Ekskluzive: Intervistė me kėngėtaren e mirėnjohur Bleona Qer

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me kėngėtaren e mirėnjohur Bleona Qer

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:22 pm

Ekskluzive: Intervistė me kėngėtaren e mirėnjohur Bleona Qereti
KUR PERFEKSIONI PĖRPUTHET TĖRĖSISHT

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

Shpesh kemi dėgjuar tė thuhet nė gjuhėn popullore, qė zoti nuk tė krijon gjithēka perfekt. Por jo gjithmonė ndodh kėshtu, kur bėhet fjalė, pėr njė ndėr kėngėtaret mė tė njohura shqiptare, siē ėshtė Bleona Qereti.
Tek ajo, gjen vėrtetė perfeksionin qė kėrkon njė artėdashės, zėrin e saj tė mrekullueshėm, prezencėn e veēantė nė skenė, pėrmbushur kėto me njė pėrsosmėri dhe bukuri fizike, qė do tja kishte ėnda ēdo vajze.
Tė gjitha kėto e kanė shndėrruar Bleonėn, nė njė nga kėngėtaret me admirues tė ēdo moshe, kėngėt e sė cilės kanė arritur nė njė kohė rekord tė shndėrrohen nė hite. Bleona ka lindur nė njė nga qytetet tona artėdashėse dhe bartėse tė kulturės shqiptare, siē ėshtė qyteti i Korēės. Qė nė fėmijėrinė e saj, ajo ėshtė shquar pėr talentin nė tė kėnduar, gjė qė do ta lidhte qė nė kėtė moshė dhe nuk do t“a shkėpuste mė prej kėngės, deri nė ditėt e sotme, ku Bleona ka zgjeruar dashamirėsit e saj, nė pėrmasa marramendese.
Turet e saj, jo vetėm nė Shqipėri, Kosovė, apo Mal tė zi, por edhe nė Zvicėr, Greqi, Belgjikė, Gjermani, Austri, Holandė, Amerikė etj...bėnė qė emri dhe albumet e saj, tė jenė mė tė preferuarit. Turnetė e saj, do tė nisnin nė vitin 1996, pėr tė mos u ndalur mė. Kudo qė do tė shkonte, Bleona do linte pas shijen e ėmbėl, qė vazhdimisht, kėrkohej t“a rikthenin pėrsėri. Repertori i saj, vazhdoi tė shtohej nga viti nė vit, me kėngė tė cilat do pėrfshinin tė gjithė rininė shqiptare, por pėrveē tyre, edhe me kėngė popullore, gjė qė do ta rriste edhe mė shumė ndjenjėn mikpritėse dhe preferencėn pėr tė.
Nė Tetor 1999, nxjerr nė treg pėr publikun, Video-Kasetėn e saj e parė me titull... "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatė verės 1999. Nė vitin 2001 realizon rreth 80 koncerte nė tė gjithė Evropėn. Nė qershor tė po kėtij, viti del nė shitje albumi i saj i tretė me titull, "S'mė bėhet vonė", i cili arrin rekordet e shitjes nė Shqipėri.
Njė pikė tjetėr e rėndėsishmė, qė vlen tė pėrmendet dhe nė rrjedhėn biografike tė Bleonės, ėshtė dhe diplomimi i saj nė qershor tė 2002, nė akademinė e arteve tė bukura, nė degėn e aktrimit.
Nė korrik, del albumi i katėrt i saj, me titull ”Ik mėso si dashurohet”, i cili thyen dhe tė gjitha rekordet e tregjeve shqiptare. Nė gusht, Qereti nis njė turne madhėshtor nė tė gjithė Shqiperinė, ku pushton dhe sheshet e qyteve kryesore. Nata finale e kėtij turneu madhėshtor, pėrfundoi nė qytetin e Tiranės, ku Qereti kėndon sė bashku me grupin Elita 5, live pėrpara syve tė rreth 80 mijė shikuesve.
Gjatė kėsaj kohe, vlen tė pėrmenden, bashkėpunimet e saj me autorė tė njohur tė artit, si Wirus I.Berani, Xh. Gashi, A. Hila, etj dhe me autorėt e teksteve A. Doci dhe J. Papingji. Albumi i pestė i kėngėtares, arriti shifren 300 000 kopie tė shitura, (kaseta +cd) duke e shndėrruar Bleonėn, nė kėngėtaren e parė dhe tė vetme, qė ka arritur kėtė rekord nė Shqipėri. Repertori i saj, numėron rreth 9 albume muzikorė, tė cilat rradhiten ndėr albumet mė tė suksesshme tė artistėve shqiptarė.
...ndaj ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė, mundėsimi i kėsaj interviste me Bleonėn.

Bleona, sė pari ju pėrshėndes dhe ju bėj pėrgėzimet e mia, pėr tė gjitha keto arritje nė fushėn e muzikės, tė cilat sigurisht kanė pikėnisjen e tyre, nė pasionin tuaj pėr kėngėn, pasi pa dyshim nuk ėshtė dhe aq e lehtė tė krijosh kėtė "botė tė vogėl suksesi", nėse mund t“a quaj kėshtu, fare lehtė. Gjithēka e arritur ka vėshtirėsitė e veta, por pėrsėri ju keni arritur t“ja dilni mbanė. Ndaj dhe ketė intervistė, do doja t“a nisja thjeshtė. Duke parė suksesin dhe ketė ngjitje nė karrierėn tuaj muzikore, doja t“ju pyes, kush ju ka pėrkrahur dhe ju ka dhėnė nxitje tė mėtejshme nė kėtė rrugė tė bukur, por dhe tė vėshtirė tė artit...

Ju pėrshėndes gjithashtu... dhe kėsaj pyetjeje tė thjeshtė, do ti pėrgjigjesha po aq thjeshtė, me nje shprehje shqiptare..."gomarin e nxjerr i zoti nga balta"...(qesh)
E vetmja perkrahje, ka qene familja ime.

Ku jetoni momentalisht...

Nėpėr aviona dhe business lounges, nė aeroporte ...(qesh).
Pjesėn tjetėr tė kohės jam nė koncerte nėpėr botė dhe atė qė ngelet (qė fatkeqėsisht nuk ėshtė shumė) e kaloj midis Amerikės dhe Shqiperisė.
Por adresa ime, ėshtė nė USA.


Bleona me bashkeshortin Gani
Ndonjėherė, rastėstitė janė detaje qė lidhin nyje tė rėndėsishme tė jetės.
Njohja me bashkėshortin tuaj, mund tė pėrshkruhet si nje rastėsi, apo...
Mund tė tregoni diēka mė shumė?

Ėshtė e vėrtetė... Njohja jonė, ka qenė fare e rastėsishme. Unė kam qenė e ftuar nė NAAC, mbrėmje qė organizohej nė hotel La Plaza nė Ny dhe aty ka qenė dhe Gani me familjen. Nė momentin e parė qė u prezantova me tė, e dija qė njė ditė do tė ishte burri im.. Ka qenė dashuri me shikim tė pare...

Si e mendon Bleona, karrierėn e saj artistike gjatė martesės.
Parashikoni nje pauze artistike, apo gjithēka do tė rrjedhė natyrshėm siē ka qenė...

Ajo qė vlen tė pėrmendet, ėshtė qė unė absolutisht, nuk jam njė nuse tradicionale, shqiptare. Dita ime fillon ne 12 pm, shkoj nė fitness ku stervitem me trainer personal, pastaj shkoj nė kanto, e mė pas nė balet. Ditėn e mbyll nė studion e incizimit, ku momentalisht jam duke pėrgatitur albumin tim nė anglisht dhe kthehem nė shtėpi nė ora 1-2, apo dhe 3 tė mėngjesit. Im shoq e kupton, qė karriera ime ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua dhe e mirkupton kėtė fakt. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse kam zgjedhur tė jetoj me kėtė njeri. Fatkeqėsisht koha qė unė shpenzoj me tė nuk ėshtė shumė e madhe, por ėshtė kjo njė menyrė shumė e mirė, pėr ta mbajtur marėdhenien tonė, te fresket dhe te pakonsumuar.

Nuk ka gjė mė tė rėndėsishme mendoj edhe unė, sesa pėrkrahja dhe inkurajimi qė tė jep njeriu i zemrės, qė arrin tė ndikojė pozitivisht...
Ē“mund tė na thoni pėr ndryshimin dhe pjekjen tuaj artistike.
Si ka evoluar ajo, duke e krahasuar me daljet e para nė skenė...

Sigurisht qė gjėrat evolojnė me kohėn. Por ato qė unė kam bėrė mė pėrpara, kanė qėnė shumė tė mira e tė pėrparuara per kohėn nė tė cilėn kemi jetuar...dhe sa mė shumė kohė kalon, tė bėn njė artist me mė shumė eksperience...e mbi tė gjitha ...tė bėn mė tė pėrgjegjeshėm. Qėllimi im tani , ėshtė qė tė bėj gjera ndryshe nga kėngetarėt e tjerė shqiptare, diēka qė mund tė krahasohen me tregun botėror.

Duke parė tregun e sotėm muzikor shqiptar, tė bėn pėrshtypje ndėr tė tjera, mungesa e cilėsisė sė kėngėve. Mendoni, qe njė ndėr pikat e forta tė suksesit tuaj, ka qėnė dhe bukuria fizike, apo ajo qe triumfion mbi gjithcka tek ju eshte talenti dhe pregatitja profesionale.Ē mund tė na thoni diēka
mbi raportin - aftėsi - profesionalizėm dhe bukuri fizike...

Pėr mua fjala “Sukses” do tė thote "Oportunitet dhe Pergatitje", qe do te thote, duhet te kesh fatin e mire, te takohesh me njerez qe kane kontaktet e duhura, per t“a cuar karrieren tende, nje hap me tej. Por ne momentin qe je e papregatitur, atehere kur te jepet rasti, atehere punet i ke keq. Nje femre te bukur, i kushtojne te gjithe vemendje per gjysem ore, por kur takohesh me keta njerez dhe flet vetem per gjera firmato, canta, apo kepuce...atehere punet i ke keq.
Mua njerezit me kane kushtuar gjithmone vemendje si nje femer e bukur, por 10 min pas kesaj, situaten e ka marre ne dore truri im,jo trupi.

Bashkėpunimet tuaja me kompozitorė dhe producentė si shqiptarė, por edhe ata tė huaj, kanė qenė tė shumta. Cilit prej ketyre bashkepunimeve, do ti riktheheshit me dėshirė...

Unė cdo bashkėpunimi do t’i kthehesha me dėshirė. Zakonisht, kam marėdhėnie shumė tė mira me njerėzit qė punoj...dhe asnjeherė nuk merzitem sė sjelluri gjėra tė reja.

Ēfarė ėshtė montalisht nė qėndėr tė vėmendjes suaj...

Do tė ketė mundėsi artėdashėsi shqiptar, tė ndjekė sė shpejti diēka tė re.

Pra, me cfare po merreni konkretisht?

Holliwoodi dhe vetem Holliwoodi....Pėrpara pak kohėsh, jam njohur nė njė premierė filmi me producentin Jeff Rice, me tė cilin kemi ndėrmend tė realizojme njė film artistik. Por natyrisht, gjėrat do tė mbeten per tu zbuluar mė vonė.
Momentalisht, po merem me realizimin e albumit tim nė anglisht dhe me tourin tim veror, nė Shqipėri dhe Kosovė.

Kėngėtari juaj i preferuar, apo idhulli nga bota muzikore...

Beyonce, Rihhanna, Madonna

Sigurisht pėr kėdo artist, pėrveē jetės sė skenės, ekziston dhe jeta e pėrditshme...Veshja juaj e preferuar, e njė dite tė zakonshme ėshtė klasike, apo sportive...

Njė palė flip flops, me yoga pants dhe njė kanatiere tank top ...
Zakonisht, kėto kanė ndonjė gur swarowski brenda......pa make up

Marka juaj e preferuar nė veshje...

Alexander mc Queen, Dolce Gabbana, Cavalli Class

Ju jeni vazhdimisht nė udhetim, pėr shkak tė turneve qe zhvilloni ne vende te ndryshme. Ēfarė nuk mungon asnjėherė nė bagazhin tuaj?

(Qesh) Nė bagazhin tim, nuk mungon asgjė...Marr gjysmėn e shtepise me vete. Pjesen me te madhe, e kaloj ne udhetim... dhe udhėtimet mundohem ti kem sa mė komode.

Do tė ktheheshit nga rruga, nėse do kishit harruar celularin...
...dhe meqė ra fjala, marka e tij ėshtė...

Sigurisht po...Puna ime ėshtė vazhdimisht nė telefon, duke vendosur datat e koncerteve tė radhes ....
Marka: Vertu Ascent Ti Red dhe I Phone

Tė gjithė e dimė thėnien ..."Gjithēka eshte me moshė"
Tek Bleona, ka ikur koha e diēkaje...

Ka ikur koha e llastimit besoj...Unė nuk mund tė them mė: ”e bėra kėtė se nuk e mendova mirė, apo jam e vogel”...Persa i takon gjėrave tė tjera , jo cdo gjė ėshtė me moshė. Varet nga energjia qė ke.

Stina qė ju rigjeneron shpirtėrisht dhe ndikon ne gjendjen tuaj shpirterore dhe ate profesionale...

Nuk kam lidhje fare me kėte punė...Pėr mua shi apo diell, kur kam dicka pėr tė bėrė...duhet bere.

Ju pėlqejnė tatuazhet dhe keni ndonjė tė tillė ne trup...

Aspak...absolutisht jo. Unė pėlqej stilin elegant, sportiv...dhe tatuazhet nuk hyjnė nė asnjėrėn nga kėto.

Nese do kishe mundesine, te ndryshoje dicka ne realitetin e sotem shqiptar...do te ishte ...

Mėnyrėn se si njerezit i trajtojnė artistet....Ne jemi artistet e vetėm nė botė, qė gjithcka e realizojmė me shpenzimet tona dhe jemi dhe menaxherė, agjentė dhe kengetarė nė njė person, gjė qė e bėn shumė tė vėshtirė suksesin.
Artistėt e huaj kanė pėr detyrė tė pregatiten profesionalisht dhe tė shkojnė nė fitness, me cdo gjė tjetėr...intervista, data koncertesh, sponsorizime...meret menaxheri. Kjo ėshtė pėrsa i takon pjesės sime tė punės, pėrsa i takon realitetit jetėsor...do tė ndryshoja gjėra shumė esenciale, sic janė dritat uji dhe tė ardhurat mujore qė merren pėr frymė.

Jeni te informuar mbi politiken, apo nuk ju intereson aspak?

Sigurisht. Unė pėrpara se tė jem artiste, jam njė person i pėrgjegjshėm pėr tė ardhmen time dhe tė familjes time...dhe kjo ėshtė e lidhur ngushtė, me zhvillimet politike nė vend...por unė nuk mund tė prononcohem publikisht, mbasi unė kam fansa nga tė gjitha partitė. Zakonisht, kam njė intuitė instiktive pėr zgjidhjen e problemeve dhe dhe ka shumė njerėz (analiste politike) miq tė mitė, qė mė thonė do tė isha njė politikane shumė e mirė, por shpirti im ėshtė i lire dhe nuk ju takon idealizmave politike.

Siti Zemra Shqiptare, lexohet kryesisht nga vizitorė qė jetojnė larg trevave shqiptare. Mes tyre, sigurisht janė dhe shumė admirues tė muzikės dhe kėngėve tuaja. Njė mesazh qė do donit tju pėrcillnit atyre, nėpėrmjet kėsaj interviste...

Do te doja te gjithe t’i falenderoja nga zemra per mbeshtetjen qe me kane dhene ne vite dhe do t’ju deshiroja shendet fat e para te gjitheve.
Ju puth B!

Ju faleminderit per atmosferen e ngrohte qe krijuat me biseden tuaj, suksese te metejshme dhe qofshi gjithmone keshtu e lumtur...

Vizitoni: www.BleonaQereti.com
Videoklipe: Ketu

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi