Ekskluzive: Intervistė me shkrimtarin Lazėr Stani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me shkrimtarin Lazėr Stani

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:01 pm

Njė kalorės mes kėmbėsorisė



Nga Bashkėpunėtori yne, Poeti dhe Gazetari Albert Vataj



Lazėr Stani, ky emėr ka behur krejt tinzisht nė kundrimin tim tė hutuar mes titujsh dhe emrash tė panumėrt qė pėrbėnin kėmbėsorinė e lėtėrsisė shqipe tė viteve ’90, kohė kur etja pėr letėrsinė e vėrtetė shqipe tė postkomunizmit, tė letėrsisė pa pranga, tė letėrsisė pa fidhėrojtės ideologjikė e spitullaq doktrinar tė parajsės virtuale tė mikluar nga propoganda e komisarėve politikė dhe talku qė turfullonte nga olimpi i bllokut, tejshkonte larg ēdo pėrzhitje. Ai emėr kishte kohė qė ngucaste memorjen time mediatike e letraro, porse kėtij shtegu ai do tė ngulmonte tė ishte krejt tjetėrqysh, krejt tjetėrēka, tė ishte pėr tė mbetur.

Natyrisht s’do tė kishte mundur tė plazmohej kaq pėrnjėherėsh, sikur mes asaj kėmbėsorie qė tėrhiqej zvarrė nėpėr baltovinėn e postrealsocit, sikur ai tė mos tė ishte njė kalorės qė rėndtė plot hir e kreni, duke i dhėnė njė riliev tė thyer kėsaj pamje tė sheshtė dhe aspak interesante qė shpalohej para pamjes teme.

Stanin, ndryshe nga ndonjė penė tjetėr qė kėmbėnim nėpėr kafenetė e Shkodrės, nuk ma rekomandoi kurrkush (t’jem i sinqertė me vete e me tanken tjetėr). Njė nga librat e tij mė ra nė dorė, as sot nuk e di se si. E shfletova me interesin e zakonshėm qė mė ka bėrė vaki tė pėrcjell shumė autor shqiptar. Mes rreshtash, fabulės dhe kumtit qė mylmente atė taban bardh e zi tė faqeve tė librit, mu fanit jo vetėm si diēka ndryshe, por diēka befasuese. Mbylla librin dhe vijova bisedėn me miqtė mi e tė pėrditshėm tė kėfeneve tė vobekta tė artistėve shkodranė. S’fola pėr librin me asnjėrin perej tė pranishėmve qė pėrbėnin rrethin e nejes sė asaj kafeje.

Thash, ky libėr duhet tė trajtohet mė fisnikėrisht nga sa mund tė ishte gati tė ofronte bisedat e kripura tė artit dhe trajtat shumėformshme tė tymit qė cigareve qė na vinin kundrull kėtij kuvendi. Nė darkė e lexova librin e Lazėr Stanit. Tė nėsėrmen jo vetėm libri por dhe vetė autori u bė shtjella ku u mbrujt biseda e saj dite gri poshtė Taraboshit qė kishte vėnė kapelen nė njenin sy. Mė pas e kam ndjekur, edhe nė publicistikė. Preferoj tė mos heq paralele, por si kalorės ai mbeti sot e asaj dite nė memorjen time letrare.



Intervistė ekskluzive me shkrimtarin Lazėr Stani



“Poezia dhe dashuria e kanė shpėtuar shpirtin tim”



Intervistoi: Gėzim Marku - www.zemrashqiptare.net



Le t’ia fillojmė me disa pyetje mė tė pėrgjithshme. Si fillim doja tė dija se nė ē’kontekst ėshtė proza juaj me letėrsinė e shkruar nga shkrimtarėt e gjeneratės tėnde?




Lazėr Stani
Nuk mendoj se kam ndonje lidhje tė veēantė me levizjet apo grupimet letrare tė viteve nėntėdhjetė, kur unė u bėra prezent nė letėrsi, pas botimit tė disa tregimeve nė vitin 1989 nė gazetat letrare tė Tiranės si “Drita”, “Zėri i rinisė” etj. Edhe sot e kėsaj dite unė qendroj jashtė ketyre grupimeve, jashtė kėtyre folezave letrare, qė krijohen mė shumė duke imituar shkolla tė ndryshme letrare, edhe pse kėtu tek ne ato ende nuk kanė ndonjė identitet tė qartė, tė pėrcaktuar. E vėrteta ėshtė se kam filluar tė shkruaj qysh heret, por gjithnjė tė shkruarit ka qėnė njė proces qė ka ndodhur nė vetminė time dhe ėshtė mbajtur kėshtu pėr shumė kohė si njė sekret pėrsonal, si njė e fshehtė qė mė pėrkiste vetėm mua. Dhe kėshtu, nė luftėn me veten, shumė herė kam hequr dorė nga shkrimet e mia, i kam asgjėsuar tė gjitha dhe kam vendosur tė merrem me diēka tjetėr. Kjo ka ndodhur disa herė, sidomos, para se tė botoja tregimet e para. Po kur botova tregimet “Njeriu i Dosjes”, “Orėt e pagjuma” dhe “Fundi i shetitjeve natėn”, atėherė kuptova se unė mė sė fundi kisha filluar tė rizbuloj vetveten dhe njė botė tjetėr e cila mė pėrkiste absolutisht vetėm mua. Nė njė farė mėnyre e fillova udhėtimin nė kėtė botė, njė udhėtim i papiketuar dhe mistik, i cili gjithsesi nuk ka njė fund. Mund tė ndodh njė ditė qė unė tė lodhem e ta ndalė udhėtimin tim pėrgjithmonė diku, por gjithsesi kjo botė tjetėr qė ėshtė vetėm e imja ėshtė e pakufizuar, e pafundme. Tregimet e mi tė deritanishėm janė shėnimet e kėtyre udhėtimeve, tė projektuar diku midis fantastikės dhe realiteteve ekzistenciale brenda kėsaj bote. E kam pėrsėritur shpesh se ne jemi qenie tė pėrvetshme dhe pikėrisht pėr kėtė edhe letėrsia qė shkruajmė ėshtė e pėrvetshme, e papėrsėritshme. Nga ky kėndvėshtrim nuk gjej ndonjė kontekst me asnjė autor tjetėr shqiptar paraardhės apo bashkėkohės qoftė.



Ju jeni njė shkrimtar, qė siē ka vėrejtur me tė drejta kritika, keni njė stil origjinal. Cili ka qenė edukimi juaj letrar?



Autodidakt. Shkollėn e mesme e kam mbaruar pėr veterinari nė Shkodėr, tė lartėn pėr Biologji-Kimi nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Nė kontekstin e shkollės letrare jam krejtėsisht i pashkollė. Gjithsesi ky ėshtė njė vlerėsim i pėrciptė dhe krejtėsisht formal. Nė fakt kisha filluar tė lexoja qysh nė shkollė fillore. Lexoja gjithēka qė mė binte nė dorė, libra, revista, gazeta. Nė fundin e klasės sė pestė e dija pėrmendsh “Makbethin”, por i vetmi njėri qė i dėgjonte recitimet e mia, por edhe ndiqte me vemendje pėrpjekjet pėr aktrim, ishte nėna ime. Asaj, nė atė moshė, i besoja ēdo tė fshehtė timen, ēdo ambicie timen. Ajo kishte njė durim tė jashtėzakonshėm pėr tė mė dėgjuar dhe mbi tė gjitha fliste shumė bukur, aq sa mė mahniste me gjuhėn e saj, me fjalorin e saj tė pasur. Kur shkova nė shkollė tė mesme pata njė mesues letėrsie qė do t’i jem pėrjetė mirėnjohės: quhej Xhabir Topalli. Ishte njė intelektual i vėrtetė, jo konformist, me dije tė jashtėzakonshme letrare. Kur mė pyeti nė mėsim pėr herė tė parė mė vlerėsoi me notėn 8. Ishte njė zhgėnjim i tmerrshėm pėr mua dhe mė pushtoi njė dėshprim i thellė. Isha mėsuar gjithmonė tė merrja nota maksimale, tė isha gjithkund i pari. Pėr herė tė parė gjithēka brenda meje u vu nė dyshim, edhe shkėlqimi im si nxėnės. Nė njė farė mėnyre gjithmonė isha tallur nė heshtje me mesuesit e mi, qė i deklaronin tė sigurtė babait: “Lazri ėshtė i aftė tė marrė ēdo shkollė tė lartė”.

Profesor Xhabiri qė e kuptoi shumė mirė dėshpėrimin tim, mė ndaloi pas pėrfundimit tė orės sė mėsimit: “Unė mund tė tė vija edhe dhjetė, mė tha. Unė jam i bindur se ti do ta mbarosh kėtė shkollė me dhjeta dhe po me dhjeta do ta mbarosh edhe universitetin. Por me dhjeta mbarojnė shumė, intelektualė bėhen pak, shumė pak, nė mos aspak...” Dhe si u mendua njė grimė, shtoi: “Ti je ndryshe”. Buzėnaten e asaj dite mė ftoi nė shtėpinė e tij. Kurrė nuk kisha parė aq shumė libra tė sistemuar me zell tė veēantė nėpėr rafte. “Kjo bibliotekė ėshtė nė dispozicionin tėnd”, tha dhe mė kėshilloi tė mėsoja gjuhė tė huaja. Pranė kėtij burri tė shquar, qė shoqėria e atėhershme shqiptare kishte shprehur refuzimin e saj, qendrova vetėm njė vit. Vitin tjetėr atė e kishin transferuar nė fshat pėr shkak tė refuzimit tė heshtur qė i bėnte regjimit. Atė e zėvendėsoi njė mesuese e re me emrin Shkelzime Kraja, e cila u habita kur erdhi e mė kėrkoi me emėr: “Tha se pėr mua kishte porosi tė veēantė nga profesori dhe pas disa ditėsh mė dorėzoi ēelėsat e bibiliotekės sė shkollės. Profesor Xhabirin nuk e takova mė kurrė, por ai mbeti nė memorien time si njė nga njerėzit mė tė dashur dhe mė tė zgjuar qė kam njohur, njė karakter krejt i veēantė, qė kishte mundur t’i qendronte besnik vetvetes dhe pikėpamjeve tė tij edhe nė ato kohė terrori, njė model i njeriut fisnik dhe tė pakorruptueshėm. Mė vonė nė po kėtė shkollė njoha edhe njė profesor tjetėr, Moisi Mozalin, njė nga intelektualėt e rrallė tė Shkodrės, me njė formim krejtėsisht perendimor. Fliste hapur me mua dhe herė pas here ironizonte shkollėn qė bėnim, socializmin, tallej me skemat e regjimit. Dhe nė konfidencė mė porosiste qė tė kisha kujdes, pasi ai e njihte egersinė e diktaturės. Kėta profesorė pothuajse anonimė qė jepnin mėsim nė njė shkollė nė periferi tė qytetit, u bėnė mbėshtetėsit e mi shpirtėrorė nė rrugėn time refuzuese ndaj gjithēkaje qė ofronte regjimi. Nga ana tjetėr lexoja shumė, pėrpiqesha tė kuptoja mė mirė vetveten dhe realitetin nė tė cilin jetoja, i cili pėr mua ishte armiqėsor, i ashpėr dhe krejt i huaj. Unė habitesha me elozhet qė i bėnin shkrimtarėt shqiptarė kėtij regjimi, duke trilluar realitete demagogjikė qė nuk ekzistonin nė tė vėrtetė. Kjo mė ngjallte neveri. Nė vit tė katėrt tė shkollės sė mesme vendosa tė mos lexoj mė asnjė autor shqiptar dhe kėtė vendim e mbajta pėr dhjetė vjet. Rifillova tė lexoj letėrsi shqipe vetėm nė vitet nėntėdhjetė, kur vėrejta me dhimbje se pėr shkak tė leximeve nė gjuhė tė huaj, kish filluar tė mė varfėrohej gjuha shqipe, edhe pse kolegėt mė mburrnin pėr gjuhėn. Pra siē e shikoni edukimi im letrar nuk ka patur asnjė lidhje me letėrsinė qė shkruhej nė Shqipėri. Kjo ėshtė me tė vėrtetė e dhimbshme, sepse njė regjim qė tė bėn tė ndjehesh i huaj nė vendin tėnd, ėshtė regjimi mė i keq i mundshėm.



Para pak kohėsh keni botuar njė ese me titullin “Fantazma e paraardhėsit”. Ju cilėt autorė konsideroni shkrimtarė paraardhės, dhe cili ėshtė raporti i vendosur midis teje dhe kėtyre autorėve?



Origjinaliteti, pėrvetėshmėria ėshtė njė shqetėsim pėr ēdo shkrimtar. Nė fund tė fundit, ēdo qenie njerėzore, qoftė edhe njė mėnyrė tė pavetėdijshme, instinktive, kėrkon tė ketė identitetin e vet, kėrkon tė jetė vetvetja. Sabato ka shkruar se asgjė qė ėshtė njerėzore nuk ėshtė e pastėr, ndėrsa Horhe Luis Borges shtron pyetjen se sa janė ndikimet nė veprėn tij. Duke iu pėrgjigjur kėsaj pyetje ai shkruan se “nė vend tė parė janė shkrimtarėt qė pėlqej, nė vend tė dytė shkrimtarėt qė kam lexuar dhe rilexuar, pastaj ata qe nuk i kam lexuar kurrė por qė janė brenda meje”. Nė njė farė mėnyre tė gjithė ne, krijuesit kemi shkrimtarėt qė i kemi pelqyer, qė i kemi dashur shumė, shkrimtarėt qė i kemi lexuar dhe rilexuar. Ēėshtja e identitetit ėshtė tė shkrimtarėt qė as i ke lexuar dhe as i ke takuar kurrė, por qė janė brenda teje. E verteta ėshtė se unė qė nė rini kam patur shkrimtarėt e mi tė dashur, por shijet dhe koncepti im pėr letėsrinė kanė ndryshuar me kalimin e viteve. Si nxėnės shkolle lexoja vetėm letėrsinė antike greke dhe romake si dhe Shekspirin e Hashekun. Vite mė vonė pasi kisha lexuar shumė libra kryesisht nė gjuhėn ruse, rashė nė kontakt me letėrsinė moderne, me Cortazarin Marques-in, Sabaton e Borges-n si dhe me Franz Kafkėn, tė cilin e kam lexuar nga fundi i viteve tetėdhjetė. Por them me bindje se tre janė shkrimtarėt e mi mė tė dashur: Ēehovi, Ernesto Sabato dhe Julio Cortazar-i. Kėta shkrimtarė i kam lexuar dhe rilexuar dhe nė njė farė mėnyre vepra e tyre ėshtė bėrė pjesė e jetės sime, secili nė njė kontekst tė veēantė. Por nuk mund tė lė pa pėrmendur kėtu edhe shkrimtarin grek Nikos Kazantzakis dhe Ernest Hemingway-n. Me Cortazar-n qė kur i kam lexuar tregimet e para nė rusisht kam patur njė lidhje shpirtėrore tė pashpjegueshme, ndersa Sabato vazhdon tė mbetet pėr mua njė habi estetiko-filozofike. Para pak kohėsh kam humbur njė liber me ese tė tij dhe mė erdhi shumė keq. Kisha menduar qė njė ditė ta pėrktheja atė libėr.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekskluzive: Intervistė me shkrimtarin Lazėr Stani

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:02 pm

Nė tregimet e tua ka shumė poezi. Cilat janė lidhjet e tua me poezinė?



Me poezinė kam njė lidhje tė vjetėr, tė fshehtė, si njė sekret i bukur dashurie, qė vazhdon tė mė frymėzojė. Por nga ana tjetėr, gjithmonė i kam asgjėsuar poezitė qė kam shkruar, ngaqė asnjėherė nuk mė ėshtė dukur vetja poet, pavarėsisht pėrceptimit poetik mbi botėn qė vazhdimisht shfaqet te unė. Poetet i kam dashur gjithmonė dhe miqtė e mijė mė tė mirė kanė qenė poetė, ndoshta pėr shkak tė dobėsisė sime pėr poezinė, tė cilėn nė njė farė mėnyre ia ndalova vetes qė nė moshėn gjashtėmbėdhjetėvjeēare. Nė atė kohė bota mė dukej shumė e ashpėr, mbytėse, e dhunshme nga tė gjitha anėt. E dija se njė instinkt poetik ishte shkatėrrues nė atė botė me kulturė ushtarake dhe vendosa t’i kundėrvihem, duke mos i lejuar vetes asnjė dobėsi, as poezinė pra. Fundja jeta ėshtė njė sfidė e ashpėr dhe unė isha i vendosur t’i shkoja deri nė fund kėsaj sfide, pa i lejuar vetes asnjė shenjė dobėsie, pa u mposhtur. E di se ėshtė njė vizion heroik dhe disi naiv, po njė gjashtėmbėdhjetė vjeēar si unė nuk mund tė mendonte ndryshe. Kisha lindur nė njė familje ku ēdo shfaqje dobėsie konsiderohej mėkat para Zotit. Ndėrsa me poezinė me ka ndodhur si mė dashurinė. Tė tjerė poetė kam dashur kur isha njėzet vjeē dhe tė tjerė dua sot. Pėrshembull, disa poetė qė nė moshėn njėzetvjeēare mė dukeshin tė mahnitshėm, tani mė dukėn pothuajse tė palexueshėm, ndėrsa vazhdoj tė mbaj si bibėl nė shtėpi njė pėrmbledhje me poezi tė Yehuda Amichay-t, tė cilin e lexoj herė pas here, ēdo javė. Po kėshtu lexoj Cesare Pavese-n, njė poet brilant. Lexoj dhe rilexoj “I mari del Sud” ose “Antenati” dhe nė mendjen time mė shfaqet poeti, duke zbritur kodres nėn vezullimin e yjeve tė parė tė mbrėmjes, me duar tė lidhura pas shpine. Nė tavolinėn time tė punės vazhdimisht gjendet njė libėr poetik dhe them se poezia vazhdimisht e ka provokuar energjine time te krijimit, madje ėshtė ajo qė e vė nė levizje mekanizmin, e bėn tė funksionojė. Ndryshe nė kėtė botė zhgėnjyese gjithēka do tė kishte ngrirė prej kohėsh. Pra e them me bindje: poezia dhe dashuria e kanė shpėtuar shpirtin tim.



Ju vini nga njė zonė shumė e veēantė, qė njihet nė histori prej dy mijė vjetėsh. Sa ka ndikuar familja dhe vendlindja nė formimin tuaj si shkrimtar?



Askush nuk e zgjedh vendlindjen e tij, as familjen nė tė cilėn lind. Por, gjithsesi, them se prej familjes trashėgova gjithēka, njė memorie qindra vjeēare, vizionin pėr botėn, dashurinė, ndjeshmėrinė, mitin dhe mistikėn e ekzistencės. Im gjysh ishte njė njeri shumė inteligjent dhe kishte njė zemėr tė madhe e fisnike. Edhe pse kohėt ishin tė vėshtira ai nuk ngushtohej kurrė, tregohej gjakftohtė dhe i kalonte gjerat me tė qeshur. Babai, nga ana tjetėr, ishte njė njeri i fortė, i ashpėr dhe shumė krenar, por krejt i ndryshėm nga gjyshi. Nė fakt ishte njė burrė qė tė gjithė e respektonin. Nėna ndėrkaq ishte gojėtare e rrallė, e dhembur dhe tregonte njė dashuri tė jashtėzakonshme pėr ne fėmijet. Edhe pse feja po ndalohej gradualisht, familja ime e krishterė ishte besimtare dhe nuk e humbiste kurrė shpresėn se njė ditė gjerat do tė ndryshonin. Pushtetin e shikonin si njė tė keqe tė pėrkohėshme dhe i rrinin larg si djallit. Nga ana tjetėr stėrgjyshja ime Zoga Stani, qė njeriu qė ndikoi mė shumė nė fėmijėrinė time. Ishte mė shumė se tetėdhjetė vjeē kur linda unė dhe nė vitet e para tė fėmijėrisė qe njeriu mė i dashur pėr mua. Ajo jetonte mė shumė me botėn ku po bėhej gati tė shkonte se sa mė kėtė botė, qė sipas saj po prishej e shkatėrrohej ēdo ditė. Fliste shpesh me vete dhe thoshte se Zoti po hakmerrej per mėkatet e tė parėve prej treqind e kusur vjetėsh. Dhe i lutej ēdo ditė Shen Ndout, qė tė mė shpėtonte mua nga mėkatet e tė parėve, por edhe nga mėkatet e sotme, qė po tregonin se raca e robit ishte ēoroditur e ia kishte falur shpirtin qoftėlargut. Nė njė farė mėnyre unė e kalova fėmijėrinė nė kufirin midis dy botėve, sepse nė atė kufi jetonte nė atė kohė stėrgjyshja ime. Nė fakt ajo jetonte mė shumė me tė vdekurit se me tė gjallėt. Shpesh thoshte me dhimbje se me duart e saj kishte varrosur njėzetekatėr njerėzit mė tė dashur tė familjes sė saj, midis tyre edhe njėrin prej djemėve tė saj, Preēin qė qe shuar nė moshėn njėzet e tre vjeēare. Lutej pėr shpirtin e tij kur e kujtonte, dhe shprehej se vdekja e tij e la tim gjysh pa krah.

Ndėrkaq nė familjen time tė gjithė kėmbėngulnin qė unė tė shkollohesha, tė bėhesha dikushi nė jetė. Stėrgjyshja ime tė gjitha shpresat e familjes i kishte te unė, se me gjyshin dhe babanė nuk merrej vesh, grindej vazhdimisht me ta dhe shtonte, duke e ngritur zėrin, se vetėm unė do ta ngrija lart namin e kėsaj shtėpie.

Kėsaj familjeje shumė tė veēantė i shtohet edhe rrita ime nė njė zonė krejt tė veēantė, nga mė tė vjetrat nė Shqipėri, e konservuar nė memorien e vet, duke refuzuar gjithēka tė huaj, qė pushtuesit e sillnin mė shumicė. Pulti, ėshtė njė nga zonat mė tė vjetra qė pėrmendet nga Romakėt qysh pėrpara dymijė vjetėsh. Dhe mbeti njė krahinė e krishterė dhe e panėnshtruar edhe nė pesėqind vitet e perandorisė osmane. Kėshtu banorėt e kėsaj zone mbetėn tė izoluar, tė lidhur vetėm me kishėn dhe identitetin e tyre shqiptar, krejtėsisht tė pandotur. Ata ishin njerėz arsimdashės dhe me njė memorie tė jashtėzakonshme. Unė pata fatin tė njoh arkivat e fundit tė kėsaj memorieje qė po zhdukej me ngadalė, nga puna e palodhur e vdekjes. Ata pleq mistikė mbanin tė ngujuar nė trurin e tyre vizionet, memorien, misteret, legjendeat dhe shpirtin e dy mijė vjetėve. Tregimin tim “Shtarti i dytė i Lumit”, e kam shkruar pikėrisht pėr kėta njerėz, qė vdekja i korri tė gjithė dhe qė nė jetėn e mėpastajme nuk do tė takoja mė kurrė burra tė ngjashėm me ta. Tregimi ėshtė njė pėrpjekje pėr t’i mbajtur ata gjallė, njė pėrpjekje pėr tė mos i humbur ata pėrfundimisht. Dhe njė njė farė mėnyre gjithēka qė unė shkruaj ėshtė e lidhur me Pultin, vendlindjen time, por edhe me Dukagjinin nė pėrgjithėsi, i cili pėr mua, si shkrimtar, ėshtė njė thesar i pafund.



Ju keni botuar deri tani pesė libra me tregime. Pse keni zgjedhur pikėrisht kėtė zhaner dhe jo diēka tjetėr?



Nuk ėshtė se e kam zgjedhur unė. Thjeshtė fillova tė shkruaj tregime dhe vazhdoj tė shkruaj herė pas here, sa herė qė e ndjej se mund tė shkruaj njė tregim. Pas botimit tė tregimit “Njeriu i dosjes” dhe vlerėsimet qė mė bėnė pėr kėtė tregim miqtė e mi, si poeti Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Dritėro Agolli e ndonjė koleg tjetėr, e ndjeva se isha njė prozator. Tregimi ėshtė mė i afėrt me poezinė, bart po atė harmoni, densitet gjuhėsor, ritėm tė brendshėm, fuqi magjepsėse. Eshtė njė formė e shprehjes e afėrt me poezinė moderne. Nė tregimet e mi ekziston njė simbiozė e poetit dhe prozatorit. Gjatė procesit tė krijimit duket sikur tė dy shkruajnė njėkohėsisht nė mirėkuptim tė plotė dhe duke e ndihmuar njėri-tjetrin. Kush e di, mundet qė pikėrisht pėr kėtė arsye shkruaj tregime. Nė njė roman me dyqind faqe, ndoshta ėshtė e pamundur ta ruash njė gjendje tė tillė tė rrefimit dhe poetikės. Disa miq tė mijė, kritikė dhe shkrimtarė mė kanė sygjeruar qė disa prej tregimeve t’i shkruaj si romane. Eshtė diēka qė kurrė nuk e kam marrė shumė seriozisht, sespe ajo qė shkruhet si njė tregim nuk mund tė shkruhet si njė roman dhe anasjelltas.



Si i "gjurmoni" ngjarjet qė shkruani nė tregime? A ka nė kėto tregime nota autobiografike?



Krejt spotanisht. Nga njė detaj i parėndėsishėm, nga njė imazh ose tronditje e ēastit. Njė histori vjen tė unė si njė gjendje makthi, si njė gjendje endrre. Po ju tregoj si e kam shkruar “Njeriun e Dosjes”, pėr tė kuptuar mekanizmin se si janė shkruar pjesa dėrrmuese e tregimeve tė mi. Kisha botuar dy tregime nė gazetat letrare tė kohės: “Mara nuk ėshtė e qartė” dhe “Fundi i shetitjeve natėn”, tregime qė nuk i kam pėrfshirė nė asnjėrin prej librave tė mi. Pas disa ditėsh po rrija me mikun tim, prof. Zyri Bajrami. Ai i kishte lexuar tregimet e mi dhe pėrveē vlerėsimeve pėr to, po mė kėshillonte qė tė kujdesesha pėr veten. Me tha qė tė bėjė ndonjė temė e tė mbroja doktoraturėn. “Ka tjetėr peshė pėr publikun, mė tha, kur tė botosh diēka dhe sipėr tė jetė shėnuar: Lazėr Stani, doktor i shkencave”. Kur u ndava nga profesori, po mendoja se nė fakt profesori kishte tė drejtė. Kjo botė ėshtė shumė formale, robinė e opinoneve. Unė duhej tė zgjidhja raportin tim me kėtė botė. Dhe nė kėtė zgjedhje kishte dy rrugė: ose duhej tė jetoja qė tė krijoja njė opinion tė mirė pėr vetėn tek tė tjeret, njė dosje tė mirė nė sytė e tė gjithė njerėzve qė mė njihnin dhe kėtu kishin rendėsi edhe titujt, gradat shkencore, kostumet, gravatat, modelet e jakave, vija e hekurit nė pantallona, ose duhej tė mos vrisja mendjen pėr dosjen time, pėr atė ēka tė tjerėt do tė mendonin pėr mua.

Pra unė zgjodha tė jetoj pėr veten, duke refuzuar skllavėrinė e kėtyre dosjeve, edhe pse e dija se kostoja nė kėtė rast do tė ishte shumė e lartė dhe jetėn do ta kisha tė vėshtirė. Nuk mė dukej jetė njė jetė e jetuar “pėr sytė e botės”.

Nga kjo dilemė me veten lindi tregimi “Njeriu i dosjes”. Kur e pėrfundova tregimin qė e shkrova me njė frymė ia dhashė profesorit ta lexonte ende nė dorėshkrim. Pasi e lexoi tregimin, profesori vuri buzėn nė gaz dhe mė tha: “Je ai qė njoh, i pandreqshėm”.



Cili ėshtė tregimi qė keni me pėrzemėr, ka diēka specifike qė tė mban tė lidhur me tė?



Janė shumė, ose mė saktė shumicėn e tregimeve i dua edhe sot e kėsaj dite, edhe pse mund tė kenė pėsėmbėdhjetė vjet qė janė shkruar. “Njeriun e Dosjes” dhe “Margaritarėt” i kam shkruar para viteve nėntėdhjetė dhe kam po atė lidhje me ta, qė kam patur kur i kam shkruar. Po kėshtu jam i lidhur me tregime tė tjerė qė janė shkruar shumė mė vonė si “Pėllumbi i bardhė, i bardhė”, “Gruaja me tė zeza”, “Shtrati i dytė i lumit” apo “Dėnesje nė dru”.

Me secilin tregim kam njė lidhje te veēantė njė histori tė veēantė qė qendron e fshehur pas aktit tė krijimit, pas tekstit. Kjo lidhje do tė vazhdojė tė ekzistojė edhe kur unė tė mos jem mė.



Nė tregimet e tua femra ėshtė shumė e pranishme. Ē’raporte keni me gjininė femėrore, e mendoni atė si ideal frymėzues apo thjesht si nėnshtrim i gjinisė sė kundėrt?



Mendoj se ēdo burrė lind me imazhin e njė gruaje brenda vetes. Ne e kėrkojmė kėtė gruaimazh, gjithė jetėn, prej ēastit qė fillojmė tė ndjejmė diēka pėr seksin tjetėr e deri sa tė jemi gjallė. Shumė njerėz flasin pėr dashurinė e parė, si tė paharruarėn, tė papėrsėritshmen. Pėr kėtė madje shkrimtarėt kanė shkruar shumė poezi, tregime, romane. Mua mė pėlqen njė poezi e Yehyda Amichay-t qė titullohet “The first love”. Po i citoj disa vargje tė kėsaj poezie nė anglisht:

“I have forgotten the words

of the only letter I wrote to you.

All that I remember is the taste of the glue of the stamp

on my tongue”.

Unė nuk kam shkruar kurrė asnjė rresht pėr dashurinė e parė, edhe pse ajo nė tė vėrtetė qe tronditėse dhe i pati dhėnė njė kuptim tė veēantė jetės sime nė atė kohė. Ishte diēka e bukur qė zgjati katėr vjet. Njėherė takova nė Shkodėr njė mik timin qė e njihte, por nuk munda ta pyes pėr tė. Nuk e di pse m’u lidh gjuha.

Me mua gjithmonė ka ndodhur qė mė e rėndėsishmja tė jetė dashuria e fundit dhe asaj i jam dhėnė me gjithė shpirt. Dhe ēdo histori ėshtė herė e parė, e pėrvetėshme, e papėrsėritshme.



Ēfarė konsiderate ruani pėr “shkrimtaren femėr”, disa nga autoret tuaja tė preferuara?



Ah po, i lexoj me shumė kenaqėsi. Ana Ahmatova vazhdon tė mbetet njė nga poetet e mia mė tė dashura. Para shumė vitesh i pėrktheva disa poezi tė saj dhe i botova nė gazetėn “Drita”. Eshtė njė poete qė gjithmonė ka patur njė vend tė veēantė nė shpirtin tim. Por edhe me poetet shqiptare kam patur shumė miqėsi dhe gjithmonė i kam lexuar librat e tyre me vemendje. Njė botė e shikuar me sy gruaje gjithmonė ka qenė interesante pėr mua, njė dritare pėr tė kuptuar gjysmėn e botės, pra femrėn. Se burrė, siē shprehej Balzaku, jam vetė.



Se fundmi ju keni botuar nė shtyp disa esse tė cilat janė vlerėsuar nga publiku. Mendoni se mund tė eksploroni mė shumė nė kėtė fushė, ndoshta tė botoni edhe njė libėr?



Po, kam ndėrmend tė botoj njė libėr me ese. Janė sprova tė ndryshme, pėr letėrsinė, muzikėn, shkrimtarin, dilemat tona ekzistenciale. Madje kėtu do tė pėrfshihet edhe njė ese pėr dashurinė e parė. Disa prej kėtyre eseve si “Leximi, njė ecje kėmbėzbathur”, apo “Koha pėr muzikė” i kam botuar edh nė shtypin tonė letrar. Esenė, shumė autorė e konsiderojnė si njė pėrsijatje mbi njė objekt tė caktuar. Unė shkrimin e njė eseje e konsideroj njė akt tė mirėfilltė krijimi. Gjatė kėtyre kohėve jam marrė shumė me ese-nė, aq sa njė ditė u tremba se mos po divorcohesha me prozėn, mos papritur letėrsia mė kishte braktisur. Sidoqoftė ky ishte vetėm njė makth i pėrkohėshėm, pasi sprova pėr tė shkruar ese, ėshtė veē njė kėrkim i formave tė reja tė tė shprehurit

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi