Ekskluzive: Interviste me kengetarin e mirenjohur REMI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Interviste me kengetarin e mirenjohur REMI

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:13 pm

''Lavdi te gjithe atyre trimave dhe trimereshave, qe flijuan jeten per kete dite''

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare Ekskluzive

E njohim shkurt si Remi, por emri i tij i plote eshte, Remzi Jakupi. Kenget dhe albumet muzikore te tij sa vijne e shtohen. Ne kete repertor, tashme numerohen rreth 11 albume muzikore dhe nje video solistike, me te cilen Remi fitoi dhe anketen e vitit 97-98. Talenti i tij muzikor u vu re qe ne moshe te vogel, kur Remi ishte ende ne bangat e shkolles dhe nisi aktivitetin e tij, si solist ne grupin artistik te shkolles. Aty, ai u aktivizua gjithashtu, edhe ne dy vegla muzikore, ne kitare dhe harmonike. Me pas ai do marre pjese ne aktvitete te ndryshme artistike, por inciativen dhe shtyrjen e pare profesionale, atij do t“ja jepte Shkumbin Kryeziu, pronar i shtepise muzikore "Labia", i cili e inkurajoi edhe ne albumin e pare (ne vitin 1994), qe ishte dhe fryt i bashkepunimit me Naim Krasniqin. Tashme aktiviteti i tij muzikor eshte shume i pasur. Gjithnje ne levizje, vazhdimisht i angazhuar ne aktivitete te ndryshme muzikore.
Intervista e Remit perkon ne nje aktualitet te vecante per te gjithe ne Shqiptaret, sic eshte Pavarsia e Kosoves. Jane pikerisht artistet tane, qe e ndjejne dhe e perjetojne edhe artistikisht kete ngjarje me rendesi historike per popullin tone.Ndaj dhe pyetja qe do te hape kete interviste, nuk ka si te kete permbajtje tjeter, pervecse ...

Si e perjetoi Remi, kete enderr tashme te realizuar per ne shqiptaret...

- Eshte nje rast gezimi i pamatur per mua dhe per te gjithe shqiptaret. Une falenderoj zotin, qe i takoj njeres nga gjeneratat qe perjetuam 17 shkurtin 2008, daten me te rendesishme ne te kaluaren dhe ne te ardhmen e Kosoves. Ne do te festojme vjetorin e shpalljes se pavarsise te Kosoves, vit pas viti deri sa te jemi gjalle, por shpalljen e pavarsise se Kosoves e festuam vetem nje here me 17 shkurt 2008. Dhashte zoti qe me mijra e mijra vite te jete ashtu. Kjo dite do te jete ne historine shqiptare, deri sa te egzistoje ky planet, e une jam i privilegjuar qe i takoj kesaj kohe.
Lavdi te gjithe atyre trimave dhe trimereshave, qe flijuan jeten per kete dite.

Sapo jeni kthyer nga nje turne qe kishit ne Gjermani, Zvicer dhe Belgjike. Me cfare pershtypjesh vini dhe c“mund te n“a thoni, per pritjen qe ju beri publiku shqiptar, qe jeton ne diaspore?

- Takimi me publikun eshte gjithmone nje kanaqesi e vecante dhe vetvetiu unik, pavaresisht shpesh nje artist performon ne te njejtin vend. Vet fakti, qe prezenca e tyre eshte vertetim i punes sime muzikore, me ben qe t“i shperblej me nje pregatitje te palodhshme skenike dhe mundohem qe tua plotesoj te gjitha deshirat muzikore, dhe nuk me pengon aspak te vazhdoj programin, deri sa publiku te jete i kenaqur (dhe normal, duke respektuar dhe rregullat dhe kriteret e shfaqjes). Mendoj qe tek publiku im, kam formuar nje imazh te kengetarit atmosferik dhe kudo qe prezantohem, pritet prej meje qe ta ndez atmosferen, qe besoj e plotesova plotesisht dhe kesaj here ne te gjitha vendet ku kendova. Ne Düsseldorf dhe Shtutgart te Gjermanise, Bruxel te Belgjikes dhe Lussan te Zvicres. Shfrytezoj rastin, qe ti falenderoj perzemersisht organizatoret e shfaqjeve ku mora pjese, per organizim dhe korrektesi te nje niveli te larte profesional, Rahmanin, pronarin e diskotekes INSOMNIA ne Lussan (Zvicer), Enver Idrizin, pronarin e diskotekes TIME ne Düsseldorf (Gjermani), Jetonin, pronarin e diskotekes ENJOY ne Shtutgart (Gjermani) dhe Hasan Shkupin, pronarin e diskotekes VIP ne Bruxel (Belgjike).

Nga turnete qe keni pasur deri tani ne Kosove, Shqiperi apo ne bote...Ku doni te riktheheni, ose nese ju pyesja me thjeshte: Ku doni te udhetoni perseri?

- Nuk kam kenduar asnjehere ne Shqiperi dhe pse e di, qe kenget, videot dhe klipet e mia, jane jashtzakonisht te mirepritura, sidomos ne Shqiperine e veriut dhe Shqiperine e mesme. Eshte nje deshire e fshehur, qe ne te ardhmen te bej nje turne te vogel ne keto vise. E sa per tu rikthyer, me te vertete qe jam i lumtur ku do qe shkoj, prandaj rikthehem.

Ju numeroni afersisht 70 kenge ne repertorin tuaj. Cila eshte ajo kenge, qe shenoi pikerisht nje ngritje te ndjeshme ne karrieren tuaj muzikore dhe profesionale?

- Po, deri tani kam kompozuar reth 70 kenge per albumet e mia, dhe kam dhene nje pjese te shpirtit tim tek secila kenge. Tek e fundit i kam bere se pari per vete apo jo (qesh)...prandaj kuptohet qe jam munduar ne maksimum te shpreh aftesit e mia. Nga publiku eshte pranuar me euforitet te jashtzakonshem, kenga "Valle Kosovare", qe publiku ja nderroi titullin ne "Kalle". Mendoj qe kjo kenge me ka dhene shtyrjen e pare per tu afirmuar, si dhe kenga "Ma ke syrin si filxhan", qe vazhdoi kete lume suksesesh.Me pas ne sicilin album e kam pasur me lehte te shijoj kenaqesine e publikut.

Para disa kohesh, ju keni bere nje bashkepunim ne Amerike dhe me kengetaren shqiptare (qe fatkeqesisht nuk jeton me), Anita Bitri. C“mbresa ruani nga ky bashkepunim?

- Aniten e kam njohur ne Amerike dhe kemi pasur nje shoqeri te mire. Ajo kishte shtuar kenget e mia ne repertorin e kengeve qe kendonte ne mbrembje te ndryshme shqiptare, nga te gjitha trevat te trojeve shqiptare. Ishte per mua kenaqesi dhe privilegj. Une kisha respekt te madh ndaj punes artistike qe bente Anita. Gjithashtu kemi pasur prezantime te perbashketa shume here.Une kisha nje kenge te kompozuar shume vite me pare, por te pa botuar, se nuk mu duk asnje vit qe ishte kenge per tu pershtatur stilit te albumeve qe ishin me radhe per tu botuar dhe nuk i takonin aktualitetit. Isha duke pregatitur albumin tim te tete (Cool ne radhe dhe kenga ishte shume e pershtatshme ne stil dhe une e ndieja, qe nje duet me Aniten do tingellonte fenomenal. Anita ka qene nje shoqe qe nuk e kursente veten per koleget e saj, por perkundrazi me shume kenaqesi pranoi bashkepunimin, dhe rezultati eshte kenga me titull "Ti u largove", ne albumin tim me titull "Fiki dritat", qe e deshmon vet vehten. Vdekja e Anites, eshte nje humbje e madhe per artin dhe kulturen shqiptare.Tragjedia qe goditi familjen e saj, ka tronditur te gjithe shqiptaret neper bote. Megjithate se paku kenget e saj do jetojne dhe ne do e kujtojme gjithmone.

Momentalisht a jeni duke punuar per nje kenge, ose album te ri muzikor dhe cili eshte plani, apo projekti juaj per te ardhmen?

-Jam duke pregatitur kenget per albumin e ri dhe jam ne negociata per nje bashkpunim te ri me nje shtepi muzikore, qe nuk kam bashkepunuar deri tani ndonjehere, qe per momentin eshte njera prej me te suksesshmet produksione ne Kosove. Po ashtu ne kete vit kam ne plan, qe te jem me prezent ne Evrope se sa ne Amerike, per shkak se angazhimet e shpeshta ne Amerike me bejne te largohem larg nga vendngjarja, prandaj jam duke refuzuar ftesat per te kenduar ne Amerike te cilat jane per te ardhmen tre muaj e me shume. Menyra per te kontraktuar kengetarin dallon shume permes Amerikes dhe Evropes. Eshte veshtire ti perputhesh datat e angazhimeve. Ne Amerike kontaktohet kengtari 7-8 muaj deri nji vit me heret, kurse ne Evrope nji muaj perpara, dhe shume here ndodh qe kur vjen ftesa nga Evropa, ajo date esht e zene 5-6 muaj me heret ne Amerike, prandaj sic thash me pare do te mundohem qe te organizoj angazhimet e mia per te mos te munguar ne asnjeren.

Keni deshire te bashkepunoni ne nje duet muzikor me ndonje kengetar shqiptar...dhe nese po, pikerisht me ke?

-Te tregoj te verteten nuk kam menduar ne kete drejtim, se bashkepunimi ne nje duet me koleget e mi, nuk eshte nje gje qe une e planifikoj para se te kompozoj kengen. Tek une rastesisht vjen inspirimi per te kompozuar kengen dhe nese ate kenge e degjoj ne imagjinaten time duke kenduar me dike, athere do ta dija se kush eshte personi qe une kerkoj te bashkpunoj. Falenderoj zotin, qe kam raporte te mira me te gjithe koleget e mi, keshtu qe nuk eshte problem per te realizuar nje bashkepunim te tille, nese une mendoj qe do te kete sukses.

Po ne jeten private, si mund t“a perfytyrojme Remin, nje djale kaq simpatik dhe te talentuar pas muzikes...A ekziston nje vajze, per te cilen Remi do te bente gjithcka ne jete??

-(Qesh) Faleminderit per komplimentin. Vajza te cilen une e pelqej shume ekziston, por te bej gjithqka ne jete per te, dhe ta them publikisht kete gje frikesohem, qe do t'i rritet mendja dhe do nisi te llastohet...Keto dy veti, jane pikerisht ato qe une urrej tek femrat...

Cili eshte ai virtyt, qe vleresoni me shume tek njerezit, me te cilet keni te beni ne jeten e perditshme? ...dhe cilin ves, percmoni?

- Sinqeriteti, ciltersia, besnikeria dhe vendosmeria.
Urrej ligesine dhe njerezit koprac.

Shpesh artistet, besojne ne fatin e lindur, ose ne talentin e dhuruar. Po Remi, cfare mendon per jeten e tij si artist...Nese nuk do te ishit bere kengetar, a e keni menduar ndonjehere veten, ne nje profesion tjeter??

- Une kam qene kembengules te behem futbollist i suksesshem, por edhe pse me kete sport kisha mjaft sukses. Fati deshi qe te behem kengetar. Pastaj eshte shume e vertete ,qe egziston arti ne te lindur. Une kam kenduar muzike zbavitese dhe ekzekutuar ne solo kitar. Ne moshen 14-15 vjecare, i ruajta disa para, per te blere nje kitare luksoze per ate kohe dhe ia dhash leket nenes ime, e cila po shkonte te blinte nje varese te arit, ne nje argjentari afer dyqanit te instrumentave muzikore. Nena ime ka pas mendimin qe une adhuroja shume fizarmoniken, por isha femije i kuptueshem dhe nuk e kerkoja ngaqe koshtonte shume. Duke kaluar afer dyqanit te instrumentave, ajo pa nje fisarmonike qe kushtonte pikerisht aq para, sa kishte pasur me vete per te blere varesen dhe gitaren time. Per te ma plotesuar mua deshiren, qe vetem ajo e ka menduar qe kam, (se une perkundrazi ne ate moshe nuk e pelqeja muziken popullore). Bashkon leket dhe ma ble fisarmoniken. Kur ka ardhur ne shtepi dhe ma ka treguar me kenaqesi sakrificen qe ka bere per te me bere mua te lumtur, une uajta rolin e djaloshit te cmendur prej gezimit, e ne brendine time, isha shume i merzitur me rastin qe ndodhi. Pas disa muajsh nga kurreshtja muzikore, fillova te mesohem te ekzekutoj kenge zbavitese me harmonike dhe tani me ngadale kalova ne muzike popullore.

Si mbyllje, do doja, qe ne emer te stafit "Zemra Shqiptare" (gjithashtu dhe ne emer te lexueseve tane) t“ju uroja, suksese ne rrugen e bukur te artistit dhe degjofshim sa me shume prej jush. Cfare mesazhi, do t“i dergonit lexuesve tane nepermjet kesaj interviste??

-Dashuroni, kendoni, dhe kurre mos u hidheroni se...me gjate do te jetoni.
Gezuar!

Mbyllje e bukur, madje edhe me rime. Po qesh pak dhe une tani, per kete interviste te kendeshme qe n“a dhate. Faleminderit dhe suksese!



Per kenaqesine e vizitoreve tane po publikojme tre kenge ne formatin mp3, te cilat mund t'i shkarkoni ne kompjuterin tuaj:

Shamija kuq e zi
Kenge per te gjithe shqiptaret
Realizuar ne vitin 2007

Pavaresia e Kosoves
Kenge shume e kerkuar me rastin e shpalljes se pavaresise
Realizuar ne vitin 1999

Ti u largove
Duet me te paharrueshmen, Anita Bitri.
Teksti dhe muzika, Remi, aranzhuar nga Florent Boshnjaku.

Per videoklipe klikoni Ketu

Vizitoni:
www.remiremi.com
www.myspace.com/remikosova

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi