GJENOCIDI SĖRBO- MALAZEZ MBI KĖNGĖT TONA POPULLORE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

GJENOCIDI SĖRBO- MALAZEZ MBI KĖNGĖT TONA POPULLORE

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Oct 31, 2008 9:39 pm

D GJENOCIDI SERBO-MALAZEZ NĖ KĖNGĖT TONA POPULLORE

Nuk ėshtė e rastėsishme dhe e pa bazė thėnia popullore se “odat shqiptare kanė qenė shkollat e para popullore”, apo “odat shqiptare kanė luajtur rolin e njė universiteti gjithė popullor”!
Vėrtetė , odat kanė luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė tė kaluarėn tonė historike, sidomos nė atė kohė kur shqiptarėt nuk kishin tė drejta shkollimi e arsimimi , nga dielli i lirisė shqiptare ishte i mbuluar nėn vellon e rėndė tė okupimit dhe robėrisė klasike.
Odat popullore ishin logje burrash dhe kuvende popullore, nė tė cilat organizohej mikpritja, bujaria dhe bukė-dhėnia , si pėr mikun e dashamirin, ashtu edhe pėr kalimtarėt e largėt nga vendbanimet tjera shqiptare. Aty, bisedohej shtruar pėr ēdo gjė qė kishte tė bėnte me problematikėn dhe jetėn shqiptare. Aty dėgjohej fjala e urtė e njerėzve tė menēur, filozofia popullore, historia kombėtare, strategjia e mbrojtjes dhe qėndresės. Flitej pėr moralin, nderin , menēurinė, urtėsinė, trimėrinė, drejtėsinė dhe pėr gjithēka qė ishte nė dobi e interes tė popullit dhe tė kombit.
Nė odat tona popullore mbaheshin edhe kuvende burrash mendjendritur, ku zgjidheshin shumė probleme, ngatėrresa, pajtime gjaqesh...por edhe strategji pėr luftė, vetėmbrojtje dhe rezistencė ndaj armikut.
Nisur nga kėto funksione tė cilat i kanė luajtur odat tona popullore, me tė drejtė , ato janė quajtur:”Odat e burrave “ dhe nė to asnjėherė nuk kanė pasur vend fėmijėt, tė rinjtė e moshave tė mitura dhe bota femėrore. Kjo, nga se bisedat dhe problemet tė cilat janė trajtuar nėpėr odat e burrave, nuk kanė guxuar nė asnjė mėnyrė qė tė bien nė veshėt e fėmijėve, tė rinjve dhe botės femėrore !
Me qė thamė se odat e burrave janė quajtur “Universitet popullor”, aty nė rolin e ligjėruesve kanė qenė “pleqnarėt” , apo burrat e ngritur me pėrvojė dhe dije tė pa kontestueshme. Andaj, tė gjithė burrat qė kishin nderin dhe privilegjin qė tė jenė pjesėmarrės tė odave, ishte traditė dhe zakon qė kur ta merr fjalėn kryeplaku, pleqnari, apo njeriu i ngritur me autoritet, pėrderisa ai e kishte fjalėn – tė tjerėt duhej tė dėgjonin me vėmendje dhe qetėsi absolute!
Krahas kryepleqve, pleqnarėve dhe njerėzve autoritativ tė odave, qė ishin nė rolin e ligjėruesve dhe edukatorėve popullor, menjėherė pas tyre radhiteshin rapsodėt popullor, tė cilėt nėpėr shekuj e kėnduan historinė tonė kombėtare, pėrmes vargjeve epike, pėrmes kėngės dhe pėrmes veglave muzikore autoktone.
Sipas zakoneve dhe traditave tona kombėtare, edhe gjatė kėndimit tė rapsodėve nėpėr odat tona popullore, ėshtė dėgjuar me vėmendje, me respekt shumė tė lartė njerėzor dhe me njė disiplinė absolute.
Por, odat tona popullore, pėrveē qė luanin rolin e universiteteve popullore, rolin e kuvendit tė burrave, ato gjithmonė ishin edhe arenė, apo amfiteatėr popullor, ku zhvilloheshin edhe shumė aktivitete kulturore popullore, duke filluar prej ndejave popullore, ahengjeve , fejesave e dasmave popullore, nė tė cilat kultivoheshin vlera artistike popullore, si: fjalė tė urta popullore, tregime, mahi popullore, lojėra tė ndryshme popullore, humore, kėndime, vallėzime, luajtje me instrumente muzikore...ku njerėzit argėtoheshin dhe disponoheshin nė mėnyrė kulmore.
Por, po i kthehemi rolit tė rapsodėve popullor nė odat dhe gazmendet tona popullore.
Pėrderisa nė krahinat rurale shqiptare, mungonte liria, shkollimi, libri, informimi, mosnjohja e historisė kombėtare, komunikimi mes njerėzve nga vendbanimet mė tė largėta, i vetmi burim i dijes dhe mėsimit tė historisė kombėtare, ishte kėnga rapsodike e kėnduar nga rapsodėt popullor.
Horizonti i dijes sė rapsodėve popullor ishte i gjerė sa oqeani, nga se ata nė mėnyrėn mė besnike dhe mė autoktone , iu kėnduan ngjarjeve tė ndryshme historike, luftėrave tė pėrgjakshme, trimave, heronjve, por edhe traditave e zakoneve tona popullore.
Kėsaj radhe, do tė ndalemi nė njėrėn ndėr temat mė tė dhimbshme dhe mė tė pėrgjakshme tė historisė sonė. Pra, do tė ndalemi tek gjenocidi serbo-malazezė nė kėngėt tona popullore, ku do tė shkoqisim disa fragmente nga rapsoditė tona popullore, nė mėnyrė qė tė shohim e tė bindemi se si janė trajtuar kėto tema dhe ngjarje tė kobshme , nga ana e rapsodėve tanė popullor.
Nė analet e folklorit tonė muzikor, shpeshherė na ka rėnė tė dėgjojmė nga rapsodėt tanė popullor, njė rapsodi e cila nė popull njihet me dy emėrtime: “Kanga e Junanit” (Greqisė) dhe “Kanga e Brahim pashės”. Qė tė dyja kėto emėrtime pėrmbajnė nė veti tė njėjtin tekst dhe tė njėjtėn ngjarje. Nė kėtė kėngė , nė mėnyrėn mė rrėqethėse pėrshkruhet gjenocidi grekė i ushtruar gjatė periudhės sė sundimit osman nė tokat ballkanike, me theks tė veēantė, mbi popullatėn myslimane.
Ndonėse , krijuesi rapsodik popullor, brenda kėsaj kėnge nuk na jep tė dhėna se cilit komb i pėrkasin viktimat myslimane tė gjenocidit grekė , po qe se e analizojmė mirė tekstin e kėsaj kėnge, do tė vijmė nė konkluzion se kėtu ėshtė fjala pėr gjenocidin grekė tė ushtruar mbi popullatėn myslimane shqiptare:

Brahim pasha keq koka ngushtue,
T’ mirė ni letėr, pasha e ka shkrue ,
Shumė selamet mretit ja ka que -
Aman, babė, dertin kqyrma mue ,
N’ shpinė Junani mu ka lshue,
Shumė zullumet babė, i ka punue ,
Se n’ xhirit ēka ka damtue ,
Gratė me yzėr na i ka coptue,
Thminė nė djep na i ka shkurtue,
Motrat tona n’ Junan na i ka que !...
Ni sandak , pasha, e ka marue,
N’ qatė sandak ēka ka palue,
Duert e sabive - ēka i kanė shkurtue,
Sytė e femnave i kanė palue,
Krejt Junani ēka i ka damtue !...

Kryeprotagonisti i gjenocidit serbo-malazez qė ėshtė ushtruar mbi popullatėn myslimane dhe shqiptare nė krahinėn e Sanxhakut, nė qytetin e Novi Pazarit (Tregut tė Ri) dhe nė qytezėn e Rozhajės, pa dyshim ėshtė Komandanti i Forcave Ēetnike Serbo – Malazeze , Drazha Mihajlloviqi.
Edhe plojat e pėrgjakshme gjenocidale tė ushtruara mbi popullatėn e pambrojtur dhe tė pafajshme shqiptare, nėn drejtimin e Drazha Mihajlloviqit, rapsodėt popullor shqiptarė i kanė kėnduar nė mėnyrėn mė besnike, pa iu shmangur pėr asnjė ēast tė vėrtetave historike. Po e shkėpusim vetėm njė fragment nga rapsodia popullore qė i kėndon ngjarjeve tragjike nga luftėrat e pėrgjakshme tė Drazha Mihajlloviqit:

Haj medet pėr Rozhajė tė zi,
Drazhė Mihajli, n’ Pazar ka hi,
Po grinė robė e po grinė thmi,
Nuse e ēika i ka shti n’ Serbi,
I kanė nxjerrė katėr killa sy,
I kanė pre nandė killa gji –
Ja kanė ēue Drazhės n’ Cetinė!...
Drazhė Mihajlit ja paskan que ,
Fort ky Drazha koka gzue,
Jallah bani n’ kamė na u que –
Rrnofshi vllazėn, asqert e mi,
N’ myslimanė paski banun zi!

Dhe ja se ē’ na thotė rapsodia shqiptare nė vazhdim, pėr planet dhe ambiciet gjenocidale tė Drazha Mihajlloviqit, kundėr popullit shqiptarė tė Kosovės:

Tash po vjen kjo vera tuj dalė,
Mbushen malet me dushk e barė,
Se n’ Kosovė , kemi me dalė,
Kem mej marrė kah ka shqiptarė !
Nėpėr shehre do t’i tubojmė,
Thminė e vogėl - n’ furra do t’ jav ēojmė,
Nėpėr furra kemi me jav pjekė,
Kanė mej hangėr nana e baba i vet!
Nana e baba, thminė kur t’ i hanė –
Zemra n’ bark ka me ju plasė!
Pleq e plaka se ēka janė –
Nėpėr prroje patare do t’i bajmė!
Nuse e ēika se ēka janė –
Do t’ jav japim asqerit tanė!
Djemtė e ri se ēka janė –
Do t’ jav lidhim duer e kamė,
Nėpėr soba t’ veta do t’ i ēojmė,
Me gra t’ tyne n’ soba na do t’ shkojmė!
Me gra t’ tyne kur t’ deshmi me ra –
Me sy t’ vet kanė me na pa,
Zemra n’ bark ka me ju plasė !
Kėrkujt bukė s’ kemi mej dhanė,
Me dru shpirtin kem me jav marrė!

Kolonizimi i tokave shqiptare me serbė e malazezė, ishte njė plagė e madhe historike pėr popullin vendor shqiptarė. Andaj, edhe kėtė elaborat famėkeq tė gatuar nga kuzhinat fashiste tė Beogradit dhe Podgoricės, nuk e lanė pa e vu nė vargje rapsodike dhe pa e kėnduar mbi telat e ēiftelive, rapsodėt tanė popullor.
Njėra ndėr ngjarjet mė tragjike tė kolonizimit serbo- malazez mbi tokat shqiptare tė Kosovės, pa dyshim se ishte kolonizimi i fshatit Brezhnicė, nė mes tė Prishtinės dhe Vushtrrisė, ku para se tė kolonizohej ky fshat me malazezė, kishte vetėm 30 shtėpi. Mirėpo, okupatorėt , gllabėruesit dhe pushtuesit serbo-malazezė, gjithmonė kishin nė shėnjestėr dyfishimin e banorėve me kolonė – karshi numrit tė banorėve autokton shqiptarė, nė mėnyrė qė kolonėt tė mbisundojnė dhe tė jenė nė epėrsi tė fuqisė njerėzore!
Kolonėt ardhacakė serbo-malazezė, nuk zgjidhnin mjete, as metoda tė barbarisė sė tyre tė egėr, pėr ta thyer moralin dhe dinjitetin e vendorėve autokton shqiptarė! Ata, gjithmonė i kanė pėrzgjedhur njerėzit mė autoritativ, pėr t’ ua cenuar moralin, nderin dhe pronėn, me qėllim qė tė bėjnė trysni mbi popullatėn shqiptare pėr t’ i braktisur tokat e tyre dhe pėr t’ i shpėrngulur me dhunė nė shkretėtirat e Anadollit!
Kėshtu, nė fshatin Brezhnicė, e zgjedhin pėr ta viktimizuar imamin e kėtij fshati, duke ia pėrdhosur moralin dhe nderin e familjes sė tij, madje duke ia kėrcėnuar gratė tek bunari i fshatit, ku ato pa tjetėr duhej tė shkonin pėr ta furnizuar familjen me ujė tė pijshėm:

Kjo Brezhnica, tridhetė shpi -
Gjashtdhetė shpi cėrrnagorė janė hi!
Gjashtdhetė shpi cėrrnagorė poj ēojnė,
Shpijat me pllan po jav marojnė !
N’ ni bunar kishin ujė me marrė,
Gratė e hoxhės po shkojnė n’ bunar,
Vrajmi zot, carrnagort ē’ po bajnė –
Ju kanė ra grave n’ bunar,
Gjithė ēka a zi, nėr sy tu ju thanė,
Tana kėnatat llom po jav bajnė !

Invadimi serbo-malazezė mbi tokat shqiptare, mė 1912, mori me veti shumė viktima tė pafajshme dhe tė pambrojtura shqiptare gjithandej trojeve etnike nė Kosovė dhe Maqedoni. Pėr kėto ngjarje tragjike, vrasje, therje, pėrndjekje dhe shpėrlarje tė tokave shqiptare me gjak, ja njė fragment nga njė rapsodi popullore:

Kjo Morava po banė gjak,
Po na pret shkau ditė e nat’!
Po hecė Ibri tuj vajtue –
Gjak shqiptarie shkon tuj que !
Nė Lepenc gjaku shkumon –
Gjak shqiptari sun po ēon!
Ēka Vardari qi po gjumon –
Gjak shqiptari shumė po banė !
Po vajtojnė fusha e male –
Qi naj prenė kėta shqiptarė !
Po vajtojnė burra e gra –
Shqiptarinė e preu ky shka !
Vajtojnė ēika e vajtojnė djem –
Shkavi shumė ne po na prenė !
Pleq e thmi shumė po vajtojnė –
T’ mjertė na t’ mjertė pa vatan !

Ushtrimi i gjenocidit serbo-malazezė , mbi popullatėn autoktone shqiptare nė Kosovė, ushtrohej nė mėnyrat mė perfide barbare, tė pa para nė historinė e civilizimit njerėzor. Kolonizatorėt nuk ngopeshin me gjak tė shqiptarėve, as me pėrndjekjet e tyre nga vatrat shekullore. Ndaj atyre qė mbeteshin tė gjallė dhe nuk shpėrnguleshin dot, ata shkonin aq larg, sa deshėn qė t’ ua ndėrrojnė edhe fenė me anė tė dhunės, vrasjeve dhe torturave, nė mėnyrė qė shqiptarėt autokton tė detyroheshin ose tė bėhen ortodoks, ose tė ikin brenda natės nga trojet e tyre !
Njė shembull i kėtillė , me pėrmasa tragjike kishte ndodhur nė Lugun e Baranit, pėrkatėsisht nė fshatin Gorazhdevc, ku njė udhėheqės i bandave ēetnike, i quajtur Sava i Basanit, i tubon tė parėt e fshatit Baran tė Epėr dhe i kėrcėnon me dhunė qė ta ndėrrojnė fenė!
Me qė , shqiptarėt nuk pranojnė me asnjė kusht dhe asnjė ēmim pėr ta ndėrruar fenė e tyre, atėherė Sava i Basanit, me ekspediten e vet prej xhelatėve ēetnikė, i urdhėron shqiptarėt e atij fshati qė mė parė t’ i gropojnė varret e veta nė njė mal afėr kishės sė Gorazhdevcit dhe i pushkaton tė gjithė!
Nga rapsodia popullore qė e pėrshkruan kėtė ngjarje tė llahtarshme, po e shkėpusim vetėm njė fragment:

Savė Basani n’ kamė na u ēue ,
N’ Baran t’ Epėr koka shkue,
Te tanė kmetat i ka tubue ,
Mejherė Sava i ka kallxue –
M’ ka ardhė emri fenė me jav ndrrue,
Nestra e dielle asht qillue,
Tanė nė kishė kena me shkue,
Mej ngue popat ēka u thonė juve,
Si mos dishit me u kryque ,
Unė vet, Sava, kam me ju msue !

Hazir Alija, n’ kamė na u que,
Ktheu bre Savė e fol me mue,
Ku ke nije shqiptartė fenė me ndrrue?
Pa na gri, pa na coptue ,
Tybe n’ mundesh fenė me na e ndrrue !
Savė Basani koka idhnue,
Xhanarisė ju ka ngėrmue,
Xhanarija i kanė rrethue,
Duert nė bleqe jav kanė vnue,
N’ Garazhdec te kisha i kan ēue,
Ngat ni mal asht qillue,
N’ at mal t’ shkretė i kanė ngujue,
I kanė shti vorret mej marue,
Se te vorret Sava i ka ēue,
Edhe i herė ju kish kallxue –
Kqyrni vorret ku i keni marue,
A po doni fenė me qef me ndrrue,
Kapetana kam me ju marue,
N’ Koloshin kam me ju ēue,
Koloshinin kini me sundue !
Pra, mos dashi fenė me qef me ndrrue –
Krejt batare kam me ju marue,
N’ qito vorre kam me ju gjue!

Hazir Alija ni fjalė pe flet,
Shokve t’ vet po u jep gajret –
Ēone vllazėn ka i gisht pėrpjetė,
Ta bajmė Zotin me isharet,
Se ky Sava sod po na pret !

Tanė pe qojnė ka ni gisht pėrpjetė,
Pe bajnė Zotin me isharet -
Ni batare Sava po jav jep !
Ni batare Sava jav ka lshue,
Te tanė trimat n’ vorre kokan rrxue !
Se pėr s’ dyti, batare jav lėshojnė –
Te tanė trimat jetė po ndrrojnė !
Te tanė trimat kanė ndrrue jetė,
Se pėr komb, trimat kanė vdekė !

Njėra nga ngjarjet mė tragjike tė gjenocidit serbo-malazezė, tė ushtruar nė vazhdimėsi mbi popullin shqiptar, pa dyshim ėshtė edhe ploja mbi fshatin Kabash tė Prizrenit, ku Kryeēetniku i quajtur Spiro Kapetani nga fshati Dellovc, i mbledh me emėr e mbiemėr djemtė dhe burrat mė tė mirė tė kėtij fshati dhe i vret pa kurrfarė gjyqi, as faji, hiq mė pak se 90 shqiptarė !
Edhe kjo ngjarje tragjike, sipas tė dhėnave tė rapsodisė popullore, do tė ketė ndodh menjėherė pas okupimit tė Kosovės nga ana e Serbisė, mė 1912.
Nga kjo rapsodi, po e shkėpusim vetėm njė fragment:

Serbi i parė n’ kėtė ven kur ka hi –
Shumė kanė hjekė shqiptarėt e zi,
Tanė tuj pre e tanė tuj gri,
Spirė Dellovci u paska pri!
Spirė Dellovci, ushtarėve ju pri –
Se n’ Kabash naj paska shti!
Se n’ Kabash, ata kur po hinė,
Spirė Dellvci vet po ju prinė!
Me defterė te tanė naj ka thirrė –
Kah janė kanė burrat ma t’ mirė ,
E te tanė t’ shkretit poj lidhė !
Poj lidhė burrat, o haj medet,
E te kisha te tanė poj qet,
Me defterė te tanė poj thrret!
Kamė e duer , Spira i kish pėrvjelė –
Pret shqiptarė, si me pre berrė!
Me dorė t’ vet , Spira poj pret,
Rrokotel krenat po jav qet ,
Gjak e krye po u rajke n’ rekė!
Poj pret Spira, shqiptarėt e shkretė,
I ka pre Kabashin nandėdhetė,
Kah janė kanė burra t’ vėrtetė !

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: GJENOCIDI SĖRBO- MALAZEZ MBI KĖNGĖT TONA POPULLORE

Mesazh  shaban cakolli prej Fri Oct 31, 2008 9:40 pm

Pas ēdo krimi tė organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar, udhėheqėsit e kėtyre masakrave , gradoheshin nga ana e krajlit tė tyre nė Beograd !
Ja se si i lavdėrohet Spiro Kapetani, bashkėveprimtarit tė tij – Files, pas masakrės sė kryer nė fshatin Kabash:

Po vjen Spira nė kali t’ bardhė,
Bashkė me Filen, si bajraktarė !
Po vjen Spira tuj u livdue ,
Pėr shqiptarė sa i ka shkurtue -
Krali s’ ka kapetan si mue,
Gradat flakė, mue mi ka ēue!
Flakė, mue gradat qi m’ kanė ardhė,
Se i kam pre nanddhetė shqiptarė !
Po kallxojke me gojė t’ vet –
I kam pre Kabashin nandėdhetė ,
Kah janė kanė shqiptarė t’ vėrtetė !

Kasapėt e tėrbuar serbo-malazezė , nuk i kursenin shqiptarėt pėr t’ i kasapitur as gjatė festave tė tyre fetare! Ata e dinin mirė se shqiptarėt janė besimtarė tė paepur tė fesė dhe tė festave fetare.
Kėshtu qė diku rreth vitit 1885, Kryeēetniku i Serbisė, i quajtur Novica i Zi, mu nė Ditėn e Bajramit, iu prinė forcave ēetnike prej 300 vetash dhe hynė nė pabesi nė fshatin Mavriq tė krahinės sė Llapit, mu nė kohėn kur e dinte se tė gjithė burrat gjenden nė xhami duke e falur namazin e Bajramit dhe e sulmojnė familjen e Demė Ahmetit, me qėllim qė t’ ia grabisin vajzėn e tij – Ajetėn !
Me atė rast, fillon lufta e pėrgjakshme nė mes tė forcave tė armatosura ēetnike dhe rezistencės sė familjarėve tė Demė Ahmetit, tė cilit atė ditė ia presin 30 anėtarė tė familjes, shumė mysafirė tė rastit qė kishin shkuar pėr t’ a uruar festen e Bajramit, ku prej tyre shpėtojnė tė gjalla vetėm dy rejat me njė nip tė vogėl tė Demė Ahmetit, tė cilat Novica i Zi me ēetnikėt e tij, i merr dhe i ēon pėr nė Serbi!

Zoti e vraftė kaurreshėn plakė,
Po del para Novicėn pe mėson!
Pe mson Novicėn , ēka me punue:
“N’ėm ngofshi mue, vetit za mej ēue,
Ju, si n’ dashi me hi n’ Shypni,
Qi e kceni hudutin me dalė n’ atė anė,
Ju mej ra pėr rreth Mitrovicės,
Pėr rreth bjeshkės sė Vuēitėrrnės,
Ju mej ra katunit t’ Mavriqit !
Ju, n’ Mavriq, biro keni me shkue,
Demė Ahmetin, n’ Mavriq me e rrethue!
Tridhetė robė, Dema na i ka ,
Tė pėrmendun , biro, shpi me za ,
Ni ēikė n’ bylyk , Dema e ka ,
Ju , Ajetėn , n’ mujshi me ja marrė!
Me ja marrė e n’ Serbi me e prue ,
Ni djalė t’ ri me ta me e martue,
Lavd i madh, biro, ka me u dalė!”...

Zoti e vraftė, Novica ē’po banė,
E thirrke n’ emėn, si ta kishte nanė!
Oj Hanife, n’ shami t’ bardhė,
A po m’ vetė pėr ēka jam ardhė?
Nuk jam ardhė me ba Bajram,
Me treqin vetė rrethue ju kam ,
Jam ardhė Ajetėn sot me jav marrė !

Luftė e shtirė atė ditė ish marue,
Mashqit e Demės, krejt janė damtue,
Musafirtė krejt ēka janė qillue,
Kulla e shpija, rrafsh ja kanė rrafshue,
Tridhetė robė, Demės, ja kanė shkurtue,
Veē dy rejat i kishin pshtue!
Veē dy rejat me ni sabi,
E ja marrke Novica i Zi,
Poj ēon lidhun tuj i rrehė kamxhi,
Kcejnė kufinin e i ēon n’ Serbi!...

Bishat e egra gjakatare serbo- malazeze, nuk dinin tė ngopur me gjakun e shqiptarėve. Ata suleshin nė gjah mbi shqiptarėt me tė gjitha forcat dhe mėnyrat mė tė egra tė barbarisė dhe tė ēmendurisė! Sulmonin familjet mė tė njohura nėpėr rrethe tė ndryshme, ku pėrveē vrasjeve e therjeve tė njerėzve, ua digjnin shtėpitė dhe gjithė ēka kishin para veti. Ua plaēkitin tėrė pasurinė qė kishin, madje edhe shtazėt shtėpiake!
Njėra nga ngjarjet mė tragjike tė gjenocideve tė kėsaj natyre, ėshtė rasti i familjes sė Selman Lites, qė ishte njėra ndėr familjet mė tė pasura dhe mė autoritative nė Rrethin e Rekės sė Keqe .
Selman Lita ishte njė njeri i njohur pėr pasuri nė atė rreth, sidomos pėr kultivimin e deleve, tė cilat i mbante nė njė numėr tė madh nėpėr stane tė bjeshkės.
Hajdutėt dhe kriminelėt gjakatarė serbo-malazezė , ia kishin vu syrin kopeve tė deleve tė Selman Litės, pėr t’ ia vjedhur, por pėr ta kryer kėtė akt barbar, sulmuesit dhe hajdutėt ēetnik, ia kishin ruajtur ditėn mė tė gėzuar familjare, pronarit tė deleve – Selman Litės, mu nė ditėn e dasmės, kur ai po i martonte dy djemtė e tij dhe po bėnte dasmė tė madhe me 300 krushq e tri palė tupanė!
Kriminelėt ēetnikė hajdutė, e kishin pėrcjell gjendjen, kur dasmorėt e Selman Litės, kishin shkuar pėr rrugė pėr t’ i marrė dy nuset e djemve tė Selmanit dhe mu nė ato momente, ia sulmojnė stanet e deleve, me ē’ rast ia vrasin ēobanėt e deleve, ia vrasin 12 qentė dhe ia plaēkitin 300 copa dele!
Selman Lita, sikur ta dinte se do t’ i ndodhte kjo tragjedi dhe nuk kishte shkuar krushkė bashkė me dasmorėt, por kishte ndej pėr t’ i ruajt djemtė dhe familjen.
Me tė hetuar se hajdutet ēetnikė ia morėn delet , ia vranė ēobanėt dhe qentė, e merr martinėn dhe niset pėr t’ iu bėrė rezistencė . Pas tij, i shkojnė nė ndihmė edhe dy djemtė e tij, tė cilėt po i prisnin nuset pėr t’ u martuar atė natė. Mirėpo, forcat armike ishin shumė herė mė tė forta dhe ia vrasin edhe dy djemtė e Selmanit:

Selman Lita po rrin n’ krevet ,
Poj shkojnė sytė te stani i vet –
Ranė komitat ja muerėn dhentė !
Ranė komitat ja kanė marrė gjanė,
Ja kanė vra edhe dy ēobanė,
Ja kanė vra edhe dymdhetė qenė,
Ja kanė marrė treqin copa dhenė !...

Ēka ka Reka qi po ushton –
Selman Lita po lufton!
Thėrret Musaja, more Rexhep –
Ku i kem armėt, he i lashim shkret,
Se na i muerėn berret nė bjeshkė!
Sa po mujnė djemtė po shpejtojnė,
Babės s’ vet nė ndihmė poj shkojnė!
Luftė e madhe po kėrset –
Selman Litės , ju vranė dy djemtė !

Gjenocidin serbo- malazez , mbi shfarosjen dhe pėrndjekjen e shqiptarėve nga trojet e tyre etnike e vazhdoi edhe Nėnkryetari i Jugosllavisė titiste – Aleksandar Rankoviqi, i cili nė muajin Janar tė vitit 1956, organizoi nė Kosovė, Aksionin gjithė popullor pėr grumbullimin e armėve. Aksion ky, qė kishte tė bėnte ekskluzivisht vetėm pėr shqiptarėt!
Nėn pretekst tė kėrkimit tė armėve, shqiptarėt i rrihnin, maltretonin e torturonin nė mėnyrat mė brutale , kurse qėllimi final i kėtij Aksioni, ishte presioni mbi shqiptarėt qė me dhunė t’ pėrndjekin nga vatrat e veta stėrgjyshore dhe tė arratisen pėr nė shkretėtirat e Anadollit tė Turqisė!
Edhe pėr kėtė ngjarje tė kobshme tragjike, rapsodėt popullor shqiptarė thurėn dhe kėnduan shumė kėngė, prej tė cilave e shkėputėm kėtė fragment:


Vjeshtė e zezė , dimėn i gjatė,
Ish kanė viti pesėdhjetė e gjashtė,
Ishin ēue UDB-at nė hajkė,
Mej mundue shqiptarėt e ngratė,
Tanė pėr arme i kanė kapė,
N’ borė e n’ shi, deshė e dathė,
Rrehshin gjinėn me dajak,
Si e pat e si se pat,
Hiq s’ ju jepshin, medet, afat,
Dogri i shtirshin nėr dajak,
Shumė janė mbetė, pėr jetė sakat,
Brijtė e thyeme tuj qitė gjak !
Ashtu i rrehshin nėpėr stanica ,
Kur ju shkojke letėrthirrja ,
Lmerim t’ madh kishin familja,
Marrshin vajin robtė e thmija –
S’ na vjen baba ma te shpija !
S’ na vjen baba ma nė shpi,
Rankoviq, he kofsh i zi,
Fort e shkepe kėtė anmiqėsi,
N’ mbarė Kosovėn nė shqiptari !...

Marrė nė tėrėsi analizėn e kėtyre rapsodive dhe shumė tė tjera, qė ende nuk i kemi publikuar, nuk mund tė mos e themi tė vėrtetėn se njė copė tė historisė sonė kombėtare arritėm qė ta mėsojmė vetėm falė talentit dhe guximit tė rapsodėve tanė popullor dhe nėpėr odat tona popullore, nga se historia e vėrtetė e popullit shqiptar nė baza shkencore , profesionale dhe institucionale, fatkeqėsisht , ende nuk ėshtė shkruar dhe as qė dihet se kur do tė shkruhet?!

Gjilan, tetor 2008. Demir KRASNIQI

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi