Ekskluzive: Ferdinand Bjanku dhe kenga shqiptare ne Itali

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Ferdinand Bjanku dhe kenga shqiptare ne Itali

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:00 pm

Nga Albana Temali - Ekskluzive per Zemra Shqiptare

(Shtator 2007, Bolonje, Itali)


Ferdinand Bjanku
Ferdinand Bjanku "figlio d'arte", prej mėse 15 vitesh ka lėne vendlindjen e tij, Shkodrėn ku u formua si muzikant dhe ėshtė vendosur nė kryeqytetin e Italise, nė Romė ku vazhdon aktivitetin e tij artistik. Si instrumentist, kompozitor e kantautor e si trashėgues i traditės sė interpretimit tė kėngės popullore, prej vitesh ai ka sjellė me sukses nė skenat italiane pjesė tė muzikės e kulturės shqiptare. Qė nė vitet e para tė mbėrritjes nė Itali ėshtė aktivizuar me shoqatat kulturore shqiptaro-italiane dhe ka marrė pjesė me sukses edhe nė konkurset e interpretuesve apo krijuesve ku ėshtė vlerėsuar me ēmime nga juritė pėrkatėse por njėkohsisht duke u shfaqur edhe nė skenat shqiptare me krijime apo interpretime tė reja. I pranishėm pothuaj ēdo vit nė skenat e lokale e nacionale ku kujtojmė edhe pjesmarrjen nė Festivalin e Kėngės nė RTSH, nė Tirane. Por krijimtaria e tij nuk ėshtė kufizuar vetėm nė skena ajo ėshtė e pasqyruar edhe nė prodhimtarinė muzikore, nė pesė Cd-tė me kėngė nė gjuhėn shqipe dhe italiane, si dhe interpretime tė kėngėve popullore shqiptare. Si ēdo artist, qė aplikon fusha tė reja shprehje, nė fillim tė viteve 2000 e shohim Ferdinandin tė sukseshėm nė krijimtarinė muzikore pėr fėmije si dhe ne atė tė fotografisė artistike. Ishtė njė kėngė e tij "Unė jam njė zog shqiponje", qė prezantoi Shqipėrine nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Zėrave pėr Fėmijė "Zecchino d'Oro" ( Bolonjė, nentor 2005) e qė u kėndua nga e talentuara 9 vjeēare Joana Shtrepi. Duke punuar prej vitesh si fotograf free-lance nė Rome ka marre pjesė nė kurimin e disa ekspozitave tė artistėve fotografė shqiptare si p.sh. "Marubi" organizuar nė selinė e Ambasadės shqiptare nė Romė apo duke pėrfaqėsuar Shqipėrine nė Ekspozitėn ndėrkombėtare tė fotografisė "Pejsazhe mesdhetare", nė kuadrin e Edicionit tė II-tė tė Festivalit "Lazio mes Europės dhe Mesdheut". Po nė fushėn e fotografisė Ferdiandi ka kryer shėrbime fotografike pėr revista e gazeta shqiptare dhe aktualisht bashkėpunon me gazetėn "Bota shqiptare". Por kėnga mbetet dashuria e parė e tij, e pėr kėtė dėshmojnė pjesmarrjet e shumta nė aktivitetet e komunitetit shqiptar nė Itali, ku sjell kudo muzikėn e mrekullueshme tradicionale qytetare shqiptare. Biografisė sė tij tė pasur artistike i shtohet edhe pjesmarrja pak ditė me parė, nė Festivalin e Kėngės Arbėreshe nė San Demetrio Korone, nė Kozenca tė Italisė, ku interpretoi me sukses kėngėn e tij me nje titull shumė domethėnės "Shqipėri, O Toka ime".

Intervista


Festivali i Kenges Arbereshe Shen Mitri, Kalabri, Itali. Ferdinand Bjanku duke interpretuar kengen ''Shqiperi, O Toka ime''
Po e nisim intervistėn tonė me lajmin e fundit tė pjesmarrjes suaj nė Festivalin e kėngės Arbėreshe, nė San Demetrio Korone, nė Kozenca…

Pėr mua ishte njė kėnaqesi e veēante pjesmarrja nė kėtė festival. Kam kėnduar nė shumė skena nė Itali gjatė kėtyre viteve tė emigrimit, por nuk mė kishte qėlluar rasti tė kėndoja nė tokėn e arbėreshėve ku njoha jo vetėm shumė kolegė muzikantė por edhe vende historike dhe kulturore tė kėsaj treve shqiptarėsh, tė cilėt ruajnė akoma gjuhėn, zakonet e traditat me njė fanatizėm pėr t'u admiruar.

Nė vitet e fundit tė kemi parė protagonist me fotografinė artistike nė aktivitete tė rėndėsishme nė Romė, ekspozita nė Rieti apo "Marubi" nė Ambasadėn shqiptare. Qė kur keni nisur tė punoni nė kėtė sektor?

Fotografia ka qėnė qė shumė herėt njė nga pasionet e mia. Por gjithshka ka kohėn e saj. Erdhi momenti pas njė eksperience nė disa studio fotografike nė Romė qė tė ndėrrmerrja kėtė rrugė profesionale. Nisa me disa shėrbime fotografike pėr revista shqiptare dhe sot bashkėpunoj me gazetėn e shqiptarėve nė Itali "Bota shqiptare" e mė pas kam kuruar ekspozitėn "Marubi" qė u organizua nė Ambasadėn shqiptare nė Rome, nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Shkėlqesise se Tij , ambasadorit shqiptar Llesh Kola si dhe kam marre pjesė me fotografi artistike si dhe foto me pamje nga Shqipėria nė Ekspozitėn " Pejsazhe mesdhetare" organizuar nė kuadrin e Festivalit " Lazio mes Europės dhe Mesdheut", nė Rieti.

Nė Itali, duke interpretuar kėngėn popullore tradicionale qytetare shqiptare, keni dhėnė padyshim kontributin tuaj nė njohjen e kėsaj pjese tė kulturės shqiptare. Si e arrini pėrfshirjen emotive tė publikut italian kur intepretimi ėshtė nė njė gjuhė tė panjohur pėr to?

Kam pėrkthyer tekstet e kėngėve nė italisht dhe para ēdo koncerti i kam shpėrndarė ato te publiku italian, kėshtu janė njohur paraprakisht me fjalėt e kėngėve e pėrmbajtjen e tyre. Por kėngėt i kam kėnduar gjithmonė nė shqip dhe nė italisht, pikėrisht qė publiku tė mos shijojė vetėm muzikėn qė pėr fatin e saj tė mirė ėshtė njė "gjuhė universale", por edhe tė njohė tekstin e kėngės popullore dmth tė njohė traditat shqiptare, zakonet e saj me pak fjale njė pjesė tė kulturės sė saj.

Krijimtaria juaj artistike pėrfshihet nė pesė CD muzikore nė shqip dhe italisht. Cdo tė thonit pėr realizimin e tyre?

Njė sakrifice ekonomike e madhe, por edhe njė sodisfaksion tepėr i madh tė kam arritur tė realizoj njėrėn nga ėndėrrat e mia. Veēoj realizimin e Cd-sė "Qytetit tim" pėr realizimin e tė cilit dėshėroj tė falenderoj mikun tim tė ngushtė kėngėtarin dhe instrumentistin e talentuar Roberto Giglio pėr asistencėn e tij profesionale si dhe familjen, nė veēanti nenėn time Vitoren, e cila mė ka inkurajuar gjithnjė nė kėte rrugė.

Njė vend tė rėndėsishėm nė krijimtarinė tuaj artistike por do tė thoja edhe njė sukses i muzikės shqiptare pėr fėmijė, pjesmarrja juaj si krijues nė Festivalin "Zecchino D'oro", nė Bolonjė, mė 22-26 nėntor 2005 me kėngėn "Unė jam njė zog shqiponje" e cila u interpretua me sukses nga vogėlushja nga Durrėsi Joana Shtrepi. Si lindi kjo kėngė?

Njė ftesė e papritur nga organizatorėt e "Zecchino d'Oro" qė tė dėrgoja njė kėngė pėr tė pėrqafėsuar Shqipėrinė nė ketė manifestimi tradicional tė kėngės pėr fėmijė. Kėnga "Unė jam njė zog shqiponje" me tė cilėn pėrfaqėsova Shqipėrine fliste pėr njė shqiponjė tė vogėl, qė dėshėron tė njohė botėn nė kėrkim tė paqes e tė dashurisė. Nuk mund tė gjeja tekst me tė pėrshtatshėm pėr njė fėmijė qė vjen nga "vendi i Shqiponjave", ku pėr liri dhe paqe janė shkruar faqe nė histori. Ishte meritė e tė talentuarės atėherė 9-vjeēare Joana Shtrepi nga Durrėsi, qė me zėrin e talentin e saj interpretativ arriti tė dėrgojė kėngėn nė finale e tė renditet e treta nė kėngėt e huaja.

Njė aktivitet i gjithanshėm ky i juaji po qė na rrit kuriozitetin qė tė njohim projektet e ardhshme?

Pėrveē kėngės, qė ėshtė e pandashme dhe pjesmarjes nė aktivitet e shumta qė zhvillojnė kohėt e fundit shoqatat shqiptare nė projekt mbetet lėvrimi i fotografisė, njė sektor qė mė josh tepėr me tė fshehtat dhe evolucionin teknik tė tij.. por gjithsesi nuk mund tė them qė ėshtė gjithshka kėtu, mbasi jam gati tė pėrfshihem nė ēdo fushe artistike, e cila me ngjall emocion e me jep mundėsi shprehje.

Vizitoni:
www.ferdinandbjanku.it
www.albacenter.it/ferdinandbjanku

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi