Ekskluzive: Intervistė me legjendėn e valles popullore Besim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me legjendėn e valles popullore Besim

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:09 pm

Intervistoi dhe pėrgaditi Albert Vataj - Ekskluzive pėr Zemra Shqiptare

Besim Zekthi: “Shqipja mė dha krahė”


Besim Zekthi
Folku shqiptar dhe etnosi, njė ndėr traditat mė tė papėrsėritshme nė historinė e pėrfaqėsimit tė identitetit tonė kombėtar nė botė, njė nga resurset mė tė pasura tė visarit tonė shpirtėror, nuk mund tė kuptohet pa vallėn popullore dhe vetė ajo nė gjėnezėn e saj, deri sot, nuk mund tė identifikohet mė kurrėēka tjetėr, vetėm me “Vallja e shqipes”, apo “Festė tė madhe ka sot Shqipėria”. Ndėrsa shoqėritė zhvillohen dhe ne pėrpiqemi tė jemi nė njė hap me ta dhe modernizimin qė pa asnjė mėdyshje, ka prekur dhe pėrfaqėsohet dhe nga ndryshimet nė art, folku nė tėrėsi dhe vallja popullore nė veēanti, dėshmojnė se janė maja tė dimensionit tonė artistik dhe shpirtėror. Dhe vallja popullore nė ecurinė e saj, nė mėvetėsimin e saj, si traditė dhe vlerė kombėtare shqiptare, nuk mund tė kuptohet pa pėrfaqėsuesin e saj mė tė spikatur, Besim Zekthi. Artikulimet pėr Zekthin janė tė shumta, veē morisė sė ēmimeve, titujve dhe ndėrimeve, qė kanė ndjekur pėr katėr dekada. Ndonėse nė kufinjtė e 71 viteve jetė, ai ėshtė ende ai burrė shtatlartė, i hijshėm e plot rrezatim jete dhe shprehije emotive. Tek ai arti nė tėrėsi dhe vallja nė veēanti, kanė skalitur tiparet e njė personazhi qė rrezaton. Gjithēka tek ai ėshtė pėrplot, megjithėse nė rrėfenjėn pėr jetėn dhe veprimtarinė e tij nė art, nuk ka gjasa tė japė dorėheqje. Madje ai nuk nguroi tė nxirrte dhe njė sekret profesional. Bėhet fjalė nė lidhje me ambicjet e tij artistike, njė aktivitet qė do tė bėjė nė vitin 2008, ku kryesisht do tė dominojnė krijimtaritė e tija koreografike, natyrisht pa lėnė jashtė skenės vallet qė bėnė epokė, ekzekutimi i tė cilave i dha atij nderime dhe vlerėsime nė tė gjithė botėn. Ai nuk hezitoi tė na bėnte me dije dhe pėr pagėzimin qė i ka vėnė paraprakisht kėtij promocioni folk, “Shqipja mė dha krahė”. Nuk e e fsheh, se kanė qėnė “Vallja e shqipes”, “Festė tė madhe ka sot Shqipėria”, etj, tė cilat e kanė bėrė atė kaq tė famshėm, kaq popullor dhe identitetin tonė kulturor njė trofe nė skenat prestigjozė tė folkut. Ndjenjat e kombit tonė janė jashtėzakonisht tė prekshme. Pėr shembull, vallja “Kreshnikėt e lirisė”, siē i thotė populli “Vallja e shqipeve”, qė ėshtė e filmuar nė Krujė, kėto karaktere vallesh, qofshin kėto tė Jugut, Shqipėrisė sė Mesme, apo Veriut kanė domethėnien e tyre, kanė fjalėn e tyre, kanė shprehinė e tyre. Me tė vėrtetė ėshtė pa gojė, por shpirti, interpretimi, sytė komunikojnė aq bukur me popullin saqė duket sikur ēdo gjė cicėron, ēdo gjė flet, kėshtu janė vallet dhe ai interpretim qė i kemi bėrė ne kėsaj kulture kombėtare. Kam bindjen se uji do tė shkojė nė rrjedhėn e vetė, atje ku duhet tė shkojė. Ēdo gjė mund tė harrohet, kultura e kombit nuk mund tė harrohet. Nuk mund tė ketė komb pa njė kulturė tė traditės, tė lashtėsisė, tė jetės, aty ku ka lindur ai komb dhe aty ku ka pasqyruar jetėn, historinė, punėn, vajin, gėzimin, vallen, kėngėn, instrumentin, kostumin popullor, tė gjitha kėto janė shkrirė nė historinė e kombit tonė. Janė monumentet e kulturės, ajo s’diskutohet, por monumente mė tė gjalla se sa mund tė jenė vallet dhe kėngėt e historisė sė kombit tonė nuk ka.


Besim Zekthi - Vallja e Shqipes
Ku dhe si janė tė vendosura zanafilat e para tė ngjizjes suaj pėr nga ai talent i padiskutueshėm dhe ajo famė qė mban tė mbėshtjellė si nė njė brerorė shėndritėse Besim Zekthin?

Fillimet e mija janė tė vendosura nė fėmijėrinė time, nė lėvizjet e atėhershme, nė aksivitetet e shtėpive tė pionierit, siē quheshin asokohe. Mė 1952 prezantohem nė Filarmoninė e Shtetit, ku bėnin pjesė pothuaj tė gjithė hallkat e veprimtarisė kulturore artistike tė kohės. Tė gjithė jepnin shfaqje nė Teatrin Popullor, ku drejtor ishte Kol Jakova. Mė 1957 u ndje nevoja e ndarjes sė institucioneve, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombėtar. Po nė kėtė vit u krijua Ansambli ii Kėngėve dhe Valleve Popullore, tė cilin e drejtonte “Artisti i Popullit”, Ēesk Zadeja.

Ēfarė do ta konsideronit si tė rėndėsishme, pėr atė periudhė, ndėrsa domosdo duhej qė duke ruajtur dhe pasuruar traditėn, tė mbartte me vete kjo dhe profesionalizmin?

Prezenca e disa profesorėve rus ka qenė shumė e frutshme dhe ndikoi nė rritjen profesionale dhe forcimin e tabanit popullor. Mund tė nominoj pėr kontributin e dhėnė, profesor Georgi Perkun, Boris Ramazin. Kjo ndihmesė e profesorėve rusė, nė bashkėpunim me koreografin Gėzim Kaceli, Panajot Kanaēi, kanė ndikuar nė zhvillimin, jo vetėm profesional por dhe shpirtėror tė valles popullore shqiptare. Atė kohė u krijuan disa punė mė vlerė dhe qė do tė mbetnin tė pavdekshme nė memorien artiskike tė shqiptarėve, si “Vallja e shqipeve”, “Komitėt e lirisė”, tė Engjėll Tėrshanės.

Tashmė ju do tė hidhni hapin mė tė rėndėsishėm tė personalitetit tuaj artistik dhe konkretisht ju do tė kishit dhe punėt tuaja nė vallen popullore shqiptare?

Po. Krijimtaria ime, e cila ėshtė produkt i njė eksperience tė ēmuar dhe tė vlerėsuar. Do tė ishin “Motivet e Librazhdit”. Nė 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit mora pėrsipėr njė pėrgjegjėsi tė guximshme, tė pėrpunoj vallėn kosovare. Pėrpunimi im koreografik do tė mbante vulėn nė vallen “Dasma e Rugovės”, e cila i kushtohej kryengritjes sė famshme tė Rugovės.

Kontributi nė vallen shqiptare dhe vlerėsimi, natyrisht qė nuk ka munguar edhe nė skenat botėrore. Madje nė kujtesėn e viteve ngelet e pashlyer triumfi i traditės artistike tė tabanit popullor shqiptar nė kėto skena. Ēfarė do tė risillnit nė retrospektivė?


Besim Zekthi ne nje poster gjate aktivitetit ne Gjermani
Krahas njė trajtimi profesional dhe njė vlerėsimi qė i bėhej kulturės popullore nė pėrgjithėsi dhe valles popullore nė veēanti, natyrshėm qė frytet e punės, pėrpjekjeve dhe triumfit tė shpirtit artistik do ti vilnim kudo ku Ansambli i Kėngėve dhe Vallėve Popullore do tė ngjitej nė skenė. Por kulmin pėrfaqėsimi kulturės tradicionale shqiptare e pati nė Dizhin tė Francės, nė vitin 1970, ku u vlerėsuam me Gjerdanin e Artė. Ai ishte arritja mė e madhe e asaj kohe pėr artin dhe kulturėn shqiptare nė skenat prestigjoze botėrore. Tė mos harrojmė se ishim nė Francė, nė vendin e kulturės, sikurėse nuk duhet mėnjanuar dhe sfidat e pėrfaqėsuesve tė vendeve tė tjera qė morėn pjesė nė kėtė aktivitet.

Nė kėtė larushi aktivitetesh dhe pjesėmarrjesh, a do tė kishit ndonjė eksperiencė, e cila ka lėnė gjurmė nė pėrvojėn tuaj si e mrekullueshme dhe e paharrueshme?

Ishte viti 1971, pra njė vit pas famės sė Dizhonit, nė Ohėr tė Maqedonisė. Atė vit organizohej Festivali i Ohrit. Ishte kontakti i parė i kulturės shqiptare me atė tė trojeve etnike. Nė Ohėr deri nė atė vit nuk mbahej mend njė pjesėmarrje dhe njė popullaritet kaq i madh. Ishin aty qė nga Shkupi, Kėrēova, Dibra e Madhe, Struga, Manastiri, etj. Kudo pėrballeshe me bashkėatdhetarė, me mallin qė shpėrthente me lotė dhe dashurinė qė nuk mund tė ndeshej askund tjetėr me aq zjarr. Pėrfaqėsues tė kulturave dhe traditave tė gadishullit ballkanik vlerėsuan maksimalisht performancėn dhe pėrmbajtjen, shpirtin dhe sharmin e artit shqiptar. Ata pranuan hapur dhe publikisht, se kultura dhe tradita artistike e popullit shqiptar ėshtė maja e kulturės sė Ballkanit.

Megjithėse vend i izoluar, kultura ka mundur t’i thyej hekurat e rrethimit tė diktaturės dhe tė pėrfaqėsojė shpirtin dhe temperamentin e kėtij populli nėpėr botė. Madje Ansambli i Kėngėve dhe Vallėve Popullore ka njė hartė tė pasur tė gjeografisė artistike, a mund tė na rifreskoni kujtesėn?

Nga Azia nė Afrikė e nė Evropė. Nė Egjyptin e lashtė tė piramidave deri nė Kartagjenė, Algjeri e Marok, nga Kina nė Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francė e Itali, Danimarkė e Norvegji, Suedi e Finlandė. Ėshtė vėrtetė njė larmi shtetesh dhe skenash ku trupa jonė ėshtė ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerėsime maksimale. Kudo kemi shkuar dhe kudo kemi marrė vlerėsime dhe ovacione tė publikut, i cili e ka mirėpritur dhe ka dashuruar menjėherė kulturėn popullore shqiptare. Flamuri ynė ėshtė valėvitur nė sa e sa skena dhe kudo ėshtė nderuar.

“Festė tė madhe ka sot Shqipėria” ėshtė njė nga vallet mė tė spikatura dhe qė ka patur njė jehonė dhe qė tė godet emocionalisht edhe sot pėr sfondin e saj kombėtar, virtuozitetin e vėnies nė skenė, natyrisht qė ka zanafillėn e saj?

Me rastin e 50-vjetorit tė Festės sė Flamurit nė Vlorė, isha i ftuar, sigurisht pėr tė kėrcyer. Nė njė program qeveritar qė do tė mbahej atė natė, pėr nder tė festės ndodhej njė grup kosovarėsh qė rrinin nė Rrushbull. Ata kanė pasur njė rapsod, tė quajtur Dervish Shaqja, njė rapsod qė rrallė e sjellė historia e tokės si pėr Kosovėn ashtu edhe pėr Shqipėrinė. Atėherė, pėr tė pėrshėndetur nga ana e Kosovės kėtė natė feste tė 50-vjetorit tė Flamurit ishte zgjedhur grupi i Dervish Shaqes. Dhe si fillonte kėnga e Dervishit? “Festė tė madhe ka sot Shqipėria, kėngė e valle pėr jetėn e re, brohorasin tė gjithė nga zemra, rrofsh sa malet, o jubile”. Kjo kėngė pas njė viti, u bė himni i valles “Festė tė madhe ka sot Shqipėria”. Kėtu filloi embrioni i kėsaj valleje, nga kėnga madhėshtore e jubileut tė flamurit dhe qė u bė simbol i kulturės kombėtare shqiptare nė gjithė botėn, deri nė Gjerdanin e Artė nė Francė. Me krijimtarinė e kėsaj valleje u mor profesori im, “Artisti i Popullit”, Panajot Kanaēi. Sigurisht nė bashkėpunim edhe me valltarin, se e do njė bazament njeriu se ku duhet tė mbėshtetet, e unė shumė herė isha inspirues i krijimit pėr profesor Panajotin, ai gjente tek unė figurėn, jo vetėm artistike, por gjente figurėn shpirtėrore tė valles shqiptare.


Ansambli i kengeve dhe valleve - Feste te madhe ka sot Shqiperia
Natyrisht qė edhe sot vallja luhet dhe spikasin penetrime tė pėrvojave tė huaja, madje edhe kur lėvrohet tabani kumtohet njė vullnet dhe emocion qė pėrēohet tek spektatori, ju ēfarė mendoni pėr sot?

Natyrisht qė interpretimi ka nevojė pėr shumė punė. Shumė, ose pothuaj tė gjithė kanė kaluar pėrvojėn arsimorė pėr profesionin, por mund tė mbarosh disa shkolla dhe nuk arrin atė qė spektatori ėshtė i gatshėm ta marrė. mish populli nė interpretimin e tij. Unė gjithė jetėn time rėndėsinė mė tė madhe ia kam vėnė interpretimit, ēfarė ka dashur shpirti i popullit me thėnė me atė. Nė qoftė se nuk ke arritur ta zbėrthesh shpirtėrisht, nuk ke bėrė asgjė, je njė kukull, nuk ke asnjė vlerė, prandaj fatkeqėsia ėshtė se nė kėto raste mjeshtrit e mėdhenj duhet tė punojnė jashtėzakonisht shumė me kėta elementė tė rinj qė janė mėsuar tė kėrcejnė gjoja nė mėnyrė moderne, do tė thosha, ėshtė pseudomoderne, nuk ėshtė absolutisht moderne, moderne ėshtė ajo qė ėshtė antike, janė monumentet e kulturės, janė piramidat e Egjiptit. Kanė nevojė pėr njė punė shumė tė imėt, shumė profesionale, nė mėnyrė qė tė mos e zhveshin vallen nga shpirti i popullit. Unė e kam mishnu popullin tim shpirtėrisht. Nė radhė tė parė i kam dhėnė shpirtin, pastaj i kam dhėnė krahėt.

Kush ka qenė kėrcimi i fundit i juaji nė njė skenė prestigjozė dhe a mendosi se ai do tė jetė i fundit?

Kėrcimi i fundit ka qenė nė Festivalin e fundit Folklorik tė Gjirokastrės. Natyrisht qė sot 71 vite nuk janė pak dhe e lehtė pėr t’u sfiduar, por mendoj se shpirti dhe dashuria qė mė ka ngjizur nė shpirtė vallja popullore shqiptare nuk do tė mė lėnė tė kėrcej asnjėherė kėrcimin e fundit.

Ēfarė do tė mendonte Besim Zekthi pėr prurjet e fundit muzikore nė pėrgjithėsi dhe atė koreografike nė veēanti. A mendoni se ndikimet e kulturave tė huaja do tė kėrcėnojnė traditėn e kėngės dhe vallės popullore shqiptare?

Montalisht edhe mund tė flasėsh pėr njė kėrcėnim tė mundshėm, por unė nuk do ta shikoja kėtė si njė rrezik pėr traditėn e shkėlqyer tė kulturės popullore shqiptare. Gjithė kėto prurje i konsideroj si njė ndikim kalimtar nė kulturėn tonė. Ata nuk mund tė ndikojnė nė ndryshimin apo tjetėrsimin e tabanit tė kulturės popullore dhe shpirtin e folkut.

Kush janė planet e afėrta artistike pėr mjeshtrin Besim Zekthi?

Mė 2008 do tė jem me njė krijim timin koreografik tė titulluar “Shqipja mė dha krahė”. Po punoj pėr kėtė projekt. Mendoj se kjo do ti shėrbejė njė rigjallėrim tė emocioneve dhe shpirtit shqiptar. Vallet shqiptare janė tė mrekullueshme.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi