Hajrush Idrizi -

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Hajrush Idrizi -

Mesazh  Nimfa prej Wed Oct 01, 2008 5:46 am

KTHI ME HELIKOPTERĖ TĖ NATO-s



E martė, 6 korrik 1999.
Qe dhjetė ditė, stadiumi i Pogradecit ėshtė shndėrruar nė pistė
helikopterėsh transportues tė NATO-s. Aty zbresin, mbushen me udhėtarė tė
pazakonshėm, ngritėn nė ajėr duke gjėmuar dhe shkojnė drejtė Kukėsit,
zbresin, zbrazen dhe prapė kthehen nė Pogradec. Qarkullojnė pandėrprerė.
Sipas planit, ne duheshim larguar tė fundit.
Po, na erdhi radha.
Asnjėherė nė jetėn tonė nuk kemi pėrjetuar kėnaqėsi mė tė madhe.
Arsyeja e parė ėshtė se po kthehemi nė vendin tonė, nė shtėpitė tona. E
dyta se po kthehemi me fitore. E treta, ėshtė dallimi se si jemi dėbuar e
si po kthehemi. E katėrta, gjatė dėbimit jemi torturuar e plaēkitur nga
bandat serbe, kurse tashti po kthehemi me helikopterė, nėn mbikėqyrje tė
ushtarėve tė NATO-s, madje duke i marrė edhe nga pesėdhjetė marka gjermane
pėr kokė njeriu. Dhe, sė fundi, po fluturojmė me helikopterė tė NATO-s gjė
tė cilėn kurrė as nė ėndrra nuk e kemi parė. Pra, kemi arsye pėr tė qenė tė
gėzuar, apo?
Helikopteri i caktuar pėr ne ateron nė stadium. Edhe plepat rreth stadiumit
lakohen nga fryma qė shkaktojnė dy palė flatra tė helikopterit. Qetėsohet
helikopteri. Ne, tridhjetė e shtatė banorė tė lagjes sonė, tė gjithė fqinjė,
nisemi drejtė tij. Me vete kemi edhe ca ēakla. Ne nuk brengosemi pėr to.
Ushtarėt janė ata qė me kujdes i ngarkojnė . Neve na radhitin dhe secilit
na i mbyllin veshėt me njėfarė mjeti tė panjohur. Vetėm Kdriu nuk pranoi ti
mbyll veshėt. Po, kur ushtarėt morėn vesh se ai ėshtė i shurdhėr, qeshėn tė
gjithė. Futemi brenda dhe tė gjithėve na lidhin me rripa sigurie. Derėn e
pasme se mbyllėn fare. Piloti ndez makinėn. Bubullima ėshtė trishtuese.
Rreth e pėrqark pluhur, luhatje plepash. Ngadalė, gati se pa u diktua
shkėputet nga toka dhe ngritėt pėrpjetė drejtė qiellit. Ne nuk bėzajmė.
Helikopteri shpejt doli mbi sipėrfaqen e Liqenit tė Ohrit. Pėr njė moment,
u ndal mbi liqen. Ktheva kokėn nė dritare dhe pashė valėt e liqenit tė
trazuara nga forca e ajri tė dy palė flatrave. Nė kėtė ēast u tremba bukur
shumė.
Se, shumė vite mė parė pata parė njė ėndėrr identike me kėtė pamjen qė pashė
tani mbi liqe.
Disi udhėtonim me njė aeroplan mbi njė det tė hapur. Papritmas aeroplanit i
hargjohet kerozina . Aeroplani sikur u ndal. Udhėtarėt i kap paniku. Por ,
piloti i urtė, i qetėson udhėtarėt qė tė mos brengosen fare se aeroplani ka
pėr tė rėnė nė ujė dhe se nuk do tė pėsojė asnjė udhėtarė. Atėbotė mė pati
dalė gjumi nga frika dhe qesh gėzuar qė kisha qenė nė ėndėrr.
Tashti nuk jam nė ėndėrr. Jam vet i pesti (se edhe Muharremi ka ardhur nga
Gostivari, kurse Enveri me 26 qershor ėshtė demobilizuar nga UĒK-ja) me
tridhjetė e dy fqinjė, e sikur tė ndodhte njė e keqe, do tė zhdukeshim disa
familje tė njė lagjeje pėrnjėherė.
Po, pėr fat tė mirė, helikopteri u ngrit mė lart, bėri njė gjysmė harku dhe
u drejtua drejt Strugės. Fluturojmė nėpėr luginėn e Drinit tė Zi bash
sikurse Alajdini me qilimin e tij fluturues, por me njė dallim, se, ai
ishte fluturim pėrrallor, kurse ky i yni ėshtė fluturim i vėrtetė.
Kėshtu, pėr tridhjetė e shtatė minutė ateruam nė Kukės.
Natėn e kaluam nė njė tendė nė afėrsi tė Kukėsit. Tė nesėrmen, mė shtatė
korrik, njė autobus, njė kamion, njė veturė e kryqit tė kuq dhe dy makina
karabinierėsh italianė na pritnin pėr tė vazhduar maratonėn tonė pėr nė
cakun definitiv. Nė autobus futen pesėdhjetė e katėr banorė tė mėhallės
sime, e, nė kamionė fusim ato pak sende qė kishim sjellė nga Pogradeci.
Nisim rrugėtimin drejtė Morinės. Sė pari njė makinė karabinierėsh, autobusi,
kamioni, vetura e ambulancės dhe nė fund prapė njė makinė karabinierėsh. Nė
dalje tė Kukėsit marrim gjėra ushqimore, mjete pėr higjienė personale sė
pakut pėr njė muaj, pastaj nga njė sasi bukur tė madhe najloni pėr tė
ndėrtuar strehė po qe e nevojshme.
Karabinierėt nisėn makinėn drejt Kosovės , pas saj autobusi, kamioni,...
Kufirin e kalojmė pa asnjė problem. Vazhdojmė drejt Prizrenit, Suharekės
sė shkrumbuar e tė rrėnuar krejtėsisht. Trishtohen fėmijėt me pamjet e
gėrmadhave. Makinat s’ndalen askund. Vazhdojnė drejtė Grykės sė
Carralevės , Shtimes, Ferizajt- cakut tė maratonės sonė nėntėdhjetė e katėr
ditėshe. Po. Futemi nė Ferizaj. Tani,disa nuk mund pėrballojnė. Qajnė.
Qajnė por jo sikurse me njė e dy prill. Tjerė lot janė kėta, tjerė.
Futemi nė lagjen tonė. Mė duket se po na pėrshėndetin shtėpitė e mbetura
por edhe gėrmadhat. Tė gjitha na njohin: edhe shtėpitė, edhe gėrmadhat,
edhe rruga. Futemi nė oborr. Ne s’e njohim oborrin tone. Qenka bėrė
tebdil.Barojet paskan mbuluar gjithēka. Megjithate, jemi tepėr tė gėzuzr.
Kėtu, ja, mu kėtu ėshtė caku i maratonės sonė nėntėdhjetė e katėr ditėshe..
Me germadhat e shtėpisė sonė bėmė njė strehė tė vogėl, e mbuluam me najlon,
shtruam disa shilte tė vjetra qė nuk i paskan marrė hajdutėt. Ramė njėri
pranė tjetrit pėr tė fjetur.
Sa bukuuur!
Thithim ajrin tonė, shikojmė hėnėn tonė, sodisim qiellin tonė , kėnaqemi me
yjet tona. Edhe mė shumė do tė kėnaqemi me Diellin tonė.
Tash, edhe nė vdeksha , mos mė qani!

FUND .

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hajrush Idrizi -

Mesazh  Hadi Feri prej Fri Jan 02, 2009 12:56 am

U jam mirenjohes qe keni sjell librin tim ne web faqen tuaj
Per librin po them shkurt:
Ate e shkrova live siē po thuhet (drejtperdrejt) diten dhe daten qe eshte e shenuar ne liber.
Asnji egzagjerim nuk ka ne te,Gjerat jan bartur ne leter ashtu si i kam pare e perjetuar me shqisat e mia. Lexojeni se e di sakt, nje numer i madh prej juve jeni personazhe ne te.
Me qortoni por edhe vleresojeni punen time, o lexues te mi.
Kete se kam shkruar per vehten time.
E shkrova per gjeneratat e ardhėm.
Ato le tė mėsojnė se ēfare perjetuane te paret e tyre.
Ne fund, po e shfrytzoj rasti e po ua uroj Vitin e Ri 2009bstafit te forumit por edhe te gjithe lexuesve te forumit
Kalofshi ēaste te kėnshme gjatė gjithė jetes!
Hadi nga F E R I Z A J

Hadi Feri

Numri i postimeve : 1
Registration date : 23/12/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi