.
Grepi i orės, dalė-nga dale, po avitet kah nanda. Tiktaket e zemres s'eme po bahen ma tė fortė e ma tė shpejtė se ata t'orės. Jam e trazueme dhe e turbullueme fort. Valė mallėngjimi e pezmatimi, tė bashkueme,
msyejnė nga megjet e zemrės sė gandueme pėr t'u furrė e pėr t'u shprazė nga syt. I kafshoj buzėt qė t'a mbaj furrin e kėtyne tallazeve qė duen me shpėrthye nga mbrenda jashtė. Ligshtohem tue i kujtue, me nji farė mallengjimi tė paspjegueshėm, vjetėt e jetės s'em tė kalueme nė kėtė kthinė e nė kėtė shtėpi, nė kėtė qytet e nė Shqipni. Fėtyra tė ndryshme njerzish t'afėrm e tė dashun, sqena tė ndryshme ngjarjesh e ndodhimesh dhe pamje tė ndryshme banesash e vendesh po mė sinematizohen para syvet tė mendjes, me bukurit ase shėmtueshėmėnit e tyne tė veēanta, tue lanė vragė dhe tue mė hapė plagė nė zemėr. Oh sa ngushtė qenka i lidhun njeriu me njerzit e me sendet qė e rrethojnė dhe me viset ku ka jetue. Nji dashuni e paēansueshme, e ruejtun nė thellėsit e zemrės pėr tė gjitha kėto krijesa hyjnore e njerzore, tash vjen tė zgjohet nga djepi i ndiesive e tė ngrejė krye pėr tė dalė jashtė qė t'i kundėrshtojė tė gjitha ato forca qė duen me e largue sė kėndejmi. Kjo dashuni e fortė, e trajtueme dhe e rritun bashkė me mue, nashti po i pėrshkon megjet e zemrės s'eme si nji stuhi rrenuese dhe si nji stuhi shkallmuese pėr tė mė bindė qė tė mos largohem prej kėndej. Shkurt po mė shungullon zemra nga nji kryengritje e fortė ndiesish qė po pėrleshen me njena tjetrėn.
Dashunia e Shpendit mbi tė gjitha, thirra ma nė fund dhe i frenova tė gjitha tjerat qė mė sulmojshin. Po, dashunia e Shpendit mbi tė gjitha se im atė, pėr fat tė keq, vetė e shkuli nga zemra e eme atė lule dashunije
qė kishte mbjellė dorė hyjnore. Tash nga ajo lule e bukur dhe aromatike pak degė dhe disa gjethe kanė ngelė; bėrbuqet e saja kanė nisė me u vyshkė pėrpara se tė ēelin, pse nuk janė ujitė, nuk janė diellue dhe i ka brejtė krymbi. E tue u kėputė me t'em atė verigat e dashunis, vetvetiut, u shkėputėn edhe me tjerėt. Me gjith kėtė dėshirojsha qė t'a rrok nji herė pėr qafe t'em atė dhe t'a shtrėngojsha me tė gjitha fuqit e mija, se vetėm atėherė do tė ngopesh e do tė kėnaqesh kjo zemėr e plasun. Por mjerisht kjo asht nji lakmi e parealizueshme. Po. Dėshirojsha tė ndahem nga kjo shtėpi mbassi t'a pėrqafojsha t'em atė, mbassi t'i puthsha vėllaznit e motrat, mbassi t'i pėrshėndetsha hallat e tezet, mbassi t'u shtrėngojsha dorėn mbesave e kushrinave dhe mbassi tė shmallesha me tė gjithė gjindet e shtėpis sė Xha Simonit e me Hamitin e dajallarėt. Por, pėr fat tė keq t'emin, po largohem si nji kusare, si nji e dėbueme, si nji e neveritun, pa e kėnaqė zemrėn n'asndonji mėnyrė, pa marrė me vetėhe as edhe zemra dashamirėsh as edhe tesha e sende qė tė m'a mbajnė gjallė dashunin dhe kujtimin e kėtij vendi nėpėr, shtigjet e skutat e mėrgimit.
Ora po avitet. Duhet t'iki ma e t'i them lamtumirė kėsaj jete pėr tė nisė nji tjetėr nė dhė tė huej. Lamtumirė, pra ti moj kthina e eme qė gjatė 17-18 vjetve tė vajzėnis mė pėrkėdhele; lamtumirė ti moj shtėpia e nanės s'eme zemėr plasun e jetė shkurtun; lamtumirė o ju tesha e orendi qė xnė keni shėrbye gjatė jetės s'eme; lamtumirė o ju lulet e vyshkuna tė kopshtit t'em tė dashun qė ju shėrbeva me kujdesin e nanės pėr fėmin e vet; lamtumirė o ju dritare, mure, pullaze, hatlla, trenė, tjeglla e gurė tė kėsaj banese qė kujtimin e sajė tė dashun kurrgja dhe as furia e fateve ma tė liga nuk do tė mundet me e shly nga mendja e nga zemra e eme. Po falem para teje o tempull i jetės s'eme; po gjunjėzoj para teje o altar i ndiesive tė zemrės s'eme dhe, nė shenjė miradije e nderimi, po tė truej disa pika lot tė pėrcjellun me hofkėllime tė thekshme.
Lamtumirė

19 Tetuer
Pardje mbrama m'ora nandė pa disa minuta, kur tė gjithė robt e shtėpis e mikneshat po bisedojshin nė kthinėn e bukės, zbrita poshtė dhe, pa bamė as ma tė voglėn zhurmė, dola jashtė me shpirtin pezull nga friga se mos diktohem. Nė rrugė, mbassi bana disa hapa pėrpara, hasa nė Shpendin q'ishte strukė rranzė murit dhe po pėrgjonte nėn hijen e strehėve tė nji shtėpis pėrdheske. Menjiherė u avit. Mė kapi pėr dore dhe, tue mė dhanė zemėr me fjalė enkurajuese, mė tėrhoq deri ke kandi i rrugės, ku pritte nji veturė. Mbassi u futėn mbrenda, i thirri shoferit:

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:21 am

- Marsh pėr Durrės!
Gjatė udhėtimit disa herė u trondita dhe u tremba nga droja se mos na ndiqte kush. Shpendi m'argėtonte dhe pėrpiqesh tė mė trimnojė. Kur sosėm nė Durrės u futėm nė hotel Liria pėr tė pushuem, sepse barka do tė nisesh nė mesnatė kontrabandisht dhe kėshtu donte me mos ramė nė sy tė rojeve kufizore. Koha deri nė mesnatė kaloi shqetsuese nga pasiguria qė ndijsha. Shpesh herė i u desht Shpendit me dalė jashtė, nė koridor, qė tė mė siguronte se nuk ishim tė diktuem e tė pėrgjuem prej kuj. Ēuditem se pse trembesha aq f ort kurse isha bashKė me Shpendin dhe pėr tė isha gati t'a baj fli edhe jetėn. Aty kah mesnata e lamė hotelin dhe u drejtuem kah buza e detit tue kalue pėrmes do rrugėve tė ngushta e tė pandriēueme mirė. Nji copė herė ecėm nė jugė tė molos pėr t'arrimė kundrejt barkės qė dukej si nji laraskė atje poshtė. Kur sosėm nė vendin e caktuem f ėrshėllini Shpendi tri herė rresht dhe nga barka muer pėrgjigje po n'atė mėnyrė. Mbas pak u duk tė
rrėshasi mbi det nji lundėr, e cila po vinte drejt nesh. Diku u ndalue lundra. Njeni nga lundėrtarėt u hudh nė det dhe po vinte kah ne.
- Hajde - tha Shpendi - mė hyp nė qafė.
- Pėrse?
- Sepse deri ke lundra lypset me shkue nė kambė, mbassi ajo nuk mund t'avitet me qė s'ka mjaft ujė ma kėndej.
- Mirė, por ti do tė lagesh.
- Ani, se terrem nė barkė - gjegji dhe u krrus.
Ndėrkohe nji i za i egėr dhe i fortė arrini ke veshėt t'onė:
- Ndal!
- Ē'asht? Kush thrret? - pyeta e trembun.
- S'ka njeri, jo por ngjitu nė qafė t'eme – bani Shpendi tue qėndrue i krrusun qė t'i hypsha nė qafė.
Lundėrtari qė po vinte drejt nesh, menjėherė, u kthye prap. U rras nė lundėr dhe u zhduk. Zani urdhėnues
e kėrcnues qė na vinte nga mbrapa u pėrsėrit. E ktheva kryet dhe pashė. Nė gjysmė errėsinėn e natės dallova disa hije qė lėvizshin atje tej, nė bregun e detit.
- Shpend na diktuen dhe po na ndjekin - i thashė.
- Na trathtoi dikush, por ti mos u tremb se do t'a kapėrcejmė rrezikun. Ngjitu shpejt - m'a bani.
U krrusa dhe e rroka pėr qafe.
Kraf! kraf! Dy krisma pushkėsh qė u zbrazėn mbi nė. Plumbat e ēanė ajrin mbi kokat t'ona me nji fėrshėllimė
tė thatė.
- Na vranė Shpend! - brita e tmerueme.
- Mos u frikso! - pėrgjigji dhe u ul pak qė tė mos mė kapshin plumbat. Mbasandaj u ngrit, me mue nė shpinė, dhe u fut nd'ujė.
- Ndal! Ndal! Prap! Kthehuni! - na bėrtitshin mbas shpine.
E ktheva kryet mbrapa. Ē'tė shof? Nji numėr njerzish po vrapojshin drejtė nesh.
- E zeza! Na kapėn! - klitha.
U ndalue Shpendi dhe shiqoi mbrapa.
- Oh po afrohen. Na zunė - i a bani e gjėmoi.
- Ndaloni! Ktheni prap! - na thirrėn disa.
Disa vetė u futėn nė det. Na rrethuen dhe qarku i rrethimit gjithnji ngushtohesh. Na qėndruem nė vend.
- Cilėt jeni ju? - pyeti Shpendi me za tė plasun.
- Jemi rojtarė kufizorė. Jemi gjindarmė – qė pergjigja.
- Oh un korba! - thirra me dėshpėrim.
- Kthehuni! - urdhėnoi njeni ndėr ta.
U kthyem. Na futėn nė mes dhe na ēuen nė qark komandė tė qytetit. Prej andej na nisėn pėr Tiranė. Na futėn nė nji veturė dhe na pėrcollėn me nji kapter e dy gjindarmė. Shpendit i a lidhėn duert me kllapa hekuri dhe gjindarmėt kurrė nuk i a shqitshin syt. Ēdo lėvizje e tij ishte e ndjekun prej tyne me sy shqyrtyes. Un isha tmerue fare dhe po dridhesha. Lotėt mė shkojshin si gjerbat e strehėve. Shpendi i ngratė pėrpiqesh me mė qetsue tue mė shartue guxim. Kur mbrrimė nė Tiranė u ndaluem para Qark Komandės. Na zbritėn dhe na futėn nė nji zyrė. Mbas pak u duk komandanti i rojes. Kompozoi nji proces-verbal dhe, mbassi na e kėndoi, na shtyni me e nėnshkrue. Mbasandaj i dha urdhėn nji tetarit qė tė mė ēonte nė shtėpi. Shtanga.
- Un nuk due me shkue nė shtėpi t'eme – thashė me za tė dridhun.
- Do tė shkoj me Shpendin nė shtėpi tė tij.
- Ai sonte do tė mbetet kėtu dhe nesėr do tė ēohet nė burg - gjegji komandanti zymtas.
- Si? Nė burg thė? - brita.
- Natyrisht nė burg Zojushė - tha ai pa u matė fare.
- Oh kob! Ē'faj bani ai qė t'a futni nė burg? - thirra.
- Shko ti, Dije, nė shtėpi - mė tha Shpendi tue u kthye kah un.
- Pa ty me shkue! Kurrė! - i u bana.
- Shko, Dije, shko! Vetėm mbaje besėn qė mė ke dhanė, se pėr ndryshe do tė m'a mjerojsh t'eme amė - tha me nji za tė mbytun.
- Oh jo. Do tė rrij me ty - pėrgjigja dhe e rroka pėr qafe. Lotėt e mij u pėrzien me ata tė Shpendit. Komandanti
e pėrsėriti urdhėnin pėr me shkue nė shtpi. Nji tetar u avit dhe mė urdhėnoi tė ngrihem. Un e shtrėngova
Shpendin pėr qafe me tė tanė fuqin t'eme dhe thirra:
- Jo. Nuk shkoj. Do tė rrij me Shpendin t'em.
Mė kapėn dhe mė shqitėn me pahir. E humba fuqin e qėndresės e tė mendjes. U ligshtova dhe u vilanosa.
Kur rashė pėr mendsh e pashė vetėhen nė shtėpi t'eme, tė rrethueme prej tė gjithė atyne qė pata lanė aty disa orė ma parė.
- Ē'bane moj qyqare? Na e nxine fėtyrėn moj tė shpėrlaftė mordja! - mė tha njerka kur pa se u pėrmenda.
- Shporru mori shtrigė! - bėrtita dhe dojsha tė ēohem e t'a rrok flokėsh atė bishė, por s'kisha fuqi.
- Rri, moj bijė, rri! - m'a bani Hallė Hatixheja me nji za qetsues dhe e largoi njerkėn.
Disa pika lot shpėrthyen nga syt e mij dhe u rrokullisėn nėpėr mollzat e faqeve. Disa hofkėllima, mandej, u shkėputėn nga thellėsit e zemrės sė helmueme dhe u zhgreha mirė nė vaj. E ktheva kryet kah muri dhe qava nji copė herė qetė e qetė. Kisha tė drejtė tė qaj, se jo vetėm qė dėshtoi plani i lumtėnimit t'onė, por edhe Shpendi u rras nė burg.
Kėsisoj na mbuloi e zeza, na kapėrtheu mjerimi dhe u ba kijameti. Mu n'at ēas qė do tė shkelshim nė pragun e anis shpėtimtare pėr tė shkue nė Parrizin e lumnis s'onė, na sulmoi fatkeqsia tue na gjuejtė mizorisht. Tash tė gjitha shpresat u shdukėn, tė tana andorrat u kotsuen.
Si isha diktue dhe si kishte rrjedhė puna?
Qeh se si: Natėn e aratisjes, kur tė gjithė kishin shkue me flejtė, Hallė Hatixheja kishte trokitė nė derė tė kthinės se'eme qė tė m'epte nji bar pėr me pimė. Kur nuk mer pėrgjigje largohet tue kujtue se mė ka marrė gjumi. Mbas saj vjen njerka dhe trokullin ma me forcė. Kjo paska lanė aty disa ndrresa tė fėmijve dhe dashka me i marrė pėr me u a mveshė. Fati i em ilig e kishte shty shtrigėn qė tė linte nė kthinė t'eme ndrresat e fėmijve, se ajo kurrė nuk shkilte mbrenda. Edhe kjo prapset, por mbassi trokit shumė herė dhe me aq forcė sa zgjon nji farė interesimi ndėr tjerėt. Fillojnė pyetjet. Hallė Hatixheja bahet merak, pse e dinte se un bijsha fare vonė dhe se gjumin e kam tė lehtė. Nga droja se mos jam sėmue randė, se mos jam vilanisė, se mos kam pėsue ndonji tė ligė, kthehet dhe trokit rishtazi. Zhurma e pėrsėritun e tėrhek verejtjen e tė gjithėve. Tė gjithė ngrihen dhe grumbullohen para kthinės s'eme. Njerka shkon dhe e ngren t'em atė nga shtrati tue e theksue Tandėsin e punės, kinse me dhimbje. Shqetsimi e dyshimi zotnon. Em atė m'a thėrret emnin disa herė. Ma nė fund u soset durimi dhe thejnė derėn.
Hutohen e pikėllohen kur shofin se nuk ish'a mbrenda. Menjiherė vihen me i kėrkue tė gjitha kthinat e skutat e shtėpis tue kujtue se mos isha vilanisė ndokundi. Kur nuk mė gjejnė nisin me u shfaqė mendime e dyshime. Eme njerkė, ma nė fund, e ban zbulimin dhe propozon tė mė kėrkojnė ke Shpendi. Shkon im atė nė polici dhe lajmon. Mė kėrkojnė nė shtėpi tė Shpendit. Me qen se nuk mė gjejnė as mue as Shpendin, dyshimet nisin me u trupėzue dhe besohet se jemi aratisė. Menjiherė dhe telegrafisht urdhėnohen qarqet pėr me na ndjekė. Dhe me tė vėrtetė na ndoqėn dhe na zunė, por ata qė e kryen detyrėn nuk e dijnė se sa mėkat tė madh i kanė ngarkue vetėhes nė kėtė rasė. S'e dijnė ata se kanė mjerue dy vetė dhe kanė mbytė dy zemra. Por edhe sikur t'a dijshin se veprimi i tyne do t'ishte kobar pėr dy vetė, do t'i shkambėzojshin zemrat qė tė mos i ndigjojshin thirrjet e ndėrgjegjės, pse detyra, eprori dhe ligja urdhėnojshin ndryshe. Shpesh qėllon qė ligja tė jetė nė kundėrshtim me ndėrgjegjen.
Kur mė kishin sjellė nė shtėpi, im atė kishte dashtė me mė vramė, por e kishte pengue Hallė Hatixheja bashkė me grat tjera. Pėr pak gja kishte qenė tue marrė zjarr koburja. Me tė vėshtirė kishin mundė me i a ndalė furin e zemėrimit dhe me e largue prej kthinės s'eme. Oh ma mirė tė mė kishte vramė, se sa mė la gjallė e nė kėtė gjendje tė mjerueshme. Po tė mė kish shpėtue nga vuejtjet shpirtnore e trupore. Tash tė gjithė mė shofin me bisht tė synit dhe pėshpėrisin vesh nė vesh. Nuk mė ha malli tė kuptoj se ē'flasin. E dij se ato mė pėrbuzin si fajtore. Ani; s'kanė faj, pse at shpirt u kanė shartue edukatorėt e tyre pėr t'i mbajtė gjithmonė tė robnueme.
Shpendi, sigurisht, tash do tė jetė nė burg. Edhe un jam mbyllė nė kthinė e nuk dal jashtė. Tue e mendue
gjendjen e pikėllueme e tė vajtueshme tė Shpendit, mė vjen tė plas prej tė keqit, por qeh se nuk plaska njeriu!... Ma mirė tė kisha plasė, se sa arrina me e shijue hidhėsinėn e kėtij kobi. Oh sa mirė do tė bahesh sikur tė mė vritte im atė. Porosia qė mė bani Shpendi, pak para se tė ndaheshim, qė t'a mbaj besėn pėr me mos e vramė vetėhen, mė tingėllon nė vesh dhe mė ban t'i bindem fatit t'em tė lig, se pėr ndryshe Vdekja do t'ishte kapak florini pėr mue. Po i bindem fatit dhe nuk po e vras vetėhen pėr t'a ēue nė vend besėn qė i kam dhanė Shpendit, por ē't'i baj kėsajė jete qė mė asht bamė kaq e randė, kaq e padurueshme dhe mėrzitėse? Ah Shpend! Me t'em atė ende nuk jam pamė. Duket se mė ka marrė mėni aq fort, sa s'don me m'i pamė as syt.
Mjeruesi i em njikohesisht asht edhe gjykatėsi em. E ka nė dorė tė mė gjykojė si fajtore ase jo.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:21 am

20 Tetuer
Po tė kishte pasė nji zyrė biografike pėr tė mjerėn, sikur ka pėr nėpunsat e shtetit, kush e din se sa pėr qind kishin me dalė fatzij dhe un sot do tė regjistrohesha si nji e mjerė qė i asht vramė zemra dhe mbytė shpirti, pse po mė martojnė me at tregtarin. Oh sikur tė mė binte damlla ase pika qė tė mos bahesha nusja e tij. Kob, mėnxyrė!
Qeh erdhėn krushqit pėr me mė marrė. Kur vdes kush e pėrcjellin me karroca deri ke Vorri i Bamit, por edhe kur martohet ndokush e pėrcjellin me karroca deri nė shtėpin e dhandrit. Mos asht martesa sinonim i vdekjes? Pėr mue dhe pėr shumė tė tjera asht ma e hidhėt se vdekja, pse martohemi me njerės tė panjoftun e tė padashunuem prej nesh.
Qielli asht i vranėt. Re tė zeza e kanė mbulue. Pika shiu nisėn me ramė nga naltė. A thue se edhe Qielli merr pjesė nė hidhnimin t'em e po qan? Kush e din. Grat e gocat qė janė futė nė kthinėn t'eme mė thrresin tė ēohem e tė shkoj ke.... ai njeriu i huej.
Oh un e shkreta! Mė dridhen tė gjitha gjymtyrėt e shtatit dhe po m'errėsohen syt.
- Hajde ma! - thotė nji grue.
- Hajde se po presin burrat nė rrugė - thotė nji tjetėr.
Oh sa bukur e sa mirė do t'u pėrgjithesha kėtyne thirrjeve, po tė mos i kisha dhanė besė Shpendit, se do tė rroj derisa tė mė korri vetė drapni i vdekjes. Oh se ē'mėsim do t'i epsha skotės mashkullore qė tregton nė korriz tė femnės sė ngratė. Ah un e mjera qė s'jam nė gjendje me bamė kurrgja pėr t'i pėrgjigjė zemrės sė shitueme.
- Hajde Dije ma! - Kjo asht Hallė Hatixheja qė po mė thrret.
- Po - gjegja pėrvajshėm.
Lotė qė burojnė nga gurrat e zemrės e tė shpirtit shpėrthyen e nisėn me u shprazė nga syt. Lamtumirė o ju kujtimet e mija tė pastėrta tė foshnjėris. Lamtumirė ti o jetė e dlirė e vajzėnis. Lamtumirė o ju andrrat e lumnis s'eme. Lamtumirė ti o frymė e shenjtė e nanės s'eme qė tash sigurisht endesh nė kėtė kthinė, ku mė mojte, mė pėrkunde e mė pėrkėdhele. Lamtumirė ti o Shpendi i em i shtrenjtė. Lamtumirė edhe ti moj zemėr qė po tė vorrosin pėr sė gjalli.Po mė ngrenė me pahir.
Mė duhet t'a mbyll librin pėr....

21 Tetuer
Sot nuk jam ma vergjineshė. Nuk jam ajo Dija krenare qė mund tė mburresh me pastėrtin e vet. Sot jam grue dhe nji grue fatzezė me kuptimin e plotė tė fjalės. Jam nji femėn qė rron vetėm pėr tė vuejtė shpirtnisht e trupnisht.
Nji njeri gati 40 vjetsh, shtat-madh, musteqeverdhė, turi-shėmtueshėm dhe i fuqishėm mė rroku, dje mbrama, dhe mė... torturoi mizorisht e kafshėrisht. Un u mundova t'a kundėrshtoj e t'a shporr atė bishė t'egėr qė mė vėrsulesh dhe i thashė se nuk e due. Por nuk bani dobi. Klitha, bėrtita dhe ulėrina derisa u vilanisa, por ai nuk u pėrshtyp, nuk u zbrap. Kur i mbylla syt qė tė mos e shof atė kulshedėr, m'u shfaq Shpendi para syve tė mendjes. Gdhina tue e qamė vajzėnin t'eme dhe e raskapitun fare.

23 Tetuer
Qysh pardje shtėpia asht mbushė me gra e goca qė kanė ardhė me pamė nuse. Disa janė mbulue me manto, disa me ēarēafė dhe disa me ferexhe e shofin me nji sy! Eme vjehrė i ka mvarė noēkat, pse un, tue pretendue
se jam e dobėt nga shėndeti, nuk bindem me i nderue zakonet e nusėnis dhe nuk dal jashtė kthinės veēse nė tė rrallė. Ajo don qė tė puth dorė, tė qėndroj nė kambė me sy tė mbyllun, tė mos flas, t'ulem e tė ngrihem sa herė qė tė hyjnė e tė dalin njerzit nga kthina, qofshin kėto edhe kalamaj. E kush mund tė rrijė tue u a puthė dorėn gjithė atyne qė hyjnė e dalin si t'ishte kthina e eme nji sallė ekspozite dhe un nji plaēkė e ekspozueme? E pėrse tė qėndroj nė kambė e pa folė si ndonji mumje Egjypti? Mbasandaj pėrse me u ulė e me u ngritė automatikisht sa herė qė tė hyjnė e tė dalin bota nėpėr dyert e kėtij hani? Ama do tė hidhnohet vjehra. Aq mė ban! A nuk ka plasė mė gjith tė birin? I dij kėta zakone e kėto marrėzina, por un nuk mundem me i bamun edhe sikur tė shembet bota. Dij edhe se nė vendin t'onė bashkėshortėt nuk flasin me njeni tjetrin faqe tjerėve; e kanė pėr turp t'a thrresin njeri tjetrin me emėn por e pėrmendin tue thanė ai ase ajo. Un kėtė musteqe-verdhin t'em - i
u harroftė emni - as qė due me e pamė e jo ma me i a pėrmendė emnin. Shkurt tė gjitha kėto i dij, por nuk i baj dhe nuk do t'i baj kurrė.
Vjehra demede e ka marrė vesht edhe aratisjen t'eme. Prandaj mė shef me nji farė ēudije tė trazueme me pėrbuzje. Sikundėr duket don tė mė shajė e tė mė qortojė, por nuk i nepet rasa e volitshme. Edhe im shoq e kishte marrė vesh tentativėn e aratisjes dhe m'a pėrmendi dje mbrama, por e mbylli gojėn e heshti kur pohova se dojsha t'aratisem me Shpendin qė e dashunoj. E ēfarė burrnije ka ky njeri qė pranon tė bashkėjetojė me nji femėn qė e pėrbuz? Nuk e marr vesh se si e kupton ky martesėn. Oh sa e sa burra tė tillė ka vendi i jonė dhe sa e sa turpe mshifen mbrenda katėr mureve tė shtėpiave. Tė gjitha ndryhen mbrenda pėr me mos dalė jashtė portės dhe pėr hir tė turpit gėlltiten tė gjitha poshtnimet. Sa keq! Sa turp!

28 Tetuer
Dje mbas dreke, simbas zakonit, mė suellėn kėtu, ke prindėt e mij. Them mė suellėn, sepse isha e pėrcjellun
prej nji grueje plakė dhe dy burrave, sigurisht, t'armatosun me kobure. Demede druejnė se mos aratisem pėrsėri. E ku me shkue? Nė burg? Po tė mė lejojshin me ndejtė bashkė me Shpendin, jo nė burg, por edhe nė Ferr do tė pranojsha me shkue. Mirė, por ku tė lanė!....
Njerka u mundue tė diftohet e gėzueshme dhe e qeshun. Fėmijt pėrnjimend u gėzuen. Em atė nuk mė foli fare. Mė shiqoi egėr e hidhėt.
Sot nė mėngjes u rras nė shtėpi t'onė Kola dhe, me nji mėnyrė tė padiktueshme, mė futi nė gji nji letėr qė i kishte dhanė Mamė Gjystina. Letra ishte prej Shpendit. U ēudita se si ka shpėtue kjo letėr nga thojt e censurės dhe mundi tė bijė nė dorė t'eme. Sigurisht dashunia i ka dhanė krahė e fletė pėr me i kapėrcye muret e burgun mizur dhe ata tė shtėpls s'eme. Shpendi, me nji gjuhė rrėnkimesh e hofkėllimesh, e pėrshkruen gjendjen e vet tė mjerueme q'asht krijue mbas burgosjes sė tij e martesės s'eme. Spjegon se si valvitet ndėrmjet tallazeve tė dėshpėrimit tue e kujtue lumnin qė do tė kishim po tė kishim mundė me u largue nga ky rreth i helmatisun pėr ne. Tue bamė f jalė pėr mėrzin e madhe qė e ka pushtue, si nji ankth i mnershėm, thotė se nuk mundet me i qetsue nervat dhe me i frenue trillet qė i kėrcejnė herė mbas here pėr tė krye punė tė marrėsh. „Pse t'a mshef o shpirti i em - thotė diku – dėshpėrimi qė ndi mė duket se do t'a trathtojė vullnetin t'em pėr tė mos e shkelė vendimin e dhanun qė t'a duroj kėtė fatkeqėsi. Shumė herė mė mposht dėshpėrimi dhe zgrehem nė vaj. Qaj si foshnje pėr engjullushkėn t'eme qė m'a grabitėn, qaj pėr zemrėn t'eme e t'anden qė u dėnuen me vdekje dhe qaj per ato orė tė paka lumnije qė nuk mund tė pėrsėriten ma". „Nana e motra kanė ardhė nja dy herė pėr rne mė vizitue. Shqetsohet nana kur mė shef tė zymėt e tė trishtuem. E shof se e pezmatoj dhe e vras tue mos e
mbajtė vetėhen, tė pakėn para saj, por s'e kam vetėhen nė dorė dhe s'mund tė baj ndryshe. Ajo ka tė drejtė tė turbullohet e tė mjerohet kur mė shef t'anormalizuem, por edhe un nuk kam se si tė mos tronditem nga ky kob qė pėsuem. Sė fundi kam tė drejtė tė dėshpėrohem e tė qaj, tė pakėn, pėr t'a pėrcjellė me lot e katrrime atė dashuni qė u vorros pėr jetė mbrenda kėsaj zemre".
Ma nė fund mė kshillon t'i bindem fatit, tė bahem e fortė dhe e durueshme, tė kem kujdes pėr shėndetin t'em dhe mė siguron se ka me mė dashunue derisa tė jetė gjallė. Sa pėr ēashtjen e gjyqit thotė se ka me vonue, mbassi ende nuk kanė nisė me u zhvillue hetimet e para.
Letrėn e tij e kėndova nė kthinėn t'eme tė vajzėnis, aty ku i shijova orėt e bardha tė lumnis dhe ditėt e zeza tė fatkeqėsis. E kėndova letrėn me lot qė shpėrthyen nga shpella e zemrės dhe u shprazėn nga cirilat e ballit.
Shpresa qė t'a shof Shpendin mbas martese, natyrisht, ka qenė e vokėt, por tash qė u burgos asht akullue fare. Pa dyshim do ndijsha nji farė ngushullimi po tė mos ishte i burgosun dhe po tė rronte mbrenda kėtij rrethi, ku un po dergjem. Sigurisht do tė mė dukesh sikur ai i ndin rrėnkimet e zemrės s'eme dhe un i diktoj hofkėllimet e tij. Por tash q'asht mbyllė nė burg, tash qė vuen mbrenda asajė Skėtere tė tmershme, s'asht e mundun me u afrue. Pėr kėtė shkak nashti asht vranue e nxi fare qielli i jetės s'eme. Ndoshta kurrė nuk do tė shkėlqejnė rrezet e Diellit t'em dhe kam pėr tė vdekė n'errėsinė. Lumnia qenka si manushaqet qė bijnė nė mes tė ferrave dhe pėr tė bamė nji tubėz lypset me i mbledhė nji nga nji dhe tue u gėrricė e pėrgjakė duersh. Vetėm disa orė e disa ēaste mund tė jetė i kėnaqun njeriu nė kėtė jetė. Vetėm kėto orė e kėta ēaste, tė bashkueme, e pėrbėjnė lumnin e robit nė jetė. Ata qė e kujtojnė ndryshe lumnin gabohen. Njeriu qė vjen nė jetė tue qamė, asht fare e natyrshme qė tė mbarojė tue dėnesė dhe tė mos jetė i lumtun.
I dhashė pėrgjigje Shpendit. I urova shėndet dhe lirim tė shpejtė nga burgu. Gjithashtu i thashė edhe se un, po tė dojė ai, jam gati t'a neveris kėtė jetė dhe t'aratisem pėrsėri me te.
Po tė bijė nė dorė tė ndokuj kjo letėr ase ky libėr, sigurisht, do tė pėrbuzem e do tė mallkohem tue thanė se un sot, si grueja e kėtij tregtarit, - mė vjen efsh me i a pėrmendė emnin - nuk kam tė drejtė tė korrespondoj me nji tjetėr dhe tė shprehem kėsodore se... rrėzohem nga kunora!.. Atij do t'i pėrgjigjesha krejt duf e mėllef dhe do t'i thojsha se un, nė realitet, nuk kam kunorė, mbassi jam martue pa u pyetė dhe me nji njeri qė nuk e dashunojsha dhe nuk e dashunoj edhe sot. Do t'i thojsha se po tė zbatohesh ligja dhe Sherijati rigorozisht, un nuk do tė quhesha grueja legjitime e kėtij njeriu, por.... mantenuta e tij e vume nėn dispozisjon tė tij prej t'im et. Me f jalė tė tjera un do tė quhesha fėrshėndi, im shoq bik dhe im atė ganec.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:21 am

3 Nanduer
Em shoq asht i pasun, por nuk mund tė blihet zemra me flori, sikurse s'mund tė sigurohet lumnia me pasuni. Nuk sigurohet lumnia tue e ushqye vetėm barkun por tue e kanitė edhe zemrėn. Ky njeri qė m'a kanė dhanė pėr burrė asht plotsisht si nji majmun: ka nji kokė gunga gunga, nji hundė qė mtrashet tue u zgjatė poshtė, nji fėtyrė kuqėreme dhe qukalashe, do sy tė vegjėl nė ngjyrė tė hinit, buzė tė trasha dhe nji gojė qė i qelbet pėrherė. Me kėtė kafshė, tė quejtun njeri, mė kanė martue dhe ai kėrkon t'a dashunoj nė vend tė Shpendit. Oh
ironi e fatit t'em tė pamėshirshėm!

7 Nanduer
Jam ulė buzė dritares dhe po shof jashtė. Fryn nji muran i egėr. Vėrshėllima e tij e vrazhdėt gjan si jehona e fyellit tė vdekjes sė Botės. Kjo asht era e Vjeshtės rrenuese. Pemėt, lulet dhe gjithė ata qė kanė shpirt i kanė zanė ethet dhe po dridhen prej tmerit tė mordjes. Lulet e vyshkuna janė pėrkulė kah toka, e cila duket sikur e ka hapė krahėnorin pėr me i pėrpimė e me i futė nė gji tė vet. Pemėt janė zveshė pjesėrisht. Ato tė paka zhele qė u kanė mbetė, kanė ngjyrė tė verdhė: tė verdhėn dhe tė zbetėn e asaj qė dergjet nė shtratin e vdekjes. Sa fort mė gjasin mue! Edhe un lėngoj shpirtnisht e trupnisht. Ndoshta ato vuejnė vetėm fizikisht. Fusha duket si ajo e vorrezeve dhe bokat, kodrat e malet si piramida apo vorre martyrėsh. Zoqt e verės janė aratisė e s'duken kund ma. Rrezet e Diellit janė tė mekta e tė vokta. Shkurt ēdo gja po dergjet.
Vu.. vu!.. ban murrani. Ky tingull i pashijshėm gjan si urdhėni hyjnuer qė pėrhapet rreth e rrotull dhe qė don tė thotė: Shueju! Shueju! Gjethet e pemėve, mbas nji qėndrese kreshnike dhe mbas nji lėkundjeje tė bame nė shenjė jetike, shkėputen nga prindėt e vet dhe bijen pėr dheu: e pėrqafojnė nanėn e vėrtetė. Krahnori i tokės asht bamė si nji vorr i kėtyne vogėlusheve qė rrėzohen e rrasen njeni mbi tjetrin. Trungjet dhe degėt lėkunden
tue u pėrkulė kah toka si me dashė t'i falen krijuesit vdeksues. Zhurma e randė e shkaktueme prej lėvizjes sė kėtyne frymorėve memecė, duket si gjama e nji vajtimit apo e katrrimit, pse ato po i dorėzojnė mordjes bijt e vet tė dashun dhe ndoshta shum tė dashun.
Kjo pamje neveritėse, qė shfaqte pėrgatitjen e nji kobit tė zi pėr rruzullimin, mė kishte mahnitė e tėrhekė nė gjinin e ftofėt tė mėrzis. S'dij se sa kohė mbeta i humbun nė kėtė mėnyrė, por sikur tė mos pėrplasesh me zhurmė fleta e nji dritares, ndoshta edhe shumė kohė do tė kisha mbetė ashtu i mpime dhe i mahnitun.
Kur u shkunda nga kjo jermi, mendja e eme fluturoi ke Shpendi dhe, tue u mundue me i shbirue maret e trasha tė burgut, donte tė shofi se ku asht strukė Dielli i saj. Mbassi u orvat mjaft qėndroi nė nji skutė dhe i dha tė puthun atij qė i nep dritė, jetė e gjithshka. Nė fund u largova nga dritarja pėr t'i mshimun djersėt e ftoftė qė m'a kishin mbulue ballin dhe lotėt e nxehtė qė mė rigojshin nga syt. Nji kollė e thatė dhe disa pėshtyma gjaku, qenė ēmimet qė i dhashė un asajė pamjeje.

10 Nanduer
Doktorėt qė mė vizituen, e kshilluen t'em shoq qė tė ndahet prej meje, pse e rrezikon jetėn e vet dhe t'emen, por ai nuk bindet. Oh sa mirė do tė bahesh sikur tė mė shporresh ky njeri e tė mė linte tė qetė. Mė duket sikur po m'a merr shpirtin me pėrdhunė me sjelljet e tija trashamane sidomos me dashunin qė mė shfaq. Oh sa mėrzitės e besdisės qė asht! Me gjith qė i a kam pėrplasė nė fėtyrė tue i thanė se nuk e due dhe se e urrej, prap se prap, vazhdon tė mė mėrzisi tue e kėndue kangėn e Mukės. Oh ē'lemeri. Kėto ditė kam qenė mjaft e dobėt dhe e raskapitun. Nuk kam fuqi me u endė. Mė pėlqen tė rij shtrimė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:22 am

16 Nanduer
Gjykata e Tiranės disa ditė ma parė mė ftonte qė tė paraqitesha dje para sajė, si ndėrgjyqse, nė padin e aratisjes. Un dojsha tė vete e tė deklaroj se pata ikė me hirin t'em pėr t'u martue me Shpendin qė e dashunoj, por nuk mė lanė kėta gogolė. Kur pashė se nuk do tė mundesha me i a mbrrimė qellimit i shkrova nji letėr Z. gjykatsit dhe i thashė se Shpendi nuk ka as ma tė voglin faj, mbassi un kam qenė ajo qė e kam nxitė e shty n'aratisje. Letra kishte bamė bujė tė madhe dhe im atė e im shoq, q'ishin si paditsa kundėr Shpendit, ishin bamė pėr tė vramė vetėhen. Dhantė Zoti t'u mbushet mendja qė tė mė fusin nji plumb kokės e tė shpėtoj nji herė e pėr gjithmonė. Sot erdh nė shtėpi nji pėrfaqėsues i gjykatės dhe mė pyeti mbi rrjedhjen e aratisjes. I vertetova dhe i pėrsėrita ato qė pata shkrue nė letėr. Ēuditem nė t'em shoq. Habitem se si nuk mė vret. Nė mos qoftė i zoti me e pėrdorė pushkėn, tė paktėn, duhej tė mė shkunorėzonte. Pėrse nuk mė shkunorėzon e nuk e kėput atė fille tė hollė, me tė cilėn na kanė lidhė? Ē'farė njeriu qenka ky? Un, po tė kisha qenė nė vend tė tij, kurrė nuk do t'a durojsha bashkėjetesėn me nji shoqe qė dashunon nji tjetėr dhe, menjiherė, do t'i kėputsha marrėdhanėjet me tė, por ky s'merr vesh se.... Ēudi!
„Kėtu janė shqye disa fletė".

6 Mars
Prej kohėsh nuk kam shkrue nė kėto fletė. E pėrse me shkrue: Ē'farė vlere mund tė kenė shkrimet e mija, mbassi un u mjerova plotsisht dhe tash, qė tė plotsohet tragjedia, mungon vetėm vdekja? Tė shkruejsh nė kėto fletė don me thanė tė flasish me gojėn e tė mjeruemes pėr me e llastue ma fort mjerimin. Sidoqoftė do tė shkruej nga ndonji herė qė tė shfrej, se s'kam kuj me i a hapė zemrėn dhe me e shprazė vėnerin. E me kėtė mėnyrė e nxjerr dufin. Pas? Po.
Pardje mė suellėn kėtu, nė shtėpi tė tim ėt, kinse pėr tė ndrrue ajr. Menjiherė e pranova propozimin qė mė bani em atė pėr tė ardhė kėtu, sepse mė kandet tė dergjem e tė vdes nė shtėpin e nanės, ku kam nji grumbull kujtime t'ambla e tė hidhta. Im atė tash asht paqtue me mue. Mė flet, mė gjith qė me serjozitetin ma tė madh, me nji mėnyrė tė butė dhe sikur nuk ka ngjamė gja nė mes t'onė. Por kurrė nuk prek kah aratisja, kah gjyqi ase kah dashunia e eme. Ka kujdes qė tė mos i shpėtojė as ma e vogla fjalė qė mund tė ketė lidhje me to. Qėndron shum larg.
Gjyqi i Shpendit u zhvillue nė mungesė t'eme. Ai u ndeshkue me nji mot burgim tė randė simbas nenit 381 e me ndėrhymjen e paragrafit tė dytė tė kodit penal. I shkreti Shpend pėsoi pėr shkak t'em dhe tash lėngon mbrenda atij Ferri. Shpesh qaj pėr tė. Nuk dij se a do mundem me i a shpėrblye vuejtjen me lotėt qė derdh.

14 Mars
Sot bana nji farė vetėkontrollimi.
E hapa librin e jetės s'eme dhe e shfletzova qysh nė fillim e deri nė mbarim. Sa shum paskam shkrue pėr nji mot! Kush e din se sa volume do tė lypeshin po tė duhej me e pėrshkrue krejt jetėn. Hudha nji veshtrim andej e kėndej dhe nė fund pata pėrshtypjen se jeta e eme filloi me vaj e rrėnkime, vazhdoi me vuejtje e pėsime dhe, tue u trazue me nji dashuni tė pashijueshme, mbaroi - asht tue mbarue – me hofshe e ulėrime. A kėshtu duhej t'ishte jeta? Pa dyshim jo. Ajo lypsej tė qė krejt ndryshe. Duhej t'ishte e gatueme me gaz e hare, e kalueme me dashuni e lumni dhe e mbarueme me mjaftėsi e kėnaqėsi. Por s'qenka ashtu. Ndoshta vetėm pėr mue s'qė ashtu me kuptim tė hidhėt e tė tmershėm. Ndoshta vetėm un po tėrhiqem nga kjo botė e pakėnaqun dhe e dėshpėrueme. Por, jo. Nuk jam un e vetmja fatzezė.
Para meje sigurisht me mija fatzeza kanė ardhė e kanė shkue pa e gėzue dhe pa u qeshė zemra makar nji herė. Kush e din se sa yj xixėllues pat nė mes tė tyne dhe u shqimėn pa ndriēue kėnd; kush e din se sa dallėndyshe pat n'at varg qė u thyen krahėsh mu n'at ēas qė dojshin me fluturue pėr me e gėzue lirin dhe me e shijue jetėn.
Edhe un u pėrplsasa pėr dheu mu n'at ēas qė dojsha me i dhanė hof shfrimi dėshirit t'argėtimit tė ndiesive tė zemrės dhe ajo, menjiherė, u dėnue me vdekje. Ka plot njerės nė kėtė botė qė qajnė kot, por ka edhe asish qė qeshin fare kot. Njena palė qan tue kujtue se e lut dhe e ndjell lumnin, kurse tjetra qesh tue besue se e lufton dhe e dėbon fatkeqėsin. Tė dy palėt vijnė e shkojnė tue e gabue vetėhen. Un, me sa kuptoj, ndodhem nė mes tė kėtyre dy palėve dhe kam kalue nė nė shkallė tė tretė, pse kam qamė e kam qeshė mjaft pėr vetėhe. Tash qaj e qesh ma shumė pėr tjerėt se sa pėr vetėhe, pse un i lava duert ma nga vetja. Shkurt jam bamė si ato qė kangėtojnė ndėr dasma tė hueja dhe katrrojnė ndėr morde tė tjerėve. Por nė mundshme lanė vragė e vragė ndėr zemrat e atyne qė kanė me e ndigjue kangėn ase vajin t'em, do tė jem e kėnaqun, do tė jem e lumtun.

19 Mars
Ka mjaft kohė qė jam shtrimė nė shtrat e po dergjem. Besoj se kėsaj rradhe nuk do tė ēohem ma veēse kur tė mė ngrenė pėr tė mė ēue nė banesėn e pėrjetėshme, ndėr Vorrezet e Bamit. Herė mbas here qis gjak. Ēuditem se sa shum gjak paska njeriu. Habitem se si nuk u shterr ky burrim gjaku qė qenka nė krahėnuer t'em. Me gjith qė jam e dėrmueme fare dhe krahėnori po mė shkatrrohet nga gjaku qė nxjerr, apetin e kam tė madhe dhe ha me shije tė veēantė. Gjithnji e kanis stomakun me haena tė ndryshme dhe gjithmon kėrkoj me hangėr dishka tė
zgjedhun nga inendja qė endet gjellė mė gjellė e pemė mė pemė. Vetėm mė vjen turp me kėrkue, se do tė mė quejnė llupėse. Me gjith kėtė shpesh heorė i mbyll syt dhe kėrkoj. Nji javė ma parė, pėr shembėll, mė shkoi mendja pėr rrush. E kapėrdina turpen dhe u thashė. E ku gjindet rrushi nė kėtė stinė? Me gjith atė kėrkuen dhe, ma nė fund, kishin gjetė nji vesh tė vyshkur e pjesėrisht tė kalbun.
Tyberkulozet, pėrgjithėsisht, dergjen e vdesin tue hangėr dhe tue folė. Sa mirė se? Ngopen e shfrejnė. Demede edhe un kėshtu u bana. Natyrisht s'do tė baj pėrjashtim nga tjerat, se s'kam ramė nga Qielli de! Oh sa gėzohem kur mė sjell kush ndonji ambėlsinė tė mirė ase ndonji pemė qė nashti rrall gjindet. Dje mė kishte sjellė Dajė Haxhiu nji shegė. Mė shkuen jargėt nga goja kur e pashė, por nuk mundesha me e hangėr, pse atėhere kėtu ndodhesh Xha Ceni e Xha Meta. M'erdh turp prej tyne, por qeshė tue plasė nga padurimi. Prandaj s'duhet me ndejtė gjatė pranė tė sėmunit.

21 Mars
Dy tri herė nė ditė vjen im shoq pėr me mė pamun. Oh sa fort mė besdis ky njeri. Prania e tij mė mėrzit shum dhe mė shqetson. Nuk dua t'a shof me me sy kėtė njeri qė m'a grabiti lumnin, dashunin dhe vajzėnin t'eme.
Sa i trashė dhe i pagdhendun asht ky njeri! Nuk merr vesht as nga fjalėt e tėrthurta e thumbuese as edhe nga verejtjet e hapta qė i bahen. Ai asht si ndonji ka i mplakun qė s'luen vendit pa u shpue me hosten. Disa herė vjen e mė qėndron ke kryet dhe nis tė mė torturojė tue e pėrsėritė, njiqind herė, kangėn e dashunis sė vet. Un e kthej kryet me nji anė dhe i zaj veshėt qė tė mos e ndigjoj, por ai nuk merr vesh fare. Dje i thashė Hallė Hatixhes qė t'a dėbonte dhe tė mos e futte mbrenda, por ajo mė qortoi tue mė thanė se asht turp. Heshta dhe u shtėrngova tė bindem. Sot prap nisi me mė mundue me marrėzit e veta. M'u sos durimi. I thirra me duf e mėllef:
- Pusho mor budalla, se m'a plase shpirtin. Mjaft ma! Hiqmu qafet e mė len tė vdes e qetė!
Nuk bėzani. U largue si nddnji buell. Ky i marrė ndoshta shpreson se do tė ngjallem qė tė.... mė shijojė. Uh m'a shpėrlaftė murtaja dreqin!
Vjehra nuk bėzan fare. Herė mbas here mė sjell ambėlsina e pemė. Nga ndonji herė mė pyet se ēfarė dėshiroj qė tė mė sjelli. Tė them tė drejtėn kjo sillet mjaft mirė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:22 am

27 Mars

Em atė duket pak si i shtypun e i vramė prej sėmundjes s'eme. A thue e ka kuptue se, pjesėrisht, ai asht fajtuer pėr kėtė gjendje? Pėrparimi i shpejtė i sėmundjes dhe me hapa tė mbėdha, pa dyshim, i detyrohet dėshpėrimit qė mė shkaktoi martesa me kėt tregtarin e jo me Shpendin t'em. Ai ndoshta nashti e ka kuptue gabimin trashanik qė bani, por asht tepėr vonė dhe s'mund tė ndreqet ma. Me gjith kėtė mė duket sikur mė quen fajtore pse dashunova dhe pėr kėt shkak as nuk don me mė dorovitė me lėmoshėn e ndjesės. Oh sa tė pamėshirshėm janė disa burra kundrejt femnave. Ani se vdekja ka me i lamė tė tana ato qė kėta quejnė mėkat.
Sigurisht im atė kurrė nuk do tė jetė trazuem prej ndonji kujdesi tjetėr veē atij tė sigurimit tė pasunis, tė grumbullimit tė arit, tė gjetjes s'asajė mėnyre qė tė mėson se si tė mundesh me e mbushė barkun ma mirė e ma shum. Zemra e tij kurrė nuk do tė jetė msye prej rrebeshit tė dashunis. Nė syt e tij kurrė nuk do tė jetė dukė dėshiri i zjarrtė pėr t'i argėtue pjerrjet e zemrės, as edhe mallėngjimi i pambaruem e ndonji dashunis sė humbun. Prandaj asht kaq i egėr dhe i pamėshirshėm kundrejet meje. Pėr kėt shkak nuk don tė mė fali, me gjith qė i vjen keq pėr vdekjen e trupit t'em. Sa pėr zemrėn dhe vdekjen e sajė s'din dhe s'kupton gja.
Ata qė vdesin tue dashunue janė dėshmorė, thotė Muhameti dhe me kėtė mėnyrė e ka bekue dashunin, por im atė s'merr vesh dhe nuk don me e mėshirue tė bijėn. Njerka nuk bėzan fare. Duket si e padurueshme dhe e mėrzitun nga zgjatja e sėmundjes s'eme. Ndoshta uron qė tė shporrem sa ma parė prej kėsajė jete.

30 Mars
Asht natė. Errėsina dhe heshtja mėrzitse e kanė kapullue e pushtue botėn mbarė. Tirana flen. Nji qetėsi e thellė zotnon nė tė katėr anėt. Vetėm fėrshėllima e fėllimit tė natės, herė herė, e trazon qetėsin. Un jam ulė buzė dritares, prej ku e sodis mbrendinė e burgut qė e shtrėngon Shpendin. Zemra e eme e ftoftė rref e rrėnkon pėr dėshirat qė nuk i realizoi, pėr argėtimet qė nuk i shijoi, pėr lakmit qė nuk i argėtoi. Fati mizuer qė i pamėshirshėm kundrejt meje. Ai nuk desh tė mė napi mundėsin qė t'i korrsha amblas lulet e vajzėnis, tė rinis dhe tė jetės s'eme ashtu si pata andrrue e dėshirue dikur. Edhe nė ēastin e fundit, ai pa dyshim, do tė mė pėrqeshi dhe do tė zgėrdhihet pa i a vumė veshin ankimeve tė mija, pa e peshue sasin e helmit qė ka derdhė nė zemrėn t'eme. Oh sikur t'ishte e mundun me e zveshė fatin nga pushteti dhe nga fuqia shfaruese. Sikur t'ish e mundun me u porositė jeta nė nji fabrikė qė tė gatohesh simbas dėshirit t'onė. Nė nji rasė tė tillė un do t'isha
bashkue me Shpendin dhe ky tregtari do t'a kishte gjetė shoqen e vet tė pėrshtatėshme.
Pėrse nuk u lumnova e nuk e shijova edhe un jetėn? Ē'faj i bana njerėzis ase Perėndis qė mė ndeshkuen me mjerim? A nuk asht mėkat qė un, nė moshėn ma tė bukur tė jetės s'eme, tė vdes pa u kėnaqė me dhantit e natyrės? Edhe un tė kisha ngrehė nji fole lumnije, ku tė jetojsha, sadopak, me Shpendin t'em dhe mandej le tė vdissha. Po, le tė vdissha, por mbasi t'a kisha shijue jetėn ndopak dhe... tue lanė dishka mbrapa. Ah po. Sikur tė kisha pasė fat me lanė mbas vetėhes nji krijesė qė qė t'ishte pema e dashunis s'eme dhe e Shpendit. Sa me kujdes do t'a kisha rritė, sa mirė do t'a kisha edukue, sa shumė do t'a kisha mėsue dhe sa fort do t'a kisha argėtue. Edhe ai, padyshim, do tė mė donte fort dhe mbas vdekjes s'eme, sigurisht, do tė vinte me qamė mbi vorrin t'em me syt e babės e me zemrėn e nanės. Ndoshta ai, i frymėzuem dhe i injeksionuem prej meje, do tė bahesh dalėzotsi i tė drejtave tė femnės Shqiptare. Por ah! Sa e mjerė dhe sa e shkretė jam!
U tėrhoqa nga dritarja me lot ndėr sy e me helm nė zemėr.

2 Prill
Oh sa mė ka marrė malli pėr Shpendin. Oh sikur tė mundesha me e pamė edhe nji herė pėrpara se tė vdes. Fotografis sė tij i asht shdukė shkėlqimi, pse un e kam squllosė me lotėt qė kam derdhė mbi te herė mbas here. Prandaj nuk m'a ngop mirė syn e zemrės sė mallueme.
Dashunia, ndoshta, nuk ka fuqi me e kėmbye helmin e vdekjes nė nektar, por sigurisht e pakson fuqin dėrmuese t'atij farmaku tue e ulė gradėn e hidhėsinės. Un besoj se po t'a shifsha edhe nji herė Shpendin t'em, pa u drashtė dhe me krahė hapėt, do t'a pritsha mordjen. Por ku asht se?!... Ah un e shkreta! Sot nė mėngjes i dėrgova nji letėr. Me sa mė qe e mundun e pershkrova gjendjen e zemrės s'eme tė mbushun me plot zjarm mallėngjimi e dashunije pėr te, por pena e shkretė, nė rasa tė tilla, asht e pafuqishme dhe e vorfėn. Nuk mundet me i interpretue ndiesit e zemrės sė shitueme pėr vdekje. I u luta qė tė mė dėrgojė edhe nji fotografi tjetėr.

4 Prill
Ditėn e parė tė kėtij mueji u vu nė zbatim kodi civil i ri. U vu nė zbatim, por shum vonė pėr mue. Femna Shqiptare, simbas kėtij kodi, fiton mjaft tė drejta. Por, po tė merret para sysh mendėsia e ndryshkun e njerėsve qė janė futė nė kthetrat e zakonit primitif dhe po tė gjykohet se zbatuesit e kėsajė ligje do tė jenė vetė meshkujt, kuptohet fare lehtė se sa i vėshtirė ka me qenė zbatimi i tij plotsisht e pikė pėr pikė. Pa-u bamė fli edhe shumė femna dhe pa u kalbė nėn tokėn e zezė edhe shumė tė reja, nuk kujtoj se do tė arrihet me u zbatue pikėrisht kjo ligjė. Me fjalė tė tjera un kujtoj se duhet tė kalojė edhe mjaft kohė qė tė lejė Dielli i lumnis pėr femnėn Shqiptare, sidomos Muslimane, pse lypset edukue populli simbas shpirtit tė kėsajė ligje dhe tė stėrvitet me e respektue si ligjėn fetare.
Pėr ndryshe ndryshimi i gjendjes sė femnės Shqiptare do tė jetė i bamė vetėm mbi kartė. Bashkė me kodin civil asht vu nė zbatim edhe ligja mbi mėnyrėn e aplikimit tė tij. Me qenė se kjo ligjė asht shumė e butė dhe nė pjesėn ndeshkimore para shikon disa dėnime tė lehta pėr kundravajtėsit, s'kujtoj se do tė mundet me i disiplinue ase edukue shtetasit, nuk besoj se do mundet me i shtrėngue qė tė veprojnė nė pėrshtatje me dispozitat e kodit civil. Shpirti i kėsajė ligje lypsej t'ishte aq i egėr sa t'arrinte nė barbarizmė. Po, se vetėm atėhere do tė sigurohesh mirėzbatimi i kodit civil e jo sot qė janė parashikue disa ndeshkime tė lehta pėr fajtorėt e kėtij lloji. Kodi civil qė u vu nė zbatim, nė mes tė tjerave, ka edhe nji pikė me randėsi kryesore pėr femnėn: Nuk lejon martesė pa u marrė hiri e pėlqimi i tė dy palėve. Bukuri, por deri ku do tė jetė e mundun me u zbatue kjo pikė asbt e dyshirntė, pse - si thashė edhe me naltė - nuk ka ndrrue mendėsia, pse ligja nuk ka fuqin magjike apo mystike qė tė bajė vetė nji ndryshim tė njiherėshėm e tė mbrekullueshėm nė shpirtin e popullit.
E martesa qė bahet sy mbyllazi asht e errėt dhe n'errėsin, pa dyshim, kalon jeta e bashkėshortėve: Po tė mė pyesin, mbassi tė vdes, se a dishėroj tė ringjallem ndoshta do tė them po, por me kusht qė tė jem e lirė me e zgjedhė vetė bashkėshortin. Pėr ndryshe nuk do tė bindem dhe do tė kėrkoj me u rrasė edhe ma thellė nė gjinin e tokės. Gjysmėn e popullit Shqiptar, natyrisht, e pėrban femna, por ajo nuk gėzon asnji tė drejtė. Tė gjitha tė drejtat i ka mashkulli, ai qė nė ēdo kohė e nė ēdo vend ka pasė - ka edhe sot - privilegjin me e shtypė
femnėn. Por qė tė sigurohet lumnia e nji kombi lypset tė pajoset femna me kulturė, duhėt hjekė dorė nga
mendėsia e skllavėnimit tė saj dhe asht nevoja tė shkundet pluhni i asajė sė shkuemeje plot pėrbuzje e mjerime
pėr na tė gjorat. Ma sa mundet tė bahet e mirė dhe e fortė nji godinė qė ndėrtohet me landė tė kalbėt, aq mund tė bahet e lumtun nji shoqni qė pėrbahet prej tė mjerėsh. Na sot jemi plotsisht si kafshėt sbtėpijake qė vlejnė vetėm pėr shėrbime e nevoja shtėpije, jemi robnesha pa tė drejtė mendimi e lirije, jemi kufoma tė vdekunash qė lėvizin simbas shtytjes sė meshkujve. Por duhet mbajtė para sysh se prej kėtij farė poshtnimi damtohet krejt shoqnia Shqiptare dhe se ajo asht si nji plagė e rrezikshme nė shtatin e shėndoshė tė shoqnis sė qytetnueme.
Prandaj lypset tė veprohet me shpirtin e nji heroit qė tė shpėtohet ky popull nga kobi qė i kėrcnohet, duhet tė duket dora qė t'i ndrydhi duert e murtajės sė padukėshme qė i kanoset ekzistencės s'onė. Lypset forca e nji mbinjeriu qė tė ketė nji vullnet tė papėrkulshėm dhe tė jetė i frymėzuem idealisht e fanatikisht nga ndiesia e misionit qė do tė marri pėr sipėr. Nė mos u baftė kjo mbrekulli, jemi tė dėnuem tė vdesim e tė shuhemi dalė-nga-dalė si ata qė mbarojnė prej vemzės.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:23 am

6 Prill
Oh sa dėshiroj me i argėtue e me i puth fėmijt. Ata vijnė rreth e rrotull shtratit t'em dhe mė shofin me.... dashuni e dhimshuni. Afrohen dhe kėrkojnė, me veshtrime lutės, qė t'i ledhatoj e t'i puth si parandej. Por unė, nga droja se mos u ngjis ndonjė mikrop, i largoj pa i prekė fare.
Sot mbas dreke, nė nji kohė kur ndodhesha vetėm nė kthinė, erdh Meti dhe, mbassi u avit ngjat shtratit t'em, mė tha:
- Pėrse je hidhėnue, Dije, me mue?
Zani i tij ishte i mbytun. Nga syt shprazėsh pezmatimi i zemrės sė vogėl.
- Kush tė tha se jam hidhnue me ty? - e pyeta,
- Kurrkush s'mė ka thanė, por e ndi vetė - tha me sy pėrposhtė.
- Si ė ndin? Si e kupton?
- E kuptoj se as m'argėtojsh as edhe mė puthish ma - gjegji tue bėlbėzue dhe me njė za gati tė pėrvajshėm.
- Nuk tė puth se jam sėmunė - i thashė.
- E ē'ka se je sėmunė? Edhe tata dikur qė sėmunė, por mė puthte - i a bani.
- Po, por....
- S'mė don ma. Je hidhnue me mue.

- Jooo. Tė due dhe tė due shum Met - i thashė me nji za qė dilte nga thellėsit e zemrės sė trazueme.
- Atėhere mė puth nji herė - mė tha dhe, tue u rrasė e krrusė mbi shtrat t'em, m'a zgjati faqen.
- Jooo. Largohu! - thirra dhe e ktheva kryet m'anė tjetėr qė tė mos e preki fryma e eme helmatuese.
U zbrap menjiherė dhe u zhgreh nė vaj. Iku tue ulėrue me tė madhe dhe tue thanė me nji za tė mbytun:
- S'mė don ma, s'mė don.
Edhe un shpėrtheva nė vaj dhe qava nji copė herė.

9 Prill
Nė nji kohė, kur isha vetėm, u ēova nga dale dhe shkova nė fund tė kthinės pėr t'u pamė nė pasqyrė. Ka shumė kohė qė s'e kam pamė vetėhen. Pranndaj mė kapi nji trill qė mė shtynte tė shof se ēfarė ndryshimi kam bamun nė fėtyrė, pse gishtat e duervet mė janė tehollue aq shum, sa mė duken tė shėmtueshėm dhe si t'ajtun nė kyēet e tyne.
U habita kur dola pėrpara pasqyrės q'asht mbėshtetė pėr muri. Nji farė mėrzije, e bashkueme me habi, mė kapi kur e pashė vetėhen n'atė gjendje. Ndryshimi qė kishte pėsue trupi i em ishte i madh: E tanė bukuria e vajzėnis s'eme kishte perėndue ma. Flokėt e mij, dikur t'artė, gjajshin si fije bari tė thatė. Syt e kaltėrt e tė qėndisun qė Shpendi kishte pagėzue sy laroshe ishin gropue e turbullue tue u qarkue edhe prej nji rrethit tė zi. Qepallat kishin nisė me u rralue e me u ngjitė nė njena tjetrėn. Vetullat e holla dukeshin si dy nepėrka qė rrijnė gati me i kafshue ata dy sy. Ngjyra e trandafilitė e fėtyrės ishte zavendėsue me nji bardhėni neveritėse qė duket vetėm ndėr fėtyra tė vdekunish. Mollzat e faqeve ishin skuqė pa shijshėm tue u grumbullue gjaku ndėr to. Flegrat e hundės ishin tėhollue dhe hapė jasht masės. Buzėt e kuqe ishin zbemė e gjelbėruem. Veshėt ishin tėho llue shum dhe gjajshin si fletė tė verdha. Gusha ishte zhdukė dhe vendin e sajė e kishte zanė nji gropė. Qafa ishte zgjatė pėr sė tepėrmi dhe supet kishin ramė pėrposhtė. S'ishte kurrkund ajo Dije e parė. Aty dukej nji skelet qė ende nuk asht zveshė krejt nga mishi. Duket se po afron koha qė t'i them lamtumirė kėsaj bote. Oh
sa mirė do t'ishte qė tė vinte sa ma sbpejt ajo orė, pse do tė shpėtojsha nga vuejtjet, nga mundimet, nga brengjet dhe dėshpėrimet e kėsaj jete. Ē'mė dubet tė rroj dhė pėrse tė rroj? Jeta, pėr mue, s'ka kuptim ma. Asht e randė dbe e paduruesbme. Ajo duhet tė shuhet sa ma parė.
Oh sikur tė vinte Shpendi e tė mė shifte se sa jam prishė e tretė, se sa jam denatyrue dhe sa fort mė ka ndryshue sėmundja. Pa dyshim do tė derdhte lot dėsbpėrimi. Por ai asht mbyllė mbrenda katėr mureve pėr
me mos u pamė me mue, ndoshta pėr jetė. Oh ma mirė tė kishte qenė larg, tej maleve e detnave, se sa i
mbyllun nė burg.

11 Prill
Prap erdh Pranvera. Pėrsėri nisi me kėndue bilbili. Oh sa e sa pranvera kanė pėr t'ardhė, por un s'kam me i parnė ma; sa e sa shekuj me rradhė ka me kėndue bilbili, por un nuk do t'a ndigjoj ma. Erdh, po Pranvera. Por simjet mė duket sikur nuk asht e shkėlqyeshme si herėt tjera; mė gjan sikur nuk e ka sjellė me vetėhe gazin dhe haren e pėrparshme. Ndoshta kėto mungojnė pse Shpendi i em vuen e gjėmon nė burg dhe se pse zemrat t'ona u vranė e u vorrosėn. Kėndon bilbili, por zani i tij simjet gjan si ai i qyqes qė ndjell kob e mjerim. Nuk asht i ambėl e i kandshėm si herėt tjera, nuk asht i butė dhe i pėrmallshėm si pėrpara. Ai nuk m'a gicilon ma zemrėn dhe nuk m'a kėnaq shpirtin si parandej. Ai duket sikur qan e vajton, gjan sikur psherėtin e rrėnkon. I tanė ky ndryshim, sigurisht, do tė jetė shkaktue nga mungesa e Shpendit t'em, nga vuejtja e tij nė thellėsit e burgut.
Thonė se kėndon bilbili, por mue mė duket se qan. E si mund tė kėndojė i gjori kurse trandafili i tij asht i rrethuem prej gjembash dhe fati i dashunis sė tij asht nopran? Ai ndoshta ka kėndue dikur, por tash qan dhe qan pėr vetėhe e pėr dashunin e vet, plotsisht si un e shkreta.

13 Prill
Iu luta babės qė tė mė lejonte me e thirrė Mamė Gjystinėn e me u pamė me te. Ai e pranoi lutjen t'eme dhe lejoi tė takohem me tė gjithė pjestarėt e familjes sė Xha Simonit. U ēova f jalė dhe i thirra. Erdhėn bashkė me Irenėn qė kėto ditė ka ardhė kėtu me tė shoqin. Erdhėn, por shum pak folėn, pse u pikėlluen kur mė panė tė mbarueme dhe tė ndeme nė shtrat. I mundi pezmatimi dhe u zhgrehėn nė vaj. Xha Simoni m'a fėrkoi ballin tue mė folė me dashunin e pafajshme dhe me dhimbjen e nji atit tė mirė. Iu mbushėn syt me lot. U tėrhoq me nji anė dhe vazhdoi tė qajė kadalas. Mamė Gjystina dhe Irena mė rrokėn n'grykė dhe mė mbuluen me puthje. Aq fort qanė tė shkretat sa em atė u shtrėngue t'u lutet qė tė qetėsohen. Sa ngushullim ndiu zemra e eme prej vizitės sė tyne e sidomos prej dhimbjes qė shfaqėn tue derdhė lot. Mė kishte marrė malli shum pėr ta. Jam mjaft e ngushullueme sot, mbassi munda me u shmallė me ta. Ndoshta mbas pak ditėsh do t'i mbyll syt e nuk do t'i shof ma. Sa mirė bani im atė qė mė lejoj tė shifen me ta dhe sa bekime ka marrė prej zemrės s'eme. Qysh nga kjo datė e deri nė mbarim shėnimet janė bamė me plumbsh dhe shkrimi asht mjaft i keq.

15 Prill
Hajrija e Luēija, dy shoqet e mija tė shkollės, kishin ardhė sot mbas dreke pėr me mė pamun, mbasi kishin marrė vesht se jam e sėmunė. Oh sa u gėzova kur i pashė. Sa u kėnaqa nga vizita e tyne. Sa mirė e ndien vetėhen njeriu kur asht pranė atyne qė e duen dhe qė e dhimshunojnė. Sa i kėnaqet zemra njeriut kur e shef vetėhen nė mes tė shoqeve tė shkollės, tė cilat janė ma tė dashuna se tė gjitha tjerat. Nė rasa tė tilla i duket njeriut sikur i pėrtrihej jeta dhe i pėrsėriten ditėt e bardha tė vogjėlis qė ka kalue nė shoqni me to.
Ato mė flitshin me dashuni dhe pėrpiqeshin me mė bamė me gaz, pse e dijnė se gazi asht i dobishėm pėr zgjatjen, sado pak, tė jetės sė nji tyberkulozes. Nji dhimbje e thellė dhe nji pikėllim i ndryem pėr mbrenda pasqyrohesh nė syt e tyne. Veē kėsaj vuna re se zani i tyne, shpesh herė, kumbonte i dridhshėm dhe i venitshėm, ashtu si tingėllon zani i atyne qė ndijnė dhimė nė shpirt. Natyrisht ato u pezmatuen dhe u helmuen
kur kuptuen se shoqja e tyne mbas pak kohė nuk do tė jetė ma nė mes tė tyne. Ikėn tue m'urue shėndet dhe tue mė premtue se prap do tė vijshin me mė pamun. Kush e din. Ndoshta s'kanė me mė gjetė ma. Ndoshta do tė vijnė mė vizitue ke Vorrezet e Bamit dhe, nė shenjė dashunije e mallėngjimi, kanė me vu disa lule mbi vorrin t'em.

18 Prill
Mė tha Irena se pėr tė shpejti do tė dali Shpendi nga burgu me lirin kondisional. Ajo, tue pamė se po m'afrohet vdekja dhe tue e ēmue mallin e djegėn qė ka zemra e eme pėr Shpendin, ka mundue tė mė shėrbejė tue trillue nji gėnjeshtėr tė tillė. Ndoshta asht e vėrtetė, por nuk kuptoj se lirimi i tij ka me ngjamė pėrpara se un tė kem vdekė.
Herė mbas here mė shkruen Shpendi. Nė letrat e tija tash nuk shifet ai dėshpėrim qė shprazej ma parė. Duket se nuk don me mė pezmatue me mėrzin dhe dėshpėrimin e vet. Flet ma shum pėr shėndetin t'em dhe mė siguron se mė dashunon ma fort se pėrpara, mbasi un arrina me bamė sakrifica pėr t'a kėnaqė at. Shton se, posa tė lirohet nga burgu, do tė bajė pėrgatitje pėr t'u aratisė rishtazi. Shkurt pėrpiqet me mė mbajtė gjallė tue pėrdorė ēdo mjet e mėnyrė. I shkreti Shpend! Edhe ai qenka fatzi qė ndeshi nė nji fatzezė si un.
Iku Irena pėr Shkodėr. U ndamė me lot ndėr sy pse e ndijshlm se nuk do tė shifeshim ma. Ajo mė dha shpresė pėr lirimin e shpejtė tė Shpendit. Oh sikur tė mundesha me e pamė. E shof se po m'afrohet vdekja. Nuk mė vjen keq qė po largohem nga kjo botė munduese, por jam thellėsisht e pezmatueme pse po shkoj pa u pamė edhe nji herė me Shpendin. Oh sa ngushullim tė madh do tė ndijsha sikur tė vdissha nė krahėt e tij, nė krahėt e
atij qė i dhashė zemrėn.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Nimfa prej Sun Jun 01, 2008 7:23 am

21 Prill
Me gjith qė trupi m'asht tretė e shkri fare, zemra duket e fortė nė dashuni. Ajo duket se nuk ka me vdekė edhe mbassi tė vdesin tė gjitha gjymtyrėt tjera dhe do ta vazhdojė me e dashunue at qė e magjepsi me nji shiqim.
Tue e kujtue gropėn e errėt tė vorrit, tue e memdue shdukjen e pėrjetshme, e ndij se mė vjen keq tė vdes, e kuptoj se po mė dhimset vetja. Por tue gjykue se rrojtja e eme pa Shpendin asht nji vdekje ma se mėrzitse, ma shum e pėlqej vdekjen se sa rrojtjen. Nė kohėt e fundme shpesh e kam pamė n'andėrr t'eme amė. Edhe dje mbrama e pashė. Ajo mė muer n'grykė, mė puthi, mė shtrėngoi me dashuni tė madhe dhe, tue mė kapė pėr duer, mė terhoq drejt nji lulishtes sė bukur qė thosh se ish e saja. A thue se me tė vėrtetė do tė bashkohem me tė nė lulishtet e Parrizit? Kush e din. Vetėm dij se kėto andrra janė shenjat lajmuese t'afrimit t'orės sė fundme. Edhe un jam gati tė nisexn ma.

24 Prill
Dje mbrama, aty kah ora dhetė mbas darke, isha vilanisė dhe nji kohė tė gjatė nuk isha pėrmendė. Ma vonė isha jermue dhe kisha folė shum nė kllapi tue e pėrmendė, shpesh e shpesh, emnnin e Shpendit t'em. Sot jam kėputė fare. Nuk mundem as edhe me shkrue ma. Nuk jam e zoja pėr kurrgja ma veēse pėr tė qamė e pėr tė rrėnkue vazhdimisht.
Ēova me e thirrė kushrinin t'em Hamitin qė t'i a dorėzoj kėt libėr, ku kam shfry tue i qamė hallet e mija. Do t'i lutem qė, mbassi t'a kėndojė vetė, t'i a dorėzoje Shpendit me letrėn dhe shamin qė po i dėrgoj si kujtimin e fundit tė dashunis s'eme tė pafat. Si prej Hamitit ashtu edhe prej Shpendit do tė kėrkoj qė t'a mprojnė femnėn Shqiptare. Tirana e ka zakon me i nusėnue vajzat qė vdesin tė pamartueme. I mertisin dhe i stolisin si tė jenė nuse pėr tė shkue ke burri. Mbasandaj i qojnė me pikėllimin ma tė madh dhe i pėrcjellin pėr nė vorr. Ky zakon mė pėlqen. Prandaj i thashė sot Hallė Halixhės qė edhe mue tė mė pėrcjellin simbas atij zakoni, mbassi nuk u martova me hirin t'em dhe me at qė dashunova. Ajo nuk m'u pėrgjijg. U zhgreh nė vaj. S'mund tė shkruej ma, se nji tallaz gjaku po mė shpėrthen nga goja dhe dhimbje tė forta po ndij nė krahėnuer. Duket se janė rrenimet e fundit qė ban sėmundja. Po tė la o libėr pėr jetė ma. Lamtumirė se po ndahem prej teje e prej jetės s'eme.

„Kėtu mbarojnė shėnimet e Dijes."

Letra qė mė shkruente pėrmbante kėto fjalė:
I dashtuni Hamit,
Nė fletorin qė po tė dorėzoj e kam shkrue shkurtazi, jetėn t'eme. Mbassi t'a kėndojsh epja Shpend Rrėfes bashkė me letrėn dhe shamin e bardhė qė po i dėrgoj si shenjėn e qefinit t'em. Nga pėrmbajtja e fletorit keni pėr t'a kuptue se sa shum vuen femna Shqiptare, se sa keq pėrdoret ajo e gjora dhe si asht ulė nė shkallėn e robneshės e tė kafshės.
Prandaj kėrkoj prej jush qė tė ndėrmerrni nji lėvizje tė gjanė pėr emansipimin e vėrtetė tė femnės Shqiptare dhe pėr naltėsimin e nivelit tė saj kultural, moral e sosial. Pres tė mė zotoheni se do t'a pėrmbushni dėshirin
t'em tė fundit qė tė vdes e shkujdesun dhe e qetė. Pėr ndryshe shpirti i em kurrė nuk do tė prehet edhe sikur
tė mbahet, me pekulet ma tė mėdha, nė lulishtet e Parajsės. Shpirti i em i pakėnaqun do t'ju duket juve n'andėrr dhe do tė kėrkojė t'a pėrmbushni zotimin, do t'ju ndjeki kurdoherė dhe kudo, qė t'a mbani premtimin. E ēdo shkrojė ase f jalė e kėtij libri do tė jetė si nji grenzė pėr me i thumbue e kafshue ndėrgjegjet t'ueja nė rasė se nuk do tė qėndroni nė besė.
Thueji Shpendit se po vdes me emnin e tij nė gojė dhe me mall tė pashuem nė zemėr pėr te. Gjithashtu njoftoje se shamia qė po i dėrgoj asht ajo qė kam mshimė lotėt ditėn qė mė martuen me kėt tregtarin dhe m'a vranė zemrėn.
Ty tė falem nderit, Hamit, pėr ndihmat e mėdha qė mė ke dhanė gjatė jetės s'eme. Lus qė tė shpėrblehesh me gėzime.
Po ju pėrshėndes pėr herėn e fundme tue ju urue e bekue me tė gjitha fuqit e mija, me tė gjitha forcat e atij shpirti qė asht tue u largue nga ky trup i dėrmuem dhe i kalbun.
Kushrina e jote:
Dija
Kur e mbarova librin sė kėnduemi, kishte nisė me zbardhė drita. Me gjith qė gjatė leximit shpesh herė qava, bashkė me Dijen e shkretė, kur e mbarova prap m'u mbushėn syt me lot. Nji copė herė, kujtoj mjaft tė gjatė, mbeta i mposhtun nėn pushtetin e mallėngjimit e tė dhimjes dhe derdha lot. Nga pagjumėsia dhe leximi i vazhdueshėm, isha lodhė aq shum, sa s'kisha fuqi me lėvizė. Balli mė digjesh shum dhe krejt shtati mė ishte drobitė. Edhe syt m'ishin turbullue dhe mė qitshin xixa lodhjeje. E ndijsha nevojėn urdhėruese pėr t'u prehė e qetsue. E vuna librin me nji anė dhe u shtrina pėr tė flejtė, por nuk mė lejshin mendimet. Si grenza tė kuqe mė msyejshin mendimet dhe mė kafshojshin pamėshirshėm tue mė shkaktue dhimbjė nė zemėr. Po, mendojsha pėr Dijen e ngratė. Dojsha tė gjej se nė ē'gjendje ndodhesh aso kohe, Tue gjykue se ajo pritte prej meje nji pėrgjigje zotuese, nisa me u shqetsue se mos vdes pėrpara se tė jem takue me te. Prandaj' vendosa tė nisem.
U ēova, por pashė se nuk mundesha me i qėndrue udhtimit dhe besova se do tė ngec nė mes tė rrugės. Dashė e pa dashė rashė rishtazi. Nji kohė tė gjatė u pėrpusha nė shtrat. Me zi mė muer gjumi, tė cilin e ndolla shumė. Bana nji gjumė shum tė keq dhe me andrra shum tė kėqia. Edhe Dijen e pashė n'andėrr. E pashė sikur mė lutesh, me lot ndėr sy, qė t'u dilsha zot femnave, sidomos femnės Shqiptare. Shkurt gjumi qė bana qė nji kllapi e keqe.
Vonė u zgjova. Menjiherė u ngrita dhe nisa me u mveshė, pse ora kishte kapėrcye dhetėt. Tue u mveshė
hyni mbrenda shėrbėtori i hotelit dhe m'a dha kėtė telegram qė vinte prej t'atit tė Dijes sė mjerė.
„Eja shpejt se tė kėrkon Dija."
Sulė Kėrthiza
Punėn, pėr tė cilėn kisha shkue atje, e lashė pa e krye dhe pa humbė kohė u nisa pėr Tiranė. Por tė nesermen sosa, pse na u prish automobili nė rrugė. Kur mbrrina nė kryeqytet ajo kishte vdekė dhe ishte vorrue.
Mė njoftuen se mė kishte kėrkue shum dhe kishte porositė tė mė thonė se kėrkonte t'i a pėrmbush dėshirin
pėr shka m'ishte lutė. Shkova ke vorri i saj dhe, me lot ndėr faqe, u betova se do t'a pėrmbush dėshirin e saj.
Nė marrėveshtje me Shpendin, vendosa t'i shtyp shėnimet e saj nė formė libri qė janė si shpėrblim pėr tė dhe si mėsim pėr tė tjerėt.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Haki Stėrmilli

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi