DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:29 pm

Shėnime pėr autorin:

DEMIR KRASNIQI

U lind mė datėn 10 Shkurt 1950, nė fshatin Tugjec tė Malėsisė sė Gollakut, komuna e Kamenicės.
Gjatė jetės sė tij, ka ushtruar kėto profesione:
Pedagog muzikor,
Kėngėtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i kėngės dhe valles nė frymėn e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve tė kėngės popullore dhe rapsodike,
Mbledhės i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shumė studimeve etnomuzikologjike,
Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri mė tani janė:

“Mallėngjime e oshtima” – Prishtinė, 1993.
“Qamili i Vogėl – zė qė nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinė, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtė Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Kėngė krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Kėngė krismash lirie” II – Prishtinė, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinė, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinė, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinė, 2005,
“Kroi i kėngės” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogėl – Kėngė pėrjetėsie” – Gjakovė, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon nė Gjilan.
Motoja e punės dhe krijimtarisė sė tij ėshtė:

“ Pėr emrin e Zotit,
Pėr nderin e kombit,
Pėr gjakun e dėshmorėve,
Pėr eshtrat e varreve”!


LIRIE




I. DIELL LIRIE


1. DIELL LIRIE

Diell lirie lind mbi ne,
Po lulėzon njė jetė e re.
Pėllumba paqe fluturojnė –
Ditėve tė reja gugurojnė.
Sot, Kosova jonė kreshnike -
Krah pėr krah me shtetet mike,
Ėshtė e lirė , demokratike,
Zemėrbardhė, e fortė, unike.

Nuk duam luftėra , as armiq –
Duam paqe , duam miq !
Sytė e tanė kah ardhmėria,
Larg qoftė armiqėsia!
Sot, Kosova jonė sovrane,
Ėshtė nė sofrėn evropiane ,
N’ rrugė tė drejtė me hap tė mbarė,
Me t’ gjithė popujt barabar.

*****
Me kėtė kėngė, autori ka marrė pjesė nė konkursin e hapur nga Qeveria e Kosovės, pėr himnin e Republikės sė Kosovės, por nuk ėshtė pranuar nga ana e Komisionit seleksionues.


Edituar pėr herė tė fundit nga Orfe@ nė Sun Nov 02, 2008 6:39 pm, edituar 1 herė gjithsej

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:29 pm

2. I FALEMI NDERIT AMERIKĖS

Ne jem popull qė kem emėr,
Jem tė lashtė n’ zemėr t’ Kosovės.
Ne me motra e me vėllezėr –
Jem familje e Evropės.
I falemi nderit Amerikės ,
Britanisė dhe miqve tė botės,
Aleancės Atlantike –
Shpėtimtarėve tė Kosovės!

Populli im, nuk meriton –
N’ tokė tė vet – robėr tė jetė!
Populli im, lirinė e donė –
Pavarėsinė e vėrtetė!
I falemi nderit botės mbarė,
Prijatarėve mendje – artė,
Qė pėrkrahin popullin shqiptarė –
T’ jetė kudo i barabartė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:30 pm

3. TĖ VALLĖZOJMĖ PĖR PAVARĖSINĖ

Thėrrasim n’ valle krejt shoqėrinė –
Tė vallėzojmė pėr Pavarėsinė!
Tė pimė verė edhe mastikė,
Pėr Kosovėn – Republikė!
Refreni:
Ngrite gotėn, miku i mirė,
Se Kosova ėshtė e lirė!
Hajde, gėzuar me shėndet,
Kem flamur e kemi shtet!

Sa tė lumtur tash kėndojmė,
Shtrigat anash s’ na pengojnė!
Kėndojmė me shpirt e me gjithė zemėr,
Kemi shtet e kemi emėr!
Refreni:
Ngrite gotėn, miku i mirė...etj.

Gėzohen zemrat e dasmorėve,
Gėzohen varret e dėshmorėve,
Qė ju shkoj n’ vend amaneti –
Nė Kosovė, na lindi shteti!
Refreni:
Ngrite gotėn, miku i mirė...etj.

Kurrė ma i gėzueshėm nuk kėndova –
E pavarur ėshtė Kosova!
Po m’ kėndon zemra lum e lum,
Kemi miq na shumė e shumė!
Refreni:
Ngrite gotėn, miku i mirė...etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:30 pm

5. PĖLLUMBAT E LIRISĖ
-Dėshmorėve tė kombit:
Burim Graiēecit dhe Fitush Kukajt-

N’ zjarr tė luftės mėsynin shkollėn,
Nė kėrkim tė diturisė;
Seē ėndėrronin uniformėn
Dhe ushtarėt e lirisė!
Refreni:
Burim Graiēeci edhe Fitush Kukaj,
Jo, nuk bėnė maturė, as pushim verorė!...
Nė frontin e luftės, sė bashku nip e dajė -
Nė vijėn e parė, o, kanė ra dėshmorė!

Prej Drenicės drejt Shqipėrisė,
Ishin nisė me besa – besė,
Pėr t’ i dhėnė grusht robėrisė –
Nėn emblemė tė UĒK-sė!
Refreni:
Burim Graiēeci edhe Fitush Kukaj...etj.

Nga Padeshi – nė Koshare,
Ranė n’ altarin e lirisė.
N’ histori e n’ lapidare –
Morėn vulė tė pavdekėsisė!
Refreni:
Burim Graiēeci edhe Fitush Kukaj...etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:30 pm

6. BABAIT TIM
Koautorė: Shkurte Zymberi – Demir Krasniqi

Atje n’ male tė Karadakut –
Ku pushon Idrizi, trim;
Nuk ia shoh tymin oxhakut,
N’ vendlindje t’ babait tim!

Pesė Dhjetori – Nėntėdhjetė e nėntė,
N’ prag tė Dimrit tė Lirisė;
Qe pėr ne, njė ditė e rėndė,
Qė i hapi rrugė mėrzisė!

Atje lartė, n’ ato kodrina –
Shkoi babai pėr tė punuar;
Atje kishte rėnėn nė mina,
Ah, sa shumė ishte lėnduar!

Me t’ kuptuar kėtė hata –
Zura t’ qajė e tė bėrtas;
Mendova se kurrė baba
N’ jetėn time s’ do tė thėrras!

Erdhėn fqinjėt, farefisi,
Miq e shokė pėr t’ na ngushėlluar;
Dhembjen e babait tim,
Sado pak pėr t’ na e lehtėsuar!

Nėna ime e fshihte vajin –
Mundohej tė mė mashtronte;
Porse dhembjen pėr babanė,
Me asgjė s’ mund t’ ma largonte!

Kėtė lajm t’ hidhur me tė kuptuar –
Morėn rrugė pėr Karadak;
Babanė tim, pėr ta kėrkuar,
Ku i pikojnė plagėt me gjak?!

Ushtarakėt amerikanė –
N’ vend tė ngjarjes kishin shkuar;
Me helikopter, babanė,
Nė Sojevė e kanė dėrguar.




Morėn hapa me nxitim –
Njė njeri pėr ta shpėtuar;
Plagėt e babait tim,
Sa mė shpejt pėr t’ ia shėruar!

Shkuam n’ Bonshtill, unė dhe nėna,
Nė spital ku ishte shtrua;
Me symbyllur , plagė tė rėnda,
Babai, mė kėrkonte mua!...

Kur i thash se i jam afruar –
Plagėt, sikur i harroi;
Burrėrisht duke qėndruar,
Fort e fort mė pėrqafoi!

Kosova u la me gjak, Babi,
Trimat dhanė jetė pėr liri;
Shumė nėna mbetėn pa fėmijė,
Shumė familje pa shtėpi!...

Ti, gjithmonė pranė nesh qėndrove,
Nuk na le kurrė nė vetmi;
Ēfarė tė gjeti, qė pėsove,
N’ tokėn tėnde nė liri?!

Armiqtė dhe tė gjitha shtrigat,
Prej nga erdhėn, tash kanė shkuar;
Prapa na i lanė mbeturinat,
Qė ende nuk janė spastruar!

Kalojnė stinėt, kalojnė vitet ,
Unė kam vetėm njė dėshirė –
Qė ēdo fėmijė me prindėr t’ rritet,
T’ rrojė i lumtur dhe i lirė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:31 pm

7. KURRĖ NUK SHUHET MANASTIRI
Me rastin e 100- Vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit tė Gjuhės Shqipe –

Me ngrohtėsinė e kraharorit,
Me zemėr tė gjerė sa deti,
Po i kėndoj 100 – Vjetorit,
Qė kur lindi Alfabeti!

Lėshoi kushtrimin, o, Manastiri,
Pėr gjithė bijtė e shqiptarisė –
Gjithė kah jemi n’ kėtė trung Iliri,
T’ ia ndėrrojmė faqet , o, historisė!
Refreni:
Pėr pa u shua rrezet e diellit,
Pėr pa i mbulua oxhaqet hiri,
Pėr pa u shua yjet e qiellit –
Kurrė nuk shuhet, o, Manastiri!

Prijatarėt mendje – artė,
Stėrnipat e Skėnderbeut,
Nga mėmėdheu dhe nė mėrgatė –
Gjithė u vunė n’ shėrbim t’ Atdheut!

Nė kėtė qendėr tė Vilajetit,
Nė kėtė djep, ku u lind “Bashkimi”,
Me Kongresin e Alfabetit –
N’ gjuhėn shqipe, o, filloi shkrimi!
Me bekimin e unitetit –
U lidh besa, u dha betimi!
Refreni:
Pėr pa u shua rrezet e diellit...etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:31 pm

8. MUSTAFĖ SALIH KELMENDI

Njė shkollar me ide t’ reja –
Mėsues Mustafa , erdh nga Peja.
Kish prejardhjen nga Rugova –
Pishtar drite nga Kosova.
Hej, hej! Mėsues Mustafa, ai pishtar,
Erdh n’ Konēul, mėsues i parė –
Pėr ta hapur shkollėn shqipe,
T’ pėrhapė dije e rreze drite!

Bashkė me shkronja e abetare –
T’ i nxis ndjenjat atdhetare!
T’ ua mėsoi hartėn e Atdheut,
Historinė e Skėnderbeut!
Hej,hej! T’ ua mėsoi vargjet e Naimit,
Dhe “Poemėn e mjerimit!”
T’ ua mėsoi ēėshtjet madhore –
N’ Shkup, Preshevė, n’ Kosovė lindore!

Thėrrasin shqipet e kėtij vendi –
Nė Leran , t’ mbahet Kuvendi!
Si e do nderi, si e do rendi –
Ta udhėheqė Mustafė Kelmendi!
Hej,hej ! Nė rrugėtime drejt lirisė –
Ra nė pritė tė pabesisė!
Nė pėrbuzje t’ bujarisė –
Iu shtrua darka e tradhtisė!

Dy vėllazėri iu kanė avitė –
Ia kanė rrasė thonjtė nė fyt!
Me bukė n’ gojė , mėsuesin e ngratė –
N’ sofėr t’ vet e kanė ngulfatė!
Hej, hej! Shėrbėtorėt e gjakatarit –
Ia shuan jetėn atdhetarit!
E ndanė mėsuesin prej ditarit,
I ndanė nxėnėsit prej arsimtarit!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 5:39 pm

9. SYLĖ ZARBINCA

Oh, nė Zarbincė u mbajt mexhlisi –
Aty erdh Mulla Idrizi;
Oh, zgjodhėn Sylėn, o, prijatar ,
Komandant , mbi vullnetarė.
Refreni:
Sylė Zarbinca – sokol djali,
Pėr Atdhe, Zoti e fali.
Shtati i tij, si lis me rrema,
Trim mbi trima, me shtatė zemra.

Oh, kishte mbas vetit, o, krejt rininė,
Mirė po i rrinte, o, atit n’ shpinė.
Oh, pėr t’ i mbrojt , o, kufijtė shqiptarė –
Mbas po i shkojnė shumė vullnetarė!
Refreni:
Sylė Zarbinca – sokol djali...etj.

Oh, baca Sylė, kurrė nuk pėrkulej,
Mbi armiq , pa mėshirė vėrsulej!
Oh, nuk lejonte n’ tokat shqiptare –
Qė t’ shkelė kurrė kėmba barbare!
Refreni:
Sylė Zarbinca – sokol djali...etj.

Oh, bėri lufta, o, heroike,
Bashkė me trima t’ Malėsisė kreshnike.
Oh, pushkėn – hasmit, o , kurrė s’ ia ndali,
Pėr Atdhe, o, jetėn e fali.
Refreni:
Sylė Zarbinca – sokol djali...etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:17 pm

10. RAMĖ AVDYL POZHORANI
Teksti: Hysen Terziu
Muzika: Demir Krasniqi

Hej, lėshoi kushtrimin Ramė Avdyli,
Po ligjėron me zė bilbili –
S’ durojmė pashė, sulltan, dovlet,
Na Kosovėn e sundojmė vet!
Refreni:
Hej, shkollat, gjuhėn shqipe,
Rama, fort i deshi,
Bashkė me Islam Pirėn
Ishte dhe Kurteshi.
N’ Pozhoran e hapėt,
Ju, shkollėn e parė –
Rreze diturie
Pėr nxėnėsit shqiptarė!

Hej, ēallmėn turke, kurrė s’e mbante,
Ēdo rrethim me duf e ēante!
Me atė plis tė bardhė si borė,
Hije i kish martina n’ dorė!
Refreni:
Hej, shkollat, gjuhėn shqipe...etj.

Hej, hapet shkollėn n’ gjuhė amtare –
Sollėt shkronja e abetare.
Rritet trima prej kėsaj shkollės,
Qė i dolėn Zot, Kosovės!
Refreni:
Hej, shkollat, gjuhėn shqipe...etj.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:18 pm

11. BEJTULLAH KĖQIKU
Me rastin e 2- Vjetorit tė vdekjes –

Vallė, po kush s’ e njohu,
Bacė Bejtullah Kėqikun?
Bukė e kripė pėr mikun –
Plumba pėr armikun!

Vallė, po kush s’ e njohu,
Bejtė – humanitarin?
Lapsa pėr shkollarin –
Plumba pėr tradhtarin!

Vallė, po kush s’ e njohu,
Bejtėn, atė skofiar?
Atė bamirės tė madh,
Atė zemėrbujarė?

Atė, qė ia ktheu
Buzėqeshjen skamnorit,
Atė , qė ua dinte hallet
Njerėzve, n’ ditė tė zorit!...

Atė, qė kurrė s’ kursente
Pėr tė shpėrndarė ndihma!
Atė, qė ua fshinte lotėt
Fėmijėve jetima!

Atė, qė ua jepte bukėn
Njerėzve tė uritur,
Dhe kurrė nuk harronte
Se vet kėshtu ėshtė rritur!

Ditėn derdhte djersėn
N’ Gjilan, Anamoravė –
Natėn bėnte gjumė
Me ėndrra n’ Velegllavė!

Hapte rrugė e shtigje
Mu n’ zemėr tė tokės,
Qė t’ i afrojė njerėzit
Sa ma afėr botės!




I ndihmonte nxėnėsit,
Studentėt, arsimtarėt...
Ndihmonte kulturėn,
Poetėt e shkrimtarėt...

E ndihmonte shkollėn,
E ndihmonte librin,
E largonte t’ keqėn –
E afronte t’ mirin!

Seē e shponte gurin
Mu nė zemėr t’ tokės,
Qė t’ ua kthej me ari –
Bijve tė Kosovės!

E ndihmonte luftėn
Edhe ēlirimtarėt,
Ta fitojnė lirinė
Qė tė gjithė shqiptarėt!

Me dy djemtė e vet – e,
Me forcė tė Anteut,
Nga njė pushkė mė tepėr
Ia shtuan Atdheut!

Pėr liri t’ Kosovės-
E shkriu pasurinė,
Por vdekja na e mori
Pa e pritė Pavarėsinė!

Vdiq me fjalė t’ Naimit,
Duke i pėshpėritur...
Tė rinj e tė reja
Duke i porositur:

“Punė dhe vetėm punė,
O, vėllezėr, natė e ditė,
Qė tė del Kosova
Prej territ – nė dritė!

Gjilan, mė 11 Gusht 2008.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:18 pm

12. BLLACA E TMERRIT – KAMP I FERRIT

Nėpėr shekuj vazhdoi pėrpjekja –
Mbi shqiptarė t’ bėhej pėrndjekja,
Me i pėrzėnė prej vatrave t’ veta,
N’ Anadoll e n’ vende t’ treta!...
Egėrsi forcash barbare –
Mbi ēdo gjė qė ėshtė shqiptare!
Mbi shqiptarėt duarthatė –
Bėjnė hakmarrje, bėjnė fushatė!...

Kurrė barbarėt s’ e ndalėn sulmin,
Nė muajin Mars, arritėn kulmin!
Nė muajin Mars, Nėntėdhjetė e nėntė,
S’ duan shqiptarė n’ Kosovė me lėnė!
Marsi i Kuq – Nėntėdhjetė e nėntė,
Forcat serbe janė ēua nė kėmbė,
Mbi shqiptarė do tė bėjnė nam,
Prej Kosovės me i pėrzėnė!

Forca t’ mėdha me shumė ushtarė,
Milici, paramilitarė...
E kanė skuq Kosovėn n’ gjak –
Mbi shqiptarė donė me marrė hak!
Tanke, topa, ushtarė, ēetnik –
Bėjnė me dhunė spastrim etnik!
N’ territoret kosovare –
Duanė t’ i qesin shqiptarėt fare!

Mė 24 Mars Nėntėdhjetė e nėntė,
Forcat e NATO-sė me aeroplanė,
I filluan bombardimet –
Nė Kosovė pėr t’ i ndalė krimet!...
Mbi Serbi – bomba ēdo kund,
Gjenocidit me i dhanė fund!
Nė tmerrim u tund Serbia,
Mbarė ushtria e milicia!...

Pse banė NATO- ja bombardime –
Mbi shqiptarė sulen me krime!
Pse kėrkojnė shqiptarėt t’ drejta –
Me i pėrndjekė prej trojeve t’ veta!
Marsi i Kuq – ai Mars i shkretė,
Nuk harrohet kurrė pėr jetė,
Pėr ata qė u dėbuan
Dhe ata qė n’ shtėpi qėndruan!

31 Marsi – s’ harrohet kurrė,
Rrjedhin lotėt porsi gurrė...
Njė lum njerėzish kur i pėrzunė –
Prej shtėpive i nxorėn me dhunė!...
Pleq e plaka dhe fėmijė,
Jo ma pak se njėqind mijė!
N’ stacion t’ trenit n’ Prishtinė –
Presin urdhrin pėr n’ Luginė!...

Presin t’ vijnė trenat e zi –
Me i pėrcjellė n’ Maqedoni,
Autobusė , kamionė t’ vjetėr,
Pėr n’ Shqipėri e ndo i’ vend tjetėr...
31 Marsi – njė mbrėmje e TERRIT –
Shkojnė shqiptarėt nė rrugė tė TMERRIT!
N’ Luginė t’ LOTĖVE – n’ Luginė t’ FERRIT –
Si n’ AUSHVIC, n’ regjim t’ HITLERIT!...

N’ Kamp tė Bllacės – n’ atė baltė tė gjallė,
JETA – VDEKJES i rrinė pėr ballė!
N’ DASMĖ T’ MJERIMIT – tė rinjtė BASHKOHEN,
Me lot dhembje – KURORĖZOHEN!...
Lindin foshnje – jetėt sosėn,
Hiq pa rite – aty varrosen.
N’ baltė tė Bllacės, plotė trishtim –
Prehen njerėzit nė AMSHIM!

Nga pėrndjekjet e barbarėve –
Bllaca u bė – FERR I SHQIPTARĖVE!
Mbi kėtė baltė – populli jetonte,
Mbi ta – qielli po lotonte!...
N’ Luginė t’ Bllacės – n’ atė ferr tė shkretė,
Nuk do t’ shuhen shpresat pėr jetė!
Duart drejt Zotit, do t’ i shtrijnė –
Vėllezėrit nė ndihma do t’ ju vijnė!

Ju vijnė nė ndihmė vėllezėrit shqiptarė,
Shkup, Tetovė e Gostivar,
Kumanova, Dibra, Kėrēova –
T’ marrin vėllezėrit nga Kosova!
T’ gjithė drejt Bllacės u drejtuan –
Kosovarėve nė ndihmė ju shkuan.
Me lot vėllezėrish u pėrqafuan,
Shumė familje i strehuan.

Hapen zemrat dhe shtėpitė,
Hapen shkollat dhe xhamitė,
Ju dhanė ujė dhe bukė ju shtruan,
Nga kjo mortje i shpėtuan.
N’ Gostivar e n’ fshat me fshat –
Mbushė shtėpitė me refugjat.
Pleq e plaka , gra e fėmijė –
U strehuan tetėdhjetė e pesė mijė!...

Ndėr shumė fshatra nga Gostivari –
Ky Ēegrani , priu ma i pari;
Hapen dyert pėr shpėtim,
Pesėdhjetė e pesė mijė gjetėn strehim!...
Lindin shpresat – bien mėrzia,
Angazhimet nga mjekėsia,
Hapen shkollat pėr mėsime,
Dhe kuzhinat pėr ushqime.

Si nė lindje, ashtu nė vdekje –
Pėr shpėtim u bėnė pėrpjekje!
T’ gjitha lindjet, t’ gjitha vdekjet –
Atje u bėnė qysh janė adetet!
N’ Gostivar, n’ Teqe t’ Tetovės,
Pėr dėshmorėt e Kosovės –
Mbajtėn Mbrėmje Pėrkujtimore,
Iu zien hallve Pėrshpirtėrore !

Njė lehonė – nuse e Kosovės,
U vendos n’ spital t’ Tetovės.
Nė spital kishte ndėrrua jetė,
Por nuk ishte nėnė e shkretė!
S’ ishte e shkretė, ajo shpirt ngrate –
N’ Simnicė ishte refugjate.
Nė Simnicė tė Gostivarit –
U varros me nderė t’ shqiptarit.

Humben fėmijė – s’ pushonte vaj,
U nda vajza prej prindėrve t’ saj !
Vajzės sė vogėl – dyvjeēare,
Gostivari i bėri ēare.
Nė familje e strehuan,
Si fėmijė t’ vetin e adaptuan.
Rritet vajza, thotė:”Kam prind,
N’ Gostivar – thotė – unė kam lindė!”


Mediumet i mbajtėn lidhjet,
N’ mes familjeve – me familjet!
Ishte e madhe kjo ndihmesė,
Pėr t’ jetuar ndo ‘i ditė me shpresė!
Pėr tre muaj, sa kėtu qėndruan,
Shumė i kėqyrėn dhe u munduan.
Gostivari u betuan –
Nuk bėnė dasma, as s’ u fejuan!...

Mbas shumė vuajtjesh – erdhi KTHIMI,
Pėrqafohen DHEMBJA E GĖZIMI,
Pėr njė NDARJE e MIQĖSI TĖ RE,
Pėr njė JETĖ, qė mbeti ATJE!...
Drejt Kosovės, shkrepin sytė –
ATJE mbeti FAMILJA E DYTĖ!
Kėto familje kurrė s’ harrohen,
Shkuarje – ardhjet gjithnjė shtohen!

Nė ēdo djep tė kosovarit –
Kėndohet ndihma e Gostivarit!
Kėndohen zemrat e bujarisė,
Pėr gjithė vėllezėrit e Maqedonisė!
N’ gjithė ahengjet e shtėpisė,
Dhe nė DASMĖN E LIRISĖ,
Gjithmonė sė bashku do t’ festojmė,
Kurrė pėr jetė nuk ju harrojmė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:21 pm

13. MARTIRĖT E KARADAKUT TĖ GJILANIT

Ngoni shokė dhe ju miqėsia ,
Shka ka shkrue historia,
Ta kėndojnė n’ kangė dhe rinia,
Ta pėrcjellin dhe sharkia,
Ta vėshtrojnė edhe njerėzia,
Se ē’ rrėnim ka ba Turkia!

Kur ka ardhė turku ndėr ne,
Na i ka humbė komb e atdhe,
Na i ka nrrue doke e fe.
Mallkoj Zot, dyert e Sulltanit,
Nam t’ madh bani n’ atė rreth t’ Gjilanit!
Nam tė madh bani nė kėtė ven,
S’ guxon kush me kanė i kėshten!(krishterė)

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:21 pm

13
Kėqyr kėshtenimi ēka kanė punue,
Po donė turqit mej mashtrue,
Kanė nisė emnat tuj i nrrue,
Tue u ba turqė po thonė me emėr,
Fenė e Krishtit tuj majtė me zemėr.

Qeveritė Perėndimore,
Tue njohtė mirė Turqinė mizore,
Fort nji ditė e kanė ngushtue,
Fenė e Krishtit me e lirue!

Kjo Turqia osmanli,
Mjaft mizore, por pa fuqi,
Paska pri nji ferman tė ri.
Ferman t’ ri e paska pru,
Tė gjithė fenat me i liru’!
Kosovarėt kur kanė nigue,
Kanė nisė fenė pėr me e zbulue,
Veē nji punė qi do marue,
Dikush duhet me e fillue!

Pra, e filluen nja disa burra,
Dy katunde: Binqa e Stublla.
U ka pri nji burrė me famė,
Krye fisit i gashjanė.
E pėr ditė t’ mrame, kur derdhet gjaku,
Me ta ishte tanė Karadaku.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:21 pm

13
Kėta kreshnikė kur janė bashkue,
Me nji odė mblidhen kuvendue,
Tri ditė rresht kanė bisedue,
Dhe vendimin e kanė pru,
Sa ma parė mu besatu’,
Me Kanun t’ Lekė Dukagjinit,
N’ Qiri t’ festės e n’ Kishė t’ Shėn Linit,
Se pa u gri e pa u coptue,
Fenė e Krishtit s’ kem me e lėshue,
Se s’ jem turqit e Sulltan Mexhitit,
Po jem shqiptarė tė Dukagjinit!

T’ Dukagjinit, racė shqiptari,
Ne, kėtė fe na e ka lanė i pari,
T’ shkojmė t’ lajmėrohemi te meshtari,
Tė lajmėrojmė Pater Antoni,
Tė lajmėrojmė te ai fat i joni!
Para u del Pater Antoni,
Pater Antoni, para u ka dalė –
Mirė se erdhėt burra shqiptarė,
Pėr dishka, ju , keni ardhė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:22 pm

13
-Lum zotni, Zoti t’ rrittė jetėn,
S’ ki se pse, ne, me na pvetėn,
Se fare mirė ti naj din jetėn,
Nėn kėtė Turqi jemi tuj hjekėn!
Na, edhe emnat i patėm nrrue,
Keshe fjala, mej mashtrue,
Por qetash jemi pendue,
Kem lidhė besė e jem betue,
Me shkue turkit e mej kallxue,
Se na s’ mujm fenė me e nrrue!

-Pra, zotni, pashė Perėndinė,
Lajmėro Francėn dhe Austrinė,
Amerikėn e Anglinė,
Tanė Shqypninė edhe Prusinė,
Vatikanin e Italinė,
Se do t’ bahet nji mrekulli,
Do t’ na hupin me robė e fėmijė,
E si nipat e Kastriotit,
Mos mej ra mohit kombit!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:22 pm

13
Pater Antoni, si i njeu kėto fjalė,
Fort iu que delli nė ballė,
Ka marrė qirat e i ka kallė.
Po i kallė qirat e dyllit,
Mirė po e ēelė fletat e Ungjillit,
Stolėn nė qafė e paska vnue,
Ka ba kryq e asht betue-
Mjaftė shumė herė kam shkrue pėr ju,
Me shokė t’ mi, mjaftė kam punue,
Diplomatėve letra tu u que,
Tė tanė botėn e kamė lajmėrue,
Ē’ asht tu ba turku ndėr ju!
Pra, nji besė t’Zotit, jam tuj u dhanė,
Se unė vetun s’ kam me ju lanė,
Pėr ju, shpirtin kam me e dhanė!
Pra, ju burra, n’ m’ nigofshi mue,
Kėtė punė t’ madhe qi e kem fillue,
Hiq nuk duhet me u vonue,
Veē n’ Gilan duhet me shkue,
Hyqymetit me i lajmėrue!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:23 pm

13
Tuj folė Frati e tu e nigue,
Maruen fjalėt e janė fillue,
Nė Gilan fill paskan shkue,
Maliq Begut i kanė kallxue –
Maliq Beg, pashė jetėn tane,
Thonė kanė dalė do fermane,
Pėr t’ gjithė popujt n’ ylqe tane,
Si n’ Ballkan e si n’ Shypni,
Ju ka dhanun fesė liri!
E kemi ardhė sot me t’ kallxue,
Se me dhunė fenė e kem pas nrrue!
Pra, tash fenat janė lirue,
Dhe hyzmetin Ty, ta bajmė,
T’ bajmė hyzmet, tė lajmė vergi,
Dhe i shkojmė mbretit n’ ushtri!

Kur i ndjeu Begu, kėto fjalė,
Zemra n’ gjoks deshti me ju kallė!
Po ma thėrret nji Efendi,
Efendi – Tahir Gėrmovėn,
Qi e kishte shitė fenė e kombin,
Qi e kishte shitė kombin shqiptar,
Pėr me kanė n’ Gilan, i parė!


Maliq Begu, Tahir Efendija,
Zoti i tyne ishte Turkija!
Tė dy bashkė po kuvendojnė,
Plane tė vėshtira po mbarojnė –
Katolikėt, qysh t’ i farojmė?
Me kėta burra po kuvendojnė,
Bjeshkėt e arta po iu premtojnė,
Kurrėsesi burrat s’ ,po e ngojnė!
Dikur Begu, ish idhnue,
Paska nisė me u kėrcnue!
Ai Ndre Marku, kuvendar,
N’ ato vise – shpi e parė,
Burrė ēeliku edhe shqyptar,
-Maliq Beg, tha, falma nji fjalė,
Me dy mende kėtu s’ kemi ardhė,
Veē me kallxue ballė pėr ballė,
Se kombin e Krishtin s’ e lėshojmė pėr t’ gjallė!
N’ emėn t’ shokėve , po t’ baj be –
T’ madh e t’ vogėl me na pre,
E kemi sosė me dekė pėr atdhe,
S’ ki se pse Beg, t’ lodhesh me ne!

Efendiu edhe Begi,
Mbasi s’ mund i bani kurrqysh pėr veti,
E dhanė urdhrin e tė gjithė i msheli!
Maliq Begu, ai shpirtzi,
Hajde nji herė, more Efendi,
Hajde nji herė, Tahir Gėrmova,
Pėr kėtė punė do t’ ndien Stambolla!
Do t’ na ndien Avdyl Mexhiti,
Nuk e len pa e lajmėrue prifti!
Se kėta prifta drejt me thanė,
E kanė lidhjen me krejt dynjanė!
Pėr me e hjekė barrėn prej veti,
Po e bajnė mend, pėr mej que n’ gjeti!
Kanė mendu’, kanė pru vendim,
Mej que t’ shkretit nė Prishtinė!

Kėqyr shka banė kėta tė pa mėshirė,
I kanė lidhė t’ shkretit me zingjirė,
Po mi lidhin n’ zingjirė tė trasha,
I quen n’ Prishtinė, te Jashar Pasha!
Jashar Pasha – turqeli,
Kur i pau tė kėshtenėt me sy –
Si kulshedra deshti mej pėrbi,
Po mundohet mendjen me ja u thye!
Veē mesap mundi po u shkon kot,
Hiq s’ po trembėn kėta Kastriotė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:23 pm

13
Ai Ndre Marku, shka po thotė-
Nigo Pashė, pashė nji Zot,
Edhe Begut i kam thanė,
I kam thanė Begut e Efendisė,
Se me ndihmėn e Perėndisė,
Nuk do t’ bahemi kėlyshėt e Turkisė!
S’ bahemi kėlyshėt e Stambollit,
Se jemi nipat e Kastriotit!
Jemi tė tokave tė Dukagjinit,
Nuk i bijmė mohit kombit e Krishtit!

Atėherė, Pasha u tėrbue,
Xhelatxhive iu ka urdhnue-
Merrni kaurrat, n’ burg mej que,
Kundra mbretit peshė janė que!
Nisi Pasha, me mendue,
Vet s’ po mundet mej dėnue,
Kongjollozėt janė informue,
Jashar Pasha, nji farė veleti,
S’ po don fajin me ja lanė vetėm veti!
Thėrret mexhlisin prej Prizrenit,
Pėr me pasė pėr veti mproje –
Thėrret tė parėt prej Kumanove!
Thėrret prej Shkupi e prej Gilani,
Nė Prishtinė, mbledhjen e bani.

Jashar Pasha i Prishtinės,
Poj shkruen letėr korcllės s’ Vjenės –
Nė Kosovė asht nji milet,
Nuk janė shumė, veē janė pak krejt!
Besa-besė, mjaftė janė pak,
Veē kurrnjiherė nuk rrinė rahat!
S’ mundet kush mej rahatue,
Kundra mbretit tash janė que,
Na s’ po dojmė pėr me ju damtue,
N’ koftė e mujtne, te ju mej prue!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:24 pm

13
Ministria e Austrisė,
Nji pėrgjegjėje ja banė Turkisė-
S’ asht ai popull me kėtė mbret,
Por ata janė nė vatan tė vet.
Janė nėnshtetas tė Sulltanit,
E mbas-ardhėsat e Ilirijanit!

Jashar Pasha, qen i tėrbuem,
Nė Stamboll, letrėn e paska quem-
A po e dinė Baba Sulltan,
Nji milet qė kėtu e kamė,
S’ pranojnė Dinė, s’ pranojnė Islam,
Veē tė kėshten po donė mu kanė!
Nė mos kjoftė kėta mej largue,
Krejt Kosova, peshė janė que,
Fenė Islame, po donė me e lėshue,
E shqiptarė mu deklarue!

Mbreti , letrėn e dredhon,
Jashar Pashėn, mirė po e mėson-
Jashar Pasho, more zotni,
Banė qysh t’ munesh me ata kaurrijė!
E n’ mos mujsh menjen ma ja u thy’ –
Tė gjithė syrgjynė, bjermi n’ Turki!
Se n’ Turki, ja u bajmė na ēarėn ,
Me njiherė ja u hupim farėn!

Ishalla Pashėn, Zoti e hupė –
I muer t’ burgosnit e i qoj nė Shkup!
Selim Pasha, meni s’ priti,
I pranoj tė shkretit e n’ burg i qiti!
Veē kėta burra , hiq s’ po kanė dert,
Si martirė, po bajnė gajret!
Histori, ti kjofsh bekue,
S’ po len emnat mej harrue!
Pra, kėta emna n’ histori,
Poj pėrmendim edhe n’ sharki.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:24 pm

13
A po ngon, or Mali i Zi i Shkupit,
Qi je que kundra turkit?
A po ngoni, more Karadak?
Po ju lutėm vėshtroni pak,
Si ke i ri e si ke plak!
Kėta emna qi poj kėndojmė,
T’ i mbajmė n’ mendje, mos t’ i harrojmė!
E tash unė po i filloj,
Dhe disa emna poj lexoj:
Ndre Hyseni, Pjetėr Smajli,
Prek Alija, Gėzim Selmani,
Qė ky asht ai nji sopjani,
Bardh Ahmeti e Shyt Sinani.
Haj medet se shka me kanė,
Tė gjithė kėta burra janė Biēnjanė,
Sot pėr Biēėn tonė u ba nami,
Pėr kurbana poj lypė Sulltani!

Tash poj kėndoj edhe do burra,
Kreshnik malesh tė gjithė nga Stublla.
Djem tė lehtė porsi skifteri,
Qi pėr fe edhe atdhe,
E dhanė jetėn si me le:
Gjergj Gashi, Ramė Murtezi,
Pjetėr Tuna, Dokė Hyseni,
Ai Zef Jahja, Murat Andrea,
Trima tė rrebėt , bash sikur rrėfeja.
Gustin Zeka, Pjetėr Koliqi,
Tė fortė si guri e si ēeliku,
Gjeli i Memės, Flamur Murtezi,
Me shokė t’ vet, po m’ i lypė mbreti!
Fitėr Kola, Luani i Bekės,
Burra t’ fortė, kreshnik tė bjeshkės.
Ndre Stublla, djalė i ri,
Kambėt e tija ishin ngri,
Ja pret mjeku turqeli.
Selim Pasha, turk i tėrbuam,
Fort kėta njerėz asht tu i munduem,
Nuk len asnji me i vizitue,
S’ len ushqim kush me ju que!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:25 pm

13
Patėr Antoni, fort ish ngushtue,
Ka hypė kalit, n’ Shkup ka shkue,
Ipeshkvit n’ Prizren , ju ka lajmėrue –
Famullia mė maroi mue,
N’ burg tė Shkupit , m’ i kanė prue,
Nja tė gjallė s’ dojnė me ma lėshue!
N’ katėr anėt e botės, ipeshkvi ka shkrue,
Selim Pasha e paska hetue,
Pater Antonin e kanė burgue,
Tue rrehė, tue mundue,
Vargorėt, n’ kambė ja paskan vnue!
Po sa u mėshel Pater Antoni,
Erdhi letra prej Stambolli-
Mblidhni kaurra gjithė sa tė doni,
Mblidhni tė gjithė me gra , me fėmijė,
Me mi pru syrgjyn n’ Turki!



Selim Pasha , i ngrani i dreqit,
Ja qon letrėn Maliq Begit –
Mblidhe shpejt atė farė t’ miletit,
Kurban do t’ ja qojmė mbretit!
Mblidhnjau robt e mbldhnjau fėmijė,
T’ gjithė t’ i nisim pėr Azi!

Maliq Begu, satrapi plak,
Ai barbar pėr Karadak,
Merrni plakat e merrni t’ rejat,
Merrni pleqtė e merrni t’ rijtė,
Merrni gratė e merrni fėmijtė,
Mos u leni asnji nė shpi,
Mos u leni asnji pėr ēare,
Se ka thanė Sulltani mej qitė fare!
E tatarėt po kėlyshėt e tij,
Mblodhėn pleqė e mblodhėn t’ rijė,
Deshė e dathė me gra e fėmijė,
E pėr Shkup i kanė fillue,
Tuj i rrehė rrugės e tuj i mundue,
E nė Shkup t’ shkretit, kur kanė shkue,
Me mashkujt e vet nuk janė bashkue!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:25 pm

13
Zot i Madh, ti kjofsh lavdue,
Kur nėr veti janė bashkue,
Si u bashkuen tė gjithė nėr veti,
T’ lodhun uni e t’ lodhun eti,
Plasi vaji, plasi kiameti,
T’ lodhun eti e t’ lodhun unit,
Me ju dhimtė gurit e drunit.
Vajtojnė zojat e Malėsisė -
Ah, mori dera e Osmanlisė,
Tė vraftė dora e Perėndisė,
Nam t’ madh bane n’ fis t’ Shqypnisė!
Pėr me mujtė me ja marrė Atdhenė,
Me gazep ia nrrove fenė!
Ai qi s’ deshti fenė me nrrue,
Atdhenė e vet u desht me e lėshue!
Nji pjesė duelėn n’ Kalabri,
Me qindra- mijėra u shkrinė n’ Serbi,
Kelmendasit kah Austria,
Shumė tė tjerė kah Bullgaria,
Do i qiten nė viset e veta,
I lėshuen fushat e dielėn n’ kepa.
Karadaku i Gilanit,
Tash ra n’ kthetrat e luanit,
N’ dorė tė kėlyshėve tė Sulltanit!
Mali i Zi i Shkupit,
Ra nė dorė tirane tė turkit!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:25 pm

13
Selim Pasha nji qen qafirit,
Pėr me zhduken fisin arbėror,
Nisi njerėzit pėr Augorė,
Nisi njerėzit pėr rrugė t’ mėrgimit,
Pėr qejf tė shkaut e mllef tė dinit,
Nė drejtim tė Selanikit.
Nė drejtim me gjetė Stambollin,
Kanė me veti Patėr Antonin.
Kanė me veti atė farė fratit,
Shpesh po e lidhin ndėr bark tė kalit!
Rrugė e vėshtirė pėr fis t’ shqiptarit,
Bash si rruga e Kalvarit!
Gra e fėmijė n’ do kerre t’ vjetra,
Burrat n’ kambė lidhun me hekra!
Bjeshkėve tė Sharrit po vajton zana,
Vaj medet, mori nana tė shkreta,
Se n’ gazep po u shkojka jate,
Tuj u kthye shpinėn trojeve t’ veta,
Tuj pri burri i lidhun me hekra,
Lidhė me hekra tuj i ra zaptiu,
E nanave t’ shkreta me fėmijė pėr gjiu!...
Rruga Shkup e Selanik,
Zaptiu ndiq e shqyptari ikė,
Kur u lodhte e therrshin n’ thikė!
E therrte n’ thikė e gjuejke n’ prrue,
Britte i shkreti:”Kuku pėr mue!”
Atėherė britshin edhe gratė e mjera,
Tash e hajnė bishat e egra!
Po mi gjuejn pyjeve tė Kepit,
N’ Selanik, mbėrri ishin kanė,
T’ lodhun, t’ kputun e shpirt tuj dhanė,
Pleq e t’ rijė, burra e gra,
Tuj fshi lotėt e me za tuj kja.
Tuj fshi lotėt si ujėt e gurrės,
Pėr ata qi u mbetėn rrugės!
U mbeten rrugės prej gazepit,
Tuj i ngranė bishat e peshqit e detit!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:26 pm

13
N’ Selanik, kur paskan ardhė,
Nji kongjolloz, para u ka dalė,
Mirė po e kėqyrė kėtė grup shqyptar,
N’ tirq e n’ hekra, n’ plisa t’ bardhė,
Gratė me zhguna me lidhėsa n’ ballė!
Dhimbė poj bje telektualit,
Kur pau fratin ndėr bark tė kalit!
Fort i briti kapedanit,
Fort i briti atij zabiti –
More i poshtėr ē’ tė bani prifti?!
More i poshtėr, ēka tė bani,
A deshte vet, a tė tha Sulltani?!
A vet deshte me e mbytė tė shkretin?
Pra, ta dijshė edhe lajmėroje mbretin,
Se herė do kurė ia shihni sherrin!
Edhe fratin duerve ia hjek,
E ka marrė dhe e ēon n’ shpi t’ vet.
Nė shpi tė vet e paska que,
Me mjek tė vetin tue mjekue.

Kongjollozi i Hingilizit,
I pėrcjellun prej nji priftit,
Shkoj te i pari i Selanikit,
Shkoi te i pari, me ta ka folun,
Guverner, lajmėro Stambollin!
Shpejt Stambollin me e lajmėrue,
Kėta njerėz mirė mej strehue!
Ē’ bani i pari i Selanikit –
Nji xhemi ia lypi mexhlisit!
Nji xhemi krejt shpartallue,
Kėta martirė i ka ngarkue.
I ngarkon martirėt e shkretė,
Pėr n’ Azi, diku me i tretė!

Perėndi, ti kjofsh nderue,
N’ Selanik, nji prift kish qillue!
Nji prift i ri – Dom Leonardi,
Si detyrė qė e ka meshtari,
Mirė martirėt i ka hetue,
Me nji barkė t’ keqe, tė gjithė ngujue!
Prifti, mirė ka organizue,
Me anė tė miqve me ju ndihmue,
Do veshė-mbathje, ushqim me ju que!

Ah, more Zot, tė kjofsha falė,
Nja prej tyne, s’ po jet i gjallė,
Tė gjithė tė sėmutė e tuj u kallė!
Tė gjithė tė sėmutė e tuj u kallė eti,
Tuj dekė t’ shkretit, e tuj hedhė n’ deti,
Kush s’ e mbanė mend kėsi kiameti!
Me tė vėrtetė se shka kanė hjekė,
Kėta martirė shqiptarė tė shkretė,
Numri i tyne tė tregon vet,
Prej Kosove e deri nė det,
Ishin nisė njiqind e tetėdhjetė,
Tuj dekė rrugės, tu i hedhė nė det,
Shih nji herė se sa kanė mbetė,
Fėmijė e burra, ashtu edhe gratė,
Tash kanė mbetė shtatėdhjetė e gjashtė!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Nimfa prej Sun Nov 02, 2008 6:26 pm

13
Mori xhemi, ti kjofsh mallkue,
Kah je nisė, kah je fillue,
Kah po don kėta njerėz mej que?!
-Deri nė Brusė, mu m’ kanė urdhnue,
Guvernerit me ja que!
N’ Brusė, tė shkretit, kur kanė shkue,
Guverneri ka urdhnue –
N’ Muhaliq, kėta njerėz mej que!
N’ Muhaliq, kur paskan mbėrri,
Me nji burg tė vėshtirė i kanė shti!
Me nji han – burg, i kanė ngujue,
Bukė, as ujė nuk ju kanė que,
As s’ kanė shtroje, as s’ kanė me u mbėlue!

N’ Ipeshkvi i kanė hetue,
Se n’ ēfarė burgu i kanė que –
Kongjollozėt i kanė lajmėrue!
Kongjollozėt i lajmėroi me nji heri,
Tė tre shkuen te Guverneri.
Guvernerit i kanė kallxue –
N’ Muhaliq, po dojmė me shkue,
Do njerėz n’ burg me i vizitue,
Rojėn e burgut me i lajmėrue,
Mos t’ gabojnė me na ndalue!

Kėqyr shka bani Guverneri –
Nji gafaz t’ vetin jau dha me veti,
N’ Muhaliq, kur paskan hy ,
Shka me pa, o Zot, me sy:
Burra e gra, pleqė e fėmi’,
Tmerrė e madhe u paska hi!
U ka shti trishtim e mnera,
Katėr t’ vdekun, tė qitun te dera,
Kishte nisė me ju ardhė era,
Fort po kjajnė ato gra tė mjera!

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: DEMIR KRASNIQIT"DIELLI I LIRISĖ-VĖLLIMI XV

Mesazh  Sponsored content Today at 1:28 pm


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi