Duke lexuar Faik Konicen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:07 pm

Nga Linda - Blogu i Kritikes

Nė kohėt e turbullta qė jetojmė, ne shqiptarėt, kemi nevojė edhe pėr udhėheqės shpirtėror, pėr tė na qetėsuar shpirtin. Dikur shqiptarėt i ktheheshin tė kaluarės, duke evokuar traditat, patriotizmin. Po kėshtu shkrimtarėt kultivonin romantizmin dhe pėrshkruanin bukuritė e Shqipėrisė.

Mbase edhe brezat tanė sot kanė nevojė pėr tė evokuar tė kaluarėn dhe pėr tė krijuar lidhjen me kulturėn tonė, pėr t'i mbajtur kėmbėt nė tokė dhe pėr ta ndjerė veten tė sigurtė. Ėshtė kjo arėsyeja qė unė herė pas here i jam referuar historisė dhe figurave tė shquara tė kombit shqiptar.

Njė ndėr kėta ėshtė edhe Faik Konika. Nuk kam ndėrmėnd tė flas pėr figurėn e Konicės, pasi nuk e njoh aq mirė, qė tė pretendoj ta pėrshkruaj. Pėr aq sa kam lexuar, tek Ai kam gjetur ngrohtėsinė dhe burimin e forcės. Pėr ta bėrė tė njohur edhe pėr lexuesin e kėsaj gazete unė do tė sjell njė pėrmbledhje tė shkrimeve tė Tij, qė Konica kishte menduar t'i botonte, por qė i botoi Qemal Panariti nė pėrmbledhjen "Shqipėria vėndi shkėmbor …"

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nė kėtė botim, mund tė kuptohet gama e gjėrė e problemeve me tė cilat ėshtė marrė Konica, pėr t'i shėrbyer ēėshtjes shqiptare. Ai nė revistėn "Albania" kishte njė rubrikė "Nė ndihmė tė historisė sė Shqipėrisė", ku botoheshin shkrime, tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj, qė i shėrbenin historisė sė Shqipėrisė. Kėshtu u plotėsuan figura tė rėndėsishme shqiptare, momente historike, tradita, kultura, gjuha shqipe. Referencat e autorėve tė huaj, qė ndodhen nė kėtė botim, janė fragmente tė botimeve tė plota, qė Konica i bėnte nė revistat e tija, ku vinte edhe komentet aq tė mrekullueshme tė Tij. Nėse shqiptarėt duan tė njohin historinė ėshtė mirė tė lexojnė Konicėn. Nėse duan tė zhvishen nga inferioriteti, me tė cilėt janė pėrpjekur t'i mbulojnė, ėshtė mirė tė lexoni Konicėn. Nėse doni qė t'u ngjallet shpirti patriotik, qė natyrshėm ndodhet tek ēdo shqiptar, qė i thotė bukės-bukė dhe ujit-ujė, qė ka gjuhėn shqipe - gjuhėn e nėnės dhe tė babait, atėherė lexoni Konicėn. Unė jam rrėnqethur kur kam lexuar se sa me pasion e mbronte Konica Kosovėn, duke e quajtur vendi ynė. Njė koniciot mbronte kosovarėt. Kjo ėshtė njė shpresė edhe pėr ne sot se shqiptarėt e vėrtetė e kanė atdhe ēdo pjesė tė tokės shqiptare dhe do tė dinė tė bashkohen pėr tė mbrojtur trojet e tyre.

Sa mė shumė tė lexoni kėtė korife tė letrave shqipe, aq mė shumė do tė njihni vetveten dhe aq mė shumė do t'u neveriten politikanėt shqiptarė, qė sot na drejtojnė dhe do tė kishit dėshirė qė Konica tė ishte sot nė mesin tonė dhe t'i demaskonte, me pendėn e tij tė mprehtė, palaēot, sharlatanėt e politikės shqiptare, antikombėtarėt e paskrupullt, gjakpirėsit e shqiptarėve, rrėnuesit e kombit shqiptar.



Unė po ju lė nė kėnaqėsinė e leximit tė kėtij libri.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:08 pm

Nga Linda - Blogu i Kritikes

Nė kohėt e turbullta qė jetojmė, ne shqiptarėt, kemi nevojė edhe pėr udhėheqės shpirtėror, pėr tė na qetėsuar shpirtin. Dikur shqiptarėt i ktheheshin tė kaluarės, duke evokuar traditat, patriotizmin. Po kėshtu shkrimtarėt kultivonin romantizmin dhe pėrshkruanin bukuritė e Shqipėrisė.

Mbase edhe brezat tanė sot kanė nevojė pėr tė evokuar tė kaluarėn dhe pėr tė krijuar lidhjen me kulturėn tonė, pėr t'i mbajtur kėmbėt nė tokė dhe pėr ta ndjerė veten tė sigurtė. Ėshtė kjo arėsyeja qė unė herė pas here i jam referuar historisė dhe figurave tė shquara tė kombit shqiptar.

Njė ndėr kėta ėshtė edhe Faik Konika. Nuk kam ndėrmėnd tė flas pėr figurėn e Konicės, pasi nuk e njoh aq mirė, qė tė pretendoj ta pėrshkruaj. Pėr aq sa kam lexuar, tek Ai kam gjetur ngrohtėsinė dhe burimin e forcės. Pėr ta bėrė tė njohur edhe pėr lexuesin e kėsaj gazete unė do tė sjell njė pėrmbledhje tė shkrimeve tė Tij, qė Konica kishte menduar t'i botonte, por qė i botoi Qemal Panariti nė pėrmbledhjen "Shqipėria vėndi shkėmbor …"

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nė kėtė botim, mund tė kuptohet gama e gjėrė e problemeve me tė cilat ėshtė marrė Konica, pėr t'i shėrbyer ēėshtjes shqiptare. Ai nė revistėn "Albania" kishte njė rubrikė "Nė ndihmė tė historisė sė Shqipėrisė", ku botoheshin shkrime, tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj, qė i shėrbenin historisė sė Shqipėrisė. Kėshtu u plotėsuan figura tė rėndėsishme shqiptare, momente historike, tradita, kultura, gjuha shqipe. Referencat e autorėve tė huaj, qė ndodhen nė kėtė botim, janė fragmente tė botimeve tė plota, qė Konica i bėnte nė revistat e tija, ku vinte edhe komentet aq tė mrekullueshme tė Tij. Nėse shqiptarėt duan tė njohin historinė ėshtė mirė tė lexojnė Konicėn. Nėse duan tė zhvishen nga inferioriteti, me tė cilėt janė pėrpjekur t'i mbulojnė, ėshtė mirė tė lexoni Konicėn. Nėse doni qė t'u ngjallet shpirti patriotik, qė natyrshėm ndodhet tek ēdo shqiptar, qė i thotė bukės-bukė dhe ujit-ujė, qė ka gjuhėn shqipe - gjuhėn e nėnės dhe tė babait, atėherė lexoni Konicėn. Unė jam rrėnqethur kur kam lexuar se sa me pasion e mbronte Konica Kosovėn, duke e quajtur vendi ynė. Njė koniciot mbronte kosovarėt. Kjo ėshtė njė shpresė edhe pėr ne sot se shqiptarėt e vėrtetė e kanė atdhe ēdo pjesė tė tokės shqiptare dhe do tė dinė tė bashkohen pėr tė mbrojtur trojet e tyre.

Sa mė shumė tė lexoni kėtė korife tė letrave shqipe, aq mė shumė do tė njihni vetveten dhe aq mė shumė do t'u neveriten politikanėt shqiptarė, qė sot na drejtojnė dhe do tė kishit dėshirė qė Konica tė ishte sot nė mesin tonė dhe t'i demaskonte, me pendėn e tij tė mprehtė, palaēot, sharlatanėt e politikės shqiptare, antikombėtarėt e paskrupullt, gjakpirėsit e shqiptarėve, rrėnuesit e kombit shqiptar.



Unė po ju lė nė kėnaqėsinė e leximit tė kėtij libri.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:09 pm

Pjesa II - Gjeografikisht Shqipėria shtrihet nė pjesėn juglindore tė Evropės, e kufizuar ndėrmjet Jugosllavisė e Greqisė, dy vendet e vetme me tė cilat ka lidhje tokėsore, duke u ndarė nga Italia prej detit "tė paqetė" Adriatik, inquietus Hadria, siē e quan Horaci.
Njė pjesėn mė tė ngushtė tė atyre ujėrave tė stuhishme, e pikėrisht nė ngushticėn e Otrantos, tė dy vendet i ndan njė largėsi prej mė pak se 75 kilometra. ItaliB]Pjesa II[/B] - Gjeografikisht Shqipėria shtrihet nė pjesėn juglindore tė Evropės, e kufizuar ndėrmjet Jugosllavisė e Greqisė, dy vendet e vetme me tė cilat ka lidhje tokėsore, duke u ndarė nga Italia prej detit "tė paqetė" Adriatik, inquietus Hadria, siē e quan Horaci.
Njė pjesėn mė tė ngushtė tė atyre ujėrave tė stuhishme, e pikėrisht nė ngushticėn e Otrantos, tė dy vendet i ndan njė largėsi prej mė pak se 75 kilometra. Italianėt e Pulies shpesh e thėrrasin Shqipėrinė Altra Sponda, pra "Bregu Matanė". Shqipėria u njoh si shtet i pavarur mė 1913; deri nė atė kohė ajo ishtanėt e Pulies shpesh e thėrrasin Shqipėrinė Altra Sponda, pra "Bregu Matanė". Shqipėria u njoh si shtet i pavarur mė 1913; deri nė atė kohė ajo ishte krahu mė perėndimor i Perandorisė Turke ose Osmane. Siē u vendos nga gjashtė Fuqitė e Mėdha, vendi ka njė sipėrfaqe prej rreth 28.750 kilometra katrore dhe duke e matur nga veriu nė jug ka gjatėsi 335 km, ndėrsa nga perėndimi nė lindje, nė pjesėn mė tė gjerė arrin 150 km.

I

Nė kohėt e lashta Shqipėria quhej Iliri dhe deri nė mesjetėn e vonė, pėr tė qenė mė tė pėrpiktė, deri nė shekullin e njėmbėdhjetė ende njihej vetėm me atė emėr. Pastaj tė dy emrat, "Arbėria" dhe "Iliria", u pėrdorėn pėr disa qindra vjet deri nga fundi i shekullit tė katėrmbėdhjetė, kur emri "Arbėri" i zhvendosi pėrfundimisht emėrtimet e vjetra. Ėshtė mjaft interesante qė Shekspiri e vendos skenėn e njėrės nga komeditė e tij mė tė bukura, "Nata e dymbėdhjetė", nė Iliri, tė cilėn shumica e lexuesve nuk e dinė se ėshtė Shqipėria e sotme. Populli e quan vendin e tij Shqipėria.

Nuk dihet gjė pėr kuptimin e emrit Iliria. Por Albania (Arbėria) ėshtė shpjeguar duke e lidhur me rrėnjėn alp, qė ka kuptimin "vend malor". Megjithatė, kjo ėshtė njė etimologji popullore; sipas mendimit tė studiuesve, nė kohėt e lashta njė fis me emrin Albani historikisht i dha emrin gjithė vendit. Ky proces zgjerimi nuk ėshtė i panjohur edhe gjetkė: pėr shembull, krahina e Helasit nė Thesali i dha emrin gjithė kombit grek; fisi i anglėve nė Britani mbijetoi kundrejt emrave tė fiseve tė tjera dhe kuptimi i tij mė nė fund mbuloi gjithė Anglinė; emri i kantonit tė vogėl Shvie u shtri mbi gjithė krahinat helvetike dhe u bė emėrtimi i pėrbashkėt pėr Zvicrėn. E keqja megjithatė se Albanėt nuk kanė luajtur ndonjė rol nė histori dhe ėshtė e vėshtirė tė kuptohet pėrse ata ia dolėn tė zėvendėsonin njė emėrtim kaq tė ngulitur, si Iliria. Emri Shqipėria besohet pėrgjithėsisht se do tė thotė Vendi i Shqiponjave (shqipe ėshtė emri shqiptar pėr shqiponjėn); disa parapėlqejnė ta shpjegojnė kuptimin e emrit si Vendi i Shkėmbinjve (shkėmb nė shqipen). Tė dyja kėto janė etimologji popullore ose folklorike dhe studiuesit i shohin me njėfarė mospėrfillje argėtuese. Pėr ta Shqipėria vjen nga fjala shqipe "shqipoj", e cila mendohet se do tė thotė kuptoj.1

Shqipėria atėherė do tė thotė diēka si Kuptonjėria, vendi ku ata e kuptojnė njėri-tjetrin, njė etimologji kjo qė pėr njė njeri tė zakonshėm duket sikur e tepron ca. Kjo do tė ishte sikur Anglia tė quhej, tė themi Po-vend. E megjithatė, pse tė mos jetė kėshtu? Do tė kishim njė rast tė mėparshėm, madje rast tė famshėm pėr kėtė. A nuk ka folur nė njė varg tė njohur poeti i madh Dante, pėr njėfarė vendi si "vendi i bukur ku tingėllon si-ja dhe tė gjithė menjėherė e kuptuan se fjala ishte pėr Italinė?

Sidoqoftė, edhe nėse etimologjinė popullore nuk merren seriozisht nga pikėpamja filologjike, janė interesante si pikėnisje pėr opinionet dhe nganjėherė edhe pėr paragjykimet. Nė Shqipėri besimi se Shqipėria do tė thotė Vendi i Shqiponjave ėshtė kaq i rrėnjosur, saqė ka pėrftuar njė bestytni tė ēuditshme kundėr vrasjes sė shqiponjave, tė cilat nė sytė e popullit janė po aq tė shenjta sa edhe ujkonja pėr romakėt e lashtė. Kjo etimologji popullore duhet tė jetė mjaft e vjetėr, sepse historianėt na kanė kumtuar pėr njė fjalė tė sulltan Mehmetit II, pushtuesit tė Stambollit mė 1454, i cili i drejtoi vetė ushtritė kundėr Shqipėrisė dhe, kur ishte duke rėnė njė kėshtjellė e madhe shqiptare, bėrtiti se mė nė fund do tė hynte nė njė ēerdhe shqiponjash. Etimologjia tjetėr popullore, sipas sė cilės Shqipėria do tė thotė Vendi i Shkėmbinjve, ka pėrftuar te shumė veta (madje ēuditėrisht edhe ndėr disa shqiptarė) mendimin se Shqipėria ėshtė njė vend i zhveshur. Mė kujtohet njė ndodhi e vogėl mė 1913 nė Londėr. Njė anglez me qėndrim miqėsor ndaj Shqipėrisė, i kėrkoi njėrit prej delegatėve shqiptarė nė Konferencėn e Ambasadorėve se ēfarė do tė mund tė eksportonte Shqipėria pėr tė mundur tė paguante shpenzimet e qeverisė. Ky delegat, i lindur jashtė shtetit nga prindėr shqiptarė, qė nuk e kishin vizituar kurrė vendin e tė parėve, u pėrgjigj me mė shumė humor se sa takt e tė vėrtetė, qė Shqipėria mund tė eksportonte gurė. Kėshtu kemi dy etimologji, qė ndonėse janė tė dyja tė rreme, janė interesante t'i njohėsh, meqė kanė qenė pikėnisja pėr shumė besime kureshtare. Megjithatė, ėshtė mė e mira tė harrohen etimologjitė e rreme a tė vėrteta dhe tė mbahet qėndrimi i shėndoshė shkencor, se ne nuk kemi dokumente pėr tė na ndriēuar pėr kuptimet si tė Shqipėrisė edhe tė Arbėrisė, si edhe tė mbajmė mend vetėm kėto tri pika: ky vend dikur quhej Iliria, nė kohėt mė tė reja ėshtė njohur me emrin Albania dhe vetė banorėt e quajnė me emrin Shqipėria.


II

Shqipėria rrethohet nga tri anėt prej vargmalesh pothuaj tė pakapėrcyeshme, qė kanė ngritur njė lloj muri tė ndėrtuar nga natyra pėr ta mbajtur vendin nė njė gjendje izolimi, i cili ka ndikim tė dėmshėm pėr zhvillimin e tregtisė dhe tė shkėmbimeve shoqėrore, por, nga ana tjetėr, ua ka bėrė mė tė lehtė shqiptarėve tė ruajnė gjuhėn e tyre, zakonet dhe veēantinė e tyre tė habitshme. Izolimi i Shqipėrisė nė tė kaluarėn ka qenė aq i plotė, sa nė shekullin e tetėmbėdhjetė historiani i shquar anglez Eduard Giboni ka shkruar se Shqipėria ishte "njė vend qė duket nga Italia e qė ėshtė mė pak i njohur se brendėsia e Amerikės", kurse njė shkrimtar i kohėve tona e ka quajtur Shqipėrinė "Tibeti i Evropės".

Nė letėrkėmbimin e lord Bajronit me Shelin ka njė letėr, nė tė cilėn Shelin pėrpiqet ta bindė Bajronin qė tė mos e vizitojė Shqipėrinė, sepse ky udhėtim ishte me shumė rreziqe. Pa dyshim, njė aludim pėr mendimin e Shelit rreth Shqipėrisė ka gjetur pasqyrim nė kėto vargje nga "Ēajld Haroldi" i Bajronit.


Po nisej pėr nė brigje tė panjohura,

shumėkush i mbron, pakkush guxon t'i shohė.


Bajroni, siē e dimė, nuk ia vuri veshin kėshillės sė mjekut dhe, si pėrfundim, u bė vetė njė nga miqtė mė besnikė qė kishte pasur ndonjėherė Shqipėria.

Rruga mė e lehtė pėr tė shkuar nė Shqipėri me det ėshtė nga porti italian i Barit. Anija e ngeshme italiane niset vonė nė mbrėmje dhe arrin nė portin e Durrėsit herėt, kur:


Agimi lind, me tė po ēohen brigjet

E Shqipėrisė sė rreptė, shkėmb i Sulit,

Dhe larg tė Pindit ēuka mjegullveshur

Tė lara pėrrenjsh tė bardhė si dėbora,

Me ngjyra mashkullore e kuqėrreme,


Dhe ndėrsa retė nisin tė shpėrndahen,

Spikasin tbanat e malėsorėve,

Kėtu bredh ujku, shqipja sqepin mpreh,

Zogj, bisha, njerėz t'egėr zėnė e duken

Stuhitė rrotull tundin motin qė mbaron.


Po i citoj kėto vargje tė bukura e tė fryra nga "Ēajld Haroldi", sepse ato tėrheqin me forcė vėmendjen te malet e Shqipėrisė, shumica e tė cilave janė mbi dy mijė ose dy mijė e pesėqind metra tė larta. Madhėshtia e tyre i ka bėrė kaq pėrshtypje tė madhe natyralistit romak, Plinit Plak, sa diku nė shkrimet e tij ai thotė pėr to: "Ato janė tė harkuara si njė teatėr", ndėrsa nė ditėt tona madhėshtia e tyre rripa-rripa i ka dhėnė Shqipėrisė pėrcaktimin e goditur "Kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore".1

Qoftė i lartė, qoftė i ulėt, njė mal shqiptar ėshtė unik me profilin e prerė pastėr dhe ngritjen e thiktė pėrpjetė mbi tokė. Tė lind pėrshtypja sikur je pėrballė monumenteve kolosale, tė ndėrtuara nga vetė natyra. Rreth njėqind vjet mė parė, peizazhisti anglez Eduard Lir vizitoi Shqipėrinė dhe ja si na e ka pėrshkruar malin e Tomorit, malin mė tė lartė tė vendit: "Ngrihet sipėr forma e veēantė gjigande e malit tė rrudhur nė njė mijė rripa tė humnertė, qė qėndron lart si kullė mbi vijat e pandėrprera tė fushės me thjeshtėsi tė madhėrishme". Nė rast se dikush zgjedh rrugėn drejt lindjes, nė vend qė tė shkojė nga veriu ose nga jugu, nė mė pak se tridhjetė e pesė kilometra prej Durrėsit do tė arrijė nė kryeqytetin e Shqipėrisė, nė Tiranė, ku ndodhet njė nga mjediset unikale nga bukuria natyrore qė mund tė gjenden. Njė shoqėrim i mendimeve kėtu mund tė tė kujtojė shatėrvanin e Trevit nė Romė. Artisti qė e ka bėrė atė shatėrvan tė famshėm, ka pasur idenė qė ta tregonte ujin nė tė gjitha pamjet: duke vrapuar si pėrrua, duke vėnė si ujėvarė ose tė qetė si njė pellg. Duket sikur natyra e ka zgjedhur Tiranėn pėr njė paraqitje tė tė gjitha tipareve tė maleve, qė e rrethojnė gjithandej qytetin. Keni aty edhe shkėmbin tė zhveshur, edhe kodrat e pyllėzuara, majat me dėborė dhe ēdo gjė qė mund ta pėrftojė pėrfytyrimi me ngjyra e me forma.

Shqipėria renditet si njė ndėr vendet evropiane nga mė tė pasurit me ujėra. Shumė lumenj e pėrrenj rrjedhin nė tė gjitha drejtimet. Ata qė librat e gjeografisė i quajnė lumenj - qoftė Drini i Zi ose i Bardhė nė veri, Shkumbini nė Shqipėrinė Qendrore ose Vjosa nė jug, - janė nė tė vėrtetė rrjedha tė fuqishme qė shpėrthejnė nga malet e derdhen teposhtė luginave drejt Adriatikut me njė gumėzhimė qė u jep njėfarė personaliteti tė gjallė. E gjithė kjo ėshtė shumė piktoreske, por e bėn ndėrtimin e rrugėve njė punė tė vėshtirė e tė kushtueshme. Pak kohė mė parė autoritetet pėruruan njė copė rrugė tė re, rreth 80 kilometra tė gjatė dhe, me sa duket, u desh tė ndėrtoheshin mbi njėqind ura tė tė gjitha madhėsive pėr kėtė largėsi tė shkurtėr. Atje ku nuk ka ura ose ku lumi ėshtė tepėr i thellė pėr ta kaluar nė vah, e vetmja mėnyrė pėr njerėzit dhe kafshėt qė tė dalin nė anėn tjetėr ėshtė tė kalojnė me not nga njė breg nė tjetrin. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri lumenjtė janė shpesh njė pengesė pėr komunikimin e udhėtimin. Shumica janė shumė tė rrėmbyer pėr lundrim dhe gjatė stinėve me shira vėrshojnė mbi brigje, pėrmbytin dhe izolojnė fshatra tė tėra ndonjėherė pėr disa javė.

Sot ka rreth 1600 kilometra rrugė automobilistike nė Shqipėri, disa tė hapura nė regjimin turk e tė tjerat nga ushtritė austro-hungareze nė veri dhe nga forcat italiane nė jug pėr qėllime ushtarake gjatė Luftės Botėrore.1

Atyre qeveria shqiptare u ka shtuar disa qindra kilometra rrugė tė reja, kėshtu qė vendi ėshtė i pajisur me njė rrjet mjaft tė mirė rrugėsh; kjo mund tė quhet njė arritje e merituar, po tė mbahet parasysh natyra malore e vendit, tė ndėrprerė nga tė gjitha anėt prej ujėrave rrjedhėse dhe shtretėrve tė thatė tė pėrrenjve.2

Pėr ta dhėnė me njė fjalė idenė se ēfarė domethėnieje kanė kėto dy rrugė pėr njė vend si Shqipėria, duhet vėnė nė dukje, pėr shembull, se nga kryeqyteti, Tirana, deri nė qytetin e Korēės nė jug nevojiten tri ditė me kalė, qė deri vonė ka qenė i vetmi mjet udhėtimi, ndėrsa me rrugėt automobilistike, sidoqoftė, duhen vetėm shtatė orė pėr tė mbuluar po atė largėsi; sė fundi, me ardhjen e aeroplanėve udhėtimi i mėsipėrm bėhet vetėm pėr dyzet e pesė minuta. Megjithatė rrugėt gjarpėruese malore, qė shpesh nuk janė gjė tjetėr veēse shtigje mushkash, mbeten rrugėt kryesore tė komunikimit ndėrmjet fshatrave tė vogla larg qendrave. Madje edhe ato bėhen plotėsisht tė pakalueshme gjatė muajve tė ashpėr tė dimrit. Ėshtė diēka kureshtare qė disa kilometra tė rrugės sė famshme Egnatia ende sot janė nė gjendje tė mirė e pėrdoren; kjo i bėn njė nder tė gjallė gjenisė ndėrtuese tė Romės. Po e rikujtojmė qė Via Egnatia ka qenė njė zgjatim i rrugės sė madhe romake Apia, e cila shkonte nga Roma nė Brindizi, kapėrcente Adriatikun pėr tė ardhur nė Durrės dhe vijonte nė Elbasan, Ohėr, Selanik, Bizant e Jerusalem. Ajo ėshtė njė xhade qė ende, si tė thuash, mban gjurmėt e legjioneve tė Ēezarit e tė Pompeut.

Ndėrsa vetėm njė pjesė e vogėl e vendit ėshtė e zhveshur, pjesa mė e madhe ėshtė e veshur me bimėsi, por ka relativisht pak pyje tė mėdha, ku mbizotėrojnė ahu dhe dushku. Nė disa vise lisat janė drurė madhėshtorė, qė arrijnė tre metra nė diametėr. Ėshtė e ēuditshme qė fauna ėshtė mjaft e varfėr, me pėrjashtim tė kafshėve tė tilla si dhelpra dhe kunadhja e mbi tė gjitha ariu i egėr, qė pėllet gjithandej dhe u sjell shumė dėme bujqve. Bariu, nga ana tjetėr, duhet tė jetė kurdoherė syhapėt pėr t'i mbrojtur kopetė nga lukunitė e ujqve, kėtyre kafshėve tė egra e dredharake, qė nė dimrat e ashpėr ulėrijnė deri nė mes tė fshatrave shpesh nė turma, duke kėrkuar kafshė ose njerėz si pre. Ka shumė nė Shqipėri edhe dhi tė egra mali, qė i kanė qejf gjahtarėt amatorė, tė cilėt kalojnė javė tė tėra nė vjeshtė pėr diēka qė ėshtė pjesėrisht sport e pjesėrisht nevojė, sepse dhitė janė ushqimi themelor.

Hartografi gjerman dr.Herbert Luis (Louis), i ngarkuar nga qeveria shqiptare pėr tė studiuar topografinė e vendit dhe qė pas dy vjetėsh pune botoi tė vetmen hartė tė Shqipėrisė shkencėrisht tė pėrpiktė, shkruante se disa herė i takonte tė kalonte ditė e net jashtė pa parė asnjė kafshė tė vetme, me pėrjashtim tė njė a dy lepujve.1

Kjo mund tė shpjegohet me faktin se nė tė kaluarėn nuk ka pasur ligje kufizuese pėr gjahun nė Shqipėri dhe gjuetia e vazhdueshme gjatė gjithė vitit, pėr shekuj me radhė, mund tė ketė shfarosur kafshėt e egra tė vendit. Por ka edhe njė anė tjetėr tė problemit. Ndoshta asnjėherė nuk ka pasur me shumicė egėrsira nė Shqipėri. Dikush mė ka vėnė nė dukje se varfėria e drurėve, tė shkatėrruar gjatė shekujve nga pėrdorimi e shpėrdorimi, nė njė vend ku kushdo pret dhe askush nuk mbjell e ku gjithashtu dhitė e kanė dėmtuar pa ndėrprerje filizėrinė, do tė mjaftonte pėr tė vėshtirėsuar jetesėn e gjėsė sė egėr, qė ka nevojė pėr mbrojtjen dhe hijen e pemėve. Pėrkundrazi, lumenjtė, liqenet dhe deti janė tė pasur me troftė, blin, shojza, gaforre tė ujėrave tė kripura e tė ėmbla, tė njohura pėr shijen e tyre tė veēantė.

Tipar karakteristik i klimės sė Shqipėrisė ėshtė larmia e saj. Gjatė bregdetit tė Adriatikut ndeshet e ashtuquajtura klimė mesdhetare, qė pėrafėrsisht mund tė krahasohet me Kaliforninė e Jugut. Bregdeti ėshtė i ngrohtė dhe nė pjesėn mė jugore rriten portokaj e agrume tė tjera. Nė brendėsi tė vendit klima, siē e quajnė zakonisht gjeografėt, ėshtė kontinentale. Kėtu lartėsitė qė ngrihen thikė, tė shpien te ajri i ftohtė e gjallėrues i maleve.

Kritika blog

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:11 pm

Pasi dhamė njė paraqitje tė shkurtėr pėr anėn fizike tė Shqipėrisė, tashti t'i kushtojmė pak vėmendje asaj qė ka bėrė dora e njeriut, pėrveē rrugėve, duke i shtuar natyrės shtėpitė dhe qytetet.

Shtėpitė shqiptare, me pėrjashtim tė banesave prej qerpiēi nė Tiranė dhe kasolleve tė lyera me baltė ose me suva nė veri, janė zakonisht ndėrtesa njė-a dykatėshe, tė bėra prej guri tė fortė e tė rrethuara me kopshte e oborre. Ndėrtesat e vjetra kanė dritare vetėm nė pjesėn e poshtme, kurse pjesa e sipėrme ka nė vend tė tyre ato qė quhen shqip mazgalla, domethėnė frėngji tė gjera nga brenda, por qė vijnė shumė tė ngushta nga jashtė, pėr tė lehtėsuar mbrojtjen e vendit nė rast sulmesh, meqė gjakmarrja ka qenė njė ngjarje e pėrditshme. Gjithė udhėtarėt, deri njė shekull mė parė, kryesisht anglezė e francezė, e kanė pėrcaktuar shtėpinė shqiptare, qoftė tė tė pasurit, qoftė tė tė varfrit, si njė kėshtjellė dhe shpesh mė tėrheqėse brenda se nga jashtė. Xh.K.Hobhauzi, qė u quajt mė pas lord Brauton, bashkudhėtari i lord Bajronit pėrmes Shqipėrisė nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, botoi mė 1813 njė libėr tė trashė, ku jep kėto shėnime pėr shtėpitė:

"Banesat e shqiptarėve janė pėrgjithėsisht mjaft tė pastra, ndonėse kasollet e tyre rrallė kanė mė shumė se njė kat… i fshijnė rregullisht dhe meqė janė ndėrtuar mirė, janė krejt tė thata… Shtėpitė nuk janė tė grumbulluara bashkė, po secila prej tyre ka njė kopsht. Shtėpia ku u vendosėm… kishte edhe njė copė arė, ku disa dynymė tė mirė ishin punuar pėr tė rritur duhan, pėr hardhitė dhe pėr kopshtin e pemėve e tė perimeve. Gjithandej rrotull ishte njė mur i lartė guri dhe vetė shtėpia ishte nė njė oborr tė brendshėm, gjithashtu tė rrethuar me njė mur tjetėr, kėshtu qė pėrbėnte njė lloj fortifikimi. Nė tė vėrtetė ne pamė disa frėngji nė largėsi tė rregullta, pėrmes mureve tė dhomės ku u shtrimė, dhe na thanė se i pėrdornin pėr pushkėt".1

Brenda njė shtėpi shqiptare ėshtė zakonisht fare e thjeshtė. Pastėrtia e zhveshur nuk prishet nė shumicėn e viseve nga asnjė zbukurim, me pėrjashtim tė ikonės nė shtėpitė e krishtera ose tė armėve tė zjarrit qė hijeshojnė muret e shtėpive tė myslimanėve. Shumė pak familje kanė tryeza e karrige, ndėrsa shtrojat janė dyshekė tė bėrė vetė me lesh, me pambuk ose me kashtė e tė mbuluar me mbuloja prej leshi tė ashpėr. E vetmja pjesė orendie me rėndėsi ėshtė zakonisht njė arkė e madhe prej druri ahu tė gdhendur, me prejardhje nga Venediku, ku ruhen plaēkat me vlerė si: paja e nuses, sendet e ēmuara e stringlat e tjera. Praktikisht gjithmonė pjesa mė nė ballė tė dhomės dhe qendra e jetesės sė familjes ėshtė njė oxhak i madh, i hapur, me buharinė sipėr, qė del nė rrafshin e dhomės dhe qė quhet vatra. Nė tė vėrtetė, zjarri nė vatėr ėshtė aq i shenjtė, sa njė nga betimet mė tė zakonshme ndėr shqiptarėt ėshtė: pėr kėtė zjarr.

Megjithatė nė kėto vise ka gjithmonė njė tipar individual, shpesh me njė anė artistike tė pavetėdijshme. Zonjusha M.Edit Durham jep pėrshtypjet nga njė shtėpi shqiptare, pasi ka lėnė Malin e Zi dhe hynė nė Shqipėri: "Nė Podgoricė takova pėrsėri karrocierin shqiptar, Shanin, i cili mė kishte shėrbyer me shumė besnikėri gjatė vizitave tė mėparshme. Ai mė mori nė shtėpinė e tij. Kishte njė kontrast tė madh me shtėpitė malazeze. Kėtu ēdo gjė shndriste dhe rrinte pėr mrekulli nė vend tė vet, sepse shqiptari ka shpirt artisti, gjė qė malaziasit i mungon plotėsisht. I lėnė vetėm pėr vetėm, ky i fundit ka shije pėr tė vajtuar."1

Njė autor tjetėr anglez thotė kėshtu pėr njė banesė shqiptare, ku kaloi njė ditė:

"Ndonėse ishte e varfėr, e kėnaqte anėn artistike tė natyrės sonė jo thjesht nga pamja piktorike, por nga diēka tjetėr. Duke e menduar hollė, arrita nė pėrfundimin se mė kėnaqte fakti qė ēdo gjė ishte bėrė me duart e veta: qilimi mbi tė cilin rrinim, i zbukuruar me njė lule prej vijash tė zeza e ngjyrė qumėshti; kapulja e shtrojave; veshjet prej shajaku tė endur nė vegjė, me lesh natyror delesh dhe tė pangjyer, qė i mbanin si burrat edhe gratė; madje edhe trarėt e gdhendur trashė dhe gurėt e mėdhenj tė mureve. Gjithēka ėshtė njė punė dore e ndershme, njė art i ndershėm, nė tė vėrtetė njė art shumė mė i mirė sesa i mjaft gjėrave qė mbajnė po kėtė emėr, nė tė ashtuquajturat qarqe artistike tė Evropės mė tė qytetėruar".2

Qytetet dhe fshatrat e Shqipėrisė janė pėrgjithėsisht njė grup i mbledhur shtėpish ose kasollesh, secila me kopshtin e vet, por arat i kanė disa kilometra mė tutje dhe secila zotėron disa dynymė. Megjithatė, ka edhe njė tip krejt tė ndryshėm: shtėpia ndodhet nė mes tė gjithė tokės qė ka i zoti. Njė tip i tillė gjendet nė krahinat e Mirditės dhe nė malėsitė e Veriut, ku mund tė thuhet se nė tė vėrtetė nuk ka as fshatra e as qytete, por me mijėra ekonomi tė veēuara, qė mbajnė veten. Emrat e vendbanimeve qė dalin nėpėr harta janė thjesht emra vendi, qė tregojnė se ku e ka qendrėn prifti i famullisė (nė krahinėn e Mirditės janė tė gjithė katolikė). Njėherė vajta t'i bėja vizitė priftit nė njė vend qė quhet Gomsiqe. Nė atė kohė prift ishte atė Konstandin Gjeēovi, njė franēeskan i ditur me karakter fisnik, i cili mė vonė pati njė vdekje tragjike nė duart e vrasėsve serbė. Ajo ishte vizita ime e parė nė Mirditė dhe mė shoqėronte njė tjetėr atė franēeskan, Gjergj Fishta, poeti kombėtar i Shqipėrisė. Pasi e pashė me interes koleksionin e antikiteteve greko-romake tė mbledhura nga atė Gjeēovi, shpreha dėshirėn qė tė dilnim e t'i hidhnim njė sy fshatit. Atė Gjeēovi buzėqeshi. Ai mė tha se shtėpia mė e afėrt ishte rreth dhjetė minuta nė kėmbė dhe tjetra po aq larg, pra, shkurt, do tė duheshin nja dy orė pėr tė parė "fshatin". Nė disa vendbanime shtėpitė janė tė pėrhapura aq larg, sa priftit tė fshatit mund t'i duhet tė ecė katėr deri gjashtė orė pėr tė vajtur te njė shtėpi qė po vdes.

Fshatrat me shtėpi tė grumbulluara kanė nganjėherė njė pamje mjaft tėrheqėse. Njė udhėtar i shekullit tė tetėmbėdhjetė e ka paraqitur njė fshat shqiptar si modelin mė tė pėrsosur pėr ta ndjekur edhe vendet e tjera.1

Duhet mbajtur parasysh se, natyrisht, kjo vlente pėr kohėn para higjienizimit. Pėrshtypja e parė e zonjushės Durham nga njė qytet shqiptar mund tė pėrmblidhet me kėto fjalė: "Leskoviku ėshtė njė qendėr fare e vogėl, e ndėrtuar prej guri dhe e vendosur mirė, e ngjashme shumė me njė fshat tė Uellsit tė Veriut, por e pastėr dhe e rregullt".1

E vlen tė pėrshkruhen shkurt disa nga qytetet mė tė njohura tė Shqipėrisė, sepse kanė interes historik.

Durrėsi, nė bregdetin e Adriatikut, ėshtė ndoshta qyteti mė i lashtė i Shqipėrisė, qė ka njė jetė tė vazhdueshme, prej themelimit tė tij nė vitin 627 para erės sė re. Nė kohėt e lashta ai ka qenė njė metropol i pasur e madhėshtor, por tani ėshtė rrėgjuar nė pėrmasat modeste tė njė porti anemik. Megjithatė, hijet e sė kaluarės sė tij tė lulėzuar ende e zgjojnė pėrfytyrimin e studiuesit tė historisė. Durrėsi ka qenė pikėnisja e sė famshmes "Rruga Egnatia", kėtu gjithashtu u bė beteja epokale ndėrmjet Ēezarit e Pompeut. Mendohet se kėtu ka predikuar Shėn Pavli. Kurse profili madhėshtor i nėntė kullave mesjetare qė kanė mbetur nė kėmbė, tė kujton sundimin e Karl Anzhusė, mbretit tė Sicilisė, i cili mė 1273 u zgjodh mbret i Shqipėrisė dhe qė mund tė quhet themeluesi i kombit tė ri shqiptar, meqė ai i dha vendit njė vetėdije uniteti, tė cilėn nuk e kishte pasur mė parė.

Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė, ndonėse ėshtė ngritur nė njė pozitė natyrore me bukuri tė veēantė dhe e rrethuar me male, i mungojnė gurėt dhe shtėpitė janė ndėrtuar prej qerpiēi e prandaj ėshtė fare jotipike shqiptare. Ndėrtesat e reja tė zakonshme, njė mishėrim i vėrtetė i shijes sė keqe, dhe shėtitoret e gjera qė nuk u shkojnė fare, e bėjnė qė tė renditet si qyteti mė i shėmtuar i vendit. Tiranėn e themeluan turqit rreth vitit 1600 dhe thuhet se emri i saj ėshtė njė shformim i Teheranit, kryeqytetit tė Persisė. Ajo u bė kryeqytet i Shqipėrisė mė 1920, pasi rifitoi pavarėsinė Shqipėria me mbarimin e Luftės Botėrore. Do tė kishin qenė mė tė parapėlqyera qytete tė tjera, si Shkodra e Korēa, por ishte frika se ato ndodheshin shumė afėr kufijve po tė ndodhnin trazira.

Pėrkundrazi, Kruja, kryeqyteti i Shqipėrisė gjatė kohės sė Skėnderbeut, e ngritur nė shpatin e njė mali dhe me fytyrė nga deti Adriatik, ėshtė njė bukuri mė vete. Mbi njė ēerek shekulli, me gjeninė e tij ushtarake dhe me aftėsitė e tij shtetėrore, ajo u bė kėshtjellė e lirisė shqiptare dhe e krishtėrimit kundėr vėrshimit turk. Trajta shqipe e emrit Kruja, do tė thotė Burim. Pushtuesit e huaj i dhanė qytetit njė emėr tė ri (ndoshta sepse emri i vjetėr u sillte ndėrmend shumė kujtime tė palavdishme, ndėrsa shqiptarėve u kujtonte shumė fitore tė shkėlqyera) dhe e quajtėn Ak Hisar, qė do tė thotė nė turqishten e vjetėr "Kėshtjella e bardhė".

Elbasani ėshtė njė qytet i njohur historikisht pėr faktin se e themeluan turqit nė shekullin e pesėmbėdhjetė (1466). Emri i tij ėshtė turqisht. Mehmeti II, pushtuesi i Konstantinopolit, e ngriti nė fillim si njė vend tė fortifikuar ushtarak, kėshtu qė shkatėrruesi i aq qyteteve tė Shqipėrisė u bė padashur themeluesi i njė qyteti, i cili disa shekuj mė vonė do tė luante rol nė lėvizjen kombėtare pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria Osmane. Elbasani ka rėndėsi gjithashtu sepse ėshtė i vendosur nė afėrsi tė lumit Shkumbin, qė pėrgjithėsisht mbahet si vija ndarėse ndėrmjet viseve tė Toskėrisė dhe tė Gegėrisė. Thuhet se gjuha e folur e elbasanasve ėshtė mė e bukura nė Shqipėri dhe ndoshta pėr kėtė arsye qeveria u pėrpoq qė tė fuste nė pėrdorim dialektin e Elbasanit pak a shumė si gjuhė tė shkruar zyrtare pėr Shqipėrinė. Pikėrisht nė Elbasan mė 20 deri 26 gusht 1908 u mbajt njė kongres arsimor, i cili themeloi tė parėn shkollė normale tė vendit.

Tė gjitha qendrat e mėsipėrme janė nė Shqipėrinė Qendrore. Nė Veri i vetmi qytet qė i ka mbetur Shqipėrisė ėshtė Shkodra, e njohur jashtė vendit mė shumė me trajtėn veneciane Scutari. Ėshtė njė qendėr e bukur dhe e lavdishme, me kėshtjellėn e rrėnuar qė vete nė thellėsi tė periudhės pararomake, me shtėpitė e ndėrtuara mirė dhe me kopshte; ka njė pazar piktorik, shėtitore buzė liqenit, kuvende katolike e xhami myslimane dhe njė histori tė gjatė tė stuhishme. Shkodra, qė ėshtė kryeqendėr e Shqipėrisė, ka qenė kryeqytet i Ilirisė dhe njė qytet i lulėzuar qysh nė shekullin e katėrt para erės sė re. Ka qenė periudha nėn sundimin e Bardhylit (Ylli i Bardhė), kur mbretėria arriti zgjerimin mė tė madh, duke u shtrirė nga Triesteja nė perėndim deri nė Gjirin e Artės nė jug. Livi e pėrmend Shkodrėn nė njoftimet e tij pėr Luftėrat ilire (229 dhe 219 para erės sė re), njė histori qė ėshtė po aq bashkėkohėse sa edhe historia e imperializmit evropian tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Piratė ilirė ndėrhynin nė trafikun greko-romak nė detin Adriatik dhe Roma nisi dy tė dėrguar nė Shkodėr, me synimin e jashtėm pėr tė biseduar me mbretėreshėn Teuta. Gjatė bashkėbisedimeve tė dyja palėt e humbėn gjakftohtėsinė dhe si pasojė, kur po ktheheshin nė vendin e tyre, njėri nga tė dėrguarit u vra. Ky incident qe njė casus belli i pėrsosur pėr tė nisur pushtimin e Ilirisė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:11 pm

Nė jug Berati mbi brigjet e lumit Osum ka tėrhequr bashkė me Krujėn adhurimin e vizitorėve piktorė. Qyteti ngrihet mbi faqet e dy maleve dhe emri i sotėm i tij ėshtė njė shndėrrim i Beligrad (Qyteti i bukur), qė ia dhanė pushtuesit serbė mė 1345. Berati u qėndroi sulmeve turke pėr shumė vite, por mė nė fund ra mė 1450. Nė pėrpjekjen qė bėri pėr ta rifituar, Skėnderbeu pėsoi humbjen mė tė rėndė nė karrierėn e vet. Nėn zotėrit e huaj Berati u bė kryeqyteti i Toskėrisė ose i Shqipėrisė Jugore. Ėshtė mjaft interesante qė Berati ka qenė vendlindja e Ptoleme Lagosit, birit jashtė martese tė Filipit tė Maqedonisė dhe themeluesit tė dinastisė ptolemike nė Egjypt, qė zė fill pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh dhe vijoi deri me vdekjen e Kleopatrės.

Megjithatė, mė nė jug ka njė qendėr tjetėr, qė pretendon titullin e qytetit mė tėrheqės tė Shqipėrisė. E kam fjalėn pėr Gjirokastrėn (qė njihet edhe me emrin Gjinokastėr dhe Argjirokastro). Njė udhėtar anglez dhe gruaja e tij piktore, qė kanė shkruar sė bashku, japin kėtė pėrshkrim tė saj:

"Pasi vizituam Tiranėn, Elbasanin, Pogradecin, Korēėn dhe Shkodrėn, pasi kishim parė shumė qytete jugosllave, na doli Gjirokastra me njė madhėshti tė habitshme dhe me njė veēanti krejt tė shquar. Nuk besoj se mund tė ketė tjetėr qytet nė botė krejt tė ngjashėm me Gjirokastrėn. Ajo ka pjesė tė elementeve tė njė vendi pėrrallash, tė njė vendi pėrrallash tė konsumuara e tė ndotur, por qė ka parė ditė mė tė mira. Tiparet mė tė magjishme tė qytetit janė nė lagjet e banimit tė Gjirokastrės. Mbi tė gjitha kėto faqe kodrinore tė pjerrėta qė ngrihen si kulla, janė ndėrtuar shtėpi trikatėshe, me dhjetė dritare tė renditura nė faqen ballore, me krahėt tė dalė pėrpara, me ēardakė ndėrmjet, me strehė kaq tė gjera, saqė mbėshteten me shtylla tė lehta dhe ēdo shtėpi ėshtė e rrethuar nga oborri me avlli. Katet e sipėrme tė shumė prej kėtyre banesave janė tė pikturuara me luanė stemash, me peizazhe dekorative, lule ose zbukurime; shtyllat e shumta tė holla tė ēardakėve janė tė gdhendura, tavanet e hajateve janė tė praruara e tė pikturuara e po ashtu janė edhe harqet e parmakėt, ndėrsa pakujdesia gjatė viteve u ka hedhur sipėr hijen e moshės e tė rrėnimit tė shpejtė. Kėshtu mund tė keni njėfarė pėrfytyrimi tė kėtij qyteti kureshtar. Nė majė tė njė bregoreje prej dheu, nė njė largėsi tė vogėl mbi shpatet e zhveshura tė maleve ėshtė mbėrthyer ēuditėrisht e vetmuar, meqė ėshtė plotėsisht e shkėputur nga qyteti, njė teqe e bardhė e sektit tė bektashinjve, me disa qiparisa romantikė nga prapa".1

Gjirokastra, e ndėrtuar mbi rrėnojat e qytetit tė lashtė romak Hadrianopoli, thuhet se ėshtė themeluar nė shekullin e katėrmbėdhjetė nga Gjin Bue Shpata, njė luftėtar i vendosur pėr kombėsinė shqiptare. Ėshtė mjaft domethėnės qė ky qytet shquhet bashkė me Korēėn, sepse ka qenė nė vitet e fundit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė nė krye tė lėvizjes kombėtare moderne.

Korēa nė Shqipėrinė e Jugut ėshtė qyteti mė i pėrparuar nga ana kulturore nė vend dhe vėshtrohet si djepi i lėvizjes kombėtare shqiptare tė kohės sė re. Korēa ėshtė njė qytet relativisht i ri. Nė kohėn e luftėrave tė Skėnderbeut me turqit Korēa nuk ekzistonte. Rreth vitit 1487 ajo nuk kishte mė shumė se pesė deri pesėmbėdhjetė shtėpi dhe pėr kėtė arsye thirrej Pesė Shtėpitė. Qyteti doli nė pah nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, kur bijtė e Korēės emigruan nė vendet fqinjė: nė Rumani, Bullgari, Greqi dhe Egjipt. Mė 1881 disa prej tyre qenė nga kryesorėt pėr themelimin e shoqėrisė sė parė shqiptare "Drita" nė Bukuresht, Rumani, ku u botuan libra qė vinin fshehurazi nė Korēė. Kėtu u lejua tė hapej pėr njė kohė tė shkurtėr, mė 1886, e para shkollė nė gjuhėn shqipe. Ky qytet u zgjodh edhe pėr ngritjen e Shkollės Misionare Amerikane nėn mbrojtjen e flamurit amerikan, ku jepej gjuha shqipe. Pėr shumė vjet nėn Perandorinė Osmane Korēa ka qenė njė qendėr tregtare pėr njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė Jugore, veēanėrisht pėr krahinėn e Devollit, sepse kishte lidhje me portin e Selanikut, ku merreshin mallrat industriale nga Evropa Perėndimore. Pas Luftės Ballkanike tė vitit 1912, kur Selaniku iu lėshua Greqisė, ra edhe rėndėsia e Korēės si qendėr tregtare. Gjithashtu nė Korēė gjatė Luftės Botėrore, si rrjedhim i pushtimit francez, u ngrit njė Lice francez, nxėnėsit e tė cilit pas mbarimit tė shkollės mund tė pranoheshin lirisht nė universitetet e Francės. Megjithatė, pas pushtimit italian mė 1939 gjuha frėnge u zėvendėsua nga italishtja.

Vlora, porti i dytė mė i mirė i Shqipėrisė, i lakmuar fort nga Italia qė nė kohėt e Romės sė lashtė, ėshtė historikisht nga ēdo anė qyteti mė i rėndėsishėm i vendit, sepse kėtu mė 28 nėntor 1912, biri i kėtij qyteti, plaku Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė me pėrpikėri katėrqind e gjashtėdhjetė e nėntė vjet pasi Skėnderbeu i pavdekshėm u zgjodh princ i Shqipėrisė mė 1443. Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė orė katėr pasdite pėrpara dyzet e shtatė delegatėve, qė kishin ardhur si pėrfaqėsues nga tė gjitha viset e Shqipėrisė dhe flamuri i Skėnderbeut u shpalos pas afėr pesė shekujsh tė tiranisė turke. Vlora ėshtė e njohur pėr minierat e bitumit, qė janė shfrytėzuar qysh nga koha e romakėve dhe e venedikasve. Mė 1875 minierat i kaluan njė kompanie angleze, mė vonė i mori njė koncern francez dhe mė pas, me pėrpikėri mė 1922, iu shitėn njė firme italiane. Mė 15 dhjetor 1914 Italia e pushtoi Vlorėn, por u detyrua nga lufta e popullit shqiptar qė ta zbrazte mė 17 gusht 1920, ndonėse mbajti ishullin e Sazanit qė mbron qytetin.1
1 Kjo etimologji ėshtė propozuar pėr herė tė parė nga i ndjeri profesor Gustav Majer, njė gjuhėtar i shquar gjerman dhe autoritet i mirėnjohur pėr gjuhėn shqipe.
1 Paul, Edmonds, To the Land of the Eagle, Londėr 1927, f.4.
1 Shėnim i botuesit: Lexuesi ėshtė mirė tė mbajė mend se kur flet pėr Luftėn Botėrore, Konica ka parasysh Luftėn e Parė, meqė librin e kishte shkruar para vitit 1939.
2 Shėnim i botuesit: Qė nga Lufta e Dytė Botėrore ka pasur njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė rrugėve, duke pėrfshirė njė hekurudhė prej 130 kilometrash tė pėrfunduar mė 1951, qė lidh Durrėsin me Tiranėn dhe Elbasanin. Ėshtė interesante qė kjo hekurudhė ndjek me pėrpikėri rrugėn e vjetėr romake Egnatia.
1 Herbert Louis, Albanien, Shtutgart, 1927, f.35.
1 J.C.Hobhouse, Ajourney Through Albania, Londėr, 1813, vėll. I, f.137.
1 M.Edith Durham, Twenty Years of Balkan Tangle, Londėr, 1920, f.124.
1 Paul Edmonds, vep. e cituar f.78.
1 Hobhouse, vep. e cituar, f.138.
1 M.E.Durham, The Burden of the Balkans, Londėr, 1905, f.217.
1 Jan Gordon dhe Cora Gordon, Two Vagabonds in Albania, Londėr, 1927, f.152.
1 Shėnimi botuesit: Ishulli i Sazanit iu rikthye Shqipėrisė me Traktatin e Paqes mė 1946.

Kritika blog

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:11 pm

KREU III - Prejardhja racore Si shkencėtarėt, ashtu edhe ata qė kėrkojnė tė jenė studiues, e kanė vėnė nė dukje vazhdimisht se fjala "racė" pėrdoret me njė kuptim aspak tė pėrpiktė nga publiku i zakonshėm. Ndėr kėta kritikė shkencorė tė fundit, profesorėt Xhulian S. Haksli dhe A.C.Hedon, nė njė libėr tė shkėlqyer me titullin "Ne, europianėt", bėjnė kėto vėrejtje tė ngjeshura pėr "racat" e Evropės:


"Cilatdo qė tė kenė qenė kushtet e Evropės nė kohėt parahistorike, kudo nė Evropėn e sotme, e veēanėrisht nė Evropėn Qendrore, ka njė pėrzierje njerėzore tė ngatėrruar. Po tė hidhej njė vėshtrim nė hartėn qė tregon dyndjet e njohura tė popullsive tė Evropės gjatė shtatė ose tetė shekujve tė parė tė erės sonė, do tė na hiqej nga mendja ēfarėdo ideje pėr pėrbėrjen e ngulitur fisnore ose pėr "pastėrtinė racore". Evropa ka qenė njė kazan i vėrtetė pėrzierjeje dhe ajo qė ka dalė jashtė prej tij duhet tė ketė qenė shumė e ndryshme nga ajo qė ėshtė hedhur brenda."1

Dhe mė tej: "Askund nuk ekziston sot njė grup njerėzor, i cili t'i pėrgjigjej pėrpikėrisht ndonjė nėnlloji sistematik si te kafshėt, sepse nėnllojet origjinale janė kryqėzuar herė pas here dhe vazhdimisht. Pėr popullsitė ekzistuese duhet tė pėrdoret termi i tėrthortė grup etnik".1

Shėnimet e mėsipėrme kanė pėr qėllim tė tregojnė se unė i njoh kurthet e fjalės "racė". E megjithatė, duke ndjekur shembullin e profesorit Pitar, unė do ta pėrdor me kuptimin e njerėzve tė zakonshėm. Me "racėn shqiptare" unė nuk kam parasysh njė nėnlloj biologjik, qė pėrbėn ndonjė bashkėsi tė dalluar, tė veēuar qartė ndėr llojet njerėzore; me "raca shqiptare" unė kuptoj njė grup njerėzish, tė cilėt kanė jetuar sė bashku pėr shumė shekuj, kanė folur po atė gjuhė, kanė bėrė njė jetė tė veēuar, janė martuar vazhdimisht ndėrmjet tyre dhe deri mė sot kanė luftuar me sukses kundėr ngulmimeve tė gjera tė pushtuesve dhe prandaj kanė disa ngjashmėri tė qarta nga pamja fizike dhe nga temperamenti.

Nė Shqipėri ndeshen dy tipa: njerėzit e gjatė me sy ngjyrė tė ēelėt dhe flokė tė verdhė, si dhe njerėzit me shtat mė tė shkurtėr, me sy gėshtenjė dhe flokė tė zinj. Kėta dy tipa nuk janė gjeografikisht tė kufizuar nė disa krahina, por gjenden kudo nė Shqipėri. Pėr shembull, tipi i shkurtėr brun ndeshet nė Veri deri nė krahinėn e Mirditės dhe nė Jug deri nė krahinėn e Labėrisė; tipi shtatlartė flokėverdhė ndeshet po ashtu nė tė dyja pikat skajore tė vendit. Shkurt, tė dy tipat janė tė pėrzier nė tė gjithė vendin. Tė gjithė kėta njerėz kanė pak a shumė kėto tipare tė pėrgjithshme tė pėrbashkėta: ata e kanė kokėn tė gjerė e tė rrafshtė nga prapa, kėrcinjtė e kėmbėve tepėr tė hollė, kėmbėt me kurriz shumė tė lartė dhe lėkurėn tė bardhė, e cila pėr shkak se njerėzit pėrgjithėsisht mbajnė qeleshe pa strehė anash dhe gjithė ditėn rrinė jashtė, nxihet nga dielli nė fytyrė dhe nė duar, duke dhėnė pėrshtypjen sikur ėshtė e zeshkėt, por kjo pėrshtypje del se ėshtė e gabuar, po t'i shohėsh kėta njerėz kur lahen nė breg tė detit ose nė lumenj e liqene. Balli ėshtė i lartė, goja ėshtė e vogėl, dhėmbėt janė shumė tė rregullt, por u prishen shpejt, hunda ėshtė e drejtė, me pėrjashtim tė viseve verilindore, ku mjaft njerėz kanė hundė shqiponjė. Zėrat janė zakonisht tė lartė, ka fare pak baritonė dhe kontralto; kurse njė zė bas, i njohur nė gjuhėn e vendit si "zė gomari" ėshtė kaq i rrallė dhe i pazakonshėm, sa prania e tij nė njė vend ngjall habi. Mė 1913 njė malėsor me njė zė tė trashė kumbues zbriti nė Durrės dhe njerėzit i mblidheshin rrotull nė njė kafene pėr ta dėgjuar kur fliste dhe pėr tė qeshur. Shqiptarėt janė tė thatė, njerėzit e mbushur janė tė rrallė dhe nė pesėdhjetė vjet unė kam takuar vetėm pesė a gjashtė burra e gra qė mund tė quhen tė dhjamur.

Ky pėrshkrim i shkurtėr ėshtė sipas njė vėzhguesi tė thjeshtė dhe jo nga njė shkencėtar. Por unė kam udhėtuar shumė nėpėr Shqipėri, kam takuar gjithė llojet e njerėzve nga tė gjitha krahinat dhe mė mbajnė pėr vėzhgues tė kujdesshėm. Megjithatė, nevojitet njė studim i thelluar nga njė antropolog kompetent. A ėshtė bėrė ndonjė studim i tillė? Kur dėgjoj pėr njerėz qė kanė vizituar Shqipėrinė dhe kanė bėrė atje gjurmime antropologjike, zakonisht unė mbaj njė heshtje mirsjelljeje, por mė ndodh nganjėherė tė mos jem me tė mira dhe nė raste tė tilla nuk mund ta mbaj njė tė qeshur tė fortė. Shqipėria ėshtė njė vend me popullsi tė rrallė, ku cilido e di se ēfarė ka ngrėnė fqinji i tij pėr mėngjes dhe nė veēanti lėvizjet dhe veprimet e tė huajve qė vijnė pėr vizitė, njihen deri nė imtėsi. Kurrė nuk ka pasur, me njė pėrjashtim tė vetėm, ndonjė studiues tė huaj ose shkencėtar qė tė ketė bėrė matje nė pėrmasa tė gjera ose kėrkime tė tjera shkencore nė Shqipėri Tė paktėn njė gjė, druajtja dhe rezervimi i njerėzve do ta bėnin kėtė punė shumė tė vėshtirė. Dhe kjo vėshtirėsi kthehet nė pamundėsi, po tė mendojmė ndjenjėn e neverisė qė ka malėsori, po ta prekė me duar i huaji. Ajo qė ka ndodhur ndonjėherė, ka qenė kėshtu: njė profesor ose studiues ka zbritur nė Shqipėri, ka vizituar dy a tre qytete e fshatra, ka vėzhguar disa njerėz tė rastit, ka kapur disa arixhinj pėr t'i detyruar qė t'i matin dhe ėshtė ngutur tė kthehet nė vendin e vet pėr t'i botuar zbulimet e veta tė mrekullueshme. Por, siē e thashė, ka njė pėrjashtim tė shėnuar. Nja pesėmbėdhjetė vjet para Luftės Botėrore, njė antropolog nga Berlini, dr. Paul Treger, erdhi nė Shqipėri nė kushtet mė tė mira tė mundshme. Ai kishte rekomandime tė forta pėr autoritetet e atėhershme turke nga ambasada e sulltanit nė Berlin, gjithashtu kishte rekomandime nga konsullatat austro-hungare, qė atėherė ishin me shumė ndikim nė Shqipėri dhe e fundit nga radha, por jo nga rėndėsia, kishte vendosur disa lidhje tė dobishme me prijės tė njohur shqiptarė dhe me klerikė. Dr. Paul Treger bėri disa vizita tė gjata gjithandej nėpėr Shqipėri dhe u miqėsua me kėto pėr shkak tė natyrės sė tij tė mirė dhe tė thjeshtėsisė, mori pjesė nė dasma e nė festa tė tjera, duke u bashkuar me gėzimet plotėsisht nė frymėn e vendasve. Pėr shqiptarėt mė nė fund ai u bė njėfarė njeriu i ēuditshėm, por i lezetshėm, mania e tė cilit ishte t'u maste trupat dhe t'i regjistronte tė dhėnat. Pasi u kthye nė Gjermani, dr. Paul Treger, i cili kishte matur disa mijėra njerėz nga Veriu nė Jug, nxori si pėrfundim nga vėzhgimet e tij se shqiptarėt nė tėrėsi ishin njė grup racor homogjen.1

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:12 pm

Do tė shtoja se pas dr. Tregerit, i vetmi qė e meriton tė dėgjohet ėshtė profesori Pitar. Mė 1920 ai bėri disa hetime tė gjera nė Shqipėri. Ashtu si dr. Tregerit, edhe profesor Pitarit i bėri pėrshtypje homogjeniteti relativ i shqiptarėve. "Ėshtė e vėshtirė, - thotė ai, tė gjesh njė popullsi qė t'i ketė tiparet e kafkės tė pėrcaktuara mė qartė."2

Mė 1911 njė studiues amerikan, dr. Daniel Folkmar, i ndihmuar nga dr. Elnora C. Folkmar, u ngarkua nga Senati i Shteteve tė Bashkuara pėr tė hartuar njė raport sipas rendit alfabetik pėr tė gjitha racat me tė cilat binin nė kontakt autoritetet e imigrimit nė Amerikė. Duke u bazuar kryesisht nė gjetjet e dr. Paul Tregerit, ja se ēfarė thotė dr. Folkmar pėr racėn shqiptare:

SHQIPTARĖT (emri vendės Shqiptar, emri i lashtė Ilirė, nga turqit quhen Arnautė). Raca ose popullsia vendėse, rrėnjėse e Shqipėrisė ose e Turqisė Perėndimore. Ndryshe nga shumica e tė ashtuquajturave "raca" evropiane, kjo ėshtė njė racė e dallueshme fizikisht dhe jo vetėm nga ana thjeshtė gjuhėsore. Ajo pėrfshin popullsinė mė tė vogėl nė krahasim me ēdo degė tjetėr tė pavarur tė arianėve nė Evropė dhe madje as nuk del me emėr nė statistikat e imigrimit."1

Le tė shpresojmė se kėrkimet e dr. Paul Tregerit do t'i vazhdojė nė njė shkallė mė tė gjerė ndonjė antropolog, i cili e merr shkencėn seriozisht. Puna tashmė do tė ishte mė e lehtė, sepse Shqipėria ka shėrbim ushtarak dhe rekrutėt nga tė gjitha krahinat mblidhen ēdo fillim viti nė njė numėr tė vogėl qendrash pėr tė kaluar vizitėn mjekėsore paraprake.

Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat ekzistuese, studiuesit i kanė klasifikuar shqiptarėt nė njė racė, e cila ka marrė emrin "raca adriatike" dhe tani vonė quhet "raca dinarike", ku pėrfshihen popullsitė e asaj treve tė Evropės qė shtrihet nga Zvicra deri nė Shqipėrinė e Jugut dhe e merr emrin nga vargmali dinarik i Alpeve. Antropologėt e kanė klasifikuar kėtė grup si brakicefal, qė nė ēdo gjuhė do tė thotė se kėta njerėz kanė zakonisht kokė tė rrumbullakėt ose jo tė zgjatur.2


II

Nga pikėpamja historike, shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve, banojnė nė trevat e tyre dhe flasin gjuhėn e tyre. Kėtu kemi tre pohime qė kanė nevojė pėr shpjegime.

Qė shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe flasin gjuhėn e tyre ėshtė pohuar shpesh jo pėr arsye historike e gjuhėsore, por pėr shkaqe tė holla politike; disa herė edhe ėshtė mohuar. Nuk ėshtė puna te fakti se ata banojnė nė viset e ilirėve, ndonėse edhe kėtė do ta kishin mohuar, po tė kishin pasur mundėsi, vetėm se deri mė sot nuk ka dalė ndonjė "shkencėtar" qė tė rrezikonte e tė paraqiste ndonjė teori se na paska ndodhur njė katastrofė gjeologjike, e cila mund ta ketė flakur Ilirinė e vjetėr nė det dhe do tė ketė sjellė njė tokė tė re nė vend tė saj. Prandaj ne do tė merremi vetėm me ēėshtjen e prejardhjes dhe tė gjuhės.

Gjatė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, siē dihet nga tė gjithė, nisi njė lėvizje pėr ringjalljen e shpirtit kombėtar nė vende tė ndryshme, njė lėvizje e mbarsur me diskutime, sulme dhe pėrleshje tė armatosura. Kudo qė binin nė kontakt dy ose mė shumė kombėsi dhe kishin konflikt, nuk lihej asnjė argument pa u pėrdorur nga kundėrshtarėt, kurse njė nga argumentet tė cilit i mėshohej mė tepėr, ishte ai i tė ashtuquajturave "tė drejta historike" tė njė kombėsie kundėr tjetrės. Fakti qė studiuesit i mbaheshin mendimit se shqiptarėt, si pasardhės tė ilirėve, zinin pothuaj gjithė Evropėn Juglindore, ishte njė halė nė sy pėr sllavėt. Arsyeja ishte se po tė kishin banuar njė herė e njė kohė shqiptarėt dhe po t'i kishin pasur tė tyret viset qė sot ishin tė pushtuara nga sllavėt e jugut, atėherė do tė dilte si pėrfundim qė shqiptarėt jo vetėm kishin tė drejta mbi trojet ku ata pėrbėnin popullsinė e vetme, por kishin tė drejta edhe pėr trojet pėrtej tyre, atje ku popullsia ishte e pėrzier me shqiptarė e sllavė. Pėr kėtė arsye ishte me rėndėsi tė veēantė pėr sllavėt e jugut qė tė hidhnin dyshime mbi mendimin e pėrkrahur nga studiuesit lidhur me prejardhjen ilire tė shqiptarėve dhe, po tė ishte e mundur, tė pėrmbysej tėrėsisht ai mendim. Po si mund tė arrihej njė punė e tillė? Disa filologė, me mendjelehtėsi, por pa dyshim me mirėbesim, u erdhėn nė ndihmė nė mėnyrė tė pavetėdijshme sllavėve tė jugut. Ndėrmjet mbishkrimeve tė shumta qė nuk janė latinisht, tė cilat kanė shpėtuar nga rrebeshet e kohės, ėshtė edhe njė pėrmbledhje e madhe dokumentesh lapidare, qė janė gjetur nė krahinėn e Venedikut. Pa asnjė arsye objektive, disa vendosėn se kėto mbishkrime venete ishin ilire dhe menjėherė specialistė tė gjuhės shqipe nisėn njė krahasim tė imtė ndėrmjet shqipes dhe gjuhės sė kėtyre mbishkrimeve. Ata gjetėn se kėto dy gjuhė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt. Nė atė kohė studiuesit i pėrmbaheshin mendimit naiv se gjuha dhe raca janė e njėjta gjė. Ta mendojmė vetėm pėr hir tė mėnyrės sė argumentimit se mbishkrimet venedikase do tė ishin ilire; kjo gjė pėrsėri nuk do tė thoshte asgjė pėr lidhje racore ndėrmjet shqiptarėve dhe ilirėve. Kėtyre studiuesve nuk u ka shkuar asnjėherė ndėr mend se ėshtė njė gjė e zakonshme edhe ndėrrimi i gjuhės, ndonėse shembuj pėr kėtė ndėrrim ata i kishin parasysh nga faqet e vetė doracakėve tė tyre. Sa pėr tė dhėnė njė shembull: a nuk ėshtė e njohur pėr tė gjithė se popullsia e galėve hoqi dorė si nga pėrdorimi i keltishtes, ashtu edhe nga gjuha gjermanike e pushtuesve mė tė vonė teutonė dhe pranoi si gjuhė kombėtare latinishten? Por pėr kėtė shkak popullsia kelte dhe teutone e Francės a u bė njė popullsi italike dhe i humbi tė gjitha lidhjet racore me trungun e vjetėr? Dhe qė tė vijmė te njė shembull i kohėve tona: a ka pushuar sė qeni zezake popullsia e Liberisė, njė popullsi afrikane, vetėm sepse tashmė gjuha e saj ėshtė anglishtja? Me kalimin e kohės dhe duke hyrė nė kėtė diskutim edhe etnologėt, filologėt erdhėn nė vete dhe hoqėn dorė nga qėndrimi i tyre joshkencor. Jo vetėm qė kėta studiues tė vlefshėm nuk flasin mė pėr njė lidhje tė domosdoshme ndėrmjet gjuhės dhe racės, por ata janė bėrė tė vetėdijshėm edhe pėr faktin se karakteri ilir i mbishkrimeve venete ka qenė njė krijim i mendjes sė tyre. Njė provė e kėsaj ėshtė se nė botimet e fundit tė kėtyre mbishkrimeve nė fjalė, tė bėra nga dy studiues tė njohur anglezė, mbishkrimet nuk quhen mė ilire, po u jepet emėrtimi venete, qė ėshtė i papėrcaktuar dhe qė i lidh thjeshtė me vendin ku janė gjetur.1

E kėrkon arsyeja qė pėr tė krahasuar dy gjėra ēfarėdo, duhet t'i keni qė tė dyja parasysh pa u gabuar. Studiuesit kanė plot tekste nė gjuhėn shqipe, por ku ėshtė njė tekst i vetėm ilirisht, autentik dhe i pamohueshėm? Loja naive e njė murgu mesjetar, i cili donte tė hante mish pule tė premten dhe prandaj tha: "Unė tė pagėzoj si peshk nė emėr tė atit, birit etj.", ėshtė njė shaka shumė e bukur, por vėshtirė se mund tė merret seriozisht nė diskutimet filologjike. Natyrisht, nuk ėshtė e pamundur qė shqipja, siē ka sugjeruar njė shkencėtar anglez, t'i jetė imponuar njė popullsie ilire si "gjuha e pushtuesve fitimtarė"1, por atėherė, po ta themi me njė shprehje tė marrė hua nga terminologjia juridike, "barra e provės" pėr ekzistencėn e kėtyre pushtuesve hipotetikė u bie ta mbajnė studiuesit qė bėjnė pohime tė tilla. U takon atyre tė tregojnė atėherė jo vetėm qė kėta pushtues tė trilluar kanė ekzistuar, por edhe se nga erdhėn ata, pse nuk paskan lėnė ndonjė gjurmė pas vetes dhe kur paskan ndodhur fitoret e tyre tė pėrmendura. Ėshtė njė qėndrim diletantėsh dhe jo studiuesish me mendje shkencore, tė heqėsh dorė nga diēka qė ka shumė gjasė pėr tė mbėshtetur diēka, qė vėshtirė se ėshtė e mundur.

Lidhur me lidhjet racore tė shqiptarėve me ilirėt, mjaft shpesh harrohet se banorėt e Ilirisė jo vetėm iu qėndruan pa u lėkundur kryqėzimeve nga jashtė, por madje edhe kur njė pjesė e popullsisė u shfaros nga pushtimi romak, ata qė vėrshuan pėr tė zėnė vendet e zbrazura, erdhėn nga krahinat e brendshme qė ishin po njėsoj ilire. Iliria e vogėl nuk ishte e rrethuar nga kombėsi heterogjene, por nga popullsi me lidhje afėrie, qė ledhet malore i kishin mbrojtur jo vetėm nga pushtimi romak, por edhe nga valėt e mėpastajme tė gotėve, hunėve dhe sllavėve. Me sa duket, kjo ėshtė kuptuar mė nė fund edhe nga kundėrshtarėt mė kokėfortė tė kėtyre fakteve evidente dhe ne tani e dėgjojmė si njė teori tė pranuar pėrgjithėsisht, qė shqiptarėt janė pasardhės tė dardanėve, njė popullsi ilire. Me fjalė tė tjera, kėta studiues tani po pohojnė diēka qė ėshtė e njėjtė sikur tė thuash se njė grup etnik i caktuar nuk e ka prejardhjen nga anglezėt, por nga njerėzit e krahinave angleze Jorkshir dhe Devon. Ne jemi tė kėnaqur me kėtė pranim tė heshtur tė njė gabimi.

Kritika blog

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:13 pm

III

Shqiptarėt pėrbėjnė njė popullsi homogjene kompakte, qė flet tė njėjtėn gjuhė nga njė cep i vendit nė tjetrin. Megjithatė ka pak elemente heterogjene, qė pėrbėjnė rreth katėr ose pesė pėr qind tė popullsisė sė pėrgjithshme. Kjo pjesė pėrfshin:

Vllehtė, qė mė shpesh thirren kucovlleh, pėr t'i dalluar nga vllehtė e Rumanisė. Ata formojnė njė grup prej rreth njėzet mijė vetash, qė flasin njė gjuhė tė afėrt me rumanishten. Kjo popullsi nuk ka gėzuar ndonjė nam tė mirė. Njė shkrimtar grek i shekullit tė njėmbėdhjetė, Kekaumenos, qė ka qenė guvernator i krahinės bizantine tė Thesalisė, nė njė libėr tė vetin pėr kėshilla tė bijve, i paralajmėron me forcė qė tė mos u besojnė vllehėve:

"Po tėrheq vėmendjen tuaj dhe tė pasardhėsve tuaj pėr faktet e mėposhtme. Meqenėse kombi i vllehėve ėshtė tėrėsisht i pabesė dhe i korruptuar, duke mos pasur besnikėri tė vėrtetė ndaj Zotit, Perėndisė ose mikut… gjithmonė vjedh e gėnjen… nuk i ka mbajtur besėn askujt… unė prandaj ju kėshilloj tė mos u besoni atyre nė asnjė mėnyrė. Edhe po tė ndodhė ndonjė trazirė dhe ata tė premtojnė dashuri e besnikėri, duke thirrur Zotin si dėshmitar pėr sinqeritetin e vet, ju prapė tė mos u besoni… Nė rast se ata sjellin gratė dhe fėmijėt e tyre nė kėshtjellė, lėrini tė hyjnė, por burrat mbajini jashtė mureve tė kėshtjellės. Dhe po qe se burrat do tė duan tė vizitojnė familjet e tyre brenda mureve, lejoni dy ose tre qė tė hyjnė dhe kur tė dalin kėta jashtė, atėherė lejoni disa tė tjerė. Por muret dhe portat ruajini me kujdes. Po tė bėni kėshtu, do tė jeni tė sigurt. Po i lejove tė hyjnė me shumicė pėrnjėherėsh pėr tė vizituar familjet e tyre, ata do ta marrin kėshtjellėn me tradhti dhe ju do tė dėrrmoheni prej tyre ashtu siē tė shtypin nėn mburojė dhe atėherė do ju kujtohet kėshilla ime."1

Nuk ka dyshim qė Kekaumenosi ka qenė i sinqertė: ai nuk kishte aspak ndėr mend qė ta botonte librin, kjo ishte mė tepėr njė kėshillė prindėrore pėr tė bijtė, njė lloj testamenti politik pėr ta pasur nė arkivat e familjes. Megjithatė akuza e tij e tmerrshme kundėr njė grupi tė tėrė racor duhet tė merret me rezervė shumė tė madhe. Kekaumenosi ka qenė njė dinjitar bizantin, i ngarkuar me qeverisjen e njė populli tė huaj dhe pėrshtypjet e tij mund tė kenė thjeshtė kuptimin qė kucovllehtė e Thesalisė kanė qenė nė kundėrshtim tė vazhdueshėm e me dredhi kundėr sundimit tė tij.

Ka disa mijėra fshatarė qė flasin greqisht nė krahinėn e Gjirokastrės. Ata banojnė nė njė zonė tė quajtur Dropulli. Ata nuk janė shqiptarė tė greqizuar, siē mund tė mendohej, por janė grekė qė kanė ardhur nga Greqia nė pjesėn e fundit tė shekullit tė tetėmbėdhjetė. I kanė sjellė si krahė pune nė bujqėsi shqiptarėt qė ishin pronarė tokash si nė Shqipėrinė e Jugut, ashtu edhe nė Greqinė e Veriut dhe qė e kishin zakon t'i lėviznin argatėt e tyre nga njė pronė nė tjetrėn sipas nevojės.

Elementi i huaj mė interesant nė Shqipėri janė arixhinjtė. Ashtu si dhe gjetkė ata janė tė ndarė nė dy grupe: arixhinjtė e mirėfilltė endacakė dhe arixhinjtė e ngulur, evgjitėt. Tė parėt merren me kuaj dhe thurin shporta, tė dytėt janė kovaēė, kallajxhinj, sazexhinj dhe valltarė. Gratė ndonjėherė argėtojnė qejflinjtė. Po t'i lėmė kėto mėnjanė, arixhinjtė e Shqipėrisė janė njė skotė mjaft e padėmshme dhe e kėndshme, kurse ata tė Tiranės, tė cilėt nganjėherė janė mjaft tė bardhė e madje flokėverdhė, po pėr ato arsye qė mund tė gjesh zezakė flokėverdhė nė pjesėn jugore tė Shteteve tė Bashkuara, kanė njė ndjenjė artistike nė veshjet e nė vallet e tyre.

Sllavėt janė shumė tė paktė nė Shqipėri: mė pak se dy mijė veta. Shumica e tyre janė vendosur nė Shkodėr, ku kanė ardhur si refugjatė politikė dhe lypėsa nga Mali i Zi, nė mes tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė ose aty rrotull. Ndonėse ata kanė ardhur tani vonė dhe kėtė e mbajnė mend ende pleqtė qė ishin gjallė nė fillim tė shekullit tonė, serbėt dhe malazestė e pėrdorin haptas praninė e kėtyre njerėzve nė Shkodėr si pretekst pėr tė kėrkuar nga Fuqitė pėr t'u dhėnė jo vetėm Shkodrėn, por edhe gjithė krahinėn me kėtė emėr. mėnyra e tė vepruarit dhe tė menduarit e sllavėve janė njė gjėegjėzė pėr tė tjerėt. Gjatė sundimit turk nė Serbi, njė numėr serbėsh u arratisėn pėr tė shpėtuar nga pėrndjekjet dhe gjetėn strehė nga hungarezėt e mėshirshėm. Si shpėrblim, nja dy a tre shekuj mė vonė, pasardhėsit e kėtyre refugjatėve, tė cilėt kishin pėrfituar nga mikpritja, u bėnė kėrkesė Fuqive qė t'ia jepnin Serbisė vendin ku gjetėn strehim paraardhėsit e tyre. Hapini derėn njė serbi dhe ditėn tjetėr ai do tė tė kėrkojė gjysmėn e saj, sikur e ka tė drejtėn e vet, ndėrsa tė pasnesėrmen ai do tė pėrpiqet tė tė flakė nga dritarja e shtėpisė sate, sikur je ti ai qė ke hyrė me zor. Njė nga argumentet e ēuditshme tė serbėve nė pėrpjekjet e tyre pėr tė shtėnė nė dorė Shkodrėn, ka qenė se emri i Shkodrės vjen nga serbishtja Skadar. Kjo ėshtė njėsoj sikur Italia tė pretendonte pėr Parisin, sepse italisht ai quhet Parigi, ose sikur Franca tė synonte marrjen e Londrės, sepse frėngjisht ajo quhet Londres, ose sė fundi, sikur anglezėt tė kėrkonin Leghornin, qė ėshtė trajta angleze e qytetit italian Livorno. Ky argument, i cili sipas mendjes sė serbėve ka vlerė, nuk ka asnjė kuptim pėr gjithė botėn tjetėr. Shumė autorė tė tjerė tė asaj kohe kanė vėnė nė dukje absurditetin e pretendimeve tė tilla, ndėrsa njė autor anglez, i pėrgatitur mirė pėr trajtimin e kėtij problemi, ka vėnė nė dukje se Shkodra ka qenė shqiptare shumė shekuj pėrpara sesa serbėt tė kishin kaluar Danubin. Ky autor, Uodem Pikok, thotė mė tej:

"Fakti qendror dhe mė i rėndėsishėm ėshtė se kombėsia shqiptare ėshtė njohur nga vetėdija evropiane, ndėrsa ky qytetėrim i ėshtė mohuar Polonisė sė shekullit tė njėzetė, Ndėrmjet shqiptarėve dhe sllavėve ka disa shekuj urrejtjeje dhe hakmarrjeje. Shqiptari e sheh sllavin si pushtues dhe grabitės; sllavi e sheh shqiptarin si njeri tė padėshirueshėm, i cili, ndonėse ndonjėherė ėshtė mundur, gjithmonė ka kundėrshtuar nėnshtrimin. Duke pasur njė pėrparėsi tė paēmuar, sepse ėshtė mė i shkathėt nė shkrimet, ai vazhdimisht e ka paraqitur shqiptarin e heshtur si bandit dhe grabitės tė fshatrave sllave. Qė ta themi tė vėrtetėn historike, e ka tjetėrkush mizėn nė kėsulė".1

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Nimfa prej Tue Nov 04, 2008 12:13 pm

1 Julian S. Huxley dhe A. C. Haddon, We Europeans, A Survery of "Racial" Problems, Londėr, 1935, f.23.
1 Ibid. f.108.
1 P. Trager, "Mitteilungen und Funde aus Albanien." Z.f.Ethnologie, Verh. Berlin, 1900; dhe Z.f.Ethnologie, XVIII, Berlin, 1901, Sitzungsber. - Dr. Traeger pak mė vonė mė ka dėrguar njė letėr, ku jep njė pėrmbledhje tė gjurmimeve tė veta.
2 Eugčne Pittard, vep. e cituar, f.361.
1 Senati, Kongresi i 61-tė, dokumenti nr.662, Dictionary of Race or Peoples, Uashington, 1911, f.13 vijim.
2 Shėnim i botuesit: Dr.Carleton S.Coon nė The Mountains of Giants, Kembrixh, Mass. 1950, f.3, thotė: "Sot pėrqendrimi dinarik shtrihet nė Alpet adriatike me njė bėrthamė tė vogėl nė Karpatet. Autorėt qė kanė botuar vepra para vitti 1929 e kanė ndierė se qendra e vėrtetė duhej tė ishte nė Shqipėrinė Veriore, sepse vendi ishte me natyrė tė ashpėr dhe tė thyer, e folmja vendore ishte nga mė arkaiket nė Evropė dhe sepse grupet e vogla tė malėsorėve, pėr tė cilėt tashmė ishin bėrė matjet nė Shkodėr, e tregonin njė gjė tė tillė".
1 Robert Seymour Conway, The Prae-Italic Dialects of Italy, 3 vėllime, Londėr, 1933. I gjithė vėllimi i parė pėrmban mbishkrimet venete, tė quajtura mė parė "ilire".
1 P. Giles, A Companion to Latin Studies, botues Sir John E. Sandys, bot. i 3-tė, Kembrixh, 1925, f.808.
1 Cecaumeni Strategicon, etc., ediderunt B. Wasiliewsky et V. Jernstedt, Petropoli, 1896, f.75. Njė Njė botim i ri qė do tė dalė i kėtij libri tė rrallė, me njė pėrkthim francez, ėshtė njoftuar nga Brukseli.
1 Wadham Peacock, Albania: The Foundling State of Europe, Londėr, 1914, f.177.

Kritika blog

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Duke lexuar Faik Konicen

Mesazh  Sponsored content Today at 12:11 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi