Bekim Fehmiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bekim Fehmiu

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 5:50 pm

Bekim Fehmiu
Bekim Fehmiu, Uliksi shqiptar

Bekim Fehmiu ėshtė njė nga aktorėt mė tė njohur me origjinė shqiptare. Ai ka lindur nė Sarajevė nė vitin 1936 nga prindėr shqiptarė. Por fama e tij do tė vinte nė vitin 1966 me filmin ''Unė kurrė nuk kam parė njė cigane tė lumtur''. Deri nė atė kohė ai kishte punuar me shumė shtėpi tė njohura filmi nė botė. Eshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės se ish-Jugosllavisė. Tashmė Bekim Fehmiu pėrmendet si njė personalitet qė ka bėrė historinė e kinematografisė sė Ballkanit, pa mohuar edhe kontributin e tij nė atė botėroren. Rolet e tij nė ''Prova speciale, Odiseja, Aventurieri, Rruga, Vitet e ngrohtė, Dezertori, Pėrgjithmonė Xhulia'' permenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenė ''Protesta, Eskadrionet e partizanėve dhe Tė kuq dhe tė zinj''. Fehmiu ėshtė parė pėrkrahė emrave tė njohur tė kinematografisė sė huaj si Xhon Hjustonin, Olivija de Hevilland, Ava Gardner, Robert Shou, Fernando Rej, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale, Kendis Bergen etj.
Karriera nga skenat e Prishtinės e deri nė Hollivud
I martuar me njė artiste serbe, ishte nga ata njerėz qė nuk e braktisi, nė asnje moment Beogradin dhe nuk iu tremb tė qėnit shqiptar. Shqiperinė e ka vizituar ne vitin 1973 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. I pyetur pėr dėshirėn e tij ai ka thėnė thjesht se ''Do tė doja tė njihja mė mirė shqipen''. Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanase ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. Ndoshta kjo ka qenė njė nga arsyet, qė i biri quhet Uliks. Nė vitin 1987, kur nė mėnyrė demostrative braktisi shfaqjen ''Madame Kolontine'' tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik ne Jugosllavi. Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund aktivitetit edhe nė ngjarjet artistike botėrore. Pak kohė mė parė nė Jugosllavi ėshtė botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, ''Shkėlqim dhe frikė'', nė tė cilin pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė duke pėrfshirė gjithēka deri nė vitin 1955, kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės.

Artisti
Bekim Fehmiu i takoi gjeneratės sė parė shqiptare tė Prizrenit qė filloi dhe pėrfundoi shkollėn fillore dhe tė mesme nė gjuhėn shqipe. Pasi kreu shkollėn e mesme regjistrohet nė dramėn shqiptare pėrkatėsisht nė Teatrin Popullor tė Kosovės qė edhe ishte i vetmi teatėr profesional i asaj kohe. Nė vitin 1956, regjistrohet nė Akademinė e Teatrit nė Beograd, nė klasėn e regjisorit tė njohur prof. Mate Millosheviē, ku paraprakisht kalon provimin pranues, por kushtėzohet qė sa mė shpejtė tė mėsojė gjuhėn serbo-kroate. Teatri i Prishtinės i jep atij njw bursw pėr studime nė Beograd , por meqė familja e tij ishte e dėnuar nga sistemi i asaj kohe, bėri qė Bekimit, vetėm pas dy muaj t'i ndėrpritet bursa. Falė ndihmės dhe pėrkrahjes qė i dha rektori i asaj kohe i Akadamisė sė Teatrit tė Beogradit, Bekimi vazhdon studimet. Nė vitin 1960, Bekimi regjistrohet si anėtar i rregullt i Teatrit dhe dramės jugosllave, por vetėm shtatė vite mė vonė ai tėrhiqet nga teatri nė shenjė proteste pėr trajtime dhe sjellje jo tė mira ndaj tij, kėshtu qė ai vazhdon karierėn e tij si artist i lirė, kurse deri nė kėtė kohė ai kishte interpretuar 40 role episodike dhe kryesorė.

Hollivudi
Pas suksesit qė arriti me filmin ''Mbledhėsit e puplave'' nė vitin 1967, nė regji tė A.Petroviē nė rolin e Beli Bora, fitoi dy ēmime nė festivalin e filmit nė Kanė nė Francė. Ky film u nominua pėr ēmimin Oscar nė vitin 1968. Kėshtu Bekim Fehmiut i hapen dyert e Hollivudit duke nisur kėshtu edhe karrierėn e tij ndėrkombėtare. Ai ishte ylli i parė i vendeve ballkanike dhe shteteve tė Evropės Lindore qė depėrtoi nė Hollivud. Arrin marrėveshje afatgjate me producentin e njohur italian Dino de Laurentis. Pastaj i ofrohen edhe shumė oferta tė tjera nga shtėpi e njohura filmike tė SHBA-sė dhe Evropės, derisa Bekimi kishte filluar xhirimet nė tė gjithe kontinentes e botės. Sot atė e kujtojnė nė rolin e Odiseut tė Homerit, ku si partnere kishte aktoren Irena Papas, arvanite nga Greqia me tė cilė gjatė pauzave tė xhirimeve bisedonin nė gjuhėn shqipe. Ai interpreton edhe nė filma tė tjerė me yjet mė tė njohur tė asaj kohe si: Xhon Hjuston, Ricard Kren, Cak Konors, Vudi Strond, Ava Gardner, Dik Bogart, Frederik Forest. Roli i profetit Jozef, ishte roli i fundit qė interpretoi pėr televizionin italian nė filmin ''Fėmija me emrin Jezus'', nė regji tė Franko Rosi. Sot Bekimi 69 vjeēar, jeton i tėrhequr sė bashku me gruan e tij, aktoren e njohur Branka Petric dhe gjithnjė nė kontakte me motrat dhe vėllezėrit e tij nė Prizren, Prishtinė e Beograd , kurse dy djemtė e tij Uliksi dhe Hedoni jetojnė nė SHBA.

Familja
Babai i Bekimit, Ibrahimi, ka lindur mė 1892 nė Gjakovė nė njė familje tregtarėsh dhe arsimdashės. Mbaroi medresenw nė Shkup, klasa e mėsuesisė. Biografia e Ibrahimit, mund tė tregohet edhe nėpėrmjet emrave tė fėmijėve tė tij, tė cilėt i pagėzoi ai vetė, duke u dhėnė tė gjithėve emra kuptimplotė shqip, pėr dallim tė emrave tė asaj kohe qė zakonisht ishin arab ose turk. Vajzėn mė tė madhe e pagėzoi me emrin Besa, pastaj vajzėn tjetėr e pagėzoi me emrin Shpresa; Bashkim ėshtė emri i djalit tė parė, djali i dytė u quajt Arsim, i treti Fatmir pėr tė mbėrritur mė pas te Bekimi e vajza e vogėl Luljeta. Emri tij do tė jetė pėrkrah atij tė Bajram Currit apo Fan Nolit. Nė vitin 1939 pas pushtimit tė Shqipėrisė, familja e Fehmiut vendoset nė Shkodėr, kurse Ibrahimi fillon punėn si drejtor i shkollave fillore nė Shkodėr.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi