Ekskluzive: Intervistė me Prof. as. dr. Begzad Baliun

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me Prof. as. dr. Begzad Baliun

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:23 pm

GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE SOT

Intervistoi: Ajete Zogaj - Zemra Shqiptare

Pyetje: Z. Baliu, cili ėshtė sot interesimi pėr gjuhėn shqipe dhe pėr albanologjinė nė botė?

Baliu: Interesimet pėr gjuhėn shqipe janė tė mira. Numri i vogėl i katedrave dikur tė hapura kryesisht nė zonėn Lindore tė globit, qė nga Sofja deri nė Pekin ėshtė shtuar me katedrat, lektoratet e kurset edhe nė Perėndim. Po kėshtu mund tė thuhet pėr numrin e tė interesuarve pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Ėshtė shtuar numri i tė interesuarve pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė Seminarin e Prishtinės, ėshtė shumėfishuar numri i studentėve pėr kurset e gjuhės shqipe qė studiojnė ballkanistikėn, etnografinė, historinė etj. Viti i fundit i Seminarit ka qenė mbresėlėnės sidomos pėr pjesėmarrjen e studiuesve tė rinj nė sesionin shkencor, si me numrin e tyre ashtu edhe me konceptet e reja shkencore tė cilat i sollen nė fushė tė studimeve albanologjike.

Mėgjithatė mė vjen mirė qė gjuha shqipe tash nuk ėshtė vetėm referencė e mėsimit tė njė gjuhe pėr nevoja tė ngushta tė rretheve shkencore, por edhe pėr interesa mė tė gjera. E kjo do tė thotė se shqiptarėt nė Evropė e mė tutje janė bėrė faktor tė rėndėsishėm kulturor, politik, ekonomik dhe historik.

Interesimi i shtuar pėr gjuhėn shqipe, ndėrkaq, nuk nėnkupton edhe interesimin pėr albanologjinė. Po tė pėrjashtohet leksikografia, si njė prej fushave pėr tė cilėn ka interes tregu i brendshėm dhe i diasporės, pėr fushat e tjera tė dijes, nė albanologji interesimet janė kryesisht individuale, ndėrsa edhe ato qendra albanologjike nė Evropė (Vjenė, Grac, Munih), qė dikur ishin sinonim i studimeve albanologjike, tashmė janė pėrkushtuar nė rritjen e numrit tė pjesėmarrėsve thjesht pėr mėsimin e gjuhės shqipe.

Dekadėn e fundit, falė hapjes sė rrjetit elektronik, komunikimi mes albanologėve ėshtė dendėsuar dukshėm. Informacionet nė fushė tė albanologjisė pėr botimet shkencore, konferencat, hulumtimet dhe rezultatet e reja arrijnė mbrenda ditės nga njėri studiues tek tjetri, por pėr faq tė keq kryesisht mes individėve, sepse institucionet tona shkencore ende nuk janė pėrgatitur tė marrin dhe tė pėrcjellin zhvillimet albanologjike nė botė.

Pyetje: Sa po arrijnė albanologėt t’iu pėrgjigjen kėrkesave tė epokės sė globalizmit?

Baliu: Pėrgjigjja nuk mungon, por e rrudhur dhe e pėrgjysmuar. Nė fushė tė leksikografisė (kryesisht nė fjalorėt dygjuhėsor), janė shėnuar rezultate tė mira, por brenda saj ka nevojė tė botohen mė shumė doracakė dhe gramatika tė shqipes pėr tė huajt. Pėr njė rreth mė tė gjerė interesimesh janė shumė tė nevojshėm korpuset e leksikonėve historikė dhe bashkėkohorė. Mirėpo kėtė nuk mund ta pėrballojnė vetėm individėt. Ėshtė e nevojė e ngutshme puna nė ekipe pėr projekte tė caktuara. Popujt e tjerė kanė dėshmuar se projektet e interesit nacional donė jo vetėm pėrpjekje tė pėrbashkėt tė studiuesve dhe institucioneve shkencore, por edhe punė tė vijueshme tė disa brezave. Merreni shembullin e pėrgatitjes sė Fjalorit tė gjuhės rumune dhe sidomos Fjalorit etimologjik tė bullgarishtes, nė tė cilin ende po punon njė ekip studiuesish. Merreni shembullin e sllovakėve, tė cilėt vetėm disa vjet pas ndarjes nga ēekėt bėnė fjalorin etimologjik tė tyre nė dy vėllime.

Ne ndėrkaq, pikėrisht pse kemi punuar kėshtu, individualisht, ende nuk kemi njė vepėr tė plotė tė karakterit akademik dhe nacional: Historinė e popullit shqiptar, Historinė e letėrsisė shqipe, Historinė e albanologjisė, Gramatikėn normative tė shqipes (kujtoni faktin se nė prag tė pėrfundimit tė kėtij projekti u menjanua pjesa e fonetikės, disa thonė pėr shkaqe tepėr meskine), Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe (formati i madh), e tė mos flasim pėr njė fjalės gjithėpėrfshirės tė leksikut tė shqipes, Fjalorin e toponimisė shqiptare, Fjalorin e antroponimisė shqiptare, i cili do t’iu pėrgjigjej nevojave tona tė natalitetit, Leksikonin historik tė popullit shqiptar dhe leksikonėt e kėsaj natyre pėr fushat e caktuara tė gjuhės, letėrsisė, kulturės, arkeologjisė, historisė dhe madje tė folklorit, tė etnografisė e tė mitologjisė. Mos tė harrojmė se tė gjitha kėto nuk paraqesin vetėm studime, mė parė kemi tė bėjmė me korpuse lėndėsh dhe njėsi informative. E veprat e kėtilla nuk bėhen prej vullnetit individual tė studiuesve, po prej angazhimit ekipor tė disa studiuesve, disa institucioneve dhe madje disa brezave. Veprat e tilla, nė tė vėtetė nuk mund tė pėrgatiten nga studiuesit qė hynė e dalin nė institucione shkencore, pa lėnė njė dosje nė arkivat e tyre; kėto nuk bėhen pa hulumtime nė bibliotekat dhe arkivat, sė paku nacionale; nuk bėhen nga studiuesit qė shkojnė nė pension duke pėrsėritur ato qė ua ka lėnė amanet mentori i tyre; nga studiuesit qė nė vitrinėn e librave tė shtėpisė mund tė vendosin vetėm vepra qė kanė njėkohėsisht edhe kopertina tė mira; nga studiuesit qė nuk kanė idenė pėr botimet e fundit nė fushėn profesionale; apo nga ata qė edhe lekturėn shkollore tė fėmijėve e mbajnė nėn shtrat, nė tavan tė banesės a nė garazhdė tė veturės!

Ne ndėrkaq ende jemi nė fillim tė kėtyre projekteve. Ende kemi nevojė pėr botimet informative tė karakterit bibliografik. Jo vetėm nuk e kemi projektuar Enciklopedinė nacionale, por nuk e kemi pėrgatitur sė paku njė Leksikon tė kėsaj natyre pėr Kosovėn. Dhe deri sa ne tė sillemi me kėtė komoditet ėshtė e natyrshme qė nė Enciklopedinė britanike emri i Kosovės tė shėnohet edhe Kosmet (madje disa herė), etnonimi shqiptar tė shėnohet i shoqėruar me cilėsorin musliman, ndėrsa fotografia e vetme e kėsaj hapėsire tė jetė Manastiri i Graēanicės, foto e Tanjugut.

Pyetje: A ėshtė kjo arsyeja pse ju keni botuar njė studim pėr krizėn e albanologjisė dhe tė institucioneve tė saj?

Baliu: Jo. Pėr gjendjen klinike tė institucioneve albanologjike ndėr ne ka shumė arsye tė diskutohet, por teksti im nuk kishte tė bėnte me kėtė. Nė 50-vjetorin e themelimit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės botova njė artikull nė tė cilin mbaja njė qėndrim kritik ndaj kėrkimeve tona tė gjertashme shkencore nė fushė tė albanologjisė (sidomos nė histori, nė gjuhėsi dhe nė folklor) dhe mė doli se pėr shkak tė metodės me tė cilėn po u qaseshim kėtyre fushave, ne jo vetėm nuk sillnim rezultate tė reja, por vazhdonim tė emitonim, e madje edhe pėrsėrisnim njėri – tjetrin.

Metoda historike, nė tė shumtėn e rasteve deskriptive, tashmė e njohur vetėm si shkollė historike nė Evropė, me tė cilėn ne vazhdojmė t’i qasemi albanologjisė, nuk sjell shumė gjėra tė reja, ndėrsa shkollat e reja (strukturalizmi, gjenerativizmi etj.) tė cilat shumė dekada ligjėrohen nė shkollat gjuhėsore evropiane (me pėrjashtim tė Prishtinės, ku ėshtė ligjėruar qė nga vitet ‘70) sa kanė filluar tė bėhen fusha tė dijes nė universitetet shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja pse atėherė artikullin tim e mbyllja me lajmin pėr krizėn e albanologjisė, nė tė vėrtetė tė metodės sė saj.

Pyetje: Nė rrethet tona shkencore zakonisht kritikat janė tė padėshirueshme. Si u pritėt Ju?

Baliu: Pėr tė qenė mė i saktė, unė nuk kritikova, por mbajta qėndrim kritik. Mė parė sesa qėndrim kritik, madje kam dashur qė tė nis njė dialog serioz nė jetėn tonė shkencore, por si nė tė gjitha fushat e jetės komunikimi mes nesh ėshtė rrudhur nė tryeza kafenesh, nė tryeza klanesh, dhe madje nė rrethe adminstrative tė atyre qė janė bėrė peng jo vetėm tė reformave institucionale, por edhe tė kėrkimeve tė reja shkencore. Nė meset shkencore, kam pasur mjaft vlerėsime tė mira, por mendoj se diskutimi mė serioz ka ndodhur nė Institutin Albanologjik ku ėshtė debatuar ‘nėse ky tekst i lexuar nė Konferencėn e 50-vjetorit tė tij, duhej tė botohej apo jo nė vėllimin e kėsaj Konferenceje’! Nė Tiranė, gjithashtu, ėshtė botuar nė disa gazeta ditore. Pas shpėrndarjes sė saj nė Alb-shkenca, nė adresė personale, kam marrė disa urime dhe kėrkesa pėr shkoqitje shtesė.

Pyetje: A mund ta konkretizojmė kėtė mė pėrafėr me disa probleme themelore nė studimet albanologjike? Kohėve tė fundit ėshtė rikthyer diskutimi pėr prejardhjen pellazgjike tė popullit shqiptar, flitet madje pėr rrėzimin e tezės sė Profesor Eqrem Ēabejt nga Nermin Falaci! A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr kėtė ēėshtje?

Baliu: Le tė shkojmė me radhė. Sė pari, koncepti i Hahnit pėr prejardhjen pellazgjike tė popullit shqiptar dhe e njė lagjeje gjuhėtarėsh arbėreshė (kryesisht rilindės), nuk ka tė bėjė me konceptin e disa ‘studiuesve’ shqiptarė tė kohės sonė pėr gjuhėn shqipe si nėnė e gjuhėve tė botės! Dija e romantikėve tanė shkonte deri aty ku kishte arritur dija e shkollės historike evropiane dhe ishte transformuar nė hap me tė. Jeronim de Rada dhe Naim Frashėri ashtu si edhe Hahni besonin nė tezėn e kohės pėr prejardhjen pellazgjike tė popullit shqiptar, por kur thememluesi i albanologjisė shkencore Gustav Majeri erdhi nė pėrfundimet e tij pėr prejardhjen ilire tė popullit shqiptar Ndre Mjeda e pėrkrahu atė nė tė njėjtėn kohė. Tjetėr ėshtė diskutimi pėr prejardhjen trake apo trako-ilire tė njė shtrese tė toponimisė, qė ishte dhe mbetet e diskutueshme edhe sot.

Po tė bėhej njė prerje e hipotezave pėr prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, atėherė tė gjitha kėto do tė ndaheshin nė disa grupe: hipoteza pellazgjike (Hahni); hipoteza trake (H. Hirt, K. Pauli, Henrik Bariq dhe sidomos Gustav Vajgandi, i cili ėshtė autor i traktatit tė saj); hipoteza iliro-trake (Norbert Jokli, Karl Paē) dhe hipoteza dako-mize (Vladimir Georgiev). Njė hipotezė interesante ėshtė edhe ajo e Benvenistes dhe e Hampit: ‘shqipja, as ilirishte as trakishte por njė protoshqipe-albanoid’.

Edhe njėri prej ndėrtuesve mė gjigant tė hipotezės ilire tė prejardhjes sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe Eqrem Ēabej, nė korpusin e madh tė “Studimeve etimologjike nė fushė tė shqipes”, periudhave tė lashta tė shqipes iu referohet si “perioda historike” deri nė indoevropianishte.

Pėrgjithėsisht diskutimi pėr prejardhjen pellazgjike tė popullit shqiptar nė shkencėn e albanologjisė vendore ka pėrfunduar nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, me veprėn e Profesor Ēabejt “Elementet e gjuhėsisė e tė literaturės shqipe» (1936), kur ka theksuar nevojėn e menjanimit tė teorisė pellazgjike. Njė pėrpjekje pėr ta rikthyer tezėn pellazgjike, madje nė rrugė politike ėshtė bėrė nė fillim tė viteve ’60, kur Spiro Kondo botoi veprėn “Shqiptarėt dhe problemi pellazgjik”, por ishte merita e Profesor Eqrem Ēabejt dhe e Profesor Selaman Rizės, tė cilėt patėn guximin intelektual dhe shkencor pėr tė kundėrshtuar recensimin e saj: i pari duke e heshtur, ndėrsa i dyti duke iu pėrgjigjur me njė recension tė rreptė shkencor, ēfarė dinte t’i bėnte vetėm penda e Profesor Rizės. Kujtoj se kjo ishte sprova e fundit pėr institucioanlizimin e kėtyre koncepteve pėrmes linjės politike. Pėrpjekjet e sotme ala Katapano dhe ato tė Nermin Vlora Falacit nuk mund tė diskutohen as nė kontekstin e djeshėm dhe tė sotshėm shkencor tė zhvillimeve albanologjike. Prandaj nuk mund tė flitet pėr kurrfarė rrėzimesh tė tezave tė Profesor Ēabejt, tė cilat njėkohėsisht janė edhe teza tė albanologjisė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekskluzive: Intervistė me Prof. as. dr. Begzad Baliun

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:24 pm

Pyetje: Si tė shpjegohet vėrshimi i shkrimeve tė kėsaj natyre?

Baliu: Pellazgėt janė njė mit si tė gjitha mitet. Nė fund tė shekullit XX, ashtu si edhe njė shekull mė parė, shqiptarėt u gjetėn nė situata tė vėshtira ekzistenciale. Si nė rastin e parė ashtu edhe nė tė dytin shqiptarėt kishin nevojė pėr mitin e origjinės, pėr mitin e Pirros, Mbretėreshės Teutė apo pėr mitin e Skėnderbeut, dhe ėshtė mirė qė janė gjetur shkrimtarė e publicistė e madje edhe politikanė, tė cilėt kanė sforcuar shpirtin e shoqėrisė shqiptare qoftė edhe pėrmes kultit tė origjinės, gjuhės, moralit, besės, etj., tė kėtij populli qė nuk arrinte t’i plotėsojė dot nevojat jetėsore pėr gjėrat elementare, e megjithatė nuk dėshironte tė humbte krenarinė e tė qenit shqiptar.

Tekstet e kėsaj natyre janė shkruar nė kėtė kontekst, dhe nuk kanė pasur ndonjė arsye qė tė priten me shqetėsim, por kur ato kanė pretenduar qė tė diskutohen edhe nė konferenca shkencore atėherė kanė marrė pėrgjigjen e duhur. Kur tė kihet parasysh se me mitet dhe kultet e kėsaj natyre nuk ėshtė dhunuar nė asnjė mėnyrė ndjenja kombėtare, gjuhėsore, kulturore, etike dhe etnografike e asnjė populli, dhe kur tė kihet parasysh se kėto koncepte ‘shkencore’ prezantohen dhe ‘diskutohen’ zakonisht nė disa faqe interneti apo gazete lokale tė diasporės, nga ‘adhurues’ tė disponuar pėr tė mbatjur tė ndezur krenarinė kombėtare, deri mė tash nuk ka pasur arsye tė forta qė tė ngritemi me ngulm kundėr tyre. Pavarėsisht nga kjo, tashmė qė edhe faqet elektronike kanė filluar tė bėhen referenca serioze tė mendimit shkencor, ėshtė mirė qė kohėve tė fundit mendimi kritik ka zėnė rrėnjė edhe kėtu. Mendoj se Alb-shkenca po bėhet njė shembull i mirė.

Kjo stuhi, mė nė fund ka pasur partizanėt e saj edhe tek popujt evropianė me njė traditė mė tė madhe shkencore, dhe i ka edhe mė tej tek fqinjėt tanė, mitet e tė cilėve kanė nxitur dhe madje prodhurar luftėra tė pėrgjakshme.

Pyetje: Sa i dėmtojnė mitet e shqiptarėve marrėdhėniet me fqinjėt?

Baliu: Tė gjithė popujt kanė nevojė qė nė situata tė caktuara tė pėrdorin mitet e tyre apo t’i ngrejnė nė kulte disa prej veēorive tė tyre qofshin edhe krejt bashkėkohore. A nuk e keni vėnė re mitin e papėrkulshmėrisė dhe kultin e krenarisė sė tė qenit amerikan, qė ditėn e 11 shtatorit. Prej kėsaj logjike nuk mund tė pėrjashtohet as populli shqiptar. Veēori e miteve shqiptare ėshtė se shqiptarėt nuk kėrkojnė qė kufijtė e tyre tė shkojnė nė kufij tė Ilirisė, deri te varri i Mbretėreshės Teutė, deri te beteja e fituar a e humbur e Skėnderbeut etj. Nėse shqiptarėt thonė se kėtu ishin para serbėve, kjo nuk do tė thotė se ata kėrkojnė njėkohėsisht edhe pėrjashtimin e tyre nga kjo hapėsirė. Shkenca indoevropiane e ka caktuar kohėn e depėrtimeve sllave nė Ballkan dhe albanologjia nuk ka nevojė tė merret me kėtė, mjafton t’i referohet asaj.

Shqiptarėt, nė pėrgjigje tė miteve greke, ka disa vjet qė kanė rikthyer konceptet e Falmajerit pėr origjinėn greke dhe kanė ngritur tezat e tyre pėr pėrkatėsinė kulturore dhe gjuhėsore tė disa njėsive leksikore dhe figurave mitike greke, mirėpo nė kėtė mėnyrė mė shumė se ndarje po krijojnė afri. Pavarėsisht prej dallimeve, kultura helene dhe ilire nė njėrėn anė dhe kultura latine e ilire nė anėn tjetėr, kanė shumė lidhje afrie dhe interesi ynė nuk ėshtė qė kjo lidhje tė jetė pėrjashtuese (si e para apo e prejardhur), por si interferencė kohore mes gjuhėve dhe kulturave tė lashta.

Ndonėse me njė metodė tjetėr dhe me koncepte krejt tė ndryshme nga kėto qė kemi sot, qė nė kohėn e Rilindjes disa studiues arbėreshė, kishin nxitur studimin e marrėdhėnieve gjuhėsore, kulturore dhe sidomos etnografike mes grekėve dhe shqiptarėve. Pėr njė kohė shumė tė gjatė, sigurisht si rezultat i konflikteve tė krijuara pas Krizės Lindore e kėndej, kėto studime sikur janė lėnė mėnjanė. Pas mė shumė se njė shekull vepra e Ismail Kadarese “Eskili ky humbės i madh” ka hapur njė portė rrėnjėse nė studimet etnokulturore mes kėtyre popujve, e cila duhet tė zgjerohet dhe tė thellohet me ngulm, jo pėr hir tė letėrsisė artistike greke tė antikitetit, por pėr shkak tė traditės sė lashtė tė pashkruar shqiptare. Nuk guxojmė t’ua lėmė vetėm grekėve atė thesar tė artė, por as nuk guxojmė ta kėrkojmė duke i pėrjashtuar ata. Ajo ėshtė tradita, shtrati i pranuar i civilizimit evropian. Grekėt kanė atje gjuhėn e shkruar, traditėn, teatrin, etnografinė dhe kanė ruajtur nė mėnyrė tė pandėrmjetme vijimėsinė e kėtyre referencave, ndėrsa ne kemi ruajtur me gjelozi reliktet e saj, vijimėsinė etnografike dhe njė ndėrdije tė banorėve tė zonave epike (nė njė zonė qė nuk ishte asnjėherė nė kufi me grekėt), disa shenja gjuhėsore, kulturore dhe madje psikologjike tė sjelljes. Grekėt shumė kohė mė parė kanė fituar qytetarinė evropiane dhe botėrore tė kėsaj trashėgimie dhe nuk ėshtė interesi ynė tė hyjmė nė konflikte tė tilla. Interesi ynė ėshtė qė tė jemi tė pranishėm atje pėrmes elemente simbiozė tė familjes indoevropine. Rilindasit tanė kishin tė drejtė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė jemi aty, bashkė, nė themelet e trashėgimisė dhe civilizimit tė Evropės sė Bashkuar. Jemi tė vetmit popuj tė Evropės Juglindore, tė cilėt mund tė luajmė nė tė njėjtin teatėr me shumė relikte tė civilizimit antik. Unė besoj se edhe grekėt janė tė vetėdijshėm pėr kėtė. Afria e tyre me serbėt ėshtė e re dhe e pėrkohshme, ajo ėshtė pjellė e re e fundamentalizmit ortodoks. Serbėt nuk kanė ēka t’i ‘falin’ popullit grek, veē interesit tė tyre pėr tė depėrtuar nė portat e Selanikut.

Origjinėn e lashtė tė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, mė nė fund, nuk e dėshmojmė duke e predikuar prejardhjen e tė gjitha gjuhėve tė botės nga gjuha shqipe! Mjafton tė dėshmojmė se njė grusht fjalėsh tė shqipes janė tė moshės sė greqishtes sė vjetėr, se njė lagje fjalėsh e krishtėrimit tė hershėm janė tė latinishtes dhe se nė shqipe kanė hyrė para se tė hynin nė sllavishte dhe nė rumanishte, pėr tė pėrcaktuar lashtėsinė tonė nė kėto tėrthore tė moēme tė Evropės Juglindore. Mė nė fund mjafton t’i referohemi Enciklopedisė linguistike tė Kembrixhit, ku shqipja ėshtė vendosur nė mesin e nėntė gjuhėve tė veēanta tė familjes indoevropiane dhe tė mos kemi nevojė tė shkojmė mė larg.

Pyetje: Pėrmendėt terrenin dhe arkivat. Ē’keni pėrfituar ju nė kėrkime tė kėsaj natyre dhe sa punoni ju nė kėtė drejtim?

Baliu: Nuk mund tė lavdėrohem shumė. Kujtoni faktin se brenda kėtyre dhjetė vjetėve, qė kur kam filluar punėn kėrkimore-shkencore, kemi pasur njė luftė ēlirimtare, ku kėrkimet nė terren kanė qenė me rreziqe. Pėrveē kėrkimeve shkencore nė ekspeditat e pėrbashkėta tė Institutit Albanologjik nė disa krahina etnografike tė Kosovės, vetė kam punuar gjatė nė krahinėn e Gallapit, e cila pėrfshin pjesėn mė tė madhe tė Kosovės Verilindore, dhe prej materialit onomastik tė mbledhur kam pėrgatitur tezėn e disertacionit “Onomastika e Gallapit”, ndėrsa tashi punoj nė njė projekt tjetėr, “Fjalorin historik tė Gallapit”. Nga kėrkimet ndėr arkiva, do tė veēoja hapjen e dosjes sė autorėsisė sė “Bibliografisė sė Skėnderbeut”, tė cilėn pjesėrisht e kam botuar kėtė vit ndėrsa versionin e plotė do ta botoj nė tė ardhmen. Unė nė tė vėrtetė, thjeshtė kam botuar materialet e arkivit personal tė Profesor Jup Kastratit, por ‘pėrgjigjja’ e Kasem Boēokut, aspak e denjtė pėr dialogun shkencor, meriton njė vepėr tjetėr, njė vepėr me tė cilėn Kasem Biēoku do tė marrė ‘tė ligat’ e tė gjithė atyre qė nė ēfarėdo mėnyre kanė keqpėrdorur mundėsitė e tyre tė pėrkohshme politike, klasore dhe klanore, pėr tė dėmtuar, atakuar dhe pėrvetėsuar veprat e tė tjerėve. Arkivi i Profesor Jup Kastratit, arkivi i Profesor Selman Rizės, dosje tė tėra tė Arkivit Shtetėror, dhe shumė arkiva tė tjera personale, do tė thonė shumė nė tė ardhmen. Sot vetėm mund tė merret me mend mėnyra se si ėshtė pėrvetėsuar vepra e Selman Rizės, si ėshtė keqpėrdorur dorėshkrimi (madje nė Prishtinė, Shkup dhe Tiranė) i veprės sė Profesor Jup Kastratit “Faik Konica” derisa ka hyrė nė shtyp dhe si ėshtė dėmtuar derisa ka dalė nga shtypi, si ėshtė pėrdorur “Vepra filologjike e De Radės”, ndonėse ende nuk e ka parė dritėn e botimit, si ėshtė keqpėrdorur vepra leksikografike e Benedikt Demės dhe e Tahir Dizdarit, si ėshtė ‘cituar’ Fjalori i orientalizmave, dhe fjalorė tė tjerė nė dorėshkrim pas Luftės sė Dytė Botėrore, si janė pėrvetėsuar pjesė tė studimeve nė dorėshkrim tė Filip Fishtės e tė tjerėve qė me vite prisnin botimin e tyre.

Fjala ėshtė pėr njė temė e cila mė ka preokupuar qė kur kam filluar tė merrem me mė pėrkushtueshėm me probleme tė historisė sė albanologjisė dhe kam vėnė re se si disa studiues kanė vjelė nga tė tjerėt mendime, koncepte, fjali, paragrafe, e madje edhe vepra tė tėra, si tė vilnin prej kopshtit tė babagjyshit. Pėr fat tė keq kėtė e kanė bėrė edhe studiuesit, pėrkatėsisht albanologėt, pa tė cilėt nuk mund tė shkruhet albanologjia. Nėse studiuesit nga Kosova merrnin nga botimet shkencore duke menduar se vetėm ata ishin privilegjues tė pėrjetshėm tė pėrdorimit tė botimeve tė huaja, apo merrnin prej botimeve shkencore tė botuara nė Tiranė, duke menduar se kufiri ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ishte bekuar qė tė mos hapej kurrė, studiuesit nga Tirana kanė vjelė kur mė hapur e kur mė tė kamufluar nga gjuhėtarė tė dėnuar a tė pushkatuar tė Shkodrės, thua se me hedhjen e tyre nėpėr burgje do tė harrohej edhe kontributi i tyre shkencor, apo, thua se me tretjen e eshtrave tė tyre do tė tretej edhe kujtimi pėr ta e pėr veprėn e tyre nė dorėshkrim.

Duke e mbyllur studimin e tij mbi ‘tezat’ e Ndre Mjedės pėr artin dhe poezinė, Profesor Jup Kastrati shkruante se ka ardhur koha qė tė shihen burimet e mendimit teorik tė shkrimtarėve tė rilindjes dhe tė pavarėsisė. Mendoj se kjo kohė ka ardhur edhe pėr albanologėt e kohės mė tė re.

Pyetje: Viteve tė fundit keni qėnė i angazhuar nė Kėshillin pėr Standardizimin e Emėrvendeve tė Kosovės, a mund tė na thoni diēka pėr punėn nė kėtė kėshill dhe pėr rezultatet e tij?

Baliu: Siē dihet, autoritetet pushtuese serbe tė dekadės sė dytė tė shekullit XX, pas thyerjes sė Perandorisė Osmane nė Ballkan, e kanė pėrpunuar sistemin e emėrvendeve nė nivele tė ndryshme shkencore dhe tė politikės shtetėrore.

Nė kėtė periudhė, nė Kosovė, ata ndėrruan emrat e shumė vendbanimeve shqiptare, stėrkeqen emrat e mėparshėm, duke bėrė rimotivimin e tyre tė pranueshėm pėr gjuhėn serbe, themeluan vendba­ni­me tė reja me kolonė serbė e malazez, ndėrsa nė vend tė toponimeve tė mėparshme tė gjuhės shqipte, turke, latine, romane, sase, greke etj., vunė emrat e oficerėve dhe tė policėve serbė, tė cilėt pas vitit 1912 ishin treguar shumė tė zellshėm nė djegien e fshatrave shqiptare: Gjeneral Jankoviq, Tankosiq, Kaliqan(in) etj. Shembulli mė tipik i kėsaj fushate ėshtė krijimi i njė sistemi tė tėrė ojkonimesh me emra tė mitit serb pėr Betejėn e Kosovės : Milloshevė, Llazarevė, Obiliq, Devet Jugoviq, Orlloviq etj.

Me qėllim tė kundėrvėnies synimeve serbe pėr ndryshimin e emėrvendeve tė Kosovės edhe shqiptarėt nė dekadėn e fundit patėn filluar qė t’i rikthejnė dhe emėrtojnė vendbanimet e tyre me emra tė rinj.

Sigurisht e vetėdijshme pėr pasojat dhe nėn presionin e qytetarėve, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, si dhe Ministria e Kulturės e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, nė nėntor tė vitit 1999 ngritėn njė Komision pėr Standardizimin e Emėrvendeve tė Kosovės, tė pėrbėrė nga specialistė tė shumtė tė shkencės dhe tė kulturės: gjuhėtarė, historianė, arkeologė, gjeografė, etnologė, arkivistė etj., nga institu­cionet mė tė larta tė shkencės dhe arsimit nė Kosovė.

Ky Komision ka punuar nė shqyrtimin e rreth 1500 emėrvendeve tė vendbanimeve tė Kosovės, duke pasur parasysh, qė mė parė, disa kritere bazė:

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekskluzive: Intervistė me Prof. as. dr. Begzad Baliun

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:25 pm

1. Komisioni ka konstatuar se e drejta e ndėrrimit tė emrit tė vendbanimit ėshtė e drejtė qytetare e banorėve tė atij vendbanimi, ndėrsa e drejta e emėrtimit tė njė vendbanimi sipas gjuhės qė e flet ėshtė e drejtė e secilit etnikum qė e flet atė gjuhė.

2. Komisioni ka organizuar pėr ēdo komunė bashkėpu­nėtorėt e tij dhe pėr ēdo ndryshim i ka konsultuar ata, tė cilėt qė mė parė kanė verifikuar mendimin e banorėve tė vendbanimit pėrkatės.

3. Komisioni, nė parim, nuk i ka ndryshuar emėrvendet me etimologji iliro - shqiptare, latine, sase, serbe - mesjetare, greko - bizantine, turke - osmane, arumune etj.

4. Komisioni ka punuar nė standa­rdizimin e njė numri tė madh emėrvendesh nga aspekti fonetik, me qėllim tė pengimit tė shėnimit tė emėrve­ndeve nė trajta tė ndryshme, tė cilat mė parė autoritetet serbe i kanė stėrkequr nė emėr tė rimotivimit tė tyre, dhe nė aspektin morfo­logjik, kryesisht nė normėzimin e disa prapashtesave tė cilat nuk janė tė pranishme nė tė folmen shqipe tė Kosovės.

5. Komisioni ka mėnjanuar njė numėr tė caktuar emėrvendesh, si: Gjylekarė, Muēibabė, Karashė­ngj­e­rgj, Kara­qicė etj., pėr shkak tė konotacioneve pezhora­tive dhe asoci­acioneve tė tjera negative qė shkaktohen gjatė pėrdo­ri­mit tė tyre, si dhe me qėllim tė mėnjanimit tė parre­gullsive gjatė komunikimit ndėrmjet gjinive tė ndryshme.

6. Komisioni nuk ka ndryshuar emėrvendet e vendbanimeve qė janė tė banuara me serbė, pavarėsisht nga etimologjia dhe trajta gramatikore e ojkonimisė.

9. Punėn e tij Komisioni e ka pėrcjellė me njė numėr tė madh artikujsh, studimesh e tryezash shkencore, ndėrsa, rezultatet e tij i ka pėrmbledhur nė njė vėllim mė vete: “Regjistri i standardizuar i emėrvendeve tė Kosovės”.

Pyetje: Me punėn qė keni bėrė ju keni ndrequr njė padrejtėsi shekullore qė ka krijuar pushteti serb, por nė tė njėjtėn kohė janė hapur diskutimet pėr emrin e Kosovės, pėr etnonimin kosovar tė ndryshėm nga ai shqiptar. Kam dėgjuar se disa profesorė universitarė u thonė studentėve tė tyre nė Prishtinė, se jo vetėm gjuhėsisht e gjeografikisht por edhe gjenetikisht jemi tė ndryshėm nga shqiptarėt e Shqipėrisė!

Baliu: Sė pari, ėshtė e drejtė e qytetarėve qė tė emėrtojnė vendbanimin e tyre, pra edhe tė Kosovės, ndėrsa shembuj tė tillė bota ka mjaftueshėm. Sa i pėrket ndryshimit gjuhėsor qė paskemi mes Kosovės dhe Shqipėrisė, nuk mjafton tė jesh as gjuhėtar e as shqiptar pėr tė kuptuar se dallimet nė makrosistem janė tė papėrfillshme.

Pyetni profesorėt e tillė tė Prishtinės se ku mbaron dhe ku fillon etnonimi kosovar dhe ka rrezik tė mos e ēojnė kufirin pėrtej mahallės sė tyre.

E pyetje tė tilla nuk duhet bėrė vetėm profesorėve tė Prishtinės.

Pyetni profesorėt e Universitetit tė Gjirokastrės, qė ia lejojnė vetes tė diskutojnė pėr lėndėn e Letėrsisė sė diasporės (respektivisht pėr letėrsinė e krijuar jashtė kufijve shtetėrorė), me cilėt autorė duan ta ligjėrojnė letėrsinė e humanizmit evropian, letėrsinė e vjetėr, letėrsinė e Rilindjes etj., e cila ėshtė krijuar jashtė Shqipėrisė londineze. Me Akademinė ballkanike tė Voskopojes, me bejtexhinjtė e Elbasanit, tė Beratit e tė Shkodrės apo thjesht vetėm me atė letėrsi qė ėshtė krijuar pas vitit 1912!

Pyetni profesorėt e kėtillė tė Universitetit tė Shkodrės, a ju mjafton vetėm qarku kulturor dhe gjuhėsor i tyre, dhe do tė dėgjoni se si do tė kėrkojnė qė nga ky qark tė pėrjashtohen edhe disa nga ata gjuhėtarė e shkrimtarė qė kanė krijuar jashtė qytetit tė Shkodrės, duke pėrfshirė edhe ndonjė lagje tė saj, ‘qė ėshtė e dominuar nga malėsorėt’!.

Pyetni profesorėt e kėtillė tė Universitetit tė Tiranės a iu mjafton Tirana dhe do tė merrni pėrgjigjen refuzuese: le tė bėjnė ēka tė donė atje, vetėm mos tė mos na pėrzihen kėtu, nė kryeqytet!

Sė dyti, ideja e kėtij dallimi edhe gjenetik nuk ėshtė e profesorėve tė caktuar tė Universitetit tė Prishtinės, por e akademikėve serbė tė mbledhur rreth tryezave shkencore “Ilirėt dhe shqiptarėt”, dhe “Serbėt dhe shqiptarėt nė fund tė shekullit XIX”. Nuk e di ndėrkaq nėse profesori i cili me studentėt diskuton kėto probleme nė pėrmasa kaq tė mėdha ndjehet shqiptar apo kosovar (e tė jesh kosovar nuk do tė thotė tė jesh domosdo edhe shqiptar!), apo i njė etniteti krejt tė tretė, por e di se nė Universitetin e Prishtinės, zor tė gjenden shumė profesorė, tė cilėt janė nė gjendje tė diskutojnė kėso problemesh dhe nė kėto pėrmasa kaq komplekese.

Sė treti, emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si etnonim janė dy pėrbėrės tė cilat do tė mund tė diskutoheshin jo vetėm duke iu qasur nga aspekti gjuhėsor e historik, por edhe nga aspekti semasiologjik, shoqėror, politik, diplomatik, paradigmatik etj. Le ta shikojmė njėherė etnonimin kosovar: njėri prej etnonimeve shqiptare, si dibran, mirėditor, shkodran, llapjan etj.; pėrcaktues i popullatės shqiptare nė territoret e ish-Jugosllavisė nga nėnshtetasit shqiptarė tė Shqipėrisė londineze; etnonim i pėrbashkėt pėr tė gjitha etnitė qė jetonin brenda Kosovės nga regjimi i ish-Jugosllavisė; pėrcaktues etnik pėr vetveten nga shqiptarėt e Kosovės sė dėbuar dhe tė vendosur nga bashkėsia ndėrko­mbė­­tare nė shtetet e treta, pėr t’u dalluar nga nėnshtetasit shqiptar etj.

Nė fjalorin diplomatik tė Evropės, etnonimi kosovar ka filluar tė pėrdoret pėr shqi­ptarėt qė migruan kėto dhjetė vjetėt e fundit (ata tė brezave mė tė hershėm janė quajtur jugosllavė), mbase mė shumė pėr t’i dalluar nga emigracioni po kaq vėrshues nga Shqipėria.

Tradita gojore jo edhe aq e largėt e ka “shqiptar-kosovar” dhe anasjelltas: “jam shqiptar e kosovar” thotė rapsodi, e krahasuesshme me njė shprehje tė traditės “italo-arbėror” dhe “italo-shqiptar”. E ndihmuar edhe nga njė ndėrhyrje politike, pas vitit 1981, nė traditėn gojore emri malėsor nė shumė raste erdhi e u bė sinonim i emrit shqiptar. Kėngėtari popullor pėr toponimin Shqipėri pėrdorte emėrtimin Malėsi, ndėrsa pėr etnonimin shqiptar pėrdorte sajesėn malėsor. Gjatė kėsaj kohe, njė drejtues i Bibliotekės Universitare tė Beogradit, duke mė njoftuar pėr ardhjen e njė punėtori tė ri nė Bibliotekėn e Seminarit tė albanologjisė, mė thoshte: “Kemi pranuar njė punėtor nga Mali i Zi, por ai ėshtė malėsor e jo cėrnogorac” (sic!), me ēka mė jepte tė nėnkuptoja se punėtori i bibliotekės ishte nga Mali i Zi, por ai ishte shqiptar e jo malazias.

Pas mbarimit tė luftės dhe vendosjes sė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, disa tė ashtuquajtur teoricienė tė kombit kosovar, kanė marrė nismėn pėr pėrkufizimin e tij. Pėrdorimi i emrit kosovar nuk ka mu­nguar as nga institucionet ndėrkombėtare, me tė cilin ata kanė emėrtuar tė gjitha nacionalitetet si njė etnitetet i Kosovės.

‘Teoricientėt’ e krijimit tė kombit kosovar, jo rrallė janė nisur nga konceptet ēinte­gruese nė shkallė kombėtare tė dala dhe tė reklamuara shumė dhjetė vjetėt e fundit pėr gegėt dhe toskėt, pėr Veriun dhe Jugun e Shqipėrisė, prandaj ėshtė e kuptue­shme pse mendimet e tyre janė pritur me reagime, me ftohtėsi dhe madje me frikė.

Njė gjė ndėrkaq ėshtė mė sė e vėrtetė. Sot edhe analistėt qė merren me studimin e ēėshtjes shqiptare dhe ballka­nike guxojnė tė thonė se ‘njė komb i ri po lind’, prandaj pėr ne tashmė shtrohet nevoja e disku­timit tė kėsaj ēėshtjeje me vetėdije kritike pėr tė sotmen dhe me vetėdije historike pėr tė ardhmen. Ky ėshtė pro­blem kombėtar qė duhet diskutuar nė pėrmasat largėvajtėse tė ēėshtjes, e kurrsesi me pikėpamje dhe vetėdije krahi­nore.

Ėshtė shumė e rrezikshme nėse lejojmė qė shenjat tona nacionale t’i pėrcaktojnė mendjet e tilla teorike nė prag tė hyrjes sonė nė epokėn e globalizmit.

Pyetje: Pėrmendėt globalizmin si epokė tė sė ardhmes, a mund tė na thoni cili ėshtė funksioni i institucioneve akademike nė kėtė situatė?

Baliu: Pėrgjithėsisht nuk shoh ndonjė pėrpjekje pėr tė dalė nga rrethi i vetėmjaftueshmėrisė institucionale dhe madje partiake, klanore e individuale. Unė nuk shoh ndonjė projekt tė interesit nacional, nė tė cilin do tė ndjehesha keq pėr shkak se nuk mund tė jap kontributin tim, dhe nuk shpresoj se sė shpejti do tė kemi ndonjė projekt tė kėsaj natyre.

Dhe pse tė shpresoj. Shkoni dhe shikoni bibliotekat e kėtyre institucioneve, kėrkoni tė hyni nė arkivat e tyre, nėse i kanė themeluar ndonjėherė dhe nėse kanė dosje tė sistemuara materialesh nė to, kėrkoni tė dini sa bashkėpunėtorė kanė. Kėrkoni tė dini sa studiues kanė lėnė gjurmėt e tyre kėrkimore dhe shkencore pėrveē listave tė rrogave dhe projekteve tė stėrzgjatura e tė papėrfunduara, shikoni sa studiues dalin nė penson me nga njė vepėr tė magjistraturės dhe tė doktoratės dhe sidomos sa prej tyreve u ėshtė pensionuar vepra para se ta ‘gėzojnė’ atė!.

Pyetje: Me duket se shumė po e pėrmendni arkivin?

Baliu: Natyrisht. Mendimi teorik mėsohet nė shkollė dhe zgjerohet gjatė gjithė jetės, ndėrsa kėrkimet shkencore varen prej arkivave personalė dhe institucionalė mbi tė cilėt punohet. Kjo, ē’ėshtė e vėrteta, ėshtė edhe arsyeja pse nė albanologji ende merremi jo me kėrkimin shkencor, por me zbatimin e tij. Kėrkimi i ri nuk mund tė mbėshtetet vetėm nė citatet teorike tė studiuesve, qė rezultatet e tyre i mbėshtesin nė hulumtimet e fiseve tė Lindjes sė largėt, por prej teoritizimeve dhe rezultateve tė mbėshtetura nė korpusin e hulumtuar nė hapėsirėn ku gjėllon trashėgimia jonė, apo nė arkivat tona ku ėshtė sistemuar pėr njė kohė tė gjatė. Me rėndėsi ėshtė qė tė nxiten metodat bashkėkohore pastaj modelin e zgjedh vetė studiuesi, e ai mė nė fund varet prej lėndės sė trajtuar. Aq mė tepėr kur studiuesi sjell vrojtim krejt tė ri nė ēėshtjen e kėrkimit shkencor dhe i rikthehet asaj lėnde sa herė shtrohet nevoja qasjes sė saj.

Pyetje: A ėshtė kjo arsyeja pse ju iu ktheheni temave tė njėjta disa herė. Bie fjala temės sė Profesor Ēabejt, Profesor Jup Kastratit, toponimisė sė Kosovės etj.

Baliu: Nuk iu kthehem temave, iu kthehem materialeve, dhe kjo mė ėshtė bėrė e mundur falė kėrkimeve ndėr arkiva personale e shtetėrore, si dhe formimit tė dosjeve pėr kėta studiues apo pėr toponiminė e Kosovės. Nė kohėn qė merresha me projektin “Ēėshtje tė fonetikės historike tė shqipes nė veprėn e Ēabejt” kam pėrgatitur njė dosje tė pasur tė bibliografisė, veprės sė botuar dhe dorėshkrimeve tė Profesor Ēabejt, prej sė cilės kam pėrgatitur projektin tjetėr “Bibliografi e studimit tė veprės sė Profesor Ēabejt nė Kosovė”, projektin “Ēėshtje tė studimit tė onomastikės nė veprėn e Ēabejt” (tezė magjistrature), monografinė “Probleme tė studimit tė veprės sė Ēabejt” dhe sė fundi “Profesor Ēabej dhe ballkanistika”. Po kėshtu kam vepruar edhe me Profesor Jup Kastratin. Studimit tė veprės sė tij i jam qasur duke filluar me kėrkimin dhe studimin e bibliografisė sė tij, prej sė cilės ka dalė edhe vepra “Mbi autorėsinė e Bibliografisė sė Skėnderbeut”, pėr tė vazhduar pastaj me projektet e tjera “Profesor Jup Kastrati dhe Kosova”, “Profesor Jup Kastrati dhe albanologjia”, “Letėrkėmbimi Ēabej – Kastrati - Rrota” etj. Tė kėsaj natyre janė edhe projektet pėr disa albanologė, tė cilėt kanė shėnuar rezultate tė rėndėsishme shkencore nė fushė tė gjuhėsisė sė gjysmės sė dytė tė shekullit XX.

Sa i pėrket toponimisė sė Kosovės, unė kam gjetur aty veprėn time jetėsore: “Fjalori mikrotoponimik i Kosovės”, prandaj tė gjitha projektet e pėrgatitura apo tė botuara nė ndėrkohė janė vetėm pjesė tė kėtij projekti largvajtės. Po kėshtu mund tė thuhet edhe pėr sprovėn e botuar “Gjendja e toponimisė shqiptare nė Ballkan”, e cila ėshtė vetėm faza e parė e njė projekti mė tė gjerė kėrkimor, qė u botua me kėrkesė tė disa kolegėve, me tė cilėt kishim punuar shumė kohė nė Kėshillin pėr Standardizimin e Emėrvendeve tė Kosovės.

Pyetje: Nė ndėrkohė ju merreni edhe me letėrsi: poezi, prozė, dramė, ese, ligjėroni nė Fakultetin e Edukimit, jeni editor i njė shtėpie botuese dhe i angazhuar nė njė faqe interneti.

Baliu: Letėrsinė, nė tė vėrtetė leximin e saj, e kam hobi. Gjithmonė kam qenė i pasionuar pas romanit dhe rezultat i kėtij pasioni janė dy projekte nė tė cilat punoj herė pas here: “Onomastikoni i romanit shqiptar” dhe “Skėnderbeu nė romanin shqiptar”. Dramėn e shkruaj nganjėherė, ndėrsa prej poezisė pothuajse kam hequr dorė, ndoshta, pėrkohėsisht. Si editor vazhdoj tė pėrgatis vepra tė ndryshme, por mendoj se jam treguar tregtar i dobėt, e nė kushtet e sotme, tregtari i dobėt nuk mund tė jetė edhe editor i mirė. Ligjėratat i mbaj me rregull dhe jam i gatshėm qė studentėve t’ua fal ēdo kohė dhe ēdo ditė. Esenė e lexojė dhe e shkruaj me shumė dashuri, aq mė tepėr qė kjo ėshtė dhuratė pasionante e gruas sime, ligjėruese e letėrsisė shqipe nė Universitetin e Prishtinės dhe si pėrpjekje e pėrbashkėt, kėto ditė pritet qė nė Tiranė, nė botim tė “Ars-it”, tė dalė nga shtypi vepra eseistike “Pesha e komunikimit”. Internetin e pėrdori shumė dhe e konsideroj dhuratėn mė tė madhe tė kėsaj kohe. Pėrmes tij mbaj njė komunikim shumė tė rregullt me albanologė nga e gjithė bota: nga Los Angjelosi deri nė Hiroshimė. Nė kėtė linjė nė faqen e internetit Alb-shkenca, i jam bashkuar njė grupi prej gjashtėqind studiuesish shqiptarė dhe tė huaj nga e gjithė bota dhe pėrpiqem tė jem i pėrgjegjshėm ndaj obligimeve qė mė dalin.

Pyetje: Pėrmendėt botimet, jemi nė fund tė vitit 2005, ėshtė e zakonshme tė pyeten bashkėbiseduesit pėr planet dhe botimet?

Baliu: Nė fillim tė kėtij viti kam botuar nė Institutin Albanologjik monografinė studimore “Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit”, ndėrsa nė botimin tim editorial veprat “Profesor Jup Kastrati pėr Kosovėn”, “Mbi autorėsinė e Bibliografisė sė Skėnderbeut” dhe kam ribotuar dramėn “Kafeneja ballkanike”. Gjithashtu nė bashkautorėsi me Kėshillin pėr Standardizimin e Emėrvendeve kam pėgatitur “Regjistrin e standardizuar tė emėrvendeve tė Kosovės”. Pėr vitin qė vjen kam gati edhe vėllime tė tjera me studime nga historia e albanologjisė dhe nga fusha e onomastikės. Jam gati tė pėrmbyll edhe ndonjė vepėr tjetėr, por botimi nuk varet nga pėrfundimi i tyre. Mė parė, ato varen prej mundėsive financiare.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekskluzive: Intervistė me Prof. as. dr. Begzad Baliun

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi