Ndriēim Xhepa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ndriēim Xhepa

Mesazh  Orfe prej Wed Nov 05, 2008 6:42 pm

Ndriēim Xhepa
Kapitulli i artė i Ndriēim Xhepės

“Kapitulli i Dytė”, suksesi ndėrkombėtar i Teatrit Kombėtar. Ndriēim Xhepa, aktori mė i mirė i festivalit “Infofest 2005” nė Prishtinė

Nga Albri Brahusha
Xhepa, aktori i realizmit tė thellė
Biseda me Ndriēim Xhepėn fillon gjithnjė thjesht. Nė mėngjes kishte rėnė shi, ndėrsa e prisja te Bar Kalaja. Vonohet. Njėzet minuta. Kur vjen nuk e lė tė kėrkojė tė falur pėr vonesėn dhe i pėrsėris njė shprehje qė mė pėlqen edhe pėr vete: “Korrektesa nė orar ėshtė virtyt i njerėzve meskin”. Buzėqesh. Mė tregon se si rruga e tij nga shtėpia deri nė vendin e takimit ndėrpritet nga shumė dashamirės, qė e urojnė pėr ēmimin qė ka marrė nė Prishtinė. Modest, ndalet me tė gjithė qė e urojnė. Ulet dhe ndėrkohė fillojmė bisedėn. E pėrditshmja sigurisht ndėrhyn nė jetėn e kujtdo, sado qė fama bėn tė vetėn. Aktori ėshtė njė njeri si tė gjithė tė tjerėt. Dhe Ndriēim Xhepa e shijon deri nė fund tė qenit njeri ashtu siē shijohet kafeja e mėngjesit dhe dielli qė del pas njė mėgjesi me shi tė njė dite tetori. Fillojmė e flasim pėr teatrin, pėr rolet e tij qė nga Krafti, Dorian Grei, Trigorini dhe sė fundi Xhorxh Shnaider. Aftėsia me tė cilėn ai luan mjeshtėrisht nė role, me karaktere diametralisht tė kundėrta, mė ka mahnitur gjithnjė te ky aktor. Kur i them se herė pas here mė kujton aktorin Xhon Malkoviē, qesh dhe mė thotė: “Tė lutem tė mos i bėjmė shumė fresk vetes”. Por pavarėsisht kėtij krahasimi, ka diēka tė ngjashme me Malkoviēin, diēka qė i rezaton nė fytyrė. Ėshtė qetėsia. Pėrgjithėsisht ka njė pamje tė qetė dhe njė buzėqeshje tė natyrshme. Shpeshherė ironik dhe pastaj ledhatues, por edhe realist. E pranon faktin qė gjithnjė i ka pėlqyer tė hidhet nga njė karakter nė tjetrin edhe pse kėto karaktere janė tė kundėrt, krejtėsisht tė ndryshėm. Nga Krafti maniak, te Dorian Grei cinik, nga Trigorini ēehovian te Xhorxh Shnaider, njė karakter i butė, i ėmbėl e shpesh ironik. Harruam fare ēmimin. Nė festivalin “Infofest” tė Prishtinės ai u cilėsua nga juria si aktori mė i mirė. Sigurisht, ishte edhe meritė e shfaqes nė tėrėsi, regjisė dhe trupės, pasi ai ka bindjen se teatri ėshtė njė punė nė grup, dhe nėse klima qė krijohet nė grup ėshtė e mirė, aktori mund tė nxjerrė gjithnjė njė rol tė mirė dhe tė bukur. Shpesh ndodh qė nė teatėr kjo klimė mungon, dhe kjo ėshtė arsyeja qė ai ka refuzuar shumė role. E thotė kėtė me dhimbje, por tashmė pas 25 vitesh nė teatėr ka ndėrmend tė marrė kėnaqėsi e jo vetėm lekė nga teatri. Ėshtė nė moshėn e tij mė tė mirė, me shumė ēmime, me shumė role si nė film ashtu edhe nė teatėr, pothuaj i ngopur. Gjendja ku ndodhet, mund tė konsiderohet njė realizėm i thellė. Nuk ėshtė nga ata qė nuk e dinė se ku jetojnė. Ėshtė plotėsisht i qartė se marrėdhėniet njerėzore ndikojnė shumė nė nivelin e marrėdhėnieve dhe arritjeve profesionale. E di qė ndėrkohė nė Europė luhet teatėr i njė niveli shumė tė lartė, e di qė edhe pėr 100 arsye nė Shqipėri nuk mund ta kemi kėtė nivel. Problemi shėndetėsor qė kishte para tre vitesh i ka dhėnė njė kuptim tjetėr jetės sė tij. E ka bėrė mė tė ndjeshėm ndaj gjithēkaje e gjithashtu edhe i ka dhėnė njė shkallė mė tė lartė kuptueshmėrie. Nganjėherė mė duket sikur flas me Xhorxh Shnaiderin qė ka shkruar 300 faqe tė romanit tė tij dhe akoma nuk ka gjetur ngjarjen. Ndėrkohė qė bisedon me Ndriēim Xhepėn vė re qė ato qė shumica e quajnė famė, kulm, apo kushediēka, ėshtė thjesht jeta, tė jetosh brenda njė realizmi tė thellė dhe pa kompromise, nė mėnyrė qė tė kuptosh mė tepėr, tė jesh i kthjellėt dhe i mbushur me qetėsi qė shkon deri nė paqe. Rinis edhe njė herė biseda me njė pyetje qė e kam tė paramenduar. I them: “A je gati tė luash Hamletin?”. Kjo ėshtė njė pyetje qė shtrohet nė jetėn e ēdo aktori. Vjen njė ditė dhe aktori duhet tė pėrballet me majėn. Hamleti ėshtė personazhi mė kompleks nė historinė e teatrit dhe dramaturgjisė. Tė luash Hamletin duhet tė zotėrosh shumė teknika aktoriale, por pėr mė tepėr duhet forcė, energji, paqe, pasion, sepse ėshtė njė personazh i gatuar me thelbin e vėrtetė tė ēdo burri, Hamleti ėshtė grada mė e lartė e njė aktori, pėrballja me kėtė personazh mat fuqitė dhe cilėsitė e aktorit. “Nuk besoj”, thotė. “Do tė doja shumė tė kishte kushte tė atilla qė unė tė luaja Hamletin, dėshira ime ėshtė tjetėr gjė, por duke njohur kushtet e teatrit tonė them se nuk jemi gati”. Dhe ka tė drejtė. Hamleti kėrkon njė organizim tė pėrsosur si nė nivel regjisorial, ashtu edhe nė prapavijė, e po ashtu edhe nė trupėn e aktorėve. Megjithatė Xhepa thotė se do tė ishte njė kėnaqėsi pėr tė nėse do tė vinte ajo ditė kur nė teatrin shqiptar tė mund tė luhet Hamleti. Vjen koha ta mbyllim bisedėn. Ngrihemi dhe ecim ngadalė pėrgjatė rrugės plot pemė mes Kinema “Milenium2” dhe Teatrit Kombėtar. Ndahemi. Rrugės ndjes se si pa dashje Ndriēim Xhepa mė ka dhėnė pak paqe nga paqja e tij. Dielli i dobėt i tetorit ndriēon nė rrugėt qė kanė nisur tė mbushen me gjethe. Duket njė ditė e vėrtetė. Pastaj pėrshpėris: “Ai duhet patjetėr ta luajė Hamletin!”

_________________
avatar
Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi