URAN BUTKA TASHME NE ROLIN E TREGIMTARIT REALIST

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

URAN BUTKA TASHME NE ROLIN E TREGIMTARIT REALIST

Mesazh  Nimfa prej Mon Jun 02, 2008 12:44 am

Shėnime pėr vėllimin me tregime tė Uran Butkės "Humbja nuk ėshtė mbarimi"

Humbja nuk ėshtė mbarimi, por fillimi i njė dashurie tė re

Miranda Haxhia


I sigurtė dhe me merakun se nuk i ka thėnė tė gjitha tek libri "Ringjallja"; pasi ka krijuar shtratin pėr panoramėn historike te libri "Kthimin e Mit'hat Frashėrit"; krijon njė hartė tė plotė dėshmish historike tė pathėna mė parė me librin "Mukja - shans i bashkimit, peng i tradhėtisė", kėrkon e i sjell lexuesit tė kualifikuar librin madhor "Gjeniu i kombit"; kėmbėngul pėr tė na pėrballur me "Vdekjen e bardhė" nė 2001; bindet se ka ardhur koha tė shkruajė historinė e atit tė tij, "Safet Butka"qė i kalon kufijtė e njė biografie tė thjeshtė kalimtare, po tė njė figure madhore tė kulturės e tė shkollės shqiptare, tė njė filozofi e studiuesi, tė njė lideri e luftėtari tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė njė "Krishti tė Shqipėrisė"- siē e quan Skėnder Luarasi.

Tė gjithė kėta katalizatorė tė fuqishėm tė ndėrgjegjėsimit e moralit tė lartė intelektual na bindin tė ndjekim mbrritjen e tij nė destinacionin psikologjik, shpirtėror, social, njė oaz i pėrkohshėm qėndrimi mes figurave, prozės, fabulave, trillimit e pėrvijimit artistik me vėllimin "Humbja nuk ėshtė mbarimi" botim i shtėpisė botuese "Drier"

Shtatėmbėdhjetė tregime tė vėllimit tė ri me tregime tė Uran Butkės, nuk mjaftojnė pėr tė konfirmuar qėndresėn dhe moralin e lartė tė njeriut i cili kaloi nėpėr ferrin komunist. Ai ėshtė i tillė qė gjithė varret gėrmadhė i bėn tė gjallė, me vullnetin e tij, pasi ka kuptuar se veē ku ka vdekje ka ngjallje. Megjithatė, janė mjaft pėr tė theksuar cilėsinė dhe mėnyrėn me tė cilėn autori ka ravijėzuar personazhet duke i ngritur ato artisitkisht, njėkohėsisht duke i lėnė me identitetin e privatėsinė e vet. "Njė jetė", "Fjalė tė nėndheshme", apo "Bibla" mbajnė brenda tyre fjalėn e njėrės prej personazheve, Sabihasė, para vdekjes: - tani jam gati! Atje ndodhet ishulli i varreve, ishulli i heshtur qė autori e bėn tė flasė, atje janė edhe varrat e rinisė sė autorit, atje ku me armėn e fortė tė tregimit kėrkon tė ēojė kurorėn e gjelbėr tė jetės. Kjo ėshtė filozofia e grupit tė parė tė tregimeve, ku me njė gjuhė tė pastėr e kurajo tė kthjellėt, autori risjell para nesh copėza tė njė realiteti tė vrarė, tė vdekur dhe ngjallur mes artit tė narrativės sė tij pėr tė mos harruar kurrė, edhe pse mes humbjes sė njė kohe, ai sjell mos- harrimin, kėmbanėn e dėshiruar tė kujtesės. Duke lexuar tregimet e Uran Butkės ndihet qartė dhe kthjellohet mendimi qė atij vetėm njė gjė nuk ia ka varrosur e nuk ia ka prekur koha, atė forcė tė madhe e cila ėshtė nė gjendje tė thėrmojė edhe shkėmbinjtė nė rast nevoje, vullnetin. Kėtė vullnet ai e mbart me vete duke kapėrcyer fillin e librave tė tij historikė qė i paraprijnė kėtij botimi; kėtė vullnet tė dukshėm pėr tu mbajtur fort nė rrėnjėt e tė patjetėrsueshmes, shpirtit tė shpėtuar gjallė prej diktature, ai e ka pėrzjerė mrekullisht me artin gjuhėsor dhe imagjinatėn e domosdoshme qė e ka ēuar drejt destinacionit tė fundit, tregimit. Ideja se nuk ėshtė lartėsia e tmerrshme, por ėshtė pėrkulja, ku syri bie poshtė e dora kapet lart, kur zemra drithėron para vullnetit tė dyzuar ėshtė thėrmuar nė copėza jete, nė histori tė risjella, tė rindėrtuara mbi themele tė qarta e mbi bazament tė qėndrueshėm letrar.

Linja tjetėr e tregimeve sjell formėn e karakterit njerėzor me dy skajet e pėrvijuara: njeriun e mirė, dhe njeriun i cili ndryshon formė sipas kohės. Nė tregimet e tij Uran Butka ėshtė prozator, analist, vėzhgues dhe pėrjetues situatash. Pas tregimeve tė tij, shikojmė mjerimin, sidomos nė karakterin njerėzor dhe ndryshimet e amoralin e shumė njerėzve. Syri i vėzhguesit tė hollė, i pėrshkrimit tė hollėsishėm tė sfondit tė njė shoqėrie mbijetuar hidhur nė diktaturė,i ngjashėm me Sollzenicinin, pėrcjellja e fabulės deri nė grotesk janė forma tė zgjedhura pėr tė ndėrtuar tregime tė bukura si "Lugja", apo "Turpi" e pėr tė mos i renditur tė gjitha, deri tek "Erė me shi". Ai nuk ndėrton personazhe klishe, modele tė njėjta, stereotipe, ai lėviz sipas shpejtėsisė sė dalldisė letrare, sipas thellėsisė sė filozofisė qė ka akumuluar, sipas gjerėsisė sė jetės e cila fillon qė nga qyteti i vogėl verior e pėrfundon nė sallone pritjesh, apo rrugė protestash.

Njė gjuhė e qėruar, njė frazė e kujdeshme, njė pėrmbajtje dhe shpėrthim situatash, njė ngjeshje e lėndės i bėn tregimet tė qėndrueshme, me bazament tė fortė e tė gjėrė edhe pėr pėrvijime tė mėtejshme duke i shfrytėzuar si shtrate romanesh (p.sh. "Njė jetė").

Veprimtaria e tij politike, pozicionimi i tij si i djathtė, nuk e ka dėmtuar artistikisht, nė qėndrimet, paralelet dhe pikėvėshtrimet sociale ai pėrqėndrohet dhe ngul merakun e tij si shkrimtar nė anėn e vuajtjes sė bukur, tė atij qė ėshtė pėr tu dashur, pėr tu shpėtuar. Duke perifrazuar Niēen qė thotė : "Vetėm kur tė mė mohoni tė gjithė, do tė dua tė kthehem tek ju. Vėrtet, me sy tė tjerė, o vėllezėr, do tė kėrkoj atėhere tė humburit e mi, me njė dashuri tjetėr do t'ju dua."

Pėrfundoj se Uran Butka ka arritur tė gjejė sė fundi sytė e domosdoshėm me tė cilėt ai sheh veten, tė tjerėt, kohėn dhe i do me njė dashuri tjetėr, me artin e krijimtarisė sė tij, me letėrsinė e tij. Ndaj "Humbja nuk ėshtė mbarimi", por fillimi i njė dashurie tė re, atė qė ta siguron vetėm lexuesi.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi