ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Oct 06, 2008 5:27 pm

ZBULOHET EDHE NJĖ THESAR I MADH KĖNGĖSH POPULLORE

Pėrkundėr faktit se kėngėtari ynė i madh Qamili i Vogėl, i cili hyri nė legjendat e kėngės popullore shqiptare: si kėngėtar, krijues i kėngės dhe mbledhės i folklorit muzikor tradicional, na i la nė trashėgimi gjithsejtė 11 tufėza kėngėsh popullore, qindra disqe gramafoni, shirita magnetofoni, audio kaseta dhe video kaseta – bagazhi i tij krijues dhe veprat e mbledhura nga vlerat tradicionale tė popullit, vazhdojnė tė zbulohen edhe pas 17 viteve tė vdekjes sė tij.
Kėshtu, pas shumė hulumtimesh nė arkivin dhe dokumentacionin e tij krijues, familjarėt e Qamilit tė Vogėl, arritėn qė t’ a zbulojnė edhe njė thesar tė madh tė kėngėve popullore nga opusi i tij krijues dhe nga trashėgimia tradicionale popullore.
Nė kėtė thesar kėngėsh, tė zbuluar nė dorėshkrimin e kėngėtarit tė ndjerė, bėjnė pjesė edhe 300 kėngė popullore, shumica prej tė cilave nuk janė botuar, kėnduar, as publikuar deri mė sot. Nga materiali i ruajtur me kujdes nga vet dora e kėngėtarit tė ndjerė, shihet qartė se ai deri sa ishte i gjallė , pėrgatitej qė ato t’ i incizonte dhe t’ i botonte nė librat vazhdues!
Nė kėtė fond kėngėsh bėjnė pjesė: kėngėt e krijuara nga vet Qamili i Vogėl dhe kėngė popullore nga tradita jonė muzikore.
Tek cikli i kėngėve tė krijuara nga Qamili i Vogėl, na paraqiten tri lloje tė autorėsisė sė tij:
Kėngė, mbi tė cilat Qamili i Vogėl, ėshtė autor i teksteve dhe tė melodive.
Kėngė, mbi tė cilat Qamili i Vogėl, na paraqitet autor vetėm i melodive dhe
Kėngė, mbi tė cilat Qamili i Vogėl , na paraqitet vetėm autor i teksteve tė tyre.

Nė mesin e kėngėve tradicionale popullore, tė cilat kėngėtari i ndjerė , i kishte mbledhur , shėnuar dhe ruajtur me pėrkushtime shpirtėrore nga tė gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, globalisht bėjnė pjesė kėngėt traditės urbane dhe kėngėt e traditės rurale.
Marrė nė tėrėsi, ky fond i kėtyre kėngėve i takon kėtyre cikleve:
Kėngė dashurie me motive fshatare ,
Kėngė dashurie me motive qytetare,
Kėngė ashikėsh dhe dylberėsh ( dashuria nė mes tė dy gjinive tė njėjta ),
Kėngė dasme, fejese, martese dhe kėngė tė lindjes,
Kėngė kurbeti, ushtrie, burgu dhe nizamėsh,
Kėngė historike,
Kėngė patriotike,
Kėngė tė LNĒ-sė,
Kėngė tė ndėrtimit socialist,
Kėngė pėrkushtimesh,
Kėngė elegjiake,
Kėngė vajtimi dhe
Kėngė satirike

Ndėr kėngėt mė tė vjetra tė traditės sonė popullore, zėnė vend njė numėr i konsiderueshėm i tė ashtuquajturave :”Kėngė ashikėsh dhe dylberėsh”, apo ndryshe nė zhargonin popullor, quhen edhe “Kėngė arshikishte”.
Nė kėngėt e kėtilla, pėrdoret njė gjuhė e vjetėr qytetare, nė tė cilat pėrdoret njė zhargon shumė i rėndė i fjalėve, shprehjeve dhe termave tė pakuptueshme, nė mesin e tė cilave ka shprehje turke, arabe,persishte dhe tė ndonjė gjuhe tjetėr.
Njė kapitull tjetėr i kėtyre kėngėve, janė produkt i krijuesve dhe interpretuesve tė kohės socialiste – komuniste, nė tė cilat fund e krye imitohet krijimtaria artistike popullore e ideologjisė sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė Socialiste tė Enver Hoxhės, ku lajtmotiv i kėsaj krijimtarie, fund e krye ėshtė motivi i punės dhe i ndėrtimit socialist.
Krijuesit e kėtyre teksteve – kėngėve, nuk na janė tė njohur nė shumė raste, nga se atė kohė ndiēeshin nga organet e rendit dhe tė qetėsisė publike, madje edhe dėnoheshin me burg. Mirėpo, ka edhe disa raste kur na jepen me emėr e mbiemėr autorėt – tekst shkruesit e kėtyre kėngėve.
Ajo qė bie nė sy, gati se nė tė gjitha kėngėt e kėtij lloji, ėshtė se figurativisht, dashuria ndaj Shqipėrisė – fshihet gjithmonė me nocionin topografik “Malėsi”, apo “Malėsia”, kurse dashuria ndaj Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, pėrshkruhet pėrmes nocionit “Rini “, apo “Rinia”!
Vlen tė theksohet se Qamili i Vogėl, nuk ishte i dhėnė pas krijimtarisė sė kėtij lloji kėngėsh, por ato i kishte mbledhur, kultivuar, incizuar dhe ruajtur, nė saje tė disa grupeve artistike amatore, me tė cilat gjatė tėrė jetės sė tij, kishte punuar me tė vetmen dėshirė:qė kėnga shqipe tė mos harrohet, tė mos bastardohet dhe qė ajo tė depėrtojė kudo nė nėn- qiellin e tokave shqiptare!
Nė mesin e ciklit tė kėngėve historike, Qamili i Vogėl nuk e la pa e shti nėn notat e melodisė dhe tingujt e ēiftelisė asnjė personalitet tė shquar tė historisė sonė kombėtare, nėpėr shekuj e dekada tė ndryshme historike. Ai , iu thuri kėngė dhe iu kėndoi me dashuri e pietet tė lartė artistik: Skėnderbeut,Azem Bejtės, Qerime – Shotė Galicės, Avni Rrustemit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Oso Kukės, Ali pashė Tepelenės, Idriz Seferit, Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e shumė e shumė patriotėve, trimave dhe heronjve tė dėshmuar shqiptar.
Kaptinė e veēantė e kėtyre kėngėve, pa dyshim janė kėngėt qė i janė kushtuar LNĒ-sė, heronjve dhe dėshmorėve tė rėnė gjatė kėsaj lufte. Pėr tu futur me pėrkushtim tė veēantė nė krijimtarinė e kėtij cikli kėngėsh, Qamili i Vogėl, ishte i frymėzuar vazhdimisht, nga se edhe vet kishte qenė pjesėmarrės i LNĒ-sė. Andaj, dėshira e tij prej njė krijuesi human, nuk lejonte qė nė opusin krijues tė kėngėve tė tij, tė harrohen dėshmorėt dhe heronjtė e popullit!
Nė kėtė cikėl kėngėsh, ai i kėndon me pietet shumė personaliteteve relevante tė asaj kohe, si:Ali Kelmendit, Emin Durakut, Xhevdet Dodės, Ganimete dhe Abedin Tėrbeshit, Abdullah Shabanit, Hajro Shamanit, Hysni e Musa Zajmit, Fadil Hoxhės, Ramiz Sadikut, Zenel Hajdinit, Hajdar Dushit, Asim Vokshit, Xhemajl Kadės e shumė tė tjerėve.
Nė mesin e ciklit tė kėngėve tė pėrkushtimit, pa dyshim vend meritor kanė kėngėt kushtuar: Vaso pashė Shkodranit, Shtjefėn Gjeēovit, Hivzi Sulejmanit si dhe dy kėngė kushtuar kėngėtarit legjendar elbasanas : Jusuf Ahmet Myzyrit, prej tė cilit, Qamili si i ri, kishte mėsuar dhe trashėguar shumė kėngė popullore.
Fatkeqėsisht, shumica prej kėtyre kėngėve nuk e pėrjetuan fatin, qė tė kėndohen, tė botohen dhe tė jetėsohen pėr publikun e gjerė shqiptar, nga se vdekja e pamėshirshme na e mori kėtė bard tė kėngės popullore shqiptare, nė moshėn mė tė mirė, kur ne pritnim edhe shumė e shumė kėngė tė reja e tė kėnduara prej tij.
Qamili i Vogėl, u nda nga kjo botė mė datėn 04 Nėntor 1991, duke mbetur me sy hapur, nga malli dhe dėshira e tij jetėsore, qė ta shoh Kosovėn e lirė, tė pavarur dhe shtet sovran! Qė t’ ia dhuroi asaj kėngėt mė tė ngrohta, tė cilat i kishte fshehur thellė nė shpirtin e tij krijues dhe i kishte ruajtur gjatė tėrė jetės sė tij!

Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi