Eni Jani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eni Jani

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:33 pm

Eni Jani
A thua mjafton vetėm talenti?

Eni Jani..njė nga talentet e reja qė ka patur fatin tė shfaqė vlerat e saj…. Dy role tė arrirė dhe perspektiva e zymtė e artit… Shqipėria e ka tė ngadalėsuar industrinė e filmit….kohėzgjatja nė xhirime dhe realizimi ndoshta..pas dy vitesh..gjithsesi mė mirė kėshtu sesa tė mbetesh me ‘gisht nė gojė’..si disa tė talentuar, artistė fatkeqė, qė janė harruar , ende pa filluar rrugėn e artit….


Nė njė afat kohor prej dy vitesh ka treguar se ėshtė njė aktore qė nuk mund tė anashkalohet nga regjisorėt. Por sa e vėshtirė ėshtė shfaqja e talenteve tė reja nė Shqipėri. Ata duhet tė mbarojnė studimet e larta dhe pastaj tė presin tė ‘duken’ tė ‘shikohen’ nga tė mėdhenjtė e skenės dhe ekranit. Nga ana tjetėr tė duhet gjithmonė njė punė pėr tė mbijetuar. Ajo, Eni Jani, le tė themi se ka patur fat. Ka punuar me regjisorėt e njohur si Artan Minaolli dhe Ylli Pepo..dhe sė fundi me Hervin Ēulin nė teatėr. Ndėrsa xhironte pėr dy rolet e para nė kinematografi, njėherėsh filloi tė punojė si regjisore nė televizionin Alsat. Jo njė punė kushedi ēfarė, por tė paktėn ndodhej nė degėn e saj. Roli shumė i arrirė tek “Nata me hėnė”..ndoshta ishte vetėm fillimi i suksesit. Rudina, personazhi kryesor i filmit “Nata pa hėnė”, pak a shumė i ngjashėm me fatin e aktores qė e pėrcolli me mjeshtėri dhe ndjeshmėri nė premierėn e filmit mė 13 shkurt 2004. Tė dyja kishin njė fat tė pėrbashkėt, “ekzistencėn”, me ndryshimin e madh se ‘njėra’ jetonte si nė film, ndėrsa ajo tjetra ‘e vėrteta’ po fillonte tė shkruante emrin nė ekranin e madh tė kinemasė. Kur mbaroi premiera, pas urimeve tė rastit, njė regjisor e pyeti: “Vazhdon tė jesh nė tė njėjtėn formė fizike? Kam njė rol pėr ty..”. Kishte fituar qė nė provėn e parė nė kinematografi duke i sjellė vetes njė prezantim nė festivalet botėrore tė filmit si Roterdam, Buenos Aires, Los Angeles, Paris dhe Lokarno. Dhe tė mendosh se ishte vetėm fillimi… Kinoprovėn pėr filmin e fitoi duke ‘provuar’ njėherėsh edhe pėr telenovelėn “Njerėz dhe Fate”, me regjisor Ylli Pepon nė TVSH, nė rolin e Erės. Fitoi tė dyja konoprovat. Xhironte njėherėsh edhe pėr Rudinėn edhe pėr Erėn. Qesh dhe rrėfehet: “Nuk i ndaja dot. Nė darkė shumė vonė, me veten, i largoja personazhet qė tė mbetesha pak minuta me Enin. Ėshtė fat pėr mua hyrja nė kinematografi kaq shpejt dhe tė punoj me regjisorin Minarolli, si edhe me njė staf tė kualifikuar francez, qė ishte njė shkollė e vėrtetė”. Eni ishte vėrtet ajo qė kėrkonte regjisori i filmit nė atė parapėrgatitje pėr fillimet e xhirimeve. Portreti i saj goditės dhe sytė, ishin dy nga pikat e forta qė i sollėn rolin e shumėkėrkuar. Por ka mbetur kėtu. Nuk ka asnjė ofertė tė re nė horizont pėrsa i pėrket filmit. Njė dokumentar i shkurtėr, prej 15 minutash nuk mund tė pėrmbushė ambicien e saj pėr tė treguar sa vlen dhe ēfarė mund tė bėjė realisht. Teatri i solli rolin e bukur, Sonjėn, nga drama “Xhaxha Vanja”. Njė fat pėr aktoren e re, kur mendon se ka punuar me stafin e aktorėve si Drita Pelinku, Fatos Sela, Robert Ndrenika e Yllka Mujo. Nėse do tė ktheheheshim pas nė kohė, do tė kujtonim padyshim se kur perdja mbyllet tė mbetet nė mendje kėnga ruse, tingujt e kitarės, lotėt e vėrtetė tė Sonjės, (njė interpretim i ngrohtė i aktores) dhe fjalėt “S’kemi ē’bėjmė, duhet tė rrojmė”. Pauzė dhe pastaj duartrokitje tė gjata qė tregojnė se shfaqja ėshtė pranuar nga spektatori. Ishte e vėrtetė, me tė njėjtin pėrkuhstim si nė film, ashtue dh enė teatėr, I njėti emocion edhe e njėjta disiplinė pune. Ēastet e passkenės janė nga momentet mė tė mrekullueshme qė ruhen thellė nė kujtesėn e aktorėve. Aty fillojnė lėvdatat, lulet, komplimentat dhe ndonjėherė edhe qejfmbetjet e para. Larg syrit tė fotografėve dhe kameramanėve, nė njė cep tė skenės, pas shfaqjes, dy aktore po takoheshin pėr herė tė parė nė jetėn e tyre: Ferial Alibali dhe Eni Jani. “Jam Sonja e Parė e “Xhaxha Vanja-s, ishe e mrekullueshme, tė uroj pėr rolin!”. Plane&dėshira Kur kthehet pas nė kohė mendon se gjatė xhirimeve tė filmit “Nata pa hėnė” nė fshatin Lin tė Pogradecin ka dhėnė nė njė ditė rreth 60 autografe, vetėm fėmijėve qė e ndiqnin nga pas dhe thėrrisnin me emrin e personazhit tė ekranit, Erės, nga telenovela qė atė vit ndiqej dhe ishte tepėr popullore. Enerieta Jani ka mbaruar shkollėn e lartė pėr regji skenike nė AAB nė Tiranė. Ka njė histori tė “ēuditshme”, pasi ka hyrė nė kėtė degė “me shtesat” bashkė me Lulzim Zeqen, i cili mė pas u bė edhe partneri i saj nė film. Fati e ngriti shumė shpejt lart. Do tė dėshirontė njė fat tė tillė edhe nė teatėr. Mund tė luajė njė Zhuljetė, por edhe njė karakter si Ledi Makbeth. Mendon se i ka tė dhėnat pėr tė qenė edhe djall, edhe ėngjėll. “jetojmė ditė kur i ndeshim njerėzit-diaj. Kam parė shumė prej tyre dhe nuk e kam tė vėshtirė ti identifikoj edhe tu ‘vjedh’karakterin pėr ndonjė rol”. Punon si regjisore tek Digitalb, por duket se nuk ėshtė tepėr e kėnaqur me atė ēfarė ėshtė duke bėrė, pėr momentin. Kėmbėngulėse, ambicioze, e talentuar..ndonjėherė nuk mjaftojnė tė gjitha kėto pėr tu shfaqur edhe pėr tė fituar..tė duhet edhe pak..fat..dhe ajo ende mendon se ėshtė me fat nė kinema dhe teatėr. Tė paktėn ka mundur tė tregojė vlerat e vetes. Shumė shpejt do tė jetė nė njė film tė ri, apo nė ndonjė rol tė ri…ėshtė e bindur pėr kėtė. Vetėm se Shqipėria e ka tw ngadalwsuar industrinė e filmit dhe ēdo film kur nis xhirimet..mund tė tė takojė ta shohėsh pas dy vitesh..gjithsesi mė mirė kėshtu sesa tė mbetesh me ‘gisht nė gojė’..si disa tė talentuar tė tjerė artistė fatkeqė, qė janė harruar , ende pa filluar rrugėn e artit.

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi