Zyliha Miloti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zyliha Miloti

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:32 pm

Zyliha Miloti
Intervistė me Zyliha Milotin

Aktoren e madhe tė humorit shkodran.

Nga Besi Bekteshi - Gazeta Shkodra

Gjithmonė e respektueshme dhe modeste, Zyli pranon me gjithė dėshirė
intervistėn pėr gazetėn, duke mė ftuar qė kjo intervistė tė kryhej brėnda mjedisit tė Teatrit “Migjeni”. Por aty me tė vėrtetė ishte njė i ftohtė i madh, kėshtu qė duke i ardhur keq mė thotė se “ndoshta kishte me qenė ma mirė” diku ku ka ngrohje. Duke mos u ankuar shumė , por duke pranuar se punojnė nė kushte tė pa pėrshtatshme, marrim rrugėn drejt njė klubi artistėsh i cili krijonte kushte mė tė mira. E respektuar nga tė gjithė kalimtarėt dhe e ėmbėl nė pėrshėndetje me tė gjithė, Zyli siē e thėrrasin tė gjithė, kėrkon kafe turke, por kur i thonė se nuk mund tė bėjnė, kėrkon vetėm njė lėng qershie qė sipas saj “bante mirė pėr me hollu gjakun”.

Rreth 40-tė vite nė skenė dhe me qindra role nė karierėn e saj tė shkėlqyer Zyli ėshtė njė grua e madhe shkodrane jo vetėm si rol, por edhe si shtat, e cila ka luajtur pėrbri gjigandėve tė tillė si Tano Banushi, Paulin Preka, Hasan Smaja dhe Zef Deda e Besnik Ēinari. Ajo nuk harron pa pėrmendė dhe shumė kolegė tė tjerė dhe nuk heq nga goja mbesėn e saj tė vogėl nė Gjermani qė e quajnė “Lulebora”. Zyli falenderon shumė familjen e saj aspak konservatore dhe burrin muzikant pėr suksesin dhe mbush sytė me lot pėr Shkodrėn duke e “dashtė ma shumė se kush tjetėr” siē thotė ajo vetė. Presidenti Alfred Moisu e ka dekoruar Zyliha Milotin me urdhėrin “Naim Frashėri” tė artė, pėr meritat e saj tė mėdha.

Zonja Miloti—Kush janė fillimet tuaja dhe kur vazhduat nė karierėn e Estradės sė famshme Profesioniste tė Shkodrės?
Zyli Miloti - Kam qenė e vogėl pa mbush 14-tė vjeēe kur shkolla “Jordan Misja” nėn patronazhin e “NSHRAKUT” vuri nė skenė njė pjesė me titullin “Tepėr Sekret”. Nė kėtė shfaqe kam marrė edhe njė diplomė, duke interpretuar me tė rriturit dhe me kujtohet se e shoqa e Bep Shirokės, Beatriēja me ka rregullu bistalecat dhe veshjen, sepse pėr moshėn qė kisha dukesha e rritur. Kurse regjizor ka qėnė Ndoc Sheldija aktori i teatrit “Migjeni” tė Shkodrės qė me drejtimin e tij kemi marrė ēmimin e parė. Unė e kam “pikė nė zemėr” dramėn dhe pikėrisht pėr kėtė gjė mė ftoi pa mbaruar mirė shkollėn Drejtori i Teatrit “Migjeni” Vehbi Ēanga pėr tė marrė pjesė nė kėtė trupė tė madhe. Unė isha shumė e re dhe ishim tre motra, prandaj nuk pranova, por vazhdova tė marr pjesė nė grupet me shkollėn. Mbasi mbarova shkollėn e mesme u futa nė punė nė “NSHRAK” por nuk punova mė shumė se tre muaj dhe mbas njė shfaqe ku isha si aktore parodiste shfaqe qė ėshtė dhėnė nė “Kandin Spartak” nė natyrė fituam vėndin e parė, duke dhanė shfaqe edhe nė teatėr tė Operas nė Tiranė. Qė prej asaj kohe me “merrshin me urdhėr nga lart”dhe u futa me Estradėn Profesioniste”nė qershor tė 67-tės.

Kush ta ndryshoi drejtimin nga drama nė estradė zonja Miloti?
Zyli Miloti - Jo, unė nė atė kohė sa isha martuar (sepse jam martuar e re) dhe ishte inpenjimi im nė kėtė zhanėr qė u pėlqye dhe u mirprit. Unė kėndoja dhe recitoja mirė dhe siduket nga kėto shfaqe tė fillimit shkėlqeva nė kėtė drejtim prandaj edhe estrada erdhi natyrshėm. Por nė Estradė kam filluar punė me aktor mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, duke filluar me mjeshtrin e madh Tano Banushi, me Hasan Smajėn dhe Paulin Prekėn qė e gjeta aty. Nė atė kohė ka qėnė Bik Pepa dhe Gėzim Kruja, por dhe njė aktore brilante e estradės sė Shkodrės , Hajrie Sula apo Drita Tahja me njė zė shumė tė bukur. Por nė atė kohė estrada nuk kishte shumė aktore dhe mendoni se kam gjetė Ermelinda Paparisto e cila ishte kėngėtare dhe ftohej edhe si aktore duke marrė “hua” nga teatri i dramės.

Kjo mund tė quhet edhe eksperienca mė e madhe e juaja profesionale?
Zyli Miloti - Tė punosh me njė aktor si Tano Banushi unė e kam thėnė dhe po e pėrsėris ėshtė si tė mbarosh njė shkollė tė lartė. Unė kam qėnė partnere a Tanos pėr 25 vite me rradhė. Pastaj me Paulin pėr rreth 35 vite dhe vazhdojnė emrat me Zefin i cili ka hyrė qė 5-sė vjeē nė teatėr duke u rritė aty. Duhet tė pėrmend Sandėr Ruēin dhe Besnik Ēinari i cili sot pėr sot ėshtė aktori mė i mirė dhe regjizor, por qė shkruan bukur shumė. Por, edhe me mė tė rinjtė si Mondin qė “na ka ikė, por qė mund tė kthehet prap” se mė “duket asht pendu” do tė pėrmend Jolanda Shalėn e ndjerė dhe Katrinėn qė ka ikė, por edhe Dranden me tė cilėn vazhdoj tė intepretoj. Ka qenė njė trupė e madhe dhe nuk ka vėnd mė tė mirė pėr profesionalizėm.
Po tani zonja Miloti si ėshtė kjo trupė kaq e famshme?

Zyli Miloti—Tani “kena mbetė ma pak”. Edhe kanė vdekė njė pjesė, por sot jemi mė keq se kurr ndonjėherė pėr shkrimtarė tė humorit. Kemi pasur Kolec Pepėn qė ka vdekė sėbashku me Paulin Sekuej, por edhe Paulin Selimin i cili ka mbajtė estradėn e Shkodrės me materiale shumė tė bukura. Materiale tė bukura ka shkraur edhe Paulin Preka ku ban pjesė edhe “Lokja” qė interpretojmė sėbashku. Mirėpo me thanė tė drejtėn sot kanė ndryshuar kohėt dhe ēdo shkrimtarė kėrkon shumė dhe duke qėnė njė institucion buxhetor e kemi tė vėshtirė tė paguajmė nė Shkodėr 500 mijė lekė, sepse nė Tiranė ėshtė 1 milion, duke u gjėndur kėshtu nė njė situatė jo tė mirė.

Nuk keni asgjė nė duar kėto ditė zonja Miloti?
Zyli Miloti - Po, na ka ngrohė disi njė material-komedi qė mori prof Fadil Kraja i shkruajtur apostafat pėr estradėn dhe mendohet sė shpejti me e vu nė skenė. Tashmė kemi edhe regjisor Edmond Mėhillin i cili ka shkruar njė tragji-komedi ku kam njė kryerol i cili ėshtė menduar nga ai vetė pėr mua. Pra ndodhemi nė kėtė situatė ku materiale varieteje dhe estrade nuk kemi pavarėsht se mė pėlqen tė luaj nė komedi qoftė edhe muzikore, sepse mė pėlqen tė kėndoj.

Zonja Miloti, kėndoni dhe mirė besoj?
Zyli Miloti - Po, po kam kėnduar edhe nė radio Shkodra dhe kėnga mė pėlqen shumė.

A keni bashkėpunime zonja Miloti?
Zyli Miloti - Po kohėt e fundit kam qėnė nė Durrės i ftuar nga Muharrem Hoxha nė recitalin Numur 2 tė tijin. Unė me kėnaqėsi tė madhe kam pranuar dhe kam punuar me njė regjizor tė madhe e tė talentuar si mjeshtri Haxhi Rama. Durrėsi ka fat tė madh qė ka edhe Haxhi Ramėn dhe Gjergj Vlashin dhe mė kėtė tė fundit kemi dhėnė dy premiera nė Shkodėr, ku kemi pasur materiale tė shkėlqyera. Kam dhėnė 10-tė shfaqe nė teatrin e Durrėsit duke punuar me kėnaqėsi kėto kohėt e fundit.

Zonja Miloti, a bėhet humor sot sipas mendimit tuaj?
Zyli Miloti - Ka “ndryshu mė thanė tė drejtėn” , por se kanė ndryshu kohėt “kisha mė thanė humori shkodran nuk ka nevojė fare pėr banalitete”. Unė e kam thėnė dhe vazhdoj ta them se shkodranėt ėshtė e vėshtirė “me i ba me qeshė”, sepse tė gjithė kanė humor. Prandaj duhet tė jetė njė material shumė i bukur qė tė bėsh me qesh shkodranėt. Nė estradėn e Tiranės ka pas njė tė thėnė qė kur do tė vėrtetosh se sa humor ka shfaqja, shko nė Shkodėr dhe po qeshėn aty shfaqja ėshtė nė rregull. Jemi duke parė spektakle tė ndryshme dhe mė keq ėshtė se na thonė ne si lejohet ky “soj humori” me banalitete dhe batuta tė tilla. Nuk e di ndoshta jam mbrapa dhe nuk marr vesh, por ne nuk kemi pranu kurrė banalitete nė shfaqe tona dhe njerzit janė “shky gazit”. Ndoshta kanė ndryshuar kohėt , por pėr mua humori ėshtė nė krizė.

Kush ėshtė maja mė e lartė apo skeēi mė i jashtėzakonshėm juaji zonja Miloti?
Zyli Miloti - Ēdo shfaqe ka pasur 4-5 role tė plota pa nėnvlehtėsuar rolet e vogla. Por unė nuk di ti ndaj tani dhe tė nxjerr atė mė tė mirin.Unė kam qindra dhe me aktorėt mjeshtra, duke pasur materiale tė bukura tė jashtėzakonshėm dhe me tė vėrtetė nuk mund tė them njė mė tė mirė se tjetri. Por unė kam pėr zemėr kupletet dhe paroditė e kėto janė me Tanon, Paulinin dhe Zefin.

Pse nė Shkodėr ėshtė kaq e vėshtirė kthimi i estradės-variete nė shkėlqimin e dikurshėm?
Zyli Miloti - E drejtė ėshtė kjo. E di qė ne kemi “tash sa vite edhe pa regjizor”nė estradė dhe vetėm kohėt e fundit na ka ardhur zoti Mėhilli. Mua mė duket se Shkodra shihet me “synin e njerkės nė kėtė drejtim” se tashti janė projektet qė mungojnė pėr kėtė qytet dhe patjetėr qė duhet edhe Bashkia qė unė nuk e di tashti si i ka punėt me fonde. Me projekte po punojnė shumė trupa dhe unė kėtė e pashė me Durrėsin. Ne nuk kemi veēse njė kangėtare shumė tė mirė profesioniste dhe pėr tė marrė orkestrantė apo edhe kėngėtarė tė tjerė duhem lekė dhe shumė biles. Ne nuk kemi. Nuk pranon me tė “ardhė ai tjetri pa lekė”
Ne po shohim pagat te “Portokallia” dhe ēuditem qė i kanė pagat mbi 1 milon pra mund tė them se i biri i Zefit merr shifra mbi 1 milion dhe i jati ka 90 mijė lekė nė 15-tė ditėsh. Pra kėto janė diferenca tė mėdha dhe kėtu duhet tė futet shteti dhe tė na rrisė pagat, por “ pak ama vetėm pak”. Dakort tregu dhe privati, por shteti duhet tė mendojė. Mendoni se nuk kemi garderobė dhe ēdo gjė e marrim dhe e ēojmė nė shtėpi me taksi.

Kujt ja dedikoni gjithė arritjet dhe suksesin tuaj?
Zyli Miloti - Nė qoftė se unė jam kjo qė jam sot kėtė ja dedikoj prindėrve tė mi nė rradhė tė parė tė cilėt nuk kanė qėnė aspak fanatikė dhe burrit tim i cili ka qėnė njė shok pėr mua dhe nuk mė ka pengu pė asgjė. Ai ka qėnė muzikant nė estradė dhe ėshtė edhe piktor. Kam pas fatin tė marr njė artist, sepse ka tė bėjė shumė gjėndja shpirtėrore. Kėshtu qė jam e lumtur. Kam edhe njė vajzė Aidėn nė Gjermani tė martuar dhe me njė mbesė tė vogėl Lulebora qė e dua shumė dhe shpresoj tė ketė talent dhe ajo.

Diēka nė fund pėr Shkodrėn zonja Miloti?
Zyli Miloti - Shkodrėn e dua shumė dhe kur largohem dua tė kthehem shpejt. Kur shoh kalanė mė mbushen sytė me lot nga malli. Unė jam optimiste dhe Shkodra ėshtė dhe do tė mbetet Shkodėr si kulturė e sport, por edhe si jetė pavarėsisht se ne jemi shumė kėrkues. Kanė ikė prej saj, por habitem kur thonė jemi mirė larg saj. Unė nuk bie nė pesimizėm dhe kėtė e them nė ēdo mjedis. Nė qoftėse kaluam nga faza e komunizmit dhe kemi thėnė vetėm tė largohet se jetojmė gjithsesi duhet duhet tė shpresojmė. Unė Shkodrėn e dua shumė e “ishallah kėtu ka me mė dalė shpirti”

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zyliha Miloti

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:32 pm

Shkodranėt ėshtė vėshtirė me i ba me qesh, se tė gjithė kanė humor

Gjithmonė e respektueshme dhe modeste, Zyli pranon me gjithė dėshirė intervistėn pėr gazetėn, duke mė ftuar qė kjo intervistė tė kryhej brėnda mjedisit tė Teatrit “Migjeni”. Rreth 40-tė vite nė skenė dhe me qindra role nė karierėn e saj tė shkėlqyer Zyli ėshtė njė grua e madhe shkodrane jo vetėm si rol, por edhe si shtat, e cila ka luajtur pėrbri gjigandėve tė tillė si Tano Banushi, Paulin Preka, Hasan Smaja dhe Zef Deda e Besnik Ēinari. Ajo nuk harron pa pėrmendė dhe shumė kolegė tė tjerė dhe nuk heq nga goja mbesėn e saj tė vogėl nė Gjermani qė e quajnė “Lulebora”. Zyli falenderon shumė familjen e saj aspak konservatore dhe burrin muzikant pėr suksesindhe mbush sytė me lot pėr Shkodrėn duke e “dashtė ma shumė se kush tjetėr” siē thotė ajo vetė. Presidenti Alfred Moisu e ka dekoruar Zyliha Milotin me urdhėrin “Naim Frashėri” tė artė, pėr meritat e saj tė mėdha.
Kush janė fillimet tuaja dhe kur vazhduat nė karierėn e Estradės sė famshme Profesioniste tė Shkodrės?
-Kam qenė e vogėl pa mbush 14-tė vjeēe kur shkolla “Jordan Misja” nėn patronazhin e “NSHRAKUT” vuri nė skenė njė pjesė me titullin “Tepėr Sekret”. Nė kėtė shfaqe kam marrė edhe njė diplomė, duke interpretuar me tė rriturit dhe me kujtohet se e shoqa e Bep Shirokės, Beatriēja me ka rregullu bistalecat dhe veshjen, sepse pėr moshėn qė kisha dukesha e rritur. Kurse regjizor ka qėnė Ndoc Sheldija aktori i teatrit “Migjeni” tė Shkodrės qė me drejtimin e tij kemi marrė ēmimin e parė. Unė e kam “pikė nė zemėr” dramėn dhe pikėrisht pėr kėtė gjė mė ftoi pa mbaruar mirė shkollėn Drejtori i Teatrit “Migjeni” Vehbi Ēanga pėr tė marrė pjesė nė kėtė trupė tė madhe. Unė isha shumė e re dhe ishim tre motra, prandaj nuk pranova, por vazhdova tė marr pjesė nė grupet me shkollėn. Mbasi mbarova shkollėn e mesme u futa nė punė nė “NSHRAK” por nuk punova mė shumė se tre muaj dhe mbas njė shfaqe ku isha si aktore parodiste shfaqe qė ėshtė dhėnė nė “Kandin Spartak” nė natyrė fituam vėndin e parė, duke dhanė shfaqe edhe nė teatėr tė Operas nė Tiranė. Qė prej asaj kohe me “merrshin me urdhėr nga lart”dhe u futa me Estradėn Profesioniste”nė qershor tė 67-tės.
Kush ta ndryshoi drejtimin nga drama nė estradė zonja Miloti?
-Jo, unė nė atė kohė sa isha martuar (sepse jam martuar e re) dhe ishte inpenjimi im nė kėtė zhanėr qė u pėlqye dhe u mirprit. Unė kėndoja dhe recitoja mirė dhe si duket nga kėto shfaqe tė fillimit shkėlqeva nė kėtė drejtim prandaj edhe estrada erdhi natyrshėm. Por nė Estradė kam filluar punė me aktor mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, duke filluar me mjeshtrin e madh Tano Banushi, me Hasan Smajėn dhe Paulin Prekėn qė e gjeta aty. Nė atė kohė ka qėnė Bik Pepa dhe Gėzim Kruja, por dhe njė aktore brilante e estradės sė Shkodrės , Hajrie Sula apo Drita Tahja me njė zė shumė tė bukur. Por nė atė kohė estrada nuk kishte shumė aktore dhe mendoni se kam gjetė Ermelinda Paparisto e cila ishte kėngėtare dhe ftohej edhe si aktore duke marrė “hua” nga teatri i dramės.
Kjo mund tė quhet edhe eksperienca mė e madhe e juaja profesionale?
-Tė punosh me njė aktor si Tano Banushi unė e kam thėnė dhe po e pėrsėris ėshtė si tė mbarosh njė shkollė tė lartė. Unė kam qėnė partnere a Tanos pėr 25 vite me rradhė. Pastaj me Paulin pėr rreth 35 vite dhe vazhdojnė emrat me Zefin i cili ka hyrė qė 5-sė vjeē nė teatėr duke u rritė aty. Duhet tė pėrmend Sandėr Ruēin dhe Besnik Ēinari i cili sot pėr sot ėshtė aktori mė i mirė dhe regjizor, por qė shkruan bukur shumė. Por, edhe me mė tė rinjtė si Mondin qė “na ka ikė, por qė mund tė kthehet prap” se mė “duket asht pendu” do tė pėrmend Jolanda Shalėn e ndjerė dhe Katrinėn qė ka ikė, por edhe Dranden me tė cilėn vazhdoj tė intepretoj. Ka qenė njė trupė e madhe dhe nuk ka vėnd mė tė mirė pėr profesionalizėm.
Po tani zonja Miloti si ėshtė kjo trupė kaq e famshme?
-Tani “kena mbetė ma pak”. Edhe kanė vdekė njė pjesė, por sot jemi mė keq se kurr ndonjėherė pėr shkrimtarė tė humorit. Kemi pasur Kolec Pepėn qė ka vdekė sė bashku me Paulin Sekuej, por edhe Paulin Selimin i cili ka mbajtė estradėn e Shkodrės me materiale shumė tė bukura. Materiale tė bukura ka shkruar edhe Paulin Preka ku ban pjesė edhe “Lokja” qė interpretojmė sėbashku. Mirėpo me thanė tė drejtėn sot kanė ndryshuar kohėt dhe ēdo shkrimtarė kėrkon shumė dhe duke qėnė njė institucion buxhetor e kemi tė vėshtirė tė paguajmė nė Shkodėr 500 mijė lekė, sepse nė Tiranė ėshtė 1 milion, duke u gjėndur kėshtu nė njė situatė jo tė mirė.
Nuk keni asgjė nė duar kėto ditė zonja Miloti?
-Po, na ka ngrohė disi njė material-komedi qė mori prof. Fadil Kraja i shkruajtur apostafat pėr estradėn dhe mendohet sė shpejti me e vu nė skenė. Tashmė kemi edhe regjisor Edmond Mėhillin i cili ka shkruar njė tragji-komedi ku kam njė kryerol i cili ėshtė menduar nga ai vetė pėr mua. Pra ndodhemi nė kėtė situatė ku materiale varieteje dhe estrade nuk kemi pavarėsht se mė pėlqen tė luaj nė komedi qoftė edhe muzikore, sepse mė pėlqen tė kėndoj.
A keni bashkėpunime zonja Miloti?
-Po kohėt e fundit kam qėnė nė Durrės i ftuar nga Muharrem Hoxha nė recitalin Numur 2 tė tijin. Unė me kėnaqėsi tė madhe kam pranuar dhe kam punuar me njė regjizor tė madhe e tė talentuar si mjeshtri Haxhi Rama. Durrėsi ka fat tė madh qė ka edhe Haxhi Ramėn dhe Gjergj Vlashin dhe mė kėtė tė fundit kemi dhėnė dy premiera nė Shkodėr, ku kemi pasur materiale tė shkėlqyera. Kam dhėnė 10-tė shfaqe nė teatrin e Durrėsit duke punuar me kėnaqėsi kėto kohėt e fundit.
Zonja Miloti, a bėhet humor sot sipas mendimit tuaj?
-Ka “ndryshu mė thanė tė drejtėn” , por se kanė ndryshu kohėt “kisha mė thanė humori shkodran nuk ka nevojė fare pėr banalitete”. Unė e kam thėnė dhe vazhdoj ta them se shkodranėt ėshtė e vėshtirė “me i ba me qeshė”, sepse tė gjithė kanė humor. Prandaj duhet tė jetė njė material shumė i bukur qė tė bėsh me qesh shkodranėt. Nė estradėn e Tiranės ka pas njė tė thėnė qė kur do tė vėrtetosh se sa humor ka shfaqja, shko nė Shkodėr dhe po qeshėn aty shfaqja ėshtė nė rregull. Jemi duke parė spektakle tė ndryshme dhe mė keq ėshtė se na thonė ne si lejohet ky “soj humori” me banalitete dhe batuta tė tilla. Nuk e di ndoshta jam mbrapa dhe nuk marr vesh, por ne nuk kemi pranu kurrė banalitete nė shfaqe tona dhe njerzit janė “shky gazit”. Ndoshta kanė ndryshuar kohėt , por pėr mua humori ėshtė nė krizė.
Kush ėshtė maja mė e lartė apo skeēi mė i jashtėzakonshėm juaji zonja Miloti?
-Ēdo shfaqe ka pasur 4-5 role tė plota pa nėnvlehtėsuar rolet e vogla. Por unė nuk di ti ndaj tani dhe tė nxjerr atė mė tė mirin.Unė kam qindra dhe me aktorėt mjeshtra, duke pasur materiale tė bukura tė jashtėzakonshėm dhe me tė vėrtetė nuk mund tė them njė mė tė mirė se tjetri. Por unė kam pėr zemėr kupletet dhe paroditė e kėto janė me Tanon, Paulinin dhe Zefin.
Pse nė Shkodėr ėshtė kaq e vėshtirė kthimi i estradės-variete nė shkėlqimin e dikurshėm?
-E drejtė ėshtė kjo. E di qė ne kemi “tash sa vite edhe pa regjizor”nė estradė dhe vetėm kohėt e fundit na ka ardhur zoti Mėhilli. Mua mė duket se Shkodra shihet me “synin e njerkės nė kėtė drejtim” se tashti janė projektet qė mungojnė pėr kėtė qytet dhe patjetėr qė duhet edhe Bashkia qė unė nuk e di tashti si i ka punėt me fonde. Me projekte po punojnė shumė trupa dhe unė kėtė e pashė me Durrėsin. Ne nuk kemi veēse njė kangėtare shumė tė mirė profesioniste dhe pėr tė marrė orkestrantė apo edhe kėngėtarė tė tjerė duhem lekė dhe shumė biles. Ne nuk kemi. Nuk pranon me tė “ardhė ai tjetri pa lekė” Ne po shohim pagat te “Portokallia” dhe ēuditem qė i kanė pagat mbi 1 milon pra mund tė them se i biri i Zefit merr shifra mbi 1 milion dhe i jati ka 90 mijė lekė nė 15-tė ditėsh. Pra kėto janė diferenca tė mėdha dhe kėtu duhet tė futet shteti dhe tė na rrisė pagat, por “ pak ama vetėm pak”. Dakort tregu dhe privati, por shteti duhet tė mendojė. Mendoni se nuk kemi garderobė dhe ēdo gjė e marrim dhe e ēojmė nė shtėpi me taksi.
Kujt ja dedikoni gjithė arritjet dhe suksesin tuaj?
-Nė qoftė se unė jam kjo qė jam sot kėtė ja dedikoj prindėrve tė mi nė rradhė tė parė tė cilėt nuk kanė qėnė aspak fanatikė dhe burrit tim i cili ka qėnė njė shok pėr mua dhe nuk mė ka pengu pė asgjė. Ai ka qėnė muzikant nė estradė dhe ėshtė edhe piktor. Kam pas fatin tė marr njė artist, sepse ka tė bėjė shumė gjėndja shpirtėrore. Kėshtu qė jam e lumtur. Kam edhe njė vajzė Aidėn nė Gjermani tė martuar dhe me njė mbesė tė vogėl Lulebora qė e dua shumė dhe shpresoj tė ketė talent dhe ajo.
Diēka nė fund pėr Shkodrėn zonja Miloti?
-Shkodrėn e dua shumė dhe kur largohem dua tė kthehem shpejt. Kur shoh kalanė mė mbushen sytė me lot nga malli. Unė jam optimiste dhe Shkodra ėshtė dhe do tė mbetet Shkodėr si kulturė e sport, por edhe si jetė pavarėsisht se ne jemi shumė kėrkues. Kanė ikė prej saj, por habitem kur thonė jemi mirė larg saj. Unė nuk bie nė pesimizėm dhe kėtė e them nė ēdo mjedis. Nė qoftėse kaluam nga faza e komunizmit dhe kemi thėnė vetėm tė largohet se jetojmė gjithsesi duhet duhet tė shpresojmė. Unė Shkodrėn e dua shumė e “ishallah kėtu ka me mė dalė shpirti”.

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi