Ekskluzive: Intervistė me kėngėtaren e talentuar Greta Koēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me kėngėtaren e talentuar Greta Koēi

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:12 pm

Greta Koēi, kjo Nimfė e detit tallazues tė muzikės

Nga Albert Vataj - Ekskluzive per Zemra Shqiptare


Greta Koēi
Greta Koēi, e bukur si njė Nimfė, me zėrin magjik tė njė Sirene, me krenarinė e Athinasė. Njė tipar artistik qė muzikėn e bėn ninullė pėr lumturinė. Nė gjithė kėtė larushi zėrash, pėrformimesh, promocionesh artistike, promovimesh, gjithkah qė pipėtin pasioni pėr muzikėn, Greta Koēi spikat. Vokali i saj ėshtė njė zė qė perceptohet kjartazi dhe tė miklon me ėmbėlsinė dhe sharmin e butė dhe rrezatues si breror. Tash kur konkurenca qaset tė shohė veten tė shndėrruar nė njė fushėbetejė tė ashpėr luftė pėr kreun, gjithherė e mė e vėshtirė rreket pėrballja edhe pėr tė. Nė kėtė “kacafytje” vlerash artistike, Greta Koēi, me tanēka pėrmbush tėrėsinė e saj si Greta Koēi. Ajo rend nė skalionin e heronjve, atyre qė flamuri i fitores shpalohet bashkė me ambicjet dhe egon e tyre pėr tė tjera sfida, pėr tė tjera lartėsi qė duhen kapėrthyer. Lėmi i muzikės ėshtė ndėr gjinitė artistike mė populiste. Masivizmi e ka bėrė atė, jo vetėm ushqimin mė tė preferuar pėr njė shoqėri tė pėrfytur nga stresi dhe jeta e vėshtirė, por e ka epur atė nė krahėt e njė pasioni tė pėrflakur. Ngado nė jetėn gjithėshqiptare muzika ėshtė bashkėshoqėruese, ėshtė ballsam pėr plagėt lėnguese. Ajo ėshtė vetė bekimi i kėtyre shpirtrave tė trazuar. E nė gjithė kėtė ndėrmarrje, Greta Koēi nuk e sheh veten vetėm si njėsi e sė tėrės, por si pėrgjegjėsi e vlerės qė duhet pėrēuar nė prehrin e zhuritur tė dėshirės pėr art. Greta e vogel, tash e mbas nuk ėshtė mė e tillė. Ajo ėshtė e madhe, ėshtė pėrfaqėsuese, ėshtė adhurimi qė plazmon nė tėrė atė qė pasionet tona pėr muzikėn dhe tė bukurėn feksin pushtues. Hapat e saj nė rilievin e theqafun tė artit janė tė mėdhenj, tė vendosur dhe mbi tėrėēka tė arrirė. Ky ėshtė vetėm fillimi. Ajo gjithēka nė kėto hapa ngjitjeje i ka pėrkthyer nė vullnete dhe energji pėr mė tė mirėn, pėr mė tė lartėn, pėr mė tė mrekullueshmen.
Ashtu qoftė
Amen

Intervista

Keni lėnė pas njė pėrvjetor ditėlindjeje, pėrrallor mund tė them, tė denjė pėr njė Hirushe. Nė 16-vjetorin tėnd ishin tė ftuar personalitete tė ndryshme tė artit dhe ekranit dhe natyrisht pėr Gretėn sejcili kishte mendur pėr njė dhuratė, e atillė qė e tija tė ishte mė e veēante se dikujt tjetėr. A mund tė na tregoni se kush ishte ajo dhuratė qė tė ka goditur dhe nga kush e morėt atė?

Eshte e vertete qe 16 vjetori i ditelindjes sime ishte dhurata me e bukur qe familja ime me dhuroi. Mund te them, se ky pervjetor ishte nje nga pervjetoret me te bukura dhe do te mbetet gjate ne kujtesen time. Dhurata me e madhe per mua, ate mbremje ishte prania e te gjithe artisteve dhe miqve me te mire qe une kam! Ate mbremje me kane nderuar me pranine e tyre artistet Big te muzikes shqipetare si, Sherif Merdani, Luan Zhegu, Liljana Kondakci, Irma Libohova, Aleksander Gjoka etj. Gjithashtu me nderuan me pranine e tyre edhe miqte e mi, kengetaret e rinj e te suksesshem te muzikes shqiptare. Persa i perket surprizave, ato ishin te shumta. Nje nga surprizat e kendeshme per mua ishte dhe ardhja e “Miss Globe international” per te me uruar ditelindjen. Ishte nje surprize qe nuk e prisja! Nje tjeter dhurate shume e vleshme dhe e mrekullueshme, ishte nje leter e shkruar nga Mjeshti i muzikes Shqiptare Z.Sherif Merdani, ku shkruahej: “Artistes se madhe, por te vogel ne moshe!” E me tej vijonte: “Cdo profesion mund te shuhet, vetem artisti mbetet. Ti je artiste dhe do te mbetesh! Keto ishin disa nga fjalet qe shkruheshin ne kete leter, e cila ishte nje dhurate e mrekullueshme ne kete 16 vjetor per mua!

Ta marrim vesh “E madhja, Greta e vogėl”, se kujt tradite qytetare i pėrkisnit, tė mos harrojmė se nė certifikatėn tuaj mediatike, gjithnjė ėshtė e shėnuar, lindur mė 26 shtator 1991, nė qytetin e Kuēovės, banoni nė Tiranė. Sakaq nuk shmanget se pėrballja juaj nė atė rrugė, nė tė cilėn ke vendosur tė rendėsh pėr shumė larg, ka qenė Shkodra. Ē’farė ėshtė Greta, shkodrane?

Babai im eshte Shkodran, ndersa mamaja ime eshte nga Berati, por ka jetuar ne Kuēove. Prinderit e mi ndodheshin per vizite tek gjyshja ime ne Kucove, ku edhe ato dite linda une.

Retrospektiva e atyre qė pėrbėjnė tashmė plejadėn e njerėzve tė shquar tė artit dhe kulturės, rrėfen se pothuaj tė gjithė kanė njė pikėnisje pothuaj tė ngjashme nga e juaja, radio, televizion, etj,etj. Mund tė themi se kishit lindur tė bėheshit e madhe, apo bahqja ku u kultivuat tė pėrzgjodhi qė tė bėheshe e famshme?

Ēdo person ka te dhena te veēanta ne jete dhe merr nje profil te caktuar. Une, sigurisht qe kisha te dhena per tu bere kengetare, por kurrsesi nuk mund te behesh nje artist i madh pa punuar intesivisht ne shume drejtime, drejt nje qellimi te caktuar, qe do te thote: Une punoj shume me vokalin, performancen, studioj shume per te rritur nivelin tim kulturor ne menyre qe imazhi im te jete i dashur per te gjithe shoqerine, sepse nje imazh i shkelqyer jep vlera artistike te shkelqyera!

Tashmė ju jeni njė kėngėtare e njohur dhe me njė spektėr tė larmishėm admiruesish. Nėse do tu jepej njė trofe pėr sfidėn tuaj tė suksesit, kush mendoni se e meriton; magjia e zėrit tėnd, hiret rrezatuese prej Nimfe, apo dikush a diēka tjetėr, Zoti ndoshta?

Jane shume komponent qe duhen per te merituar nje trofe te tille, qe thoni ju. Sic ju shpjegova edhe me lart, qe pa nje imazh moral dhe publik te persosur, nuk degjohet as kenga e bukur, as zeri i bukur, as hiret e bukura. Trofeun e meriton: Zeri; Kenga e bukur; Performanca e bukur dhe rrezatimi i miresise me publikun qe te degjon dhe shikon.

Behjen tuaj nė pjedestalin e njė dehje ambrozi pėr publikun dhe admiruesit e kėngės, natyrisht qė feksi pėrmes njė balade magjike nė Apoloninė antike, si pėrfunduat nė kėtė bashkėpunim me Erjon Korinin?

Ju faleminderit per komplimentet. E kam shpjeguar shume here kete pyetje, ne shume media, por per respektin tuaj po i pergjigjem perseri. Isha vetem 13 vjec, kur Erioni propozoi kete bashkepunim. E degjova kengen te kenduar nga kengetari Aziz dhe kengetarja Desi Sllava, e rikonfirmuam te drejten e autorit per ta kenduar kete kenge ne gjuhen shqipe. Na pelqeu kenga dhe vendosem ta realizojme.

Nga njė studim i fundit i njė universiteti amerikan ėshtė arritur nė pėrfundimin, se bukuria ėshtė njė ndėr shtytėsit mė tė rėndėsishėm drejt njė karriere tė suksesshme, si pėr femrat ashtu edhe pėr meshkujt, sipas jush ėshtė njė konkluzion alibik, apo shtegtim drejt njė tė vėrtete?

Per te qene kengetare nuk eshte e domosdoshme te jesh e bukur, por te jesh kengetare e mire, eshte mrekulli te jesh edhe e bukur. Sic e dime te gjithe ka shume vajza te bukura, por nuk kane zerin dhe s'dine te kendojne dhe anasjelltas, ka kengetare te mrekullueshme, por nuk jane te bukura.T'ju jap nje shembull: Kengetarja e madhe Vace Zela ka patur nje ze brilant, qe edhe sot perulet me shume respekt gjithe publiku. Ajo nuk ishte e bukur (fizikisht), por ishte nje 'brilant'

Jeni ende shumė e re, shumė e njohur, shumė e admiruar, e pse jo duhet tė jeni dhe shumė e pasur. Si e ndjeni veten nė kėtė kundrim majash, nė kėtė Olimp perėndishė?

Te them te verteten ndihem mire, ndihem e lumtur, por pavaresisht nga keto te mira dua te jem gjithmone njeri i thjeshte, e sinqerte dhe e dashur me te gjithe. Pasuria me e madhe qe une kam eshte respekti qe kane njerezit per mua dhe kete e them me sinqeritetin me te madh!

Periodikėt e ndryshėm, gazetat e pėrditshme, media e shkruar dhe ajo elektronike, ju kanė mikluar si rrallė dikė tjetėr. I dedikoni edhe atyre diēka tė vockėl nga pjesa juaj e suksesit?

Sigurisht qe media ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne karrieren time artistike, por pavaresisht kesaj ka patur edhe ndonje abuzim nga elemente te vecante (gazetare), te cilet mendojne se duke shpifur dhe hedhur balte mbi nje person publik pozitiv, rrisin jetegjatesine e tyre ne mediat, ku jane te punesuar ose mendojne te behen te famshem me menyra te tilla abuzive, Por teresia mediatike eshte pozitive, drejtuesit e ketyre mediave e kane filtruar informacionin e “shpifur” dhe kane reaguar menjehere ndaj gazetarit “abuziv”.

Nė CV-nė tuaj artistike konstatojmė njė larmi turnesh, njė protagonizėm qė do ta lakmonin edhe ata qė jan idhujt tuaj, gjithnjė nėse keni. A do tė kishit njė episod interesant, qė ka lėnė gjurmė nė sentimentet e Gretės, tė cilin nuk do tė ndjeheshit e kopleksuar pėr ta bėrė publike?

Eshte e vertete qe jane shume raste dhe episode per te treguar. Por nga njerin koncert ne tjetrin jane kaq te larmishme dhe te bukura, sa nuk di cilin episod te tregoj me perpara. Megjithate po ju tregoj nje nga rastet e fundit.
Me 1 dhe 2 janar, une kam qene duke kenduar ne Prishtine. Koha ishte shume e ftohte dhe rruget ishin te ngrira nga debora. Me duhej te isha ne koncert me daten 3 janar ne oren 19:00 ne Koplik, te Malesise se Madhe. Ne oren 17:00, hyra ne territorin e Shqiperise nga Hani i Hotit. Sapo afrohem tek vendi ku zhvillohej koncerti shoh rreth 500 vete qe prisnin perpara portes per te hyre ne sallen e koncertit, pasi salla kishte vetem 400 vende. Me priten me brohoritje dhe me uronin mireseardhjen, pasi kishin qene ne merak per udhetimin tim. Pritja e kesaj turme te madhe dhe dashamiresia qe treguan ata per mua, me beri me krah. Koncerti pati shume sukses dhe gjithe publiku kendoi sebashku me mua. Mu duk vetja si pjese e familjes se tyre!

Diku kam ndeshur njė proverb se: Publiku ėshtė pėr artistin si oksigjeni pėr jetėn. Si ndjeheni kur imazhi juaj artistik mrekullon ata. Ka patur kush guximin ta tregojė, qoftė dhe online pėr qiellin e shtatė ku e ka hopur performanca juaj?

Proverbi juaj eshte mese i vertete. Une mrekullohem ne te gjitha koncertet qe jap. Njerezit reagojne ne menyra te ndryshme, por ajo qe me mrekullon mua eshte reagimi i njerezve invalid, te paralizuar, qe vijne per te me ndjekur mua, ne karroce invalidi.Une shkoj i perqafoj, bej fotografi me ta dhe shoh reagimin e tyre, lotet e tyre. Me sinqeritet ju them qe me qe me qan zemra dhe kete shqetesim e reflektoj edhe gjate interpretimit tim. Gjithashtu kenaqesi e vecante per mua eshte prania e moshave te thyera. Shume prej tyre shkeputen dhe gjejne mundesine te takojne prinderit e mi dhe nder te tjera u thone:- Aaaaaa....., Greta nuk eshte vetem e juaja, eshte edhe e jona.

Gjatė njė rrėmimi nė internet pėr ju, kam rėnė nė kontakt me njė fakt, se prindėrit tuaj kanė braktisur gjithēka tė aktivitetit tė tyre tė derisotėm pėr tė qenė pjesė e atij mekanizmi qė prodhon energjinė artistike Greta Koēi, qėndron kjo apo kemi tė bėjmė rėndom me njė thashethem mediatik?

Eshte teresisht thashethem! Familja ime ka bizneset e saj dhe krahas punes se tyre kontribojne jashtezakonisht shume edhe per aktivitetet e mia artistike!

Tė mos harrojmė se jemi nė epokėn e individualizmit dhe materializmit, si boshti i filozofisė sė ekzistencės sė sotme, pėr ju paraja dhe fama a kanė diēka tė pėrbashkėt, apo diēka tė papajtueshme mes tyre?

Aktualisht nuk mund te perceptoj lidhjen organike mes parase dhe fames, pasi ne mes te kesaj lidhjeje qendron investitori kryesor 'familja ime'. Objektivi im kryesor eshte kenga, qe po te punohet mire, sjell famen.

Duke u rikthyer tek Greta Koēi nė rėndjen tuaj nga sfida nė sfidė na bie nė sy bashkėpunimi juaj me kompozitorin Genti Lako. Nė marrėdhėniet e punės ėshtė ai i kėnaqur me ju, apo ju me atė?

Une kam bashkepunuar me shume kompozitore dhe tek te gjithe keta kompozitore kam zgjedhur krijimin me te mire, qe mua dhe stafit tim i ka pelqyer. Krijimet e Genti Lakos jane te mira, por kerkesat e mia jane te larta dhe do te marre krijime te atyre kompozitoreve qe kane cilesi dhe perputhen me nje nivel te larte profesional.

Maki, Darko Dimitrov, Ocko, nėse jam i saktė, ose burimi nėse ka qenė korrekt, janė kompozitorėt me tė mirė maqedonas, me tė cilėt keni bashkėpunuar, pėrkatėsisht pėr kėngėt: “Bėj be qė s’tė dua”, “Dashuri pa shije”, “Njė herė po, njė herė jo”. Ishte thjeshtė njė eksperiencė e re, taktikė suksesi, apo...?

Une ju shpjegova edhe ne pyetjen me larte, qe kerkesat e mia jane shume te larta per nje krijimtari cilesore. Jam dhe do te jem gjithmone ne kerkim te krijimeve sa me te suksesshme, me kompozitore vendas apo te huaj. Gjithmone ne perzgjedhjen e me te mires.

Gjithashtu mėsojmė se njė bashkėpunim juaji me Lakon dhe Dukėn ėshtė pjesė e njė pėrmbledhjeje nė Amerikė, tok me emra tė njohur nė botėn e muzikės, Beyonce, Roxett, U2, etj. Nuk e di ta ketė patur kush tjetėr kėtė prekje me shkopin magjik. Si ndodhi mrekullia?

Besoj se nuk eshte vetem ky rast suksesi i kengeve te mija. Per rastin konkret qe thoni ju, nuk e di burimin se nga e ka perzgjedhur kengen Radio Ventures, por di qe familjes sime i kane kerkuar kengen per ta botuar ne nje complation, ne Amerike dhe ne ja kemi dhuruar ate kenge. Ndersa suksesi tjeter qe eshte i papublikuar akoma nga mediat shqipetare, eshte klasifikimi ne Amerike i 100 kengeve me te mira ne bote te vitit 2006, ku kenga ime “Dashuri pa shije”, me kompozitor Darko Dimitrov, eshte klasifikuar e 30-ta ne Bote.

Veē zėrit tuaj, shpirtit tuaj, hireve tuaja nė skenė, ju performoni nė mėnyrė tė shkėlqyr edhe si kėrcimtare, duke provokuar njė shpėrthim tė publikut, nėse nuk do tė bėheshit kėngėtare, kėrcimtare do tė preferonit?

Jo, po te mos isha bere kengetare nuk do te isha bere kercimtare.Une krahas punes sime si kengetare, per vokalin dhe detyra te tjera per kengen, stervitem ne aerobi dhe koreografi ne menyre qe performancat e mija te jene plotesisht te kompletuara.

Keni punuar, vazhdoni tė pėrkushtoheni, keni pėrfituar financiarisht nga kjo, si do tė dėshironit ta trajtoni kėngėn dhe Gretėn, si njė minierė ari apo njė pjedestal korifejsh muzike?

Une jam kengetare dhe qellimi i vetem qe kam ne jete, eshte te arrij majat e kenges dhe muzikes. Vleresimin apo titujt, sic e cilesoni ju , le ti vendosin te tjeret ne perputhje me realitetin dhe vlerat e mia shoqerore dhe artistike!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi