Vasjan Lami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vasjan Lami

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 5:44 pm

Vasjan Lami
Flet aktori Vasjan Lami: Teatrin do ta ndjek deri nė fund tė jetės

Iva MUSARAJ

Tė gjithė e njohin se kush ėshtė Vasjan Lami. Mjafton tė pėrmendim se ai ėshtė njė aktor i njohur i skenave dhe teatrove shqiptare dhe menjėherė tė shkon ndėr mend se kush ėshtė ai. Vasjan Lami njihet nga tė moshat e mėdha, por ai njihet dhe nga teleshikuesit apo dhe artėdashėsit mė tė rinj nė moshė. Lami ka 56 vjet mbi supe, por ato nuk i duken lehtė sepse ėshtė shumė i zoti pėr tė "fshehur" moshėn e tij. Ka mbaruar konservatorin nė degėn e dramės. Ai ka interpretuar rreth 10 role kryesore. Ku ndėr to mė tė spikaturit janė: "Plaku dhe hasmi" nė vitin 1981 mė pas vijojnė, "Njė vit i gjatė", "Telefoni i njė mėngjesi" , tė vitit 1987. Nė vitin 1999 "Valsi i ngrirė nė Prishtinė" dhe njė tjetėr punė e tij, e cila ėshtė dhe mė e fundit, ėshtė "lule tė kuqe, lule tė zeza". Karrierėn e tij e nisi me filmin e tij tė parė, "Fusha e blertė, fusha e kuqe". Vasjan Lami ka interpretuar dhe role tė ndryshme nė Teatrin Kombėtar nė Tiranė, ku ka luajtur nė drama tė ndryshme, ai gjithashtu ka interpretuar dhe role nė teatrot e Durrėsit, si dhe tė Fierit, nė tė cilėt ėshtė ngjitur nė skenė me role tė ndryshme. Vasjan Lami u prononcua pėr gazetėn "Sot" dhe tregon gjithēka pėr filmin e tij mė tė fundit "Lule tė kuqe, lule tė zeza". Filmi juaj i fundit kishte njė karakter ndryshe nga ata qė jemi mėsuar tė shohim, sa i kėnaqur ndjeheni me kėtė fakt?
Ky film ėshtė e vėrtetė qė ishte ndryshe nga tė tjerėt. Ndonėse nuk ishte e vėshtirė pėr tė gjetur material, pasi filmi bėnte fjalė pėr, ngjarjet dhe shpėrbėrjen e shqipėrisė nė vitin 1997. Ēfarė trajtonte ky film nga Shqipėria e 1997-tės?
Personazhi kryesor i filmit ėshtė njė ish-polic. Kam pasur rastin tė interpretoj dhe rolin e njė ish-polici tė kohės sė komunizmit. Ky ishte njė uniformė blu shteti, i cili shumė kohė mė parė kishte ruajtur rendin publik, por qė prej kohėsh nuk kryente mė atė funksion. Ky polic, i hequr nga puna priste tė rivihej nė pozicionin e policit. Ai ishte njė njeri qė vegjetonte nė njė fashat tė largėt tė shqipėrisė. Nė atė zonė tė humbur nė njė cep tė shqipėrisė ishin disa personazhe, tė cilėt "shtynin" dhe e pėrballonin jetėn "shtėngueshėm" nė atė provincė ku zhvilloheshin ngjarjet. Mirpo si karakter duhej njė personazh sa tipik dhe sa i veēantė kėshtu qė mu desh tė krijoja njė polic, i cili tė ishte mė afėr meje. Si personazh ishte tepėr interesant.
Me cilin bashkėpunuat nė kėtė film dhe si ishte ky bashkėpunim?
Nė kėtė film kam bashkėpunuar me tė madhin Mevlan Shanaj dhe ky bashkim i yni ishte i mrekullueshėm. Kjo ėshtė njė gjė e mirė, pasi ėshtė regjisori ai, i cili krijon dhe harmonozon atmosferėn artistike, marrėdhėniet nė grup.
Keni hasur vėshtirėsi gjatė filmit?
Njė vėshtirėsi e madhe ishte problemi i parave. Filmi "Lule tė kuqe, lule tė zeza", ėshtė bėrė vetėm me para shqiptare, pasi nuk mundi tė gjente donatorė tė huaj. Ishte shumė i shtrėngueshėm nga ana ekonomike, por qė regjsori i filmit, Mevlan Shanaj zgjodhi njė ekip miqshė. Ai bashkėpunoi me Bujar Lakon, me mua dhe ne kemi pasur njė marrėdhėnie shoqėrore, zgjodhi njė operator tė talentuar, me tė cilin gjithashtu kemi miqėsi tė vjetėr. Nė pėrgjithėsi grupi i aktorėve ishte shumė i mirė dhe u xhirua me njerėz, tė cilėt krijuan njė staf tė mrekullueshėm si, Yllka Mujo, si dhe shumė kolegė tė tjerė tė mi, gjėra qė bėrėn dhe vazhduan procedurėn e kėtij filmi. Pavarėsisht vėshtirėsive ekonomike ne nuk e ndjemė fare sepse ia kemi kaluar shumė mirė nga ana filmike, shoqėrore dhe miqėsore.
Ēfarė ju thanė kur mbaroi filmi, ju pėrgėzuan?
Pėr personazhin u thanė fjalė tė mira. Dhe unė ndjeva njė kėnaqėsi. Ēdo aktor kur merr pėrsipėr njė rol, mundohet tė gjejė diēka ndryshe nga ato qė ka bėrė dhe me kėtė sens mendoj se ai personazh qė unė interpretova ishte ndryshe dhe ėshtė normale qė aktori nė ēdo personazh fut veten e tij. Nė momentin ku ai krijon njė lloj ngjyre nga njė interpretin nė tjetrin kjo ėshtė njė kėnaqėsi pėr aktorin. Mendoj se ky rol u prit mirė.
Sa para u shpenzuan pėr kėtė film?
Tarifat ishin minimale, por nė varėsi tė ofertės vjen dhe kėrkesa. Nė Shqipėri po bėhet njė film nė vit dhe kėnaqėsia dhe satisfaksioni profesional e mbyti atė kėrkesėn ekonomike. Nuk shkuam pėr para, sepse me aq para sa shpenzuam pėr qėndrimin tonė atje nuk arritėm t'i merrnim dot. Pra shpenzuam mė tepėr se sa morėm. Megjithatė vlera profesionale dhe morale ishte e pallogartishme me paranė.
Ju keni interpretuar shumė role moralizues, por ndonjėherė dhe personazhe negative. Ju ka vrarė ndonjėherė ndėrgjegja se jeni bėrė moralizues apo dhe negativ?
Ėshtė interesante sepse ne kėtė sens unė kam interpretuar nė filmin "Hije qė mbeten pas". Personazhi im nė atė film nuk ėshtė moralizues, por ėshtė thjesht njė personazh pozitiv, klasik i kohės sė komunizmit, pra njė inxhinier, i cili nuk pranon tė shkojė jashtė shqipėrisė sespe nuk donte tė braktiste profesionin e tij tė inxhinierit dhe zgjedh tė punojė nė njė uzinė. Pėr mendimin tim, ky nuk ėshtė njė personazh moralizues, por ėshtė naiv. Kur mė thonė qė ai ishte vėrtet njė personazh shumė i mirė unė i pėrgjigjem, por dhe shumė budalla. Sepse nuk ėshtė normale qė dikujt t'i ofrosh njė vend pune jashtė Shqipėrisė dhe ai ta refuzojė pėr tė punuar nė ndonjė uzinė.
Ēfarė prisni tani nga kinemaja dhe teatri, nė kuptimin e lavdisė dhe famės, pra nė prespektivėn tuaj ju ēfarė prisni?
Nuk mund tė thuash qė teatri dhe kinemaja po vdes, nuk ka artist qė tė mos jetojė me ėndėrrėn pėr tė bėrė diēka mė shumė se ēfarė ka bėrė. Ėshtė normale qė tė gjithė artistėt presin tė bėjnė diēka qė nuk e kanė bėrė ose tė bėjnė diēka mė tė mirė, mė tė ndryshme dhe mė tė bukur qė kanė bėrė. Unė tani po merrem dhe me regji dhe kam disa vite qė kam vėnė nė skemė njė dramė, e cila nuk ka dalė keq. Pra njė dramė tė Diana Ēulit "Memesis". Kėtė dramė e vura nė Teatrin e Durrėsit me aktorė tė Teatrit Kombėtar dhe aktorė tė trupės sė Durrėsit. Kjo ishte njė dramė interesante, e cila u prit mirė. Bėra njė lloj eksperimenti sepse nė atė dramė shkriva sė bashku teatrin dhe filmin. Pra kishte materiale filmike tė xhiruara dhe ndėrkohė qė prezantoheshin ishte njė gjetje, pasi personazhi i retrospektivės nga ekrani komunikonte me personazhin real nė skenė. Nė kėtė gjetje tė bukur dhe tė veēantė pati njė bashkėpunim tė mirė me aktorė dhe kolegė si, Tinka Kurti, Marjeta Ljarja, Roza Anagnostin, Fatos Selėn si dhe me aktorėt e Durrėsit siē ishin, Lutfi Hoxhėn, Xhelal Tafain, Hysen Bashkhysėn, Guliem Radojėn, i cili ėshtė i Tiranės dhe i Durrėsit e shumė tė tjerė. Kjo ishte njė punė qė mua mė dha shumė satisfaksion. Gjithashtu kam bėrė dhe njė film me metrazh tė shkurtėr i cili ėshtė prezantuar, "Lypja". Kėtė e bėra mė tepėr pėr kėnaqėsi sepse dua tė merrem me regji filmike dhe ajo ishte njė pėrvojė shumė e bukur pėr mua, sepse ishte njė gjetje interesante. Kam dhe disa projekte, qė po gjeta donatorė do t'i realizoj, kam shumė dėshirė t'i bėj.
Kėto qė po bėni ju dhe shumė tė tjerė, ju duken si belbėzime shprese pėr njė fillim tė ri apo si pėrpėlitjet e fundit tė teatrit?
Nuk mund tė thuhet pėrpėlitje. Vėshtirėsi ka si kudo dhe si tė gjitha gjinitė e artit, mirpo ne po bėjmė ēmos, pra po mbijetojmė si teatėr. Me kėto mundėsi ekonomike jemi nė pritje. Tė jem i sinqertė, projekte vėrtetė ka pasur. Pėr njė aktor nėse ka mundėsi dėshira pėr tė marrė pjesė nė tė gjithė aktivitetet ėshtė e madhe. Pra jemi tė gjithė si peshq me gojė hapur qė kur del ndonjė rol, qoftė i dytė, apo i tretė mundohemi ta kapim. Por uroj dhe besoj se do tė kalojė e gjithė kjo vėshtirėsi ekonomike. Ne jemi nė teatėr dhe presim, dhe pse ka pasur vėnie nė skenė. Shpresojmė pėr njė ndarje mė sociale tė punės qė tė mos mblidhet vetėm nė disa aktorė puna.
Nėse do ju'a afronin tė ishit drejtor teatri do tė pranonit?
Nėse duhet tė merresh me administrimin e njė teatri duhet tė lesh zanatin. Kushdo qė do tė vinte nė atė post do tė thoshte se do ta ndryshojė. Ndėrsa unė kontributin pėr ta ndryshuar dhe pėr ta bėrė mė mirė administrimin e teatrit do ta bėja duke qenė nga jashtė. Pra nuk do ta lija profesionin pėr tu marrė me administratėn.
Si e gjykoni faktin qė kinemaja mund tė ecė me ritme mė tė mira?
Me sa shikoj unė buxheti i shtetit pėr artin nė total ėshtė shumė i vogėl. Dhe unė shpresoj qė pasi politikanėt tė mbarojnė interesat e tyre politike, tė kthejnė vėmendjen e tyre dhe nga arti, sepse ai ėshtė skandaloz nė raport me tė gjithė shtetet e ballkanit. Shqipėria ka buxhetin mė tė vogėl qė ndan pėr artin dhe kulturėn. Vėrtetė ka probleme ekonomike nė pėrgjithėsi dhe niveli i jetesės ėshtė i ulėt, por ky ėshtė njė krim sepse krijohen defiēite disa vjecare dhe nėse neglizhohen 10 vjet pėr artin do tė duhen 50 vjetė pėr tė marrė vetėn dhe tė kompesosh kėto boshllėqe qė janė krijuar. Kjo ėshtė njė injorancė dhe makutri e politikanėve qė i shkaktojnė njė defiēit shpirėtror dhe qė i krijojnė tė rinjve dhe generatės mė tė re tė artit. Mė pas kėta enden kot nėpėr rrugė dhe me punėn e parė qė i ofrojnė ata pranojnė pa pyetur mė para veten. Pra me fjalėt tė tjera politika dhe politikanėt duhet ta vlerėsojnė mė shumė artin.
Ju vjen keq qė nuk jeni bėrė aktor, por jeni bėrė dikush tjetėr, ose tregėtar?
Kam pasur rastin qė tė jem ndėr tė parėt qė tė dal jashtė nė vitin 1991, por nė fakt kam shkuar vetėm pėr turizėm. Asnjėherė nuk kam pasur mendimin tė shkoj dhe tė punoj jashtė Shqipėrisė, pra tė emigroj. Kur ishte epidemia e biznesit tė gjithė jemi marrė nga pak me gjėra tė vogla. Pasioni pėr teatrin mė ka mbajtur kėtu nė vendin tim.
Si i thoni gjeneratės mė tė re qė duan tė konkurojnė pėr nė Akademinė e Arteve. Futuni se deti ėshtė i bukur apo mos u fusni se deti ėshtė i turbullt, i thellė dhe mund tė mbyteni?
Jo unė do tė pėrsėris atė qė thashė mė sipėr, pėrgjithėsisht pėr ata qė kanė talent dhe i ushqejnė miqtė ose tė afėrmit tė merren me art. Ėshtė krim qė t'ia prishėsh ėndėrrat, t'ia prersėsh ato pa i lindur akoma. Unė them vetėm qė shteti duhet tė investojė mė tepėr. Mė vjen keq qė kėta tė rinj nuk kanė mundėsi tė shpalosin talentin e tyre. Kurrėsesi nuk do i thoja tė qė tė largohen apo ta lenė si profesion, por kundrazi do t'i thoja qė t'i japin mė shumė forca, tė punojnė mė tepėr pėr tė siguruar tė ardhmen e tyre, tė kenė hapėsira, tė prezantohen qė njė ditė tė gjejnė kėnaqėsinė dhe satisfaksionin, pra tė realizojnė ėndėrrat e tyre.
I keni marrė kohė familjes suaj pėr t'ia dhuruar teatrit, apo keni qenė njė familjar i mirė?
Unė kam njė familje, tė cilėn e marr me vete si breshka, pra kudo qė shkoj ata kanė qenė gjithnjė pranė meje nė profesionin tim dhe kur kam qenė me xhirime shumė larg, si nė Vermosh e deri nė Jug tė Shqipėrisė. Familja ime ka pasur kėnaqėsinė qė tė jetojė me mua dhe me xhirimet e mia, kjo gjė nuk ka qenė fare e rėndė. Ne jemi vetėm tre, pra unė kam gruan dhe njė vajzė. Nuk ka qenė e vėshtirė pėr ta shpėrndarė shqetėsimin dhe gėzimin me familjen time.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi