Behlul KLAIQI-KURBAN I GOLLAKUT DHE MBARĖ KOSOVĖS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Behlul KLAIQI-KURBAN I GOLLAKUT DHE MBARĖ KOSOVĖS

Mesazh  shaban cakolli prej Mon Oct 06, 2008 8:40 pm

BEHLUL KLAIQI – KURBAN I GOLLAKUT DHE MBARĖ KOSOVĖS

Nė pėrpjekjet e fundit pėr realizimin e planit famėkeq tė Vasa Ēubrilloviqit, pėr zhbėrjen e qenies shqiptare nga trojet e tyre etnike stėrgjyshore, pėrmes formave mė tė egra barbare, torturave, vrasjeve, burgosjeve, pėrndjekjeve dhe pėrzėnies sė tyre pėr nė Turqi dhe shkretėtirat e Anadollit, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe tė LNĒ-sė, Kryeudbashi i Serbisė, i quajtur Aleksandar Rankoviq, pėrmes makinerisė sė tij vrastare dhe shfarosėse ndaj popullit tė pambrojtur shqiptar tė Kosovės, e kishte bėrė edhe njė projekt famėkeq kundėr kėsaj popullate, me qėllim qė pėrmes dhunės, terrorit dhe torturave tė papara ēnjerėzore, ta detyronte kėtė popullatė qė t’ i lėshojė tokat e tyre stėrgjyshore dhe tė shpėrngulet pėr nė Turqi dhe shkretėtirat e Anadollit!
Pėr ta realizuar kėtė elaborat, Kyreudbashi i Sėrbisė, Aleksandar Rankoviq, kishte projektuar njė skenar shtesė tė quajtur “Aksioni pėr mbledhjen dhe grumbullimin e armėve nė Kosovė”.
Pėr ta realizuar kėtė “Projekt”, Rankoviqi me makinerinė e vet vrastare dhe shfarosėse kundėr popullatės shqiptare tė Kosovės, e kishte zgjedhur “Dimrin e gjatė” tė vitit 1956, dhe atė, pikėrisht muajin Janar, gjatė kohės sė pushimeve tė nxėnėsve nė gjysmė-vjetorin e parė shkollor, qė atė kohė fillonte prej datės 15 Janar dhe zgjaste deri mė 5 Shkurt.
Pra, shkollat ku mėsonin nxėnėsit shqiptar, jo rastėsisht, ishin zgjedhur pėr arenė tė ndėshkimit dhe torturave kolektive ndaj burrave shqiptar! Kurse, stina e dimrit, gjithashtu ishte zgjedhur me qėllim qė acari, bora e madhe dhe izolimi i fshatrave rurale, tė jenė nė favor tė barbarisė serbe, ku viktimat eventuale nga torturat do tė heshtnin nga informimi i opinionit ndėrkombėtar dhe botėror!
Njėra ndėr qendrat mė famėkeqe pėr grumbullimin e armėve, ishte organizuar nė shkollėn fillore tė fshatit Tugjec, tė Malėsisė sė Gollakut tė Kamenicės, fshat ky qė dikur kishte qenė qendėr administrative komunale, kurse gjatė kohės sė “Aksionit pėr grumbullimin e armėve” kishte mbetur vetėm si Bashkėsi Lokale, nė tė cilin gravitonin edhe fshatrat pėr rreth:Gėmica, Sfirca, Zajēeci dhe Meshina.
Fatkeqėsisht, pas shumė pėrpjekjeve tė mia, pėr ta mėsuar datėn e saktė se kur ėshtė zhvilluar kjo plojė, mbi burrat e asaj Malėsie, duke i pėrfshirė nė “Listėn e zezė”, qė nga mosha 18 vjeēare e deri nė moshat mė tė vjetra, nuk kam arritur tė mėsoj , pėrveē asaj , se kjo plojė ėshtė zhvilluar diku pas datės 16 janar 1956.
Projektuesi i kėtij “Aksioni” – Aleksandar Rankoviq, nė bashkėpunim me UDB-ėn serbo-jugosllave, nuk e kishte pėrzgjedhur rastėsisht kėtė Malėsi, nga se nė rend tė parė, fshatrat e kėsaj Bashkėsie Lokale, shtriheshin pėr rreth brezit kufitar Kosovė – Serbi, e nė anėn tjetėr, malėsorėt e Gollakut ishin tė njohur pėr rezistencė tė herė pas hershme ndaj armikut dhe okupatorit!
Shi pėr kėtė, nė “Listėn e zezė pėr dorėzimin e armėve” ishin pėrzgjedhur djemtė dhe burrat mė tė spikatur tė kėsaj Malėsie, duke i rekrutuar si qė thotė populli:”Yst e begen”, ku ishin mė tė mirėt!
Nė mesin e kėtyre burrave dhe nė regjistrin famėkeq, nuk kishte shpėtuar pa hy edhe Behlul Bajram Ismajli, nga fshati Tugjec, i cili nė ato anė, nga bashkėfshatarėt dhe bashkėvendėsit e vet , njihej mė tepėr si: Behlul Klaiqi, me qė paraardhėsit e tij, ishin shpėrngulur me dhunė nė vitin 1878 nga fshati Klaiq i rrethit tė Jabllanicės.
Behluli, ishte njė burrė shumė i urtė, i dashur, i ndershėm qė i takonte njė familje skajshmėrish tė varfėr, ku nė atė kohė, si edhe shumė bashkėfshatarė tė tij, mezi arrinte qė ta sigurojė kafshatėn e bukės pėr tre muaj ditė tė vitit kalendarik, pėr fėmijėt e tij tė zbathur e tė zdeshur, e lėrė mė qė tė kishte armė?!
Plojėn e “Aksionit pėr grumbullimin e armėve” nė Bashkėsinė Lokale tė fshatit Tugjec, e kishte drejtuar njė Kryeudbash i quajtur: Vllada Shilegoviq, i cili nė elitėn e tij ndėshkuese kishte tė rekrutuar edhe disa shqipfolės opingalėpirės –duaxhi , tė pushtetit terrorist, qė paguheshin mirė nga okupatori, pėr tė zbatuar dhunė e tortura mbi bashkėkombėsit dhe bashkėvendėsit e tyre!
Elita ndėshkuese, nė emėr tė kėrkimit dhe tė dorėzimit “vullnetarė” tė armėve, nuk e lėshonte asnjė burrė tė kėsaj Malėsie, pa e shti ndėr dajak e tortura tė pa para!
Ata torturoheshin nė grupe e runde tė ndara, me qėllim qė tė krijojnė panik sa mė tė madh tek tė tjerėt! Pas njė rundi torturash, viktimat urdhėroheshin qė tė dilnin nė borė dhe tė qėndronin tė zbathur nė formė tė rrethit, derisa u ngrinin me kėmbė e duar dhe mė as goja nuk iu punonte!
Ata qė ishin mė tė rinj, mė tė paepur dhe mė tė shėndetshėm, e pėsonin mė sė keqi, nga se pėrveē dajakut, mbi ta ushtrohej edhe shkulja e mustakėve me anė tė danave pėr mbathjen e kuajve!
Derisa i erdhi radha pėr rrahje, Behlul Klaiqit, ai ishte shtangė me duar e kėmbė duke qėndruar nė borėn e madhe dhe nė acar qė ngrinte pamėshirshėm trupat e pa fajshėm tė burrave tė kėsaj Malėsie!
Behluli, hyri dhe iu nėnshtrua rrahjeve dhe torturave deri nė alivanosje. Pas kėsaj procedure, elita e udbashėve , kur e panė se do tė iu vdiste nėpėr pendrekė, e urdhėruan qė tė shkojė nė shtėpi, por qė tė nesėrmen tė mos vinte i gjallė, po qe se nuk do t’ ua sjelli armėt tė cilat ia kėrkonin!
Behlul Klaiqi, i dėrmuar dhe i stresuar rėnd nga rrahjet, del nga shkolla dhe niset pėr tė shkuar nė shtėpinė e tij, rreth 3 kilometra larg shkollės, ku i habitur tėrėsisht, e kishte humbur kontrollin dhe ishte nisur i zbathur pėr tė shkuar tek shtėpia e tij, nėpėr borė e cila i arrinte deri nė gjoks!
Bashkėfshatarėt e tij, kur e panė duke shkuar zbathur pa opinga, kishin menduar se i kishte harruar pėr t’ i mbathur dhe i thirrėn me zė:
“O, Behlul! Kthehu e merri opingat se i ke harrua dhe do te tė ngrihen kėmbėt derisa tė shkosh te shtėpia!”
Behluli, i humbur, i dėrmuar dhe i shkapėrderdhur nga dajakėt, ua ktheu pėrgjigjėn:
“O, jo nuk i kam harruar, por nuk kanė se ēka mė vlejnė mė, nga se ma zi pėr mua nuk ka se ēka me u ba!”
Behluli, shkon nė shtėpi, ashtu i zbathur nėpėr borė dhe gjatė tėrė natės nuk flenė nga dhembjet e rrahjeve nėpėr trup, por gjithnjė mundohej qė t’ i fshihte dhembjet dhe ofshamat para fėmijėve tė tij. Gjatė natės, kishte marrė vendim tė prerė, qė mė i gjallė tė mos u shkojė nė duar bishave karpatjane!
Tė nesėrmen , zgjohet herėt nė mėngjes, lahet e pastrohet mirė dhe i veshė njė palė rrobe tė pastra, me tė cilat shkonte nėpėr ndeje, mysafirėllėqe e dasma .E merr njė litar me veti, ku nė atė rast iu thotė fėmijėve dhe familjes sė tij:
“Ju, mos u bėni merak, se unė po bie deri tek livadhet pėr t’ ua marrė njė barrė sanė bagėtive!”
E merr litarin dhe niset drejt rrugės sė vdekjes. Kur arrin nė krye tė lagjes sė Ismajlajve, mu pėrmbi varret e tyre, e zgjedh njė qershi tė vjetėr, e cila dukej shumė mirė karshi shkollės sė Tugjecit, ku zhvillohej ploja mbi shqiptarė nga elita e UDB-sė serbo-jugosllave, ngjitet nė atė qershi, e ngreh litarin dhe i jep fund jetės sė tij!
Me tė kuptuar pėr kėtė varje, kryeudbashi Vllada Shilegoviq, ishte tmerruar thellė nga frika se tani do ta kuptojė bota torturėn e tyre dhe se aksioni i tyre do tė dėshtojė!
Ai, menjėherė jep urdhėr qė kufoma e Behlul Klaiqit, tė zbritet sa mė shpejt nga qershia, t’ i fshihen gjurmėt e litarit dhe tė varroset sa mė shpejt, pėr t’ ia humbur ēdo gjurmė!
Ndaj kėsaj urdhėrese, reagon fuqishėm bashkėfshatari i Behlulit – Selim Hasan Buzuku, i cili kategorikisht mohon qė tė zbatohet ky urdhėr, pa e bėrė obduksionin ekipi i mjekėve specialist! Kėtė, e pėrkrahin edhe shumė bashkėfshatarė dhe mė nė fund arrin qė tė vijnė mjekėt nė vendin e ngjarjes dhe tė konstatojnė shkaqet e kėsaj vdekje tė dhunshme!
Lajmi mbi vdekjen e dhunshme tė Behlul Klaiqit, brenda natės e kishte marrė dheun. Kishte kuptuar mbarė Kosova, Beogradi dhe opinioni ndėrkombėtar!
Me tu kuptuar pėr vdekjen e Behlul Klaiqit, i cili sakrifikoi jetėn e vet dhe u bė kurban i mbarė Malėsisė sė Gollakut dhe mbarė Kosovės, qė ditėn kur u varros Behluli, “Aksioni pėr grumbullimin e armėve nė Kosovė”, u ndėrpre.
Behlul Klaiqi, qė u sakrifikua dhe u bė kurban pėr shpėtimin e vėllezėrve tjerė shqiptarė nga rrahjet dhe torturat e egra barbare serbe, u varros nė njė mėnyrė fare modeste, pa kurrfarė ceremonie. Trupi i tij, pushon i qetė dhe prehet nė amshim nė varrezat e lagjes sė tij, nė fshatin Tugjec. Pas veti i la bashkėshorten dhe tri vajza tė mitura bonjake.
Ai, u sakrifikua pėr shpėtimin e jetėve tė vėllezėrve tė tij, nga torturat e egra tė barbarisė serbe, por nė fund doemos shtrohet pyetja e pa shmangshme:
-Ēka bėmė ne vėllezėrit dhe pasardhėsit e tij, pas vdekjes sė Behlul Klaiqit?!
Askujt, deri mė sot, nuk i shkoi ndėr mend qė t’ ia rregullojė varrin e tij, t’ ia ngrehė sė paku njė pllakė pėrkujtimore, t’ ia mbajė njė orė pėrkujtimore, ndonjė emision dokumentar, por mediat e shkruara dhe elektronike edhe sot e kėsaj dite heshtin ndaj kėsaj ngjarje tragjike dhe rrėqethėse pėr historinė e popullit shqiptar?!

Gjilan, mė 03.10.2008. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi