Aristofani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Aristofani

Mesazh  Nimfa prej Thu Jun 05, 2008 9:20 pm

Hyrje


Aristofani ka Lindur nė Athinė aty nga viti 445, p.e.r. Si pėr shumė autorė tė antikitetit, edhe pėr kėtė komediograf tė madh shumė pak gjėra dihen rreth jetės sė tij. Shkroi 44 komedi nga tė cilat kanė arritur vetėm 11. Kėto sipas rendit kohor janė: "Aharnianet", "Kalorėsit", "Retė", "Grerėzat", "Paqja", "Zogjtė", "Lisistrata", "Thsmoforiet", "Bretkostat", "Gratė nė parlament" dhe "Pluti". Kėto 11 komedi tė plota janė e vetmja trashėgimi qė hedh paksa dritė mbi rrugėn e zhvillimit tė komediografisė klasike greke, e cila njohu mbi 150 autorė me rreth 900 komedi, nga tė cilat kanė mbetur vetėm emrat, titujt dhe fragmente tė shkėputura.
Aristofani jetoi dhe krijoi nė periudhėn kur filloi tė ndihej kriza ekononike dhe ideologjike nė strukturėn e shtetit demokratik skllavopronar. Shtimi dhe pėrqėndrimi i pronės sė madhe private nė duart e skllavopronarėve solli me vete varfėimin e zejtarėve, tė fshatarėsisė sė mesme e tė varfėr, me njė fjalė tė masave tė gjera tė prodhuesėve tė vegjėl.
Shprehje e gjallė e krizės sė thellė nėpėr tė cilėn po kalonte mbarė Greqia, ishte lufta e Peloponezit midis Athinės dhe Spartės qė nisi nė vitin 431 dhe mbaroi nė vitin 404 para erės sė re. Kjo luftė e gjatė, pėrfundimi i tė cilės do t'i siguronte njerės nga tė dy palėt hegjemoninė(1) mbi mbarė vendin, solli shkatėrrime tė mėdha nė ekonomi e nė njerėz. Kėtyre fatkeqėsive iu shtuan edhe ato qė solli epidemia e rėndė e murtajės, qė ra nė Athinė aty nga fillimi i luftės e qė shfarosi njė tė tretėn e popullsisė. Lufta, ku ngrihej greku kundėr grekut, ngjarjet e tjera tė kobshme, sėmundjet, shkaktuan njė fare rėnie shpirtėrore dhe indiferentizėm te qytetarėt ndaj jetės politike e shoqėrore.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Aristofani

Mesazh  Nimfa prej Thu Jun 05, 2008 9:20 pm

Komeditė


Ky realitet historik, plot trazira e shqetėsime u pasyrua me forcė tė madhe goditėse nė komeditė e shkėlqyera tė Aristofanit. Sulmet e tij kundėr shoqėrisė sė kohės nuk duhen marrė si sulme kundėr rendit demokratik. Autori demaskon me satirėn e tij tė fuqishme pėrfaqėsuesit e padenjė tė kėtij rendi qė fshihen pas parullave demokratike; kėta janė nėnpunėsit e pandėrgjegjshėm qė grabisin arkėn e shtetit, demagogėt(2) qė shfrytėzojnė besimin e popullit, oratorėt e shitur, filozofėt llafazanė qė merren me gjėra pa vlerė dhe me teoritė e tyre edukojnė keq rininė. Duke u nisur nga kėto vrojtime qė nxjerr nga realiteti i kohės sė tij, Aristofani kujton me nostalgji kohėt e dikurshme tė virtytit e tė heroizmit, kur qytetarėt luftonin me vetmohim pėr tė mbrojtur atdheun nga sulmet e hordhive tė huaja qė vinin diku larg nga Azia.
Degjenerimin moral tė shoqėrisė poeti e gjen me shumė nė qytetin grek, ku vėrtitet turma e parazitėve, mashtruesėve, demagogėve qė orvaten tė tėrheqin pas vetes pėr qėllimet e tyre politike njerėzit naļvė ose edhe tė tjerė qė kėrkojnė tė nxjerrin ndonjė pėrfitim nga rrethanat qė u krijohen.
Problemi i edukimit tė rinisė me normat e moralit tė shėndoshė tradicional zė vend tė dukeshėm nė komendinė. "Retė", njė nga veprat mė tė bukura tė Aristofanit. Fshatari Strepsiad, i shkatėrruar ekomomikisht nga i biri, i edukuar keq prej sė ėmės, shkon nė "mendimtoren" e filozofit sokrat pėr tė mėsuar artin e gėnjeshtrės. Fillon mėsimi: plaku kėrkon tė mėsojė mėnyrėn si tė mos tė paguajė borxhet; por, meqė s'i hyn asgjė nė kokė, e dėbojnė nga "mendimtorja". Dėrgon atėherė tė birin, i cili pėrvetėson mirė dhe me lehtėsi tė gjitha mėsimet. Kthehet nė shtėpi, i aftė tanimė tė pėrcjellė duarbosh tė gjithė ata qė i trokasin nė derė pėr t'i kėrkuar borxhet. Por i biri duke menduar se arsyeja qėndron gjithnjė nė anėn e tij, arrin deri atje sa tė rrahė tė atin dhe tė kėrcėnojė tė ėmėn. Strepsiadi i zhgėnjyer nga kjo lloj edukate e tė birit, me kurrizin qė i dhemb ende nga dajaku, shkon dhe i ve zjarrin "mendimtores" sė mallkuar.
Komedia "Retė" ėshtė e pasur nė personazhe e situata komike, tė pėrshkruara nga njė ironi e hollė qesėndisėse.
Vetė titulli i komedisė priret tė tregojė se doktrina filozofike e Sokratit u ngjan reve, qė e ndryshojnė formėn sipas erėrave qė fryjnė.
Njė ēėshtje e mprehtė qė shqetėson Aristofanin ėshtė ajo e luftės dhe e paqes, qė e ka trajtuar nė komedinė e tij "Kalorėsit", "Aharnianėt". "Lisistrata" dhe "Paqja". Nė to ėshtė vėnė nė shenjė tė goditjes sė tij satirike lufta e gjatė dhe e kobshme pėr hegjemoni midis qyteteve shtete greke, Lufta e Peloponezit. Nė ndonjerėn prej tyre ("Kalorėsit") autori madje, vė nė njė pozitė komike edhe Demosin (popullin), i cili, i rrjedhur paksa nga trutė, hiqet pėr hunde nga demagogė tė tillė si Paflagoni, qė me genjeshtra dhe lajka, orvatet tė nxjerrė fitime pėr vehte.
Nė komedinė "Paqja" tregohet se si fshatari Trigje i dėshiruar pėr paqe, hipėn nė njė lloj brumbulli shumė tė madh dhe shkon nė qiell pėr tė liruar Paqen (Irenėn), qė luftėzėnėsit e kishin mbyllur nė njė guvė. Me ardhjen e paqes nė tokė, jeta fillon tė ēelet; fshatarėt, pjesa mė e dėmtuar nga pasojat e luftės, nisin punėn e tyre nė arat e braktisura pėr kaq vjet me rradhė, dhe gėzojnė tė mirat e prodhimeve qė nxjerrin me djersė e mund. Kohės sė tij, tė mbarsur me luftra tė vazhdueshme, Aristofani u kundėrve kohėt e para kur gjindja jetonte e qetė, secili shikonte punėn e tij, nderonte dhe jetonte nė harmoni me tė tjerėt. Komedinė e pėrshkon ndjenja e njė malli tė ėmbėl pėr qetėsinė fshatarake dhe gėzimin e punės paqėsore, tė cilat nė kohėn e tij i ka pėrpirė nė vorbullėn e saj ligėsia:

Kujtoni ato kohė, o miq,
Kur paqja u falte begatinė,
Ato kepele varg me fiq,
Mushtin e ėmbėl dhe mirsinė,
Lėndinėzėn e lulėzuar,
Me vjollcat plot anės rrėkesė,
Ato ullinjtė e bekuar…


Nė qendėr tė vėmendjes sė komediografit tė madh janė gjithnjė problemet politike. Ai shpėrthen me njė furi tė pashembullt kundėr gjithė shkaktarėve tė luftės sė Peloponezit, ku pėrplaseshin interesat e klasave sunduese tė Spartės dhe Athinės. Shkaktarėt kryesore tė luftės pėr Aristofanin ishin demagogėt qė qėndronin nė krye tė partive politike, ku kishin arritur me dinakėritė e premtimet e bukura qė i bėnin popullit. Njė nga kėta kundėr tė cilit autori shfryn mllefin e tij satirik, ėshtė Kleoni, udhėheqėsi i partisė radikale nė Athinė. Te Kleoni, Aristofani sheh nė rradhė tė parė luftėnxitėsin dhe mbrojtėsin e flaktė tė prirjeve hegjemoniste tė Athinės nė rivalitet me Spartėn. Nė kėtė vėshtrim e ka paraqitur autori Kleonin nė komedinė e tij, "Kalorėsit", "Grenzat" etj. Nė "Kalorėsit" tehun e satirės sė tij Aristofani e drejton edhe kundėr parlamentit tė Athinės pėr paaftėsi nė drejtimin e jetės sė vendit, pėr prirje luftėnxitėse, duke u bėrė kėshtu vegėl, nė duart e demagogėve. Me ngjyra tė karikaturės dhe tė groteskut e ka paraqitur poeti parlamentin edhe nė komedinė "Aharnianėt" dhe sidomos te "Gratė nė parlament". Meqėnėse burrat u treguan tė paaftė tė drejtojnė jetėn e vendit, kėtė radhė janė gratė qė marrin fuqinė nė parlament dhe bėjnė reforma qė synojnė tė zhdukin dallimet sociale dhe t'u vinė nė ndihmė tė varfėrve. Por edhe kėto reforma, tė paraqitura nė vepėr me situata dhe efekte komike, mbetėn nė rrafshin e njė ėndrre tė bukur, se nuk zgjidhen asgjė. Gjendja mbeti po ajo qė qe.
Aristofani ėshtė njė komediograf thellėsisht realist, por shpesh mban dhe qėndim romantik, ėndėrrues pėr tė gjetur zgjidhje qoftė dhe nė fantazi apo nė mėnyrė utopike(3),
Pėr tėrė ato probleme qė e shqetėsojnė lidhur me fatin e shoqėrisė njerėzore, pėr tėrė ato probleme qė e shqetėsojnė lidhur me fatin e shoqėrisė njerėzore.
Nė kėtė frymė ka shkruar komeditė "Gratė nė parlament", "Zogjtė", "Pluti".
Nė komedinė "Zogjtė" dy qytetarė athinas, shkojnė tė ndėrtojnė njė qytet midis qiellit dhe tokės pėr tė jetuar nė mes tė zogjve qė bėjnė jetė tė qetė tė shkujdesur. Poeti nė kėtė vepėr ėshtė futur i tėri nė botėn e fantazisė, pėrmes sė cilės ai vė nė lojė njė realitet konkret, Athinėn dhe qytetarėt e saj, disa prej tė cilėve vrapojnė pėr nė qytetin e ri pėr tė ngatėrruar e pėr tė nxjerrė fitime.
Problemin e mprehtė shoqėror tė ndarjes sė padrejtė tė pasurisė dhe tė kontrasit midis tė pasurve dhe tė varfėrve, Aristofani e ka trajtuar nė komedinė "Pluti". Fshatari i varfėr , Kremili, e shpie perėndinė e pasurisė Plutin, qė ishte i verbėr , te Askelepi, perėndia e shėndetit, i cili e shėron dhe i sjell pamjen. Pluti tani i sheh gabimet e rėnda qė kishte bėrė dhe premton se kėtej e tutje do tė shkojė vetėm te njerėzit e mirė, punėtorė e tė virtytshėm,
Zgjidhja utopike e problemit nuk e ka penguar Aristofanin tė shohė veset dhe anėt e errėta tė shoqėrisė sė kohės, prirjen pėr t'u pasuruar me ēdo lloj mėnyre, pa marrė parasysh dėmin dhe tė kėqijat qė ju shkaktojnė tė tjerėve.
Aristofani, qė pėr dyzet vjet me radhė dha me veprat e tij njė pasqyrė tė gjallė tė jetės politike, shoqėrore e ideologjike tė Athinės midis shekullit V dhe IV para erės sė re, ėshtė komediografi mė i madh i antikitetit dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e tė gjitha kohėve. Arti i tij shkėlqen nga fantazia e jashtėzakonshme nė krijimin e situatave komike tė trashura tė karakterit tė tyre deri nė hiperbolė. Pėrdorimi i subjekteve dhe i situatave pėrrallore fantastike i ka dhėnė dorė poetit qė tė verė nė lojė e tė satirizoje mė me forcė, pėr tė gjetur rrugėdalje tė papritura me efekte komike.
Nė komedinė e Aristofanit spikatin shpesh nota tė theksuara tė njė lirizmi tė hollė, dashuria pėr tė bukurėn, nostalgjia pėr natyrėn e virgjėr e tė pamolepsur nga prapėsite, pėr gėzimin e punės sė bujkut, kontrasti midis realitetit dhe ėndrrės, midis asaj qė ėshtė dhe asaj qė duhet tė jetė.(4)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi