Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelme

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:18 pm

Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
Adem Jashari ėshtė zemra, ndėrsa Ibrahim Rugova, truri i Dardanisė!

Nga Alma Papamihali -


Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi, ėshtė njė poet dhe publicist i kohėrave moderne, lindur mė 1978 nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesmen ai i kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet e larta nė Prishtinė. Nėn autorėsinė e tij, lexuesi shqiptar ėshtė ndeshur jo vetėm ne Kosove, ku ai punon pėr shumė media, por edhe jashtė vendit, e sidomos ne Belgjike, Paris dhe sė fundi nė Bukuresht (Rumani). Shkrimet e Kelmendit, po luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ēėshtjen dhe realitetin shqiptar, duke tėrhequr vėmendjen e medias dhe duke u pėrkthyer gjerėsisht nė gjuhėn vendase, sidomos ne ēėshtjet politike aktuale. Por edhe poezitė e Kelmendit, janė te pėrkthyera gjithashtu nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive. Ato kane pasur vazhdimisht lexues me pėrmasa te gjėra, si dhe janė ndjekur nga njė kritike pozitive, qe e ka cilėsuar poezinė e Kelmendit, njė poezi bashkėkohore, moderne si dhe poezi me premisa ndikuese nė esencėn e letėrsisė shqiptare. Edhe pse nė njė moshė relativisht ende tė re, biografia e botimeve te Kelmendit ėshtė shumė e ngjeshur.

Shekulli i Premtimeve, 1999
Pėrtej Heshtjes, 2002
Nė qoftė mesditė, 2004
Mė fal pak Atdhe, 2005
Ku shkojnė ardhjet 2007
Zonja Fjalė 2007
Sa fortė janė rralluar letrat nė gjuhen Rumune nė Bukuresht 2007
Fryma, ėshtė nė botim nė gjuhėn Angleze ne SHBA

Te jesh poet ėshtė madhėshtore, por jo secilės madhėshti nė botėn qė jetojmė, poeti ka kėrkuar t“i thure njė poezi. Ishte ky mendimi i pare qe me lindi, tek lexoja njė poezi te poetit Kelmendi, ne vargjet e se cilės arrin te gjesh vėrtetė madhėshtinė e dėshiruar, sidomos kur lexon fundin e poezisė...

"Nėnė ti je emri ynė qė shndrit nė qiell
E tokė"

Janė vargje kėto, kushtuar krenarisė se njė kombi, siē ėshtė Nene Tereza pėr te gjithė ne shqiptaret, njė madhėshti, para se cilės poeti nuk mund te qėndroje indiferent. Ndaj duke dashur te lexojmė edhe me shume pėr ndjesinė e poetit mbi figurėn e njė prej personazheve madhore, qe inkurajon dhe shpesh i jep njė grade superiore ne krijimtarinė e tij poetike. Ndaj do te kishim dėshire te dinim:

Ē“pėrfaqėson pėr ju njė figure e tille, siē ėshtė ajo e Nene Terezės dhe si ėshtė pritur njė poezi e tille nga lexuesi shqiptar apo dhe ai i huaj (nėse ėshtė pėrkthyer ne njė gjuhe tjetėr kjo poezi?

Kelmendi: Nėna jonė Terezė, tek unė pėrfaqėson majėn mė tė lartė tė krenarisė sonė kombėtare. Ajo padyshim, ėshtė sinonim i shpirtit dhe mirėssisė shqiptare. Kam provuar ta shkruaj njė poezi tė mirė pėr ketė figurė qė nga viti dy mijė dhe ja kam dal ta bėjė diēka te tille, nga fundi i vitit tė kaluar. Nė fakt kam shkruar dhjetėra poezi dhe kur mendoja sa e madhe ėshtė Nėna Terezė, poezitė e mia pėr tė, nuk me pėlqenin. Poezia pėr tė cilėn ju pyesni ėshtė botuar nė disa revista dhe website nė gjuhėn shqipe dhe kam marrė shumė urime pėr ketė poezi, qė mė flenė nė zemėr.


Bunkeri i luftes, Jeton Kelmendi kujton ditet kur nga aty mbrohej atdheu
Ndėrsa lexojmė pėr ju, ndėr tė tjera nė biografinė pėrmbledhėse, kemi edhe njė pikė shumė interesante, qė nuk mund ta lexosh tek biografitė e poeteve te tjerė. Jeton Kelmendi, ėshtė edhe "veteran i UCK-sė". Nuk e di pse ashtu spontanisht, me erdhėn nė mend vargjet e tė madhit Migjen:
"Mjerimi pjek femine para se te burrnohet/ don ta mesoje ti iki grushtit qe i kercnohet"...
Ndaj etja pėr lirinė e Kosovės dhe kėrkimi me ngulm i realizimit te ėndrrės sė fjalės se lire, nuk mundi t“ju lere pas, edhe pse ne njė moshe te re, pėr te qene i rreshtuar nė radhėt e njė ushtrie. Megjithatė qėllimi pėr te cilėn kryhej njė lufte, mbase ju kishte burrėruar pėrpara kohe.
C’farė domethėnie ka sot pėr ju, njė pėrvojė e tille historike dhe a mund tė na tregoni diēka konkrete, mbi mbresat e atij viti?

Kelmendi: Sa herė qė popullit i kanoset rreziku i zhbėrjes, tė gjithė qytetarėt e vendit kanė obligim pėr t“a mbrojtur. E vėrtetė qė kam qenė i ri, akoma pa i mbushur tė njėzetat, por fatin e patėm tė tillė dhe pa modesti e them se nuk kam bėrė gjė. Kam kryer vetėm njė pjesė tė vogėl tė obligimit ndaj atdheut tim. Ėshtė e vėrtetė se lufta ėshtė edhe njė pėrvojė e madhe e jetės, por pas krenarisė qė ke mundur ti shėrbesh atdheut, ke edhe shumė pakėnaqėsi. Dihet paslufta i ka euforitė dhe perfiterte e vet dhe ata shpėrfillin tė vreten dhe vlerat reale, gjė kjo qė mė sė shumti prek ish-luftėtaret.

Sot... pas kaq vitesh pėrpjekjesh, vuajtjesh, stėrmundimi dhe mbi te gjitha, heroizmi...Kosova gėzon pavarėsinė e saj. 17 shkurti i 2008-s, do te mbetet ne zemrat e ēdo shqiptari, date e pėrmasave historike, ndaj edhe te tilla data, nuk mund te kalojnė pa u pėrjetuar thellė, nga emocione tė forta nė zemrėn e njė poeti. Ku ndodheshit ose mė sakte, ku e festuat 17 shkurtin e kėtij viti? Gjithashtu c“domethėnie ka pėr njė poet dhe njė publicist si ju, kurorėzimi i njė Kosove tė pavarur?

Kelmendi: Po, ėshtė e vėrtetė se Kosova qė nga 17 shkurti ka njė gjysmė pavarėsi. Nėse e shikojmė pak mė mirė, Kosova vetėm ka bėrė njė hap drejt pavarėsie, por nuk ėshtė pavarėsi e plotė. Si poet e kam festuar ashtu si njė artist i Kosovės, kurse si publicist dhe njohės i politikės sė Prishtinės dhe relacioneve ndėrkombėtare-Kosovė, kam pasur mendime tė pėrziera. Me 17 shkurt kam qenė nė Bruksel dhe e kam festuar me vetveten, duke shikuar TV tona dhe manifestimin e shqiptarėve kudo nėpėr botė.

C“mendoni mbi gjendjen politike shqiptare nė pėrgjithėsi, pra parė nė prizmin, Shqipėri-Kosovė-Maqedoni?

Kelmendi: Nė fakt shqiptarėt sot janė mė mirė se kurdoherė mė parė, nėse shikojmė historikisht. Shqipėria po ecėn drejt Evropės, u thirr nė NATO dhe qė ėshtė mė rėndėsi ėshtė duke u zhvilluar ekonomikisht. Kosova ėshtė nisur drejt krijimit tė mekanizmave, qė e bėjnė shtetin funksional. Maqedonia dita ditės po u shkon nė favor shqiptarėve, duke u bėrė faktor kyē ata. Problem i madh mbeten raportet politike ndėrmjet faktorėve shqiptar, nė tė tria vendet. E tėra kjo, ėshtė pasojė e njerėzve tė politikės sė vjetėr nė Shqipėri. Nga Kosova pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės, politika atje ėshtė dezorientuar dhe tani manipulohet dhe mashtrohet opinioni nga koalicioni i dy partive mė tė mėdha. Nuk ka opozite reale nė Kosovė, kurse Hashim Thaēi kontrollon ēdo gjė nė vend. Kur flasim pėr Maqedoninė, dhe politikėn shqiptare atje, ėshtė pėr tė ardhur keq, se si shqiptaret nuk dinė ta menaxhojnė vetėn. E vėrteta ėshtė se tė tria vendet, janė nė top listėn e vendeve mė me korrupsion nė Evropė. Ky ėshtė edhe problemi mė i madh drejt integrimit nė strukturat Euro- atlantike.


Jeton Kelmendi dhe Ibrahim Rugova ne nje takim (2003)
Njė foto, shpesh flet mė shumė se qindra fjalė. Megjithatė, njėrėn prej tyre, do doja veēanėrisht ta komentonit pak me gjėrė. Ėshtė fjala pėr njė takim krejt tė veēantė tuajin, siē ėshtė ai me presidentin, politikanin e njė niveli botėror, Ibrahim Rugova. Cilat janė mbresat dhe pėrjetimi i atij takimi ne sytė e Kelmendit dhe c“mund te thoni pėr figurėn e Rugovės dhe rolin aq tė rėndėsishėm te tij, si figure politike nė kurorėzimin me Kosovėn si shtet tė pavarur?

Kelmendi: Me ish-presidentin Rugova jam takuar disa herė. Ne kemi tė drejt tė flasim ēka tė duam pėr figurėn e tij, sepse ishte yni. Disa e shajnė duke menduar se janė patriot, nėse flasin keq pėr tė, tė tjerėve ua zė diellin edhe pėr sė vdekuri, disave u shėrben edhe tani pėr interesat e tyre nga mė tė ndryshmet. Ai tani nuk ėshtė mė nė jetė, por emri i tij mendoj ėshtė sinonim i lirisė dhe demokracisė nė Gadishullin Ilirik. Fotot qė kam me Ibrahim Rugovėn sa herė i shikoj, ma sjellin ndėrmend njė fjalė tė tij qė ma kishte thėnė dikur “nuk ėshtė lehtė tė jesh i mirė dhe ta duash atdheun pa hile, a interes”. Mund ta them me plot gojėn se pas disa kohe historia do mat me kohen e Rugovės, kurse e vėrteta, do ta verė atė nė nderin e kombit.

Tek flasim pėr figurėn e Rugovės, fare natyrshėm n“a shkon mendja, tek ai qė do tė mbetet krenaria e kombit shqiptar, tek ai qė i dha ngjyrėn e gjakut te tij, lirisė se shtetit mė tė ri nė botė, Adem Jasharit. Si e pėrshkruan Jetoni Kelmendi ketė figure madhore?

Kelmendi: Njė gjė ėshtė shqetėsuese pėr mua si intelektual. Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi ka njė ves tė keq qė e ka trashėguar nga mentaliteti ballkanik. Pėr ta ngritur dikė, duhet ta pėrulim tjetrin. Kur jemi kėtu tė Adem Jashari, dimė se disa bashkėkombas tanė, pėr ta ngritur figurėn e heroit, pėshtyjnė mbi Rugovėn. Mendoj se ne kemi vend pėr tė tė gjithė dhe kur bie fjala pėr vlerat e Kosovės, unė kam njė fjalė Adem Jashari ėshtė Zemra, kurse Ibrahim Rugova truri i Dardanisė.

Ju jeni njė poet shumė i talentuar, por ajo qė spikat kohėve tė fundit nė shtypin shqiptar, ėshtė aktiviteti juaj i gjerė nė media dhe kryesisht nė politikė.
C“vend zė politika nė jetėn tuaj, duke e krahasuar me letėrsinė?

Kelmendi: Arti dhe letėrsia pėr mua, janė dashuri pa tė cilėn nuk mundem, kurse politika ėshtė profesion, ngaqė unė jam njeri i medies dhe media ėshtė shtėpia e politikės. Tek mediat shqiptare ju e dini, unė shkruaj kohė pas kohe dhe kryesisht kritikoj fenomenet dhe dukuritė e pėrquduara tė politikanėve tanė. Mendoj se ne publicistėt dhe intelektualet nė pėrgjithsi, duhet tė shohim drejt dhe jo tė jemi servil tė politikės. Ju lutem, ju e dini qė unė kritikoj edhe tė majtėn, edhe tė djathtėn dhe jo siē bėjnė disa kolegė tė mitė nė Tiranė dhe Prishtinė. Thjeshtė mendoj se kėshtu ne i kontribuojmė shoqėrisė dhe ndikojmė nė uljen e dukurive tė kėqija politike.


Edituar pėr herė tė fundit nga Rrezon@ nė Tue Oct 07, 2008 9:32 pm, edituar 1 herė gjithsej

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelme

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:18 pm

Autorėt e preferuar pėr ju, nga letėrsia shqiptare dhe ajo e huaj?


Ismail Kadare dhe Jeton Kelmendi (Prishtine 2001)
Kelmendi: Kryesisht lexoj nga autorė tė huaj, por natyrisht edhe shqiptar. Veē asaj profesionale, lexoj dhe poezi, romane, drama etj dhe ato kryesisht nga interneti. Nga autoret tanė lexoj librat e miqve dhe kolegėve tė mijė si Agron Tufa, Ndue Ukaj, Arjan Leka e tė tjerė. S'po i pėrmend tani tė gjithė. Por edhe pse lexoj dhe preferoj kėta autorė dhe shumė tė tjerė, do doja tė vecoj nė kėtė rast dhe emrin e tė madhit Isamil Kadare, vepra e tė cilit po ndikon pozitivisht nė njohjen e emrit te shqiptarit nėpėr botė.

Njė poet, njė publicist, kėrkon te jetė pothuajse pėr gjithēka i informuar.
Kjo ka tė bėjė kryesisht me natyrėn gazetareske tė personit. Thjesht doja njė pėrgjigje te shkurtėr. A ėshtė Jetoni kurioz nga natyra?

Kelmendi: E vėrtet se pėrpiqem tė jem i informuar, me aq sa kam mundėsi. Dihet mirė se nėse nuk i pėrcjell gjėrat, ato ecin shpejt dhe informatat janė ushqim pėr tė ecur nė hap me kohėn. Duhet tė kemi parasysh se nė ditėt tona, jeta ėshtė shumė dinamike, prandaj kėrkon angazhim dhe pėrkushtim tė madh. Ėshtė e natyrshme, se tek unė ka ndikuar edhe profesioni dhe puna gazetareske.

Siē e kam thėnė edhe mė lart, edhe pse nė njė moshe tė re, ju keni punuar nė mėnyrė intensive dhe keni kurorėzuar nė shtyp njė sėrė botimesh. Me ēfarė po merreni konkretisht tani dhe a do tė ketė mundėsi lexuesi sė shpejti tė lexojė diēka te re nga ju?

Kelmendi: Nė natyren time, ėshtė qė mos tė ngutem tė botoj shumė, por tė pėrpiqem qė kur botoj tė mos botoj gjithēka. Kam disa libra pėr botim: njė pėrmjedhje poezish pres tė dal nė SHBA kėto ditė diku. Po ashtu, po pėrpiqem edhe nė gjuhen Frėnge, ta botoj njė libėr. Pėr lexuesin shqiptar ndoshta nga fundi i vitit, mund tė nxjerr dy libra, njėrin me poezi dhe tjetrin dramė.

Ku jetoni momentalisht dhe hera e fundit qė keni qenė nė Kosovė?

Kelmendi: Unė jetoj nė Bruksel shumicėn e kohės, por edhe nė Paris shkoj nga dy dite nė javė. Sa i pėrket Kosovės, sė fundi e kam vizituar nė janar tė kėtij viti.

Artistet nė pėrgjithėsi dhe poetėt nė veēanti, janė njerėz tė ndjeshėm nga natyra. Ata janė tė parėt qė e pėrjetojnė, qofte mirėsinė dhe bukurinė e kėsaj jete, ashtu dhe te kėqijat e mangėsitė e saj. Si mendoni, (duke qėnė njė njohės i mirė i realitetit shqiptar), cili ėshtė problemi ose mangėsia kryesore e kėtij realiteti, qe do te ndikonte ne njė jetė mė tė mirė dhe mbarėvajtje bashkėkohore?

Kelmendi: Nėse shikojmė natyrėn e atdheut, gjithandej ka shtrihen tokat shqiptare, ne kemi bukuri tė rralla natyrore, por se sa dimė ne ta mirėmbajmė atė dhe sa investojmė nė bėrjen e kushteve pėr turizėm, ėshtė diēka krejt tjetėr. Nga sipėrfaqja e madhe qė ka Shqipėria, deri tek bjeshkėt e bukura, tė gjitha duan njė investim nė bėrjen e kushteve mė tė mira. Nė atė mėnyrė, qė tė bėhen tėrheqėse pėr syrin e turistėve tė huaj. Mua natyra mė jep forcė dhe imagjinatė pėr tė krijuar art, kur jam nė duke vizituar, sidomos vendet e tilla nė atdhe.

Meqė dhe unė jam poete, do doja tė them, thjesht qė pėrveē letėrsisė, tek unė muzika zė njė vend tė rėndėsishėm. Po Jetoni, a dėgjon ndonjėherė muzikė me volum tė lartė, apo jeni kryesisht njė tip i qete?? ...dhe nėse po, cilėn rryme muzikore, ose kėngėtarė preferoni?

Kelmendi: Do tė nisėm nga thinja e popullit “le tė mė ēoi ai qė ėshtė rrėzuar vet”. Pra meqė ju jeni poete, e dini mė sė miri se si ėshtė jeta e poetit. Unė pėr nga natyra jam shumė i qetė, por muzikėn e preferoj shumė. Varėsisht nga ambienti, ashtu e dėgjoj muzikėn, p. sh. Kur ndodhėm nė bjeshkėt e Dukagjinit dhe nė Rugovė e dėgjoj Dervish Shaqėn dhe e pėlqej me zė sa mė tė lart. Kur jam nė me shoqėri, dėgjoj atė qė ėshtė e preferuar pėr njerėzit qė janė me mua. Ndėrkaq kur jam vetėm, degjoj mė sė shumti balada, qoftė shqip, qoftė anglisht. Kėngėtar tė preferuar kam disa prandaj s’ po ju jap emėr.

Nėse do te kishe mundėsinė te jepje ndihmėsen tende nė realitetin qė jetojmė, ku mendon konkretisht qė duhet ndryshuar diēka?

Kelmendi: (Qesh) Fatmirėsisht, qė nuk jam nė njė pozitė tė tillė qė mund tė ndryshoj shumė. Sikur tė isha nė njė pozitė tė tillė, do ta ndryshoja gati, gjithēka qė na shoqėron nė jetė, pasi syri im sheh shumė parregullsi nė shoqėrinė tonė. Do ta ruaja pa e ndryshuar bukurinė e vajzave shqiptare, qė unė i quaj bukė vargu dhe ujė fjale.


Jeton Kelmendi dhe shoqeruesit ne Luginen e Presheves
Sot ju jeni njė poet dhe publicist i njohur...Nėse letėrsia, ose fusha e medias nuk do tė ishte profesioni juaj, ne cilin profesion do e shihnit veten tjetėr?

Kelmendi: Nė fakt unė kam edhe nje profesion, jam biokimist, por atė nuk e kam dhe aq pėr zemer, prandaj nuk punoj nė atė fushė. Profesion tjetėr qė e dua shumė, ėshtė aktrimi por edhe filozofia mė shkon pėr zemėr. Cilėndo nga kėto dyja po ta kisha duke specializuar, nuk do isha pishman.

Pėrveē artit te tė shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirė Jeton Kelmendi?

Kelmendi: Jam njė ithtarė i tė shėtiturit dhe tė vizituarit tė vendeve dhe monumenteve. Ėshtė e rregullt vizita ime nė ndonjė nga vendet dhe muzetė e Evropės. Merrem dhe me sport ngapak, jo rregullisht por nė menyrė pasive, kėshtu e kaloj kohėn e lirė, kur nuk lexoj gjė.

A e ka gjetur ai shpirtin binjak, me tė cilin ndan dhe ndėr ēastet mė tė bukura?

Kelmendi: Kjo pyetje para disa vitesh ėshtė konsideruar provokim, por sot njė pyetje reale. Dihet se artistet janė pak aventurist nė shpirt dhe nuk janė tė vetmuar kurrė, por unė jo, nuk e kam gjetur akoma njeriun e tillė. Njeriu im do tė jetė shqiptar, nga atdheu im, ketė ja kam premtuar vetes dhe kur do ta kem, ėshtė nė tė ardhmen. Dua qė njeriu i jetės t’mė flasė shqip.

Qyteti mė romantik pėr ju, ėshtė...?

Kelmendi: Vjena dhe Parisi, nga vendet e huaja, kurse Berati, nga qytetet e atdheut.

Keni njė shprehje apo thėnie tė preferuar, qė mund ta quanit "moto" tė jetės suaj?

Kelmendi: Po, shiko tė tjerėt dhe orjentoje veten. Kjo ėshtė motoja ime e jetės, por dhe porosia pėr miqtė e mij.

Njė opinion, apo njė sugjerim mbi faqen elektronike "Zemra shqiptare"...Pėr shembull nėse dėshironi tė lexoni kryesisht diēka me shume?

Kelmendi: Zemra Shqiptare, ėshtė njė agjenci prej mė tė mėdhave dhe mė tė vizituarave nė gjuhėn Shqipe tė kėtij lloji. Shefit tė kėsaj faqe i dėshiroj sukses dhe punė tė mbarė. Bėn njė punė tė shkėlqyeshme, kurse ju Alma, ju falėnderoj pėr pyetjet e gjithanshme dhe komplete, pėr njė intervistė nė detaje.

Edhe unė, do doja t“ju falenderoja gjithashtu, qe patėt mirėsinė dhe kohėn, pėr t“ju pörgjigjur ēdo pyetjeje drejtuar nga unė. Njėhkohėsisht, ju uroj frymėzim nė rrugėn e bukur tė artit dhe shpresoj tė kemi mundėsinė tė bashkėbisedojmė pėrsėri herė tė tjera.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi