Demir Hyskja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Demir Hyskja

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 5:43 pm

Demir Hyskja
Flet aktori Demir Hyskja

Si iu futa rrugės sė aktrimit pėr tė mos shkuar ushtar

Artan LEKA

Jeteshkrimi
Emri: Demir Hyskja
Ditėlindja: 1 janar 1937
Vendlindja: Elbasan
Vendbanimi: Elbasan
Profesioni: Aktor
Hobe tė veēanta: Futbolli, peshkimi
Hobe tė tjera: Leximi, filmi,etj.


Eshtė ndėr tė paktėt aktorė tė mėdhenj qė vazhdon akoma tė jetė i gjallė. Jeton nė njė shtėpi tė thjeshtė vetėm me gruan e tij nė lagjen “Aqif Pasha” tė Elbasanit dhe kafen e pi diku pranė teatrit “Skampa” tė kėtij qyteti, teksa pėrshkon ngadalė nė kėmbė gjithė rrugėn. Aktori Demir Hyskja, megjithatė “i injoron” vitet qė ka mbi supe, teksa kujton vitet e rinisė dhe kohėn kur iu fut rrugės sė teatrit, nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”. Miqėsia me Naim Frashėrin e Sandėr Prosin, jeta nė teatėr dhe tesera e deputetit kanė lėnė gjurmė nė jetėn e Hyskjes qė rrėfen vetveten, ndėrsa tymos njė cigare. Fare i ri dhe pa pėrvojė, ai mendoi tė bėhej aktor, jo aq nga pasioni i madh, por pėr t’i shpėtuar detyrimit ushtarak. “Kisha mbaruar tė mesmen dhe u martova herėt. Sipas ligjit duhet tė shkoja patjetėr ushtar. Vrava mendjen sesi do t’i shpėtoja shėrbimit ushtarak...”, thotė Hyskja, teksa zhytet ngadalė nė kujtime...
Si rrjedh njė ditė e zakonshme pėr ju?
Pasi pi kafen nė prani tė shokėve dhe miqve,i hedh njė sy shtypit tė pėrditshėm. Kam dėshirė tė lexoj gazetat sportive. Kur afrohet orari i drekės marr autobusin dhe shkoj nė shtėpi. Pasi ha drekė pushoj 2-3 orė dhe mė pas ose lexoj ndonjė libėr, ose shikoj televizor. Jetoj vetėm me gruan. Fėmijėt i kam martuar, kurse nipėrit dhe mbesat mė kujtojnė shpesh.
Ēfarė kujtoni nga fėmijėria dhe vitet e rinisė?
Kam lindur pak metra larg shtėpisė nė tė cilėn jetoj tani. Shkollėn fillore e mbarova nė Elbasan. Ndėrsa tė mesmen e vazhdova nė teknikumin e Tiranės. Madje, kam punuar rreth 6-7 vjet si teknik ndėrtimi. Jemi familje autoktone elbasanase. Nuk mė kanė pėlqyer shkencat ekzakte: matematika, fizika, kimia, etj., asnjėherė nuk mė kanė pėlqyer, por i mėsoja nga halli. Kam pasur qejf historinė, letėrsinė, gjeografinė.
Nga tė shtatė fėmijėt e familjes vetėm ai ka mbetur gjallė. Nuk kam as vėlla dhe as motėr. Kam dėgjuar tė tjerėt, qė ndihen keq kur nuk kanė vėlla e motėr, kurse unė pėrkundrazi ndihem fort mirė dhe a di pse? Sepse nuk jetoj me hallet dhe problemet qė mund tė kishin ata. Unė e vuaj vuajtjen e tjetrit.
Si ndodhi qė u futėt nė udhėn e aktrimit?
Kisha mbaruar tė mesmen dhe u martova herėt. Sipas ligjit duhet tė shkoja patjetėr ushtar. Vrava mendjen sesi do t’i shpėtoja shėrbimit ushtarak. E vetmja mundėsi ishte qė tė vazhdoja tė lartėn. Nė vitin 1962 u hap dega e Aktrimit. Kisha dhėnė ca prova me grupet amatore dhe isha mirė. Ndaj vendosa tė konkurroj nė Tiranė. Duhet tė pėrmend se fjalė tė mira pėr mua tha edhe ish- ministri i atėhershėm i Kulturės, Thoma Daljana. Mbaj mend se kam konkurruar para njė regjisoreje sovjetike, qė mė duket se e kishte emrin Nina. Ajo mė pėlqeu dhe unė u pranova menjėherė. Kam qenė mirė me tė gjithė elementėt qė kėrkoheshin. Veēse me dansin jo. Atėherė isha i ri dhe i hollė dhe nuk kisha pengesa, por lėndėn e baletit nuk e pėlqeja. Aventura zgjati shumė pak. Unė u detyrova ta braktis shkollėn. Gruaja sapo kishte lindur fėmijėn dhe merrte vetėm 4 mijė lekė tė vjetra. Shkurt nuk ishim mirė me tė ardhurat. Pastaj mora vesh se do tė ēelej teatri nė Elbasan, ndaj vendosa tė largohem nga Tirana. Ashtu ndodhi. Unė u largova dhe fillova nė teatėr ku kam interpretuar dhjetėra role. E kuptova se shpejt u bėra aktor kryesor, ndonėse isha nė provincė. E them kėtė, sepse kam njė eksperiencė tė hidhur me regjisorėt e mi.
Cilat janė kėto eksperienca tė hidhura?
Mendoj se e keqja ishte pse jetoja nė Elbasan. Pėr 5 vjet mė radhė mė kėrkonin tė kryeja prova pėr rolin kryesor, por nė fund nuk mė merrnin mua. E mbaj mend si tani, kur mė kanė njoftuar pėr herė tė parė. Mė erdhi nė shtėpi njė telegram ku mė kėrkonin tė shkoja nė Gjirokastėr. Nuk e fsheh, u gėzova dhe vendosa tė nisem.
Po mė pas ē’ndodhi?
Me vete kisha 3 mijė lekė tė vjetra. Siē e thashė nuk ishim mirė ekonomikisht. Sapo zbrita nga autobusi pėrballė meje ishte Naim Frashėri. Pa mė takuar mė tha: “ Ku je o mendjemadhi i Elbasanit?” Unė ia prita nė vend. “Po ti, ku je o mendjemadhi i Shqipėrisė?”. U pėrqafuam bashkė dhe nisėm punėn pėr xhirimin e filmit “Ngadhėnjim mbi vdekjen”.
Ēfarė kujtoni nga puna me Naim Frashėrin?
Nė fakt, nuk isha nė rolin tim. Kam luajtur rolin e njė spiuni. Desha tė kujtoj se Naim Frashėri ishte pedagogu im. Unė e kisha njohur qė kur isha student pėr aq kohė sa qėndrova nė shkollėn e lartė. Mė ka pėlqyer Gjirokastra nė atė kohė. Unė blija biftek me tė lirė nė qafėn e Gjirokastrės dhe pastaj darkonim me Naimin nė verandėn e turizmit. Atėherė nė turizėm kishte muzikė dhe njerėzit kėrcenin. Unė me Naimin kthenim nga njė gotė. Nuk pinim shumė, pasi as unė dhe as Naimi nuk ishim qejflinj tė gotės. Naimit, gjithsesi i pėlqente tė pinte, por mė thoshte shpesh: “rakia do tė mė marrė nė qafė”. Nė fakt, ai vuante nga mėlēia nga e cila vdiq mė vonė.
Ēfarė gjė tjetėr ju vjen ndėrmend teksa kujtoni shoqėrinė e atyre viteve?
Bashkė me Naim Frashėrin mė kujtohet edhe Sandėr Prosi, tė cilėt i kam njohur nė Tiranė. Sandri ishte shumė i qetė si natyrė, kurse Naimi ishte impulsiv. Na piqte muhabeti tė treve. Njėherė mbaj mend se Naimi dhe Sandri u zemėruan bashkė. Nuk e mbaj mend se pėr ēfarė u zunė, por mė kujtohet skena. Naimi i tha diēka Sandrit dhe po priste pėrgjigje, por Sandri tė ēmendte me heshtjen e tij. Ai nuk i ktheu pėrgjigje Naimit dhe kjo e inatosi mė shumė atė. Pra, i ktheu njė pėrgjigje nė heshtje. Pas kėsaj ata nuk folėn, ndonėse vazhdonim tė xhironim filmin. U pėrpoqa t’i pajtoj, por ishte e kotė. Mė vonė ata nisėn tė shkonin si mė parė. Naimi vdiq i ri nga kanceri nė mėlēi. Ishte njė aktor i madh dhe unė isha njė nga tė katėrtit qė mbajtėn arkivolin. Naimi u varros me tė gjitha nderet. Trupi i tij u pėrcoll nė shtrat tė topit. Por kam shumė kujtime edhe me Sandrin. Nė vitin 1977 arrita tė siguroj ca fotografi me Sandrin, tė cilat pak kohė mė parė ja dhurova djalit tė tij. Atėherė ishte e vėshtirė tė stampoje fotografi, megjithatė unė arrita tė arkivoj diēka. Kam kujtime tė bukura me shumė aktorė tė moshės sime. Do tė veēoj konsideratėn qė kam pėr kolegėt e teatrit “Skampa”. Nuk e harroj mėnyrėn sesi ma festuan 60-vjetorin nė vitin 1997.
Pėr njė farė kohe ju keni qenė edhe deputet. Ēfarė kujtoni nga ajo periudhė?
Pėr 20 vjet me radhė kam qenė deputet i Kuvendit Popullor. Deputet kisha emrin, se privilegje nuk kishim. Ne shkonim dy herė nė vit nė Kuvend, ku vetėm ngrinim dorėn pėr tė miratuar direktiva. Gjithēka e pėrgatiste Komiteti Qendror. Kujt ia mbante tė mos e ngrinte dorėn? Gjithmonė kam mbarėshtuar shpendė nė shtėpi. Njėherė dikush nga organizata mė tha qė tė mos rrisja shpendė se isha deputet. U detyrova dhe i thera dy pula qė kisha. Dhe meqė ra fjala pėr pulat, po ju tregoj njė histori. Nė atė kohė ishte e detyruar tė abonoheshe nė gazetėn “Zėri i Popullit”. Unė kisha njė portė tė vjetėr dhe postieri e linte gazetėn poshtė derės. Kur kthehesha nuk mund ta lexoja gazetėn, pasi pulat qė kisha kishin njė huq tė keq. Ato e ēukisnin gazetėn aq shumė sa nuk lexohej. Kur mė thanė pėr abonim bėra shaka, duke u thėnė se nuk kisha ē’e doja gazetėn, sepse ma hanin pulat. Vite mė vonė e mora vesh se thėnia ime ishte arkivuar. Pra, isha deputet, por kisha dhe dosje. Vėrtet kam qenė i tillė, por e dorėzova teserėn e Partisė para ndryshimeve demokratike. Ka qenė viti 1988 ose 1989 kur e kam dorėzuar teserėn e Partisė sė Punės, qė e kisha mbajtur pėr 20 vjet me radhė. Tani desha tė them se nuk mė pėlqen politika dhe nuk merrem fare me tė. Madje, nė do ta dish, unė nuk shkoj nė votime. Tė dyja partitė, edhe e majta edhe e djathta mė kanė ftuar tė jem pjesė e tyre. Lidhur me kėtė, unė bėj njė shaka dhe them: “Mua mė vdiq nėna, ē’mė duhen njerkat!”. Gjithashtu, jam edhe ateist. Nuk mė kanė pėlqyer dhe nuk mė pėlqejnė shumė fetė.
Ēilat janė ato gjėra qė ju pėlqejnė, meqenėse politikėn dhe fenė nuk e keni pėr zemėr?
Mė pėlqen shumė sporti, sidomos futbolli dhe peshkimi. Nė rini e kam bredhur tė gjithė Shkumbinin nga burimi deri nė bregdet. Tani nuk mund tė merrem mė me peshkim dhe ndjek futbollin. Jam tifoz me Elbasanin dhe mė pėlqejnė skuadrat qė luajnė futboll nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Nuk shkoj mė nė stadiumin e Elbasanit dhe ndeshjet e kampionatit shqiptar i ndjek me radio. Ndjek shumė futbollin e skuadrave tė njohura tė kontinentit tonė. Nėse televizori ka sport, unė e mbaj nė atė kanal. Mė pėlqen teatri dhe aktrimi nė filma. Por urrej telenovelat. Vazhdoj tė ndjek me vėmendje kinematografinė botėrore dhe mė pėlqejnė aktorėt e mėdhenj. Kėto ditė pashė njė film tė Antoni Kuin. U kėnaqa pa masė. Ai ka qenė njė aktor i madh.
Ka armiq Demir Hyskja dhe nėse ka cilėt janė ata?
Armiqtė mė tė mėdhenj tė jetės sime janė dy. Mbipesha dhe duhani. Duhanin jam pėrpjekur ta lė disa herė, por nuk kam mundur. Ndėrsa mbipesha mė mundon. Ajo mė ka provokuar diabetin. Lodhem kur eci, ndonėse e di qė lėvizja mė bėn mirė.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi