Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 04, 2008 4:19 am

Kordinatat mistike tė njė poeti...

Nga Suzana Zisi

Yjet do trazoj”, ėshtė libri i parė me poezi i autorit Dhimitraq Papando. Autori i kėtij vėllimi, dėshmon: kulturė letrare tė thellė, edukatė tė lartė leximi e vrojtimi, njohje tė poezisė popullore e teknikave tė larmishme tė saj, afeksion me poezinė mė cilėsore shqiptare, sidomos atė tė traditės, si dhe njė frymėzim poetik, tė qartė e tė pastėr. Nė libėr lexuesi do tė gjejė mesazhe dhe ide bashkėkohore, tė pėrcjella me sinqeritet dhe dashuri prej poetit, vargje tė ngrohta tė lindura nga njė shpirt i trazuar, figuracion tė pasur, tė menduar dhe tė modeluar bukur, nė harmoni me tematikėn dhe problemet qė shqetėsojnė autorin. Si pjesė organike e librit, veē poezive tė shkurtėra, janė edhe tri poema: “Ndjej njė ėndje shumė lashtė”, “Udhėtim” dhe “Muzgu”, nė tė cilat autori manifeston aftėsi tė mėdha pėr tė kėrkuar nė brendėsi tė shpirit njerėzor, perla ndjenjash dhe emocionesh.


Edituar pėr herė tė fundit nga Nimfa nė Wed Jan 09, 2013 12:27 am, edituar 1 herė gjithsej

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 04, 2008 4:20 am

Teksa lexon poezitė e Dh. Papandos, ndjen menjėherė fijet e dashurisė e tė mallit, tingujt e butė shpirtėrorė qė e lidhin atė me vendlindjen, me Korēėn e bukurive natyrore, serenatave dhe jetėn paksa tė lirshme dhe epikuriane. Mė tutje, pėrmes vargjeve tė ndėrtuara me fjalė tė zgjedhura, me strofa tė rregullta, me tingėllimė e muzikalitet tė veēantė, verifikohen idhujt e tij nė poezi: Lasgushi e deri diku edhe Kuteli. Itenerari i tij poetik, zė fill nė gjėrat mė tokėsore e jetėsore si buka, malli, dashuria, brenga, vendlindja, natyra, thellėsitė e shpirtit, ėndėrrat e mbetura vetėm ėndėrra, realitete tė pamundura etj, por, perceptimi dhe imazhi poetik i Papandos, sipas modelit tė Lasgushit tė madh, fluturon drejt yjeve, deri nė qiellin e Zotit e tė ėngjėjve , tek kordinata mė e largėt dhe mė mistike pėr shqisat e njeriut, por gjihėsesi mė e dashura dhe mė e kėrkuara pėr tė. Nė kėto kordinata qiellore, ku vetėm shpirti i poetit mund tė shkojė, Papando zbulon e kupton vetveten, qėndis pėlhurėn e tij poetike duke pėrzgjedhur e pėrkėdhelur fjalėt njėlloj si lulet. Ndėr fjalėt mė tė pėrdorura nė dekorin e tij stilistik,, tė cilat, nė poezi, shndėrrohen nė simbole kontekstuale individuale janė: yll, qiell, diell, nazetare, vashėza, frymė, prush, gaz, hire, mėkatar, vegim, lot, dritėhije, flake, zjarr etj. Megjithėse vargjet e kėtij autori synojne nė shumicėn e rasteve, tė ndėrtojnė njė botė mistike e qiellore, nėpėrmjet njė teknike tė sofistikuar poetike, ligjėrata apo kėnga e tij ėshtė e kuptueshme, e thjeshtė, e qartė dhe tepėr komunikative.

Nė kėtė vėllim poetik, hasen motive tė ndryshme, tė qėmtuara e tė punuara me kujdes profesionisti e dashuri humane, motive nga jeta e pėrditshme, meditacione nga sferat metafizike, filozofike e universale tė cilat e bėjnė tepėr tė kėndshėm, leximin dhe pėrjetimin e lėndės poetike. Njė tufė vjershash tė bukura janė ato qė janė frymėzuar nga dashuria pėr vashėn dhe miken. Nė vjersha tė tilla si: “Mikja nėpėr dimėr”, “Njė e huaj me gėrshetė”, “Nuk kam faj i ngrati”, “Ē’panė sytė e mi”, “A jam i verbėr” etj, pėrmes njė lirizmi dhe erotizmi tė ekuilibruar, konform skriptit kanonik popullor (shqiptar) dhe gjithmonė i pėrvuajtur si njė dashnor platonik, Papando, ia arrin me sukses, tė krijojė njė botė me dashuri tė thellė e tė vyrtytshme, tė pastėr e tė kthjellėt si vetė Natyra dhe Zoti. Dashuria pėr poetin ėshtė gjithmonė si njė zjarr pėrtėritės qė nuk i zhurit sendet e kėsaj bote dhe shpirtin e njeriut, por, pėrkundrazi, iu jep atyre njė shkėlqim e bukuri tė veēantė, verbuese e tunduese. Kėtė mesazh synojnė tė japin vargje tė tilla si:

“Po ē’kam njė zjarr qė rreh tė ndrisė?
A jam i verbėr, ti drita ime,
Apo verbohem prej bukurisė

Tepėr interesante dhe tė realizuara nė pikėpamje figurative-stilistikore, paraqiten vargjet peizazhiste qė kėndojnė natyrėn e bukur shqiptare, sidomos atė tė vendlindjes sė poetit. Nė pikėpamje tipologjike ato iu pėrngjajnė akuareleve poetike, janė tė mbushura me shpresė, dritė, mall, adhurim dhe qėndrojnė nė harmoni me reagimet emocionale, jo vetėm tė poetit, por edhe tė lexuesit. Kėtė ndjesi pėrcjellin poezi si “Njė mėngjes tė ngrohtė…”, “Era”, “Hėna blu”, “Qytetit tim” apo poema “Muzgu”, e cila, vjen si njė kėngė e gjatė, nė tė cilėn autori njėjtėsohet me natyrėn dhe pasuritė e saj.
Ndėrsa nė poemėn “Ndjej njė ėndje shumė tė lashtė”, poeti e zhvendos optikėn poetike nė thellėsitė e qenies personale, duke zbuluar para lexuesit, dramėn e njeriut modern gjithmonė nė kėrkim tė identitetit apo Itakės sė humbur. Nė kėtė poemė shfaqen mė sė miri karaktaristikat themelore tė natyrės si krijues dhe tiparet e poezisė sė tij

Nė aspektin figurativ dhe stilistikor, Dh. Papando prezantohet si njė poet qė respekton me rigorozitet rregullat e prozodisė klasike. Por, edhe pse ai ndėrton vargje tė matura, strofa tė rregullta, me rima (ndonjėherė ato janė tė dyzuara) dhe kadencė konstante, shpirti i poetit endet i lirė, rregullat e metrikės nuk e pengojnė qė tė kėndojė kėngėn e tij pėr botėn dhe jetėn qė pėr tė janė sa tokėsore aq edhe qiellore, sa reale aq dhe irreale. E rėndėsishme pėr poetin ėshtė fakti qė nė tė dyja duhet besuar.

Duke u nisur nga vlerėsimi pėr gjithė bllokun e tij poetik, mund tė pohojmė se, Dh. Papando ėshtė poet i pėrjetimeve tė holla emocionale, thellėsisht lirik, refleksiv dhe meditativ. Ai ėshtė kėngėtar i ndjenjave tė holla dhe tė kristalta njerėzore, frymėzimi i tij buron nga flukset mė tė bukura jetėsore, ndėrsa kredon e tij poetike, ai ua prezanton lexuesve pjesė-pjesė e pak nga pak nė ēdo vjershė tė librit, por nė mėnyrė tė pėrmbledhur e gjejmė atė nė vargjet:

Rroj njė jetė… si ēdo jetė,
Porsi si zogu nėpėr fletė,
Cicėroj me zė tė mirė,
Jepem, falem me dėshirė,
Pas njė ėndėrre qė mė prźt
Me rėnkime sa njė det

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:50 pm

JAM PO AJO BEBE…

U linda tė martėn.
Ora 02.

Pėrballė teje
dhe njė planeti tė panjohur.
Unė-satelit-dhimbjesh,
ndiej gėrricje dhe therje
tė ngarkuara me shekuj,
..............................minuta,
......................................sekonda,
gdhendur prej teje nė testamentin gri,
nė trupin e lebrosur nga vitet,
bardhė-kuq-verdhė e zi.
Ende s’mė ke njohur?
Kam ndėrruar pelenat, jo fytyrėn.
Prekmė pėrsėri
si dikur,
kur Muzat m’i lėshove tė kafshonin tė uritura.
Skicoje pėrsėri buzėqeshjen,
.....................tashmė mes rrudhave tė lehta,
qė pėrpijnė sa mundin
milimetrat - kilometra tė lėkurės sime.
Planetin qė fle brenda trupit tė irnosur, me kafshime.
Ti,
mos luaj nė skenėn e asgjėsė, rolin e tė habiturės.
Jam po ajo bebe…
Tashmė, mė e menēur me ēmendurira,
mė e varfėr me rini.
Luaj mė mirė tragjedinė e radhės
dhe lėrmė tė vdes nė rolin tim tė martires,
zgjedhur nė akropolin e perėndive te mėshirės,
me tė vetėshpallurėn verbėri tė mosqenies,
mes ėndrrave dhe pamundėsisė
qė m’i servire ti nė pjatėn e mungesės.
Po gdhin e mėrkurė.
Qeshu!!!
Jam unė ajo e pafajshmja e orės 02.
Ishte e martė si sot, tė kujtohet?
Dhe ylberi-shtrati im, ndrinte nėn kurorėn tėnde,
si tani - kjo foshnjė e fantazisė sime
qė do vdesė pas disa sekondash.
5…Mos m’i ndaj sytė
4…………....Mė puth pėrsėri
3……………………Bekoje Muzėn
2…………………..……………Ma fal ylberin
1………………………………………….Oiiiiiiiiiiiiiiii…

Dje ish e martė
Ora 02

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:51 pm

Ndjemė…falmė…pėrqafomė…
Unė
nuk tė nderova me timin emėr.
Ėshtė mbytur nė lotin e fjalės,
“poetja jote brilante”, e fėmijėrisė sime tė vogėl.
Unė, thinjat t’i shtova baba,
gabime bėra sa desha.
Me rrudhat e tua shtrirė dashurisė,
..........................................qava e qesha…

Ndjemė baba!
Nuk dita tė jem “pasqyra jote e madhe”,
.......................shkėputur prej qiellit “sa njė gogėl”.
Falje, nuk kėrkova kur “gėnjeshtrat”,
si qilim,
mbi besimin tėnd i shtrova.
Kur vuajtjen dhe lodhjen tėnde,
gotave tė konjakut i harrova.

Sot,
kur netėt e mia,
gdhihen mbi fytyrėn e bijės sime tė njomė,
kujtoj dridhjet e tėndes zemėr.
Unė e di mirė baba,
ti, kurrė nuk mė ke mohuar,
e asnjėherė turpėruar prej timit emėr…

Edhe pse rinisė tėnde, pleqėri “ēmenduria” ime i dha,
Ndjemė!
.........Falmė!
................Pėrqafomė…!

Unė tė dua baba…

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:51 pm

TĖ JESH…

Tė jesh,
Duhet tė tė prekin,
Qė tė vėrtetojnė hipotezėn e rėnies dhe ringritjes…

Tė qeshėsh nėse do mundėsh,
Mes rrudhave tė thella tė pritjes,
Duke rrėzuar jargė tė lashta dhimbjesh,
Stuhi, pėrpėlitjesh.

Tė jesh,
Do tė thotė tė vjellėsh rininė nga goja e pleqėrisė,
Kujtimeve tė trishta tė rrėmosh.

T’i kėndosh kufomės tėnde psalme biblike.

Tė jesh,
Do tė thotė: Tė harrosh.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:51 pm

KATARSIS

U ktheva nė foshnjėrinė e botės sonė.
Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat perėndive.
U shenjtėruam ne.
Gjyshet, u qėndisėn rrobat nipėrve me kuaj ere,
mbetėn pa atdhe…
Meshkujt, u vunė zgjedhėn grave dhe i dėrguan nė arė.
Zoti,
shkroi nė librin e shenjtė se duhej vėnė pak drejtėsi…
Djalli,
i shtrirė mbi re, dėrgoi shi.
Ne,
si gaforret,
tė larė nga mėkatet,

Rendim nė Ardhmėri…!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:52 pm

JAM I YTI…

Jam i yti...
Pėshpėritje qė kaloi prej gojės,
mushkėrisė,
kėrthizės,
deri nė fundbarkun tim.
Ish zgjim i vdekur shekuj mė parė.
I dashurisė - rikthim.
“Jam i yti”,
ulėrin dėshira pėr ta shuar flakėn me zjarr.
Etjendezur, pėrpėlitesha nė tėndin pėrqafim...
“Jam i yti?”
Jo!
Ti, nuk je veē Dielli im...
Rrezelėshuar, harlisur mbi ankthin - mallkim.
“Unė jam i yti...”
Ish ėndėrr, makth, lojė e syve blu.
Zbret fundbarkut tim ėmbėl.
Dhe, si klithmė lėshohet qiejve tė tu.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:52 pm

I Panjohuri Im...
Duke u ndriēuar prej hėnės kemishėverdhė,
Ti, pikturon me sharrat dhėmbėmprehta tė vjeshtės,
Tė mundshmin takim
Me mua.
Lastarėt e blertė tė pranverės,
qė ende nuk ėshtė konfiguruar nė kohė,
marrin shkėlqimin e metaltė tė pritjes tėnde,
Qė,
natėn,
verdhacukja anemike e shndėrron nė ankth,
derdhur hapėsirave,
……………krrelat e flokėve tė pafaj tė
…………………………….vogėlushes fantazisė sime,
Tė cilėn,
dėshira jote, e kaplon me dhunė,
dhe e tret nė gjirin e ngrohtė tė saj.
Ti, “i panjohuri” im i paduruar,
Tė kaftėn e syve,
prej filxhanit me lėngun e sė njėjtes ngjyrė,
………………………………...........…ma pėrplas nė fytyrė.
Dhe, jo mė kot…
Ndėrsa honeve tė thella tė mallit,
……………………........zgjat duart e mė kėrkon.
Lagesh i tėri nė dy pika lot.
Krejt natyrshėm kupton se
Hėna,
nė garderobėn time e vodhi kėmishėn e verdhė.
Ti
Duke pikturuar dhunshėm
………….....……….tė mundshmin takim me mua,
Kohėn dhe hapėsirėn mallkon,
Fsheh penelat dhe ngjyrat e ēmendura tė fantazisė,
Nėn lėkurėn e zbehtė tė mospėrfilljes…
Padurimisht,
Ankthin e ditėnetėve tė pritjes, derdh,
Nė oqeanin e pafund tė dashurisė…

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:52 pm

Apokalips...
Rrathėve tė ngatėrruar tė heshtjes,
tė xheloztat dridhma dashurie, enden.
Duke u vetėvrarė ēdo natė,
......................nderur telave tė njė burgu.
Vetmia,
heshturazi gėrmon tė sajin varr.
Tė roztat ndjesi pėshpėrijnė kėtu.
E postojnė dridhmėn e ylbertė, te sytė
nė tė zbehtat agime mollėsh,
ku Adamėt,
pėrditė,
puthin tė njėjtėn Evė, me zjarr.
Ti,
duke pėrtypur tė lagėshtėn ėndėrr,
Doruntinash e pėrplas “Konstantinin”
............................vetėvrarė skutave pa dritė
Dhe rend drejt meje,
metaforė e hiperbolizuar puthjesh tė rrumbullakosura buzėsh,
lagur burimesh tė kristalta periferish.
Ku Muzat mbyten nė oqeane tė ēmendura vibrimesh.
Fundbarkut,
ku Zeusi pėrzgjedh ujshėm, Perėnditė…

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:53 pm

Ti, Drekon Me Poezi…
Kushtuar E.D.

Me njė gotė vere tė kuqe tė vjetėr,
duke pėrtypur ėmbėl poezi,
syēkat tė ndrijnė si yje nate.
Ty.

Tė kanė rėnė dy rima nėpėr buzė,
Eja tė t’i fshij.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:53 pm

Memorial…
U shpirtėruat kėtu,
ju tė pėr - humburat e mia,
tė diku - treturit e mi.

Honeve tė ditės sė parė tė krijimit,
humbellave tė sė fundit frymė,
frymėroni…herezi…

Frėngjive tė mia nė oazet e syve,
pragjeve tė shpirtit u fashitėt lotėve,
bėrė det nė shtratin e orgjive.

Mbytem,
vdes,
gjalloj, aty
lavde u thur Perėndive…

Rropullive u qepem, kacavjerrė si gjarpėr,
pėr tė thithur helmin, gjuhės sė munguar.

Kafshimet e ujkonjės sė urisė,
kthinave tė pangopėsisė, harruar.

Gdhendur shpateve tė thepisur tė besės,
rastis tė pėrballem me tė pėrbalturin, Konstantinin tim.

Statujė majė kalit,
ngrirė udhėve tė “rregullave tė panjohura tė lojės”,

duke iu pėrvjedhur kalendarėve,
thur gėrsheta fijet e gjelbra tė shpresės,
Duke shthurur penjtė e pangjyrė te harrimit.

Rrėnjėzuar nė shtatin e memorialit tė padukshėm,
endur dhimbshėm tezgjahut tė kohės.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:53 pm

Jam Shekuj Larg…mė Prit
Po fluturoj drejt teje,
mė prit.
Rrugėn, nuk e di por ji i duruar.
Hijen tėnde, e shoh gjithandej.
Sytė, dritė, miliona kilometrash kanė lėshuar.
Nuk e dije?
Unė, pėr ty jam nė jetė.
Qė pa lindur,
nisa rrugėtimin nė mijėra forma shndėrruar.
U bėra Evė pėr tė lindur mė parė njerėzimin,
e mė pas,
pėr tė tė kėrkuar.
Nuk e dije?
Plagėt e kėmbėve m’i lėpijnė gjarpėrinjtė.
Krahėt,
thyer dritareve tė mbyllura, pikojnė…
Derė s’ka.
Unė rend pėrtej kohės.
Hapėsirat kam sfiduar,
motėr-zanat mė pėrēmojnė…
Zeusi, volli vullkane.
Pandora e hapi tė mallkuarėn kuti.
E fshehta ime pikon, pikon…
Gjithkush e di.
Imazhe tė gėnjeshtėrta mė verbojnė.
Mijėra diej, mė shfaqen si sy.
Unė dua tė tutė…
Po vij.
Sa pak,
fare pak,
njė copėz jete kėrkoj.
Nėse derėn nuk do tė ma hapėsh,
Njė vend te pragu, s’meritoj?
E sheh?
Mbėrrita.
Edhe pse e verbėr, shoh dritė.
Hape derėn!
Jam shekuj larg.
Do vij patjetėr,
mė prit.
Mė prit…!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:54 pm

Mėngjes I ēmendur…
Mirėmėngjes hapėsirė!
Je mė e vogėl se liria.
Flakur shkujdesur nė syrin tim.

Mirėmėngjes,
i gėrmuquri plak qė rrėmon plehrat nė cepin e rrugės,
tretur nė pėrjetėsinė e hapave.

Mirėmėngjes mendje!
Tinėz u largove hijesh,
duke i shuar kohės afatin e skadencės.

Mirėmėngjes hiri im,
endur krizantemave nė fushėn e pėrflakur tė shpirtit.

Mirėmėngjes,
ti, rrezja e munguar e dritės,
qė lėmon puthjesh qiellin blu.

Mirėmėngjes i tulaturi zog,
qė luan mes acarit dhe jetės
tangon e pėrbaltur tė ekzistencės.

Mirėmėngjes Olimp!
Ti, Zotat i lėshove dimrit,
pėr tė ngritur haremin, kėtu.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:54 pm

Pa Titull
Mu shterėn tė tėra…
Ajri u tha dhe zagushia mė pėrvėloi brinjėt.
Sorrat e Olimpit, kafshojnė ēdo ēast mėlēinė.
U copėtuan si tokė e tharė,
edhe thonjtė.
Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infarkte
venave tė mia.
Rrėkezat e kripės pėrcėllojnė, nėn diellin e fortė, sytė.

Nė trojet e shpirtit tėnd,
Ajo e pika e ujit, qė s’u bė kurrė oqean,
Saharanė time do e lagė njė ditė…

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:55 pm

Monologu I ēartur I Njė Tabuje…
(Mos e lexoni…zonė e ndaluar…!)

M’u mohua jeta qysh kur kokėn nxora prej mitrės sė ngrohtė.
“U bėftė 100 vjeēe’ - uroi njė Fatė…
“Edhe 80 s’janė pak…” - belbėzoi e rrėgjuara gjyshja ime plakė… (qė aq nuk rrojti dot as vetė…).
Ulėrita dhimbjesh.
E ndėrtova burgun tim qė ditėn e parė.
Mos qesh!
Unė i dėgjova tė tėra.
Ėshtė e martė, ora 2 – pėshpėriti nata, kėtė foshnje, do e ndjekė njė i madh mallkim.
Eh, sytė ē’mė panė… kur infermierja m’i pėrleu buzėt me njė tė kuq tė ndritshėm dhe nėnės sime tė gjakosur nga lindja, ia pėrplasi fytyrės surratin tim.
M’u mohua buka, qysh kur biberonin, 70 gram ma mbushėn edhe pse etje kisha shumė.
M’u mohua drita, kur nėna mė thirri ėmbėl: “Shkoi vonė bijė, fli gjumė…”
M’u mohua liria…kur…eh shumė herė… mė… janė aq shumė, sa kujtesa ime e revoltuar i nxori jashtė pėr tė mos ua ēelur portėn e hyrjes kurrė…
M’u mohua loja e shumė tė tjera…
Edhe dituria m’u mohua nga… nuk e di, mė janė bėrė lėmsh: moral, tabu, pantallona tė ngushta, kraharor i zbuluar, mos fol shumė, ata janė burra, ai ka pushtet, flet si do vetė, ti dėgjo, hesht…
Ē’ke?
Rri e qetė.
Nuk do?
Mirė, atėherė voto.
Ngrije dollinė.
Pėr kė?
Pėr partinė.
Pėr cilėn?
Pėr atė qė tė jep bukė?
Po unė pa bukė jam pėrherė.
Prit tė ēelė pranverė dhe lėndinave lėshoju e ha ē’tė gjesh, edhe m… ėshtė me vlerė…
Puthja kėmbėn djallit, ai ėshtė i fortė, ti je e vogėl.
Nuk dua.
Ti?
Kush je ti?
Ah, e kotė.
Ti, derdh nja dy pika lot dhe… ky ėshtė misioni yt nė jetė.
Fatin, e pėrcakton “peshku i madh”, lėpija gjurmėt dhe lumturohu e qetė… se…kėshtu e ka jeta, shijoje, ėshtė e shkurtėr, 100 vjet, 80, ose… qė tani mund tė vdesėsh nėse do.
Si the?
Jo?
Sa patetike…
Lexon libra?
Pėrse?
Kush ka nevojė pėr ty?
Oh, paske rėnė nė dashuri?
Mjerim, mjerim…
Tė paska ardhur fundi, unė kisha pėr ty njė fije shpresė…
Ktheje me fund filxhanin e kafesė, tė tė lexoj fatin qė iku e shkoi…
E thure mbrapsht jetėn kokėshkretė, e thure vetė… nuk tė kujtohet, epo vdis mė mirė.
Tė thashė mė parė qė e thurin tė fortėt jetėn tėnde?
Unė them ē’dua, ti, dėgjo dhe hesht!
Kush jam unė?
Dashke shumė… shkretėtirė…
Qepe gojėn.
Dėgjomė mua.
Ėshtė mė mirė…
Ftohtė, ftohtė…
Mė ndjek pas dikush qė do tė mė pėrqafojė…
I duket veē hija… ėshtė (ma thanė ulėrimash fatat kėtė), njė mik…
Ik…
Ik…
Se ai… ka veshur sot, petkat e tė dashurit armik.
Ndėrsa kjo, shikoni?
Ē’ėshtė kjo?
Dashuria?
Vrapo zemėr, vrapo, e zezė si mortja ime, me kamė nė dorė… e ndjekin pas sy tė hakėrruar, buzė tė shprishura, mijėra dasmorė.

Ftohtė…
Ftohtė…
Nėnė, pse s’mė pėrplase njė grusht turinjve, teksa kokėn nxirrja prej mitrės tėnde tė ngrohtė???

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:55 pm

Shtėpia me themele eshtrash…
Shtėpia ime,
nė kufi
me legjendat.
Ngritur
mbi themele
eshtrash.
Rrobat,
endur
me flokė
njomėzakesh.
Kurora,
me petale
gėnjeshtrash…!
Me heshtėn
e lashtė
e tė ndryshkur,
ēarēafin
e harresės,
gris.
Duke i thurur
pelena
jetės,
pėrtyp
vdekjen time,
por,
dot,
s’e gėlltis…!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:55 pm

Don Zhuani...
Endesh
si hije,
Mes ecejakesh
tė pasosura…
Dashnor
i pėrjetshėm.
Tragjik
i shekujve.
Ti.
Donzhuani
shqiptar
i legjendave.
Ti.
Fantazma
ironike
e netėve…!
Kostandin!
“Vėlla”
i pėrbaltur.
Pse
frikė
patėn?
Pse
s’thanė
tė vėrtetėn?
Qė,
Doruntainat,
ti,
i ndėrrroje
pėrditė.
Pse
e pėrēudnuan
kėshtu
legjendėn?
Pse
mbyllėn
sytė?
Shkatėrron
dhe rilind.
Shuan
dhe ndez,
Ėndėrrat
e vajzave,
tė prera
nė mes...!
Herė – copa balte
tragjike,
lėshon.
Herė – ar – eliksir dashurie.
Herė Doruntinėn – princeshė,
pėrqafon.
Herė,
i frikshėm,
shfaqesh
si hije.
Qėndron
statujė,
mes jetės
dhe varrit.
Dhe,
stepesh!
Tė hysh,
a,tė dalėsh?
Tė rendėsh ,
mes territ
dhe
skandalit,
a,
hapin,
gjėkundi,
ta ndalėsh?
Kostandin!
Don Zhuani im, shqiptar.
Oqeane lotėsh
mblodhe,
nė altarėt
e pritjes.
Pasione pa fund
ndeze.
Shojte,
zjarre
tragjikė.
Me alibinė- satirė
tė Ngritjes,
nga,
i yti
varr,
alegorik…!
Endesh
fantazmė,
mes,
ecejakesh
tė panumėrta...
Dashnor
i pėrjetshėm.
“Vėlla”!!!
Ah,
sikur...!
Doruntinat
e dhimbjes,
nuk vdesin.
Rilindin,
nga brinjėt
e tua…
Si
Eva,
nga Adami,
dikur …!!!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:56 pm

Nga sytė e tu
Nga sytė e tu,
buron
njė dritė e mirė.
Kjo dritė,
ka kohė
qė mė mungon…
Mė duket
vetja
shkretėtirė,
dhe
ti,
oaz,
qė mė tundon.
Jemi
kaq larg…!
(ndonėse dy hapa)
Mos e zgjat
dorėn
me ngurim.
Se digjem,
digjem
porsi flaka,
dhe,
mbetet
veēse,
hiri im!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:56 pm

Enigma
Ėshtė enigmė
pėr mua
dhe,
s’ka pėr t’u zgjidhur
kurrė,
pafundėsia
e mendimeve
tė tua,
tragjike…
Ti,
mos u luhat
mes ėndrrash
ndjellakeqe.
Ti,
ke
nė shtėpi,
njė mace
besnike.
Tė shoh.
Nė mendime
tė thella
ke rėnė.
Shkundu, pra!
Mos e vrit
rininė!
Nuk tė pengoj.
Heq dorė
nga lufta.
Unė,
pigmenti,
qė tė shtoj
mėrzinė.
Ti,
prapė i heshtur…
Ē’mendon?
Ē’mendon,
me atė mendjen
tėnde,
bardhė e zi?
Heq dorė nga lufta!
Mė dėgjon?
Njė mace
besnike,
tė pret
nė shtėpi…!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:57 pm

Fantastiko – Shkencore
Duart e tua,
copa dielli.
Sytė,
meteorė
tė fshehtė.
Kėmbėt qė dridhen,
shkėmbinj
hėnorė.
Buzėt,
llavė
e nxehtė.
Njerėzit,
satelitė spiunė.
Fjalėt,
orbita imorale.
Shpirti im,
gjithėsia pa fund…
Puthja
jote,
e vetmja gjė reale…

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:57 pm

E mbaj zjarrin ndezur…
E mbaj zjarrin ndezur…
Ndezur….
Rrėmbej pemė tė prera,
degė te thara.
Mbeturina tė mbledhura andejpari…
Dhe,
nėse nuk gjej,
djeg brinjėt e mia,
tė mos shuhet zjarri…

Eh,
zanat e pyllit
digjen dhe rilindin…
Po hedh njėren dorė…
Tė shkruara fatet…!!!
Ja,
kjo erė e marrė,
ulėrin prej “miqsh”…
Ndaj,
zjarri tulatet…

Kridhem e tėra…
Mė treten eshtrat...
Shembem,
ulėras,
pėrpėlitem…andejpari.
Qė tė ngrohen “miqtė”,
qė tė zbuten djajtė…
Ėshtė ndezur
zjarri…!!!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:58 pm

Dashuria...
Pasi mbaroi funerali
i mbretit Hamlet
dhe i bukuroshes Ofeli,
Dashuria,
u kthye tek ne
perseri.
E cmendur,
se doli nga kafka e saj...
E mencur,
se doli nga kafka e tij...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:58 pm

Do arratisem nga e sotmja!
U lodha,
nga ecejaket
e panumėrta,
mbushur
me grindje
e mėrzi.
Do trokas,
nė portat
e mesjetės,
dhe,
po u hapėn,
do hyj.
Pėr ty,
po mė zuri
malli
tretės,
do duroj.
Por,
mė,
nuk vij…!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:58 pm

Njė sy
Dikur,
diku,
vizatova
njė sy...
Dhe,
e harrova.
Por,
njė mėngjes,
“Deti”,
mė kish mbuluar...
Kuptova...!
E kėrkoj mė kot,
kryeveprėn
e dorės
sė patalentuar:
Nė hapėsira
tė bardha,
lotėsh.
Nė hone
e korije.
Nė legjenda
tė zymta.
Nė pjata
tė helmėta.
Nė gota rakie.
Nė ēarēafė
tė ndotur,
pa pikė fantazie…!
E kėrkoj nė yje
por,
e gjej nė shpirt.
Pluskon,
nė lotė gjaku!
Skeleti,
ende,
lėshon dritė…
Dikur,
diku,
vizatova,
njė sy.
Njė?
Apo dy?

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Nimfa prej Wed Jun 11, 2008 7:59 pm

Si Kėsulkuqja do trokas
Do t’vija tek ti,
si Kėsulkuqja.
Me shportėn
e luleshtrydheve,
dhe…
njė pako
kafe.
Por,
s’mė prite dot.
Tė rrėmbeu
vdekja,
nė dasmėn
time.
Dhe,
nė vend tė shportės,
solla lot…
Do t’vij
tek ti ,
si Kėsulkuqja.
Por,
Mos vallė?
Mos vallė
ujku
na gėlltit,
si nė pėrrallė?
Megjithatė,
unė,
do tė trokas.
Vdekjen,
do e verboj,
me njė grusht
piper.
Dhe,
pakon
me kafe,
nga shporta
do e nxjerr.
Dhe,
Ty,
e dashur,
nė dorė
do tė ta jap.
Do puth
cepin e varrit,
pastaj ,
do tė kthehem
prapė...!
Por,
jo
si Kėsulkuqja…
Se,
ajo
nė kthim,
mori
edhe gjyshen
me vete…
E dashur.
E ėmbėl.
Si vegim,
nė zemrėn
time,
Mbete...!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suzana Zisi: Kordinatat mistike tė njė poeti...

Mesazh  Sponsored content Today at 1:34 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi