"KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:08 pm

Adem Berisha
" KRENARIA DHE PIKĖLLIMI "
Poezi

ISHA, JAM DHE DO TĖ JEM
Jam njė bli i madh
dhe kam rrėnjė tė thella,
luleve tė mia tė freskėta
largė iu ndihet era.
I ruaj me fanatizėm
gjithė lulet e mia,
edhe unė do ec’ pėrpara
si e gjithė njerėzia.
S’erdha nga Karpatet,
jo as nga Rusia!-
po u linda nė kėto troje
o pika nga gjithėsia.
Jam i lashtė sa bota,
rritem n’Arbėri,
kam shumė tė mira tjera
tė gjithė mė kanė lakmi.
Ruajta gjuhen time,
traditė e kulturė,
nder sfida tė kohėrave
s’u perkula kurrė.
Gjithėēka pashė e pėrjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinen kurr s’ia kėtheva
dhe as emėrin nuk e ndėrrova.
Por, kam do degė tė prera
me sopatė tė topitur,
m’i kanė prerė barbarėt
pėrherė tė uritur.
Mua mė sakatosen
e veten e turpėruan,
askush s’do tė mė del para
qė prap tė jem i bashkuem.
S’zhdukem kurr nga trolli,
tė dini or barbarė,
shumėherė jam farkuar
dhe kalitur nė zjarr.
E po, deshet ju a s’deshet
o tė mjerėt mėkatarė,
unė mbeta ai qė isha
dhe gjithė do tė jem shqiptar.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:08 pm

ATDHEUT TIM
Mbijetove furtuna e stuhi,
ngadhnjeve nder shekuj,
tė dua nė zor e nė liri –
ishe dhe mbete, tempull mbi tempuj.
Tė dua, tė dua mbi tė gjitha,
tė dua mė shumė se veten,
tė dua se je djepi im –
nė Ty gjej veē tė vėrteten.
Qielli mbi Ty ėshtė mė ndryshe
nga ai nė mergim,
dielli tek Ti ngrohė mė ėmbel
o i dashuri, Atdheu i im.
Fusha, ara e livadhe
pershkojnė Atdheun tim,
i dua e s’mund t’iu ndahem
sot e deri nė amshim.
Malet plot me drunjė,
kullosa e shkėmbinjė
shtrihen si kurora
deri nė pakufi.
Lumenjtė e liqejtė
me ujė tė kėthjelltė si loti,
pėr ne dhe vetėm pėr ne
i ka falur Zoti.
Ka gjithėfarė minierash,
energji e gjithėēka tjetėr,
vėshtirė mund tė numrohen
dhe vehen nė leter.

Djem e vasha tė bukura ka,
petrita e skyftera,
si luleve tė trėndafilit
kėndėshėm iu vie era.

Ka shumė njerėz tė ditur,
shkrimtarė e shkencėtarė,
ka edhe nobelista,
priftėrinjė e hoxhallarė.

Pėr kėto e shumė tė tjera
shkrova e kėndova
e kur e kerkoi koha –
dola dhe luftova.

Jo pse e desha luften
me plot mizori,
po pse u sulmova
mu nga fēinjtė e mi.
Jo pse e dua luften
tė pushtoj tė tjerė,
po pėr tė mbrojtur t’imen
qė kisha, e do ta kem pėrherė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:08 pm

DASMA E LIRISĖ
Eu sa leu dielli o mbi at koder
u hap lajmi-o n’Shkup e n’Shkoder
nga Evropa e n’Amerikė,
nga Azia nė Afrikė,
prej andej n’Australi
se n’Kosovė ka njė risi
i madh e i vogel o janė bė njė
eu kanė nisė luften o pėr Liri.
Eu n’Dukagjin t’Binak Alisė,
u lidh Besa e shqiptarisė,
me ia kėthye pushken Serbisė,
pėr t’a mbrojtė pragun e sh’pisė
si luaj djemtė e Lirisė
tė betuar n’besė tė Zotit
si nė kohen e Kastriotit
si ē’vepruan tė parėt e motit
eu i ranė n’ballė armikut t’sotit

Eu n’at Prekaz tė Ahmet Delisė,
nė ABC-nė e trimėrisė,
nė Piramiden e burrėrisė,
u nis dasma e Lirisė
nen flamurin e Pavarėsisė
iu ndėrruan rrjedhat e historisė
iu kėthye nderi shqiptarisė
grusht i madh iu dha Sėrbisė
eu iu thyen planet o tė Rusisė.

Eu n’Shalė tė Bajgorės sė Boletinit
nė vendlindjen e Isa trimit,
trimit tė Vlorės e gjithė Shqipėrisė
i madh e i vogel o janė que n’kėmbė
ndal Sėrbisė o na i kanė thėnė
Nish, Prokuple na i ke marrė
ke marrė Vranjen me Kurshumli
Ulqin, Plavė edhe Guci
ke cungue at Iliri
na i ke veshė trojet me tė zi
eu tė vraftė zoti me gjithė Rusi.
Eu n’at Grykė tė Llapit tė Bec Sinanit,
digės sė gjallė tė kėtij vatanit,
Shaqir Grishės e trimav’ t’motit
qė u flijuen pėr ditė tė sotit –
si luaj djemtė e malėsisė
dalin n’skenė Yjtė e Lirisė
si nė krahėt tjerė tė shqiptarisė
kundėr tė keqės e padrejtėsisė,
kundėr presė e barbarisė,
kundėr dhunės e mizorisė
tė ushtruar gjithė prej Sėrbisė
eu qysh prej shekujsh tė historisė.
Eu n’ballė t’furtunės – o prinė Zahiri,
Edmond Hoxha dhe Hakifi
sypatrembur si zana tė malit
pėrgjatė Llapit e tėrė Gollakut,
Nerodimės e Karadakut,
Kaēanikut tė Idriz Seferit
pa iu nda kurr fushės sė nderit,
si stėrnipa tė Skėnderit,
si stėrnipa tė Kastriotit,
pa iu tremb pushkės as topit
e bėjnė luften pėr liri tė pop’llit
eu jo pėr poste as tė liga tė sodit.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:09 pm

IDEATORIT TĖ PAVARĖSISĖ
Si granit nė bjeshktė e Kelmendit
lindė e rritė – je edukua
veē pėr tė mirė tė pokėtij vendit
zoti i madh tė ka krijua.
Me madhėshtinė qė zoti tė fali
atdheut tėnd iu pėrkushtove
nė vepra tė mėdha asgjė s'tė ndali
Kosovės nėnė prore i ndihmove.
Kurr s'u trembe nga armiku
o arqitekti i pavarėsisė
hallkė e fortė je prej ēeliku
nė zinxhirėt e historisė.
Me shpirtė tė madh prej humanisti
sfida tė rėnda tejkalove
tė urrejsh ti kurr nuk dije
kurrė njeri nuk ofendove.
Vepra e jote ėshtė e permotshme
brezat kurr s'do tė harrojnė
nė ēdo kremte tė pavarėsisė
me pijetet do tė kujtojnė.
E tash si bora e majės sė malit
kur rrezet dielli mbi te lėshon,
si ēiltėria e kristalit
i pavdekshėm ti lartė qėndron.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:09 pm

HOMERIT TĖ SHQIPĖRISĖ
Lum shqiptarėt e lum Shqipėria
pėr nj’at yll qė ua dha zoti,
lakmi i kish kėtij gjithė njerėzia
e kishte shpirtin tė kthjelltė si loti.
Humanist e dijetar,
si At Gjergji ėshtė vėshtirė me le,
mbi tė gjitha atdhetar –
prijatar nė shkencė e fe.
Nga e muar atė energji
aq me forcė tė dojė Shqipėrinė –
kėtė veē zoti mund ta dij
qė i dha Gjergjit madhėshtinė.
Motet ndėrrohen si ā zakoni
por kujtimi vie tu u shtue,
kėngėt e tij tash lirshėm kėndohen
dhe s mund kush mė me i ndalue.
At Gjergj Fishtės tė madhit vėlla
le t’i kėndojmė lavdi pėrherė,
pėr gjithė veprat qe na i la
si njė engjėll i krishterė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:09 pm

GJYRGJEVIKU SI KALA
Kur kėtij dheu iu sul armiku
pėr tė vrarė e djegė nė zjarr,
gjithėēka nisė nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik Rama nė plis tė bardhė.
Nė gjithė etapat e historisė
me trim pas trimi e djal pas djali
duke u gjetur nė ballė tė trimėrisė
ndoq traditen qė i la i pari.
Edhe nė kohėn e osmanlisė
pėr kėtė tokė prore luftoi,
bijtė mė tė mirė – vigaj tė lirisė
luftės sė shenjtė ai i dhuroi.
Kėtu Azem Bejta me shumė shokė
e pas tij shumė trima tjerė,
solemnisht para flamurit
janė betuar tė vdesin me nderė.
Shumė kanė rėnė n’altar tė lirisė
luftė pas lufte kurr pa u ndalė,
qe tė ruajn nderin e shqiptarisė
me ballė hapur e krenar.
Ra Isuf Dushi me 20 anėtarė,
ranė shumė burra, gra e fėmijė,
shumė Serbia i kish djegė nė zjarr
qė rrallė ndodhė nė histori.
Trimat kurr s’e kursyen gjakun,
atdhut tė vetė iu pėrkushtuan,
bashkė me motren Marie Shllakun
kurr nga lufta s’u larguan.
Ymer Berisha bėn Platformen
pėr ēlirim-bashkim kombtar,
promotor qe i gjithė lėvizjės
vdiq e shkoi me faqe tė bardhė.
‘I ēerek shekulli pas tė jatit
Ukė Sadiku me shokė tė vetė
prap ia kėtheu pushken armikut
se baba Dikė i la amanet.
Kurdoherė thėrriste vatani,
kur tė bijtė thėrriste Shqipėria,
ndėr tė parėt si skyfter mali
shkėlqen trimi Halil Sadrija.
Tė hapte rrugen drit’s sė diellit
e pėr tė mbrojtur truallin e tė parit,
si rrufe qė shkrepė prej qiellit
kriste pushka e Smajl Hajdarit.
Bijtė mė tė mirė tė shqiptarisė
porsi yjet n’qiell sot shkėlqejnė,
pėr gjithė brezat qė do vijnė
udhėrrėfyes do tė sherbejnė.
Porsi uji qė rrjedh ndėr gurra
me atė ēiltėri qė s’ka tė ndalė,
Gjyrgjeviku dha shumė burra
si Demė Rexhen mendimtar.
Si kala qė pėrshkon shekujt
nga stuhitė qė nuk shkatrrohet,
Gjyrgjeviku i fortė si hekur
ka pse mburret dhe krenohet.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:10 pm

MOTERMADHJA MANTELBARDHA
Njė humaniste tė madhe
me shpirtė tė kthjelltė si loti,
si kala tė ditėve tona
pėr tė mirė tė popullit e ka falė zoti.
Ajo ėshtė porsi yll drite
qė n’mes tė qiellit xixėllon,
vetėm tjerėve t’u bėjė dritė.
ditė e natė pa u lodhė punon.
Nuk e kursen veten,
forcen e diturinė,
bėn tė jashtėzakonshmėn
pėr popullin dhe Shqipėrinė.
Vėshtirė tė dyten mund t’ia gjejsh
me rroba tė bardha,
ėshtė kjo motermadhja –
dr. Silva Bala.
Lum pėr te le tė bėjė shtėpia,
lum pėr te le tė bėjė Tirana,
lum pėr te le tė bėjė Shqipėria
n’mes t’erėsirės kjo shėndritė si hana.
Pėr tė gjallė thonė "s’kėndohet kėnga"
por kėtu ka njė pėrjashtim,
s’ėshtė kjo grua qė i bie prapa
vepres sė madhe gjerė n’amshim.
‘I pėrkushtim qė s’haset kund
nė qenien time e pėrjetova,
gjatė kurimit n’Sanatorium
nga mėshiruesja, kur u trajtova.
Me kėto vargje qė unė shkrova,
s’kam mundė tė gjitha t’i numroj,
po edhe lapsi tė vėshtirė e ka
tė gjitha nė leter, t’i shėnojė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:10 pm

MOS BRAKTISNI VLERAT TUAJA
"Kurr e huaja – e jote s'bėhet"
gjithė kėshtu tė parėt ne na kanė thėnė,
mos lakmoni nė dhena tė huaja
se kėtu e kemi tė vetmen nėnė.
Atė ngrohtėsi qė tė shtrinė nėna,
askush nė botė s'mund tė ofrojė,
veē nė kėtė vend na shihet nama
kush si nėna, s'mund tė na dojė.
Mos braktisni vlerat tuaja,
mundi i tė parėve mos tė shkojė kot,
kėtu tė punojmė ne ditė e natė
vendit tonė t'i dalim zot.
Kalamajt tonė si petrita
sa tė menēur e sa tė shkathtė,
pėr ēdo ditė iu shtohet rrita,
nė botė nuk ka fėmijė mė tė aftė.
Bukuroshet qė ne i kemi,
sa tė shėndosha e sa tė dlira,
pa tė dashur mos i leni
se tė huajat s'janė mė tė mira.
Kullat tona me frengjia
qe perskuan gjithė historinė,
s'i tund era e as stuhia,
ia shtojnė vendit madhėshtinė.
Gjithė kėto fusha dhe blerina
e ato male qė shqip frymojnė,
mos t'i lėmė si fėmijėt jetima
se edhe gurėt do tė na mallkojnė.
Dhe, pėr kėto troje stėrgjyshore
qė aq shumė herė i lamė me gjak,
pėr kėtė tokė tė shenjtė arbėrore
edhe vdekja na ėshtė pak.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:11 pm

HENDIKEPI NE ACAR
(kushtuar dr. Ibrahim Rugovės
nė diten mortore 21.janar 2006.)
Sot re tė zeza mbuluan qiellin
shqiptaria ėshtė nė vajė,
sot Kosova nuk sheh diellin
pėr shumė kohė ajo do tė qajė.
Sot edhe ajri ėshtė rralluar
shumė mė rėndė sot po frymohet,
sot gjithė forca na ka lėshuar -
humbja Jote s'kompenzohet.
Ti themel je i pavarėsisė
dhe profet je i kohės sė re,
simbol paqeje e humanizmi
gjithė do tė jesh idol pėr ne.
Shumė ke bėrė pėr pop'llin tuaj,
Ti model je pėr njerėzimin,
sot gjithė bota me ne ndanė
krenarinė po edhe pikllimin.
Qeshjen Tuaj mė s'do ta shohim
as ngrohtėsinė Tuaj tė bekuar,
pse mu tash prej nesh u ndave -
pse na le tė hendikepuar?
Por, prapseprap do tė jem' krenar,
dhėmbjen nė forcė do ta shėndrrojmė,
rrugen Tuaj kurr s'e braktisim
amanetin nė vend do ta qojmė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:11 pm

LEDHATIA E DJALLIT
E thjeshtė e primitive,
pikėpamjet arkaike,
e tėra ėshtė destruktive,
kėtė kurr s’mund ta bėsh mike
Tė miren nuk e njeh si tė mirė
dhe nuk di ta vlerėsojė,
ate e kėthen me tė keqe,
ē’dreq kėshtu e mėsoi ?!
Gjuhen e ka gjarpėr
e turirin si derr,
diten nuk e njeh si ditė
e drita i duket terr.
Fjalėt i ka shigjeta,
pėrshkojnė anėpėrtej,
kjo s’di tė dashurojė
por vetėm tė urrej.
Kjo nuk transformohet
dyqind vite po tė rrojė,
me trurin si tė strincės
nuk ka se si tė ndryshojė.
Por, tė merresh me kėtė farė
do tė biesh nė nivel tė saj,
ēdokush qė ta do tė miren
pėr ty pastaj do tė qaj.
Pra merre o dreq me vete
e kurr mė mos e kėthe
se sa tė jenė jeta jetė
kush hajrin s’do tė ia sheh.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:12 pm

PORTRETI I NJĖ "DAIE"
Nga na erdhi ky "dai"
qė s’ka fytyrė as nuk ka fe -
hipokrit dhe faqezi
pėr sė prapmi paska le.
S’din ē’ėshtė nderi as njerėzia,
pėr tė pamoral ēiftin s’ia gjėn,
tė mira s’ka – ka vetėm tė kėqia
s’ din ku "han" as s’ din ku e "bėn".
Ėshtė kuisling e i palarė,
shpirt i shitur pėr para,
sahanlėpirės edhe tradhėtar
mjer pėr tė marrin baraba.
Ėshtė butak pakurrizor,
dreq i zi ai ėshtė me bisht,
mish e shpirt ai ėshtė mizor –
tė gjithė nga ai po bėjnė me gisht.
Jo mos tė shtiret pėr evlia
se budallėnj tashmė nuk ka,
pa mėdyshje e pa mėshirė
tė gjithė "n’Qafė tė Duhlės i kanė vra"
E-e, pse ke pare or hajvan
mos e ngrit koken n’tavan!
Ty askush s’tė ka lakmi
dukesh njeri po je thi.
Pse tė ra shorti me hypė n’fron
mos u sill si faraon !
se vie koha tė biesh prap
s’ka me tė folė kush nė sokak.
Mos harro ti o maskara
"kungulli gjithė mbi ujė nuk shkon"
mjaft ke shkuar ti pėr hava
askush sot ty nuk tė ēmon.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:13 pm

GARA JOPARIMORE
Nė njė kohė tė pakohė,
s’e them bash pėr mahi,
"njerėzit" bėnin gara
kush mund tė jetė mė thi.
Kush do tė bėhej ujk,
e kush do tė bėhej derr,
kush mė shumė tė tjerėve
jeten t’ua bėj ferr...
Kush do tė mposhtė tjetrin
nė mėnyren mė mizore,
kujt mė shumė e keqja
do t’i shkojė pėr dore.
Nė kėtė garė tė ndyrė,
prijnė ca faqezi
qė mish njeriu do tė hanin
po tė kishin mundėsi.
Kėtyre sytė ‘u janė verbuar
nga urrejtja e nga lakmia,
mish e gjak i kanė tė helmuar
kush s’ua shkon nė punė tėkėqia.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:13 pm

GĖZUAR MANDATIN E RINJ
Ēka tė ju them kėsaj rradhe
o tė dashur fėmijė
pos tė ju tregoj njė ngjarje
qė rrallėkund bėn vaki.
Nė qytetin tonė tė dashur
pak si pėr habi,
ujku ishte bėrė kryetar
a s’ėshtė kjo mrekulli?!
Tash ujku grabitēar
me llaven e tij,
nuk do tė hajė mė qėngja
a s’ėshtė kjo befasi?!
Jo, tash kėta janė pre e vogel
pėr postin e tij,
tash janė nė modė tenderat
jo, jo, as kjo s’ėshtė befasi.
Ndoshta do tė mė pyesni
mbase me ironi ,
si hahet tenderi
nė sofer a nė tepsi ?
Ai nuk hahet me lugė
jo as me pirun,
hahet veē me thikė,
vetėm kaq dij unė.
Pėr tė tjera gjėra
o tė dashur fėmijė,
askush nuk din mė mirė
se vetė shefi i tij.
Kur kėtė e kuptuan qėngjat
mbajten njė mbledhi,
kryetarit i uruan,
edhe njė mandat tė rinj.
Mirė pra fėmijė tė dashur
po e lėmė kėtė si parodi,
ecni ju pėrpara
e kjo tė mbesė histori.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:14 pm

DISA LULE NE FUND TE LIVADHIT
Nė at livadh qė e pershkova
pėr sė gjėri e pėr sė gjati,
gjithfarė bari nė te takova
sepse i tillė kishte qenė fati.
Nė njė skame migjeniane,
si "lul vocėrri" e pak mė zi
mezi u rrita n’gji t’njaj nėne
pa e dijtė mirė a jam i ri.
Nė njė skaj me baltė mbuluar
mezi kėmbėt i nxora dot -
sikur djalli t’mė kish mallkuar
koha mė shkoi me gjak e lot.
Kur unė dola n’mes t’livadhit,
gjeta bar t’perzier me therra,
lulet koken s’mund ta ngrisnin
keq i shkilnin disa derra.
Vetėm n’fund t’livadhit tė vogel
disa lule tė bukura i gjeta,
kėshtu m’u duk se dola nė koder
por tashmė, kish shterruar jeta.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "KRENARIA DHE PIKĖLLIMI"-ADEM BERISHA

Mesazh  Sponsored content Today at 5:36 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi