James Belushi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

James Belushi

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 6:09 pm

James Belushi
James Belushi ka lindur ne 15 Qershor 1954 ne Chicago. Jimi eshte lindur nga prinder shqiptar; i jati, Adem, emigroi ne USA kur ishte 16 vjec, ndersa e jema, Anjeza, ka lindur ne USA nga prinder shqiptar. Nje nga mesuesit e tij ne shkollen e mesme i beri pershtypje aftesia e Jim per te improvizuar ne prezantimet e ndryshme qe beheshin ne klase. Ai e bindi Jimin qe te merrte pjese ne grupin e teatrit te shkolles. Sot, nese dikush e pyet Jimin se si vendosi te futej ne rrugen e artit, ai duke qeshur thote: "Per shkak te vajzave. Ne grupin e teatrit te shkolles ishin 20 vajza dhe vetem 6 djem. Dhe e njejta gje ishte edhe per korin e shkolles....me shume vajza!"

Pasi mbaroi studimet ne Southern Illinois University ai mori diplomen per aktor dhe u vendos ne Chicago. Ne 1979, producentin dhe shkrimtarin Garry Marshal e terhoqi loja e Jim ne shfaqje dhe organizoi vajtjen e tij ne Hollywood ku edhe luajti ne serialin "Who's Watching the Kids" e financuar nga Studio Paramount, dhe me pas per nje rol tjeter ne shfaqjen televizive "Working Stiffs" (se bashku me Michael Keaton). Nga viti 1983, per 2 vjet rresht, ai beri pjese ne stafin e shfaqjes "Saturday Night Live".

Jim terhoqi vemendjen e publikut te gjere me rolin e ti ne filmin "About Last Night" ne krah te aktoreve Rob Lowe dhe Demi Moore. Ai me pas ka luajtur shume role te tjere duke portretizuar karaktere te ndryshme si ne "Homer and Eddie" , "The Principal", "Takin' Care of Business" , "Gang Related","Red Heat", "K-9". Ne 2000 Belushi luajti tek "Return to Me" dhe "Who Killed Atlanta's Children?". Popullariteti i tij ka ardhur duke u rritur, ashtu sic ka qene e dhe lista e filmave dhe e shfaqjeve ku ai ka marr pjese.

Jim Belushi se bashku me familjen e tij (gruan - Jennifer; dy djemte Robert, Jared dhe nje vajze - Jamison) jeton ne Los Angeles. Nje hob i tij eshte edhe muzika. Ai merr pjese ne banden "Sacred Hearts". Ne kujtim te vellait te tij, aktorit te njohur John Belushi, ai ka ndihmuar dhe merr pjese ne drejtimin e fondacionit John Belushi, qe ofron bursa per student qe duan te vazhdojne ne fushen e artit.

Per here te pare James Belushi e vizitoi Shqiperine ne vitin 1995.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: James Belushi

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 6:10 pm

Flet regjisori Ibrahim Muēaj

“Si e prita Xhejms Belushin para 10 vjetėsh”

Blerina Goce

Para plot dhjetė vjetėsh ai shkeli pėr herė tė parė nė vendin e origjinės sė tij. Shumė prej nesh, deri pak vite mė parė nuk e dinim se aktori Xhejms Belushi ėshtė shqiptar, por vizita e tij nė Shqipėri, si dhe fjalėt "jam shqiptar" duket se na bindėn, madje na bėnė edhe tė ndiheshim krenarė pėr kėtė. "E pritėm siē mund tė pritet njė aktor qė ka njė famė, ka njė emėr. Ai ishte njė takim midis miqsh, mes aktorėsh dhe nė pėrgjithėsi aktorėt nuk janė aq tė vėshtirė sa duken", thotė njė nga personat qė ka pritur nė Tiranė aktorin Xhejms Belushi, regjisori Ibrahim Muēaj, nė njė intervistė pėr "Tirana Observer". "Ai nuk dinte asgjė pėr Shqipėrinė. Por kishte njė mall dhe dėshirė tė vizitonte fshatin e prindėrve tė tij, si dhe tė mėsonte pėr Shqipėrinė", tregon Muēaj, teksa rrėfen pėr takimin me Belushin.
Ēfarė mund tė na thoni pėr ardhjen e Xhejms Belushit nė Shqipėri para dhjetė vjetėve dhe ēfarė kujtoni nga takimi i parė me tė?
Kur erdhi Xhejms Belushi ne u caktuam tre veta qė ta prisnim dhe e pritėm nė aeroportin e Rinasit. E pritėm siē mund tė pritet njė aktor qė ka njė famė, ka njė emėr. U organizuan disa takime nė Kinostudio. Gjithė punonjėsit, kineastėt nė pėrgjithėsi prisnin ta takonin, ta njihnin e t'i merrnin njė autograf. Ai ishte njė takim midis miqsh, mes aktorėsh dhe nė pėrgjithėsi aktorėt nuk janė aq tė vėshtirė sa duken. Janė njerėzorė, pa komplekse me njėri-tjetrin. Nė pėrgjithėsi bisedat dhe takimet me tė ishin fare tė natyrshme.
Cila ishte arsyeja e ardhjes sė Xhejms Belushit nė Shqipėri dhe sa e njihte ai Shqipėrinė?
Ai kishte njė kuriozitet dhe njė dėshirė pėr tė parė vendin e tij, tė shkonte nė fshatin e vet, nė Arrėz tė Korēės, ku e shoqėroi aktori i njohur, Timo Flloko. Kėtu nė Tiranė, pėrveē takimeve, organizuam dhe njė drekė. Duhet kuptuar njė gjė: ai nuk dinte asgjė pėr Shqipėrinė dhe ky nuk ishte faji i tij. Ne vendet e vogla nė pėrgjithėsi kemi mė tepėr interesa pėr tė parė, pėr tė vizituar. Me sa e kuptova unė ai erdhi nė Shqipėri me mendimin qė tė bėnte diēka ballkanike. Dhe njė nga shembujt qė ai e pėrmendte shpesh ishte njė film qė kishte parė dikur. Ai tregonte pėr njė personazh tė njė filmi, qė ishte nga Italia e Jugut, por qė ishte bėrė njeri i dėgjuar nė Amerikė. Shkon tė bėjė pushimet bashkė me gruan nė vendlindjen e tij dhe kur shkon atje dikush dashurohet, ka njė dert me gruan e tij dhe ai e vret, edhe pse kishte jetuar nė Amerikė. Pra, atij prapė i lind diēka qė lidhet me psikologjinė e vendit tė tij, instinkti i hakmarrjes. Ishte njė shembull qė ai e thoshte pėr tė treguar psikologjinė e veēantė tė ēdo populli. Pra, ideja e tij ishte tė bėnte diēka tė veēantė dhe kjo ėshtė nė pėrgjithėsi dėshirė e artistėve tė vėrtetė, sepse ēdo popull ka veēantitė e veta, biografinė dhe historinė e tij.
Dinte tė fliste shqip Belushi?
Kishte mėsuar disa fjalė nė shqip e madje edhe nė kronikat televizive tė atyre ditėve ai thoshte gjithmonė: "Jam shqiptar".
Ai na fliste pėr gjyshen e tij, e cila i kishte mėsuar disa fjalė shqip nė Amerikė, ashtu siē ndodh me tė gjithė njerėzit nė botė qė pėrpiqen tė mos harrojnė gjuhėn dhe origjinėn e tyre.
Ju keni biseduar nė atė kohė edhe pėr njė film qė do tė bėnit mbi jetėn e Xhejms Belushit. Pse nuk u bė ai film dhe a do tė realizohet nė tė ardhmen?
Ishte njė subjekt qė unė i tregova dhe natyrisht as ai dhe as unė nuk arritėm tė lidheshim. Ishin ngjarjet e '97-ės dhe nuk patėm mė vullnetin pėr ta ndjekur mė kėtė gjė. Ne e harruam dhe ai natyrisht e harroi kėtė gjė.

Kur Belushėt ikėn nga Arrėza e Korēės

I lindur nė Nju Jork nga prindėr korēarė, Xhejms Belushi ėshtė pėrfaqėsues i fėmijėve tė brezit tė vjetėr, shumica e tė cilėve e kanė Shqipėrinė mė shumė njė amanet familjar se sa njė shqetėsim real. Aktor i njohur nė botė, vėllai i njė aktori tjetėr po kaq tė njohur, Xhon Belushi, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Mė 8 qershor 1995 ai erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe po atė vit, gjatė njė vizite zyrtare nė SHBA takoi presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, ka qenė deri nė fund aktiv nė komunitetin shqiptar.

PASAPORTA

Emri: Xhejms
Mbiemri: Belushi
Ditėlindja: 15 qershor 1954
Vendlindja: Ēikago
Vendi i origjinės: Shqipėri
Fėmija i tretė i katėr fėmijėve, ai u rrit nė Wheaton, Illinois. Ishte njė mėsues ai qė vėrejti tek Xhimi aftėsitė improvizuese dhe mė pas u bė pjesė e klubit tė dramės nė shkollė. Nė 1979-ėn Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar pėr "Second City" dhe bėri tė mundur qė Belushi tė shkojė nė Hollivud dhe tė interpretojė nė filmin "Who's watching the kids" (1978) pėr "Paramount", dhe mė pas disa role televizive. Nė 1983-shin, ai iu bashkua kastit tė aktorėve tė "Saturday Night Live" (1975) pėr 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual nė Ēikago", nė teatrin "Apollo" tė Ēikagos; 1981 "Piratėt e Penzance"; 1984: "Perėndimi i vėrtetė", 1986: Bashkautor dhe aktor nė komedinė e tij tė parė televizive "Xhim Belushi-ditėlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual nė Ēikago" baza e filmit tė ardhshėm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet nė Broaduej me dramėn "Bashkėbisedim me babain tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton nė Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer dhe vajzėn e saj, Jamison dhe me tė birin Robert, qė e ka nga martesa e tij e parė.

Filmi shqiptar dhe e veēanta qė kėrkonte Belushi

Edhe sot e kėsaj dite regjisori Muēaj e kujton me dashamirėsi Xhejms Belushin, teksa sjell ndėrmend mėnyrėn e ngrohtė dhe tė thjeshtė se si aktori komunikonte me tė gjithė. "Krijohet njė imazh, njė glorifikim. Me tė vėrtetė ke emocione kur takon njė aktor si Xhejms Belushi, por ai t'i hiqte me dorė ato emocione kur bisedoje dhe komunikoje me tė, madje e ndieje veten tė barabartė me tė, shumė rehat, shumė mirė. Kishte njė dėshirė shumė tė madhe pėr tė udhėtuar dhe pėr tė mėsuar pėr Shqipėrinė. Kuptohet qė puna dhe intensiteti i madh i saj nuk e kishin lejuar qė tė kishte njė informacion tė plotė, por ai kishte njė lloj dėshire pėr tė njohur dhe si tė thuash edhe njė lloj malli, qė vinte mbase edhe nga gjenet e tij shqiptare", thotė regjisori Muēaj. "Dėshironte tė takonte shumė njerėz dhe atė ditė kur ai erdhi nė Kinostudio, si tė thuash krijoi njė atmosferė festive. Ai vetė e krijoi kėtė atmosferė, sepse kishte ndjesinė e njė njeriu qė ėshtė nė vendin e tij, nė origjinėn e tij, mes njerėzve tė tij". Edhe pse aktori Belushi dinte pak, pėr tė mos thėnė aspak pėr kinemanė shqiptare dhe atė ballkanike, dėshira pėr tė sjellė diēka tė veēantė dhe pėr tė mėsuar nuk mungonte. "Nuk jemi qendėr e botės, ndaj ai nuk kishte ndonjė informacion pėr Shqipėrinė, sidomos pėr kinemanė shqiptare dhe kjo ishte e natyrshme. Ndaj, nė mėnyrė fare tė sinqertė u interesua tė dinte: kush ishim, ēfarė kishim bėrė, ēfarė po bėnim”.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi