Luan Bexheti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Luan Bexheti

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:33 pm

Luan Bexheti
Shqiptari qė preku Hollywood – in

Nga Gjergji Gambeta - Prestige

Keni ikur nė moshė shumė tė vogėl nga vendlindja juaj Tetovė. Cilat janė lidhjet tuaja me Tetovėn apo Shqipėrinė? Sa shpesh i vizitoni ju ato ?

Kam qenė nė moshėn 4 vjeēare kur u vendosėm familjarisht nė kryeqytetin norvegjez, Oslo. Nė vendlindje time Tetovė, shkoj ēdo vit pėr tė kaluar pushimet verore dhe qėndroj afėrsisht dy muaj. Nė Shqipėri shkoj mė shumė pėr arsye pune. Mendoj se nuk shkoj mjaft, kam njė «uri» tė madhe pėr Shqipėrinė. Shpresoj Tė gjendem mė shpesh atje nė tė ardhmen.

Jeni njė aktor qė keni provuar fatin tuaj edhe si producent. Si do tu pėlqente tė vazhdonit karrierėn tuaj mė pas?

Unė mendoj se obligimi im kryesor nė fushėn e kinematografisė do tė jetė aktrimi. Mė pas, me kalimin e viteve, pasi tė jem pjekur mė shumė profesionalisht, tė kem fituar eksperiencė mė tė madhe nė kėtė fushė, mendoj se do tė vazhdoj si producent dhe regjizor.

Sa e vėshtirė ėshtė pėr njė aktor tė ecė nė njė vend tė huaj, pėr mė tepėr nė Amerikė? Ju ka ndihmuar mė shumė fakti qė ju keni studjuar atje?

Jeta pėr njė aktor tė ri nė Amerikė ėshtė shumė shumė e vėshtirė. Janė shumė tė paktė studentėt tė cilėt 10 vjet pas pėrfundimit tė studimeve tė tyre nė fushėn e aktrimit, ende merren me art. Dhe kjo pėr vetė faktin se jeta ėshtė shumė e shtrenjtė nė New York dhe Los Angeles. Kjo do tė thotė se ato ėndrra qė dikush ka nė fillim tė karrierės bėhen ėndrra qė shumė janė tė detyruar t’i harrojnė dhe ēojnė nė njė jetė me shumė probleme ekonomike. Pėr mua nuk ka rrugėdalje tjetėr, nuk do tė dorėzohem, vetėm do tė ec pėrpara dhe do tė luftoj me tė gjitha forcat qė tė arrij qėllimin tim, i cili ėshtė njė karrierė e mirė si aktor shqiptar nė Hollywood dhe kaq.
Pėr tu pėrfgjigjur edhe pjesės sė dytė tė pyetjes suaj, mendoj se fakti qė unė kam studiuar nė Amerikė, nė «Lee Strasberg Theatre Institute», ka ndihmuar nė sukseset qė kam pasur deri tani si aktor nė Amerikė.

Sa e vėshtirė apo e lehtė ėshtė tė punosh me regjisorė tė njohur si Michael Moore?

Nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė punosh me regjisorė si Michael Moore se ata janė profesionistė dhe e dinė punėn mjaft mirė. Vėshtirė ėshtė tė punosh me regjisorė tė rinj qė nuk kanė shumė pėrvojė nė film ose teatėr.

"Cadillac Man" ėshtė njė film dokumentar. Pasi tė na thoni me pak fjalė pėrse bėn fjalė ky film, mund tė na thoni, nga eksperienca juaj, nėse ėshtė mė e vėshtirė tė bėsh njė film tė tillė se sa njė film tė zakonshėm?

Filmi dokumentar "Cadillac Man" ėshtė njė film pėr jetėn e njė njeriu qė jeton nė rrugėt e New York-ut dhe ėshtė duke botuar njė libėr pėr eksperiencėn e tij nė rrugė. "Cadillac" ka nėnshkruar kontratė me njė shtėpi botuese qė do tė botojė librin e tij prej 500 faqesh pėr ngjarjet nė rrugė.
Unė mendoj se filmat dokumentarė janė mė tė lehtė se filmat e zakonshėm. Nuk e di pse, por mua mė duken mė tė lehtė por jo me ndonjė ndryshim tė madh, pasi edhe filmat dokumentarė kanė nevojė pėr shumė punė dhe pėrgatitje.

Mendoni se filmi "Maree", i vlerėsuar me njė sėrė ēmimesh, mund tė quhet si filmi qė ka shėnuar njė kthesė tė ndjeshme nė karrierėn tuaj, pra ju ka bėrė mė tė njohur si aktor?

Po "Maree" me ka ndihmuar nė karieren time. Por, me keqardhje dua tė them se unė kam realizuar edhe shumė filma tė tjerė qė do tė mė bėnin edhe mė tepėr me famė dhe kėtė e them me bindje tė plotė. Fatkeqėsisht ėshtė diēka qė nuk varet nga mua pasi producentėt dhe regjisorėt e kėtyre filmave duke mos pasur besim nė produktin e tyre, kanė vendosur tė mos i shfaqin ato por t’i mbajnė tė kyēura nė ndonjė sirtar tė harruar ku askush nuk do tė mund t’i shohė.
Pėr shembull, njė film qė kam realizuar vitin e kaluar, tė quajtur "Viagra Monolouges", i cili ėshtė njė film shumė interesant pėr Viagra-n, nuk mund ta dėrgoj pėr tė konkuruar nė "Tirana Film Festival" pasi regjisori i tij James Franklin nuk ka besim nė filmin e tij dhe nuk mė lejon tė bėj kėtė hap dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq sepse filmi ėshtė shumė i mirė.

Do tu pėlqente tė merrnit pjesė nė filma shqiptarė? Mendoni se kinematografia shqiptare ka nevojė tė kalojė akoma nėpėrmjet disa stadeve zhvillimi? Ēfarė mendoni se i mungon asaj?

Unė kam marrė pjesė nė filmin "Syri Magjik" tė Kujtim Ēashkut dhe do tė luaj edhe nė filmin "Viti Mbrapsht" i kineastit Fatmir Koēi dhe shpresoj se do tė luaj nė tė paktėn 100 filma shqiptarė.
Kinomatografia shqiptare ende nuk ka arritur nė nivelin qė duhet dhe qė mund tė arrinte. Unė kam besim te regjisorėt tanė, mendoj se ata sė shpejti do tė realizojnė kryevepra dhe shpresoj se unė do jem njė prej aktorėve qė do t’i ndihmojė ata qė tė dalim sa mė mirė, duke pasur parasysh eksperiencėn time nga Amerika.
Mendoj se kinematografisė shqiptare i mungon financimi, ky ėshtė faktori mė kryesor nė punėn e njė regjisori, i jep atij mundėsinė tė punėsojė njerėz me shumė talent nė mėnyrė qė filmi i tij tė dalė me mė shumė kualitet.

Nė njė tė ardhme tė afėrt, si keni nė plan tė shfaqeni nė ekran, si aktor apo si producent? Ēfarė jeni duke punuar tani?

Shpresoj tė shfaqem si aktor. Unė punoj si producent vetėm qė tė siguroj eksistencėn. Por nga ana tjetėr nė Show Biz nėse e marrin vesh se je edhe producent atėherė ekziston mundėsia mė e madhe tė tė japin role sepse e dinė se je serioz dhe nuk do tė prishėsh punė nė produksionin e filmit ose dramės.
Tani po pėrgatitet tė shfaqet "Hija", njė dramė e Ismail Kadaresė me regjisor Xhevat Limanin. Mė pas mendoj tė shkoj tė punoj nė Shqipėri me Fatmir Koēin dhe do tė filloj tė xhiroj njė dokumentar tjetėr i cili do tė quhet "Scientology".

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi