Fuat Boēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fuat Boēi

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:30 pm

Fuat Boēi
Humoristi rrėfen rolet mė tė dashura nė 40 vjet

Fuat Boēi: A doni mė pėr Belulin?

Aurora DAMINI

E mbiquajnė me shumė emra dhe nė rrugė i thėrrasin Lipe Shtogu, Belul, xha Llazi. Sot kur ai mban mbi shpatulla 75 vite jetė, aktori Fuat Boēi ndihet i mbushur dhe shumė i kėnaqur me cilėsimet e artdashėsve tė tij.


Rolet, pasuria mė e madhe
"Nuk e di se nga e kam trashėguar kėtė dreq gjeni prej bejtexhiu dhe humoristi", thotė me shaka aktori Fuat Boēi. "Im atė, Ibrahimi, ka qenė njė bujk dhe blegtor si gjithė banorėt e Voshtinės" (krahinė nė kufirin shqiptaro - grek). "Ndoshta ndonjė person nga trungu i prindėrve ka qenė trashėguesi i kėtij gjeni", thotė artisti. Ai tregon se shkollėn fillore tė lėnė pėrgjysmė nė vendlindjen e tij, e pėrfundoi nė Fier dhe pasi mbaron 7-vjeēaren ndjek studimet nė shkollėn e mesme artistike tė kėtij qyteti. Por krahas shkollės ai kishte filluar tė luante si aktor i trupės sė Estradės nė Fier. Kjo trupė ishte amatore, por mė vonė prej saj u krijua trupa profesioniste nė vitin 1957. "Trupa e Estradės sė Fierit ishte mė e mira nė vend", thotė me modesti Fuat Boēi. Si pėr ēudinė tonė, ai tregon se rrugėn e artit e ka nisur si kėngėtar, valltar, parodist dhe mė vonė gjeti veten si aktor. Por pa shkuar ende te humori, ai ka qenė mjaft aktiv nė rolet nė teatėr. "Mė kujtohen pjesėt qė janė vėnė nė skenė atėherė si: "Nėn hijen e gėshtenjave tė Pragės", "Ne jemi qytetarė sovjetikė", drama "Familja e peshkatarit", komedia e Ēajupit "Pas vdekjes" e dhjetėra e dhjetėra role tė tjerė", thotė artisti. "Unė kam mbi 40 vjet nė punė, ndaj mund tė them pa frikė se janė mbi 1000 role qė unė kam luajtur me pasion dhe dashuri tek tė gjitha. Nuk kam pasuri, pasuria ime mė e madhe janė rolet e mia", pohon humoristi.


Reklamat e Fuat Boēit
Nuk ka orė tė ditės qė nė stacionet televizive lokale tė mos shfaqen reklamat e kėndshme tė Fuat Bocit. Me tė folurėn e tij myzeqare, me karaktere nga mė tė ndryshmet qė ai realizon, reklamat janė kthyer nga mė tė dėshiruarat pėr shikuesin fierak. "Edhe aty unė pėrpiqem qė tė transmetoj art dhe kulturė. Edhe aktorėt e mėdhenj bėjnė reklama", thotė ai. Kur e pyet pėr vlerėsimin monetar, aktori Boēi nuk ndihet i qetė dhe duket se kjo nuk pėrbėn asgjė pėr tė. Por publiku ėshtė kapitali mė i madh pėr mua, thotė Boēi, duke theksuar se ky ėshtė profesioni i tij, qė do ta shoqėrojė deri nė fund tė jetės…


Mbrėmjet e trishtuara
Dita ėshtė aktive, mbushur me angazhime artistike, me miq e shokė tė shumtė, me pasionin e peshkimit. Por mbrėmjet janė tė trishtuara pėr aktorin e madh. "Kam 7 vjet e gjysmė qė bėj punėt e amvisės dhe punėt e burrit tė shtėpisė", thotė ai me njė ton ku ndihet dhimbja e humbjes sė shoqes sė jetės. Vetmia ėshtė e egėr dhe vrastare, shton ai, por njeriu nė ēdo moment tė jetės duhet ta dojė dhe ta respektojė atė. "Ēdo moshė ka bukurinė e vet dhe mosha ime ėshtė etapė e bukur e jetės qė aq shumė e dua…"
Miqėsia ime me Papuliasin
Pėr periudhėn e fėmijėrisė aktori Fuat Boēi duket se ka mė shumė mbresa e kujtime. "Kam lindur nė fshatin Voshtinė, thotė aktori. Fshati apo qyteza ime e lindjes ėshtė njė vend malor, dimrit atje bie borė". Ai tregon se Voshtina ose Pogoniani i sotėm, ėshtė njė qytezė ku jetonin nė harmoni popullsia shqiptare dhe ajo greke. Kėtu nis edhe miqėsia e hershme me Karolio Papuliasin, tashmė president i Greqisė, njė miqėsi e ēiltėr fėmijėrore, qė buroi nga sinqeriteti i moshės. "Kemi luajtur bashkė, kemi qenė nė tė njėjtėn shkollė fillore", tregon aktori Fuat Boēi. "Mbaj mend se ai kishte talent nė atletikė, ndėrsa unė nė recitimin e vjershave humoristike. Shtėpitė i kishim ngjitur dhe nė fėmijėri kemi ndarė sė bashku gjithēka, deri tek ėndrrat e sė nesėrmes…" Aktori tregon se kur ishte 10 vjeē ėshtė larguar nga Voshtina familjarisht dhe ėshtė vendosur nė Gjirokastėr. Mė pas shpėrngulja pėrfundimtare e familjes sė tij ka qenė nė qytetin e Fierit, nė "qytetin e bollėkut dhe bujarisė myzeqare", siē thotė vetė Fuati. "Shpėrngulja ka qenė thjesht ekonomike", tregon ai. "Atėherė nga qytezat e vogla shpėrnguleshin shumė njerėz, pėr tė shkuar aty ku jetesa ishte mė e mirė. Kėshtu lashė pas fėmijėrinė time, shokėt, miqėsinė me Karoliosin, ndėrsa shtėpia e tyre mė e pasur dhe mė intelektuale se e imja mbeti atje pas…"

Voshtina, vendi i harmonisė shqiptaro-greke
"Kam lindur nė fshatin Voshtinė, thotė aktori. Fshati apo qyteza ime e lindjes ėshtė njė vend malor, dimrit atje bie borė". Ai tregon se Voshtina ose Pogoniani i sotėm, ėshtė njė qytezė ku jetonin nė harmoni popullsia shqiptare dhe ajo greke.
Karriera
Nė vitet '50 ka qenė mjaft aktiv nė rolet nė teatėr
Disa nga pjesėt e luajtura "Nėn hijen e gėshtenjave tė Pragės", "Ne jemi qytetarė sovjetikė", drama "Familja e peshkatarit", "Pas vdekjes"
Nė vitin 1957 fillon punė si aktor i trupės sė Estradės sė Fierit
Lipe Shtogu, Belul Gjeraqina, xha Llazi, disa nga rolet mė tė spikatura humoristike, si aktor i Estradės sė Fierit

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fuat Boēi

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:30 pm

Festohet shtatėdhjetė e pesė vjetori i ditėlindjes sė aktorit Fuat Boēi

Njeriu qė ngriti nė art figurėn e myzeqarit
*
Karaktere dhe personazhe tė papėrsėritshėm, interpretim brilant, njohės mjaft i mirė i jetės sė myzeqarit, duke e paraqitur atė jo si duket, por siē ėshtė nė tė vėrtetė. Ky ėshtė aktori i mirėnjohur nė tė gjithė vendin, humoristi i shquar Fuat Boēi, me tė cilin bėri emėr nė vite estrada profesioniste e Fierit. Nė 75 vjetorin e ditėlindjes, ai ėshtė sėrish i ri, trupdrejtė, i shpejtė dhe i qeshur. Asgjė nuk ka ndryshuar tek ai, pėrveē flokėve qė i janė thinjur, ndėrsa nė shpirt mbetet pėrherė i ri dhe me njė vullnet tė pakrahasueshėm, model i artistit nė programimin e gjithēkaje dhe model i njeriut qytetar,*ku pėrshėndetet*pėrzemėrsisht me tė gjithė. Vlerėsimet mė tė larta pėr Fuat Boēin nė 75 vjetorin e ditėlindjes sė tij. Luftar Paja, Filip Ēakuli, Fadil Hasa, Agron Llakaj, parodistėt e Vlorės, Zhani Ciko,*Hajrie Rondo, Vasil Vaso,*Todi Llupi, Sotir Stefa, Fatmir Xhelili dhe shumė kolegė tė tjerė, kanė*dhuruar njė ditė plot humor nė veprimtaritė kushtuar Fuat Boēit. Mjaft emocionuese kanė qenė telefonatat e ardhura nga regjisorė e aktorė qė kanė punuar me tė dhe sot jetojnė jashtė Shqipėrisė. Tė pranishėm nė ceremoni personalitetet mė tė larta tė pushtetit vendor nė Fier.*Bashkia e Fierit nė bashkėpunim dhe me Drejtorinė e Artit dhe Kulturės sė po kėtij qyteti kanė organizuar*ceremoninė *festive me rastin e 75 vjetorit tė lindjes sė aktorit tė madh fierak, Fuat Boēi, Artist i Merituar, si dhe qytetar nderi i qytetit tė Fierit.*Fuat Boēi mbart mbi vete 50 vite karrierė artistike, qindra role tė interpretuar me mjaft mjeshtėri, karaktere*tė papėrsėritshėm nė modelin e vet, saqė nė ēdo cep tė Shqipėrisė ai shpeshherė njihej dhe emėrtohej me emrat e personazheve. Kulmi i karrierės sė tij arrin nė vitet ‘80 me personazhin e Lipe Shtogut dhe tė Belul Gjeraqinės, ku estrada e Fierit ishte nė majat e humorit shqiptar. Trupa e estradės nėn regjinė e Pėllumb Kullės, nuk mund tė kuptohej pa interpretimin e Fuat Boēit, i cili sė bashku me Luftar Pajėn, janė cilėsuar ''si dy qetė nė parmendė'' qė lėvronin me mjaft mjeshtėri humorin e trevės sė Myzeqesė dhe tė Mallakastrės. Nė personazhin e Fuat Boēit, asnjėherė nuk mungoi ministri, nėpunėsi i kohės, qeveritari burokrat, punėtori i thjeshtė dhe fshatari myzeqar zemėrmirė, punėtorė e bujar. Fuat Boēi, pėrherė ka qenė i lakmuar dhe i kėrkuar nga regjisorė tė shquar nė mbarė vendin, pasi ai ishte tipi i rrallė dhe i veēantė i karakterit tė krijuar me mjeshtėrinė e aftėsisė sė tij dhe me njė punė tė palodhur. Pėr nder tė figurės sė tij nė teatrin "Bylis" ėshtė shfaqur dhe njė film dokumentar kushtuar jetės dhe aktiviteti artistik tė Fuat Boēit. Njė biografi e ndėrtuar me elementėt e analizės sė krijimtarisė dhe formimit tė personalitetit aktorial tė Fuat Boēit, ka pėrshkruar gjithė kėtė film, i cili pėr nga vlerat mund tė renditet ndėr filmat mė tė suksesshėm pėr krijimtarinė artistike e televizive nė Fier. Nė ceremoninė festive tė 75 vjetorit Fuat Boēi, ėshtė bėrė edhe pėrurimi i librit me titull ''Doni mė pėr ...'', duke marrė shkas nga i famshmi skeē i asaj kohe ''Doni mė pėr Belulin''. Nė kėtė libėr janė hedhur kujtimet dhe vlerėsimet e njerėzve tė artit e humorit shqiptar pėr Fuat Boēin.
*
Kush ėshtė Fuat Boēi
*
Fuat Boēi ka lindur nė Voshtinė - Pogonjat tė Ēamėrisė *nė vitin 1931. U vendos nė Fier familjarisht nė vitin 1938, ku vazhdon tė jetojė dhe sot.*Ai i ka hyrė rrugės sė artit nė moshė*shumė tė re fillimisht nga pasioni. Nga elektricist,*kinomekanik u bė njė artist i madh. Mbaroi*shkollėn e mesme tė aktrimit pa shkėputje nga puna, nė tė mirėnjohurėn*shkollė “Jordan Misja”. Nga artist amator arriti nė majat e larta si njė profesionist nė teatrin “Bylis” tė Fierit. Edhe sot pas kaq vitesh ai vazhdon tė jetė i suksesshėm, ashtu si dhe nė rininė e tij. Pikėrisht pėr figurėn e tij, punėn e shquar*dhe talentin e spikatur tė tij njėkohėsisht dhe pėr karakteret e ndryshme tė tij ėshtė nderuar ndėr vite me kėto ēmime: “Medalja e Punės”/ Medalja "Naim Frashėri"/Urdhėri "Naim Frashėri" i klasit tė dytė/”Artist i Merituar”/”Qytetar nderi i Fierit”. Njėkohėsisht ėshtė dhe anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Por ai ka dhėnė kontribut edhe pėr marrėdhėnie tė mira mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Nė dhjetor tė vitit 1984 Fuat Boēi takon nė Fier Ministrin Plotėsues tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė, Karolos Papulas, ish shok i fėmijėrisė me Fuat Boēin. Fuat Boci nuk e mendonte se do tė ishte katalizatori nė shkrirjen e marrėdhėnieve diplomatike me Greqinė. Emri i tij kishte dalė rastėsisht nė njė vizitė diplomatike qė kishte bėrė nė Grqei delegacioni shqiptar kryesuar nga Muhamet Kapllani. Vetė Papulias i kishte pėrmendur emrin e Fuat Boēit dhe kishte kėrkuar ta takonte kur tė vinte nė Shqipėri. Fillimisht Kapllani kishte heshtur, por akullin e kishte thyer Ksenofon Nushi, i cili i kujtoi Kapllanit se bėhej fjalė pėr Lipe Shtogun. Karolos Papulias vjen nė Fier mė katėr dhjetor tė vitit 1984. Takimi me Fuat Bocin, shokun e tij tė fėmijėrisė pas shumė vitesh. Pas vizitės nė shtėpinė e Fuatit*,shtrohet njė drekė nė turizmin e Fierit, tė gjitha shpenzimet nga Ministria e Jashtėme. Fuat Boēi kujton me humor. ''Nėse ato nuk do t'i paguante shteti, edhe sot e kėsaj dite nuk do tė mund t'i kisha shlyer''. Pas takimit tė parė me Karolos Papulias, Fuat Boēi ka njė miqėsi tė pėrherėshme me mikun e tij grek, tashmė nė majat mė tė larta tė politikės Helene. E kisha tė vėshtirė, - tregon Fuati, - pas takimit me tė. Mė dukej sikur kisha lėnė punėn e humoristit dhe isha kthyer nė politikan.
*
Kanė thėnė pėr Fuat Bocin

Kadri Roshi, aktor
*
''Fuat , ti nuk je vetėm i Fierit. Ti je i gjithė Shqipėrisė. Ti je i kombit''
*
Pėllumb Kulla, regjisor, shkrimtar.
*
*“Fuati di se nė artin e aktorit, si dhe atė tė shkrimtarit dhe regjisorit ka vend plot pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e identitetit artistik”
*
Qamil Buxheli, shkrimtar
*
''...Them me mirėnjohje tė thellė se disa krijime tė miat si ''Doni mė pėr Belulin'' etj., nuk do tė arrinin suksesin e duhur pa mendjen dhe dorėn e Boēit e tė Kullės''
*
Llazar Vėrria, regjisor
*
Fuat Boēi ėshtė si deti qė kurrė s’i mbaron kripa. Ėshtė si zgjoi qė kurrė s’mbetet pa mjaltė''

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi