Ekskluzive: Intervistė me rapsodin e mirėnjohur Agim Gashi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me rapsodin e mirėnjohur Agim Gashi

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:04 pm

Folklori tė mbanė mė afėr me atdheun

Nė kėtė kohė tė tranzicionit kombėtar, kudo qė tė shkosh s’ke pėr tė dėgjuar mė kėngė tė bukura tė Nexhmije Pagarushės e Naile Hoxhės, tė Qamilit tė Vogėl e tė Jusuf Myzyrit, tė Rizah Bllacės e Dervish Shaqes. Pėr dhjetė vjet kėndova nė ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta pėrsėriste vargun kolosal „Shqiptarėt donė liri“! Edhe nė burg kam kėnduar. Ti kthehemi tė mbarės, traditės e kulturės sonė kombėtare, ta duam kėngėn e mirėfilltė shqipe.

Intervistoi: Jeton Kelmendi - Ekskluzive per Zemra Shqiptare

Zemra Shqiptare: Ēka e lidhe Agim Gashin dhe muzikėn folklorike?

Gashi: Kur isha i vogėl, nė odat tona flitej edhe pėr Skėnderbeun, lexohej „Lahuta e Malcisė“ dėgjoheshin kėngė kreshnike dhe ato historike. Natyrisht se sa folklori qė tė mbjell dashuri pėr atdheun dhe popullin , nuk ma merr mendja se mund tė ketė diēka tjetėr si zėvendėsim. Kur piqet nuk hiqet thonė tė moēmit tanė. Edhe mua mu poq kjo dashuri, mė hyri nė shpirt pėr tė mos u ndarė kurrė. Folklori ėshtė shkencė. Shkenca folklorike shqiptare ka vėrtetuar se nė saje edhe tė Barletit, italianit Antonio Sebelikės, qė ishin bashkėkohės tė Skėnderbeut, apostolikut tė Romės M. Bicit, pastaj Frano Bardhit, ditarit francez Ami Buos e tė tjerėve, se populli ynė pat krijuar shumė kėngė pėr Skėnderbeun dhe bashkėluftėtarėve tė tij. E ceka mu kėtė sepse kėngėt e krijuara u kėnduan nė etapa tė ndryshme kohore, nė tė gjitha periudhat e historisė sonė qė pasuan, edhepse gjurmoheshin nga armiqtė turq e mė vonė edhe serb, ēka do tė thotė se shumė kėngė tė folklorit tonė i breu koha. Por shumė nga to i mbijetuan kohėrat e vėshtira dhe akoma kėndohen. Njė kėngė pėr Skėnderbeun u bė shkaktare qė unė mos ti ndahem folklorit qė nga ditėt e rinisė sė hershme, dhe ajo kėngė ishte „Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė“, qė edhe sot e kėndoj me ėndje. Kėngėtari popullor shqiptar, vlerėsuar edhe sipas kėngėve qė na u lanė trashėgim, e ka pėr detyrė qė ti pėrcjell hap pas hapi tė gjitha ndodhitė, tė mėdha e tė vogla, ato individuale e kolektive sepse me kėtė, ai i kėndon historisė sonė tė lavdishme. Jam munduar qė edhe unė ta pėrcjell kėtė rrugė, ti kėndoj lėvizjeve tona ēlirimtare, ndodhive, si dhe vėrsuljeve tė huajve mbi popullin tonė.

Zemra Shqiptare: Ku ka mbetur sot folklori dhe cili ėshtė primati nė artin muzikore shqiptare nė pėrgjithėsi?


Agim Gashi me vajzėn Azalenė
Gashi: Nuk ka gjė mė tė rėndė se sa zbrazėsia nė jetėn kolektive. Por ėshtė edhe mė trishtuese kur ajo sundon pa dėshirėn tonė. Nė kolektivitetin tonė ka dikush qė dėshiron tė bėhet yll brenda natės. Ky ėshtė aksident gjithė popullor nė tė gjitha poret e jetės, pra edhe tė kėngės nė pėrgjithėsi. Muzikėn tonė e ka kapluar njė e keqe me pėrmasa tė mėdha. Kjo shkakton dridhmė dhe ankth tek ata tė cilėt kulturės shqiptare iu kanė pėrveshur me pėrkushtim. Dhe s’ka se si mos tė te pėrkujtohet thėnia e Faik Konicės „Shqipėrinė shpėtoje, Zot, nga shqiptarėt“! Pse e pėrkujtoj kėtė thėnie? Sepse, shqiptarėt me vetė dėshirė kopjuan muzikėn e huaj dhe ia servojnė masave tė gjėra si diēka origjinale. Vazhdimisht duke e dėgjuar kėtė muzikė, njeriu ynė mėsohet dhe patjetėr se ėshtė i detyruar tė ndahet nga origjinalja shqiptare e cila sipas mendimit tim ėshtė mė e bukura, mė e larmishmja dhe mė besnikja nė botė. Kur mendoj se njė popull i tėrė u hipte tankeve serbe duke shpalosur flamurin kombėtar, kur flijoheshin familje tė tėra me gra e fėmijė, kur djem e vasha i suleshin armikut nė istikame, sot na dalin njerėz qė kėrkojnė famė tė karkalecit duke ndjell kaos nė kulturėn shqiptare. Mos tė mendojnė se po bėjnė burrėri, pėrndryshe veprimet e tilla janė tė barabarta me tradhtinė. Nuk shitet pasuria kombėtare pėr para. Le ta dinė tė gjithė ata se nuk jam idhėtar i konfrontimit, e as materialist i degjeneruar, por nuk dėshiroj qė guximi intelektual tė mė mbetet nė periferi siē i u ėshtė mbetur disave. Kėta njerėz , me zell janė duke e shfrytėzuar kaosin e dhimbshėm tė kombit nė tė gjitha trojet etnike, duke u bėrė kujdestarė tė pseudovlerave dhe tė pseudopatriotizmit. Nė kėtė kohė tė tranzicionit kombėtar ma kudo qė tė shkosh s’ke pėr tė dėgjuar mė kėngė tė bukura tė Nexhmije Pagarushės e Naile Hoxhės, tė Qamilit tė Vogėl e tė Jusuf Myzyrit, tė Rizah Bllacės e Dervish Shages, por ke pėr tė dėgjuar zėra insonant e tė pa artikuluar tė njė muzike tė huaj qė as dreqi si bie nė fije, thua se je nė njė vend tė fosileve antiqytetruese, apo edhe nė qytetet e atyre qė nė shekuj na i bėnė shumė tė kėqija. Kam shpresė se pa kaluar kohė e gjatė, pa u bėrė tepėr vonė, do tė kėndellemi si kolektiv dhe do tė mendojmė ndryshe , pra tė mendojmė kombėtarisht.

Zemra Shqiptare: Ju keni filluar me njė tjetėr zhanėr, pse tani merreni me folklor, madje duket se jeni prej te rrallėve qe ruani folklorin e pastėr?

Gashi: Unė kam filluar pothuajse nė tė dy zhanret paralel. Si i vogėl imitoja Rizah Bllacėn e Dervish Shaqėn, njėkohėsisht kėndoja kėngė edhe tė Qamilit tė Vogėl e Ibrahim Tukiqit. Kėndoja kėshtu sepse nė familjen tonė, atėbotė nė fshatin Okllap, pothuajse kėndohej ēdo natė. Babi im ndjesė pastė, e ka dashur kėngėn dhe ka kėnduar sė bashku me familjarėt nė ndeja e dolli tė fshatit e diku edhe ndėr miq e tė njohur. Vegla popullore kishim me bollėk sepse axha im Sabiti i bėnte me njė mjeshtėri tė rrallė. Ēiftelinė e lidhte me bilbila druri qė kur lozte nė atė instrument, loznin edhe bilbilat thua se janė tė gjallė. Kishte diēka domethėnėse ajo kohė e ahengut dhe e tė kėnduarit shqip dhe vetėm shqip. Ndjellte njė tė ardhme mė tė mire duke pėrgatitur gjenerata tė shėndosha qė do tė jenė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Pas shkollimit fillor regjistrohem nė shkollėn normale nė Prishtinė. Aty hasi njė kulture mė ndryshe , por edhe me njė jetė tė pasur kulturore. Nė klasė kisha edhe njė dashamir tė kėngės qė mė vonė do tė jetė njė kėngėtar i mirėfilltė i tė dy kėtyre zhanreve. Ishte ai Rizah Bytyqi, me tė cilin pėr pesė vite ishim pothuaj tė pandarė nė mėsim, kėngė dhe shoqėri tė ndryshme kulturo artistike. Njė detal tė jetės si nxėnė do e veēoj me respekt tė madh: e tėrė klasa ime ishim pjesėmarrės tė demonstratave tė vitit 1968. Mė pas u pranova edhe si kėngėtar i RTP-sė ku fillova tė regjistroj kėngė tė ndryshme popullore. Tė gjitha tekstet dhe muzikėn ua bėja vete. Nga incizimet e mia nė RTP, vetėm kėnga pjesėmarrėse e “Akordeve tė Kosovės “76” e Sabah Bytyqit “Ditėt qė kaluan”,ėshtė kėngė qė ka autorė tjetėr, tjerat janė kėngė tė shkruara, pėrpunuara e komponuara nga unė. Aso kohe kishim njė orkestėr fenomenale nėn udhėheqjen e Isak Muqollit, ku anėtarėt e kėsaj orkestre ishin edhe kompozitore me fame. Nė anėn tjetėr, krahas si punėtorė arsimi, kėndoja edhe nė dasma dhe krahas kėngės popullore qė e kėndonim me kėngėtarin e ndjerė Feim Jupen, gjithnjė kisha sharkinė time pėr ti kėnduar kėngėt e reja e tė shkruara pas ēdo ngjarje tė rėndėsishme. Robėrimin nga zgjedha sllave e pėrjetoja rėndė, andaj edhe nuk mund tė isha indiferent edhe nė veprimtarinė politike. Kėshtuqė si shumė vasha e djelmosha shqiptarė, edhe unė burgosem nė vitin mars tė vitit 1986. Me kėtė u “pėrshėndeta” edhe me kėngėn, me RTP-nė por edhe me dasmat dhe veprimtarinė time. Nė vitin 1981 veq isha larguar nga proqesi arsimor si i pa pershatshem politikisht. Pas daljes nga burgu nė fundin e vitit 1989 i bashkėngjitėm Lėvizjes gjithė popullore tė Ibrahim Rugovės dhe aksionit pėr pajtimin e gjaqeve. Kėndoja pėrsėri por jo mė nė RTP, sepse pos ndalesės sė kėngėve tė mia, isha ndaluar edhe si person tė hy nė lokalet e RTP-sė. Tani kėndoja me sharki, nė pajtimet e gjaqeve, ku fushat dhe logjet ku faleshin gjaqet pėr liri e pėr flamur, merrnin emra “Fushat e Pajtimi”. Pas kėsaj periudhe jam ndeshė me shumė vėshtirėsi tė jetės ndėr tė cilat veqoj mė tė rėnden: kurbetin.

Zemra Shqiptare: Njė kėngė qė i kushtohet ish-presidentit tė Dardanisė Ilire e kėndoni ju, a mund tė na flisni mė nė detaj rreth kėsaj kėnge?

Gashi: Kėtė kėngė e kam shkruar nė vitin 1992 nė Vjenė tė Austrisė. E kisha filluar nė Slloveni, e pėrpunova nė Kroaci pėr ta kėnduar tė plotė nė Metropolet e Evropės, nė ato vende ku Dr. Rugova shkonte ta pėrsėriste vargun kolosal „Shqiptarėt donė liri“! Punėn qė e nisi Dr. Rugova, isha i bindur se mund ta niste vetėm njeriu qė vėrtetė e do atdheun, popullin e lirinė. Kėtė kėngė e kėndova plot njė dekadė e gjysmė, me gėzim e krenari, nė koncerte humanitare, nė pėrvjetorė e pėrkujtime, por edhe shumė herė me frikė nga njerėzit tanė. Fatkeqėsisht kishte, por ka akoma pjesėtar tė popullit tim qė i trishton kjo kėngė, i trishton suksesi kombėtar i Dr. Rugovės sepse e dinė fare mirė se Ai e ka fituar pavdekėsinė. Me vdekjen fizike tė Presidentit tonė tė parė, kėtė kėngė e pėrpunova nė tekst dhe me muzikėn e njėjtė e shėndrrova nė Elegji. Mendoj qė s’ka mė mirė se njė kėngė e burrėrisė dhe veprimtarisė sė njė pėsoni ti shėndrrohet nė Elegji. Kjo donė me thėnė se Ai ishte i madh me vepėr tė madhe, e qė lum ky popull qė e pat.

Zemra Shqiptare: Ju kėndoni, por tekstet nga i merrni dhe kryesisht ēfarė tekstesh kėndoni?

Gashi: Zakonisht tekstet i shkruaj vet. Por, kam tekste edhe nga dy miqtė e mi tė mirė. Nga poeti ynė me renome botėrore Ali Podrimja dhe nga poeti ynė dhe gazetari Faruk Tasholli. Faruku me ka shkruar dhjetėra tekste te cilat i kam renditur ne albumet e mia te deritashme. Por unė si rapsod dhe kėngėtar ia kam dhėnė vetės obligim qė tė pėrcjell ngjarjet tona, duke pasur si burim tė pasqyruarit e realitetit, nė ushtimėn e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve, duke i poetizuar me parė ato e mė pas duke i kėnduar. Vargjet e mia janė tetėrrokėshe me theksin ritmik nė tė tretėn dhe tė shtatėn. Por kam edhe vargje tjera si janė dhjete e dymbdhjetė rrokshe, por ka edhe katermbedhjeterrokshe. Jam munduar qė tė jem shumė afėr me dėgjuesin sepse kėnga ime i mundėson pėrcjellje tė ngadalshme tė rrėfimit, si dhe tė thellimit dhe pėrjetimit tė ngjarjes sė pasqyrimit.

Zemra Shqiptare: A mendoni se po dėmtohet folklori nga disa qe po e pėrziejnė folklor me instrumente tjera, gjithė kjo nė emėr tė modernitetit?

Gashi: Po si. Folklori veē ėshtė dėmtuar. Folklori nė breza ka luajtur rolin e krahut tė fortė tė historisė, traditės, kulturės, gjuhės dhe gjakut shqiptar. Tė rebelohesh kundėr dhunės dhe armikut ėshtė jo vetėm detyrė kombėtare por edhe krenari, por tė rebelohesh kundėr kulturė dhe traditės, ėshtė tradhti dhe poshtėrsi. Sot tė paktė janė ata qė mund tė quhen rapsod tė mirėfilltė. Kėndohen heronjtė, dėshmorėt, liria, pavarėsia me vegla tė ēoroditura. Merret kėnga greke apo sllave, turke apo rome, i pėrshtaten tekste tė pa pėrmbajte, grumbullohen buzuka e sinta, tarabuka e vegla tjera, bėhet hallakamė me zėrime tej masės sė lejuar, dhe, bėjnė muzikė „shqip“! E si ti quajmė ndryshe ata pos xhelatė tė muzikės shqiptare!?

Zemra Shqiptare: Nga e shkuara juaj, dihet se keni qenė i pėrkushtuar nė shėrbim tė kėngės dhe atdheut, a janė kėto motive qė mbajnė njėra tjetrėn tek ju?

Gashi: Edhe nė burg kam kėnduar. U kėndoja shokėve tė dhomės, kėndoja edhe nė qeli tė vetmuar. Mė kanė zėnė disa herė, por vetėm njėherė me pasoja. Por, pėr disa tė rėna shpinės nuk ndahesha dot nga tė kėnduarit. Disa kėngė i kam krijuar nė burg siē ėshtė „Kėnga e tė burgosurve“. Unė si kėngėtar dhe rapsod, jam munduar tė kėndoj vlera historike. Nė tė gjitha ato vende ku kam kėnduar, nė oda burrash, ndeja, kremte kombėtare e kudo tjetėr, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej kėngėtari, jo vetėm nė ruajtjen e kujtimeve tė shtrenjta nga historia jonė e lavdishme, por edhe nė edukimin e ndjenjės sonė patriotike tė pastėr tek rinia dhe popullata jonė. Kėnga mė ka mbajtur tė pathyeshėm edhe kur mė kanė rrahė, edhe kur mė kanė burgosur, kur mė kanė nėnēmuar duke mė futė revole e shkopinj gome nė gojėn time, por edhe kur mė shtinin tė i ha albumet e mia. Kėtė e kam pėrjetuar nga serbėt por edhe nga gjaku ynė, he mos qoftė i yni.

Zemra Shqiptare: Si jetohet me muzikėn folklorike sot, kur ka marshuar shundi e kiēi, tė cilat janė tė paguara majmė?


Agim Gashi me vajzėn Azalenė nė ishullin Borkum te Detit tė Veriut
Gashi: Nė Kosovė kam jetuar nga kėnga popullore dhe nga ajo folklorike. Paguhej pak nė ato kohėra por ishin mjaft sa pėr tė jetuar. Por me ardhjen time nė kurbetin e mallkuar, mė nuk merrja para pėr vete. Tė pakta ishin ato para qė nė ndonjė aheng mė shpėrblenin shokėt e mi. Por nė kurbet kam kėnduar shumė mė shumė se qė kam kėnduar tėrė jetėn time. Fotografitė rrėqethėse qė vinin nga Kosova ime mė bėnin tė fortė qė tė ipja ēdo gjė nga vetja . Unė s’kisha gjė tjetėr ti dhuroja popullit dhe vendit tim pos kėngės. Organizonim koncerte humanitare nė mbarė Evropėn. Mblidheshin para tė shumta, por a shkonin nė vendin pėr ku dedikoheshin, nuk kisha qasje kontrolli. Pastaj kėndoja edhe pėr popujt tjerė dhe me kėtė doja ti dėshmoja Evropės se Kosova gjithmonė ishte vendi i shqiptarėve dhe se ky popull ka jetuar nė harmoni tė plotėt deri me ardhjen e rodit serb, dhe se ky rod i keq e shėndrroi Kosovėn Dardane nė njė mit tė rrejshėm edhe pėr vetė serbėt. Kėnga e mire qan male, bashkon zemra por edhe demanton dhe ērrėnjos gėnjeshtrėn. Pėr kėtė unė sot jam njeri I varfėr, pa shtėpi, pa veturė e pa biēikletė. I varfėr por shpirtėrisht I pastėr. Pėr asnjė moment dhe pėr asgjė nuk mė vret ndėrgjegjja. Sot me muzikė jetojnė mire dhe fitojnė mire ata qė kėndojnė tallave, qė pėrkthejnė tekste nga serbishtja, bullgarishtja, greqishtja, turqishtja e gjuha rome, qė i kėndojnė dėshmorėve me muzikė tė armikut, qė i kėndojnė dashurisė sė pėrēudshme etj. etj. Sot nuk dėgjohet kėnga pėr Shote Galicėn apo Norėn e Kelmendit, pėr Haxhi Zekėn apo Dedė Gjo Lulin. Historia po harrohet pėr qėllime ogurzeza. Pėr disa historia shqiptare ka filluar nė dhjetėvjetėshin e fundit. Nuk i kėndohet mė Skėnderbeut dhe bashkėluftėtarėve tė tij, as kėngėt e Bushatlive tė Shkodrės, as kėngėt e Ali Pashės, as periudhės sė Tanzimatit, as ato kundėr nizamisė, kėngė kaēakėsh e kapedanėsh, pastaj janė harruar kėngėt e Rilindjes Kombėtare, kėngė tė shtypjes dhe shfrytėzimeve shoqrore etj. Sot edhe dashurisė i kėndohet prapė. S’ka mė stane, lama e livadhe. Ska mė bishtaleca dhe as nga shpatijet mė nuk i shikojnė tė dashurat e tyre. Nuk ka mė as aso vasha qė shkojnė te krojet tė mbushin bucelat, por s’ka as baresha tė mira qė shkojnė me vjeta e dele. Tani mund ti kėndohet ndonjė vashe qė punėsohet nė KFOR, qė shkon nė kafiteri apo edhe pėr ato qė kanė vathė nė kėrthiza e buzė. Muzika e mirėfilltė mė nuk ka bereqet. Shpesh edhe unė e pyes veten dhe tė tjerėt:deri kur?

Zemra Shqiptare: Ēka do tė ju thoje lexuesve dhe dėgjuesve tu nė kėtė interviste pėr Zemra Shqiptare?

Gashi: Kisha dėrguar porosinė shqiptarėve, tė mbledhim mendjen, sepse ėshtė momenti dhe shansi ynė historik tė jemi tė bashkuar e tė besatuar, duke i lėnė anash ideologjitė e huaja, duke lėnė hasmėritė nder veti, sepse shqiptarėt janė ata qė dinė tė fjalosen por dinė edhe tė bėhen tok kur e lypė nevoja. Ti kthehemi tė mbarės, traditės e kulturės sonė kombėtare, ta duam kėngėn e mirėfilltė shqipe. Shqiptari di tė bėjė edhe vepra tė mira. Dhe krejt nė fund ju them se ju dua tė gjithėve, edhe ata qė mė donė por edhe ata qė mė urrejnė. Unė nuk kam shqiptar tė hidhi nė anėt tjera. Edhe po ti hidhnim, po na i kthejnė mbrapa sepse askush s’po na donė. E mbasi ėshtė ashtu, ta duam vetveten pra. Ta duam njėri tjetrin qė ta bėjmė Shqipėrinė-Shqipėri.

Degjoni disa kenge nga thesari Gashi

Krijimtaria letrare e Agim Gashit

Shkarkoni - Elegji per Ibrahim Rugoven

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi