Melpomeni Ēobani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Melpomeni Ēobani

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 4:12 pm

Melpomeni Ēobani
Flet aktorja e njohur e humorit, Melpomeni Ēobani


“Ofertat s’mė kanė munguar dhe do tė luaj”

Blerina Goce

Eshtė 78 vjeē, por ka po atė energji si dikur. Nuk harron qė pėrditė bashkė me kafen e mėngjesit tė dalė edhe nė kodrat e liqenit, si atėherė kur vraponte dhe ishte sportiste. Melpomeni Ēobani, aktorja e njohur e estradės nuk ndihet e kushtėzuar nga vitet pėr tė interpretuar ashtu si dikur nė skenė apo nė film.
"E kam thėnė dhe mė parė qė unė mund tė luaj dhe interpretoj deri sa tė kem frymė", thotė aktorja Ēobani nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", duke shtuar se edhe ofertat pėr tė dalė nė skenė apo pėr tė interpretuar nė ndonjė pjesė humoristike nuk kanė munguar.
Me ēfarė jeni marrė kėto vite dhe do t'ju pėlqente tė ngjiteshit pėrsėri nė skenė?
Kur erdhi mosha e pensionit dola nga teatri dhe kam vazhduar me recitale, deri nė 1996 kur kam dhėnė njė shfaqje me aktorėt e teatrit. Po nė kėtė vit kam marrė pjesė edhe nė njė recital me TVSH-nė, ku kam interpretuar pėrkrah Zef Dedės. Sigurisht do tė mė pėlqente tė interpretoja pėrsėri, se dėshirėn e kam shumė tė madhe. E kam thėnė dhe mė parė qė unė mund tė luaj dhe interpretoj deri sa tė kem frymė. Madje, nė 70-vjetorin tim Dionis Bubani ka thėnė shprehimisht nė njė intervistė: "Nuk vdes pa bėrė njė komedi me tre akte pėr Melpomeni Ēobanin, sepse kam qejf qė ajo tė ketė njė rol kryesor. Unė e mirėpres kėtė, thjesht tė bėj diēka tė bukur qė tė mbetet edhe kujtim. Edhe Skėnder Plasari ka shkruar tre pjesė nė tė cilat do tė kem njė rol edhe unė. Problemi ėshtė te financimi i kėtyre pjesėve, pasi vetė ne nuk mund t'i pėrballojmė financiarisht.
Ēfarė ju ka shtyrė t'i pėrkushtoheni aktrimit? Mund tė na thoni diēka pėr fillimet tuaja?
Unė para se tė futesha nė art kam qenė tipografe, punoja nė shtypshkronjė dhe edhe pse atje mė paguanin mirė e lashė punėn, e duke mos parė interesin personal tė familjes sime shkova nė teatėr. Kam filluar nė vitin 1948, nė moshėn 17-vjeēare. Mė kujtohet qė kur isha e vogėl vishesha vetėm me pantallona dhe mbaja flokė fare tė shkurtėr e tė gjithė mė thoshin: O shoku, o ēuno. E kam nė natyrė shkathtėsinė dhe ēdo gjė e bėj me shpejtėsi, me rrėmujllėk. Qė kur isha e vogėl kisha shumė humor dhe mblidheshim me shoqet, me fėmijėt e tjerė dhe tregonim barsoleta. Kur shkonim nė dasma shkoja e vishesha si mashkull, me kapele republike, me pardesy, vija dhe mustaqe tė zeza me qymyr vetėm e vetėm pėr tė shkaktuar ilaritet tek ata. Pastaj, kur isha nė shtypshkronjė filluan tė bėheshin festivale me klasėn punėtore. Kėshtu qė pėr herė tė parė kam interpretuar nė stabilimentin "Mihal Duri". Pastaj shkova nė grupin e qytetit tė Tiranės, ku mė mori Artan Reēi, piktor nė Teatrin Popullor qė kishte talent pėr drejtimin e kėtyre grupeve. Pjesa qė bėmė ne u pėlqye shumė nga Teatri Popullor. Atėherė regjisor nė teatėr ka qenė Pandi Stillu. Ishte ai qė mė vonė mė futi bashkė me Besim Levonjėn nė artin dramatik dhe nė grupin e humorit tė Radio Tiranės, nė "Ora gazmore". Ata mė morėn nė Teatrin Popullor pėr tė bėrė njė provė para njė komisioni, i cili mė pėlqeu dhe mė thanė se jemi dakord qė tė fillosh probiste aktore nė Teatrin Popullor. Pastaj pas njė viti u bėra aktore.
Sa i ndiqni dhe ēfarė mendoni pėr aktorėt e rinj tė humorit nė Shqipėri?
Unė i kam ndjekur aktorėt e rinj edhe nė Akademi dhe ka shumė elemente tė mirė. Nuk mė pėlqen qė aktorėt e rinj shpesh vėnė nė gojė fjalė nga mė banalet. Humori nuk priret nga banaliteti, qoftė nga ana e jashtme, qoftė nga ana e brendshme. Teksti duhet tė jetė sa mė serioz, qė ta sėmbosh tjetrin me sarkazėm. Ka tekste shumė tė mira, qė spektatorėt shpėrthejnė sė qeshuri pa pasur asnjė banalitet brenda, madje pa folur asnjė fjalė. Pra, nė artin tonė duhet pasur kujdes tė hiqen kėto banalitete. Humori nė kohėn tonė ka qenė shumė i bukur, shumė i ėmbėl, shumė i natyrshėm.
PASAPORTA

Emri: Melpomeni
Mbiemri: Ēobani
Ditėlindja: 6 qershor 1928
Vendlindja: Tiranė

Ka punuar fillimisht si tipografe, por mė vonė i pėrkushtohet teatrit. Pasi pėrfundon shkollėn dyvjeēare tė artit nė Teatrin Popullor i pėrkushtohet interpretimit skenik, fillimisht nė teatrin dramatik e pastaj nė komedi. Ėshtė njė ndėr themelueset e Teatrit tė Estradės mė 1952, si dhe njė ndėr themelueset e Teatrit tė Kukullave.
Role: Ka interpretuar mbi 2500 role nė teatėr, estradė, por edhe nė film. Ndėr kėto role mund tė pėrmendim: "Kopshti i jargavanėve", "Revisori", "Halili dhe Hajria", "Rrėnjėt e thella", "Kolltuku magjik", "Vajza nga fshati", "Napoloni dhe Amalia", "Ngatėrrestarja", roli i Hamide Hanėmit, roli i Nataljas, si dhe interpretime nė filmat "Kapedani", "Estrada nė fshat", "Tana", "Skėnderbeu" etj. Mė 1961 ėshtė dekoruar me titullin Artiste e Merituar, ndėrsa nė 1966 i jepet edhe titulli Artiste e Popullit. Ajo ėshtė nderuar edhe me medalje tė veēanta si Urdhri "Naim Frashėri" i Klasit tė Parė etj.

“Atėherė kur themeluam estradėn”

Pėr tetė vjet aktorja Ēobani qėndroi nė Teatrin Popullor, ku interpretoi disa role nė teatėr. Por shumė shpejt iu desh tė largohej nga skena e teatrit pėr tė themeluar bashkė me disa kolegė tė saj Teatrin e Estradės mė 1952. "Kur mė ēuan nė estradė unė nuk doja, nuk ishte kjo dėshira ime. Mė pėlqente shumė teatri. Megjithatė e mora me kėnaqėsi dhe interpretova shumė bukur, publiku mė pėlqeu. Atėherė njerėzit e preferonin shumė estradėn", kujton Melpomeni Ēobani, teksa shton se po nė kėtė kohė ėshtė marrė edhe me Teatrin e Kukullave. "Pėrveē roleve nė skenė ku kam interpretuar si role qė nga pleqtė 70 vjeē deri te njė personazh nė moshė re, mė pėlqente tė interpretoja edhe pėr brezin e vogėl. Kėshtu me ato zėrat tanė qė i bėnim herė si dhelpėr, herė si fėmijė, herė si mace, herė si qen kemi interpretuar edhe nė Teatrin e Kukullave. Kemi qenė po ne qė themeluam estradėn ata qė ngritėm edhe Teatrin e Kukullave", pėrfundon aktorja 78-vjeēare.

Ēobani: Komedia ėshtė mė e vėshtirė sesa drama

Pėr tė nuk ka rol tė madh apo rol tė vogėl, por aktor tė madh dhe aktor tė vogėl. "Pėr mua rolet kanė qenė tė gjitha njėsoj. Ėshtė njėsoj si dora me pesė gishtat, qė kur i vret tė gjithė njėsoj tė dhembin", thotė aktorja Ēobani, teksa sjell ndėrmend jetėn e saj nė skenėn e teatrit dhe tė estradės. "Gjatė gjithė kėtyre viteve pėr mua ka qenė njė ngjeshje e madhe e lojės, sepse loja e aktorėve tė estradės ėshtė shumė mė e vėshtirė sesa loja e teatrit", vazhdon Ēobani, duke shtuar se nėse nė teatėr loja pėr njė aktor ka njė fillim dhe njė mbarim, nė komedi tė duhet tė interpretosh 5-6 role nė natė. "Do tė bėhesh konferencier, do tė kėrcesh si balerin, mund tė kėndosh kuplete, mundesh tė bėsh pantonima.”

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 53
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi