Ekskluzive: Interviste me kengetarin e mirenjohur Kadri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Interviste me kengetarin e mirenjohur Kadri

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 8:56 pm

Kadri Ismajli
Kengetari i mirenjohur i muzikes popullore shqiptare, Kadri Ismajli, pranon me kenaqesi te jape nje interviste per Zemra Shqiptare. Kadriu momentalisht po pergatitet per albumin e tij te ri, ne te njejten kohe drejton programin ''Live me Kadri Ismajlin'' tek AlbaRadio (radioja e tij dhe e mbare shqiptareve), si dhe vazhdon studimet per finance.

Zemra Shqiptare: Pershendetje Z. Kadri! Faleminderit qe pranuat te jepnit kete interviste per Zemra Shqiptare.

Kadri Ismajli: Mire se e gjeta faqen Zemra Shqiptare dhe ju si mirembajtes por edhe Vizitoret e juaj. Sa per ftesen, ju them se Kadri Ismajli ka deshire qe te jemi te gjithe te bashkuar dhe te komunikojme pa kufij e sidomos ne faqen Zemra Shqiptare…

Zemra Shqiptare: Cili eshte Kadri Ismajli ne syrin tuaj?

Kadri Ismajli: Hmmm... eshte e veshtire per njeriun te vleresoje vetveten, por kur ma nenshtron kete pyetje do te te pergjigjem si per nje person te trete...nje person qe e do shume kengen, artin e vertete, vlereson cdo qenie njerezore dhe eshte gjithmone i gatshem per tu konfrontuar me sfidat e jetes...

Zemra Shqiptare: Cilat jane fillimet e karrieres suaj, si u be kengetar Kadri Ismajli?

Kadri Ismajli: Karriera ime ka filluar qe ne bankat e shkolles fillore ne fshatin Vaksince te Kumanoves, per te vazhduar ne SHKA, ne Kumanove, MINEXI, Feritaj...

Zemra Shqiptare: Me cfare po merreni aktualisht?

Kadri Ismajli: Aktualisht po merrem me shume gjera, por kohen me te madhe ma marrin AlbaRadio dhe www.albalady.net, nderkohe po pergatitem edhe per festivale dhe koncerte te ndryshme qe kam planifikuar te marr pjese.

Zemra Shqiptare: Si eshte nje dite normale per Kadriun?

Kadri Ismajli: T'ju them te drejten, nje dite per mua zgjat 18 ore ose ndonjehere edhe me shume. Bej jete nate dhe zgjohem heret gjithmone. S'me pelqen te pi kafe (qesh), kam deshire te mbush veshet me shume muzike. Aktualisht po frekuentoj edhe universitetin per finance dhe kam deshire te vazhdoj me tej.

Zemra Shqiptare: Cili ka qene momenti me i vecante gjate karrieres suaj si kengetar?

Kadri Ismajli: Intervista me te madhen Silvana Brace ne RTSH ishte per mua nje moment i papershkruashem ne jeten time artistike dhe perfitoj nga rasti per tju dhene nje pershendetje te vecante Silvana Braces, Shpetim Saracit dhe Marita Zykajt. Intervista mori pjese nderkohe qe ne Kosove populli ishte ende duke vajtuar nga plaget e luftes dhe mua mu dha mundesia ti kendoja UCK-se, kurbetit dhe te solidarizohem me popullin tim ne ate kohe mjaft te veshtire.

Zemra Shqiptare: Po me i veshtiri?

Kadri Ismajli: Ne karrieren time si kengetar ka qene ne Dhjetor 2005. Kam udhetuar nga Zvicra per incizim ne RTK, dhe as RTK as TV 21 se pane te udhes te gjenin 5 minuta vend per kengen time qe e dua sa jeten...dhe u ktheva i deshperuar (ne Zvicer) nga Z. Alberta Troni dhe Naim Krasniqi.

Zemra Shqiptare: Ju keni shume vite qe jetoni ne Zvicer, a e keni ndjere mungesen e publikut shqiptar?

Kadri Ismajli: E kam ndjere shume, edhe pse jam paraqitur shpeshhere ne radio-televizione te ndryshme, por prape me mungon kontakti Live me publikun.

Zemra Shqiptare: Ju keni bashkepunuar me kengetare te tjere te mirenjohur si Dava Gjergji dhe Artiola Toska, si dhe me kompozitorin e talentuar, Shpetim Saraci, cilat jane pershtypjet e juaja nga keto bashkepunime?

Kadri Ismajli: Une kam nje konsiderate te vecante per Kompozitorin e mirenjohur Shpetim Saraci, kengetaret e mirenjohura, Dava Gjergjin dhe Artiola Tosken. Me Artiolen kam bashkpunuar vetem ne 1 kenge, ndersa me Dava Gjergjin kam tre kenge te realizuara edhe nje projekt video. Jam tej mase i impresionuar nga miresjellja e kengetareve nga Shqiperia.

Zemra Shqiptare: A jeni i martuar?

Kadri Ismajli: Po, kam dy femije: Esmerin dhe Hyrijen.

Zemra Shqiptare: Cilat jane temat me te prekura ne kenget e juaja?

Kadri Ismajli: Pergjithesisht kenge lirike: Kurbeti dhe Patriotizmi.

Zemra Shqiptare: Cilet jane kengetaret shqiptare qe pelqeni me shume?

Kadri Ismajli: Jam adhurues i flakte i Shkurtes (Fejza) kurse me heret kam pas pelqyer Nexhmije Pagarushen dhe Vace Zelen. Dikur kam qene idhull i te paharrueshmit Mazllum Muezini.

Zemra Shqiptare: Pervec kenges e cila eshte pasioni juaj, cfare pelqeni tjeter?

Kadri Ismajli: Po te vija moderimin dhe kengen ne nje peshore, do te ishin te dyja ne te njejten nivel.

Zemra Shqiptare: Cfare nuk pelqen Kadriu nga aktualiteti ku jetojme?

Kadri Ismajli: S'me pelqen aspak xhelozia dhe mos deshira e njerezve per te bashkepunuar pa interes.

Zemra Shqiptare: Cila eshte ngjarja me madheshtore e jetes tende te deritanishme?

Kadri Ismajli: Kam shume ngjarje te vecanta, por bashkimi i mbare tokave Shqiptare do te ishte ngjarja me e lumtur ne jeten time.

Zemra Shqiptare: A e imagjinoni ndonjehere Shqiperine te bashkuar?

Kadri Ismajli: Po, dhe jam i bindur qe shume shpejt do te ndodhe (edhe pse ne kemi qene gjithmone te bashkuar) dhe s'do kete me kufinj absurde midis tokave Shqiptare.

Zemra Shqiptare: A planifikoni te kryeni turne ne trevat Shqiptare ne te ardhmen e afert?

Kadri Ismajli: Kur je ne mergim eshte e veshtire te realizosh dicka te tille, por nqs ka bashkepuntore sic eshte Zemra Shqiptare....do jem gjithmone i gatshem.

Zemra Shqiptare: Mesazhi i juaj per adhuruesit e kenges suaj?

Kadri Ismajli: Do te mundohem edhe me tej t'ju fal zerin tim ashtu si kam vepruar deri me sot, duke ju premtuar qe do te mbetem gjithmone i njejti Kadri per ju dhe per kengen...

Web:
www.kadri-albaradio.com
www.albaradio.ch

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi