Laert Vasili

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Laert Vasili

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 6:02 pm

Laert Vasili
Aktori shqiptar qe interpreton ne skenat greke

Lindur ne Delvine ne 1974-03-07

Arsimi: Pas disa pervojave si amator, me 1993,Vasili hyri ne Akademine e Arteve ne Tirane, ku filloi studimet per aktor, te cilat i nderpreu pas vitit te pare, per shkak te transferimit te familjes ne Athine. Atje Vasili nuk humbi kohe per t’iu kushtuar pasionit te tij dhe po ate vit regjistrohet ne Shkollen e Larte te Artit Dramatik te Teatrit Kombetar, nga e cila, me 1997, u diplomua aktor.

Laert Vasili - Veprimtaria:

Karriera profesionale e Vasilit ne teater fillon qysh ne kohen e studimeve. Ai zgjidhet nga regjisori i shquar grek Teo Terzopoulos per rolin e Lajmesit tek "Antigona" e Sofokliut. Ky ishte nje bashkeprodhim i Teatrit Attis te Athines me Teatro Olimpico te Milanos, per Festivalin e Epidavrosit dhe qe me pas u shfaq ne turne ne Kore, Kine, Japoni. Bashkepunimi me Terzopoulos vazhdon edhe me rolet e Hefestit dhe Hermesit tek "Prometeu" i Eskilit, Herkulit tek "Herkuli" i Heiner Mueller dhe Pol Akermanit tek "Paraja" e Brehtit.

Me 1996, Vasili u zgjodh nga regjisori me fame boterore Bob Wilson per rolin e Poetit Homerik tek "Persefoni", ne Teatrin Onyx te Nantes, France. Nderkohe nuk munguan angazhimet me regjisore te tjere greke ne role kryesore si Oresti tek "Elektra" e Sofokliut, Vacanosit tek "Renia e perdes" e Andreas Staikosit, Pit Marili tek "Fausti ka vdekur" i Mark Ravenhillit, Llambrosi tek "Aggela" e Petros Sevastikoglout (shfaqja me e mire e huaj e vitit 2002 ne Kanada), Viktorit tek "Some Explicit Polaroids" te Mark Ravenhillit dhe Ouenit tek "Translations" i Brian Friel, te cilat e kualifikuan si kantidat per Kryqin e Arte, cmimi me i madh ne Greqi per aktoret e rinj.

Me 2003, Vasili provoi per here te pare regjine e teatrit. Ai perktheu dhe vuri ne skene me dy aktore shqiptare dramen "Emigrantet" te polakut Slavomir Mrozhek, ne Teatrin Neos Cosmos. Kjo ishte hera e pare qe ne nje teater te Athines luhej shqip dhe e para here ne historine e teatrit grek qe e njejta pjese luhej me te njejtet aktore ne dy gjuhe, qe alternoheshin cdo mbremje: shqip dhe greqisht.

Sic ndodh rendom me aktoret, pavaresisht sukseseve ne teater, Vasili eshte bere me i njohur permes filmave per kinema dhe TV. Ne me pak se dhjete vjet, ai ka interpretuar ne 13 filma. Ende student xhiron tre filma TV "Pranvera e embel" (roli i Judas) per rrjetin ET1, "Jetimet" (Kapoja) ET1 dhe "Kater shenjtoret" (Punetori) TV Mega. Pervoja e fituar gjate studimeve dhe roleve te luajtura ne teater e TV e bejne te kerkuar nga regjisoret e kinemase. E fillon me rolin e Omerit tek "Mirupafshim", me regjisore Korras e Voupouras, me 1997. Po ate vit filmi fiton Kupen e Festivalit te Selanikut. Vazhdon me "Ditar shqiptaro-grek" te L. Danikas, "Nata e fundit" te P. Panayotopoulos, "Anna's Summer" te holandezes Jeanine Meerapfel, "Dita e neserme" te D. Masklavanou, "Aktoret" te P. Portokalakis. Nderkohe, Vasili ka luajtur edhe ne filmat TV "Hijet e luftes" TV Mega, "Dashuria erdhi nga larg" TV Antena dhe "Shtepi qendrese" TV Alpha. Filmi i fundit, xhirimet e te cilit mbaruan ne vere 2004, eshte "Pengu", me regjisor C. Yannaris, ku Vasili intepreton rolin e nje oficeri te ushtrise shqiptare.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi