Ekskluzive: Intervistė me fotografin Shkėlzen Rexha - Xeni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me fotografin Shkėlzen Rexha - Xeni

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:21 pm

INTERVISTĖ ME FOTOGRAFIN SHKELZEN REXHA - XENI NGA GJAKOVA FITUES I DYFISHTĖ NĖ KONKURSET PĖR FOTOGRAFI NĖ SHQIPĖRI

''NUMRI I FOTOGRAFIVE TE MIA ĖSHTĖ DISA QINDRA MIJĖRA''

Nga Albert Shala

Shkėlzen Rexha - Xeni nga Gjakova ėshtė i shpėrblyer dy herė me vende tė dyta nė konkursin mbarėkombėtar nė Fier nė Nėntor 2007 dhe atė Ndėrkombėtar nė Shkodėr nė Galerinė “Zoom IRIS 2008” nė maj 2008. Ai ėshtė ligjėrues i lėndės sė fotografisė nė Universitetin e Kosovės ne Gjakovė. Pėr Zemra Shqiptare, bėme njė intervistė me tė.

Si filluat tė fotografoni dhe nė cilėn moshė?

Tė fotografoj kam filluar krejt rastėsisht. Isha ne shkolle tė mesme, pra pesėmbėdhjetė vjeēar. Ishte njė dite e caktuar nga shkolla pėr shėtitje me shokėt e shkollės dhe unė kisha marre me veti njė aparat “Berette” tė cilin ma kishte sjellė babai nga Holanda. Kėshtu gjatė asaj shėtitje i fotografova shokėt e shoqet e mia.

Kjo ishte fillimi, po pastaj?

Ne vitin 1981-1982 diplomova pėr dizajn dhe fotografi ne Universitetin e Prishtinės te profesor Afrim Spahiu. Kėshtu nga kjo kohe merrem nė mėnyre profesionale me fotografi.

Kush t'i ka vlerėsuar fotografit e bėra nė atė kohe?

Fotografit mi kane vlerėsuar shoqėria ime qe ka qene nxitje pėr mua qė tė merrem edhe mė seriozisht me fotografi.

Keni fotografuar gjate luftės 1998-1999?

Unė kam fotografuar ne Kishėn Katolike te Shėn Antonit nė Gjakovė tė zhvendosurit nga lufta qe aty ishin mirėpritur dhe strehuar. Aty ishin edhe dy gazetarė nė detyrė, Albert Shala dhe Valentina Gjuraj.

Te jam i sinqertė fotografit e mia mė sė shumti qė kam bėrė janė ato tė pasluftės.


Portret - Gruaje Shqiptare
Gjakova ėshtė ndėr qytetet mė tė goditura nga lufta. Si fotograf ēka do tė veēonit pasi nė Gjakovė pas lufte ka pas shumė tubime te pėrmortshme tė viktimave qė vinin nga varrezat masive tė Serbisė?

Ne kohen e pasluftės te gjitha tubimet e protestat i kam regjistruar, fotografitė qe i kam bėrė nė Meje tė Gjakovės, dhe mbarė Kosovėn, ku janė disa qindra shqiptarė tė vrarė janė ato qė mė kanė prekur.

Njiheni si fotograf qe bėni shume fotografi, sa fotografi i keni bere deri tani?

Numrin e saktė tė fotove nuk e di por ato janė disa qindra mijėra foto.

Ēmimet nė Shqipėri qė i keni fituar nė konkurse pėr fotografi, ēfarė domethėnie paraqesin ato pėr ju?

Ēmimet janė me domethėnie tė madhe pėr mua sepse ato njėkohėsisht janė ura lidhėse mes fotografeve nga vende tė ndryshme.

Planet nė tė ardhmen?

Marrja pjesė nė ekspozita ndėrkombėtarė dhe kombėtare ku do tė prezantoj, kulturėn shqiptare dhe fotot artistike tė realizuara nėpėr Atdhe dhe Evropė. Tani jam para pėrfundimit pėr shkallėn e tretė (magjistėr) nė dizajn & fotografi.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi