Mevlan Shanaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mevlan Shanaj

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:37 pm

Mevlan Shanaj
Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj

Artisti i Merituar, regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, ka lindur ne Ngracan te Mallakastres me 7 shkurt 1945.

Pasi ka mbaruar Politeknikumin Mjekesor, gjate viteve '63-'65 ai ka punuar si ndihmesmjek, per te fituar me pas te drejten e studimit per ne Fakultetin e Mjekesise. Por pikerisht gjate kesaj periudhe, Mevlani arriti te kuptoje se rruga qe deshironte te pershkonte nuk ishte mjekesia, por arti.

I udhehequr nga pasioni per artin, ai vendos te heqe dore perfundimisht nga mjekesia dhe ne vitin 1965, i drejtohet shkolles "Aleksander Moisiu".

Kater vjet me vone ai ka luajtur per here te pare nje rol ne filmin "I teti ne bronx", film te cilin edhe sot e kesaj dite, Mevlani e kujton me nostalgji. Por ky film ishte vetem trampolinoja per te vazhduar me tej, me nje karriere artistike qe pasurohej nga dita ne dite.

Momente te vecanta ne jeten e tij ka shenuar puna si regjisor ne RTSH. Sic thote edhe vete, aty ai arriti te eksploronte cdo lloj zhanri te ekranit, pa perjashtim, duke filluar qe nga filmat, spektaklet, drama, koncerte, festivale, dokumentare, etj.

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlan Shanaj

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:38 pm

Flet kineasti Mevlan Shanaj pėr filmin e tij tė fundit

“Stacionet e pikėllimit’, eksperimenti im”

Ilda Lumani

Kėto ditė tė ftohta dimri, aktori dhe regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, po i kalon duke udhėtuar nga njėri cep i Shqipėrisė nė tjetrin. Janė xhirimet e filmit tė tij tė ri “Stacionet e pikėllimit”, qė po e detyrojnė atė tė kryejė njė udhėtim tė lodhshėm nga Pogradeci nė Shkodėr. Por s’ėshtė vetėm koha e ftohtė e kėsaj stine, qė e vėshtirėsojnė kėtė udhėtim tė gjatė, ėshtė dhe treni, automjeti tė cilin ai e ka zgjedhur pėr tė bashkuar kėto dy qytete. Gjithēka nė kėtė film, ēdo mendim, ndjenjė apo emocion, do tė vijė pėrmes zėrit tė dy personazheve, tė cilėt nuk do tė shfaqen asnjėherė nė ekranin e televizorit. “Ata do tė bisedojnė me njėri–tjetrin. Filmi, njė meditim dramatik, ėshtė njė eksperiment pėr mua”, u shpreh regjisori Shanaj, nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn “Tirana Observer”. Ndėrkohė, Shanaj nuk heziton tė zbulojė dhe projektet e ardhshme tė karrierės sė tij. Bėhet fjalė pėr njė film qė i dedikohet kolegut dhe mikut tė tij, aktorit Vangjush Furxhi.

Si ka lindur ideja e filmit, me tė cilin po punoni aktualisht?
Ky ėshtė njė film eksperimental pėr mua si regjisor dhe unė po eksperimentoj veten time nė kėtė lloj filmi meditimi, ku lidhen dy liqene, ai i Shkodrės dhe i Pogradecit. Personazhet e mi janė pėrkatėsisht nga kėto dy qytete. Atė qė nuk e kanė ndarė dot liqenet, e bėjnė dy njerėz qė bashkohen dhe dashurohen. Eshtė njė lidhje gati si njė pėrrallė, njė legjendė dhe nė kėtė film eksperimental unė udhėtoj nė tren, ashtu siē kam disa ditė nė tė vėrtetė qė po udhėtoj dhe shoh mė nga afėr kėto vende. Shkoj nė Shkodėr, nė Pogradec, nėpėr stacione, prandaj dhe filmi im quhet “Stacionet e pikėllimit”, ose trishtimit, pasi mė kanė trishtuar shumė kėto udhėtime qė kam bėrė.
Pėrse kini zgjedhur tė udhėtoni me tren z. Mevlani?
Pasi filmi im ėshtė njė udhėtim, ku gjithēka do tė shfaqet si njė punė eksperimentale. Xhirimet i kam bėrė nėpėr tren dhe personazhet e mi janė pasagjerė nė kėtė tren. Ata nuk do duken aty vetėm, do tė dėgjohen, do tė diagolojnė me njėri-tjetrin.
Si takohen kėta personazhe nė filmin tuaj?
Personazhet kanė njė njohje rastėsore. Djali ėshtė nga Pogradeci, ndėrsa vajza ėshtė nga Shkodra. Ata kėrkojnė tė bėjnė njė copė rrugė sė bashku, por stacioni i tyre fatkeqėsisht nuk ėshtė mė stacioni “shpresa”, por ėshtė “Stacioni i dėshpėrimit”. Ata gjoja
Pėrse i ke zgjedhur personazhet nga kėto dy qytete?
Pasi unė kam bindjen se mes liqeneve tė kėtyre dy qyteteve ekziston njė dashuri
udhėtojnė, por nuk kanė stacion ku tė ndalojnė.
Cila ėshtė e veēanta e kėtij filmi eksperimental?
Ajo qė ėshtė interesante ėshtė se kam pasur trishtim nė kėto xhirime, siē ėshtė “koha” prekėse, goditėse. Tė tilla kanė qenė dhe stacionet therėse, tė braktisura nė dukje, por qė nė tė vėrtetė aty banojnė njerėz, ka trena pafund tė shkatėrruar qė mbeten nė kėto stacione. Si linjė ėshtė tepėr e dhimbshme, ėshtė njė marrėdhėnie dramatike, njė film meditim. Fundi i filmit do tė thosha ėshtė disi “elitar”, nė kuptimin e dramaticitetit, por ndoshta dhe mund ta ndryshoj.
Pas pėrfundimit tė kėtij filmi, a keni menduar ndonjė projekt tjetėr?
Nė fakt, paralelisht me filmin “Stacionet e pikėllimit” kam pėrgatitur skenarin e njė filmi pėr aktorin e madh, Vangjush Furxhi, tė cilit dua t’i bėj njė portret. Eshtė njė angazhim i imi serioz dhe pėr faktin se ai ėshtė njė figurė nga mė tė plotėsuarat tė ekranit shqiptar, por edhe mė tragjiku. Jeta e tij dramatike, me njė fund tragjik, mė ka provokuar qė t’i bėj njė portret njė njeriu tė rrallė, tė veēantė, padyshim mė i miri i skenės. Eshtė prototipi i njė profesionisti. Unė nuk jam fans i tij qė flas kėshtu, unė jam miku i tij, kam bashkėpunuar me tė. Ata qė e njohin profesionin tonė nuk mund tė dorėzohen para tij. Unė e njoh si koleg, si aktor, si regjisor dhe nuk ėshtė se e vlerėsoj pėr faktin se nuk ėshtė mė mes nesh. Kam bėrė njė skenar shumė tė bukur pėr tė, por qė deri mė tani nuk ėshtė pranuar pėr t’u mbėshtetur nga Qendra Kombėtare Kinematografike.

Aktori dhe regjisori Shanaj
Mevlan Shanaj ka lindur nė qytetin e Fierit nė vitin 1945
Ai ėshtė i njohur si aktor dhe regjisor nė mjaft filma tė suksesshėm. Nė mjaft prej tyre Shanaj ėshtė nderuar me ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Disa nga filmat e tij janė:
“Guximtarėt” (1970), “I teti nė bronz” (1970), “Rrugicat qė kėrkonin diell” (1975), “Korrierėt” (1976), “Ballė pėr ballė” (1979), “Njė telegram, njė kėngė” (1982), “Fletė tė bardha” (1990), “Unė e dua Erėn (1991) , “Rrethimi i vogėl” (1996), “Lule tė Kuqe, lule tė zeza” (2003)

Filmi
Filmi “Stacionet e pikėllimit”, projekti i fundit i regjisorit Mevlan Shanaj
Filmi ėshtė i llojit meditim dramatik
Xhirimet zhvillohen gjatė rrugės nacionale Pogradec - Shkodėr
Interpretojnė dy personazhe, tė cilėt nuk shfaqen por dėgjohet vetėm zėri i tyre
Mes personazheve ekziston njė linjė dashurie
Filmi ėshtė i gjatė 30 minuta

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlan Shanaj

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:38 pm

Regjisura ėshtė arti i torturės dhe unė vazhdoj tė torturohem

Ėndrra e tij ka qenė tė bėhej aktor. Edhe pse shumė i pasionuar dhe i dashuruar me kėtė ėndėrr, Mevlan Shanaj nuk arriti ta realizonte tėrėsisht. E pėrjetoi dhe e ushtroi vetėm pėr pak kohė kėtė profesion dhe arriti tė ndjente emocionet e njė aktori. Thuhet se rastėsia ėshtė e ēuditshme. Pikėrisht njė rastėsi e tillė i ndodhi Mevlan Shanajt duke e ēuar nė drejtim tė njė rruge tė pėrafėrt mė aktrimin, por jo dėshirėn e tij. E kemi parė si aktor, por nė vijim tė karrierės sė tij ėshtė kthehet nė regjisor dhe sot pas shumė vitesh si shfaqet edhe producent, njė komponent i ri ky, i hyrė nė artin dhe kulturėn shqiptare. Ai ende vazhdon tė tentoj drejt artit.
Kush ishte rrjedha qė ndoqi karriera Juaj?
Nė shfaqjen time, me tė cilėn mbrojta diplomėn isha me fat, sepse pata njė vepėr tė mirė tė Brehtit, njė rol tė spikatur. Mesa duket kjo mė hapi dhe perspektivėn e jetės, sepse edhe regjisori Viktor Gjika nga kjo mendoj se ėshtė ngacmuar, qė mė ftoi nė filmin “I teti nė bronz”, nė rolin e komisarit Memo. Gjithmonė thuhet se nė art mbretėron rastėsia. Aty ishin tė ftuar edhe aktorė tė mėdhenj, por unė arrita ta merrja kėtė rol. Kėtu u bind regjisori. Ēdo gjė shkoi mirė dhe ai film pati shumė sukses nė atė kohė. Nga kjo pritje e mirė e publikut u shtuan edhe pėrgjegjėsitė e mia. Edhe pse dėshira ime ishte, qė unė tė vazhdoja rrugėn e aktorit, pasi ai ishte edhe drejtimi im, por rrjedhimet e ngjarjeve bėnė qė unė tė punoja si regjisor nė Televizionin Shqiptar. Kur kam filluar punėn kėtu ishim njė staf prej 31 personash dhe kemi ecur gjatė nė ndėrtimin dhe konceptimin e njė televizioni nė atė kohė, kur Shqipėria po fillonte tė hidhte hapat e para nė kėtė gjigant tė ekranit tė vogėl. Ėshtė gjigant pėr nga shtrirja dhe pėrmasat qė merr. Kam punuar gjatė nė Televizionin Shqiptar. Kam provuar tė gjitha mundėsitė qė mund tė ketė njė njeri i ekranit. Duke filluar si spiker, regjisor, producent, aktor dhe realizime filmash ku kam pėrballuar mjaft punė edhe sė fundmi. Me ekranin qoftė ky i madh apo i vogėl kam vite qė bashkėjetoj, madje them se jam i martuar me tė. Nga kjo martesė kanė lindur disa role e krijime, tė cilat edhe pse kanė kaluar vite pėr njė realizėm dhe jo pėr nostalgji i respektoj. Gjatė kėsaj udhe tė gjatė krijuese me vėshtirėsitė e kohės para viteve ’90 nuk do tė thotė se pas kėtyre viteve nuk pėrjetohen shqetėsime, kriza e dimensione tė tjera. Rruga qė ka pėrshkruar njė artist i ekranit nė Shqipėri ka qenė me vėshtirėsi, me probleme, me kėnaqėsi, me emocione dhe endet nė tė papriturat. Unė nuk kam mbėrritur nė stacionin tim tė fundit dhe vazhdoj tė udhėtoj.
Jeni aktor, regjisor dhe producent. Mund tė shkėpusni pjesėt mė tė pėlqyera nga puna juaj?
Nė kėtė rrugė tė gjitha punėt e mia do i respektoj, pavarėsisht se ato nuk janė tė gjitha tė njė vlere, sepse asnjė krijues nė botė qoftė nga fusha tė ndryshme tė artit ėshtė e pamundur, qė ti ketė tė gjitha veprat e tij tė barasvlershme. Edhe nga ana gjenetike njeriu kur krijon dhe prodhon nuk ėshtė gjithmonė i njėtrajtshėm. Kjo varet edhe nga koha edhe nga bashkėpunėtorėt. Roli im i parė duhet respektuar si puna e dashurisė sė parė dhe ky ėshtė “I teti nė Bronx”, por nuk do tė thotė se Nebi Surreli tek “Rrugicat qė kėrkonin diell” ka pasur njė jetėgjatėsi dhe njė maturė timen si aktor edhe pse ishte akoma shpejt dhe kėtė jetėgjatėsi unė e shikoj edhe sot tek personazhi. Njeriu deri nė fund ėshtė nė kėrkim. Edhe tek filmi im i fundit “Lule tė kuqe lule tė zeza” provova, qė tė bėja gati njė karakter edhe pse unė nuk jam aktor i karakterit, pėrgjithėsisht kam qenė aktor i tė pėrcaktuarės, por aty provova dhe them se kam dhėnė diēka timen. Si regjisor filmash ėshtė njė jetė e gjatė me shumė punė pėrveē filmave artistik ka shumė drama, dokumentar, spektakle, por ndėr mė tė spikaturat nga opinioni dhe kritika mund tė them se ėshtė filmi qė pėrmenda mė sipėr. Ai ėshtė shfaqur pėrveēse nė Shqipėri edhe nė Nju Jork ku ėshtė vlerėsuar nė njė festival prestigjioz nė vitin 2004, ėshtė shfaqur edhe nė festivale tė tjera ku ka shkuar. Mund tė pėrmend kėtu edhe filmin “Plumba perandorit” qė pas 26 vjetėsh ėshtė ende i freskėt dhe kjo ėshtė njė kėnaqėsi. Midis numrit tė madh tė dokumentarėve mund tė shkėpus “Rrugėt” edhe ky ka udhėtuar nėpėr festivale ndėrkombėtare, duke u shfaqur dy herė nė Silver Profesional pėrveēse nė Shqipėri dhe me fat kam quajtur njė material autentik qė kam dialoguar dhe fiksuar njė imperator tė artit shqiptar siē ėshtė Lasgush Poradeci. Ai ka qenė njė gjetje e veēantė, por mbi tė gjitha madhėshtia e tij qėndron tek fjala e gjallė dhe tek karakteri i papėrsėritshėm i kėtij gjeniu tė letrave, tė kėtij personaliteti tė patjetėrsueshėm. Nė biografitė unė kam trajtuar edhe figura tė tjera madhore tė artit dhe kulturės shqiptare. Tė jesh producent ėshtė moda e fundit e imponuar. Kėtu nuk kam pasur shumė punė. Pėrfshij kėtu filmin “Lule tė kuqe lule tė zeza” dhe njė dokumentar modest, por qė ngacmoi publikun emocionalisht. Ky dokumentar i ėshtė kushtuar njė djali handikap koleg, regjisor, krejtėsisht i parealizuar, por qė ėshtė mbajtur nė raportet e brendshme emocionale pėr kėtė figurė qendrore.
Si e cilėsoni rolin tuaj si regjisor?
Roli i regjisorit ėshtė njė profesion fatkeq. Kjo sepse nė Shqipėri sot nuk numėrohen mė shumė se 20 regjisor dhe ky ėshtė njė numėr shumė i pakėt nė rang kombėtar. Pikėrisht pėr kėtė ata janė fatkeq. Kjo sasi e pakėt vjen sepse prodhimi ėshtė i ngadaltė, i perceptueshėm dhe gjėrat nuk bėhen me porosi dhe ndaj ky ėshtė profesion mjaft i vėshtirė. Puna e tij bėhet duke ju bashkangjitur punės nė ansambėl. Ky profesion jo vetėm, qė kėrkon pėrgatitje, kulturė dhe organizim tė nivelit tė lartė, por kėrkon edhe mbėshtetjen ekonomike. Kjo e fundit bėhet dominuese duke penguar atė kryesoren.
Mendoni se njė pjesė e regjisorėve nuk kanė njohuritė e duhura pėr tu bėrė tė tillė?
Ky gjykim nuk mė takon mua sepse ata janė kolegėt e mi. Unė gjykoj fenomenet sociale, jo ato krijuese. Secili ka tė drejtėn e tij tė shprehet dhe publiku ėshtė ai qė e pėrcakton.
Si mund ta quani regjisurėn si pjesė tė artit?
Regjisura ėshtė arti i torturės.
Kur ėshtė kėshtu pse vazhdoni ta ushtroni kėtė profesion?
Vazhdoj tė torturohem.
E ndieni afėr vetes publikun?
Publikun unė e falėnderoj, se vazhdon tė mė dojė, ndoshta edhe se kam merituar kėtė respekt qė ka treguar ai ndaj meje. Dashuria ime me publikun ka qenė e mirė dhe kjo dashuri mė shoqėron ende. Unė e dua, por edhe ai mė do.
Ka ndryshim tė publikut ndėr vite?
Sigurisht, qė ka ndryshim madje ai ėshtė kolosal. Sot ėshtė njė publik me krizė morale, sepse kėtė krizė jeton shoqėria jonė. Kjo vjen si rezultat i njė periudhe tė lodhshme tranzicioni dhe administrate nė vend qė ta lehtėsonte, ti vinte njė balsam, pėrkundrazi e ka lėnė nė kėtė stėrmundim tė gjatė. Nė vitet e mėparshme publiku kishte njė pėrgatitje tjetėr pasi dhe koha dhe sistemi ishin tė tjerė dhe kanė ligje tė ndryshme nga sistemet alternative. Ne tashmė kemi hyrė nė njė sistem alternativ tė mendimit dhe konkurrencė tė prodhimit. Duke qenė tė papėrgatitur pėr kėtė sistem shpalosen vlera qė kanė qenė tė panjohura pėr ne.
Keni marrė ēmime ndėrkombėtare?
Natyrisht qė unė kėtu jam vlerėsuar me ēmime, por nė evenimentet ndėrkombėtare pjesėmarrja jonė nuk ishte shumė e zgjeruar. Arsyeja ėshtė se Shqipėria ka qenė njė vend krejtėsisht i izoluar.
Kemi zhvillim tė kinematografisė?
Kinematografia tani ėshtė krejtėsisht mė e emancipuar, shumė mė qytetare edhe pse ka prodhimin mė tė pakėt dhe mbėshtetja ėshtė nga mė tė dhimbshmet. Vendet tona fqinje kanė njė mbėshtetje financiare shumė herė mė tė madhe se ne. Me kėto kushte kineastėt shqiptar kanė treguar se e njohin mirė profesionin dhe qė sot janė nė modė dhe mė vlerėsime ndėrkombėtare, janė disa regjisor qė po marrin ēmime.
Ka njė ligj pėr tė mbėshtetur kinematografinė?
Ne kemi njė ligj shumė tė mirė pėr kinematografinė. Ky ligj i jep mundėsinė kineastėve qė tė shfaqin personalitetin e tyre. Ligji ėshtė kompetitiv, por problemi qėndron tek buxheti i shtetit.
Ju jeni anėtar bordi dhe pedagog nė shkollėn “Marubi”. Ka ndikuar ajo nė zhvillimin e kinematografisė?
S’ka shkollė qė nuk ėshtė pozitive. Kur flitet pėr shkolla arti unė jo vetėm qė i duartrokas, por them edhe se po tė hapej njė shkollė pėr tė edukuar kafshėt unė do tė shkoja ta vizitoja. Shoqėria jonė ka shumė nevojė pėr shkollė dhe kulturė. Duke qenė nė traditė tė distancuar nga kultura kemi ende shfaqje atavizėm tė feudalizmit ose reminishenca tė komunizmit. Shoqėria jonė ende nuk ka fituar dimensionet e saj qytetare.
Mendoni se kjo arsye ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė ka penguar integrimin e shoqėrisė tonė?
Arsyeja jemi ne dhe politika qė kemi ndjekur. Ne jemi tė varfėr dhe shumė herė varfėria lind edhe plagė sociale. Ne kemi njė varfėri gati-gati tė skajshme kemi edhe plagė tė mėdha sociale.
Me liberalizimin e ardhur mendoni se kemi bėrė pėrpara?
Kjo ecje ka qenė e pakėt. Po tė krahasohemi me nivelet botėrore sikurse jemi nė tė gjithė parametrat e tjera prapa, jemi edhe nė ato tė shkėmbimeve kulturore. Ne jemi nė njė kryeqytet, ku ka vetėm kinema dhe nuk ka alternative tė shprehjes sė formave tė ndryshme tė kulturės. Pėrderisa s’ka alternativa nuk mund tė jesh kompetitiv. Sot bota virtuale e ka zbuluar atė botė qė nuk njohim. Nuk ekzistojnė distanca, por ka njerėz qė nuk dinė tė pėrjetojnė kohėn. Nė botė nuk ka mė tabu, por ka njerėz qė s’dinė tė komunikojnė, tė integrojnė. Shqiptarėt jetojnė nė njė parazitizėm.
Karriera Juaj ka pasur kundėrshtarė?
Nė tė gjithė jetėn dhe karrierėn kam patur njė kundėrshtar dhe njė mik tė njohur, veten. Ego dhe uni janė njerėzit mė tė afėrt tė mitė.
Keni projekte?
Ne regjisorėt jemi si ata beqarėt qė vazhdojnė tė kėrkojnė fatin. Momentalisht kam njė dokumentar skenari i, tė cilit ėshtė shfaqur nė njė konkurs. Ėshtė mjaft interesant dhe mendoj se duhet tė fitoj. Ky dokumentar bėn fjalė pėr jetėn e artistit nė shoqėritė totalitare. Nė qendėr tė tij ėshtė njė personazh nga mė tė mirėt e ekranit tonė, por qė u nda nga jeta nė moshė shumė tė re. Nėpėrmjet tij unė dua tė bėj njė pėrgjegjėsim artistėsh dhe vendos paralelisht artistin dhe realitetin. Projekti i dytė ėshtė njė film eksperimental, derisa ėshtė i tillė as unė vetė nuk e di. Shpresoj qė vitin e ardhshėm tė kem njė film artistik. Kėto janė projektet qė kam drejtpėrsėdrejti, kurse nė sirtarė mund tė kem shumė, jo ėndrra, por skenarė tė filmave qė flenė nė letėr.

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mevlan Shanaj

Mesazh  Sponsored content Today at 10:43 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi