Ekskluzive: Intervistė me regjisorin dhe dramaturgun Fadil H

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me regjisorin dhe dramaturgun Fadil H

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:03 pm

Ekskluzive: Intervistė me regjisorin dhe dramaturgun Fadil Hysaj
Kultura ėshtė viktima e parė e tranzicionit

Drama shqipe nuk po arrin ende tė konsolidohet, sepse ajo varet nga niveli nė tė cilin ėshtė vete teatri. Krahasuar me situatėn nėpėr tė cilėn po kalojmė si shoqėri, me pėrkrahjen qė sot ka teatri nga institucionet pėrkatėse, konsideroj se kemi shfaqje tė nivelit shumė tė lartė.

Intervistoi Shkrimtari dhe publicisti Jeton Kelmendi - Ekskluzive per Zemra Shqiptare

Zemra Shqiptare: Kosova e presioneve politike pėr statusin, ku e ka kulturėn dhe si merr fryme kultura ne ditėt e sotme?


Hysaj: Kultura ėshtė viktima e parė e tranzicionit dhe periudhės sė statusit tė pazgjidhur tė Kosovės.
- Dhe ėshtė pėr ēudi qė havaria nuk ėshtė mė e madhe se sa do tė ndodhte tė cilido popull nė situatė ngjashme me garniturė qeveritarėsh ēfarė i kemi ne. Por edhe ne njė situatė tė tillė, njerėzit e artit kanė bėrė atė qė kanė pasė mundėsi tė bėjnė. Artisti krijon diēka ne ēfarėdo rrethane. E bėn ketė i shtytur nga gjeni i tij krijues, e bėn ketė sepse ndryshe vyshket dhe nuk ekziston me.

Zemra Shqiptare: Ju jeni edhe profesor nė Akademinė e Arteve, cilat janė problemet me tė cilat merreni, fjala ėshtė pėr vėshtirėsitė, qofte materiale, qoftė organizative tė funksionimit normal, karshi vendeve tjera?

Hysaj: Vėshtirėsitė kanė qenė dhe ende vazhdojnė tė jenė tė shumta. Punohet nė kushte mizore. Por megjithatė kem nxjerre disa gjenerata studentėsh tė mirė tė cilėt me punėt e tyre nuk janė aspak nen nivelin e kolegėve tė tyre nė rajon.

Zemra Shqiptare: Teatri Kombėtar pėrpiqet tė bėj diēka, brenda mundėsive, ēka ėshtė e vėrteta me tė?

Hysaj: Po pėrpiqet, por mjerisht shumėēka ka ngelė nė nivel tė pėrpjekjes. Nganjėherė ndodhin edhe shfaqjet e mira. Por hapėsira e teatrit shfrytėzohet edhe pėr aktivitete tjera, pėr manifestime edhe tė karakterit politik, pėr mbledhje komemorative, etj. Njė herė, tetari u shfrytėzua edhe pėr njė manifestim tė organizuar nga njė shoqatė e frizerėve. Por nė teatėr pos pėrgatitjeve tė shfaqjeve ndodhin edhe manifestime tė karakterit artistik, si festivali i filmit tė shkurtė, festivali ndėrkombėtar i tetarit “Kosova infest”, festivali i filmit dokumentar, festivali ndėrkombėtar i shfaqjeve dhe filmave studentor “Skena up” etj.

Para teatrit mbahen manifestime tjera publike, koncerte e protesta. Teatri dhe hapėsira rreth tetarit ėshtė bėrė njė pikėtakim, pėr tė gjitha ngjarjet pos pėr atė pėr ēka ai ekziston, pėr shfaqjet teatrore. Ajo qė mė sė paku trajtohet si ndodhi nė kėtė shtėpi dhe rreth saj janė shfaqjet, qofshin ato tė dobėta, mesatare apo shumė tė mira. Pjesa mė e madhe e njerėzve tė politikės kanė hipe nė skenėn e kėtij teatri, kanė mbajtur, aty ndonjė fjalim politik, por rrallė ka ndodhė tė vijnė nė teatėr pėrė tė parė ndonjė shfaqje teatrore... Dhe kjo shpėrfillje cinike qė ata i bėjė kėtij institucioni ka pas, si pasojė degradimin e teatrit nga njė institucion elitar ēfarė duhet tė jetė tetari nė njė shoqėri serioze, nė njė shtėpi tė rėndomtė kulture ku ndodhin gjithfarė aktivitetesh dytėsore...

Zemra Shqiptare: Z. Hysa ju jeni edhe dramaturg, a mund te na thoni se ku ėshtė niveli i dramės qė krijohet sot dhe dramės shqipe nė pėrgjithėsi?

Hysaj: Drama shqipe nuk po arrin ende tė konsolidohet, sepse ajo varet nga niveli nė tė cilin ėshtė vete teatri. Nė Shqipėri drama lėngonte deri vone nga folklorizmi dhe socrealizmi, e tash lėngon nga modernizmi anakronik dhe vulgar... Ndėrsa drama nė Kosovė nuk po arrin ende tė lirohet nga konstruksioni simbolikė-alegorik.
Dramės shqiptare i mungon ende, drama e mirėfilltė, asaj i mungon rrethana jetėsore nė tė cilėn personazhet veprojnė, me karaktere tė pėrafėrta, me ata qė i njohim nga jeta e pėrditshme...

Zemra Shqiptare: Edhe filmi, disi po zhvillohet, disa thonė se gjithė filmat e pas luftės, si serjalet ashtu edhe filmat e tjerė, kanė njė nivel te dobėt artistik, nga ana tjetėr ka disa filma qė edhe janė shpėrblyer nė festivale ndėrkombėtare, ku ėshtė e vėrteta kėtu?

Hysaj: Po kjo ėshtė e vėrtetė. Sikurse me shfaqje, ashtu edhe pėr filma ka pasur disa depėrtime nė nivel ndėrkombėtar, qė e demantojnė tendencėn pėr tė parė gjithēka keq nė kėtė fushė. Ėshtė fakt se njė numėr i vogėl i kineastėve kanė pasur mundėsi tė punojnė. Dihet qė filmi ėshtė produkt i shtrenjtė, mirėpo, mė e shtrenjtė se kjo ėshtė pasoja e mos investimit nė kėtė fushė. Me njė kinematografi tė zhvilluar, kemi pasur mundėsi tė mėdha qė tė ndryshojmė imazhin tonė nė Evropė. Shikoni ēka kanė bėrė boshnjakėt:
Ata kanė investuar nė film edhe nė situata shumė mė tė renda se ato nėpėr tė cilat kemi kaluar ne. Ne kemi edhe tema edhe kuadėr tė kualifikuar, qė tė bėjmė filma tė tė njėtit nivel si ata nė Bosnje, por ka disa vite qė kjo punė nuk i intereson askujt nė Ministrinė e Kulturės. Qe tri vite, prej qė kur ėshtė bėrė Qendra Kinematografike nė kuadėr tė MKRS-sė dhe nuk ėshtė bėrė asnjė film i metrazhit ėt gjatė...

Zemra Shqiptare: Ju jeni edhe piktor, unė kam parė njė pikturė nė shtėpinė tuaj, e cila dallon krejtėsisht pėr nga fryma imagjinative qė krijohet ne Kosove. Ēka mund te na thoni pėr ketė?

Hysaj: Oh jo. Unė i jam kthyer pikturimit pėr relaksim personal, pas 37 vitesh. Si nxėnės i shkollės sė mesme kam pikturuar, bile gjimnazin e kam mbaruar nė njė pikturė si punim diplome. Por rruga e ime e mėvonshme ka vazhduar kah teatri. Dhe tash mbase kam pas nevojė t’i rikthehem pak vetvetes, tė rinjoh diēka tė panjohur brenda meje pėrmes pikturės. Kjo edhe ka qenė njė nga temat e njė pikture e cila ju ka pėlqye shumė. Pėrmes saj jam munduar ta ridefinoj vetveten nga njė aspekt psiko-gjenetik. Nė “autoportretin” tim janė prezent edhe portretet e paraardhėsve te mi qė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vazhdojnė ekzistencėn e tyre brenda meje nė njė trajtė tė re. Nuk ja kam treguar as kėtė piktura e as tė tjerat asnjė piktori. Ju ishit ndėr tė paktit qė e keni parė.

Zemra Shqiptare: Nė Kosovė, po mbahen disa festivale, madje edhe te karakterit ndėrkombėtare, ku ėshtė esenca e tyre?

Hysaj: Ėshtė mirė qė po mbahen, sepse kėshtu sė paku iu mundėsohet tė shohin shfaqje tė huaja, atyre qė nuk kanė mundėsi tė vizitojnė teatro nėpėr botė. Nė festivale pastaj ėshtė e rėndėsishme edhe atmosfera festive dhe kulturore qė pėrshkon venin ku mbahen shfaqjet, si dhe qytetin. Edhe pse kam pėrshtypjen se kėto festivale ende vuajnė nga organizimi joprofesional i tyre, dhe nga entuziazmi, qė pas pak vitesh sa vije e tretet. Ėshtė shumė vėshtirė tė organizohet njė festival i mirė.

Zemra Shqiptare: Ēfarė projekti mund tė shohin artdashėsit tuaj nga ju, nė njė tė ardhme jo te largėt?

Hysaj: Ka vite qė kam nėpėr duar njė skenar, pėr film tė metrazhit tė gjatė nė tė cilin trajtohen tri momentet mė dramatike tė historisė sė Kosovės sė pas viti 45. Kosova nė periudhėn e aksionit tė armėve (1956) , Kosova nė vitin 1981, dhe Kosova nė vitin 1998-99.
Pėr realizimin kėtij filmi, duhet buxhet dhe pėrkrahje shtetėrore tė cilėn, unė nuk e kam pas edhe pse ky skenar nė njė konkurs tė Ministrisė pėr Kulturė ėshtė shpallė mė i miri. Po pres deri sa tė bėhet shteti i Kosovės dhe derisa nė krye tė kuturis tė vijnė, njerėz qė dinė pse ėshtė e rėndėsishme tė investohet nė kinematografi dhe atėherė besoj se do t’i vije koha tė realizohet ky film.

Zemra Shqiptare: Dhe pyetja e fundit, ku qėndron Kosova, sa i pėrket arteve skenike, nėse krahasojmė me vendet e tjera te Ballkanit?

Hysaj: Nėse e krahasojmė me situatėn nėpėr tė cilėn po kalojmė si shoqėri, me pėrkrahjen qė sot ka tetari nga institucionet pėrkatėse, konsideroj se kemi shfaqje tė nivelit shumė tė lartė. Por nė tė njėjtėn kohė statusi social dhe material i aktorėve dhe i tė gjithė tė punėsuarve nė teatėr ėshtė mė i keqi nė rajon. Mjafton tė pėrmend se paga e njė aktori ėshtė 140 euro. Mė e vogėl se e njė mėsuesi nė shkollėn fillore. Njė deputet nė parlamentin e deritashėm tė Kosovės i cili asnjėherė gjatė gjithė mandatit tė tij nuk ka dalė nė foltore (skenė) tė thotė njė fjalė ėshtė i paguar (po ashtu nga buxheti i Kosovės) dhjetėfish mė shuam se njė aktor. Ndėrsa shkollimi i njė aktori kushton 30 herė mė shumė se shkollimi i njė juristi , ekonomisti apo mėsuesi. Gjendja e tillė ėshtė pasojė jo e mungesės sė mjeteve nė buxhetin e Kosovės por e mungesės sė vetėdijes, se kėtij vendi i duhen kėta njerėz, si dhe tetari nė pėrgjithėsi.
Pėr ata, (ata qė sjellin vendime) edhe teatri edhe aktorėt, dramaturgėt regjisorėt, konsiderohen tė panevojshėm. Sepse ata, nuk ndjejnė uri artistike dhe rrallė, apo kurrė nuk e shijojnė kėtė “gjellė”. Prandaj, pėr ta kultura ėshtė gjėja mė panevojshme e kėsaj shoqėrie. Ata, edhe kur ju ndodhė tė vijnė nė teatėr, aty nuk ndjehen mirė. Nėse ndodhė ndonjėherė tė vijnė pėr tė bėrė hapjen e ndonjė festivali, posa tė bėjnė kėtė ikin, pa filluar shfaqja ose gjatė kohės sa zgjatė shfaqja. Por duhet tė shpresojmė se kjo gjendje do tė ndryshojė nė tė ardhmen. Teatri shqiptar nė Kosovė, nuk e ka merituar ketė trajtim.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi