Shqiptari I Ri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiptari I Ri

Mesazh  Orfe prej Sun Nov 02, 2008 12:17 am

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI



Do ta titulloja kėtė themė tė re - shqiptari i ri. Ku ėshtė qėllimi i kėsaj theme? - Krejt qėllimi kryesor shqiptar, e gjithshqiptar, sot ėshtė ma se e domosdoshme, kohė e moment akut, tė formohet shqiptari i ri. Mund tė formohet edhe nga ata, qė ende nuk iu ėshtė pjekur theoria politike e luftės e punės e veprimit - pėr dje, pėr tė shkuaren tonė politike dhe tė ngriten e peshojnė vetveten, pėr ēfarė na po punojmė e jetojmė - si mund tė veprojmė pėr sot e nesėr, si mund tė ēlirohemi nga ankthet e tė djeshmes sonė historike dhe a mund tė formojmė shqiptarin e ri - qė lufton drejtė bashkimit e ardhmėrisė sonė! A mund tė ēlirohemi nga ndasitė politike e ideologjike, tė sėshkuares sonė historike dhe a mund ta pėrceptojmė, pėrcaktojmė vetveten, nė rrjedhat e reja tė historisė qė po vie si faqe e re kombėtare - a mund ta shohim dritėn e ardhmėrisė sė kombit - qė njėherė e pėrgjithmonė tė mendojm, jetojmė e veprojmė nė njė atdhe tė lirė e tė bashkuar - duke folur e vepruar vėrtet - shqip! A duhet edhe mė tepėr, mė gjatė historikisht, fėmijėt tanė, e fėmijėt e fėmijėve tanė, tė mos jenė tė lirė e tė bashkuar, si njė fuqi kombėtare, kompakte shqiptare ballkanike?!

Kush mund ta bėjė bashkimin tonė? Vetėm shqiptari i ri, i ēliruar plotėsisht nga dogmat politike, duke formuar e ngritur njė vetėdije tė mirėfilltė kombėtare, nė mendjen e shpirtin e tij! Duke e lėnė tė kaluaren tonė tė hidhur historike dhe duke marr tė gjitha tė mirat kombėtare, ato qė na bashkojnė - e jo ato qė na ndajnė e pėrēajnė, jo ato qė vetėm siellin helme e vrere, jo ato qė na bėjnė ujk nė njeritjetrin, jo ato qė hapur e fshehtazi na pengojnė, na shkatrrojnė, na tėhuajsojnė dashurinė ndaj kombit e atdheut! Po t'i marrim ato bukuri historike, ato dėshmi tė dėshmorėve tė tė gjitha kohėve, ku sot flasin varret e tyre, e na thrrasin ēdo ag e terr, duke na referuar prej tregimeve pėr fėmij - Shtat Thuprat, e deri tek Amanetet e Tyre me gjak nė gojė ''O nuk po muj baclok me folė, se m'ka ra do gjak nė gojė' kur thirri Hysen Bajri i Bjeshkėve tė Nemuna, ku dashuroi atdheun si me vdekė - e vdiq si me luajt, e deri tek Elez Isifi e Ēerēiz Topulli flakada i lirisė, duke vdekur ballėpėrballė me armiqėt kėndoi tmerrshėm: '' Oooo do t'ju skuqė e do t'ju bėjė ore me bojėėė, se Ēerēiz Topulli mua mė thonėėė''!

Shqiptari i ri, tė formohet duke e shkundur terrin e shpirtit ndarės e pėrēarės nga mendja e tij pėrgjithmonė, atė errėsirė historike e ma shumė histerike, tė kobshme vllavrasėse e vetvrasėse, tė ēlirohet nga inatet personale, nga ankthet egoiste, nga veprimet e njėanshme ideologjike, kulturore, e shkencore, - nga ethet e mashtrimeve symėsy qė na i bėjnė planet: kolonizuese, shfrytėzuese, pėrulėse, nėnshtruese, shtypėse, ende me moton 'pėrēaj e sundo' qė nga shprehjetmė tė hershme!

Shqiptari i ri, duke u forcuar me ide tė reja moderne, me literatyrė bashkohėse, mė kulturė civilizuese, me syēeltėsi, vigjilencė, vizion pėrparimtar (largpamėsi), me energji tė reja e vrull pune - jo energji djajsh, qė pėēajnė e mjegullojnė udhėn tonė drejt bashkimit tė kombit, por me dashuri tė pastėr, tė formohen personalitete sa ma komplete universale! Shqiptari i ri vepron nė tė gjitha nivelet kombėtare, nga ato kulturore e deri tek ato shkencore; nga mediat elektronike, duke brumosur e ballsamuar nė qendrat botėrore, gjuhėn e kulturėn kombėtare, zakonet e Besėn Shqiptare - kultivimin e traditės, ashtu sikur edhe duket nė disa nivele (po ende tė pėruier me dogma e epshe tė hidhura tė sė kaluares, qė
pengojnė rrjedhat e bashkimit)!

Shqiptari i ri, formohet nga rinia jonė aq e bukur dhe aq e mėnēur, aq e dashur dhe aq atdhetare, ku edhepse lindet anėve tė botės, e as gjuhėn nuk e njeh mirė, premton veprime tė reja patriotike, mbanė gjallė identitetin shqiptar - kultivohet me literatyrė progresive botėrore, kalitet e forcohet me njohje tė reja dri tek ato shkencore edhe njė ditė, do tė bėhet gati, nė gatishmėri tė plotė dhe do tė thot: jam ushtar i atdheut!

Ushtari i atdheut, nuk ėshtė vetėm me uniformė, por personalitet qė ushtron vetėtijen e tij kombėtare, ushtron veprimet e veta sa ma universale, provon stėrvitjet psiko-fizike nga geni gjenealogjik illirian, geni trashėgues i qendresės shekullore, qė mbajti gjallė shqiptarin edhe pas afro 3000 vjet pushtime barbare mbi tokat tona!

Ushtari i atdheut, nuk ėshtė vetėm me armė zjarri, sepse nuk bėn punė arma e zjarrit, po qė se nuk formohet arma e vetėdijes kombėtare, arma e diturisė, strategjisė, pėrsosshmėrisė sė idesė kombėtare, arma e njohjes, arma e veprimit psikologjik, arma e vrullit tė pathyeshmėrisė shpirtėrore, arma e qendresės heroike, para ēdo synimi e tentimi tė huaj e armiqėsor - qė pengon veprimin kombėtar shqiptar!

Ushtari i atdheut, ka armė tė padukshme nga syri, ka uniformė kufinjt e atdheut nga Preveza e Tivari, uniformė ushtarake ushtruese brenda shpirtit e thellė nė mendjen e tij! Ushtari i atdheut ushtron sistematikisht, (veē gjumi ēka e ndanė), ushtron pikėsynimet e tij, veēantitė e tij, shprehjet e tij, paraqitjet e tij publike e tė guximshme botėrisht, qė dikush as qē guxon tė flasi vetmėvete! Ushtari i atdheut ėshtė i gatshėm kudoherė, t'i pėrgjegjet secilės thirrjeje atdhetare - ėshtė i gatshėm tė intervenojė nė ēdo rast eventual, kundėr secilit veprim negativ, a rrezik qė i kanoset ndonjerit prej nesh - i pafrustruar, infektuar nga asnjė ideologji jona politike e shkuar! Ushtari i ri ushtron detyra kombėtare, kudo nė ēdo vend a qoshe tė atdheut e tė botės, guximshėm, i paanshėm nga rrymat ndarėse, nuk bie nė provokime rasti edhe kur i montohen - nuk bie pre e shantazheve tė personaliteteve tė shkatrruara egoiste! ushtari i atdheut uniformė ka dashurinė ndaj atdheut dhe armė ka mendjen, inteligjencėn e shėndoshė tė formuar me ushtrime faktime, argumentime tė pathyeshme, i patrembur nė kundėrshtime hipokrite, psikopate, tė egra, imorale e korruptuese! Ushtari i atdheut, me armėn e mendjes, shpirtit e zemrės - then ēdo tentativė, provokim, kundėrshtim, pikėsynim tė kundėrshtarit tė tij!

Pa u formuar arma brenda vetėdijės kombėtare - kot merr armėn e zjarrit nė dorė!


- Ushtari i atdheut ėshtė shqiptari i ri!

( 25.10.08 )


Edituar pėr herė tė fundit nga Orfe nė Sat Dec 13, 2008 2:40 am, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptari I Ri

Mesazh  Orfe prej Sun Nov 02, 2008 12:18 am

(2) SHQIPTARI I RI

Eja, feneri nė errėsirė, ngrite fitilin! Pėrshėndetje!



- Po pra, ushtari i atdheut, mbaj uniformė - Formė Unike hartėn gjeopolitike e historiografike tė atdheut tonė, krejt kah e pėrfshinė territori shqiptar - atė hartėn e vizatuar nė zemėr, nė mendje - nga majat e shpatave tė gjyshėrve tanė dembabadem, veē nė mbrojtje - e nė ēdo sekond e vėshtrojnė e studjojnė sytė e mendjet e mprehta tė shqiponjave me tė gjitha shqisat pėrnjėherė - e thellė nė 577 eshtrat e mij anatomik, tė 577 epokave kuqezeza - thellė nė secilėn palc ashti, rrah pulsi i gjakut tė derdhur pėr lirinė, lirinė e vėrtetė qė ende nuk e shijuam! E kam hartėn e atdheut nė gjith trupin e tim, e nė gjymėtyrėt kudo - trupi im ėshtė - Atdheu edhe ku ta prekėsh ma lėndon njėsoj, se mė ėshtė i lėnduar trupi i Atdheut, mė ėshtė i tkurrur i rrudhur, nga plagėt nė moh e hapur, tė luftėrave ballkanike e botėrore - ma prenė trupin e atdheut me thika grabitēare pushtuesit barbarė, egėrsirat karpate, egjeane e tretdhetare - trupi i atdheut tim mė uniformė tė gėrvishtur grykave tė zhvinave tė territ e tmerrit, e shkėmbinjve - ėshtė ende plot stėrpikla gjaku tė njomė rinie, nga plagėt e moēme e tė reja edhe nga egėrsira tė fshehura, me kostume e kravata koncerteve politike euro-botėrore: shėn stefane, berlineze, londineze, rambujeze! - Ku ta prekėsh trupin e atdheut tim, ndjej dhėmbje Topliku e Abllaniku tė shkretuar, ku nė vatrat dardane, shkrryhen derra karpatesh, e gjaku im i shprishur e i prishur kontinenteve! Ndjej dhėmbje - jam Guri i Shpuar, nga singiat e stuhive tė kohėrave shpirtzeza! - Kam dhėmje shpirti nė Tivarin e dhėmbshėm gjak, Ulqin, Plavė e Guci, Bujanė e Bujanoc, deri tek Molla e Kuqe, qė emri ka mbetė, e rrėnjet e gjakut tim janė aty - Medvegje, e Preshevė, Kumanovė e Shkupin tim - Monastir, Dibėr, Ohėr, Prespė e Janinė edhe nė Kosovė! - Ku tė mė prekėsh - mė dhėmb trupi i atdheut tim, mė dhėmb njėsoj, e mė therr nė zemėr e shpirt edhe po tė mė prekėsh pėr tė mirė, mė duket njėsoj a me lajka e mashtrime, duke me krenaruar kot - mė ēon peshė, tė pėrmbledhem pip nė kėmbė, me gjith fuqinė - uh ju armiq e tradhptorė - e kėdo qė mė del pėrpara, tė ma ndali vrullin - e le tė bėhet gjithēka varre, gjithēka tmerre - derisa t'i japi fund tmerreve shekullore, qė pava, e mė duket gjithēka terr mbi kry edhe kur e shoh diellin me sy - ēka kam parė me kėta sy - dielli mė doket terr mbi kry'! -

Mbaj uniformė gjaku, me tė gjitha gjymėtyrėt gjak e tė plagosura, tė lėnduara edhe nga ramjet passhpinde tė bijve tė gjakut tim - gjymėtyrėt e mia tė kėputura nga shpatat, shpuar nga singiat, shtypur nga topuzet, shpuar kah: ajri, toka e deti - nga korbat e ēeliktė me rrafale mitrolezėsh modern, granata, bomba, e raketa barbarėsh! Gjymėtyrėt e mia tė shkelura nga vargonj tankesh pushtuese e kolonizatore, ushujza gjakpirėse e djerėspirėse, dashuripirėse, ushujza thithėse, qė kurrė nuk ngopen, derisa tė mė terin e thajnė, tė tėrin - pip nė kėmbė! A bėn tė eci prore i shtanguar rrugėve tė mia, i lėnduar nga ēakaj e bisha mesnate, agimeve tė tymosura e muzgjeve tė errta e tė zdritura veē nga flakėt e kalljeve tė shtėpive, nga pushtuesit! Gjymėtyrėt e mia tė shkallmuara: Arbani, Pollog e Malci, si mund t'i ngriti njėherė fuqishėm me energji tė mbrėndshme dhe t'i bėjė tė afta e t'i lėvizi me fuqinė e shpirtit arbėror - njė trup i atdheut, trup i lirė dhe i mbledhur, nėn qiellin e shqipeve!

Mbaj uniformė etnike atdheu, formė unike harte tė prerė, vrushkuj gjaku, mė kullojnė mangėve e brezit tė lidhur me shoka ylberesh, e dhėmbjet e plagėve tė plumbave e thikave mė therrin nė asht thellė - por zemrėn e kam plot energji illire diellore tė genit tim gjenealogjik, diē e ēuditshme dhe e pakapshme pėr botėn - diē qė mė mbajti gjallė edhe nė bangat e gjykimeve, ekzekutimeve edhe nė pranga tė hekurta nė grilla, e podrumeve tė akullta acarėsh e dimrash tė egjėr karpatesh! - Diē mė forcon me energji diellore, qė pulsin e gjakut ma bėn llavė vullkanike - tė shpėrthej nė miliona shkreptėtima rrufeshė, e ta skuqi qiellin prush shtrėngatash! E derisa tė ma shohin kėtė uniformė tė padukshme, tė tmerrohen vijat ajrore e zėrat e xhinkallave plastike politike, qė m'i shpuan vesht me demokraci burokratike!

Feniks o feniksa, a ju vie ēudi kur zgjoheni nga hiri?!

( 25.10.08 )
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptari I Ri

Mesazh  Orfe prej Sun Nov 02, 2008 12:24 am

Ejani,kėtu, kėtu... shumė flmnd Hajla Rugovase - E bekuar Qofsh Pėrjetė!

Respket: feneri, katunariplak, sofra edhe tė gjithė shqiptarėve, qė me mendeje e zemėr janė vetėm shqiptarė!

Shqiptari i ri - shqiptar i lirė, shpirt i lirė, mendje e lirė, me liri mendimi e shprehjeje, mendim i lirė, i pastėr ideologjikisht, vetėm me njė ide e ideal - idealin kombėtar, i pangarkuar me rryma ideologjike e politike tė shkuara, qė ēojnė nė ndasi e pėrēarje kombėtare, qė terrojnė tė menduarit, vizionin, e mbyllin rrugėn e krijimit, jo tė lidhur pėr njė figurė politike - ku:

artisti i ri - bėn punėn e tij artin kombėtar, artin e vėrtetė origjinal, njė krijues i ri i paanshėm, ashtu sikur thirret krijues, nė emėr tė Krijuesit tė Gjithėsisė - jo tė interpretojė artet e shkuara, por tė tejkalojė artistėt deri tek antikuiteti: piktorėt, skulptorėt, poetėt, aktorėt, oratorėt, artet strategjike, luftarake, artet e lira, rrymat e arteve, shkollat e arteve, universitetet e arteve! Artisti i ri - tė dihet nė fill tė pamjes vizuele e audio-viziele, a pėrmes fjalės sė bukur artistike - tė njihet qė nė fillim se ai ėshtė sėpari shqiptar!

Poeti i ri shqiptar, artisti i ri - krijuesi mbi krijuesit, me emėr Krijuesin e plotėfuqishėm, tė tronditet fort, tė shpėrthej si shqiponja nė lartėsi hapėsirave tė paskajshme shprehė shpirtin e lirė krijues origjinal, jo sipas ndikimeve tė tallazeve tė krijuesve tė majave botėrore, por si shqiptar, ta verifikoj emrin e shqipes, zogj mbi tė gjithė tjerėt, jo i mbytur nė pesimizėm destruktiv, jo i ndikuar indirekt nga krijuesit e mėdhenj, qėnesėr tė dali rrena me bishta, jo artpėrartizėm, larg masave tė popullit - po me thjeshtėsi tė modrnizuar, qė kemi burime tona origjinale nga e folura popullore shqiptare, me tė cilėn mund tė krijojmė edhe kryevepra botėrore - jo sipas direktivave politike, e hegjemonive e kolonizimeve!

- Politikani i ri shqiptar - prore nė shėrbim tė kombit, jo tė bėj politikė me popullin e tij, po me tjerėt e me botėn, e jo me ndikime tė politikave sė ditės, qė nuk i pėrket kombit - tė jetė njohės i thellė i diplomacisė regjionale, kontinentale e botėrore, jo njė imitues politikajsh tjerė, por politikan origjinal shqiptar, duke nxierrė maturinė, mėnēurinė, guximin e vet shqiptarit gjenetik, qė pėrmban geni i tij gjenealogjik - me mjeshtri tė fjalės, diplomaci tė shprehjes, gjeturi e shkathtėsi veprimi oratorik, gjeste e fizionomi tipike shqiptare - jo tė bėj diplomaci me popullin e vet, por tė flasi hapur, si njė fėmij qė kėrkon ndihmė qoftė edhe me klithje nga nėna popull! Tė ketė mjeshtri dialogu, oratorie, tė njeh shkencat universale, tė pretendon bile tė mbetet burrė shqiptar, kudo nė tė gjitha shtigjet politike tė kohės, jo imitator nga tjerėt, po origjinal dhe tė mos bie pree e viktimė e mashtrimeve tė huaja, po parase tė hetoj (pa u bėrė puna), tė hyj nė gjiun e popullit, tė ia sqaroj tė vėrtetat historike e politike tė huaja dhe t'i kėrkoj falje popullit botėrish edhe tė mbetet burrė edhe pas rėnies! Po si mund ta bėjė njė gjėtėtillė ai politikan, qė ishte masha e bishti i vigajve politik, mu i atyre qė ishin e janė armiq tėpėrbetuar tė kombit shqiptar, as e kanė kund nė shpatullė tė pulės ēėshtjen shqiptare!

Historiani i ri shqiptar, i pavarur, jo i njėanshėm, me thema disertacioni politikėn a historinė politike tė kohes e regjimit - por mjeshtėr i paanshėm kur e ka e s'e ka shtetin, tėtregoj mjeshtri historike vizionare, qė nesėr tė dallohet historia e tij
origjinale kombėtare, kur shkunden regjimet politike tė shkuara, nga egėrsirat e errėsirat hegjemoniste mbi popullin!
Historiani ta shkruaj Historinė e Vėrtetė Kombėtare, duke i ofruar figurat e njėmendėta qė populli i njohu dhe i njeh si reale - pa ndikime politike - jo histori politike, po histori kombėtare!

- Shkenctari i ri shqiptar, tė hulumtoj e gjurmoj guximshėm tė gjitha arkivat botėrore dhe tė lidhė hallkat historike shqiptare tė kėputura ndėr shekuj, tė shkruaj e korrigjojė historinė, jo sipas direktivave politike, jo sipas theorive politike tė rrymave tė shkuara - por ashtu si ishte e vėrteta historiografike e hartografike antike, e pėrsosur, brumosur me elemente e fakte tė reja - sepse kemi varre tė rrafshuara edhe qė nuk iu dihen as varret dėshmorėve e heronjve kombėtarė tė vėrtetė dhe pėr shkaqe politike tė kohės, jo qė mbeten vetėm tė harruar, por as guxuam t'i pėrmendim, se lere mė tė iu bėjmė permendore! Shkenctari shqiptar, duhet tė ia kthej borxhin kombit, ta shkrij jetėn, tė sakrifikoj shumė derisa tė dali me vepra origjinale kombėtare, e jo si muēa pas dahinjve tjerė e tė huaj, vetėm ēka thanė ata e ēka shkruan pėr definimet shkencore, tė gjuhės amtare shqipe, sipas direktivave ballkanike e mė gjerė, e jo tė mbeten pseudo-shkenctarė, e shkenctarė tė rrejshėm, e plagiatorė, e puthadorė tė sistemeve politike, e sistemeve shkencore anti-shqiptare! Shkenctari, si shqiptar i ri, duhet ta drejtojė rregullat e gjuhės, shkrim-leximin e gjuhės sė vėrtetė tė popullit, tė korrigjoj e plotėsoj, pėrmirėsoj e ngriti gjuhėn kombėtare - atė gjuhėn origjinale tė kombit, qė then kataklizmat e hulumtimeve shkencore me fakte, argumente shkencore - sidomos nė Linguistikėn ballkanike, Ballkanistikėn dhe Hindo-europianistikėn dhe tė hulumtoj, se pikėrisht ai ''burimi i tė gjitha gjuhėve i.e. si burim i pėrbashkėt'' ishte shqipja illiro-pellgazgjike, vet gjuha homerike, si vepra e parė europiane, e mė gjėrė! Linguisti shqiptar, tė jetė luftėtar i vėrtetė dhe i paepur, i pathyeshėm, i armatosur deri nė dhėmb me dituri, shkathtėsi, gjeturi, diapazon tė gjėrė njohurishė botėrore, tė ngritet nė majat e Linguistikes Gjenetike dhe asaj Gjenerale! Linguisti shqiptar, ka burim tė pashterrshėm gjenetik e hyjnor, qėvetėm shqiptari mund tė shkoj aq larg nė parahistorinė botėrore, guximshėm tė gjurmoj arkivat historike europiane, Akropolin antik pellgazgjik, qė vet ''pellgasėt hyjnorė'' e ndėrtuan, e Farin e Aleksandrisė, tė Lekės sė Madh, Babiloninė, Asyrinė, arkivat fetare, ku gjindet thesari origjinal illirian, arkivat e libraritė, bibliotekat amerikane, ku ėshtė njė botė e tėrė nė vete! Shkenctari shqiptar i ri, tė mos jetė i ndikuar nga asnjė rrymė politike, as as sistem politik botėror, as tė mos mashtrohet nga fama eventuale, as nga lavdia e veset e liga - po tė jetė njė gjurmues, shpues i botės antike e moderne dhe ta gjejėtė vėrteten historike pėr kombin e botėn - ta drejtoj historinėe botės, siē thoshte Lahmbrehtzi. Linguisti duhet tė jetė sa origjinal, po aq universal, pėrderisa ka kryer universitete, me diapazon tė gjėrė njohurishė, diturishė, njohės i thellė i gjuhėve botėrore, i gjuhėve antike, deri tek gjuha e Parė e Njeriut - Homosapiens!

Shkenctari i ri shqiptar (linguist, historian, filolog, hartograf, astronom, fizicient, kimist, mathematicient, filozof, pedagog...), si linguist, tė njeh me themel Shqipen, historikun e vėrtetė tė shqipes, tė njeh thellė me themele dialektet e Shqipes, origjinėn e tyre, fonomorfologjinė e filleve tė dialekteve, sidomos dy dialektet kryesore: gegėnishte e toskėrishte, t'i njeh, t'i dojė e dashuroj shpirtėrisht si dy motra tė veta tė njė Ame Shqipe, e jo njerėn motėr ma tepėr
e tė hidhėrohet tjetra, porsi vlla besnik i dy motrave, qė kujdeset me shpirt nė rritjen e zvillimin e bashkimin e tyre - ngase gjuha u formua nga dialektet, ato janė baza themeli, origjina e gjuhės! Tė njeh me themel Onomasiologjinė ballkanike, europiane e botėrore - Antroponominė e Toponomistiken, historikisht e origjinalisht, prej kah vijnė rrenjet antike, e kah shkojnė lumenjt e mėdhenj e deri tek prrockat e rrjedhat historike, tė studjuara nė shkollat botėrore, tė tė gjitha sistemeve politike!

Shqiptari i ri, shkenctar, pasi tė jetė aftėsuar, me titullin profesional shkencor - duhet tė filloj gjurmimet, guximshėm i pavarur, porsi njė udhėtar nė njė udhė shumė tė gjatė, nėpėr kohė tė vėshtira, pa asgjė, veē me njė trastė buke e uji e njė shkop - laps e letėr, a komp. dhe mos tė ndikohet assesi nga asgjė universitare qė thanė e ē'thanė tjerėt, profesorėt, doktorėt, shkenctarėt botėrorė - por origjinal, pėrmes gėrmadhave, rrėnimeve historiografike, me forcėn e mjeshtrisė sė diturive tė nxėna e tė studjuara me themel, tė gjitha tė rrinė anash dhe ta provojė vetveten gjenetike intelektuale, sa forcė ka, ēfarė uni ka tė prefeksionoj universin! Nuk e dini se tė gjithė trupat qiellorė, ishin tė emėrtuar nė njė gjuhė antike tė lashtė, qė dikur e fliste njė botė e antikuitit dhe vonė u ndryshuan po sipas dietarėve e shkenctarėve tė mėvonshėm, me disa emra tė ndryshėm paksa, por gjurmimet ēojnė nė njė gjuhė qė vetėm shqiptarėt e shkathtė mund ta gjejnė - sepse sjkenctarėt antik ishin oborrtarė mbretėrishė e perandorishė, tė kidnapuar nga trojet illire, si illirian tė ndryshuar me dhunė politikash tė kohės dhe tė pėrvehtėsuar nga perandoritė! Sot nga gjurmimet etnografike e folklorike, hasim nė rrėfime origjinale e tėshkruara, se shumė dietarė illirian, oborrtarė me dhunė tė perandorive, kur iu shpėrthente geni gjenealogjik, ta shprehin origjinėn e tyre, 'shkruanin natėn, e digjnin ditėn shkrimet, qė mos tė diktoheshin...se pasonin me vdekje, ashtu siē pėsuan qindra shkenctarė me dėnime kapitale e nė pėrmasa botėrore!
Sot, shumė figura strategjike shqiptare, e illire, i shohim vetėm si hijalla, hije, si fantazma i shohim pėrmes perdeve tė mėndafshta, e tė hekurta historike, veē disa figura tė shpėrthyera mbi ato perde me rėnien e regjimeve dhe njohim pak: themelues e shtetformues e shtetit grek arbanitėt - themelues e shtetformues tė shtetit turk - Ataturk, e babai i gjuhės e kulturės turke i fortndrituri Sami Frashėri - njė mehmet Ali pasha, themelues i shtetit egjyptian - njė tjetėr themelues i shtetit irakian, iranian, afganistanez - njė tjetėr themelues i largėt i gjuhės e kulturės hindiane (qė vijoi vepren e paraardhėsve tė tij) dhe sot nuk thirret kot - linguistika indo-europiane - poashtu njohim rishtazi Napoleon, perandorė illirian, qė themeluan mbretėritė gjermanike, angleze, e europiane...

Shqiptari i ri, ka shumė detyra!


(27.10.08)
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptari I Ri

Mesazh  Orfe prej Sun Nov 02, 2008 12:26 am

Nezir Myrta SHQIPTARI I RI


Nuk ka fuqi qė mund ta ēliroj njė popull, pėrveē fuqisė sė vet popullit (Gete)



Shqiptari i ri, ushtar i atdheut etnik, me uniformė formė unike, nuk ka harta kosmopolite, por e ka prioritet veē hartėn e atdheut etnik, krejt kah flitet shqip, nė Ballkanin illirik, ėshtė i betuar, nė zonin e zotit, nė gjuhėn e tij – gjuhėn e Shqipes, se do t’i bashkojė tė gjitha trojet tona, nė njė atdhe shqiptar, ashtu sikurse ishte betimi i ushtarit tė lirisė nėpėr shekuj, saherė qė rroku armėn e lirisė, kundėr armės sė robėrisė, e kundėr armės sė tradhtisė, ku tradhtia na mbiu prore si kopurdha pas shiut nėn pragdere brėnda trojeve tona, e ku bashkė jetuan vllau e shkau tradhtorė, nėn njė kulm, qė fliste e flet ende me zor shqip,sepse interesat personale i ka mbi ato kombėtare, inatet personale i ka mbi ato interesat kombėtare (le ta sundoj edhe vet dreqi kėtė vend – veē ti jo), sepse gjaku i huaj fliste e flet ende shqip me zor, as pa u skuqė as pa u zbehė edhepse e dijmė, e njohim ag e terr, plot sherr e gverr - ēdo mėngjes, ku nė vend tė pėrshėndetjes – ia gjuan shikimin e vrėnjtur helm – vllaut tim – ai shkau i gjakut tė huaj! A ka gjė ma tė tmerrshme, se kur tė bėhet vllau - gjaku yt – shkau!? Tė flet shqip me zor, njė shqipe zori nėpėr dhėmbė – e kush i flet me dhėmb vllaut – veē gjaku i shkaut! As din, as don, as mundet! - Vllau i flet me zėmėr – e shkau i flet me dhėmb! Vllau ia hap derėn – shkau ia kthen pushkėn! Vllau ia kthen sofrėn – shkau ia kallė votrėn! Vllau ia ep krahun – shkau ia ep shkelmin! Vllau e shikon nė sy – shkau i mrrolet kryanash! Vllau ia ep dorėn – shkau ia ep majat e gishtave! Vllau i flet me zemėr – shkau e shkel me thembėr! E hanė bukė nė njė sofėr – vllau e gjaku i huaj shkau! Vllau shkau, ndoshta mu pėr kėtė edhe paska mbetė kjo shprehje, si koncept i neveritshėm – vllau - shkau! A nuk kemi dėshmi historike, bile nga koha e Skendėrbeut, ku secili atdhetar, e pati vlla, a tė gjakut, njė tradhtarė: Skendėrbeu pati Hamzanė, Isa Boletini pati Paiazitin, mos tė shkojmė matutje se turbullohet barku, e bėhen zorrėt guzhma me dalė pėrgoje, nėse iu shkojmė cipullėpėr cipullė kohėrave historike deri nė ditėt tona! Kemi shembuj dite prej antarėsive tė partive politike tė njė kombi gjuhe e gjaku ēfarė veprojnė mes tyre, prej liderve tė tyre mesveti, Bile edhe deri tek forumet tona, si media elektronike! Tash, mund tė mendoj dikush, pse them e shprehem kėshtu, kaq vrazhdė e ashpėr, dikujt mund edhe t’i lėkundet vneri, nėse ka vnerė, dikush mund t’i quaj tė kobshme kėto shprehje, dikush mund edhe tė shpėrthej qelb e gjak pėrgoje e pėrhundesh, e edhe mund t’i shpėrthej edhe gjaku nė tru!

Po, a nuk ėshtė betuar shqiptari gjithmonė ta thotė tė vėrteten e vetėm tė vėrteten?! A nuk dihet e trashėgohet brezpasbrezi, se vetėm e vėrteta ėshtė drejtėsia e drejtėsia – perėndia?! A nuk ishin prore shqiptarėt tė betuar, qė kurdoherė ta thonė - vetėm tė vėrteten edhe kur janė shlirė edhe kur janė ngusht - ngusht edhe me krye nėn satėr e shpatė edhe nėpėr banga tė tė akuzuarve nga pushtuesit edhe nėpėrgrilla tė hekurta ēelijave armike edhe deri nė Ēanakalatė, doli nganjė Sadriazem?! A nuk thanė prore burrat, se njė burrė qė nuk e flet tė vėrtetėn edhe kur vet e din e kupton, se bash vet atij i bie keq edhe sikur vendosė pėr vetveten edhe kur vendosė pėr tjetrin edhe pėr mikun edhe pėr armikun edhe kur shtrihet pėr qejfi nėn hije edhe kur shtrihet prej zorit nėn shpatė – ai nuk asht burrė! A thanė prore burrat, se parase ta pleqėrojsh dikend – duhet ta keshė pleqėruar vetveten?! A nuk thanė burrat shqiptarė, se duhet me folė me dorė nė zemėr!? A nuk thanė udhėzuesit e drejtėsisė e tė zotit, se parase tė shkojsh ta pastrojsh dikend nga mėkatėt – duhet vet tė jeshė pastruar!? A nuk thanė udhėzuesit, se parase tė falesh, duhet tė keshė abdes, tė jeshė vet i pastruar, sepse nė ēdo lutje e falje kudo ėshtė faltore!? A nuk shkruan shkrimtarėt e dietarėt e mėdhenj e edhe tė atyre tė majave tė pėndes botėrore – se secili komb duhet ta pastrojė sėpari vetveten kombėtare, ashtu sikurse pleqtė tanė qė u thonin grave kur fshinin oborret – a e keni fshirė sėpari shtėpinė!? A nuk shkroi edhe Bertolt Brehti fillin e majes sė poezisė sė tij me titull Gjermania, ku e fillon veprėn me hymnin e tij ‘’tė gjithė le ta shfaqin turpin e tyre – e unė timin’’!? A nuk shkroi Dostojevski pėr krimin e denimin, pėr tė poshtėruarit e tė fyerit e tij, pėr idiotin, pėr shenimet nga nėntoka e tij, pėr shtėpinė e tij tė vdekur pėr shtėpinė ruse - burg!? A nuk shkroi Lorka i madh, pėr krimet e Andaluzisė edhe vet krimi ndodhi nė Granadė!? O more njeri - po a nuk e mallkoi vet zoti, mikun e shokun e tij ma tė ngushtė, ma tė ēmuashmin, ma tė lavduashmin e tij dhe e gjuajti gur nė ballė dhe ia vėrboi syrin duke e emruar – djall, dreq, a nuk ėshtė dreqi, djalli vetėm me njė sy nė ballė – vetėmpse e kundėrshtoi zotin, krijuesin e tij!? A nuk ishte Abeli i uruari edhe Kain – i mallkuari i zotit edhe vllazėrit e parė tė njerėzimit?! Ē’po bėhet?! E shkruar qenka, apo e kruar?! E shkruar apo e kruar?! Unė them: njėherė kruhet, e tevona shkruhet!

Shqiptari i ri, ushtari i atdheut ishte dhe ėshtė nė mes shumė zjarreve, nė mes shumė flakėve, nė mes shumė krismash tė kobshme, nė mes shumė tytash tė drejtuara nga tė gjitha anėt kah ai, e ai qendron nė rreth tytash, ndėr ma tė ndryshmet, secila me kajde e forma e methoda tė ndryshme, ndėr ma tė ndryshmet edhe duke e akuzuar – nė vend tė pėrkrahjes e dhėnies sė krahut e forcės gjenetike edhe duke e injoruar – nė vend tė hapjes sė zemres e mendjes hyjnore edhe duke e nėnēmuar – nė vend tė ngritjes sė authoritetit tė tij atdhetar edhe duke e pėrbuzur – nė vend tė pėrqafimit vllazėror edhe duke e poshtėruar e fyer – nė vend tė lavdatės e krenarisė qė e kemi njė atdhetar edhe duke e shtypur e mbytur pėrsėgjallit – nė vend se ta ngritim nė qiell kombėtar edhe duke ia mbyllur sytė e deren e punės e veprimit kombėtar, deren universitare – nė vend se tė ia hapim hapekrah tė gjitha dyert e gjurmimeve e historike kombėtare edhe duke e vrarė nė shpirt e zemėr e mendje – nė vend se t’i japim kurajo, forcė ndėrgjegjeje kombėtare edhe edhe... mos ta zgjati ma shumėse dikujt mund t’i lėkundet vneri, nėse ka ndonjė pikė nė trupin e trurin e tij! Si iu ndėrpre puna, vepra e jeta e atdhetarėve tanė, siē janė: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Prekė Cali, Mehmet Shpendi, Mufailėt, Elez Isufi, e sa e sa tjerė nė historinėtonė tė dhimbshme, ma shum nga na vet, se sa nga armiqtė shekullorė! Krejt atė qė as nuk mundi, as nuk dijti, as nuk guxofti ta bėnė armiku i kohės – e bėri i yti i kohės, pa fije turpi, pa fije mėshire, pa fije diturie - kafshė e gjallė, qė veē nuk pllet si kau i Peshterit, thonin moti! E krejt – pėr njė grusht lek turpi edhe nga familje tė pėrmendura se!? Pse thanė moti: varra e qenit tė huaj mshilet (sherohet) me njė pasulė (me njė kokėrr fasulje tė zier), kurse varra e qenit tėnd, nuk ka ilaē askund!? Pse thanė moti: prej tė mirit, del i keqi – prej tėrodit – del i parodi, e edhe sa mahmurė – aq batall!? Rrenjet e kėtyre karaktereve, rrinė mbi kokė edhe sotekėsajdite edhe kur fillon diē tėmirė e tė drejtė e tė fortė kombėtare – shumėkushi injorojnė, dikush aprovon veē me kokė, dikush e luan kokėn nė mendime, dikush xhelozon, dikush lehė si qeni nė zinxhirė tė huaj, dikush gjuan gurin e fshehė dorėn, dikush ndėrsehet si bishė e ēartur valeve elektronike, dikush rrudhet e struket gjoja s’pava asgjė, e dikush as qė interesohet pėr asgjė tė mirė kombėtare, vetėm pėr zuzen e vet, dikush vegėl e huaj armike, spijunazhi, me dije e pa pikė dije, veē tė gjuhet nė qafė as pa folė me tė, - dikush bėn biznese edhe me shkije e armiq tjerė, nė dėm e rrezik tė kombit !

Shqiptari i ri, duhet tė jetė shumė e tepėr i mėnēur, i drejtė e guximtar tepėr i madh, me trimėri tė lindur (sepse trimėria nuk fitohet, por ėshtė e lindur me piri), shqiptari i ri – ndjehet i injoruar, pikėrisht nga ata, qė mendojnė se janė dikushi, e nuk shohin tejhunde, ėshtė i rrezikuar, e i kėrcnuar sepse ua dridhė token nėnkėmbė mostrave dinake, e monstruozėve edhe i bėjnė vegla tė tyre shkatrruese, pikėrisht shkaun kundėr vllaut, kah tė iu kapė grepi! Sepse kėshtu edhe ishte nė histori tradhtia brėnda kombit edhe pa u pastrua kombi pėrbrėnda – nuk bėn hair, as zhvillohet, as ēlirohet as bashkohet kurrė!
Fshije shtėpinė brėnda, tevona oborrin! E si? Po, shqiptari i ri e bėn atė gjė, duke folur hapur me popullin e tij, duke ia hapur zemrėn e mendjen, duke e ēortuar – kur ėshtė pėr ēortim, duke e dashur – kur ėshtė me e dashtė; duke ia zhdukur popullit veset e karakteret e liga brėnda tij – sepse nė nocionin popull, bėjnė pjesė edhe atdhetarėt edhe tradhtarėt, edhe tė gjithė tė kqinjt edhe tė gjithė tė mirėt. - Kurse kombi ėshtė ajka e popullit , inteligjencia e popullit - krejt e pastėr si loti, si kupa qiellore e kthjelltė! E, potash vjen pyetja tjetėr: po pse pra kjo inteligjencia e popullit, si kombi, nuk paska unitet edhe po shkojka edhe deri tek konfliktet intelektuale se, edhe nė mes majave tė personaliteteve tė kombit se! Pse? Sepse, nuk doli ende shqiptari i ri nė skenė, ai i paanshmi, i pavaruri, ashtu siē kėrkojmė pavarėsitė kotareve politike – nxierre nga njė copė tokė krahine prej pushtuesve shekullorė, sikur njė copė mishi nga goja e ujkut! Sepseinteresat e hemisferave politike tė brendshme e tė jashtme, nuk kanė dėshirėtė dali shqiptari i ri, ai i paanshmi politikisht edhe mu ajo mospavarėsi e personaliteteve tona edhe siellė zhgėnjime, ashtu sikurse Kadare e Qosja nė konflikt polemik, qė na ēuditen!...

Kot flasin e grryhen, e shkrryhen pėr bashkimin e kombit ushujzat e popullit, qė ia pijnė djerėsen e gjakun, brezpasbrezi e korėpaskore – vinte njeri e dilte tjetri – shumė ma i zi i riu se i vjetri – sikur pushtues, e sikur pushtetarė! Kot mashtrohen, apo duan tė mashtrojnė dikend adhuruesit a idhujt e rrymave politike tė shkuara apo tė sotme, duke vepruar nė theori e praktikė nė emėr tė bashkimit kombėtar, sepsenė njė rrymė politike nuk vepron i gjithė populli as i gjithė kombi ! E ēka mbeti nė fund? Asgjė, mund tė thot dikush – por unė them mbeti gjithēka, gjithēka qė duhet tė rifillohet nga e para, gjithēka qė duhet medoemos ta bėjė shqiptari i ri, gjithēka qė mund ta bėjė vetėdija kombėtare e ngritur, e zhvilluar, e sigurtė nė platformė kombėtare – mbetet pra gjithēka pėr tu kryer!
Sa shumė flitet pėr bashkimin, kulturėn e historinė – pėr gjuhėn e gjakun shqiptar – e sa pak bėhet nė realitet! Le tė jenė kėto mendime ēekan mbi ndėrgjegjen kombėtare, qė len hapsirė kaq tė madhe veprimi, atyre qė nuk i le hunda se hanė bar, matrapazėve politik e veglave tė tyre ēorre, atyre qė pėrdit bėjnė pazare tė pavetėdijshme me trojet tona, atyre qė nuk ecin as ust as pėr laku, atyre qė duhet tė heshtin edhe ua ndalojnė atyre qė duhet tė folin e veprojnė kombėtarisht!

Shqiptari i ri, me harten e atdheut – formė unike uniformė tė ndėrgjegjės kombėtare – zgjohu, sepse nuk kemi kohė nganjėherė nė njėqint vjet, tė zgjohemi nganjėherė nė shekull – kur tjerėt zgjohen pėrditė! Lumi fle, e armiku nuk fle! E kush – armiku i vetvetes!


( 01. Nėntor, 2008 )
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqiptari I Ri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi