Dashuria dhe tolerimi..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dashuria dhe tolerimi..

Mesazh  Nimfa prej Thu Jun 26, 2008 1:46 am

"Nė jetė do tė bėja shumė marrėzira, por kurrė nuk do tė martohesha nga dashuria", tha me njė rast burrėshtetasi anglez Dizraeli.
Dhe vėrtet: Dizraeli gjer nė moshėn tridhjet e pesė vjeēare jetoi si i pamartuar, dhe mė pas e propozoi vejushėn e pasur, pesėmbėdhjet vjetė mė tė vjetėr se ai. Kuptohet, mes tyre nuk qėndronte dashuria. Vejusha shumė mirė e dinte se Dizraeli dėshiron tė martohet me tė vetėm pėr shkak tė parave. Pėr kėtė e luti qė t'i jep njė vit afat, qė tė mund t'i mėsonte tė gjitha anėt e tija tė mira dhe tė kėqinja.Dashuria dhe tolerimi Dhe pas njė viti - ajo pranoi tė martohet.
Edhepse ky rrėfim tingėllon si tejet prozaike, martesa mes Dizraelit dhe Maria Anės ishte jashtėzakonisht fatlume. Maria Ana mė nuk ishte as e re as e bukur, dhe vėshtirė mund tė themi se karakterizohej me shije tė mirė dhe arsimim solid. Aq mė tepėr, veshej gati pothuajse nė mėnyrė bizare, ndėrsa nė shoqėri bėnte gabime tė cilat bashkėbiseduesin e shtyenin tė qeshte me tė madhe. Si shembull, kurrė nuk e dinte se "kush kishte ardhur para kujt nė histori: Grekėt para Romakėve, apo e kundėrta". Megjithatė, Maria Ana ishte vėrtet gjeniale pėr qėshtjet e martesės: e dinte se si duhet vepruar me meshkujt.
E dinte se burrit tė saj, pas ditės sė mundimshme tė kaluar nė kuvendime dhe punė mendore, i nevojitet ndjenja e vatrės sė ngrohtė dhe miqėsisė gjentile. Pėrpiqej qė t'i bėhet shoqe, kėshilltare dhe mikeshė mė e afėrt. Folenė qė ia krijoi rrezatonte me ngrohtėsi dhe adhurim tė qetė. Pėr kėtė, orėt e kaluar pranė Maria Anės pėr Dizraelin ishin ēastet mė tė lumtura nė jetėn e tij. Shpesh me padurim kthehej nė shtėpi pėr t'i treguar asaj ndodhitė nga parlamenti.
Maria Ana tridhjet vjetė jetoi vetėm me Dizraelin, dhe pasurinė e saj e shpenzoi qė jetėn e tij ta bėjė mė tė kėndshme. Ai, si kundėrshpėrblim, e adhuronte. Kurrė nuk ia kishte zėnė pėr tė madhe pėr shkak tė gabimeve dhe mosdijes, pėr ē'gjė tė tjerėt e pėrqeshnin. Aq mė shumė, sa herė qė dikush fillonte ta pėrqeshte, ky me vendosmėri ngritej nė mbrojtje tė saj.
"Duke iu falėnderuar atij, jeta ime u shndėrrua nė fotografi tė fatit tė paturbulluar", i rrėfente ajo mikeshave tė saja, gjersa Dizraeli njėherė deklaroi: "Jetuam nė martesė plotė tridhjet vjetė, dhe pėr asnjė ēast nuk ndihesha i mėrzitur nė shoqėrimin e saj."
Dizraeli gruas sė vet shpesh dinte t'i thoshte: "Po, ti e di se me ty jam martuar pėr shkak tė parave." Ajo, nė kėtė thėnie ia kthente me buzėqeshje: "Ashtu ėshtė. Por, sikur tė duhej qė ta bėje kėtė edhe njėherė, me siguri do ta bėje nga dashuria."
Vėrtet, Maria Ana nuk ishte e pėrsosur. Mirėpo, Dizraeli ishte mjaft i menēur. Pa e ndryshuar e lejoi tė mbetet ashtu si ishte nė tė vėrtetė - dhe nuk gaboi.
Vėshtirė ėshtė, gati e pamundur, tė ndryshojmė personin e rritur, dhe tentimi qė kėtė ta bėjmė do ta ketė si rezultat vetėm zėnkėn. Pėr kėtė mė mirė ėshtė qė ta lejojmė tė jetoj ashtu siē mė sė miri i pėrgjigjet. Njėmend, vetėm nėse me sjellje tė tillė nuk i shkakton dėme dhe ligėshti rrethit.
Henri James-i me njė rast tha: " E para dhe gjėja mė e rėndėsishme qė duhet ta mėsojmė nė raportet me njerėzit tjerė ėshtė mospėrzierja nė veēantinė e kėnaqėsive tė tyre tė imta, me kusht qė ato kėnaqėsi tė mos dėmtojnė njerėzit tjerė."
Ndėrsa Foster Vud nė studimin e tij mbi jetėn bashkėshortore shkruajti: "Suksesi nė martesė nuk varet vetėm nga ajo se a e keni gjetur partnerin e vėrtet, por kryesisht nga ajo se Ju vet a jeni partner i vėrtet."

Rreguli i dytė pėr bashkėshortėsi fatlume nė jetė thotė:

Mos u pėrpjekni qė ta ndryshoni partnerin bashkėshortor.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria dhe tolerimi..

Mesazh  Loreta prej Fri Jun 27, 2008 12:34 am

Unė nuk e kam tė qartė kėtė punėn e tolerimit!

Bie fjala, burrit, ia fal gruaja, apo, gruas ia fal burri nėse janė zėnė nė flagrancė ! Por, si munden gratė t'ua falin burrave kur burri me burrė bėjnė veprime tė atij ēiftit tė forumit Albemigranti, kur pėr shkak tė postimeve tė njėkohėsishme tė moderatorit dhe Mega moderatorit, u lind dashuria dhe martohen njėri me tjetrin!

Loreta

Numri i postimeve : 18
Registration date : 23/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria dhe tolerimi..

Mesazh  Loreta prej Fri Jun 27, 2008 12:36 am

Unė as qė dua ta besoj kėtė rast!

Por, dua ta theksoj se po tė ishte realitet kjo dukuri, si do tė pėrjetohej tolerimi! Nuk e dij se ēka mendoni ju ?

Loreta

Numri i postimeve : 18
Registration date : 23/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria dhe tolerimi..

Mesazh  $ol..** prej Tue Jul 01, 2008 3:00 pm

Toleranca eshte e domosdoshme per funksionimin normal te nje lidhjeje dhe duhet te jete reciproke nga ana e te dy partnereve.
avatar
$ol..**

Numri i postimeve : 12
Registration date : 01/07/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dashuria dhe tolerimi..

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi