Ekskluzive: Intervistė me Azaleja Gashin, ėngjėllin e talent

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me Azaleja Gashin, ėngjėllin e talent

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:08 pm

TE GJITHE SHQIPTAREVE URIME FESTA E FLAMURIT

’’E dua popullin tim, e dua Kosovėn, e dua Shqipėrinė’’


Azaleja Gashi
Njė zė i mrekullueshėm po hyn furishėm nė skenė. Si recituese, moderatore e kėngėtare ka arritur tė pushtojė zemrat jo vetėm nė Gjermani, por edhe nė Kosovė e kudo qė e dėgjojnė. Ajo quhet Azaleja Gashi dhe ėshtė nxėnėse e klasės sė shtatė nė Mariavaler tė Dürenit tė Gjermanisė. Shkolla e saj quhet ''Ana Frank'' , nė tė cilėn percjell mesimet e artit dhe muzikės. Shkruan poezi kryesisht me tematike shqiptare edhe pse ka lindur nė Gjermani. Mesuesit e saj thonė se Azaleja eshte njė talente e lindur.

Kėto ditė biseduam me Azalenė me qėllim qė tė njihemi mė shumė me kėtė ēupėz lozonjare e cila premton shumė jo vetėm pėr kulturėn shqiptare, por edhe pėr kulturėn nė pėrgjithėsi...

Zemra Shqiptare: A na tregoni se ku dhe kur keni lindė?

Azaleja Gashi: Kam lindė mė 21.01.1995 nė Düren tė Gjermanisė. Babi me ka treguar se unė kam lindė gjashtė muaj e gjysmė dhe me peshė vetėm 800 gram. Por sot ndjehem mirė dhe rrallė sėmurėm.

Zemra Shqiptare: Kur keni filluar tė merreni me shkrime e kėndime?

Azaleja Gashi: Duke e parė babin tim duke shkruar dhe kenduar, qė nga vegjėlija kam filluar qė tė kėndoj, natyrisht me ndihmen e babit tim Agim Gashit. Ai mė ka shkruar e komponuar disa kėngė por i kėndojmė edhe kėngėt lirike tė vjetra tė cilat i pėlqej shumė. Sidomos mė pėlqen kėnga ''Doli Liza'', kėngė e cila se ka shoqen nė kėtė Evropė. Ndėrsa kėngėt e komponuara nga babi janė ''Na ishte dikur'', ''Qeni im Beni'', ''Njė, dy tre'' etj. Kėndoj edhe gjermanisht dhe anglisht dhe cmoj shume kengėtaren Alicia Keys. Ndersa nga kėngėtaret shqiptare adhuroj Elvana Gjatėn dhe kėngėn e saj ''Mamės''!

Zemra Shqiptare: A na tregoni pak mė shumė pė jetėn shkollore nė Gjermani?

Azaleja Gashi: Unė vijoj mėsimet nė klasėn e shtatė tė shkollės ''Ana Frank Gezamtschule'' . Jam kryetare e klasės dhe e zgjedhur si moderatore e shkolles. Moderimi mė shkon sepse flas shumė gje qė mė bėn tė gjendem mirė nė situata tė prezentimit. Vijoj kursin e muzikės dhe aktrimit dhe nga mėsuesja kam lavdata tė shumta.

Zemra Shqiptare: A i festoni festat kombėtare nė Gjermani dhe si?

Azaleja Gashi: Kėtu ku gjendem unė ėshtė njė shkollė shqipe por unė nuk shkoj aty. Kushtet e udhėtimit janė tė pavolitshme por mėsimin nė gjuhėn shqipe ma plotson babi im i cili ka qenė edhe mėsues. Festave i gėzohem shumė si ēdo fėmijė tjetėr i diasporės. Kėto festa na bashkojnė neve fėmijėve, por janė edhe raste tė tregimit tė asaj se ēka dime. Unė kėto ditė jam mė shumė e angazhuar sepse pėrvec qė e kishim njė shfaqje teatrale nė shkollė, isha a ftuar edhe nė disa vende qė tė kėndoj dhe recitoj shqip. Tani kur e kam shkruar edhe poezine pėr flamurin, po mundohem ta recitoj me ndjenja, gje qe po arrij tė marrė duartrokitje frenetike. Kėto janė dhuratė qė vlejnė shumė.

Zemra Shqiptare: Si e keni kaluar verėn e sivjetme?

Azaleja Gashi: Kam pase verė tė ngarkuar dhe i tėrė pushimi na ka shkuar nė Kosovė. Atje kemi vizituar miqtė e babit si Ali Podrimen etj. Si dhe ishim nė RTK ku edhe babi kishte njė program nate dy orėshe me Mentor Mripėn por edhe unė e kisha njė emision pėr fėmijė qė zgjati 30 minuta. Mbrėmjet nė Kosovė janė mbrėmje kėnaqėsie. Mblidheshim te afėrm tė tė gjitha moshave dhe kėndonim e recitonim deri nė orėt e vona.

Zemra Shqiptare: Mė mirė ja kaloni nė Gjermani apo nė Kosovė?


Azaleja me babain, rapsodin e popullit, Agim Gashi
Azaleja Gashi: Unė kam lindur nė Gjermani por jam shqiptare. E kemi edhe njė poezi me babin tim ku thuhet:

Linda jashtė atdheut
Porse jam shqiptare,
Emrin e kam t“lules
Me thonė kurbetqare. Etj.

Unė e dua popullin tim e mė sė shumti i dua fėmijėt e popullit tim kudo qė janė. Dua qė ju nė emrin tim tė ua uroni popullit shqiptarė Festen e Flamurit, kjo festė e cila sa herė vie na mbushė me gėzim e hare.

Zemra Shqiptare: Nė fund te kėsaj interviste, cdo tė shtonit?

Azaleja Gashi: E dua popullin tim, e dua Kosovėn, e dua Shqipėrinė.
Urime Festat populli im. Shfrytėzoj rastin ta pėrshėndes motren time Orhidenė nė Kosovė e cila ėshtė kėngėtare e mirė dhe nxėnėse e shkėlqyer.

Intervistoi: Gėzim Marku -
Azaleja Gashi

Flamuri

Flamuri im i dashur
Flamur kuq e zi,
Pėr Ty ne luftuam,
Me nder e krenari.

Motra Marigonė
Tė qendisi TY,
Me zemėr tė pastėr,
Pėr ditėt nė LIRI!

Tė ngriti Ismail Qemali,
Tė puthi Isai vetė,
Me ty nė fitore
Tash e njėqind vjet.

Nėnat e nderojnė,
Emrin Marigona,
Me kėtė emėr t“bukur,
Pagzojnė bebet tona.

Flamuri kuq e zi,
O flamur i mbarė,
Nė zemer tė mban
Gjithkund ēdo shqiptar.

Si nė luftra tjera,
Edhe nė kėtė luftė,
Flamuri pėrpara
Na u bė dritė e pushkė.

N“Kosovėn martire
Sot me krenari,
Flamuri Ynė i shejtė
Valon nė LIRI!

Düren 2002

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi