Flet Aristidh Prosi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Flet Aristidh Prosi

Mesazh  Nimfa prej Wed Nov 05, 2008 6:24 pm

Flet Aristidh Prosi

“Ju rrėfej Sandėr Prosin nė jetė dhe nė film”

Blerina Goce - TO 8 prill 2005

Sandėr Prosi ka jetuar vetėm pėrmes aktrimit. Edhe kur ka qenė i gjallė. Edhe me gruan e fėmijėt...
Aristidh Prosi, djali i aktorit tė njohur shqiptar, nuk mund ta kujtojė ndryshe tė atin, veēse tė lidhur me rolin. Duke pėrshkruar pėr herė tė parė jetėn e tė atit, Aristidhi nuk nguron ta shohė edhe veten "brenda fatit tė shkruar pėr tė qenė me violonēelin". I ati i binte violinės pėrpara se tė mbetej nė mbretėrinė e roleve. Nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", nė 20-vjetorin e vdekjes sė tė atit, Aristidhi, ka pranuar tė rrėfejė pėr herė tė parė kujtimet e tij pėr babanė. Jeta nga violina tek aktrimi. Diskutimet pėr rolet dhe stresi qė e ēoi drejt depresionit. "Por nuk dua ta kujtoj kurrė momentin qė ka vdekur", thotė Aristidhi.
Ēfarė do tė thoshit pėr Sandrin, artist dhe si lindi pasioni i tij pėr aktrimin?
Sandėr Prosi ka qenė violinist. Ka studiuar pėr violinė dhe ishte shumė i apasionuar pas muzikės. Qė i vogėl mblidhte negativėt e filmave, me aktorėt mė nė zė tė kohės dhe ishte koleksionist i tyre. Ka kėnduar nė korin e Filarmonisė sė Shtetit tė krijuar nė atė kohė, mė 1946. Ai i binte mirė violinės, fizarmonikės, kitarės, por violinėn e kishte pasion, ashtu si e kishte edhe filmin.
Pse braktisi mė pas violinėn dhe si ndodhi qė u bė aktor?
Babai ka hyrė nė teatėr nė vitin 1948. Violina nė atė kohė nuk ishte profesion, madje nuk kishte as njė shkollė tė lartė pėr violinė. Por edhe pasionin pėr aktrimin dhe filmin e kishte tė rrėnjosur qė kur ishte fėmijė i vogėl.
Ruani ndonjė gjė tė veēantė nė shtėpi nga Sandri, violinist?
Ai studioi nė shkollėn e mesme pėr violinė, nė vitet '35, nė kohėn e Zogut me profesor Ludovik Narraēi, qė kishte ardhur nga Vjena dhe kishte studiuar me violinistin e famshėm, Shevēikun. Nė atė kohė, Sandėr Prosi fitoi dy konkurse pėr violinė tė organizuara nga shkolla dhe si trofe mori dy violina, njėrėn prej tė cilave ne e ruajmė akoma edhe sot.
Por mė pas si vazhdoi "udha" e djaloshit Sandėr?
Ka studiuar dy vjet pėr Mjekėsi nė Vjenė, Austri, por u detyrua t'i lerė pėrgjysmė studimet, sepse iu ndėrpre bursa. Nė 11 janar 1946, ditėn kur Shqipėria u shpall Republikė, babai ka ardhur nė Shqipėri. Mė pas u fut nė teatėr.
Cilat kanė qenė rolet e para nė tė cilat ka interpretuar babai juaj?
Kur linda unė, nė 1957-ėn, ai ishte aktor dhe unė u rrita duke e parė tė luante. Por nga ato qė mė ka treguar babai, gjatė kohės qė ka qenė nė gjimnazin shtetėror (sot "Qemal Stafa"), babai ka marrė pjesė nė shumė shfaqje teatrore qė organizonin nė shkollė. Kėshtu, ka luajtur Vilhelm Telin tė Shilerin.
Si e kujtoni babanė tuaj nė paraqitje dhe nė komunikim me tė tjerėt?
Ishte korrekt, por duke qenė se kishte njė pamje fisnike nuk ishte e domosdoshme veshja e zgjedhur e tij. Ishte person qė njihej shumė dhe kishte natyrė karizmatike. Mė kujtohet kur isha 18 vjeē dhe i thosha: "O bab, pse nuk i kushton mė shumė rėndėsi tė veshurės?". Duke qeshur ai mė tregonte anekdotėn e Ajnshtajnit. Ishte vazhdimisht nė punė e s'kishte kohė tė mendonte, se i kishte sukseset e njėpasnjėshme. Por nuk ka qenė njeri i tavolinave, i kafeneve. Pinte 5-6 kafe nė ditė, por gjithmonė kafja ishte pjesė e punės, jo kafe pėr kafe. Gjithmonė ka ushqyer respekt pėr kolegėt e tij. Mendoj se ai ėshtė njė person publik, i pranishėm nė mėnyrė tė vazhdueshme nė ekrane tė ndryshme. Kjo tregon se vlerat ekzistojnė.
Po marrėdhėnia qė ju si djalė kishit vendosur me babanė tuaj, i ngjanin mė shumė njė marrėdhėnieje prind-fėmijė apo prind-shok?
Mbaj mend se ai ishte shumė i ngrohtė, nė komunikim me fėmijėt, tė themi pėr kohėn e vėshtirė qė ishte atėherė. Ishte njė model pėr mua si fėmijė, si i ri adoleshent, gjė paksa e vėshtirė pėr tė rinjtė sot, qė kanė njė mentalitet shumė tė ndryshėm. Megjithėse ishte i ngrohtė me mua, por nuk mund tė them se marrėdhėniet tona ishin si midis dy shokėsh. Sepse ai kishte njė jetė shumė intensive dhe vetėm pak qėndronte nė shtėpi. Shumicėn e kohės e harxhonte duke punuar dhe nė sheshe xhirimi. Vetėm gjatė viteve tė fundit, (1976-1977) kur e shoqėroja nė sheshet e xhirimit, filluam tė rrinim mė shumė bashkė. Por kujtoj se kishte njė dashuri shumė tė madhe pėr tė ėmėn, Aspasian.
Sa e vėshtirė ishte tė jetoje nė familjen e njė artisti tė madh dhe si ka influencuar kjo gjė nė marrėdhėnien midis prindėrve tuaj?
Mė kujtohet se gjithmonė pas shfaqjeve nė teatėr (ishin vitet '60-'64) ne e prisnim me mamanė dhe bėnim xhiron e zakonshme midis hotel "Dajtit" dhe Ministrisė sė Brendshme. Kuptohet, babai shumicėn e kohės punonte. Mamaja ka influencuar shumė nė krijimin e njė atmosfere shumė tė ngrohtė nė familje, mė tepėr nga ē'mund tė mendohet sot. Ishte e vetmja femėr nė familje qė plotėsonte gjitha nevojat qė kishte shtėpia. Ka qenė njeri i jashtėzakonshėm qė ka bėrė sakrifica vėrtet tė mėdha.
Sa i vlerėsuar ėshtė ndier Sandėr Prosi si artist deri nė fund tė jetės sė tij?
Ishte nga tė paktėt njerėz qė e jetoi lavdinė e tij sa ishte gjallė. E jetonte ēdo ditė suksesin e tij, qė nuk ishte i lehtė tė arrihej. Brenda vitit interpretonte 2-3 role nė film, njėkohėsisht edhe nė teatėr, plus qė ishte pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve, nė Fakultetin e Dramės (sot Akademia e Arteve). Shpeshherė harroj se ka vdekur, sepse e shoh nė ekran. Kujtim mė tė bukur dhe mė konkret se ky s'besoj se mund tė ketė.
Po shteti shqiptar mendon se i ka dhėnė vendin qė i takon dhe e ka nderuar si duhet kėtė figurė?
S'mė takon mua ta komentoj, por fakti ėshtė qė kėtė vit kishte dy pėrvjetorė: atė tė lindjes dhe tė vdekjes (6 janar, 85-vjetori i lindjes, 24 mars, 20-vjetori i vdekjes) dhe shtetit shqiptar s'bėri asgjė, madje as Teatri Kombėtar dhe as Presidenca nuk u kujtuan tė bėjnė gjė. Mua s'mė vjen keq, se pėr mua ai qė ėshtė, ėshtė dhe do tė ngelet gjithmonė, por do tė ishte nė nder tė shtetit shqiptar tė bėnte diēka. Sandėr Prosi ka vlerėsuar veten me punėn qė ka bėrė dhe trashėgiminė qė ka lėnė.
Cili ėshtė filmi i parė qė keni parė tė interpretojė babai juaj?
Nuk mė kujtohet filmi i parė qė kam parė, por mbaj mend se pėr njė kohė tė gjatė ai punoi me Otellon e Shekspirit. Atėherė isha tre vjeē dhe padyshim qė rrija nė shtėpi gati gjithė kohėn. Duke dėgjuar babanė tim qė punonte me zė dhe nė mėnyrė inkoshiente interpretonte fjalėt edhe unė mėsova pėrmendėsh monologė tė tėrė tė Otellos. Sot s'mbaj mend asgjė nga kėto monologė, por siē mė ka treguar baba, atėherė sapo vinte ndonjė njeri nė shtėpi mė vinin tė recitoja dhe tė interpretoja me gjeste ato qė kisha vendosur nė tru.
Cilat ishin ato role qė babai juaj i vlerėsonte mė shumė se tė tjerėt?
Ai vetė i krahasonte rolet e tij me fėmijėt, paēka se brenda vetes ruante gjykimin e tij. U takonte atyre njerėzve qė dashurojnė rolin dhe qė pa e dashur nuk mund tė japin maksimumin. Ai vetė nuk shprehej pėr ndonjė rol tė veēantė.
Po pėr ju cili ėshtė roli mė i arritur i babait tuaj?
Pėr mua tė gjithė rolet janė padyshim tė veēanta. Mua mė kanė pėlqyer disa role, si "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur", varianti i Televizionit Shqiptar me regji tė Vladimir Priftit, pavarėsisht se ky film ėshtė xhiruar nė njė kohė rekord prej 20 ditėsh dhe ėshtė njė nga filmat e parė tė TVSH-sė. Ėshtė njė personazh shumė i arritur prej tij. Ta shoh kėtė film pėr mua ėshtė kėnaqėsi e vazhdueshme.
Cilėt ishin ata persona, me tė cilėt aktori Prosi dėshironte tė punonte mė shumė?
Regjisorėt me tė cilėt ka punuar mė shumė janė Vladimir Prifti, me tė cilin ka bėrė "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" dhe "Udha e Shkronjave", regjisorin e Kinostudios, Viktor Gjika, me tė cilin kishte raporte jashtėzakonisht tė mira.
Enver Hoxha ėshtė shprehur pėr Sandėr Prosin se ai ėshtė aktor i kalibrit botėror. Mbani mend se si e ka pritur kėtė vlerėsim babai juaj?
S'besoj se ka njeri qė tė mos ndihet mirė kur dėgjon pėr konsiderata tė tilla. Ai ishte "Artist i Popullit", qė edhe sot ėshtė titulli mė i lartė nė fushėn e artit, pavarėsisht se nuk jepet mė.
Cilat janė momentet mė tė veēanta qė kujtoni nga koha kur qėndronit bashkė?
Mė vinte mirė gjithmonė kur ndodhesha me tė, se merrja pjesė edhe unė nė suksesin e tij. Ishte person publik qė e respektonin dhe nderonin. Ka shumė momente pikante nga ato qė kam kaluar me tė, por tani nuk di kė tė veēoj.
Ēfarė sillni ndėrmend nga shtėpia ku keni lindur dhe ku ka jetuar pėr njė kohė tė gjatė babai juaj?
Baba ka lindur nė njė familje me shumė fėmijė. Ishin tri motra dhe katėr vėllezėr, nė mos gaboj, sepse nuk i kam njohur tė gjithė, pasi kanė vdekur herėt. Kanė jetuar nė njė shtėpi tė vjetėr tek "Rruga Barrikada", madje unė atje kam lindur. Mė kujtohet qė ishte njė shtėpi e vjetėr dykatėshe, por qė tani ėshtė prishur. Mė pas kemi shkuar tė jetojmė te "Hoxha Tasim" (gjithmonė nė shtėpi me qira) dhe atje madje edhe sot ėshtė e vendosur njė pllakė ku shkruhet: kėtu ka jetuar Sandėr Prosi.
Ėshtė folur shumė se gjatė jetės sė tij, aktori Prosi ka kaluar disa momente tė rėnda depresioni. Ju ē'mund tė na thoni pėr kėtė periudhė?
Profesioni i aktorit duke qenė se instrumentin e tij e ka edhe shpirt njėkohėsisht. Njė kohė e gjatė me intensitet emocional ka efektet e veta, ashtu siē ka pasur edhe te shumė artistė tė tjerė. Lodhja e me radhė, ndikojnė tė gjitha. Por unė mendoj se do tė mbahet mend si njeri i skenės dhe ekranit. Tė tjerat pak rėndėsi kanė.
Ka disa variante pėr mėnyrėn se si vdiq babai juaj. Meqenėse ajo qė dini ju besojmė se ėshtė mė afėr sė vėrtetės, ē'mund tė na thoni pėr kėtė moment tė dhimbshėm?
Nuk mė pėlqen tė flas pėr kėtė. Pėr mua nuk pėrbėn material problematik, ndaj mė mirė le tė ngelė mister. Pėr njė njeri tė tillė, vdekja ėshtė e fundit qė mund t'u shkojė ndėrmend njerėzve.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜
avatar
Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi