Agron Hamo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Agron Hamo

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 5:47 pm

Agron Hamo
Agron Hamo: Do ta ndiejmė mungesėn e Manes nė skenė

Iva MUSARAJ

Parodia ėshtė njė zhanėr i komedisė dhe veēanėrisht siē shprehen dhe vetė parodistėt e Vlorės, tė cilėt janė tė vetmit qė e kanė bėrė kėtė rrymė humori tė njohur nė tė gjithė Shqipėrinė, “Parodia ėshtė humor, por qė kėndohet”. Nė ditėt e sotme, ajo ka korrur shumė sukses, gjithashtu dhe publiku artdashės shqiptar e ka mikpritur dhe duartrokitur. Ata janė grupi shqiptar mė i njohur i tė gjitha kohėrave, tė cilėt na kanė sjellė nė shtėpitė tona, sidomos nė ditėt e festave tradicionale siē ėshtė Viti i Ri, humorin dhe tė qeshurat me kėngėt e tyre. Kanė qenė katėr dhe quhen: Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo si dhe Muhamet Lika.Tė katėrt nė skenė sillnin emocione tė mėdha pėr publikun dhe si shpėrblim merrnin duartrokitjet dhe dashurinė e njerėzve, respektin dhe mirėnjohjen.Tani ka disa kohė qė ata nuk dalin mė nė skenė, kjo pėr mungesė fondesh, si dhe njė nga arsyet kryesore ishte largimi nga grupi i parodistit mė tė vjetėr nė moshė, Mane Lumani. Ai ėshtė larguar pėrfundimisht nga skena, pasi kishte probleme me shėndetin. Gjithsesi ai ka qenė dhe mbetet parodisti i katėrt dhe pse nė skenė ata janė vetėm tre. Agron Hamo, prononcohet pėr gazetėn “Sot”, ku tregon gjithēka pėr jetėn e tij artistike e mė gjerė.
Kush ėshtė Agron Hamo, njėri nga Parodistėt e Vlorės...
Agron Hamo ėshtė lindur nė 15 janar tė vitit 1950 nė qytetin e bukur bregdetar tė Vlorės edhe pse me origjinė ėshtė gjirokastrit. Ai vjen nga njė familje arsimdashėsish. Babai i tij ka qenė arsimtar ndėrsa nėna punojėse e thjeshtė. Ėshtė 55 vjeē dhe ka njė aktivitet tė pasur artistik. Ėshtė i martuar dhe ka dy vajza, 25 dhe 20 vjeē. Karrierėn e tij artistike e ka filluar rreth vitit 1966 si amator nė uzinėn e sodės kaustike. Thotė se fati deshi qė tė katėrt u mblodhėn pėr tė vazhduar jetėn e tyre artistike pranė Teatrit tė Varietesė “Petro Marko” nė Vlorė. Nė atė vit, mblidheshin paroditė, skeēet mė tė bukura, trupat mė tė mirė, aktorėt mė tė zotė dhe inkuadroheshin tek trupa profesioniste. Nė vitin 1996 ai ka shkelur pėr herė tė parė nė skenė si profesionist ose siē quheshin nė atė kohė, si probist, pasi nė atė kohė ishte akoma nė provė, sapo mbaroi nga amatorja. Nė estradėn e Vlorės ai ka korrur shumė sukses dhe sidomos nė zhanrin e parodisė. Ai ka marrė titullin “Naim Frashėri i Artė” duke qenė se ka ngritur nė piedestal vlerat e humorit shqiptar.
- Si u ndjetė kur u ngjitėt pėr herė tė parė nė skenė si profesionist?
Kur hyra pėr herė tė parė nė Estradėn profesioniste, kishte aktorė kolozė tė humorit shqiptar si: Leka Kruta me shokė. Pra me fjalė tė tjera ka pasur aktorė, tė cilėt e kanė lėvruar parodinė nė mėnyrė tė paimagjinueshme. Dhe unė do tė thoja qė ata ishin shkolla ime e parė. Kjo bėri qė dhe unė tė apasionohesha kaq shumė pas zhanrit tė parodisė. Gjithashtu mė jepej dhe shumė pėr tė kėnduar. Madje mė thonin qė pse nuk bėhesh kėngėtar, por mua mė pėlqente mė tepėr humori dhe mbi tė gjitha parodia.
- E keni provuar ndonjėherė veten si kėngėtar?
Jo, nuk e kam provuar asnjėherė veten nė kėtė zhanėr tjetėr tė artit. Them se nė ato vite mund tė kisha korrur sukses dhe nė kėngė dhe tė ecja pėrpara nė kėtė art, por qė nuk kam pasur dėshirė isha mė shumė i apasionuar dhe i dhėnė pas parodisė.
- Cila ka qenė parodia juaj e parė qė ju keni interpretuar?
Pėr herė tė parė kam kėnduar nė uzinėn e sodės kaustike. Isha duke parė dy djem, tė cilėt regjisori i njohur Pirro Sama i kishte marrė pėr tė interpretuar njė material. Njėri nga djemtė nuk mbante dot ritmin dhe unė nga jashtė dritares i dėgjoj dhe i them atij djalit: “Po bėje kėshtu...” dhe po e mėsoja. Regjisori mė dėgjon dhe mė thėrret tė hyj brenda. Dhe ky ishte momenti im i parė, ose si tė thuash, parodia e parė qė interpretova.
- Si u njohėt me pjesėn tjetėr tė grupit?
Me kalimin e viteve unė u takova me Afrim Agalliun, i cili u bė kolegu im dhe parodisti tjetėr. Po bėj njė biografi tė vogėl tė tė gjithė pjesėtarėve tė grupit. Tė jem i sinqertė, pėr ne parodistėt, po vinin ditė shumė tė bukura. Jemi dalluar nė tė gjithė takimet me Estradat Profesioniste, tė cilat nė ato vite bėheshin shumė dhe ishin shumė tė frekuentuara. Kishte shumė takime estradash dhe teatrosh dhe rreth viteve ‘83, ‘84 apo dhe ’85 hipin nė skenė si parodistė Mane Lumani me Muhamet Likėn dhe nė atė periudhė luanin skeēe. Mė pas aty nga vitet 1988 ne tė katėrt u bashkuam dhe formuam “katėrshen” e parodistėve tė Vlorės.
- Jeni ngjitur nė skenat e disa prej vendeve fqinje, ku keni interpretuar disa nga paroditė tuaja mė tė njohura, pėr emigrantėt qė punojnė dhe jetojnė jashtė vendit. Si jeni pritur?
Jemi pritur shumė mirė nga bashkatdhetarėt tanė jashtė kufijve. Gjithashtu jemi ndjerė shumė mirė mesh shqiptarėve, duartokitjeve tė tyre tė ngrohta dhe papushim. Kemi kėnduar sė bashku, kemi qeshur, jemi mallėngjyer me njėri-tjetrin. Pra me pak fjalė, kemi qenė si nė vendin tonė dhe i kemi mundėsuar apo dhuruar atyre diēka, ose pak ēaste nga Shqipėria.
- Ēfarė mendimi keni pėr tė rinjtė qė mbarojnė Akademinė e Arteve tė Bukura, veēanėrisht pėr ata qė mbarojnė pėr dramaturgji, aktrim, etj., tė cilėt, pasi nuk gjejnė punė, e gjejnė veten diku tjetėr edhe pse jashtė profesionit tė tyre?
Do tė thoja qė Ministria e Kulturės nuk duhet t’i prishė disa tradita tė bukura, tė cilat deri nė njė farė mase e bėn pėr dramėn ndėrsa pėr humorin nuk organizon diēka speciale tė veēantė dhe ndryshe. Kjo dhe pėr tė mos humbur traditat e humorit. Nė Shqipėri kanė ngelur shumė pak humoristė, psi pjesa mė e madhe ka ikur jashtė. Unė ēuditem si ka mundėsi qė favorizohet drama mė tepėr. Nė ditėt e sotme njerėzit dhe shoqėra shqiptare po pėrjeton momente jo tė mira, si dhe njerėzit janė mė tė stresuar, kėshtu qė humori ėshtė edhe relaks. Ėshtė medikamenti i shpirtit. Pra disa gjėra duhen kaluar dhe me tė qeshur. Njė shembull tipik shumė i mirė ėshtė emisioni i “Portokallisė”. Pavarėsisht se ēfarė ka brenda, unė shoh qė ai emision po i ndihmon aktorėt e rinj, tė ecin pėrpara. Dua tė shtoj dhe tė them qė Agron Llakaj ėshtė njė inisiator shumė i mirė pėr zbulimin e talenteve tė reja si dhe njė humorist i zoti. Ndėrsa pėrsa i pėrket Institutit tė Lartė tė Arteve, jam shumė kritik dhe mė vjen keq qė nuk i favorizon.
- Meqenėse ju jeni artist, sa vlerėsohet artisti dhe arti nė Shqipėri?
Do ta them me shumė sinqeritet. Artistėt presin deri sa tė vijnė fushatat elektorale, ndonjė dasėm, pėr tė fituar diēka. Kjo ėshtė pėr tė artdhur keq, sepse kėto po i vuajnė pak a shumė tė gjithė artistėt dhe unė midis tyre.
- Kush ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė?
Organet kompetente, financat. Ministria e Kulturės duhet tė mendojė patjetėr pėr kėta artistė.
- Nėse nuk do tė ishit aktor, ēfarė do tė donit tė ishit bėrė?
Unė kam mbaruar shkollėn e mesme pėr Eonomik. Do tė doja tė kisha njė bazė ekonomike qė tė ngrija njė biznes tė kėndshėm, tė vogėl familjar.
- Mendon se Ministria e Kulturės mbėshtet mė tepėr “tregėtarėt” se sa artistėt e mirėfilltė?
Kjo ėshtė e padiskutueshme. Madje unė do ta vazhdoja mendimin qė Ministria e Kulturės mbėshtet nė mėnyrė tė padiskutueshme spektakle si: Miss-et. Tė bėhen nė vit katėr spektakle tė tilla dhe tė mos favorizosh artin e mirėfilltė, traditat dhe vlerat shqiptare, ėshtė pėr tė ardhur keq. Do ishte mė bukr qė dhe Miss-et tė bėhen, sepse dhe ato kanė vlerat e tyre, por t’i kushtojnė dhe aq rėndėsi njė spektakli tė humorit. Tė organizojnė diēka tė bukur pėr pushuesit nė stinėn e verės duke qenė se Shqipėria ėshtė njė vend turistik, ajo do tė ishte diēka shumė e bukur dhe e veēantė, relaksuese dhe qė do tė mbahet mend. Shqipėria ka aktorė tė mrekullueshėm, le tė bashkohemi sė bashku dhe tė bėjmė diēka vėrtet tė bukur qė nga Velipoja e deri nė Sarandė.
- Ēfarė planesh keni ju si parodistė pėr kėtė sezon turistik, pėr pushuesit e shumtė?
Bashkia na ka piketuar pėr disa aktivitete tė bukura, tė cilat do tė bėhen enkas pėr pushuesit e shumtė. Tani po shohim mėnyrėn e organizimit se si duhet tė veprojmė. Pra do tė lėvizim nėpėr vendet ku ka mė shumė pushues. Nė kėtė kohė dhe moshė, me gjithė eksperiencat qė kemi pasur gjatė gjithė kėtyre viteve, ne jemi nė kulmin tonė artistik dhe nė kėtė kohė duhen kėnaqur pushuesit e shumtė.
- Ju jeni aktor profesionist i zhanrit tė parodisė. Meqenėse i pėrkisni fushės sė artit, e keni ndjekur festivalin e teatrove “Butrinti 2000” dhe ēfarė mendimi keni pėr tė?
Nuk e kam ndjekur sepse nuk kam marrė asnjė ftesė pėr tė qenė i pranishėm. Do tė mė pėlqente tė merrja njė ftesė ku tė ftohej e gjithė trupa e teatrit “Petro Marko”, pėr tė ndjekur njė spektakėl tė kėsaj pėrmase. Dhe unė apo artistėt e Vlorės do tė donim ta ndiqnim, por kėto janė disa gjėra tė vogla dhe aq banale, sa qė as nuk duhen menduar. Njė trupė teatrore, qė ka dhėnė kaq shumė pėr kultivimin e artit dhe tė kulturės shqiptare, tė mos ftohet nė njė spektakėl ku janė pjesėmarrės trupa teatrore nga shumė vende tė ndryshme.
- Artisti gjatė gjithė jetės sė tij bėn njė gjetje dhe mė pas ecėn pas saj. Ju si mendoni, po me aktorin a ndodh kjo?
Po flas pėr parodinė dhe nė veēanti ēfarė ndodh me ne tė katėrt, pėrveē Mane Lumanit, sepse ėshtė njė pikė tjetėr diskutimi. Unė, Afrimi, Meti dėgjojmė kaq shumė muzikė popullore dhe shohim tekstin duke menduar se cila melodi ėshtė pak abuzative, me njė tekst qė mua mė jep mundėsi ose mė krijon horizont dhe pika referimi qė unė tė bėj parodinė. Pra unė duhet tė kem njė bagazh shumė tė madh muzikor, njė repertor tė gjerė nė mėnyrė qė tė jem i aftė tė bėj parodinė, duke filluar qė nga muzika e huaj e deri tek ajo popullore. Pra ato kėngė qė shumica e tyre janė popullore dhe qė kthehen nė muzikėn hit tė muajit e tė javės. Kėshtu me tė dėgjuar njė muzikė tė tillė, unė ulem dhe shkruaj apo krijoj njė tekst me muzikėn e saj. Kėto kohėt e fundit ne tė tre kemi punuar pėr njė parodi vėrtet shumė tė suksesshme.
- Pėr njė periudhė tė gjatė “Parodistėt e Vlorės” i kanė humbur paksa syve tė publikut, nuk janė lanēuar shumė. Pse ndodhi kjo?
Bėhet njė numėr estrade dhe ai qė xhiron e ka tė drejtėn ekskluzive pėr ta transmetuar dhe i transmetojnė ato ku tė duan dhe marrin para, ndėrsa ne, tė cilėt jemi protagonistėt kryesorė tė humorit, nuk paguhemi fare. Kėto humore qė ne bėjmė dhe paguhemi, i shiten televizioneve lokale dhe ne as nuk na pyet njeri pėr kėto shetje, apo gjėra tė tjera. Pra transmetohen pa kufi. Kjo ėshtė ajo, qė ne duket sikur jemi larguar nga skena. Por qėllon qė paroditė qė bėjmė ne, tė cilat akoma nuk janė shfaqur nė televizion, t’i ketė marrė njė televizion lokal dhe kur ajo tė shfaqet, njerėzit tė thonė se e kanė parė kėtė parodi dhe se pėr ta, nuk ėshtė e re. Kjo ėshtė dhe arsyeja se pse artistėt nė Shqipėri kanė mbetur tė varfėr.
- A jeni edhe nė familje po i njėjti person qė jemi mėsuar tė shohim dhe nė skenė?
Jo nuk jam aspak i tillė. Unė bėj njė jetė krejtėsish normale. Vajzat i kam me shkollė nė Itali dhe unė jetoj nė shtėpi vetėm me bashkėshorten time. Kur mblidhemi me shoqėrinė bėjmė humor, shaka, tregojmė ndonjė gjė qė gratė tona nuk e dinė.
- Do ju shohim sėrish nė skenė tė katėrt si dikur?
Kam frikė se jo, do tė jemi vetėm tre, sepse kolegu ynė i dashur, Mane Lumani nuk do tė bashkohet sėrish me ne, pasi ka probleme shėndetėsore. Kėshtu qė ne do tė jemi tre.Pavarėsisht se Mania nuk do tė jetė nė skenė me ne, ai ėshtė njė nga katėr parodistėt e Vlorės. Dhe kuptohet qė mungesa e tij do tė ndihet shumė si tek ne, ashtu dhe tek publiku.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 57
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi