Bep Shiroka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bep Shiroka

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 6:05 pm

Bep Shiroka
Gjysmė shekulli art/Nga roli i parė te drama "Nora e Kelmendit" deri tek "Ishulli i Shitenit"

Shiroka: Unė fanatiku i “Ēiftit tė lumtur”

Flet aktori shkodran: Tani qė jam nė pension dua t'i pėrkushtohem pasionit pėr pikturėn

Aktori i njohur i kinematografisė dhe teatrit shkodran, Bep Shiroka, i njohur pėr rolin tipik tė "fanatikut" tek filmi "Ēifti i lumtur", sot ka mbi supe peshėn e 70 viteve, megjithatė ėshtė shumė vital, energjik dhe me njė humor karakteristik tė qytetit tė tij tė lindjes. Nuk i ka mė flokėt e zinj dhe fytyrėn e lėmuar tė viteve mė parė, por sytė e tij kanė tė njėjtėn shprehje. Ka marrė ndėr vite dashamirėsinė e njerėzve, motiv qė e bėn tė ndjehet mirė kudo qė shkon, edhe aty ku pi kafen e mėngjesit.Tė flasė pėr veten e ka paksa tė vėshtirė, pasi janė rolet ato qė flasin pėr punėn e tij.

Si lindi tek ju dėshira pėr t'u bėrė aktor?
Rruga e artit skenik ka qenė njė zgjedhje e rastėsishme. Im atė ka qenė Kolė Shiroka dhe njihej si njė ndėr organizatorėt e karnavaleve tė famshme tė Shkodrės, ndėrsa nėna e ka pasur nė natyrė humorin. E ardhur nga familja e famshme e Daiajve, nėna mė la si trashėgim shumė nga natyra e saj.

Kur nisėt tė luanit nė skenė dhe cili ka qenė roli juaj i parė?
Kam hyrė nė skenė nga fillimi vitit 1960 nė Teatrin "Migjeni" nė Shkodėr. Njė nga regjisorėt e atėhershėm tė teatrit "Migjeni", Tefik Duka, ka qenė personi i parė qė mė ka bėrė ftesėn. Nė Teatrin "Migjeni" kam hyrė nė njė kohė me Rrok Dajēin dhe me Paulin Prekėn. Roli im i parė ka qenė nė dramėn "Nora e Kelmendit". Menjėherė pas kėsaj kam pasur rolin e dytė, qė ka qenė rol kryesor, atė tė Viktorit nė dramėn "Histori Iskutare", e cila ishte edhe tema ime e diplomės.

Si e kujtoni rolin tuaj tek filmi "Ēifti i lumtur"?
Kam pasur emocione tė mėdha nė xhirimet e "Ēiftit tė lumtur". Kam luajtur krahas aktorėve tė mėdhenj si Nikolin Xhoja, Tinka Kurti, Paulin Preka, Vitore Nino, Justina Aliaj. Roli nuk ka qenė i panjohur, pasi ishte vėnė mė parė nė skenėn e teatrit "Migjeni". Kur mė dhanė rolin, si zakonisht ngurova. Ishte diēka e re, pasi nuk kisha shumė kohė nė teatėr, por mė pas punova shumė. E kam studiuar me hollėsi kėtė rol. Nė fakt "fanatiku" nuk ishte larg mentalitetit tė shkodranit, pavarėsisht vėshtrimit grotesk tė tij. Xhirimet kanė qenė jo tė lehta, aq mė pak pėr kushtet nė tė cilat zhvilloheshin. Mė ėshtė dashur tė mbaj gjithnjė tė njėjtin qėndrim nė fytyrė, pa harruar asnjėherė tė mbajė qafėn mėnjanė, pėr t'iu pėrshtatur rolit.

Si e gjykoni situatėn nė tė cilėn ndodhet sot teatri shqiptar?
Pėr vetė profesionin qė kam pasur, pėr pėrkushtimin qė i kam dhėnė, mbetet gjithēka pėr mua. Mė dhemb jashtėzakonisht shumė situata ku ndodhet teatri. Janė disa faktorė qė e kanė ēuar teatrin nė kėtė gjendje. Nė radhė tė parė, kushtet financiare ku njė aktor merr 160 deri nė 170 mijė lekė tė vjetra nė muaj.

A keni provuar ndonjėherė tė luanit role jashtė tabuve?
Natyrisht, por vonė. Filluam me regjisorin Albert Kumbaro dhe vumė nė skenė "Frankun e V", qė ėshtė njė Makbeth i ditėve tona. Ka qenė njė ndėr premierat mė tė arrira, por fatkeqėsisht nė vendin dhe kohėn e gabuar. Premiera ėshtė dhėnė nė vitin 1991, kur ishte ende e nxehtė atmosfera e djegieve tė dhjetorit, tė vrasjeve tė 2 prillit, tė djegies sė Komitetit tė Partisė.

A do tė pranonit tė riluanit nė skenė, a nė ndonjė film?
Jo. Kam pasur mjaft oferta nė Shkodėr dhe nė Tiranė, por nuk dua tė riluaj mė. Ndėr interpretimet e fundit ka qenė "Ishulli i Shitenit", njė dramė e Albri Brahushės, qė pati mjaft sukses. Dua tė jem pensionist dhe tė kem kohė pėr pasionin tim, pikturėn.

Nga aktrimi, tek pasioni pėr pikturėn
Pas 43 vitesh nė skenė dhe nė film, Bep Shiroka i ėshtė rikthyer pasionit tė dikurshėm pikturės. Shumė pak vetė i njohin meritat e tij si skenograf e aq mė tepėr si piktor. Nė shtėpinė e tij, nė njė apartament nė afėrsi tė gjimnazit jezuit nė Shkodėr, varen nė mure disa dhjetėra piktura qė mbajnė firmėn e tij. Sot ai ėshtė 70 vjeē dhe jeton nė pension. "Kam qenė piktor dhe fotograf para se tė isha artist i skenės, ndėrsa nuk i jam ndarė figuracionit", tregon ai. "Kam pasur sukses dhe nė skenografi. Mbase po tė mos isha aktor, mund tė kisha qenė piktor ose fotograf", thotė Bep Shiroka. Karriera e tij e gjatė si artist numėron mbi 150 role nė premiera nga mė tė ndryshmet nė Teatrin "Migjeni" nė Shkodėr, mbi 30 filma, ndėrsa numėron mė shumė se 30 skenografi dhe dekore nė premiera tė ndryshme. "Ēifti i lumtur" nė skenėn e teatrit "Migjeni", lidhet ngushtė me emrin e Bep Shirokės, pasi spikat jo vetėm nė rolin e tij, por edhe nė ideimin e skenografisė.

Emocioni nė rolet e vogla
Si me tė qeshur Bep Shiroka thotė se ēuditėrisht njerėzit janė mėsuar ta shohin vetėm nė rolin e aktorit tė humorit, por ai ka pasur tė preferuar dramėn. "Mbase ėshtė mė e shpejtė e qeshura dhe mbahet mend mė shumė nga njerėzit. Megjithatė kam pasur sukses nė tė dy gjinitė", thotė Bepi. Bep Shiroka kujton me nostalgji pritjen qė i ėshtė bėrė nė vitet '80 nė Kosovė. "Kanė qenė tė gjitha sallat e mbushura plot e pėrplot", thotė Bepi. "Lulet e dhuruara nga kosovarėt ishin gjithēka pėr ne aktorėt e Shkodrės", shprehet ai. Tė njėjtin sukses, thotė ai, kemi pasur edhe nė dramėn "Dasmė me flamur" tė interpretuar pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Ndonėse ka qenė ndėr aktorėt e preferuar dhe tė zgjedhur tė regjisorėve, ai ka pasur edhe disa role tė vogla tė arritura mjaft mirė. Bep Shiroka thotė se kujton si ndėr mė tė veēantėt njė rol nė dramėn "Hetimi". "Ka qenė njė interpretim vetėm 7 minuta. Aty kam pėrjetuar emocione tė forta nė tė gjitha shfaqjet e kėsaj drame. Ishte njė monolog shumė i dhimbshėm. Nė shtatė minuta shfaqej i gjithė holokausti, vuajtjet e njerėzimit gjatė Luftės tė Dytė Botėrore nė kampet e pėrqendrimit tė nazizmit, qė nga krijimet e deri nė krematorėt masive", thotė Bepi.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi