Ekskluzive: Intervistė me kantautorin e njohur Lirio Nushi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekskluzive: Intervistė me kantautorin e njohur Lirio Nushi

Mesazh  Nimfa prej Tue Oct 07, 2008 9:31 pm

EKSKLUZIVE

Intervistė me kantautorin e njohur Lirio Nushi

Nga Alma Papamihali -

Sė pari pėrshėndetje dhe faleminderit qė pranuat ftesėn time, pėr njė bashkėbisedim pėr lexuesin e gazetės "Zemra Shqiptare", emri i sė cilės korespondon mė sė miri me tematikėn e kėngėve tuaja.

Njė zemėr shqiptare nė mėrgim, qė nuk e harron kurrė vendlindjen.
Nje zemėr shqiptare qė pėrcjell nėpėrmjet kėngės dhe teksteve muzikore, mallin, nostalgjinė, dashurinė...Tinguj qė duken sikur qajnė, por edhe gėzojnė njėhkohėsisht.
Qajnė pėr vendin e lėnė...gėzojnė dhe krenohen pėr origjinėn dhe prejardhjen qė su harruan kurrė.

Kjo ėshtė ndjesia dhe motivi qė pėrcjell tek dėgjuesi, zėri i Lirio Nushit, i cili bėn tė dallohet nga ēdo artist...nga ēdo kėngėtar tjetėr. Ėshtė pikėrisht roli i njė historiani, qė vjen nė opinionin shqiptar, por edhe ate tė huaj, por kėsaj radhe nėpėrmjet kėngės.

Fakte tė shoqėruara me muzikė...

Pikėrisht me kėtė fjali, do doja ta nisja dhe intervistėn time me ju...
Ē“domethėnie ka pėr ju tek dėgjoni tė pėrmendeni si i vetmi kantautor shqiptar, qė i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht kėngėve arbėreshe...

Arti pėr mua ėshtė njė mėnyrė tė shprehuri. Dėshira pėr tė ndėrgjegjėsuar opinion publik mbi egzistencėn e kėtyre komuniteteve me origjinė shqiptare, ka qenė shtysa e ndėrgjegjies sime pėr tu pėrballuar me njė realitet, qė i ka mohuar ata nė mėnyrė tė dukshme dhe tė padukshme, ose mė e pakta, qė i ka lėnė ata nė harresė.
Duke e njohur kėtė realitet nga afėr, jam ndjerė se ne jemi njė komb qė kemi pranuar shumė lehtė tė na fshijnė memorjen tonė historike. Sado e hidhur tė jetė kjo pėr tu dėgjuar - ėshtė e vėrtetė!

Personalisht i ndėrgjegjėsuar, nuk mund ta mbaja dot nė zemėr gjithė kėtė indiferentizėm qė ėshtė treguar deri tani nga tė gjitha strukturat egzistuese shtetėrore, apo tė kujtdoqoftė, influence kombėtare ndaj arbėreshėve tė Italisė dhe arvanitėve-arbėrorė tė Greqisė, duke gjetur njė mėnyrė pėr tė folur, pėr tė bėrtitur, pėr tu shprehur, nėpėrmjet njė arti popullor-masiv, sikurse ėshtė kėnga.

E vėrteta e hidhur qėndron qė kudo shkova jashtė Shqipėrisė u kuptuan “klithmėn” time, por vetėm nė Shqipėri “daullet kanė rėnė nė vesh tė shurdhėt”.!
Por mendoj se ka domethėnie tė natyrės: “TANI AKULLI ĖSHTĖ THYER”.
Shqiptarėt po dėgjojnė mė shpesh pėr Arbėreshėt, po kuptojnė diēka. Por akoma janė shumė larg konceptualisht nga orientimi kombėtar pėr tė njohur vetveten-tė vėrtetėn e “rrėnjėve tė tyre tė shkulura”.
Kam thyer njė akull dhe jam ndoshta i vetmi qė e njoh kėtė realitet mė mirė se askush tjetėr, sepse e kam prekur atė nga afėr. Kam shėtitur me kėmbė shumė prej zonave ku ata jetojnė.
Por kjo nuk do tė thotė aė arti im ėshtė i kuadratizuar vetėm nė kėtė drejtim. Nėse ka diēka qė mė problematizon, e kujtdo forme qoftė, unė do e pėrdor artin pėr tu shprehur.
Sepse arti i pėrdorur nė formėn e duhur ėshtė “armė”sensibilizues.

Jeni realizues i dy albumeve, njė me kėngė arbėreshe, i dyti me kėngė nga i gjithė ballkani, dhe dy filmave dokumentarė mbi arbėreshėt dhe arvanitėt, pėr tė cilat keni punuar me shumė vullnet e pasion pėr vite tė tėra. Pyetja qė mė ngjall kureshtje:
Pse e nisėt karrierėn tuaj muzikore, pikėrisht me kėngė tė tilla...
Kur e patėt shkėndijėn, apo frymėzimin e parė pėr to...

Mendoj qė njerėzit duhet tė punojnė, sejcili nė drejtimin e vet, pėr tė realizuar diēka qė ėshtė nė dobi tė tė tjerėve dhe tė shoqėrisė. Mbas daljes sė diskut me kėngė arbėreshe, njerėzit kanė marrė gjithė kėtė informacion mbi arbėreshėt. Me qindra tė rinj shqiptarė kanė treguar interes tė jashtėzakonshėm pėr tu informuar. Mė kanė befasuar me mesazhet e tyre elektronike nė e-mailin tim zyrtar.
Kjo mė bėn sinqerisht mua tė ndjehem mė mirė se sa tė bėja nji album me kėngė tematikash qė trajtojnė dashuriēka tė thjeshta. Mė bėjnė tė ndjehem special, i veēantė, i sukseshėm, por mbi tė gjitha i dobishėm.

Shkėndija e parė? – Nė njė bisedė mes disa miqve tė mi intelektual grekė, dikush tha, ... duke pėrmendur kėngėn “E Bukura More.., - ato janė fshatra grekfolės...!?
Mė vonė me njė interesim tė veēantė, mėsova se i gjithė opinioni publik grek ishte i tė njėjtit mendim, ishin tė bombarduar me kėtė gėnjeshtėr tė frikshme dhe pėr njė shqiptar tė vetėdijshėm si mua, kjo ishte e papranueshme. Ju kishin shpėlarė trurim me gėnjshtra dhe “kjo nuk ėshė e vetmja”.!

A... - po do ju godas fortė thash me vete... -, ...me shumė stil... dhe keni dhe pėr tė mė thėnė dhe faleminderit. Kjo ishte dhe arsyeja qė zgjodha ta prodhoj dhe ta nxjerr nė qarkullim diskun me kėngė arbėreshe nė Greqi, duke e publikuar atje fuqishėm.
Me nji boooom tė jashtzakonshėm i gjithė shtypi serioz grek botoi artikuj shumė pozitiv pėr punėn time. Intervista e parė qė mė kanė kėrkuar nga mediat ka qenė BBC. Kam qarė nga gėzimi. Sepse mbas njė pune shumė tė lodhshme, kisha arritur tė thyeja njė gėnjeshtėr tabu tė frikshme kundėr shqiptarėve dhe tė bėj tė njohur egzistencėn e minorancave shqiptare nė njė plan edhe jashtė kufijve kombėtar.
Mė bėri pėrshtypje diēka nė Greqi. Grėkėt edhe pse puna ime i “godiste” respektuan me madheshti deri nė detaje, seriozitetin me tė cilin kisha punuar. MĖ KISHIN PRANUAR ME RESPEKT!

Meqenėse koncertet tuaja kanė qėnė tė mirėpritura nė Italine e Jugut, konkretisht nė Kalabri... C“mund tė na thoni mė shumė pėr publikun e atjeshėm...ose nėse dini diēka konkrete...
Si ėshtė ruajtur gjuha shqipe edhe pak kaq kohėsh...Nėpėrmjet shkollimit, tė praktikuarit tė sė folurės sė pėrditshme ...apo...

Befasohesh kur shkon nė katundet arbėreshe. Flasin shqipen e kohės sė Skėnderbeut, janė mė patriot dhe atdhetarė se shqiptarėt e sotėm. Ruajnė me fanatizėm deri nė detaje ēdo zakon shqiptar me nji nocion tė patjetėrsuar, janė shqiptarėt mė antik egzistues.
Janė “njė kėshtjellė e vjetėr” qė tė kthen 600 vjetė pas nė kohė. Flasin, kėndojnė dhe vajtojnė shqip.

Jeni duke punuar konkretisht pėr ndonjė album muzikor, ose pėr ndonjė eveniment kulturor...

Me komapinė ndėrkombėtare muzikore Sony Music, me deg nė Greqi, po pėrgatitem dhe jam nė pėrfundim tė njė albumi tė ri me kėngė ku do tė ketė dhe kompozitor shqiptar dhe pjesmarės kėngėtar shumė tė sukseshem grek. Interpretimi do jetė nė gjuhėn Greke.

Ku i kaluat pushimet e verės sė fundit dhe nėse keni ndonjė mbresė nga ajo...

Mes miqsh dhe familjarėve tė mi, shoqėruar me dy ture tė vogla koncertore nė Korfuz dhe Italy.

Keni nė familje tė afėrm qė janė tė pasionuar pas muzikės, apo jeni i vetmi qė ju pėrkushtuat kėsaj fushe...

...jam i vetmi. Prindėrit e mij nuk kanė dashur asnjiherė tė merrem me art.

Pėrveēse kantautor, ju jeni edhe i angazhuar edhe me botėn e informatikės.
Janė dy pasione qė me siguri kanė diēka tė pėrbashkėt, siē ėshtė pasioni.
Do tė shkėputeshit nga informatika nėse pėrkushtimi muzikor do ta kėrkonte diēka tė tillė...
Pra do sakrifikonit pėr muzikėn dhe profesionin...

Tashmė un nuk punoj mė nė fushėn e informatikės. I jam pėrkushtuar pjesės sė artit dhe njėkohėsisht manaxhoj disa biznese tė miat nė Shqipėri. Por asnjėherė smė ka prishur punė qe kam studjuar kėtė profesion. Mė pėlqen tė ekspoloroj vazhdimisht profesione tė reja. Vetėm se me pjesėn e artit merem gjithmonė mbasi kam mbaruar punėn me biznesin.

E ka gjetur Lirio, shpirtin binjak... (Jeni i dashuruar...)

Shpirti binjak? – Egziston?!
I dėshiruar po, i dashuruar me periudha tė shkurtra.

Kam bindjen e plotė pėr shkak tė temave qė trajtojnė kėngėt tuaja, qė jeni mėse i informuar, mbi aktualitetin shqiptar.
Nėse do t ju jepej mundėsia...ēfarė do ndryshonit pikė sė pari nė ate realitet...

Pyetje e vėshtirė kjo!
Nėse do tė mund tė krijoja” njė shkallė tė perfeksionit mbi realitetin”
Do filloja nga zero dhe shkalla 1 ėshtė shėndeti, ai fizik dhe mendor, mė shumė qendra tė shėrbimit mjeksor falas, funksionale dhe me njė teknologji moderne.
“Shkalla e dytė” do ishte mundėsia pėr tė krijuar mė shumė tė mira materiale, pra njė ekonomi mė tė mirė pėr shqiptarėt.
“Shkalla e tretė”- shkolla ku rinia tė studjojė pa i marrė diplomat me pagesė, sepse ėshtė e frikshme kur mendon se nė Shqipėri del nji mjek me diplom kur nuk ka studjuar kurrė dhe qė nesėr do tė vras fėmijėt tanė nga pa dituria, jurist qė do tė mbushin burgjet me njerėz tė pafajshėm, arkitekt qė do tė shembin pallate...!
“Shkalla e fundit”- maja e perfeksionit tė realitetit nė mendjen time ėshė e vėshtirė. Pėr kėtė mė duhet nji shkop magjik- Ti bėja tė gjith njerėzit tė lumtur!

Motoja e jetės suaj ...

Mos i kthe kurizin ėndrrave, sado e vėshtirė tė jetė rruga pėr tė shkuar nė destinacion. Udhėto me zemrėn tėnde.

Duhet tė ketė mė shumė nė kėtė jetė . . .

Nė kėtė jetė duhet tė ketė mė shumė njerėz tė lumtur. Lumturia ėshtė pika mė e lartė kulmore dhe thelbi i egzistencės sė njeriut mendoj unė. Ėshtė e paharitshmja. Ėshtė sfida mė e vėshtirė.

Qyteti i preferuar qė ju pėlqen ta vizitoni...

Atje ku skam shkuar akoma. Njė qytet nė nji planet tjetėr.!

Do ta ndjekim ndonjėhere Lirion, edhe nė kėngėn popullore...

Mė pėleqen rroku etnik, pse jo, edhe folk i pastėr.

Me cilin...kompozitorė apo kolegė - kėngetarė... do tė donit tė bashkėpunonit?
Dėshirat pėr tu realizuar?

Do tė doja tė bėja njė duet nė gjuhėn turke. Mė pėlqen shum pesha shprehėse dhe aksepti e kėsaj gjuhe. Mė intrigon shumė dėshira pėr tė bėrė nji film pėr Skėnderbeun, qė ta shikonte gjithė bota.
Eposi i kreshinikėve shqiptarė nė njė serial filmik.

Nėse do ti dėrgonit njė mesazh lexuesit tė Zemrės Shqiptare nėpėrmjet kėsaj interviste,
cila do tė ishte ajo...

Merruni me art mbas pune!
Njihni historinė e kombit tuaj qė tė njihni mė mirė vetveten. Indiferentizmi mbi problemet qe ju shqetėsojnė, vret shpresat pėr njė jetė mė tė bukur.
Dashurohuni sa mė shumė. Duajini dhe respektojini miqtė tuaj, edhe kur ata janė nė momente tė vėshtira pa kėrkuar shpėrblim. Mirėsinė tuaj, e shpėrblen zoti atėherė ku ju jeni mė shumė nė vėshtirėsi. Rrini larg drogės-s’keni nevojė pėr stimulues.
Jepini njė motiv pozitiv jetės tuaj.
Mė dergoni nji pėrqafim me e-mail ... (qesh): lirionushi@lirionushi.com .

Edhe njė herė ju falenderoj pėr intervistėn dhe pėrgjigjet tuaja, tė cilat ja vlejnė tėrėsisht tė lexohen me shumė vėmendje nga lexuesi.
Ju pėrshėndes duke ju uruar suksese dhe sa mė shumė tinguj muzikorė nga zėri juaj...

Vizitoni: www.lirionushi.com

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi